Metodologjia e kërkimit
Për çdo hulumtim shkencor, pjesa metodologjike është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe për këtë arsye kjo duhet të jetë e shkruar qartë. Pa mos e kuptuar në çfarë mënyre është përpiluar punimi dhe çka shqyrtohet në të, nuk është e mundur të interpretohen dhe analizohen të dhënat. Për këtë studim është përdorur analiza kualitative (intervistat) si dhe kuantitative (pyetësorët). Varësisht nga natyra e qëllimit ose problemit të punimit, hulumtimi mund të klasifikohet në tre kategori: hulumtues/kërkimor (problem konfuz), përshkrues (problem i strukturuar) ose ilustrues (problem qartë i definuar) (Saunders 2007)2. Sipas Creswell (2009)3 qasja hulumtuese mund të jetë kualitative, kuantitative dhe e përzier. Metoda kualitative shërben si mjet për ta sqaruar kuptimin e individit apo grupit ndaj ndonjë problemit social. Sipas Yin (2011)4 hulumtimi kualitativ mundëson të përfitohet një kuptim i sjelljes njerëzore ndaj çështjeve të ndryshme. Metoda kualitative hulumton pse dhe si merren vendimet.5 Metodat kuantitative fillimisht u zhvilluan me shkencat natyrore me qëllim të studimit të fenomeneve natyrore.
Qasja për këtë studim të gjerë të shkaktuar nga kërkimet përkatëse janë të dhënat primare dhe të dhënat sekondare. Baza e të dhënave për institucionet e arsimit të lartë dhe shkollave të mesme që është siguruar nga Enti Statistikor përbëjnë të dhënat sekondare. Gjatë punës sime kam qenë e përqendruar në analizat teorike përshkruese, krahasuese, për të kompletuar në mënyrë sa më cilësore pjesën e shqyrtimit të literaturës, ndërsa në vazhdim po jap në mënyrë më të plotë hapat që do të ndjek në përmbushjen e disertacionit në mënyrë për të sqaruar më mirë lexuesin. Me qellim të shqyrtimit të situatës rreth aplikimit të strategjisë së marketingut në institucionet e arsimit të lart është shfrytëzuar qasja e përdorimit të pytёsorit dhe intervistës, nga kemi siguruar të dhënat primare.
Në kuadër të realizimit të hulumtimit janë përfshi 8 Universitete dhe 18 shkolla të mesme nga qytete të ndryshme të Maqedonisë. Popullata e synuar kan qenë maturantet dhe studentët e vitit të parë, ndërsa për fazën e organizimit dhe përpunimit të të dhënave kam përdorur kryesisht metoda statistikore.
Nëntitujt e mëposhtëm karakterizohen nga emërtimet si: qasja shkencore, metoda studimore, , mënyra e hulumtimit, qasja e të dhënave primare dhe sekondare, mënyra e mbledhjes së të dhënave, besueshmëria, etj.
-
Struktura e punimit
Punimin e kam koncipuar në pesë kapituj : në kapitullin e parë kemi parashtruar çështjet hyrëse si, arsyeshmërin e përcaktimit të fushës së studimit, qëllimin i doktoraturës, problematika e ngritur, janë parashtruar hipotezat e hulumtimit si dhe metodologjia përdorur e kërkimit.
Pas kapitullit hyrës në kapitullin e dytë është përkushtuar rishikimit të literaturës teorike, në lidhje me çështjen e arsimit të lartë dhe rolin e saj në zhvillimin e një vendi. Kam prezantuar përvojat ndërkombëtare në arsimin e lartë, saktësisht trgun e arsimit si dhe prioritetet e rendësishme të strateëgjive nscionsale dhe globale, politikën sociale, zhvillimin ekonomik dhe teknologjikë. Zhvillimin e shpejt tkniko-teknologjik dhe ndryshimet permanente socio-ekonomike kërkojn që popullatra e arsimit të lart të jetë në gjendje që në mënyrë efikase të participoj në mjedisin e saj shoqëror dhe ekonomik. Harmonizimi actual i shkollimit të lartë të Maqedonisë me Unionin Evropian kërkon analizim të gjendjes aktuale të arsimit dhe aplikimin adekuat të deklaratës së Bolonjës. Analizohen standardet të cilat sigurojnë mbështetje institucioneve të arsimit të lartë ne zhvillimin e sistemit vetanak të sigurimit të cilësisë duke pasur parasyshë interesat shoqërore.. Pjesa e dytë e shqyrtimit të literaturës ka të bëjë me r procesin e strategjive të marketingut në arsimin e lartë, zbatimin e marketing strategjive në arsimin e lartë: strategjitë e segmentimit, strategjitë e diferencimeve, pozicionimit, si dhe të markës.. Njëkohësisht bëjmë prazantimin e arsimit të lartë nëpërmes të gjitha instrumrnteve të marketing miksit, të cilat sqarohen si faktorë konkurues dhe gjetjen e kombinimeve optomale të gërshetimit të elementeve marketing miksit dhë atë duke patur parasyshë karakterin e institucioneve arsimore të larta si veprimtari shërbyese dhe jofitimëprurëse. Pasiqë tregu i arsimit është nën trysni të risive të mjedisit, menaxhmenti i këtyre institucioneve në mënyrë të vazhdueshme gjendet para problemeve te hapaura se si duhet harmonizuar ofertën e vet dhe strategjitë marketingut me ndryshimet e mjedisit të trgut. Pra, gjendja e ndryshueshme e kërkesës si dhe e ambientit të marketingut përcaktojn edhe role të ndryshme të marketingut.
Në kapitullin e tretë prezentaojmë metodologjinë e aplikuar për realiyimin e hulumimit. Kemi bërë prezantimin dhe argumentimin e lëndës së kërkimit, metodve hulumtuese të përdoruar si dhe instrumenteve për mbledhjen e të dhënave. Është përaqitur popullimi i synuar si dhe përzgjedhja e mostrës, mbeshtetur nga referencat e autorëve të ndryshëm.
Kapitulli i katërt përmban rezultatet e studimit, të dhënat që janë arritur të grumbullohen (statistika, të dhëna nga pyetësorët dhe intervistat). Ky kapitull përmban analizën e të dhënave, përpunimin e tyre me anë të pyetësorëve të përdorur si dhe rezultatet e teknikave të promocionit të aplikuara nga institucionet e arsimit të lartë. Në këtë kapitull gjithashtu është konceptuar interpretimi i rezultateve dhe diskutime në mënyrë kritike mbi gjetjet e studimit.
Në kapitullin e fundit të punimit janë të prezantuara konstatimet perfundimtare teorike dhe praktike si dhe rekomandimet adekuate për aktivitetet e marketingut dhe marketing strategjit në lamitë e arsimit të lart duke pasur si qëllim primar realizimin e autputeve cilësore konfor nevojave shoqërore dhe kyçjes së sukseshme në hapsirat e arsimit të lartë evropian.
Do'stlaringiz bilan baham: |