Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet34/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   30   31   32   33   34   35   36   37   ...   352

Nga Albana Muçaj

‘Transoil Grup’, kompania e nxjerrjes dhe kërkimit të naftës në vend me 150 të punësuar, planifikon të shkurtojë 66% të vendeve të punës pak ditë më parë. Burime brenda kompanisë bëjnë të ditur se vendimi erdhi pas uljes së çmimit të naftës në tregun botëror nën 30 dollarë për fuçi. Vendimi drastik, për të çuar në shtëpi më shumë se gjysmën e punonjësve, erdhi pas një plani të mëparshëm për të ulur me vetëm 20% shpenzimet për paga.

Por, po të shohim vetëm planin e dy javëve më parë të kompanisë, kur kishte mbi tavolinë dy skenarë të zhvillimit të punës, kuptohet se industria e naftës në vendin tonë ka marrë rrokullimën. Vetëm pak ditë më parë, kjo kompani, planifikonte të investonte nëse çmimi i kalon 60 dollarë për fuçi, dhe do të punonte për të ulur shpenzimet, nëse çmimi do të ishte nën këtë kufi. Nuk flitej për shkurtime nga puna, për sa kohë nuk pritej zbritja e çmimit nën koston e prodhimit.

Por përgjysmimi, e më shumë i stafit të një kompanie, është vetëm maja e ajsbergut të një industrie që ka hyrë në kolaps në të gjithë botën. Të gjitha sipërmarrjet, mes kërkimit, nxjerrjes, përpunimit e eksportit të naftës, kanë “fikur motorët”.

Kompania më e madhe në këtë fushë te ne, ‘Bankers Petroleum’, për herë të parë pas pesë vjetësh, ka vendosur të mos shpojë puse të reja në 6 muajt e ardhshëm. Në njoftimin e fundit zyrtar të kompanisë, thuhet se, “si pasojë e çmimeve të paqëndrueshme të naftës edhe në fillim të vitit 2016, Bankers ka zgjedhur të pezullojë aktivitetin e shpimit deri në përmirësimin e çmimeve me qëllim për të mbrojtur forcën e bilancit financiar të kompanisë”.

Vendimi është marrë para se çmimi i naftës në bursa të zbriste nën 30 dollarë për fuçi, ndërsa nafta shqiptare kuotohet në bursa në nivele më të ulëta. Javës së kaluar, nafta bruto e nxjerrë nga fushat shqiptare, ishte 20-23 dollarë për fuçi (pasi shitet me skonto ndaj treguesit referenë europian Brent).

Paralizimi i industrisë i nisur që gjatë vitit të kaluar, po përfshin gjithë trupin e industrisë këta muaj. Bankers saktëson se “dy sondat shpuese të përdorura përgjatë vitit 2015 janë ndalur përkohësisht në muajin dhjetor. Aktiviteti i shpimit do të rinisë me rritjen e çmimeve, sondat do të qëndrojnë në vend dhe do të jenë të gatshme për të rinisur aktivitetin në një të ardhme të shpejtë.

Por, ndërsa Bankers ka tkurrur zgjerimin e saj, duke ulur lehtësisht prodhimin, e pa shkurtuar deri më tani punonjësit, krizën më të thellë po e ndiejnë nënkontraktorët e saj. Një prej tyre është Phoenix. Përfaqësuesi i kësaj kompanie tha se “kemi fshirë çdo plan investimi, duke u ndalur në vend. Ai pranoi se është reduktuar stafi, por i pyetur për nivelin e shkurtimeve, u shpreh se nuk mund të japë një numër, “pasi plani i shkurtimeve është ende në proces”.

Transatlantic Petroleum (ish ‘Streem Oil’), kompania që ka dalë në shitje që vitin e kaluar vlerësohet të këtë tkurrur në nivel minimal shpenzimet, ndërsa përfaqësues të kompanisë nuk flasin për shkurtime të vendeve të punës së fundi.

Dëmi arrin në buxhet

Kriza që ka mbërthyer produktin më të eksportuar nga Shqipëria vitet e fundit pritet të infektojë tregun privat të prodhimit e konsumit, por edhe financat publike.

Prej shtatorit të vitit të kaluar, të gjitha sipërmarrjet së bashku kanë dërguar në shtëpi rreth 500 naftëtarë. Sektori zinte me punë 4 mijë veta mes kompanive të nxjerrjes dhe nënkontraktorëve të tyre. Vetëm në fushën e Patos-Marinzës llogariten rreth 2 mijë të punësuar.

Zyrtarë pranë kompanive vërejnë se nëse ky nivel çmimi vazhdon mbi 6 muaj, do të detyrohen të mbyllin aktivitetin të gjitha kompanitë.

Zhvillimet tejet të zymta të industrisë, që detyruan vetë sipërmarrjet të përforcojnë brenda muajit planet e tyre, janë shqetësim për mbarëvajtjen e ekonomisë në tërësi. Të ardhurat e ulëta nga renta e naftës së eksportuar, ishin “shtylla e kalbur” e të ardhurave të buxhetit që gjatë vitit të kaluar, kur çmimet po uleshin, e nga pak edhe prodhimi. Kur financat nuk parashikuan trendin e uljes vitin e kaluar, pikëpyetja lind sa e kanë përfshirë në planin e tyre të të ardhurave për këtë vit, një pezullim të mundshëm të industrisë së naftës. Kjo do të fillojë të duket që muajt e parë të vitit, ndërsa sfida e realizimit të të ardhurave, sigurisht më e madhe se ajo e vitit të kaluar.

Krahas të ardhurave të munguara në buxhet, financave publike rrezikon t’u kushtojë më shtrenjtë këtë vit mbajtja në këmbë e ‘Albpetrol’. Burime zyrtare pranë kësaj kompanie theksojnë se nuk ka një plan shkurtimesh të punonjësve. Megjithatë, njohës të tregut të naftës paralajmërojnë se ‘Albpetrol’ do të gjendet para sfidës për të ristrukturuar organikën e saj, ose qeveria duhet të përballojë një pjesë të kostos.



Nafta, braktiset nga financimi

Një fenomen global është ai i vështirësive të financimit kur rriten pasiguritë.

Kompanitë në tregun vendas po përballen edhe me mungesën e lartë të financimit. Për të mbijetuar deri në rritjen e çmimit do t’u duhen para borxh, por bankat duket se kanë mbyllur rubinetin e financimit për këtë industri, ku rëndon pikëpyetja më e madhe e mbarëvajtjes. Punonjës të administratës pranë disa prej shoqërive, thonë se “çështja është se po s’patën financime për të paguar pagat, lëndën e parë, energjinë, nuk mund të mbijetojmë, pasi edhe nëse kompania vendos të mos e mbyllë aktivitetin, ai do të bllokohet nga tatimet, nga furnitorët, të cilët nuk japin materialet bazë nëse nuk paguhen”. Sipas tyre, industria po mbijeton tani me financime të dëshpëruara, duke paralajmëruar se do të ketë vonesa në pagesat e faturave apo detyrimeve fikse të tyre. Në kushtet aktuale, financierë të kompanive thonë se sipërmarrjet nuk marrin dot hua në banka. Këtij sektori, sipas tyre, nuk i jepet më as overdraft, kredia që shpesh përdoret për pagesa emergjente si pagat.

Ndaj, operatorët thonë se nuk bëhet fjalë për ulje të prodhimit, por për ta mbyllur aktivitetin. Niveli i humbjes tek ne llogaritet në 12-15 dollarë për çdo fuçi që prodhohet.

Panajot Soko, mbikqyrës financiar dhe risku pranë ‘Transoilgroup’, thotë se sot nafta po shitet 20 dollarë për fuçi, kur kostoja mesatare e nxjerrjes së një fuçie është 31-32 dollarë. Pra, të ardhurat mbulojnë vetëm 60% të kostove.

Nga çmimi 2 dollarë shkojnë për taksat, ndërsa në shpenzimet e një kompanie të nxjerrjes së naftës futen paga, sigurime, energji, hollues, materiale ndihmëse.

Ulja e shfrytëzimit të rezervave tona të naftës ka një anë të saj pozitive. Ruajmë “pa dashje” pasurinë nëntokësore. Por, për ekonominë tonë, çështja bëhet shqetësuese, për sa kohë (edhe pse lëndë e parë e me shumë vlerë të shtuar), nafta është bërë burimi kryesor i të ardhurave.

26/01/2016..............................
Video: Si u arrestuan anëtarët e rrjetit të trafikut të prostitucionit

Policia e Shtetit shpërndau pamje filmike të operacionit Tempesta që çoi në pranga 17 shqiptarë për trafik prostitucioni. 5 prej tyre u arrestuan në Shqipëri, në Tiranë, Durrës e Fier.

Këto filmime tregojnë momentin e prangosjes nëpër shtëpitë e tyre të Edër Dorzit dhe Dorian Sinanit, të kapur në Tiranë, të Julian Lilës e Ened Bares të arrestuar në Fier dhe të Silvo (Eduard) Ndreaj të arrestuar në Durrës.
Ja pse Klodi Lesi mori vetëm njërin djalë pasi vrau të shoqen...

Shqiptari që vrau me thikë gruan greke dhe u arratis me djalin e vogël e kishte planifikuar gjithçka që më parë. Kështu të paktën shkruajnë mediat greke, duke iu referuar policisë.

“Në momentin e arrestimit Klodi Lesi kishte me vete 3500 euro dhe një çantë me ushqime”,- shkruajnë mediat greke, duke shtuar se, ai nuk ia ka lënë rastësisë.

Kjo, edhe pse ai ka thënë se vrasja ndodhi në sherr e sipër. “Nuk ke pse merr kaq para me vete kur nuk ke ndërmend të bësh diçka të tillë”,- thuhet më tej.

Lesi në prokurori nuk ka kërkuar asgjë, as ndonjë bisedë me familjen e tij në Shqipëri.

“Star.gr” shkruan se, planet e tij ishin të qarta, por ato u prishën kur shoku i tij nga Shqipëria e la “në baltë” dhe nuk i’u përgjigj si ai do të donte, telefonatës së tij, për ta ndihmuar të vinte në Shqipëri.

E pas kësaj, edhe taksisti që nuk e ndihmoi t’i drejtohej Selanikut. Ai është përgjigjur se kishte dobësi për djalin e vogël, ndaj zgjodhi të merrte atë me vete. “Ai nuk do më krijonte probleme, ndërsa i madhi po”,- është shprehur ai në polici.

Ja për çfarë e merr malli Almedën kur është topless në pishinë...

Bukuroshja shqiptare e cila prej vitesh jeton në Turqi, Almeda Abazi, së fundi ka postuuar një foto në profilin e saj Istagram, ku shfaqet topless në pishinë. Duket se, Almeda, është lodhur nga i ftohti dimëror pasi në diçiturën e fotos ajo ka shkruar: “më ka marrë malli për verën”.



Manjani te Hipotekat: Tolerancë zero punonjësve që shkelin afatet
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi të martën se dixhitalizimi i jep fund problemeve që paraqiten pranë Zyrës të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Ministri vuri në dukje se edhe pse ka përmirësim të dukshëm pranë këtyre zyrave gjatë 2 muajve të fundit, sërish shërbimi që iu ofrohet qytetarëve është larg standardeve.

“Asnjë tolerancë nuk do të ketë për këdo që shkel afatet . Kjo është e panegociueshme. Kushdo qoftë zyrtari që kapet me shkelje afatesh nuk mund të shërbejë më në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme”, deklaroi Manjani.

Sipas tij, kjo ka qenë edhe arsyeja se pse ne kemi sugjeruar edhe masa ekstreme administrative, ndaj të gjithë atyre që shkelin ligjin, apo përdorin autoritetin e shtetit dhe të ligjit për të kërkuar para. Ai tha se i është kërkuar Prokurorisë dhe gjithë agjencive të tjera shtetërore që të rrisin aftësinë provuese kundrejt çdo zyrtari të zyrave të hipotekës që kërkon para.

Manjani bëri publik edhe një urdhër të shpërndarë për të gjitha zyrat e regjistrimit, ku bën të detyrueshëm bashkëpunimin me zyrat e legalizimeve.

“Të gjithë drejtuesit e zyrave vendore janë të detyruar që të bashkëpunojnë me zyrat e ALUIZNI-t për të ndërtuar punë të përbashkët me një hartë të përbashkët. Harta zyrtare që do të përdoret për tituj pronësie do të jetë harta e ALUIZNI-t. Kushdo që e refuzon këtë do të mbajë përgjegjësi zyrtare, ligjore dhe kushtetuese”, u shpreh Manjani.

Ministri po ashtu theksoi se Kryeregjistruesi do të bëjë publik çdo vend vakant që krijohet në shërbimin e zyrës së regjistrimit të pasurive kudo qoftë në të gjithë territorin asnjë emërim në detyrë nuk do të bëhet pa iu nënshtruar më parë një konkursi publik.


Basha mbledh krerët e degëve: Protestat t’i shtrimë në mbarë vendin

Pas pjesëmarrjes në panelin për të diskutuar mbi reformën zgjedhore, ku ishte i pranishëm kryeministri Rama, kryeparlamentari Meta, ambasadori amerikan Lu dhe përfaqësues të BE e OSBE, Lulzim Basha ka mbledhur në një takim krerët e degëve të PD.

Takimi ka për qëllim koordinimin e aksionit opozitar për shtrirjen e protestave në të gjithë vendin.

Ai synon gjithashtu edhe riorganizimin e PD, në një kohë kur opozita vazhdon të këmbëngulë për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohëshme me një qeveri teknike.

Në takim është bërë e ditur se drejtuesit e PD do të zbresin për takim eme qytetarët në rrethe për të diskutuar mbi situatën ekonomike e sociale dhe shpalosjen e platformës së demokratëve.
Video: Kulmi i papërgjegjshmërisë, fëmija futet në bagazh dhe...
Vetëm një prind “teveqel” dhe aspak i zgjuar mund ta bëjë një veprim të tillë në Shqipëri. Shikojeni këtë makinë e cila në bagazhin e saj veç të tjerash mban edhe një fëmijë në një kohë që portobagazhi është i hapur.
Me asgjë tjetër nuk mund ta përkufizojmë këtë veprim se sa me kulmin e papërgjegjshmërisë.

Në viedeo në pamje duket qartë se një autoveturë tip “Fiat Punto” udhëton me një fëmijë 3-4 vjeç të futur në bagazh. Por më e keqja është se portobagazhi është e hapur dhe vogëlushi mund të rrëzohet nga momenti në moment.

Nëse drejtuesi i automjetit është babai apo jo i fëmijës, pak rëndësi ka.

Kjo është papërgjegjshmëri! Videoja është filmuar në zonën e Maminasit./jetaoshqef.al/


Kush ka lindur nga 1950 -1980 nuk duhet ta humbasë këtë renditje
1. Kur bridhnim në biçikletë nuk mbanim kokore.

2. Pinim ujë nga tubi i çezmës, dhe jo nga shishja me ujë mineral.

3. Kalonim orë të tëra duke ndërtuar karroca me kushineta dhe fatlumët që kishin pranë shtëpisë rrugë të rrëpira, lëshoheshin, dhe në gjysmë të rrugës kujtoheshin që nuk kishin frena. Pas shumë përplasjesh, me mure e shkurre, mësuam të zgjidhnim problemin. Po, përplaseshim me shkurre, dhe jo me makina…

4. Dilnim të luanim, me të vetmin detyrim që të ktheheshim para se të perëndonte dielli. Nuk kishim celularë, kështu askush nuk na gjente dot… e pamendueshme.

5. Priteshim, thyenim ndonjë kockë, humbnim ndonjë dhëmb, dhe askush nuk denonconte për këta incidente. Faji nuk ishte i askujt, faji ishte i yni.

6. Hanim bukë me vaj, bukë me gjalpë, pinim ujë me sheqer dhe nuk kishim asnjëherë probleme me mbipeshën, sepse ishim gjithmonë në lëvizje duke luajtur.

7. Kur na binte në dorë ndonjë pije, e ndanim më katërsh. Pinim nga e njëjta shishe dhe askush nuk vdiste prej kësaj.

8. Nuk kishim playstation, nintendo 64, xbox, videolojëra, televizion kabllor me 99 kanale, dolby surround, celularë, kompjuterë, internet… por në vend të kësaj, kishim shumë miq.

9. Dilnim, shëtisnim me biçikletë ose ecnim në këmbë deri tek shtëpia e shokut, i binim ziles, ose thjeshtë hynim pa trokitur, ai ishte aty dhe ne ia nisnim lojës.

10. Po! Dilnim atje përjashta! Në botën mizore! Pa një roje. Si ia bënim? Sajonim lojëra me shkopinj dhe topa, krijonim skuadra për të bërë një lojë. Jo të gjithë zgjidheshin për të luajtur, dhe ata që nuk zgjidheshin, nuk është se shkonin tek psikologu për të trajtuar traumën…

11. Disa studentë nuk ishin të shkëlqyer si të tjerët, dhe kur humbisnin një vit e përsërisnin. Askush nuk shkonte tek psikologu, askush nuk vuante nga probleme të vëmendjes apo hiperaktivitetit. Thjeshtë bënte pak pushim dhe përsëriste vitin.

12. Kishim liri, dështime, suksese, përgjegjësi… dhe mësonim t’i kontrollonim.


Atëherë, pyetja e madhe është kjo: si ia kemi dalë që kemi mbijetuar?/bota.al/

Bukuroshja e ekranit Klea Huta, së shpejti me diplomë...

Prezantuesja bukuroshe e disa spektakleve në televizionet shqiptare, Klea Huta, shumë shpejt do të rikthehen në ekran me talent-shoun “Gjeniu i Vogël”, të cilën ajo është përzgjedhur ta drejtojë për të dytin sezon radhazi.

Por ky nuk do të jetë gëzimi i vetëm për moderatorin simpatike, e cila ka fituar eksperiencë dhe siguri tashmë në skenë.

Burime të besueshme pranë saj kanë bërë të ditur, se bukuroshja e ekravene pret të diplomohet në muajin mars për Akademinë e Arteve të Bukura.

Provimi i fundit i saj para diplomimit do të jetë vënia në skenë e një shfaqeje.

Duket se këto dy muajt e ardhshëm do të jenë shumë të ngarkuar për Klean, sa nga “Gjeniu” aq nga fakulteti…


Ushtari amerikan që ia besoi jetën, komandos shqiptar Peçi
Herën e fundit që Michael Trost e kishte parë Aleksandër Peçin, të dy burrat ishin të shtrirë për toke në një nga rrugët e një fshati të vogël në Afganistan, duke pyetur veten e tyre mes një breshërie armësh se a ishte ky një përfundim i dhunshëm i jetës së tyre në tokë.

Ribashkimi i tyre të hënën në aeroportin “McGhee Tyson” ishte një ngjarje e lumtur, pasi Trost për herë të parë takoi ish-shokun e luftës, Peçin, të cilin s’e kishte parë që nga dita e tmerrshme e shkurtit të 2012, shkruan “The Daily Times”.

“Herën e fundit që e kam parë atë, ishim në fushëbetejë”,- ka thënë Trost, duke shtuar: “Ne e shikuam njëri-tjetrin, dhe nuk e dinim nëse do t’ia dilnim”, transmeton “Koha.net”.

Ai e quan një mrekulli ritakimin me të, duke thënë se krijohet një lidhje e veçantë nga raste të tilla. “Duke e parë atë tani… është si një mrekulli. Kjo është një lidhje që krijohet tek ushtarët kur ata janë në një situatë të tillë së bashku. Mbështeteni te njëri-tjetri, edhe nëse nuk e flisni të njëjtën gjuhë”,- është shprehur Trost.

Tregimi i Trostit mund të jetë i njohur për qytetarët e Blount Countyt, vendlindja e tij. Ai i ishte nënshtruar një trajtimi mjekësor, kur në vitin 2012, ai, së bashku me ushtarët e tjerë të stacionuar në Afganistan, kishin rënë në pritë të Policisë Kombëtare Afgane.

Në këtë sulm të afganëve Trost humbi gjysmën e dorës së tij të djathtë, që e la me lëndime të mëdha në ekstremitetet e tij të ulëta. Atij iu deshën rreth tre muaj trajtim në spitalet ushtarake para se të mund të kthehej në shtëpi, në Blount County.

Që nga atëherë ai është nderuar me çmimet “Purple Heart” dhe “Bronze Star”, ndërsa është nderuar edhe nga presidenti Barack Obama e është trajnuar edhe nga bejbollistët profesionalë si dhe është vizituar nga të famshmit.

Por, afër katër vjet që nga aksidenti, Trost ende nuk e kishte parë mikun e tij Peçin, ushtarin shqiptar me të cilin kishin ndarë së bashku një post ushtarak dhe një përvojë që i ka ndryshuar jetën.

Trost, një ish-anëtar i Njësisë 489 të Ushtrisë Rezervë jashtë Knoxvillet, kujtoi ditën e sulmit që ishte afër t’i merrte jetën derisa priste aeroplanin e Peçit që të vinte të hënën i stacionuar në një bazë në anën lindore të Afganistanit përgjatë kufirit me Pakistanin – një bazë që ishte edhe shtëpia e një njësie të vogël ushtarake shqiptare – Trost tha se ai dhe ushtarët e tjerë ishin në misionin e ashtuquajtur të “punëve civile” më 20 shkurt 2012, për t’u takuar me zyrtarët e shkollave dhe udhëheqësit fetarë në fshatrat e asaj zone.

Trost ka treguar se ai, Peçi dhe një oficer tjetër shqiptar po qëndronin jashtë automjeteve të tyre, duke biseduar në fshatin e vogël të Robatit, kur kishin dëgjuar breshëri të shtënash me armë. “E shtëna e parë erdhi drejt meje dhe më goditi në mes të dorës”,- ka thënë Trost, duke mbajtur dorën e djathtë tani në mungesë të gishtit tregues, dhe një gisht tjetër.

Përkundër që mori lëndime të rënda dhe ishte i tëri i gjakosur, Trost tregon se automjete tjera të armatosura nga prapa nuk ndalnin të shtënat, duke e goditur atë përsëri, tani në kofshë dhe në të dy këmbët.

Plumbat kishin goditur edhe oficerin tjetër shqiptar duke e lënë të vdekur, ndërsa Trost dhe Peçi, pavarësisht lëndimeve të rënda, kishin adrenalinë të mjaftueshme për t’u strehuar. “Vrapuam aq shpejtë sa mundnim, por u lodhëm para se të mund të arrinim tek caku. Pastaj të shtrirë për toke shikonim njëri-tjetrin. Ai ishte goditur në fytyrë dhe më pyeste mua ‘a je mirë?’”

Kur Peçi më në fund arriti në aeroportin e “McGhee Tyson”, rreth orës 20:00, një djalosh i pashëm në vitet e 30-ta, tregoi se atij iu deshën rreth katër muaj që të shërohej nga plagët.

Fytyra e tij ende mbart një shenjë me ngjyrë kafe nën syrin e tij të majtë, vendi ku plumbi i mitralozit e kishte goditur, duke kaluar nëpër fytyrën e tij dhe duke dalë në anën e djathtë të pjesës së poshtme të nofullës. Peçi u shpreh se, “është shumë i lumtur që takon përsëri Michaelin”.

“Ishte një situatë vërtetë e keqe, kur ishin së bashku herën e fundit, pasi të dy ishin shumë rëndë të plagosur”,- ka thënë Peçi, transmeton “Koha.net”.

Peçi ka treguar se, ka kaluar edhe shtatë muaj të tjerë me shërbim në Afganistan pas rikuperimit nga lëndimet. Tani me disa përfitime ushtarake në dispozicion nga Qeveria, ai jeton së bashku me gruan dhe dy vajzat e tij në Shqipëri, por është duke e shqyrtuar mundësinë që të zhvendoset në SHBA.

Trost, nga ana e tij ka thënë se, do ta ndihmojë në çdo mënyrë që mundet Peçin, pasi e konsideron më tepër se vëlla, të cilit do t’i besonte edhe jetën. “Ai është dikush që e konsideroj më tepër se vëlla. Do t’ia besoja atij edhe jetën”,- është shprehur Trost.

Mirela Kumbaro: Shqipëria, një fshat i madh ku fatkeqësisht...

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e ftuar në emisionin "Shih programin", të gazetarit Enkel Demi, në TVSH, e ka cilësuar Shqipërinë një "fshat të madh, ku për fat të keq jetojmë".

Shqipëria vërtet mund të jetë një vend ku jetohet keq, por e thënë kjo nga një ministre, ngjan si kapitullim edhe i qeverisë ndaj gjendjes së vështirë që po kalojnë qytetarët shqiptarë.

Më shumë akoma, duket si një legjitimim i asaj që kryeministri Rama po mundohet ta fshehë prej kohësh, ikjes masive të shqiptarëve drejt perëndimit.

Ministrja Kumbaro mund ta quajë veten vërtet fatkeqe që i ka rënë të jetojë këtu dhe mbase mendon se, do të meritonte një vend ku e ku më të mirë se Shqipëria, por sa fatkeqë mund të ndihen ata shqiptarë që drejtohen nga një ministre që e quan fatkeqësi që jeton bashkë me ta.

Ja se çfarë ka thënë Kumbaro, kur është pyetur nga gazetari për çmimin që iu dha librit "Vrima":



Ju e dhatë vetë çmimin për librin “Vrima” dhe këtu u bë nami apo jo?

"Nuk u bë nami për botimin e plotë të veprës së De Radës që u bë për herë të parë në Shqipëri, e kuruar nga dy profesorët arbëreshë, Mandala dhe Altiomari, ndërkohë që ia vlente të bëhej nami, sepse ishte një botim me vlerë. Nga ana tjetër u bë ngjarje, për çmimin “Lumo Skëndo”, një çmim i cili është dhënë nga Biblioteka Kombëtare dhe është çmim bibliofilie, që do të thotë është çmim për libërlidhjen më të mirë të librin.

Unë sapo kam marrë detyrën i kam dhënë fund një historie qokash, si kanë qenë çmimet vjetore të letërsisë, aq sa edhe kur ka patur libra me vlerë kritika është tretur, sepse e kanë dominuar llafet e historitë e fshatit të madh, ku për fat të keq jetojmë.

Ndaj unë i reduktova nga dhjetë çmime në dy të tillë, me juri krejt të pavaruar nga Ministria e Kulturës. Çmimin “Lumo Skendo” Ministria e Kulturës ia kaloi Bibliotekës Kombëtare, e cila ka dhe ekspertë të libërlidhjes".


Fotolajm: Këta serfistë janë vërtet njerëz me fat...

Kur pushon në Haëaii duhet të jesh vigjilentë, pasi gjithnjë do të përballesh me surpriza. Ja tek shohim këta të rinj të cilët kanë patur një “mysafir” mes tyre. Atyre u është shfaqur një balenë gjigande, e cila nuk ka qenë aspak armiqësore me ta.


Matadori i çmendur, lufton demin me vajzën 5-muajshe në krahë
Matadori spanjoll, Francisco Rivera Ordonez, ka luftuar me demin në arenë, duke mbajtur në krahë vajzën pesëmuajshe.

Fotoja që ka bërë xhirron e botës në rrjetet sociale, ka tërhequr kritika të shumta, por matadori është mbrojtur duke thënë se, kjo është një traditë familjare.

“Im atë ka luftuar në këtë mënyrë, duke më mbajtur mua, po ashtu edhe gjyshi. Edhe unë kam mbajtur vajzën time, Cayetana dhe tani Carmen”,- thotë matadori.

Skandal evazioni fiskal në Seria A: Në hetim Lotito, Galiani, De Laurentis
Futbolli italian është goditur nga një tjetër skandal i rëndë, duke përfshirë hetimin e 64 personave mes tyre disa prej presidentëve më të njohur të Seria A dhe Seria B. Guardia di Finanza ka nisur hetimet dhe po bën sekuestrot e pasurive dhe sendeve të tjera për 64 presidentët, lojtarët apo përfaqësues të tjerë të klubeve italiane.

Hetimi është nisur dhe drejtuar nga prokuroria e Napolit, me prokurorët, Danilo De Simone, Stefano Capuano dhe Vincenzo Ranieri, të koordinuar nga prokurori i Republikës Vincenzo Piscitelli.

Hetimi është kompleks dhe është bërë në 35 shoqëri futbollistike në Serinë A dhe B, në qindra subjekte të tjera dhe ka nisur që në vitin 2012.

Presidentët nën hetim

Mes presidentëve apo të deleguarve të skuadrave të hetuar nga Prokuroria e Napolit dhe që ka dërguar në sekuestrimin e 12 milionë eurove është, Presidenti i deleguari Milanit, Adriano Galliani, Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, Presidenti i Lacios, Claudio Lotito, ish-presidenti i Juventusit, Jean Claude Blanc.

Mes lojtarëve është nën hetim Lavezzi, ish-lojtari Hernan Crespo. Mes të përfshirëve nën hetim është edhe Alessandro Moggi. Guardia di Finanza është duke bërë një kontroll edhe në selinë e Milanit. Ata kanë shkuar atje rreth orës 08:30 minuta të mëngjesit.


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   30   31   32   33   34   35   36   37   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish