2.1.Arsimi, njё prej faktorёve mё pёrcaktues nё vlerat e njё vendi
Arsimi si veprimtari shërbyese ka ndikim të madh në zhvillimin e shoqërisë, ekonomisë dhe vet sistemit arsimor. Shikuar nga këndvështrimi i përgjithshëm mbi arsimin e lart, duke pasur parasysh llojllojshmërinë e pjesmarësve të interesuar shpeshëher përmenden tre role kryesore:6
-
Arsimimi i popullatës, si në këndvështrimin e arsimimit të lartë të fuqisë punëtore, poashtu edhe në kuptim të arsimimit të kuadrit për nivele më të ulta,
-
Hulumtimet shkencore, si dhe;
-
Mbështetje e zhvillimit shoqëror.
Sipas hulumtitmit të teorive mbi arsimin të lartë mund te themi se qëllimi i arsimit të lartë duhet të jetë: pregaditja për jetë më të organizuar të pjesës aktive të popullsisë, punësime të qëndrueshme, ofrimi i mundësisë për zhvillim personal dhe sigurimi i njohurive bazike në zhvillimin e përgjithshëm.
Kur bëhet fjalë për zhvillimin ekonomik, për arsimin e lartë vërtetohet se e rrit produktivitetin, paraprakisht me rritjen e kapitalit human, në realitet krijimin e një fuqie punëtore të arsimuar dhe cilësore. Sipas A. Zendeli janë të paktën tre mekanizma përmes të cilëve arsimi mund të ndikojë në rritje ekonomike. Fillimisht, në perspektivën mikro, arsimi rrit kapitalin njerëzor të qenësishëm në fuqinë punëtore, e cila rrit produktivitetin e punës dhe kështu do të ketë rritje ekonomike në mënyrë të vazhdueshme drejt një niveli më të lartë të ekuilibrit të prodhimit. Së dyti, arsimi mund të rrisë kapacitetin inovativ të ekonomisë, si dhe njohuritë e reja për teknologjinë, etj. Së treti, arsimi ndihmon në përhapjen dhe transmetimin e njohurive të nevojshme për të kuptuar dhe përpunuar informacionet e reja dhe për të zbatuar me sukses teknologjinë e re të hartuar nga të tjerët, të cilat përsëri promovojnë rritje ekonomike.7
Nëse vështrojmë vendet në tranzicion shoqëroro-ekonomik, të cilat janë të ballafaquara me një përqindje të lart të papunësisë, reformat kundërthënëse të parealizuara në sektorin e politikave publike duhet tu kushtohet një kujdes i veçantë gjatë marrjes si shembull për vendimmarrjen e atyre vendeve, pos tjerash, duhet bërë analiza të mirëfillta të zbatimit të atyre vendimeve.
Arsimi i lart është një fenomen i rëndësishëm shoqëroro-ekonomik. Rëndësia e arsimit në veçanti është e shprehur nga gjysma e dytë e shek XX. Nga arsimi i lart kërkohet një mbështetje e zhvillimit cilësor të shoqërisë dhe popullsisë.
Në shoqërinë bashkëkohore shumë organizata dhe persona kanë ndikim në arsimin e lart dhe dëshirojnë që në mënyrë aktive të marinë pjesë në formimin e politikave arsimore. Andaj, institucionet inkorporohen gjithnjë e më tepër në shoqëri dhe kjo ndikon që institucionet e larta arsimore dhe qeveritare të zbatojnë këto dituri si burim për zgjedhjen e problemeve. Kjo ka sjellë deri tek paraqitja e eksperteve të rijnë, programeve arsimore, shërbimeve dhe njësive të reja organizative, e gjithë kjo me qëllim që t’u përgjigjen sfidave.8
Martin Trou (Martin Trow),9 njëri nga autorët e parë i interesuar për proceset e efekteve të masivizimit të arsimit fokusohet në rezultatet e pritura të arsimit të lartë dhe identifikon dy funksione të sajë:
-
Funksionin autonom, që kyç bartjen e kulturës së lartë, krijimin e njohurive të reja, si dhe zgjedhjen, formimin dhe vërtetimin e grupeve elitare dhe
-
Funksionet publike, e cila përfshinë masivizimin e arsimit të lartë dhe bartjen e njohurive shoqërisë.
Sociologu francez Pjer Burdije (Pierre Bourdieu) sistemin e tërsishëm të arsimit e shikon si mekanizëm të riprodhimit duke pasur parasysh faktin se sistemin e arsimimit e formojnë dhe organizojnë grupe shoqërore të cilët kanë ndikim, poashtu riprodhojnë shpërndarjen e fuqisë në shoqëri dhe riprodhohet pabarazi shoqërore. Burdije më tej përkufizon format të ndryshme të cilat kontribojn në riprodhim: kapitali shoqëror, kapitali kulturor dhe kapitali ekonomik. Ajo çka është specifike në idetë e Burdijev-it në krahasim me idetë tjera për pabarazinë ekonomike, është fokusi në forma më të vogla reale të kapitalit siç janë: kapitali shoqëror apo kulturor. Transferimi i kapitalit shoqëror në kapital ekonomik dhe e kundërta është më pak e mundshme, gjë që pengon sistemin e arsimit i cili do të ishte imun në këto forma të kapitalit, dhe me atë pengon që arsimi i vërtet të bëhet neutral për shoqërinë. Autorët e komisionit evropian që kanë dhënë raport për arsimin theksojnë se “ investimi në arsim është njëra nga determinantet e demokratizimit të shoqërisë” (Wobmann dhe Schultz). Personat me arsim të lartë do të gëzojnë kontributet e kthimeve financiare dhe jo-financiare për investimet e tyre në arsim, por nuk janë në gjendje për të përvetësuar për veten efektet e përgjithshme të investimit. Këto rrethana hapin mundësi plotësuese për intervenimin e politikave të caktuara shtetrore dhe se në atë mënyrë finansimi i arsimit bëhet njëra nga çështjet kyçe të politikave shtetrore. Çdokush që investon është i interesuar për të ardhmen e tij individuale ose dobinë shoqërore. Kjo do të realizohet sikur arsimimi të aplikohet në mënyrë efikase dhe tërheqse. 10
Në raportin e UNESCO-se në veçanti është theksuar roli dhe rëndësia që ka arsimimi në procesin e tejkalimit të kundërthënieve të shek. XXI. Në kuptim të së cilës janë përmendur tri kundërthënie bazike: 11
-
Kundërthëniet mes lokales dhe globales – nënkupton nevojën e njëkohsishme të rruajtjes së identitetit kombëtar dhe përbërjes së mjedisit global;
-
Kundërthëniet mes universales dhe individuales – nënkupton pranimin e globalizimit si proces universal, por edhe mbrojtjes së autentitetit personal dhe identitetit kulturor të popullit përkatës;
-
Kundërthëniet mes tradicionales dhe bashkëkohores – nënkupton nevojën e përshtatjes së lëvizjeve bashkëkohore, por duke ruajtur zhvillimin tradicional.
Zhvillimi i shoqërisë dhe ekonomisë nënkupton orientimin e tyre drejt teknologjive bashkëkohore, të cilët janë iniciues në modifikimin e sistmeve të arsimimit. Qëllimet e arsimimit bashkëkohor janë të orientuara në përforcimin e njohurive profesionale dhe me një fleksibilitet më të madh ndaj kërkesave të botës dinamike të punës dhe shoqërisë, si dhe në arritjen e aftësive të duhura, ashtu që gjeneratat e reja të jenë të gatshëm për sfida të reja profesionale dhe të mund të kyçen në rrjedhat e reja shoqërore.
Duke pasur parasysh ndryshimet e vazhdueshme teknologjike, dhe përshtatshmërinë e sistemeve të arsimit, nevojiten reforma permanente të planeve dhe programeve arsimore në drejtim të sigurimit të funksionalitetit, aftësimit të teknologjive kompjuteristike, nxitjen e kreativitetit, zhvillimin e mendimit kritik dhe shkathtësive për çdo person.
Zhvillim i mbështetur në dije dhe inovacione gjendët në njërën nga tri shtyllat e strategjive zhvillimore të Unionit Evropian. Thelbi është në ngritjen e risive dhe kapaciteteve shkencore si bartës të zhvillimeve në të ardhmen.
Edhe sistemi arsimorë i Maqedonisë është i orientuar në zhvillimin e shpejtë të ekonomisë dhe transformimin e vendit në shoqëri demokratike me ekonomi të lire të tregut dhe njëkohsishtë është përcaktuar për plotësimin e obligimeve të cilët dalin nga procesi i stabilizim-asocimit dhe përcjelljes në UE. Për të arritur këtë Maqedonia bënë përpjekje për përmirësim në të gjitha sferat e jetës shoqërore me qëllim të avancimit të pozitës në listën e kërkesave të UE.
Politikat kombëtare arsimore të vendeve të zhvilluara mbështeten në konceptin e të mësuarit të përjetshëm, në realitet konceptin e shoqërisë e cila mëson. Këto koncepte janë të përkufizuara nga organizata ndërkombëtare të cilat meren me politikat e arsimit (UNESKO, OECD, ILO, Këshilli Evropian, Komisioni Evropian ) dhe të cilat i rekomandojnë dhe u prezantojnë anëtarëve në zbatimin e reformave kombëtare të arsimimit. Koncepti i të mësuarit tërë jetën dhe zhvillimi i resurseve njerëzore kanë kushtëzuar parqitjen e formave të ndryshme të të mësuarit në të gjitha fazat e jetës12.
Zhvillimi ekonomik afatgjatë i të gjitha vendeve varet vetëm nga i cilësia e resurseve humane, kështu që është obligim i çdo shoqërie që të planifikoj në mënyrë strategjike dhe investoi në sektorin e arsimit. Arsimimi sot mendohet si kusht i mbijetesës dhe zhvillim i shoqërisë moderne. Përshtatshmëria e shpejt me ndryshimet intensive dhe përvetësimi i njohurive dhe shkathtësive të reja siguron përparësinë konkurruese në treg.
Do'stlaringiz bilan baham: |