Disertacion doktorate në temë: Aplikimi strategjive të marketingut në Institucionet e Arsimit të Lart në Maqedoni dhe ndikimi i tyre në tërheqjen e studenteve të rinj Kandidat: Udhëheqës akademik: Teuta Veseli-Kurtishi Prof dr


Periodizimi i Arsimit në Maqedoni



Download 3,9 Mb.
bet10/32
Sana08.09.2017
Hajmi3,9 Mb.
#19892
1   ...   6   7   8   9   10   11   12   13   ...   32


2.2.1.Periodizimi i Arsimit në Maqedoni

Rëndësia dhe zhvillimi i arsimit të çdo vendi varet nga vetë raporti i shtetit ndaj arsimit si dhe raporti tradicional i popullatës në përkushtimin e të mësuarit. Shikuar nga ky këndvështrim, në Maqedonia nga kohërat e lashta, iu ka përkushtuar rendësi kësaj problematike dhe në mënyrë permanente ka punuar në shkollimin dhe arsimimin e popullit të vetë duke mohuar këtë të drejtë popujve tjerë që kanë jetuar me shekuj dhe akoma jetojnë në këto treva. Shenjat e para të arsimimit në këto treva janë vërejtur nga koha e vëllezërve Qirili dhe Metodija që në shekullin e 9-të. Pra, në të kaluarën, universitetet shtetërorë ishin ata të cilët i plotësonin nevojat e tregut të punës për kuadro me arsim të lartë. Megjithatë, proceset e globalizimit, transformimi politik dhe përforcimi i iniciativës private, në një masë të madhe e prishën atë raport. Sot tregu i punës vendos relacione dhe marrëdhënie të reja, duke i kaluar kornizat e ngushta nacionale, dhe e zgjeron përfshirjen e vet në nivel internacional. Për shkak të dinamikës që zhvillon, tregu i punës ka nevojë për ofertë arsimore fleksibile dhe dinamike. Për këtë arsye, institucionet e larta shtetërore arsimore duhet ta ndryshojnë paraqitjen e vet të deritanishme dhe të organizojnë strukturë të re e paraqitje organizative e cila do të jetë kompatibile me ndryshimet e gjithanshme të tregut të punës. Proceset e brendshme transformuese dhe proceset e globalizimit, në nivel botëror, janë shfaqur në mënyrë të theksuar në ridizajnimin e strukturës së përgjithshme të shoqërisë, me të cilën u shfaq nevoja për bashkëpunime nacionale dhe internacionale dhe kompatibilitet të sistemeve, ndërsa me të dhe rinovimi i rolit dhe strukturës së arsimit të lartë, si faktor i rëndësishëm në realizimin e atij kompatibiliteti.



2.2.2.Arsimi i lartë në Maqedoni nga viti 2001 e deri më sot

Arkitektura e re planetare e dizajnuar sipas ndikimit të globalizimit politik, ekonomik, kulturor dhe ekologjik, implikon iniciativa të cilat kanë për qëllim afrim të popujve në botë dhe zgjidhje të problemeve me të cilat ata ballafaqohen ose siç theksojë nënshkruesit e The Magna Charta of European Universities :32



  1. në shekullin e ardhshëm (XXI) e ardhmja e njerëzimit gjithnjë dhe më shumë varet nga zhvillimi kulturor, shkencor dhe teknik, i cili krijohet në mjedisin e kulturës, dijeve dhe kërkimeve siç janë universitetet.

  2. universitetet ta zgjerojnë dijen midis të gjeneratave të reja, nënkupton, se në botën moderne ata duhet t’i shërbejnë shoqërisë si tërësi, dhe se e ardhmja, kulturore, sociale dhe ekonomike e shoqërive kërkon sidomos investime të rëndësishme në arsimin e përjetshëm. Universitetet duhet t’ju ofrojnë gjeneratave të ardhshme arsim dhe trajnim të cilët do t’i mësojnë - ndërsa nëpërmjet tyre dhe njerëzit e tjerë - ta respektojnë mjedisin jetësor dhe jetën në veçanti.33

Më 19 shtator të vitit 2003 Maqedonia u bë anëtare e barabartë familjes evropiane të vendeve të cilat janë të detyruara t’i ndjekin dhe realizojnë rekomandimet e Procesit të Bolonjës dhe vendimin e përbashkët për krijimin e një hapësire të vetme evropiane në arsimin e lartë.

Pranimi i detyrimeve të Procesit të Bolonjës, prej shtetit, e vendos arsimin e lartë para sfidave të reja në transformimin e tij të mëtejshëm. Përveç përpjekjeve të rregullta për ngritjen e cilësisë së studimeve dhe efikasitetin e tyre, arsimi i lartë ballafaqohet edhe me detyrimet për dizajnimin e vet strukturor, konkurrues, kompatibil dhe të njohur në tregun evropian të shërbimeve akademike dhe më gjerë. Gjendja e tillë e re do të thotë respektim konsekuent i rregullave të vendosura me Deklaratën e Bolonjës dhe realizimin e tyre.

Iniciativat për ndërtimin e hapësirës evropiane të përbashkët në arsimin e lartë i vendosin institucionet e larta arsimore para rishqyrtimit të vet dhe u japin impuls plotësues për të bërë përpjekje në rrugën e tyre për anëtarësim aktiv në familjen e universiteteve evropiane dhe fitimit të statusit të dhënësve të respektueshëm të shërbimeve arsimore në tregun e gjerë akademik evropian. Si një ndër nënshkrueset e Deklaratës së Bolonjës, Republika e Maqedonisë, ndërsa me të edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, u obligua në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit të 21 ta përshtatë politikën e vet që të mundësojë realizim të qëllimeve të dala nga Procesi i Bolonjës:34

Miratim të sistemit të shkallëve të lehta për njohje dhe krahasim dhe vendosjet shtojcës në diplomë (Diploma Supplement), që të mundësohet rrjedhje e punësimit të qytetarëve evropianë dhe konkurrencës në sistemin evropian të arsimit të lartë.

Miratim i sistemit të bazuar në dy cikle kryesorë - diplomike, pasdiplomike dhe studime shkencore. Qasja në ciklin e dytë është e kushtëzuar nga përfundimi me sukses i ciklit të parë të studimeve i cili duhet të zgjatë minimum 3 vjet. Shkalla e arritur pas tre vjetësh llogaritet si shkallë e nevojshme e kualifikimit ne tregun evropian të punës.

Cikli i dytë do të udhëheqë drejt magjistraturë dhe shkalla e tretë deri në doktoraturë.

Vendosja e sistemit të kreditit, siç është SKTE , si mjet i përshtatshëm për promovim të ndryshimit të gjerë të studentëve. Kreditë mund të merren dhe jashtë sistemit të arsimit të lartë, duke e futur këtu dhe mësimin e përjetshëm, nën kushte që i njeh universiteti i cili i pranon studentët.

Realizimi i këtyre qëllimeve, i cili duhet të kryhet me respektim të tërësishëm të dallimeve kulturore, gjuhës, sistemeve nacionale të arsimimit dhe autonomisë së universiteteve, duhet të mundësojë ndërtim të hapësirës evropiane në arsi-Sistemi Evropian për transfer dhe akumulimin e krediveInë arsimin e lartë. Nga këndvështrimi i arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë, kjo duhet të rezultojë me:



  • Rritje të efikasitetit në studim;

  • Mobilizim të studentëve dhe kuadrit akademik;

  • Cilësi të përmirësuar të procesit arsimor;

  • Rol aktiv të studentëve në sigurimin e cilësisë;

  • Rritje të mundësisë për punësim të kuadrit të diplomuar në tregun nacional dhe evropian të punës;

  • Punë të përforcuar shkencore-hulumtuese;

  • Konkurrencë dhe kompatibilitet të siguruar në tregun akademik evropian dhe botëror.

Koncepti i Merkantilistëve për universitetet i cili është paraqitur vitet e 80 të shekullit XX, tek ne si risi është paraqitur në fillim të shekullit XXI, saktësisht në vitin 2000 me themelimin e UEJL me karakter private-publik, me karakter ndërkombëtarë. Qëllimi i themelimit të universiteteve private në esence është sjellja e risive në sistemin arsimorë dhe trajtimi i tyre si organizata që prodhojnë dije të cilën e ofrojnë në tregun e punës si shërbim shkencorë mësimorë. Me ndryshimin e sistemit ekonomik ka ndryshuar edhe ai shoqërorë i cili ka nxitur ndryshime edhe në sistemin arsimorë, që pason me themelimin e dhjetëra universiteteve private në republikën e Maqedonisë, siç janë:35

  • Universiteti “Amerikan Kolegj” në Shkup,

  • Universiteti “Ndërkombëtarë Ballkanik” në Shkup,

  • Universiteti “FON” në Shkup,

  • Universiteti “Evropian” në Shkup,

  • Universiteti për “Turizëm dhe Menaxhment” në Shkup,

  • Universiteti Ndërkombëtarë i Strugës,

  • Universiteti “MIT” në Shkup,

  • Universiteti për artet audovisuele-Akademia Filmike Evropiane “ESRA”në Shkup,

  • Universiteti “Euroballkan” në Shkup,

  • Shkolla profesionale private Fakulteti për “Biznes dhe Ekonomi” në Shkupë

  • Shkolla profesionale private “Biznes Akademia-Smilevski” në Shkup

  • Shkolla profesionale private “Eurokolexh” në Kumanovë

  • Shkolla profesionale private për gazetari dhe marrdhënjet me publikun në Shkup.

Si dhe UEJL në Tetovë me karakter Publik-Privat, i cili u themelua në pranverë të vitit 2000, duke u përkrahur nga donatorë ndërkombëtarë, Komisionari i lartë i OSBE -së për pakicat nacionale Z-ri Maks Vander Shtull, ka iniciuar diskutimet për themelimin e një universiteti të ri në Republikën e Maqedonisë.36


2.2.2.1.Aftësimi i kuadrit arsimor

Dobësitë të cilat shfaqen në realizimin e mësimit dhe të të mësuarit, në një masë të madhe janë si pasojë e trajnimit të dobët të kuadrit arsimor dhe bashkëpunueseve në planin e didaktikës së shkollimit të lartë. Nevoja për aplikimin e formave bashkëkohore të mësimit dhe zbatimit të teknologjisë informative në aktivitetet mësimore dhe jashtëmësimore e determinojnë nevojën për trajnim plotësues të kuadrit universitar.

Kohët e fundit, është e theksuar tendenca për modernizimin e mësimit me futjen e modeleve interaktive në mësim dhe përdorim të teknologjisë bashkëkohore arsimore, para së gjithash prej kuadrit më të ri arsimor. Për fat të keq, kjo kategori e arsimtarëve është e përfaqësuar pak në arsimin e lartë.

Mundësitë për përsosje të vazhdueshme profesionale dhe eksperte të kuadrit arsimor në kornizat e fakultetit janë të kufizuara dhe shpesh nuk përputhen. Arsimtari dhe puna e tij vlerësohen në bazë të planit të realizuar dhe kjo normativisht, pa u marrë parasysh gjatë kësaj se a ka arritur ai të shkaktojë ndryshime të caktuar tek studentët d.m.th. pa u marrë parasysh se sa çdo student ka fituar dije dhe aftësi dhe çfarë efektesh ato dije dhe aftësi shkaktuan tek ai. Në mungesë të kuadrit cilësor, institucionet private të arsimit të lartë janë të detyruara të angazhojnë tashmë kuadër arsimor të pensionuar apo të shfrytëzojnë shërbime të kuadrit ekzistues të punësuar në universitetet shtetërore ose në tjetër rast të punësojnë kuadër me kompetenca mjaft të dyshimta. Kohën e fundit, ka tendencë të kalimit të kuadrit prej institucioneve arsimore të larta shtetërore në ato private. Shpesh, mundësitë e tilla duhet t’i realizojnë në mënyrë individuale dhe t’i përdorin shërbimet e institucioneve që janë jashtë fakultetit. Edhe përkrah asaj se institucionet arsimore të larta këmbëngulin ta mundësojnë këtë proces, megjithatë për shkak të mundësive të kufizuara nuk arrijnë deri në masë të kënaqshme. Politika restriktive në planin e punësimit të kuadrit arsimor është e papërshtatshme në kënaqjen e nevojave të institucioneve arsimore të larta për mbulim të mësimit të rregullt. Madje dhe mundësitë për tejkalimin e kësaj gjendjeje nëpërmjet punësimit të arsimtarëve me kohë pune të pjesëshme është e pamundur. Duke marrë parasysh dobësitë e pranishme të kuadri arsimor dhe bashkëpunues, në periudhën e ardhshme, MASH dhe universitetet duhet të marrin masa për tejkalimin e tyre, dhe atë duke bërë:37



  • analizë të nevojave të kuadrit në arsimin e lartë;

  • rritje të punësimit të kuadrit të ri arsimor në universitetet shtetërore;

  • përkufizim të standardit të kompetencave për arsimtar efektiv;

  • ndërtim të sistemit për përsosje profesionale të vazhdueshme të kuadrit arsimor;

  • krijim të kushteve për përsosje shkencore dhe profesionale në vend she

  • jashtë.;

  • stimulim të pjesëmarrjes të profesorëve vizitorë në realizimin e mësimit në

  • fakultete;

  • pjesëmarrje e kuadrove universitare në mjediset në Evropë dhe në botë;

  • përmirësim i statutit material dhe stimulim të kuadrit akademik.




Download 3,9 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   6   7   8   9   10   11   12   13   ...   32




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish