Disertacion doktorate në temë: Aplikimi strategjive të marketingut në Institucionet e Arsimit të Lart në Maqedoni dhe ndikimi i tyre në tërheqjen e studenteve të rinj Kandidat: Udhëheqës akademik: Teuta Veseli-Kurtishi Prof dr


Ndikimi i ndryshimeve shkencore dhe teknologjike në arsimin e lartë



Download 3,9 Mb.
bet9/32
Sana08.09.2017
Hajmi3,9 Mb.
#19892
1   ...   5   6   7   8   9   10   11   12   ...   32

2.1.5. Ndikimi i ndryshimeve shkencore dhe teknologjike në arsimin e lartë

Deklarata e njohur se “njëra nga fuqitë më dramatike që formëson jetën e njeriut është teknologjia” vërtetohet në të gjitha sferat e jetës dhe me punët e shteteve bashkëkohore. Shkencën e përkufizojnë si njohuri e akumuluar për njerëzit dhe mjedisin, kurse teknologjinë si zbatim i asaj njohurie. Shkenca dhe teknologjia sjellin deri tek ndryshimet revolucionare në shumë lami të veprimtarive njerëzore. Teknologjia informative i reformëson mënyrat në të cilën prezantohen punët në botë (shfrytëzimi i internetit) çka tregojnë rëndësinë e mjedisit teknologjik gjatë formulimit të strategjive të marketingut.27

Procesi difuzionitë të risive dhe teknologjisë përjeton ndryshime të konsiderueshme. Lëvizësit kryesor që shpinë kah integrimet e mëdhaja teknologjike, si dhe zhvillimin shkencorë dhe teknologjik janë ndodhtë në treg. Duke pasur parasysh faktin se zhvillimi dhe prosperiteti i ekonomisë dhe shoqërisë së një vendi duhet të qëndroj në njohuritë është e domosdoshme të egzistojnë strategji të qarta të arsimimit, si dhe zhvillimit shkencorë dhe teknologjik.

Të mësuarit në distance si koncept i arsimimit ose rrugë për arritjen e njohurive dhe të mësuarit gjendet në fazën e ndryshimeve të thella. Të mësuarit në distance bëhet realitet i kohës në të cilën jetojmë, e cila shikohet si aspirate që me të arriturat bashkëkohore mundësohet kontribut cilësorë në zhvillimin e shoqërisë duke arsimuar popullatën. Motivet për këtë lloj të arsimimit mund të jenë të ndryshëm: përvetësimi i nivelit profesional, freskimi dhe plotësimi i njohurive, zgjerimin e pikëpamjeve kulturore dhe përvetësimin e njohurive të cilat pasurojnë personalitetin e individëve. Suksesi i kësaj mënyre të arsimimit dhe mësimi ia ka interesuar miliona njerëzve të cilët kanë qenë të ç’kyçur nga sistemi tradicional i arsimit.28

Shenjat e para të mësimit në distancë janë paraqitur ka gjysma e shek XIX saktësisht në SHBA në vitin 1883 kur janë nxitur disa iniciativa për kryerjen e fakultetit në rrugë të studimit me letër. Në fillim të shek XIX vëmendja është drejtuar në formimin e modeleve të reja pedagogjike, të studiuarit me të shkruar dhe standardet për zbatimin e tyre. Kontaktet e para me të regjistruarit tek shkollimi në distance janë realizuar përmes postës, pastaj telefonit dhe radiolidhjeve me dy kahje, kurse më vonë është shfrytëzuar teknologjia për telekonference. Paraqitja e internetit definitivisht ka mundësuar interaksione të ndryshme me studentët përmes postës elektronike, listave shpërndarësve (mailing), formave dhe grupeve për diskutim.

Në vendet e zhvilluara në harmoni me qëllimet i politikave arsimore, të mësuarit në distance si lloj modern i edukimit bëhet sistem i rëndomtë i edukimit dhe arsimimit në shoqëritë bashkëkohore. Një numër i konsideruar i universiteteve botërore krahas të mësuarit klasik ofrojnë edhe shërbime dhe studime në distancë: The Massachusttes Institute of Technology (MIT), University of California, Berkelay, si dhe hapat e para në Universitetin e Evropës Juglindore, etj. Open University është universiteti më i madh në Britaninë e Madhe me më shumë se 200.000 student dhe shfrytëzues.

Të mësuarit në distance ka të bëjë me situatën kur ekziston distanca në kohë ose hapësirë mes profesorëve dhe studentëve. Karakteristikat kryesore e të mësuarit në distance janë:


  • Largësia fizike e studentit nga profesori,

  • Organizimi i programeve strukturore,

  • Teknologjitë komunikatave – informative dhe

  • Komunikimi i dykahshëm me emali ose mjeteve të telekomunikimit ( radio, telefon, televizor ose kompjuter)29.

Institucionet arsimore para se të vendosin për implementimin e teknologjive të reja duhet të shqyrtojnë këto pyetje:

  • A do të jetë teknologjia e re më efektive nga e vjetra?

  • A do të jetë kanali alternativ i shpërndarjes i përshtatshëm për tregun cak?

  • Sa do të jenë kostot plotësuese dhe sa do të jetë dobia nga zbatimi i kanaleve të reja të distribuimit?

Arsimimi si veprimtari shërbyese e ka kuptuar rëndësinë e Internetit si përparësi konkurruese në ofrimin e shërbimeve arsimore klientëve me nevoja të ndryshme. Shfrytëzimi i internetit në Maqedoni në mënyrë permanente tregon rritje duke filluar nga viti 2001. Numri i shfrytëzuesve të lidhjes së gjerë të internetit, duke mos i përfshirë ato të internetit në celular, ka qenë 312.272 në vitin 2012 , që është rritje prej 10,59 për qind në krahasim me vitin 2011. Prej tyre 156.722 kanë shfrytëzuar H-DSL, 106.927 internet kabllovik, optik 7.880, përderisa 22.976 kanë qenë të kyçur përmes rrjeteve të komunikimeve publike dhe 16.877 përmes rrjeteve LAN. 30

2.2. Rëndësia dhe roli i arsimit të lartë në zhvillimin social dhe ekonomik të Maqedonisë

Arsimi si veprimtari e rëndësishme shoqërore paraqet kapitalin themelor të shoqërisë bashkëkohore dhe, si i tillë, sot konsiderohet faktori kryesor në zhvillimin ekonomik e shoqëror të çdo vendi. Njohuritë, shkathtësitë dhe informacionet që mësimdhënësit bartin te nxënësit dhe studentët do të kthehen në një fuqi zhvillimi dhe progresi për vendin konkret. M'u për këtë, ky sektor pothuajse në çdo vend trajtohet si sektor me prioritet.

Se sa është i ndërlidhur arsimi i lartë me zhvillimin ekonomik dhe shoqëror? A ndikon ngritja e cilësisë së arsimit të lartë në rritjen e zhvillimit ekonomik apo zhvillimi ekonomik ndikon në ngritjen e cilësisë në arsim? Përgjigja nuk është e lehtë. Të dy këto konstatime kanë përkrahësit dhe kundërshtarët e tyre. Sipas pikëpamjes së parë, bazamenti i zhvillimit ekonomik dhe shoqëror është njeriu i arsimuar në institucione cilësore të arsimit. Sipas pikëpamjes së dytë, cilësia në arsim nuk mund ta arrihet në rast se nuk investohet më tepër në këtë fushë: paga më të larta për mësimdhënësit, buxhet më i madh për analiza dhe hulumtime, investime në laboratorë dhe teknologji informative, etj., e krejt këto mund të arrihen vetëm nëse buxheti shtetëror ka mjete të mjaftueshme për investime në arsim. Në dilemën se cila ka ndikim më të madh: arsimi në zhvillim ekonomik apo anasjelltas, unë përkrah grupin e parë. Arsimi cilësor mund të ndikojë më shumë në zhvillim, se sa zhvillimi ekonomik në arsim cilësor. Këtë e dëshmojnë edhe matjet që bëhen nga Organizata Evropiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (OECD), sipas së cilave vendet më të zhvilluara ekonomikisht nuk janë njëkohësisht edhe vendet që renditen lartë në cilësinë e arsimit. Përkundrazi, vendet të cilat renditen lart në cilësinë e arsimit, po përjetojnë një rritje ekonomike më të qëndrueshme.

Arsimi i lartë është element përbërës dhe i pandashëm i zhvillimit të çdo vendi. Ai është jo vetëm agensi më i fortë i cili e determinon zhvillimin shoqëroro-ekonomik, në plan të brendshëm, por dhe cilësinë me të cilën vendi e legjitimiton vetveten, në planin e jashtëm.

Globalizimi politik dhe ekonomik i vendeve në botë, para së gjithash vendeve evropiane, e implikuan nevojën e globalizimit arsimor, si esencë të ruajtjes së tyre, me fokus të veçantë në arsimin e lartë si shtylla bazë në të cilën do të hidhen themelet e manifestimit të tyre të ardhshëm. Arkitektura e tillë globale shkaktoi nevojë të theksuar për transformim të përshpejtuar të vendosjes së përgjithshme të arsimit të lartë në Republikën Maqedonisë dhe vendosjen e cilësisë në përputhje me nevojat e vendit dhe transparente dhe konkurrente në kornizat ndërkombëtare. Iimplementimi i normave dhe standardeve ndërkombëtare të njohura në arsimin e lartë është imperativ në veprimtarinë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Republikën e Maqedonisë në periudhën e ardhshme. Vetëm në atë mënyrë, arsimi i lartë në mënyrë të plotë do ta realizojë misionin e vet në nivel nacional dhe internacional.31

Për atë qëllim, Ministria e Arsimit dhe Shkencës e vendos këtë program për zhvillimin e arsimit të lartë për periudhën nga viti 2006 – 2010. Është e rëndësishme transformimi i tërësishëm i arsimit të lartë të realizohet në periudhën e dhënë për shkak të nevojës të realizimit në dinamikën përkatëse me dinamikën e ndryshimeve në vendet e Evropës dhe futja aktive e saj në hapësirën evropiane të arsimit të lartë.

Programi paraqet kornizë operative me qëllime konkrete dhe aktivitete të cilat tregojnë si duhet të realizohet misioni dhe vizioni i arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë, nëpërmjet përkufizimit të qartë të detyrave të të gjithë pjesëmarrësve në këtë proces.

Realizimi i këtij Programi, i cili në vetvete i përfshin jo vetëm veçantit nacionale por dhe trendët moderne në arsimin e lartë në Bashkimin Evropian dhe më gjerë, duhet të mundësojë përforcim të rolit të tij në zhvillimin e demokracisë dhe shoqërisë qytetare, zhvillimin e ekonomisë së tregut në vend dhe përcaktim të vendit të Republikës së Maqedonisë në proceset globale integruese, si dhe kontribut të vet në krijimin e hapësirës evropiane të arsimit të lartë.



Download 3,9 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   5   6   7   8   9   10   11   12   ...   32




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish