Programet Lëndore (Syllabuset )
Programet Lëndore (Syllabuset ) të cdo lënde përmbajnë:
-
Emërtimin e cdo lënde/ moduli
-
Viti/semestri kur zhvillohet lënda
-
Emrin dhe titullin e pedagogut
-
Vendin që zë lënda në formimin tërësor të studentit
-
Njohuritë dhe aftësitë që i jep studentit disiplina
-
Temat që do të trajtohen
-
Ngarkesën në orë në auditor dhe jashtë
-
ECTS
-
Format dhe metodat që përdoren
-
Format e vlerësimit të studentëve
-
Detyrimet e studentëve për lëndën dhe mënyra e shlyerjes
-
Literaturën e detyruar dhe atë ndihmëse.
C. Procesi Mësimor
Në zhvillimin e procesit mësimor gjatë këtyre viteve janë vërejtur elementë të përdorimit të metodave dhe formave bashkëkohore të mësimdhënies si gjatë leksioneve, ashtu edhe gjatë seminareve:
-
Ndërthurja ndërmjet leksioneve, seminareve, punëve laboratorike etj. (Përgjithësisht, raporti teori-praktikë është 2/1)
-
Organizimi i punës së pavarur të studentëve nëpërmjet temave të kursit dhe temave të diplomës
-
Përgatitjes më të mirë të studentëve i ka shërbyer edhe përdorimi i mjeteve audiovizive (kaseta, CD, projektorë, internet etj.) si dhe laboratorët e lëndëve të ndryshme.
D. Kontrolli dhe Vlerësimi i Njohurive
GVB I kushtoi vëmëndjen e duhur aspektit të kontrollit të njohurive dhe shprehive të studentëve duke konstatuar si më poshtë :
Në zbatim të Rregullores së brendshme të UGJ, kontrolli i formimit të studentëve në disiplina të ndryshme bëhet nëpërmjet provimeve apo firmave (në përputhje me specifikën e secilës disiplinë). Përgjithësisht është krijuar mundësia për të marrë më mirë parasysh përgatitjen e vazhueshme të studentëve, duke përdorur raportin 80/70 pikë për provimin dhe 20/30 pikë për përgatitjen e vazhdueshme (seminare, laboratore, detyra kursi etj.). Provimet zhvillohen kryesisht me shkrim.Vlerësimi është pozitiv kur merren mbi 45 pikë (provim + vlerësimi i vazhduar).
Provimet janë një nga komponentët më të rëndësishëm të aktivitetit mësimor, prandaj dhe i është kushtuar vëmendja e duhur nga ana e gjithë stafit të departamentit. Në të gjitha sezonet e provimeve gjatë këtyre viteve, ky proces përgjithësisht është zhvilluar normalisht duke bërë kujdesin e duhur për tre momente kryesore të këtij procesi:
-
Së pari, janë njohur pedagogët si dhe studentët me nenet përkatëse të Rregullores së Universitetit, me kërkesat e udhëzimeve për plotësimin e dokumentacionit etj.
-
Së dyti, në departament është bërë kujdes për hartimin e tezave që bëjnë të mundur një kontroll dhe vlerësim sa më objektiv dhe cilësor të njohurive të studentëve
-
Së treti, si aspekti më kryesor, është planifikuar dhe monitoruar zhvillimi i provimeve në të gjithë ecurinë e tij: është hartuar në kohë kalendari i provimeve ku janë përcaktuar datat, ora, mjedisi i zhvillimit të provimit; janë ngritur komisionet për cdo provim; është kontrolluar plotësimi i dokumentacionit; është ndjekur procesi i sekretimit; afati i korrigjimit të provimeve me shkrim etj.
Gjithsesi, nga bisedat me studentët rezulton se ka raste që nga pedagogë të vecantë jepen me vonesë rezultatet e provimeve gjë që duhet patur parasysh dhe duhet korrigjuar. Ende nuk është informatizuar procesi i dhënies së rezultateve strudentëve.
Vleresimi sipas Standarteve
Kriteret
|
Standartet
|
Vleresimi sipas standartit / kriterit
|
Standarti II.1 Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës
|
Kriteri 1
Kriteri 2
|
Programet e studimeve synojne të plotësojnë nevojat e tregut të punës në përputhje me zhvillimin ekonomik kombëtar.
Institucioni për vlerësimin e nevojave të tregut të punës kryen studim tregu:
-
Mundësia e punësimit të studentëve në tregun vendas, rajonal, kombëtar, ndërkombëtar;
-
kërkesat e punëdhënësit;
-
pritshmëria e studentëve që mundt të rregjistohen;
-
numri i të regjistruarëve në programe të ngjashme në institucine simotra.
|
Planet mësimore dhe programet e lëndëve synojnë ruajtjen dhe përmiresimin e mëtejshëm të mësimdhënies nga pedagogët dhe mësimnxënies, për t’i bërë ata të aftë për tju përgjigjur kërkesave të tregut të punës me formim teorik dhe praktik të tyre si dhe me shprehi përkatëse që ju përgjigjen strategjisë së zhvillimit ekonomik kombëtar lidhur me fusha që këkojnë dije biologjike dhe kimike, aplikimi i të cilave ka krijuar prioritete progresive.
Sipas vlerësime periodike të herpashershme të kryera nga departamenti ynë, ky program ju ka mundësuar poseduesve të diplomës punësim në nivel lokal, rajonal, kombëtar, ndërkombëtar, në fusha të tilla si menaxhim mjedisi (7 diplomantë), të industrisë së lehtë përpunuese (30 diplomantë), të shëndetit publik, laboratore bioklinike (9 diplomantë), qendra kontrolli ushqimor e hidrokarburesh (8 diplomantë ).
* Formimi teorik dhe shprehit praktikë për punën ju përgjigjen kërkesave të vendeve të punës, të shprehura nëpërmjet oferta të punëdhënësve - aplikimimeve – pranimit në punë dhe përbushjes së detyrave.
* Për shkak të pozicionit gjeografik, lëvizjeve demografike numri i studentëve që mund të rregjistrohen në këtë program studimi ka tendecë rënie në krahasim me vitet e mëparshme, sikurse dhe me programet e studimit në institucionet simotra. Kuota e studentëve të regjistruar në sistemin me kohë të plotë parashikohet në rreth 55 studentë
|
Standarti II.2 Programet e studimeve synojnë ruatjen e vlerave kulturore kombëtare dhe interesave kombëtare
|
Kriteri 1
|
Institucioni ofron programe studimi që nuk bien ndesh me interesat kombëtare.
Programet e studimit synojnë të ndihmojnë në ruajten e vlerave kulturore kombëtare.
|
Programet e studimit të ciklit të parë Bachelor në Biologji – kimi, janë tërësisht në përputhje me politikën e zhvillimit kombëtar të arsimit të lartë. Kërkesa për përgatje progresive, alternative, me mundësi punësimi dhe arsimi sa më të gjerë dhe gjatë gjithë jetës si strategji zhvillimi kombëtar mishërohen në përmbatjen e këtyre prograve studimore që ofron departamenti ynë. Përmbatja e tyre është formuese për studentët në drejtim të njohjes, ruatjes, konservimit dhe zhvillimit të resurseve kombëtare në fushën e biologjisë dhe mjedisit, duke kontribuar në tërësinë e vlerave kombëtare. Zotërimi i një programi të tillë studimi ju mëndëson poseduesëve të jenë kompetentë profesional në evidentimin, promovimin, ruatjen dhe zhvillimin e elementëve biomjedisor me vlerë kulturore dhe kombëtare.
|
Standarti II.3 Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimit
|
Kriteri 1-2-3-4
|
-Institucioni përdor metodologji vleresimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurine e programeve të studimeve.
-Institucioni e përfshin këtë informacion në vetvlerësimin institucional.
-institucioni publikon rezultatet e pritshme, rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrije.
-institucioni për kryerjen e vlerësimit përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta.
|
Departamenti ynë në vazhdimësi përdor metodologji vlerësimi, instrumenta matëse dhe vlerësuese për ecurinë e këtyre programeve të studimit, si indikator të performancës së përmbatjes së programeve. Niveli dhe cilësia e mbarëvajtjes së programit dhe e formimit të studentëve matet në vazhdimësi dhe vlerësohet nëpërmjet formave dhe metodave të ndryshme. Përdorimi i formave të ndryshme të vlerësimit mbi ecurinë e programit, na ka shërbyer si tregues i ecurisë së programit dhe është përdorur në vijushmëri për përmirësimin strukturor dhe në përmbatje të tyre. Praktikisht në përputhje me kërkesat e akteve ligjore/nënligjore dhe treguesit e performancës programi i studimeve të ciklit të parë Bachelor ka pësuar përmirësime të vazhdueshme (në vitet 2008, 2010, 2012).
*Testimi dhe vlerësimi i përvetesimit të njohurive në të gjitha disiplinat sipas programeve lëndore dhe sipas rregullores së brendshme të UGJ.
* Organizimi i herë pas hershëm i pyetsorëve me studentët në lidhje me formën dhe përmbatjen e programit të studimit.
* Komunikimi me studentët e diplomuar në lidhje me mundësitë për tu integruar në tregun e punës dhe vështirësitë gjatë punës, lidhur me dijet teorike dhe praktike.
* Përmirësimi në vazhdimësi i kurikulës lëndore, strukturës së programit dhe metodave didaktike, të vlerësuara sipas formave: leksion, laboratore, seminare, puna me projekte, përdorim mjeteve vizuale, flip carter, tabelave, dërrasa, etj.
* Proçesi i vlerësimit bazohet në rregulla e proçedura që përmban rregullorja e universitetit si dhe rregulloret e fakulteteve. Provimet dhe riprovimet në të dy programet e studimit zhvillohen sipas afateve të përcaktuara në strukturën e vitit akademik të miratuara nga Këshilli i Fakultetit dhe të pasqyruara në grafikun e provimeve.
* Vlerësimi i studentëve është i kombinuar pikë – notë.
* Kontrolli i programit të studimit është organizuar në formën e kontrollit gjithëvjetor dhe përfundimtar. Kontrolli gjithëvjetor përfshin laboratore, seminare, punë kursi, të programuara dhe pasqyruara në plane kalendarike. Kontrolli përfundimtar është organizuar me provime për cdo modul dhe zhvillohet në fund të semestrit përkatës ose vitit akademik, me teza gjithëpërfshirëse dhe të vlerësuar në pikë. Praktika profesionale udhëhiqet nga drejtuesi dhe përfshin vlerësimin ditor në grumbullimin dhe përpunimin e materialit dhe përfundimtar për sistemimin dhe njohjen e tyre.
Struktura e planit mësimor, numri i moduleve dhe disiplinave, mënyra e kontrollit të dijeve sipas moduleve/disiplinave paraqitet në shtojcën nr. 1.
Organizimi i provimeve, riprovimeve dhe mënyra e vlerësimit zhvillohet konform rregullores së brendshme të UGJ.
* Forma e kontrollit përfundimtar është tema diplome, që udhëhiqen nga pedagogët e brendshëm. Temat ndryshohen çdo vit akademik. Puna për përgatitjen e temave zgjat disa muaj me qëllim që studentet të angazhohen në kërkim informacionesh të reja, ta asimilojnë informacionin dhe ta përpunojnë atë në përputhje me temën e diplomës që do mbrojnë. Cdo student mbron në fund të programit të studimit temë diplome.
|
Standarti II.4 Programet e studimeve të Ciklit të Parë janë të detajuara dhe informuese
|
Kriteri 1,2,3
Kriteri 4
|
-Dhënia e informacionit për përmbajtjen e programeve të studimit;
- Dhënie informacioni mbi lëndët me zgjedhje apo të detyruara për çdo semestër
- Dhënie informacioni mbi ngarkesën mësimore, orët në auditor, frekuentimin / ndjekjen e programit.
Dhënie informacioni mbi syllabuset e detajuara për secilën lëndë, praktikat, ushtrimet apo orët laboratorike.
|
Dokumentacioni pranë departamentit të Biologji - Kimisë përmban informacionet për të gjithë elementët e programit të studimit:
-
planet mësimore me të gjithë parametrat
-
ngarkesën mësimore të çdo pedagogu
-
programet mësimore lëndore
-
planet kalendarike lëndore
-
orarin mësimor
-
strukturën e vitit akademik
-
kalendarin e provimeve
Studentët kanë informacion të plotë dhe të siguruar në kohën e duhur janë për: orarin mësimor, lëndët e detyruara dhe ato me zgjedhje, frekuentimin, ECTS për çdo lëndë, mënyrën e likujdimit të çdo disipline apo moduli etj. Gjithashtu, informacioni i nevojshem gjendet në formë elektronike në ëebsitin e UGJ.
Programi i studimit të ciklit të parë Bachelor në Biologji-Kimi në sistemin e studimeve me kohë të plotë është i organizuar në 3 vite akademike, ku cdo vit akademik përmban dy semestra, përkatësisht për të tre vitet akademike semestri parë me 15 javë mësimore (leksione, seminare, ushtrime, laboratore) dhe semstri i dytë, përkatësisht viti i parë 15 javë (12 mësim + 3 praktikë profesionale), viti i dytë 15 javë (11 mësim + 4 praktikë profesionale) dhe viti i tretë 15 javë. Periudha përgatitore është nga 6-8 javë mësimore. Në sistemin e studimeve me kohë të pjeshme programi i studimeve është organizuar në 4 vite akademike, me të njëjtën ngarkesë mësimore sikurse dhe sistemi me kohë të plotë, për cdo vit akademik të organizuar në dy semestra me ngarkesë vjetore 45 ECTS, dhe ngarkesë javore 16 orë mësimore (60 minuta).
-Njësia përgjegjëse për realizimin e programit të studimit jep informacionet e nevojshme për syllabuset për secilën lëndë, praktikat, laboratoret, ushtrimet, etj. Secili pedagog në fillim të viti akademik ju bën me dije dhe njëkohësisht ju vë në dispozicion studentëve syllabyset e detajuara për cdo disiplinë që zhvillojnë, duke detajuar elementët struktural dhe mënyrën e realizimit kohor të tyre.
|
|
|
|
Standarti II.5 Institucioni vlerëson dhe dokumenton gjendjen e tij financiare
|
Kriteri
1-2-3
|
Institucioni bën një auditim të përvitshëm të situatës financiare të tij.
Raporti i auditimit paraqet të gjitha detyrimet financiare, pagat e personelit, shpenzimet operative, etj
Raporti i auditimit përmban një pasqyrë të grandeve të huaja dhe kontrata shërbimesh, në funksion të realiazimit të programeve të ciklit të parë
|
Departamenti i Biologji - Kimisë si njësi bazë e UGJ nuk gëzon aspekt menaxhimi financiar dhe si i tillë nuk realizon auditim, raport financiar apo raport auditimi të grandeve të ndryshme.
|
Konkluzionet e vlersësimit: Dokumentacioni pranë departamentit të Biologji – Kimisë përmban në mënyrë të plotë informacionet e detajuara për të gjithë elementët e programit të studimit: planet mësimore me të gjithë parametrat, ngarkesën mësimore të çdo pedagogu, programet mësimore lëndore, orarin mësimor, strukturën e vitit akademik, kalendarin e provimeve, frekuentimin, ECTS për çdo lëndë, mënyrën e vlerësimit për çdo disiplinë apo modul, etj.
Në planin mësimor konstatohet një ndarje e balancuar e ngarkesës mësimore sipas semestrave dhe nga njëri vit akademik në tjetrin. Struktura e planit mësimor është konceptuar sipas parimit të zhvillimit spiralor vertikal të dijes, konceptim logjik që synon formimin e thelluar të studentëve.
|
-
PERSONELI I INSTITUCIONIT
-
Stafi Akademik i Departamentit te Biologjisë & Kimisë dhe ndihmës mësimor që realizon Programet e Studimeve Bachelor në “Biologji-Kimi” sistemi studimeve me kohë të plotë dhe sistemi studimeve me kohë të pjeshme.
( Tregues të Matshëm )
-
Stafi akademik i DBK * Viti akademik 2013-2014
Nr
|
Emri,mbiemri
|
Titulli/
grada
|
Detyra funksionale
|
Fushat e Mësimdhënies & kërkimit
|
1
|
Sadik Malo
|
Prof.asoc
|
Përgj. Departamneti
|
Fiziologji bimore.Paleontologji.
|
2
|
Lavdi Hasani
|
Prof. Dr
|
Përgj. Grupi kërkimor mësimor Zoologjise
|
Zoologji invertebrore, Etologji, Entomologji,
|
3
|
Selfo Oruci
|
Prof.asoc
|
Dekan I FSHN
|
Ekologji Kujdesi per Veten
|
4
|
Sokrat Gjini
|
Prof.asoc
|
Përgj. Grupi kërkimor mësimor Botanikes
|
Botanikë e përgjithshme
|
5
|
Majlinda Terpo
|
Prof.asoc
|
Zv/Dekane .Përgj. Grupi kërkimor mësimor Kimise
|
Kimi fizike & koloidale, Kimi analitike, Kimi inorganike & Teknologji Kimie
|
6
|
Gligor Paspali
|
Prof.asoc
|
Anëtar Departamenti
|
Anatomi njerit, Fiziologji njeriu
|
7
|
Rexhep Shkurti
|
Prof.asoc
|
Anëtar Departamenti
|
Gjenetikë, Biologji Qelizore,
|
8
|
Marie Agolli
|
Prof.asoc
|
Anëtar Departamenti
|
Mikrobiologji, Virologji, Praktika zoologji invertebrore
|
9
|
Etleva Hysaj
|
Dr
|
Anëtar Departamenti
|
Histologji. Zoologji vertebrore. evolucion
|
10
|
Marsela Alikaj
|
Docent.Dr
|
Anëtar Departamenti
|
Kimi përgjithshme, kimi mjedisi
|
11
|
Anduela Qendro
|
Dr
|
Anëtar Departamenti
|
Biogjeografi, biostatistikë. Laboratore Botanike & biologji Qelizore
|
12
|
Aneta Como
|
Msc
|
Anëtar Departamenti
|
Bioteknologji
|
13
|
Eqrem Demaj
|
Msc
|
Anëtar Departamenti
|
Sistematika bimore
|
14
|
Marsela Çomo
|
Dr
|
Anëtar Departamenti
|
Kimi biologjike & organike
|
-
STAFI AKADEMIK NGA DEPARTAMENTET E TJERA TE UNIVERSITETIT TE GJIROKASTRES
Nr
|
Disiplina
|
Titullari . Grada , Titulli
|
Sektori mesimor
|
1
|
Matematika
|
Doc. Dr. Arben Isufati
|
Departamenti Matematik & Informatikës
|
2.
|
Fizikë
|
Dr. Antuela Sinani
|
Departamenti Fizikës
|
3.
|
Informatika
|
Dr Dhori Terpo
|
Departamenti Matematik & Informatikës
|
4.
|
Gjuha Angleze
|
Dr. Blerta Xheka
Prof,AsocDr. Harallamb Miconi
|
Departamenti gjuhëve të huaja
|
TABELE PERMBLEDHESE E STAFIT TITULLAR QE REALIZON PROGRAMIN ( Sipas kualifikimit)
Titulli/ Grada
|
Gjithsej
|
Femra
|
Profesor Doktor
|
1
|
-
|
Profesor asc. Doktor
|
6
|
2
|
Docent
|
-
|
-
|
Docent. doktor
|
1
|
1
|
Doktor Shkencash
|
3
|
3
|
As/Lektore
|
2
|
1
|
STAFI TITULLAR QE REALIZON PROGRAMIN ( Sipas Moshes )
|
Mosha
|
25-35
|
35-45
|
45-55
|
55-65
|
65-68
|
Profesorë
|
|
|
|
1
|
1
|
Prof. asc.
|
|
1
|
5
|
|
|
Docentë
|
|
|
|
|
|
Doc dr
|
|
1
|
|
|
|
Doktorë
|
1
|
2
|
|
|
|
Lektorë
|
|
1
|
|
1
|
|
Do'stlaringiz bilan baham: |