Lojtarët që janë marrë nën hetim janë:
Gustavo German Denis, Juan Fernando Quintero, Adrian Mutu, Ciro Immobile, Matteo Paro, Hernan Crespo, Pasquale Foggia, Antonio Nocerino, Marek Jankulovski, Cristian Gabriel Chavez, Ignacio David Fideleff, Ivan Ezequiel Lavezzi, Gabriel Paletta, Emanuele Calaiò, Cristian Molinaro, Rios Pabon, Diego Alberto Milito.
Menaxherët nën hetim janë: Alessandro Moggi, Marco Sommella, Vincenzo Leonardi, Riçardo Calleri, Umberto Calaiò, Leonardo Adrian Rodriguez, Fernando Osvaldo Hidalgo, Ives Alejandro Mazzoni, Edoardo Luis Rossetto.
Foto/ “Tempesa 2015”: Ja të arrestuarit për prostitucion
Drejtori i përgjithshëm për krimin e organizuar dhe krimet e rënda, Ardian Çipa, me anë të një deklarate për mediat ka folur lidhur me operacionin “Tempesa 2015”, ku si rezultat janë vënë në pranga 17 persona për shfrytëzim prostitucioni dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Sipas tij, arrestimi i këtij grupi kriminal ka ardhur si rezultat i një pune të mirëorganizuar, në bashkëpunim me policinë italiane, sllovake dhe atë belge, ku si rezultat janë arrestuar 17 shqiptarë, nga të cilët 5 janë arrestuar në vendin tonë, 11 në Itali dhe 1 tjetër në Sllovaki.
Sipas tij, nga hetimet e përbashkëta të shtrira në 4 shtete, ka rezultuar se një grup kriminal i përbërë nga shtetas shqiptarë, gjatë periudhës shtator 2014 qershor 2015, është përfshirë në aktivitetin kriminal të shtytjes, favorizimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit si dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Autoritetet gjyqësore të Milanos, kanë lëshuar 18 masa sigurimi arrest me burg dhe një detyrim paraqitje në ngarkim të personave të dyshuar.
Grupi kriminal shfrytëzonte për prostitucion vajza nga Europa lindore në zonën e Milanos, Itali.
Arrestimet në Shqipëri
Edër Dorzi, 34 vjeç, arrestuar në Tiranë.
Dorian Sinani, 28 vjeç,, arrestuar në Tiranë.
Julian Lila, 25 vjeç, arrestuar në Fier
Ened Bare, 34 vjeç, arrestuar në Fier
Silvjo (Eduart) Ndrejaj, 29 vjeç, arrestuar në Durrës.
Gjithashtu, pas shkëmbimit në kohë reale të informacionit për identifikimin dhe përcaktimin e vendndodhjeve të personave të dyshuar, si pjesëtarë të këtij grupi kriminal, është bërë i mundur arrestimi në të njëjtën kohë në Itali dhe Sllovaki i shtetasve:
Haxhi Lamçaj, 39 vjeç,
Griseld (Emiljano) Malaj, 34 vjeç,
Armando (Denis) Meçaj, 29 vjeç,
Orgert Osmani, 25 vjeç,
Izmir Rizaj, 26 vjeç,
Artan Ndrejaj, 34 vjeç,
Indrit Ndrejaj, 28 vjeç,
Mark Ndrejaj, 33 vjeç,
Amarildo Salihasi, 26 vjeç,
Lorenc Salihasi, 23 vjeç.
Elvis Ziu, 34 vjeç dhe
Bledar Malaj, 37 vjeç.
Në fund të deklaratës Çipa ka falënderuar e katër policitë e shteteve të cilat dhanë një kontribut të madh në shkatërrimin e këtij grupi kriminal.
“Policia e Shtetit falënderon partnerët ndërkombëtarë për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe në veçanti Zyrën e Ndërlidhjes “INTERFORZA”, të policisë italiane, për shkëmbimin në kohë reale të informacioneve dhe mbetet e bindur se rezultatet mund të vijnë vetëm në sajë të një bashkëpunimi të tillë, në luftën e përbashkët kundër të gjithë fenomeneve kriminale”,- u shpreh Çipa.
Aksident me tre të plagosur në Vlorë- Levan
Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në hyrje të autostradës Vlorë-Levan.
Gjatë mesditës së sotme një automjet tip “Ford-Fiesta” me targë “VL 88 93C”, është përplasur me trafik-ndarësen, ku për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta dy persona, ndërsa një femër ndodhet në gjendje të rëndë.
I dëmtuar ka mbatur drejtuesi i mjetit A.B., 33 vjeç dhe bashkëshortja e tij E.B. 28 vjeç, e cila ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa dëmtime më të lehta ka pësuar pasagjerja K.Z., 21 vjeçe.
Të dëmtuarit janë dërguar në spitalin e Vlorës ku E.B., ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nga ana e uniformave blu po punohet për sqarimin e shkaqeve të ngjarjes.
Paris: Taksistët, protestë në rrugë dhe ndezin gomat e makinave
Qindra punonjës të taksive në Paris protestuan sot duke shkaktuar kaos në trafik. Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë shoferët, që përpiqeshin të bllokonin rrugën pranë “Porte Maillot”.
Nga policia janë arrestuar rreth 20 protestues.
Një përfaqësues i protestës, Thierry Guichard, tha se, qeveria kishte dështuar të veprojë për të mbrojtur shoferët e taksive dhe të sigurojë respektimin e rregullave.
Kujdes nga portalet e shitjes online... janë “piramidat” e reja!
Grupi Këshillimor i Stabilitetit Financiar, trupa më e lartë përgjegjëse për qëndrueshmërinë financiare të vendit, i bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes me portalet e tregtimit online, të njohura ndryshe si kompani ndërmjetësuese që i japin mundësi qytetarëve të investojnë në bursa.
Në mbledhjen e radhës të zhvilluar tre ditë më parë grupi, i cili përbëhet nga ministri i Financave, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, kryetari i bordit të AMF dhe drejtori i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, vëren se këto investime janë me rrezik të konsiderueshëm.
Ndaj përmes një deklarate zyrtare ky organ fton qytetarët t’u drejtohen vetëm subjekteve të liçencuara për këtë aktivitet dhe vetëm kur kanë informacion të plotë dhe njohurive financiare të nevojshme për rreziqet që kanë këto investime.
Sipas deklaratës zyrtare të grupit, subjektet e liçencuara dhe të rregulluara kontrollohen nga autoritetet mbikëqyrëse për të verifikuar sesi i vënë në dijeni paraprakisht investitorët për rreziqet që shoqërojnë investimet në bursa.
Po kështu, liçencimi dhe kontrolli i këtyre portaleve kufizon madhësinë e humbjeve të mundshme dhe ofron transparencë të plotë për shpjegimin e tyre në rast ndodhjeje.
Nga ana tjetër, një veprimtari e paliçencuar dhe e pambikëqyrur i ekspozon investitorët ndaj kostove të fshehura dhe detyrimeve të tjera, të cilat, në mungesë të transparencës së nevojshme nga ana e subjektit ndërmjetësues, mund të jenë të mëdha.
Ndaj grupi i stabilitetit financiar i bën thirje qytetarëve që para se të investojnë në këto instrumenta, të konsultojnë në vazhdimësi listën e subjekteve të liçencuara nga autoriteti i mbikëqyrjes financiare.
Nga ana tjetër, ky organ nxit institucionet që qeverisin dhe mbikëqyrin tregun financiar të forcojnë bashkëpunimin bashkëpunimin ndërinstitucional mes tyre dhe me autoritete të tjera relevante të vendit e të huaja, për shkëmbimin e informacionit dhe ndërmarrjen e veprimeve që përmirësojnë kuadrin ligjor dhe zbatimin e tij.
Portalet e tregtimit online, të cilat ndërmjetësojnë investimin e qytetarëve në bursa janë një fenomen relativisht i ri në Shqipëri. Shpesh disa prej tyre funksionojnë edhe të paliçencuara, çka duket se ka krijuar shqetësimin e autoriteteve, të cilat kërkojnë vëmendjen e qytetarëve për të mos u joshur nga këto subjekte./Top Channel/
PD: Croën Agents konfirmon vjedhjen 17 mln euro në dogana
Partia Demokratike ka denoncuar sot korrupsionin në Doganat shqiptare, duke akuzuar se përgjegjësi për mosbledhjen e të ardhurave është Kryeministri Edi Rama.
Përmes një deklarate nga selia blu, deputetja Jorida Tabaku, deklaroi se, korrupioni në dogana është vërtetuar edhe nga kompania koncesionare Croën Agents, që në një raport evidentoi faktin se në dogana ka elementë të korrupsionit.
Tabaku thotë se, zbulimi i korrupsionit në Drejtorinë e Doganave është vetëm maja e ajsbergut, pasi skandalet janë akoma më të mëdha.
Deklarata e deputetes së PD-së, Jorida Tabaku:
Raporti i publikuar pak ditë më parë nga kompania Croën Agents, mbi korrupsionin dhe abuzimet në doganë, është një tjetër provë kokëfortë e gjendjes së mjerueshme në të cilat ndodhen doganat, të cilat janë kthyer në fole të korrupsionit dhe abuzimit me postet publike.
Kompania koncesionare që është paguar me 8.2 mln euro për të sjellë në buxhetin e shtetit mbi 100 mln euro, dëshmon në raport, organizimin perfekt të korrupsionit në Drejtorinë e Doganave ku nga Shkurti 2014 deri në Shkurt 2015, raportohet se janë vjedhur 17 mln euro.
Përballë këtyre argumenteve, qeveria jo vetëm që nuk ka reaguar, por paturpësisht i ka dekoruar me poste publike përgjegjësit, ata që kanë ngritur traun e doganës për miqtë dhe klientelën.
Zbulimi i Croën Agents është vetëm maja e ajsbergut të korrupsionit dhe abuzimit në Drejtorinë e Doganave, e cila përgjatë këtij viti ka shënuar rekordin më negativ të mbledhjes së të ardhurave. Vetë auditi i brendshëm i doganave është shprehur i shqetësuar për nivelin e lartë të mosrealizimit.
Megjithëse jemi vendi me barrën më të lartë fiskale në rajon, ku për dy vjet rresht u ngritën akcizat, si ajo e duhanit, është pikërisht Drejtoria e Doganave shkaktarja kryesore e mosrealizimit me 70% të të ardhurave. Meqënëse duan të krahasohen me veten e tyre, janar – nentor 2015 rezulton 7.4 mld lekë më pak se janar-nëntor 2014.
Të mos flasim sa sa taksa e akciza janë rritur! Duke përforcuar edhe një herë faktin dhe të vërtetën që nuk ka zyrë përgënjeshtrimi apo transparence, që të mohojë raportin e Croën Agents që thotë se kontrabanda e cigareve dhe e naftës po gëlon në vend dhe është në ditët e saj të arta.
Çdokush e di, se as aksionet blic për bujë mediatike me largime nga puna e kthim pas dy javësh të të njëjtëve njerëz në të njëtat vende, as justifikimet qesharake me bursë ndërkombëtare, nuk e fshehin dot faktin se kryedoganeri i Shqipërisë është Edi Rama, dhe vjedhjet në dogana janë vepër e tij.
Nuk besoj se ka çështje tjetër për të cilën opozita ka folur më shumë, ka diskutuar, ka propozuar amendamente, ka ofruar alternative, por të gjitha kanë rënë në vesh të shurdhër. Miliona euro që vidhen çdo ditë, janë investime të mohuara, rrugë të mohuara, janë shkolla të mohuara, rritje të mohuara të pagave e pensioneve. Eshtë në dorën e shqiptarëve të ndalojnë këtë hajdutëri masive, e t’i kthejnë doganat në shërbim të vendit e jo në biznes të kryeministrit.
“Imamët” sulmojnë Tahirin: Na arrestoi se u tremb nga terroristët
Imamët e vetëshpallur, ndaj të cilëve vijon procesi në Gjykatën e Krimeve të Rënda, kanë bërë sërish deklarata të forta duke etiketuar politikanët. Kësaj radhe, i pandehuri Fadil Muslimani ka përmendur ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, teksa ka thënë se të gjithë janë të pafajshëm dhe Prokuroria nuk vërteton dot asnjë akuzë ndaj tyre.
“U arrestuam se u frikësua ministri Tahiri nga terroristët. Terroristët janë në pushtet, jo tek ne”,- ka deklaruar para Gjykatës i akuzuari Fadil Muslimani. Ky i fundit jo pak herë ka bërë deklarata të këtij lloji, e ndërsa ka shtuar se qëndrojnë prapa hekurave prej 700 ditësh në mënyrë të padrejtë.
Xhihadistët këmbëngulin në pafajësinë e tyre, duke thënë se organi i akuzës nuk ka asnjë provë që të vërtetojë të kundërtën. Imamët e vetëshpallur akuzohen për rekrutime të personave për t’iu bashkuar të ashtuquajturit Shteti Islamik në Siri.
Media gjermane: Një pjesë e armëve kontrabandohen nga Shqipëria
Armët shqiptare dhe ato të ish-Jugosllavisë shiten në tregun e zi të armëve në Gjermani. Kjo është bërë e ditur me anë të një shkrimi që është botuar ditët e fundit në shtypin gjerman.
Kështu gazeta gjermane “Morgen Post”, shkruan se, pas disa luftërash që janë bërë atje (në Ballkan), vendasit nuk kanë bërë asnjë përpjekje për t’i larguar armët nga qarkullimi.
Sipas gazetarit, një pjesë e armëve që shiten në tregun e zi vjen nga vendet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipëria.
“Edhe nga Shqipëria vjen një arsenal i rrezikshëm. Më shumë se sa 2 milionë kallashnikovë u zhduken atje vetëm gjate fundit të regjimit komunist dhe vitit 1997”,- shkruan gazetari gjerman.
Sipas tij, shumë prej armëve kanë përfunduar duke u shitur në forumet të ndaluara në internet dhe në rrjetet e errët. Këto armë shiten për njerëzit në Gjermani, që më pas i përdorin për krime të ndryshme, shkruan gazeta gjermane, Morgen Post.
Virusi “zika” rrezikon Shqipërinë
Virusi “Zika” që në vendet e Amerikës Latine po kthehet në epidemi, rrezikon edhe Shqipërinë. Mushkonja tigër, një nga vektorët që e transmeton këtë virus, ndodhet në vendin tonë, madje sipas specialistëve, ajo gjendet edhe në ambientet e shtëpive.
Por që virusi të transmetohet tek njeriu, mushkonja duhet të ketë pasur kontakt më parë me një person të infektuar.
Ekspertë të sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik sqarojnë se, personat e prekur nga ky virus nuk kanë rrezik për jetën.
Sëmundja kurohet për shtatë ditë dhe nuk lë pasoja në shëndet. Ndërsa për nënat shtatzënë virusi “Zika” shkarton dëme të parikuperueshme për foshnjën.
Simptomat e virusit janë të ngjashme me rubeolën. “Zika” shkakton temperature, dhimbje të forta muskujsh dhe shënja të kuqe në trup.
Deri tani në Shqipëri nuk ka raste të konstatuara me virusin Zika, madje që kur është zbuluar në vitin 1940, ai nuk ka hyrë asnjëherë në vendin tonë. Drejtues të Shëndetit Publik i bëjnë apel popullatës në mënyrë të veçantë nënave shtatzëne, të shmangin udhëtimet drejt Brazilit, Argjentinës dhe Kolumbisë.
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, virusi “Zika” ka hyrë edhe në Europë, në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar nga persona, të cilët kanë qenë në vendet e Amerikës Latine.
Ndërsa në Brazil, Kolumbi e shtete të tjera ajo po prek në masë popullatën, përfshi edhe gratë shtatzëna. Dëmtimet në trurin e porsalindurave nga virusi “Zika”, kanë detyruar disa vende të Armikës Latine të marrin vendime drastike, duke ndalur shtazanitë deri në vitin 2018.
Durrës: Prokuroria përfundon hetimet për 3 ish-zyrtarët e Portit
Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorin e Portit, Eduard Ndreu, si edhe dy-ish vartësit e tij, Mehmet Borshi dhe Agron Çopja, të akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Pas një hetimi të nisur në bazë të materialit të referuar nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, rezultoi se tre ish-zyrtarët, i kanë shkaktuar shteti një dëm rreth 22.8 milionë lekë të reja dhe 260.000 euro, për shkak të shkeljeve ligjore në disa procedura të prokurimeve publike.
Gjatë hetimeve, ndaj shtetasve Ndreu dhe Borshi u vendos fillimisht masa e sigurisë “arrest në burg”, e cila më pas u ndryshua në “detyrim për paraqitje”.
Nga hetimi i prokurorisë Durrës, u arritën të provoheshin shkelje në disa procedura tenderimi, e konkretisht:
1. “Kryerja e remontit të përgjithshëm të dy elektrovincave 16-27.5 t”
a.Amendim i procedurës “Kryerja e remontit te përgjithshëm te dy elekrtovincave 16-27.5 ton
2. “Blerje pjesë këmbimi elektrike dhe elektronike për elektrovinça 16-27 ton”
3. “Mirëmbajtja teknike e mjeteve, mekanizmave dhe pajisjeve industria1e në zotërim të Autoritetit Portual Durrës (APD)”,
4. Kalimi i shërbimit të mirëmbajtjes së infrastrukturës energjetike dhe elektrike të operatorëve privatë, viti 2013’
5. Shërbime për asistencë teknike për menaxhuesit e APD”
6. Anullimimi i procedurës për blerjen e dy mjeteve “Rachtakera”.
Vangjel Dule në selinë e PD: "Kafe kortezie" me Lulzim Bashën
Vangjel Dule prej kohësh është i pakënaqur me kryeministrin Edi Rama, me të cilin zyrtarisht është ende në koalicion qeverisës. Lulzim Basha prej dy vitesh është në kërkim të aleatëve të rinj politikë dhe mesa duket, ka ardhur koha që Vangjel Dule dhe Lulzim Basha të eksplorojnë mundësitë e bashkëpunimit partiak mes tyre.
Mes dy politikanëve ndodhi një takim i pazakontë dhe vendi i zgjedhur ishte shumë publik, selia e Partisë Demokratike.
Takimi mes Bashës dhe Dules zgjati 30 minuta dhe siç bën me çdo të ftuar special, Lulzim Basha e përcolli vetë deri poshtë kryetarin e PBDNJ-së, por komentet ishin të pakta, pothuajse po aq korteziale sa e përshkroi Vangjel Dule takimin me Lulzim Bashën.
“Kafe kortezie”,- tha ai duke lënë pa përgjigjie pyetjen nëse tashmë kishte kaluar në opozitë.
Është shumë herët të parashikohet nëse një kafe kortezie do të nxjerrë në opozitë PBDNJ-në e Vangjel Dules, por mund të thuhet me siguri se, vota e tij nuk mund të llogaritet apriori tek votat e koalicionit qeveritar.
Nga ana tjetër, një koalicion PD-PBDNJ mund të dështojë ende pa lindur. Lulzim Basha, i cili po rioganizon partinë e vet dhe koalicionin opozitar, ka deklaruar më herët se është i gatshëm të lidhë marrëveshje me çdo parti që është në opozitë me qeverinë e kryeministrit Edi Rama.
Një prej tyre është edhe ajo e Kreshnik Spahiut, me të cilin Lulzim Basha ka patur një drekë pune disa ditë më parë.
Aleanca Kuqezi lindi si një Parti Nacionaliste, goditjet më të mëdha të së cilës kanë qenë kundër Vangjel Dules. Madje koalicioni mes Ramës dhe Dules në 2013-n ishte arsyeja zyrtare që Kreshnik Spahiu artikuloi për t'u larguar nga aleanca e atëhershme opozitare me Edi Ramën.
Por, duke e patur në vëmendje historikun e ndërlikuar të atyre që sot nuk janë në koalicion me Ramën, Lulzim Bashan, po përpiqet të forcojë partinë e vet.
Tani për tani, ajo ku do të fokusohet forca më e madhe e opozitës, janë protestat, jo vetëm në Tiranë, por në çdo qytet të Shqipërisë. Ky vendim u mor në takimin e Bashës me kryetarët e degëve në rrethe dhe ata të Tiranës.
Synimi është jo vetëm të mos lihet e qetë qeveria, por protestat në qytete për çdo problem lokal, shihen nga Partia Demokratike si forma më efikase e reagimit publik kundër çdo veprimi që opozita do ta cilësojë si të padrejtë dhe korruptiv.
Pjesë e aksionit opozitar do të jetë edhe vetë kryetari i Partisë Demokratike, i cili do të rinisë këto ditë takimet në bazë me qytetarët për t'i njohur ata edhe me shtyllat kryesore të programit të Partisë Demokratike./Top Channel/
7 veset e njerëzve të famshëm që nuk heqin dorë nga karriera
Disa njerëz vendosin të heqin dorë nga karriera dhe të shijojnë frytet e saj me familjen e tyre, por ka edhe nga ata që nuk e njohin fjalën tërheqje dhe që nuk jetojnë dot pa vëmendjen e publikut. Në një artikull të “The Huffington Post”, renditen disa nga veset e këtyre njerëzve të cilët nuk duan të heqin dorë nga karriera e tyre:
Vazhdojnë të ndjekin hobet e tyre
Harrison Ford, ndonëse është 73 vjeç vazhdon të luajë në filma por në të njëjtën kohë i pëlqen shumë të udhëtojë dhe të jetë një njeri i lirë.
Zgjohen herët
Martha Steëart, (shkrimtare, gazetare), ndonëse është 74 vjeç zgjohet herët (6:30) dhe vazhdon me regjimin e saj të bukurisë.
I qëndrojnë besnikë rutinës
Mbretëresha Elizabet është një personazh që i qëndron strikte regjmit të saj. Ajo zgjohet në orën 7:30, lexon shtypin dhe mëngjesi i saj është çaji dhe drithërat.
Nuk e harrojnë palestrën
70 vjeçarja Jane Fonda nuk është pa qëllim një femër e kuruar. Ajo nuk e lë palestrën asnjëherë për asgjë në botë.
Qëndrojnë pozitivë
Aktori i famshëm, Clint Eastëood ndonëse është 85 vjeç thotë se nuk ka besuar kurrë të pesimizmi. “Nëse mendoni se do të bie shi gjithnjë në jetën tuaj, do të bie”, thotë aktori.
Nuk punojnë vetëm për para
Ëarren Buffett është një nga njerëzit më të pasur në botë. Leksioni që 85 vjeçari, ju jep gjithnjë studentëve të tij është që në jetë nuk duhet të punojnë vetëm për para, por edhe për pasion.
Ata e mbajnë mendjen të kthjellët
Aktori Michael Caine është sot 82 vjeç dhe thotë që ka një memorie fantastike. Kjo sipas tij është shumë e rëndësishme.
Video: Gjendet djali me fanelën e Messit
Një foto e cila kishte qarkulluar me një fëmijë me një fanellë të improvizuar të Lionel Messit ka bërë bujë në mediat botërore. Ai është identifikuar dhe quhet Homid, dhe ai jeton në Dohuk, të Kurdistanit.
Foto: Shikoni ku bën tatuazhin e Ritës fansi i saj grek...
Një fans i flaktë i tatuazheve dhe i Rita Orës, ka vendosur që të shprehë pëlqimin e tij për artisten.
Rita Ora sigurisht që ka bërë shumë fansa nëpër botë, por disa edhe po shkojnë në ekstreme.
Një fans i saj nga Greqia ka vendosur që të “dekorojë” dorën e tij me fytyrën e bukuroshes, transmeton “lajmi.net”.
Ai ka zgjedhur fotografinë ku Rita duket e hareshme si gjithmonë, ndërsa ka ai ka treguar se, ndihet shumë i kënaqur me rezultatin e kësaj tatuje.
Ambasadorja holandeze: Skanimi i gjyqtarëve? Pjesë e reformës
Deëi van de Ëeerd, ambasadore e Mbretësisë së Holandës, vend i cili mban presidencën e radhës së Bashkimit Europian, ishte e ftuar në një seancë dëgjimore të përbashkët mes Komisionit të Politikës së Jashtme dhe atij të Integrimit Europian.
Ambasadorja tha se 2016 është një vit i rëndësishëm për Shqipërinë, që ka nisur mbarë pas kualifikimit për Europianin e Francës. Tre janë prioritetet e presidencës tonë, tha ajo; një BE më të fortë, më shumë inovacion dhe punë përfshi lidhje më të forta me qytetarin e transpencë në rritje.
Seanca dëgjimore ka vijuar me dyer të mbyllura, por në përfundim të saj “Top Channel” e pyeti ambasadoren sesi i shikon ajo përpjekjet e deritanishme të Shqipërisë, për reformën në drejtësi.
TCH: Si i shikoni përpjekjet e deritanishme të Shqipërisë për reformën në drejtësi?
Ambasadorja van de Ëeerd: Mendoj se të gjitha partitë kanë treguar gjithpërfshirje dhe ata kujdesen për këtë reformë. Unë shpresoj që në vijueshmëri të këtij procesi ata do të vazhdojnë në punojnë që reforma të realizohet.
TCH: Një prej propozimeve në draftin e hartuar nga ekspertët për reformën në drejtësi ka të bëjë me atë që njihet si veting, pra kalim në skaner të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sa i rëndësishëm është ky element në një kohë kur ju personalisht jeni shprehur me tone të forta kritike për korrupsionin në drejtësi?
Ambasadorja van de Ëeerd: Çfarë nevojtetet është një sistem i besueshëm drejtësie në Shqipëri? Veting është një prej propozimeve dhe do të jetë pjesë e zbatimit të reformës.
TCH: A e shikoni këtë si shumë të rëndësishme?
Ambasadorja van de Ëeerd: Po.
Reforma në drejtësi, thotë ambasadorja padyshim është një kryeprioritet, por ajo duhet të kryhet për shqiptarët e etur për një drejtësi të pastër. Dështimi kësaj reforme, thotë ambasadorja, përkthehet si vuajtje e mëtejshme për shqiptarët./Top Channel/
Fullani përfundimisht i pafajshëm, “mbyll” betejën me drejtësinë
Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka mbyllur betejën e tij me drejtësinë, duke u shpallur përfundimisht i pafajshëm për akuzat e prokurorisë për shpërdorim detyre.
Prokuroria ka tejkaluar afatin duke mos depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë, për vendimin e gjykatës së Apelit, duke bërë që ky vendim të marrë formë të prerë.
Prokuroria ka tejkaluar afatin e rekursit për çështjen e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, duke mos e dërguar atë në Gjykatën e Lartë.
Zyrtarisht Prokuroria e Apelit pohoi për “Top Channel” se, nuk ka depozituar rekurs në Gjykatën e nivelit të tretë, për të kundërshtuar vendimin e pafajësisë të shpallur më 23 dhjetor nga Kolegji Penal i kësaj gjykate.
Afati për ta kryer këtë veprim ishte deri më 23 janar, ndërkohë që në tejkalim të kësaj periudhe proceduriale meqënëse nuk pati asnjë reagim nga prokuroria, vendimi i pafajësisë për Fullanin merr formë të prerë.
Ashtu si edhe apeli, më herët gjykata e shkalles së parë e shpalli të pafajshëm Ardian Fullanin për dy episode që i adresonin shpërdorimin e detyrës. Në të parën prokuroria dyshoi se Fullani me mos veprimet e tij kishte krijuar lehtësira që Ardian Bitraj e Mimoza Bruzia të vidhnin 713 milionë lekë në departamentin e Thesarit. Të dyja gjykatat e kundërshtuan prokurorinë, e cila kishte kërkuar dënimin e tij me 5 vjet burg./Top Channel/
Fotolajm: Edhe në Shkodër rrugët ndriçohen ditën...
Ashtu si Tirana edhe në Shkodër me dritat e rrugëve... “sheh rrushi-rrushin dhe piqet”.
“Ja dhe Shkodra! Nje pyetje kishim. Ky vesi i te lenit dritat ndezur ne mes te dites mos eshte gje virusal? Mos ngjitet nga bashkia ne bashki me ane te teshtimes, se s'ka si shpjegohet ndryshe...
E dini ku eshte problemi?
Jo tek demi financiar, me teper sesa tek trishtimi qe ndjejne kur i shohin ata njerez qe naten e kane gdhire ne erresire.
Vendoseni per nje moment veten ne vendin e tyre dhe do ta kuptoni se cfare eshte ironia e paperballueshme e qenies.
Te pakten per ata. Mos e beni, sepse nuk e meritojne”,- është ky komenti i këtyre fotove në rrjetet sociale.
Serbi: Bukëpjekësi shqiptar vret punëtoren serbe
Marjan Dulaj (54 vjeçar), bukëpjekës shqiptar që punon në qytetin Zajeçar të Serbisë, i ka qëlluar me revole në kokë punëtorës së tij Danijela Matijeviq (50 vjeçare), e pastaj ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke shtënë në gjoksin e vet.
Të dy janë dërguar në Qendrën për urgjenca të spitalit në Zajeçar, transmeton “Klan Kosova”.
Danijela ka vdekur, kurse Marjani është në gjendje kritike. Incidenti ka ndodhur para objektit “Bella”, në qendër të Zajeçarit, sot rreth orës 11:00.
Berisha: Ministrja Kumbaro, avokate e gangsterit të Teatrit!
“Te dashur miq, me porosi te prere te Edi Rames, Ministrja e Kultures, Kumbaro deklaroi sot ne parlament se gazetari i ABC Neës, Eni Shehu, grushtat dhe shqelmat e drejtorit gangester te Teatrit Kombetar, Hervin Çuli, i hengri si spektator dhe jo si gazetar.
Sipas kesaj logjike drejtori i Teatrit paska te drejte te grushtoj dhe shqelmoj spektatoret?!!
Te perligjesh nje akt te tille te pashembullt ne nje institucion si Teatri Kombetar, tregon se je personi me i gabuar ne ate detyre, se nuk ke asnje lidhje me kulturen dhe se dashje ose padashje ndan me drejtorin vagabond e kumarxhi te papermbajtur, moralin e tij.
Por Rama, qe vet rrifet me grushta dhe shqelma me te tjeret, zgjedhe M. Kumbaro aspak rastesisht per ti bere avokatine Çulit te tij, sepse i vellai i Ministres ndan ne Teater shumicen e fondeve me drejtorin e dajakut. Keta jane turpi i dheut! Sb.”.
Foto: Ja si duket Elita Rudi pa make-up
Bukuroshja nga Prishtina është përfolur shumë për një lidhje të mundshme dashurie me futbollistin shqiptar Bekim Balaj. Por kjo ne na intereson më së paku, tani që duam t’iu shfaqim një Elitë natyrale, të pangarkuar me grim, transmeton “ORAinfo”.
Ajo në IG-në e saj ka postuar këtë fotografi me mbishkrimin “The best make-up a girl can ëear is a smile”.
Një këshillë shumë e bukur për të gjitha vajzat që mundohen të gjejnë zgjedhjen në mes maskarash e buzëkuqësh, pa e ditur se Zoti na ka falur të gjithë të bukur.
Serbia vuan nga largimi i “trurit” në Perëndim
Numri i profesionistëve të shëndetit në Serbi ka qenë në ulje të vazhdueshme për shkak të mungesës së perspektivave të karrierës që ka nxitur mjekët e rinj të largohen nga vendi.
Do'stlaringiz bilan baham: |