Biologji kimi



Download 1,29 Mb.
bet1/6
Sana22.06.2017
Hajmi1,29 Mb.
#12302
  1   2   3   4   5   6




UNIVERSITETI “EQREM CABEJ”

FAKULTETI I SHKENCAVE TE NATYRES

DEPARTAMENTI I BIOLOGJISË & KIMISË

RAPORT

I VLERËSIMIT TË BRENDSHËM

PËR PROGRAMIN E STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË

BACHELOR NË “BIOLOGJI – KIMI”

GJIROKASTER, DHJETOR,2016

RAPORT I VLERËSIMIT TË BRENDSHËM PËR PROGRAMIN E STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “BIOLOGJI – KIMI”

PARIMET E PUNËS SË GVB

Vlerësimi i Cilësisë duhet të karakterizohet nga profesionalizmi, vërtetësia, objektiviteti, paanshmëria, transparenca e plotë dhe përfshirja e të gjithë aktorëve në të gjitha fazat e vlerësimit.

Zhvillimi i Sistemit të Brendshëm të Sigurimit të Cilësisë (SBSC) në Njësitë e IAL.
Të realizojë Vlerësimin e Brendshëm me synimin që të krijohet një tabllo e qartë dhe transparente e Njësisë nën vlerësim, për të ndërtuar politika zhvillimi në përputhje me misionin e saj dhe të shërbejë si bazë për procesin e mëtejshëm të akreditimit të institucioneve e programeve.

Të bëjë publik informacionin me qëllim që të gjithë partnerët dhe publiku i gjerë (studentët, prindërit, stafet akademike dhe ndihmëse, partnerët e tjerë social, ekonomik e politikë) të informohen për gjendjen e njësisë, programeve, kurrikulave, shërbimeve, etj. Të shërbejë në fund të fundit për kultivimin e Kulturës së Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë si pjesë e tyre e brendshme dhe e qëndrueshme. Vlerësimi të bëhet i mbështetur në dokumenta, procedura, anketime, takime me palët e interesuara etj.



Qëllimi dhe objektivat e raportit

Raporti i Vlerësimit të Brendshëm është hartuar në përmbushje të detyrimeve për akreditimin e programit.

Raporti është përgatitur nga grupi i punës i ngritur pranë Departamentit të Biologjisë & Kimisë në përputhje me dispozitat ligjore dhe me Urdhër të Rektorit të Universitetit të Gjirokastrës. Grupi është bazuar në kërkesat e ligjit mbi Arsimin e Lartë, si dhe aktet ligjore dhe nën ligjore përkatëse.

Në hartimin e raportit, grupi ka vepruar me detyra dhe përgjegjësi të qarta duke vënë theksin në përmbajtjen akademike të programit, nivelin dhe performancën e personeli akademik, vlerësimin e infrastrukturës dhe mjedisit në dispozicion etj.



Grupi i Vlerësimit të brendshëm:

  1. Prof.asoc .dr. Sadik Malo

  2. Prof.dr. Lavdi Hasani

  3. Prof.asoc .dr Maljinda Terpo

4. Prof.asoc .dr.Sokrat Gjini

5. Studente .Malvina Malile



  1. OFRIMI I PROGRAMEVE TE STUDIMIT

Misioni dhe objektivat e Programve të Studimit

Pjesa përshkrimore

Departamenti i Biologji – Kimisë është çelur për herë të parë me fillimin e studimeve në këtë degë në vitin 1980, në ciklin 3-vjecar Mësuesi në Biologji-Kimi. Mësimdhënia dhe kërkimi shkencor, bazohet në metodologji bashkohore, analitike, kritike dhe kërkimore më qëllim realizimin e mësimdhënies. Përdorimi i teknologjive të përcjelljes së informacionit rrit ndjeshëm cilësinë e mësimdhënies. Misioni i tij është të shërbej si njësi bazë kërkimore – shkencore në fushën e shkencave biologjike, kimike e të atyre mjedisore.

Programet e studimeve synojnë t’ju ofrojnë studentëve kurrikula, metodologji, literaturë dhe infrastrukturë konkurues në tregun e punës dhe mundësi për programe progresive studimi në çdo universitet brenda e jashtë vendit. Programet synojnë rritjen e kompetencave shkencore e profesionale të studentëve, formimin e etikës, njohjen e legjislacionit dhe përfitimin e shprehive praktike për të qenë të aftë në kryerjen e detyrave të ndryshme në fushën e njohjes teorike dhe të aplikacione të Biologjisë & Kimisë.

•Programet e studimeve te ciklit te pare, Bachelor në Biologji-Kimi” sistemi i studimeve me kohë të plotë & me kohë të pjeshme ofrohen nga Departamenti i Biologjisë & Kimisë. Këto studime realizohen nën përgjegjësinë drejtuese të Fakultetit të Shkencave të Natyres, Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër. Këto programe iniciohen mbi bazën e Udhëzimit të MASH Nr.15, Nr 229 Prot. datë 04.04.2008 “Për organizimin e studimeve në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë “ në zbatim të Ligjit Nr.9741,date 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.



•Programet e studimeve të cikit të parë Bachelor në Biologji-Kimi, sistemi i studimeve me kohë të plotë & me kohë të pjeshme, bëjnë pjesë në ciklin e studimeve bazë të studentëve që synojnë në përgjithësi transmetimin e koncepteve bazë të formimit të studentëve me njohuri terike dhe praktike në fushën e Kimisë dhe të Biologjisë. Programet e studimeve synojnë tju ofrojne studenteve kurrikula, metodologji, literature dhe infrastrukture të tillë që të jenë konkurues në tregun e punës dhe të mund të ndjekin programet progresive tëe studimit në çdo universitet brenda e jashtë vendit. Programet synojne rritjen e kompetencave shkencore e profesionale të studentëve, formimin e etikës, njohjen e legjislacionit dhe përfitimin e shprehive praktike për të qenë të aftë në kryerjen e detyrave të ndryshme në fushën e Kimisë dhe të Biologjisë, qoftë teorike apo aplikative.

Objektivat e programit

  • Te formoj dhe te trasmetoj konceptet baze te formimit te studenteve me konceptet biologjike dhe kimike.

  • Te arrije pajisjen e tyre me metodologjite bashkekohore te formimit ne fushat e kerkimit te biologjise dhe kimise.

  • Te krijoj dhe perdore metodologji qe synon pervetesimin e informacionit bashkekohor te ketyre fushave te studimit.

  • Te pajis studentet me njohuri baze ne lemin e Biologjise dhe Kimise.

  • Te mundesoj pervetesimin e shprehive praktike ne praktikat laboratorike ne fushen e Biologjise dhe Kimise.

  • Te mundesoje pervetesimin e parimeve themelore te teknikave laboratorike

  • Te mundesohet arritja e perputhshmerise se njohurive teorike me aplikimin ne mjedisin e gjalle.

  • Te krijoj mundesi per pervetesim sa me shkencor te elementeve baze te teknikave te hulumtimit ne fushen e Biologjise dhe Kimise.

  • Te posedojne sistem dijesh Biologjike dhe Kimike qe t’ju krijoj akses ne tregun e punes sikurse; mjedisi, laboratore, njesi private prodhimi (punishte, fabrika, baxho, etj).

  • Te jene kanditate potencial te afte per tu perfshire ne sistemin e studimeve te ciklit te dyte.

  • Si qytetar te jene kandidate te formuar me koncepte bashkekohore per qendrimin ndaj mjedisit dhe shoqerise.

  • Te synoj thellimin e kultures ne shkencat mjedisore dhe perfitmi i shprehive praktike per nderveprim shkencor ndaj biodiversitetit, mjedisit dhe mbrotjes kimike.

  • Te mundesoj levizje te lire qofte brenda vendit dhe jashte tij.

  • Te siguroj fondamentin e domosdoshem te mundesive alternative te te mesuarit gjate gjithe jetes, por edhe per nje formim baze me diapozon veprimi sipas interesave dhe nevojane te tregut, te cilat diktojne objektiva dhe kerkesa te reja ne sistemin arsimor te vendit.


Vlerësimi sipas Standarteve


Kriteret

Standarte

Vleresimi sipas standartit / kriterit

Standarti I.1 Institucioni ofron programe studimi ne perputhje me misionin dhe qellimin e tij.

Kriteri 1 - 2

Kriteri 3

Kriteri 4

Kriteri 5-6


Programe të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite, sipas sistemit ECTS. Sasia e krediteve të grumbulluara gjatë një viti në programin e studimit me kohë të plotë është 60 ECTS.

Programet e studimeve hartohen ne perputhje me misionin dhe qellimin.

Programet e studimeve kanë objektiva të përcaktuara qartë për formimin e studentëve në atë program të cilat përfshijnë dijet, aftësitë dhe kompetenca profesionale që duhet të fitojnë studentët në përfundim të programit të studimit dhe që karakterizojnë profilin e programit.

Programet e studimit hartohen në përputhje me nevojat e tregut të punës. Programet e studimit hartohen në përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit




Departamenti i Biologjisë & Kimisë ofron programe studimi në ciklin e parë Bachelor në “Biologji – Kimi” me kohë të plotë dhe me kohë të pjeshme të akredituara, të organizuar në disiplina dhe module vlerësuar me kredite, në total 180 ECTS. Cdo vit akademik në sistemin e studimeve me kohë të plotë ka 60 ECTS, ndërsa në sistemin e studimeve me kohë të pjeshme ka 45 ECTS.

Programet janë hartuar në përputhje me qëllimin e institucionit, duke synuar përgatitjen e specialistëve të ardhshëm në fushën e Biologjisë & Kimisë, si dhe për tju dhënë mundësi për studime të mëtejshme në programet e studimit të ciklit të dytë Master profesional dhe/ose Master Shkencor. Gjithashtu këto programe mundësojnë përfshirjen e menjëhershme në tregun e punës që ka lidhje me fusha të mjedisit, të industrisë përpunuese ushqimore, institucionet shëndetsore, etj. Ndërkohë këto programe mundësojnë vazhdimin e karrierës akademike.

Programi është ndërtuar dhe organizuar në disiplina dhe module konform parimeve të Deklaratës së Bolonjës, legjislacionit në fuqi dhe udhezimeve teëMASH.

*Qellimi i programeve të studimit.

•Programet e studimeve të ciklit të parë në Biologji-Kimi ofrohen nga departamenti i Biologjisë & Kimisë. Këto studime realizohen nën përgjegjësinë drejtuese të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër. Këto programe iniciohen mbi bazën e Udhëzimit të MASH Nr.15, Nr 229 Prot. datë 04.04.2008 “Për organizimin e studimeve në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë “në zbatim të Ligjit Nr.9741,datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.

•Programet e studimeve të cikit të parë në “Biologji – Kimi” bëjnë pjesë në ciklin e studimeve bazë të studentëve që synojnë në përgjithësi transmetimin e koncepteve bazë të formimit të studentëve me njohuri nga fusha e Biologjisë & Kimisë. Programet e studimeve synojnë t’ju ofrojnë studentëve kurrikula, metodologji, literaturë dhe infrastrukturë të tillë që të jenë konkurues në tregun e punës dhe të mund të ndjekin programet progresive të studimit në çdo universitet brenda e jashtë vendit. Programet synojnë rritjen e kompetencave shkencore e profesionale të studentëve, formimin e etikës, njohjen e legjislacionit dhe përfitimin e shprehive praktike për të qenë të aftë në kryerjen e detyrave të ndryshme në fushën e njohjes teorike dhe të aplikacione të Biologjisë & Kimisë.

•Qëllimi i programeve përcaktohet dhe vlerësohet në kuadër të nevojave për specialistë të Biologjisë & Kimisë të kualifikuar, për vënien në përdorim të metodave, teknologjive, mjeteve e aparaturave bashkëkohore gjatë punës së tyre. Kjo diktohet dhe nga tregu i madh dhe i larmishëm i punës në fushën e mbrotjes së mjedisit, shërbimeve shëndetësore, aktivitetet me faktor veprimtari teknologjike, etj.



*Misioni i departamentit të Biologjisë & Kimisë.

Misioni është i fokusuar në:

-përgatitjen e studentëve me njohuri teorike e praktike për fitimin e DNP në fushën e Biologji- Kimisë.

-përgatitjen e studentëve që mbarojnë DNP për tu integruar në tregun e punës, si dhe për të vazhduar studimet e ciklit të dytë për të fituar “Master profesional” në fushën e mësidhnënies, si dhe “Master i Shkencave” në fusha të ndryshme të Biologjisë & Kimisë.

-të shërbejë si njësi bazë kërkimore-shkencore në fushën e shkencave Biologjike & Kimike.

Objektivat:

1.Përmirësimi në vazhdimësi i mësimdhënies.

2.Realizimi i plotë, me cilësi e performancë i proçesit mësimor.

3.Përmirësimi i bazës materiale e laboratorike me aparatura bashkëkohore

4.Përmirësimi i mjediseve funksionale laboratorike në të vazhdimësi.

5.Përmirësimi i ruatjes së dokumentacionit zyrtar që lidhet me mbarvajtjen dhe reformat në proçesin mësimor.

6.Rritja e pjesëmarrjes së stafit akademik në projekte shkencore kombëtare e ndërkombëtare.

7. Rritjs e veprimtarisë kërkimore dhe botuese brenda dhe jashtë vendit.

8.Vazhdimi i punës për plotësimin e cikleve të plota të studimeve universitare.

9. Të kontribojmë në procesin e edukimit mjedisor të shoqërisë.

10. Tërheqja e studenteve të talentuar dhe të motivuar në programet e studimit të të gjitha niveleve.

11.Të tërheq dhe stimulojë në vazhdimësi personelin akademik e kerkimor të standarteve sa më të larta.

Departamenti i Biologji – Kimisë ka filluar veprimtarinë e tij që në vitin 1980 me hapjen e degës Biologji-Kimi për mësuesi. Gjatë gjithë veprimtarisë së tij ks synuar që programet e zbatuara si në sitemin 4-vjecar dhe në atë të Bolonjës t’i përshtasë në përputhje me nevojat e zhvillimit ekonomik të vendit. Programet aktuale të ciklit të parë Bachelor në Biologji-kimi (sistemi me kohë të plotë dhe me kohë të pjeshme), janë hartuar në përputhje me nevojat e sotme dhe të perspektivës së zhvillimit të tregut të punës, sidomos në fusha ku gjejnë aplikim njohuritë biologjike dhe kimike. Plani mësimor dhe programet e lëndëve synojnë formimin e plotë të studentëve.

Programi përmbush nevojat e tregut të punës për specialist të fushës së Biologjisë & Kimisë. Në kuadër edhe të politikave kombëtare për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian ka qenë i nevojshëm shtimi i numrit të specialistëve me njohuri biologjike dhe kimike të lidhur me zhvillime ekonomike në fushën e mjedisit, industrisë përpunuese ushqimore, teknologjitë bashkëkohore dhe shëndetin human.


Programi gjithashtu është përshtatur me nevojat e tregut të punës për studiues, akademik në fushën e kërkimit shkencor dhe mësimdhënies për Arsimin e Lartë.

Standarti I.2. Programet e studimeve janë në përputhje me strategjine për zhvillimin e institucionit

Kriteri 1-2

Kriteri 3

Programet e studimeve janë përshtatur me strategjinë për zhvillim të institucionit. Programet e studimeve të ciklit të parë synojnë pajisjen me njohuri bazë mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme

Programet e studimit synojnë formimin e shprehive të vecanta në një llojshmëri të gjerë profesionesh e specilitetesh



Programet e studimit janë përshtatur plotësisht me strategjinë e zhvillimit të universitetit dhe fakultetit, si dhe synojnë pajisjen me njohuri bazë mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme. Përmbajtja e programit është plotësisht në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi në të gjitha komponentet dhe si i tillë është i miratuar nga APAAL. Synimi ynë në hartimin e programit të studimit ka qenë që jo vetëm të krijojmë një bazë të gjerë njohurish në fusha të tilla me interes sikurse biologjia dhe kimia, por dhe thellimin e informacionit dhe metodologjisë duke organizuar programet në cikle studimi dhe me hapësirë përfitimi për studentët në të ardhmen.

Programet e studimit Bachelor në Biologji- Kimi (dy sistemet) që zhvillohen në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokaster, janë ndërtuar plotësisht në përputhje me strategjinë e zhvillimit te IAL-së. Programet synojnë formimin e shprehive të vecanta të cilat do ti bëjnë të aftë specilistët e ardhshëm të suportojnë me sukses një gamë të gjerë profesionesh dhe specilaitetesh në përputhje me tregun e punës, sikurse është fusha e biologjisë, kimisë, mjedisit, industrisë përpunuese, institucionet shëndetsore, ushtarake kimike, etj.



Konkluzionet e vlersësimit: Programi i studimit Bachelor, cikli i parë i studimeve, Biologji –Kimi (dy sisteme studimi) është në përputhje me misionin, qëllimet, objektivat dhe strategjinë e zhvillimit të UGJ, në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore për arsimin e lartë. Synimi i programit përqëndrohet në profesionalizmin e studentëve cilësorë, mbajtës të diplomave të ciklit të parë (Bachelor) të cilët ushtrojnë ose kanë për synim të ushtrojnë profesionin e tyre, të vazhdojnë ciklet e mëtejshme të studimit apo për të vijuar studimet jashtë vëndit.


II . ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TE STUDIMEVE

Programi i studimit Bachelor në ”Biologji – Kimi”, sistemi i studimeve me kohë të plotë dhe kohë të pjeshme, organizohet, drejtohet dhe administrohet nga Departamenti i Biologji-Kimisë , i cili është në përberje të Fakultetit te Shkencave të Natyrës (FSHN).

Departamenti i Biologji-Kimisë është një nga Departamentet e e Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Universitetit “ Eqrem Cabej “ Gjirokastër.

Departamenti i Biologji-Kimisë realizon disa detyra të lidhura me punën këkrimore shkencore dhe realizimin e programeve të studimit që kanë të bëjnë me përgatijen e studentëve të sistemit Bachelor në Biologji-Kimi, në master Profesional dhe Master Shkencor.

Gjithashtu, që nga fillimet e veta Departamenti ynë mbulon disiplinat biologjike, kimike dhe mjedisore që zhvillohen në programe të tjera studimi në Universitetin e Gjirokastrës sikurse në degët Infermieri, Mami, Arsimi parashkollor dhe arsimi Fillor.

Departamenti ofron 2 programe studimi për Ciklin e Parë të Arsimit të Lartë:



  • Bachelor në Biologji - Kimi sistemi i studimeve me kohë të plotë

  • Bachelor në Biologji - Kimi sistemi i studimeve me kohë të pjeshme


Gjithashtu, D B-K realizon Program të Ciklit të Dyte të Studimeve:

Master Profesional në mësuesi për Arsimin e Mesëm të Ulën në Biologji-Kimi me profil Minor edukimi Mjedisor e teknologjik”



D B-K ka tre Grupe Mësimore Kërkimore

  1. Grupi Mësimor Kërkimor i Zoologjisë

  2. Grupi Mesimor Kerkimor i Botanikës

  3. Grupi Mesimor Kerkimor i Kimisë

Duke u mbështetur në objektivat e përcaktuara në strategjinë e zhvillimit të Universitetit për periudhën 2008-2013, D B-K gjatë këtyre viteve e ka përqendruar punën mësimore e shkencore në drejtimet e mëposhtme:

  • Ristrukturimi dhe përmirësimi i planeve mësimore, programeve mësimore për të gjitha ciklet dhe format e studimit, si edhe i dokumentacionit universitar në përputhje me udhëzimet e MASH-it dhe ndryshimeve që janë bërë në Rregulloren dhe Statutin e Universitetit .

  • Modernizimi i metodave dhe teknologjive të mësimdhënies dhe mësimnxënies, me synim rritjen e cilësisë së tyre.

  • Përditësimi dhe pasurimi i përmbajtjes së programeve mësimore, ligjëratave dhe seancave praktike me të rejat bashkëkohore të shkencës.

  • Realizimi në mënyrë sa më cilësore i praktikave profesionale dhe praktikave në terren të studentëve.

  • Kualifikimi individual profesional dhe shkencor i stafit akademik.

  • Pjesëmarrja në aktivitete kërkimore-shkencore kombëtare e ndërkombëtare.

Nga ana e GVB u konstatua se përgjithesisht veprimtaria mësimore e DBK gjatë këtyre viteve është karakterizuar nga përpjekje intensive e të vazhdueshme të stafit akademik për të instaluar metoda e forma bashkëkohore për transmetimin dhe përvetësimin e dijeve në mënyrë që studentët të zhvillojnë ato shprehi e kompetenca që iu duhen për të ardhmen.

Një gjë e tillë pasqyrohet në të gjithë elementët e procesit mësimor :


  • Planet e veprimtarisë mësimore dhe kërkimore.

  • Dokumentacionin përkatës në përputhje me kërkesat e udhëzimet e MASH-it dhe rregulloreve të Universitetit, Fakulteteve dhe programeve përkatës të studimit.

  • Oraret e mësimeve dhe struktura e vitit akademik për të dy format e studimeve, me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme.

  • Shpërndarja e disiplinave mësimore dhe e mësimdhënies së normuar vjetore.

  • Në plotësimin e Departamenti me stafin akademik të nevojshëm

  • Në punën e cdo pedagogu për të hartuar planet kalendarike mbi bazën e planit dhe programit mësimor dhe përpjekjet maksimale për realizimin sasior dhe cilësor të procesit mësimor.

  • Në kujdesin që është treguar edhe për përditësimin e pasurimin e ligjëratave me të rejat bashkëkohore të shkencës, në përdorimin e metodave dhe teknologjive bashkëkohore në mësimdhënie, si dhe për aplikimin e metodave rezultative për kontrollin e dijeve.

  • Në përpjekjet e të gjithë pedagogëve në vazhdimësi për t’i pajisur studentët me materiale të shkruara, si tekste apo cikël leksionesh në formë dispencash në lëndët përkatëse. (Në gati 95 % të disiplinave studentët kanë tekste bazë apo cikle leksionesh të shtypura ).

GVB konstatoi se edhe gjatë vitit 2014- 2016 u bë një punë serioze, duke angazhuar të gjithë stafin akademik të departamenteve, për përmirësimin dhe ristrukturimin e planeve mësimore dhe e gjithë dokumentacionit të nevojshëm për të gjitha programet e studimit të ciklit të parë bachelor në Biologji-Kimi në të dyja format e studimit.

Rinovimi i Currikulave bëhet vazhdimisht mbi bazën e kërkesës së pedagogëve të lëndës, në përputhje edhe me strukturën e planit mësimor. Ndryshimet sugjerohen për leksionet nga pedagogët mbi bazën edhe të literaturës bashkëkohore që vë në dispozicion pedagogu. Ndërsa në laboratore, ndryshimet kushtëzohen edhe nga baza materiale, si dhe pajisja me mjete dhe aparatura të reja që vihen në dispozicion. Ndryshimet e kurikulave diskutohen në departamentet dhe seksionet përkatëse dhe në grupe pune sipas specialiteteve.



II. 2 Tregues të Matshëm të Planit Mësimor dhe Programeve Lëndore

Plani mësimor dhe programet lëndore janë komponentet kryesore të kurrikulës së cdo programi. Parë në këtë aspekt nga ana e GVB iu kushtua kujdes shqyrtimit si të planit mësimor të këtij program, ashtu edhe programeve lëndore.



  1. Plani Mësimor

Planet mësimore për Programin e Studimeve Bachelor ne “Biologji-Kimi “ sistemi studimeve me kohë të plotë dhe kohë të pjeshme dhe janë të organizuar dhe ndërtuar në përputhje me legjislacionin në fuqi:

  • Studimet shtrihen në tre vite akademike me dy semestra cdo vit

  • 1 vit akademik ka 36 - 37 jave, nga te cilat 30 javë mësim dhe 6-7 jave provime. Gjatë 3 viteve të studimit zhvillohen 4500 orë mësimi në auditor dhe jashtë tij.

  • 1 semester ka përgjithesisht 15 javë mësimore aktive

  • Plani përmban 21 disiplina të organizuara si lëndë më vehte apo me module + Teza e Diplome

  • Në Planin mësimor janë përcaktuar në mënyrë të detajuar leksionet, seminaret, laboratoret, ushtrimet, vezhgimet, (sipas specifikes se cdo lënde) orët e praktikës profesionale si dhe orët për tezën e diplomes, me ngarkesën javore dhe semestrale (brenda dhe jashtë auditorit ) si dhe ECTS për cdo lëndë.




  • Disiplinat mësimore janë planifikuar në përqindje të caktuar sipas udhëzimeve në fuqi :

* Disiplina te formimit të përgjitheshem

* Disiplina karakterizuese si dhe të ngjashme /integruese me disiplinat karakterizuese

* Disiplina me zgjedhje të studentit

* Praktike në teren

* Teza e Diplomes

Në përputhje me specifikën e programit që synon përgatitjen e specilaistëve të Biologjisë, Kimisë dhe mjedisit por dhe për mundësi thellimi studimi profesional apo/ose shkencor, plani mësimor përmban shumëllojshmëri disiplinash dhe modulesh të cilat mundësojnë formimin shkencor të studentëve në fusha me karaker specifik sikurse ndotja mjedisore, flora, fauna, paleontologjia, hidrobiologjia, entomologjia, etj.





  1. Download 1,29 Mb.

    Do'stlaringiz bilan baham:
  1   2   3   4   5   6




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish