Ditë të vështira na presin
Banka Botërore, në një studim të zgjeruar për ndikimet e klimës në Shqipëri, specifikisht në sektorin e bujqësisë, lajmëron për periudhë të vështirë, të paktën deri në vitin 2050.
Reduktimi i varfërisë dhe menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore (përfshirë tokën, ujin dhe biodiversitetin) janë ndër objektivat e qeverisë shqiptare. Megjithatë, strategjitë dhe legjislacioni nuk përkthehen gjithmonë në programe dhe projekte, kryesisht për shkak se shumica e aktiviteteve të përfshira në këto strategji kërkojnë investime, të cilat janë shumë të larta për buxhetin e shtetit, analizon Banka Botërore. Zbatimi i tyre pengohet edhe nga kapacitetet e kufizuara profesionale të institucioneve përkatëse.
Për këtë arsye, mbështetja e vazhdueshme ndërkombëtare është një element i rëndësishëm për garantimin dhe zgjerimin e zbatimit. Aftësia për të mbledhur dhe për të gjeneruar të dhënat meteorologjike për fermerët është shumë e kufizuar. Instituti Hidrometeorologjik kryesor në Shqipëri është Instituti i Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, një qendër në Universitetin e Tiranës. Ky rregullim institucional e ka lënë institutin me një mungesë akute të financimit. Nevoja për ngritje të kapaciteteve për parashikimin e motit paraqitet emergjente. Në shumë raste, fermerët shqiptarë u referohen shërbimeve meteorologjike të vendeve fqinjë.
Një fermer, i cili ka një fermë 10 hektarë në Ultësirën Perëndimore, do ta ketë të vështirë të kultivojë pemëtarinë, pasi rrënjët e pemëve kalben gjatë stinëve me lagështi sidomos nëse përmbytjet ndodhin gjithnjë e më shpesh. Në këtë aspekt, fermerët duhet të jenë të azhurnuar me shërbimin meteorologjik në mënyrë që të orientojnë investimet me ndryshimet e klimës – sugjeron Banka Botërore.
Ngrohja mesatare gjatë 40 viteve të ardhshme pritet të rritet me rreth 1.5oC, shumë më e madhe se rritja me 0.5oC e vërejtur gjatë 50 viteve të fundit. Por ndryshimet në reshje janë shumë më të pasigurta se ndryshimet e temperaturës. Studimi tregon rënie të reshjeve mesatare vjetore për Shqipërinë rreth 50 mm deri në vitin 2050, shumica do të jetë e përqendruar në Ultësirën Perëndimore, duke përfshirë zonat përreth Lushnjës, Vlorës, Fushë-Krujës dhe Shkodrës, ku reshjet mund të jenë 150 mm në vit. Për sektorin e bujqësisë në Shqipëri, përmbytjet janë veçanërisht problematike në pranverë, kur ato mund të vonojnë ose parandalojë mbjelljen e kulturave të verës, dhe gjatë verës, kur përmbytjet mund të shkatërrojnë rritjen e tërë vitit dhe duke parandaluar korrjet në kohë.
Rritja e temperaturës gjatë verës mund të jetë me 4-5ºC në malet veriore të Shqipërisë. Përveç kësaj, rëniet e reshjeve pritet të jenë më të mëdha në periudhën maj-shtator, veçanërisht në malet jugore dhe veriore. Rezultatet tregojnë se rrushi dhe ullinjtë do të jenë më të prekura nga ndryshimet klimatike, me rënie të prodhimit në të gjitha zonat e vendit, por veçanërisht në ato fushore.
Rendimentet e grurit mund të rriten. Prodhimi i jonxhës duhet të rritet në shumicën e rajoneve. Efektet e pritshme të misrit ndryshojnë sipas rajonit, me rritjen e prodhimit në malësitë jugore dhe më ulët në rajone të tjera.
Klima, rrezik jo vetëm për Shqipërinë
Ekspozimi ndaj klimës dhe rrezikut të fatkeqësive po rritet në nivel global, veçanërisht për të varfrit. Numri i fatkeqësive klimatike vetëm në dekadën e fundit është rritur pothuajse dy herë me atë që është shënuar në 1980. Duke punuar me mbi 400 partnerë, Fondi Global për Reduktimin e Katastrofave dhe Rimëkëmbjes (GFDRR) është duke ndihmuar në menaxhimin e rrezikut të fatkeqësive në axhendën e zhvillimit të pas 2015.
GFDRR mbështet mbrojtjen nga fatkeqësitë klimatike në mbi 89 vende me mbështetje financiare më shumë se 3 miliardë dollarë.
Fatkeqësitë natyrore mund të shkaktojnë kosto të pamendueshme dhe do të ndikojnë tek më të varfrit dhe do të rrisin disprorporcionet me të pasurit.
Cikloni më i madh i regjistruar në histori zbarkoi në Paqësor dhe goditi 83 ishuj të Vanuatusë, ku baticat rrëmbyen fshatra të tëra, gëlltitën infrastrukturën dhe shkatërruan tërësisht të mbjellat. Më shumë se dy të tretat e popullsisë u prekën dhe ministri i Financave të vendit e përshkroi ndikimin e stuhisë si “shkatërrimin e të gjitha viteve të zhvillimit dhe investimeve”.
Banka Botërore pohon se, urbanizimi i shpejtë dhe zhvillimi i paplanifikuar kanë vënë në rrezik më shumë njerëz se kurrë më parë. Më shumë se një milion njerëz në javë janë duke lëvizur në qytete, me 90% të rritjes urbane që është duke u zhvilluar në Afrikë dhe Azi.
Këto tendenca do të vazhdojnë të rrisin numrin dhe peshën e ngjarjeve nga fatkeqësitë. Në dekadën e fundit është parë gati dyfishi i numrit të fatkeqësive klimatike në krahasim me deri në 1980.
Për fat të mirë, është e mundur që vendet si Vanuatu të fuqizohen dhe të tjerët të bëhen më elastikë. Përmes asistencës teknike, ndërtimin e kapaciteteve, Fondi Global për Reduktimin e Katastrofave dhe Rimëkëmbjes (GFDRR) ndihmon vendet e cenueshme për të reduktuar katastrofat klimatike. Menaxhuar nga Banka Botërore, GFDRR është një partneritet botëror i financuar nga 22 partnerët donatorë me një mision për të ndihmuar vendet në zhvillim, për të kuptuar më mirë dhe për të reduktuar dobësitë e tyre ndaj rreziqeve natyrore dhe të përshtaten me ndryshimin e klimës./Monitor/
Fotogaleri: Irina Shayk superseksi me të kuqe
Modelja ruse Irina Shayk ka shkëlqyer në mbrëmjen e Audit në Kitzbuehel. Supermodelja ishte veshur me të kuqe dhe me hiret e saj “vodhi” skenën.
Video: Triblimi fantastik i Lenjanit, që i ngjan Di Marias
Ermir Lenjani ishte protagonist në ndeshjen e djeshme ku Nanta barazoi 2-2 përballë Bordosë.
Ai dha asistin e golit të dytë të Nantës, e cila nuk arriti dot të merrte 3 pikët për shkak të një autogoli të Canës.
Por, siç do të shihni edhe në video, triblimi i Lenjanit përpara se të krosonte në zonë, ishte një lëvizje alla-Di Maria.
Raporti i BB: Korrupsioni dhe ligji selektiv, frenojnë ekonominë
Banka Botërore deklaroi se ekonomia shqiptare po frenohet nga klima e vështirë e biznesit, korrupsioni masiv në sektorin publik dhe zbatimi selektiv i ligjit. Në një raport të publikuar vetëm pak ditë më parë, i cili analizon me hollësi ekonominë shqiptare, Banka vëren se pavarësisht përmirësimeve barra rregullatore mbi biznesin mbetet e madhe duke u pasqyruar, sipas saj, në ambientin mediokër të investimeve.
“Të përballesh me lejet e ndërtimit, inspektimet dhe regjistrimin e pronës në Shqipëri është shumë më e kushtueshme se sa në vendet e tjera të rajonit”,- thuhet në raport.
Por përveç kësaj, bizneset shqiptare goditen edhe nga korrupsioni i zyrtarëve.
“Bizneset dhe sipërmarrësit ankohen për zbatim selektiv të ligjit dhe burokraci të rënduar”- thotë Banka Botërore. Sipas saj, këta faktorë paraqesin pengesa serioze për biznesin dhe investimet.
Për këtë qëllim BB vëren se është e domosdoshme përmirësimi i klimës së biznesit, i cili do të ndihmojë në uljen e korrupsionit dhe informalitetit. Shqipëria mbetet në 30% të vendeve me nivelin më të lartë të korrupsionit në botë duke u renditur shumë më keq se sa vendet fqinje të rajonit.
Klima e biznesit
Vitin e kaluar renditja e Shqipërisë në klimën botërore të biznesit u përkeqësua me 35 vende, një nga rëniet më të mëdha historike. Sipas Bankës Botërore, Shqipëria është aktualisht vendi i vetëm në Europë që ka një klimë biznesi më të përkeqësuar se sa në vitin 2011, ndërkohë që vendet e tjera të rajonit kanë reformuar ekonomitë e tyre duke e bërë më të lehtë të bërit biznes.
Rëndimi i klimës së biznesit i shoqëruar dhe me krizën e gjatë ekonomike ka rrudhur investimet në ekonomi. Sipas të dhënave zyrtare të FMN, nivelet 36% e Prodhimit Kombëtar që ishin në vitin 2010 aktualisht investimet totale në ekonominë shqiptare kanë rënë në rreth 26% e PBB.
Video: Miu që habiti mediat në stadiumin “Old Trafford”
Manachester United ka dëshpëruar gjithë tifozët e pranishëm në stadiumin “Old Trafford”, pasi u mund nga Southampton me rezultat minimal 0-1. Megjithatë, vëmendjen e mediave botërore mori një tjetër gjë.
Në minutën e 73-të, ndodhi diçka, që rrallë herë shihet edhe në stadiumet e Shqipërisë.
Në fushën e gjelbër të “Old Trafford” u shfaq një mi, i cili mori vëmendjen e medieve dhe pastaj u bë hit edhe në rrjetet sociale.
Zakonisht në fushat e Ligës Premier futen mace, por këtë herë ndodhi e kundërta./express/
Korçë: Aksidentohet parashutisti belg 24-vjeçar, s’iu hap parashuta
Një shtetas nga Belgjika ka mbetur i plagosur pasi u rrëzua me parashutë gjatë hedhjes nga mali i Moravës.
Ngjarja ndodhi pranë fshatit Mborje të Korçës, kur 24-vjeçari belg Koen Fdhoght, pati një problem teknik me parashutën, duke u mos u hapur plotësisht, dhe u rrëzua në tokë.
Ai u dërgua në spital për t’u mjekuar dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Ekspertë të BE-së do të analizojnë dosjet hetimore VIP
Në fillim të muajit shkurt, në Shqipëri do të vijnë disa ekspertë të Bashkimit Europian dhe do të analizojnë dosjet hetimore për personat VIP. Gazeta “Shqip” shkruan se ekspertët e BE do të paraqiten në Prokurori dhe do të shikojnë materialet hetimore për zyrtarë që kanë qenë të akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion.
Do të vlerësohen dosjet kur të akuzuarit kanë marrë pafajësi, çështjet penale që u pushuan dhe dosjet që janë ende në gjykim.
Bashkimi Europian ka ngritur një komision vlerësimi me ekspertë për të gjitha këto dosjet hetimore, që do t’u vihen në dispozicion nga Prokuroria e Përgjithshme.
Organi qëndror i akuzës ka marrë kërkesë nga këta ekspertë lidhur me hetimet ndaj zyrtarëve, të cilët kanë kërkuar informacione të përgjithshme.
Kryeprokurori Llalla ka paralajmëruar disa herë që në vjeshtë do të ketë arrestime të bujshme, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri tani.
Greqi: Policia arreston 45-vjeçarin shqiptar me 33 kg kanabis
Policia greke arrestoi një 45-vjeçar shqiptar, i cili trafikonte lëndë narkotike të llojit kanabis sativa. Shqiptari u arrestua në Kostur pas një aksioni të koordinuar të policisë së shtetit fqinj, duke i gjetur brenda makinës 33 kg kanabis sativa.
Droga ishte fshehur në bagazhin e automjetit, që drejtohej nga 45-vjeçari, dhe ishte ndarë në disa pako të vendosura në dy çanta.
Sipas hetimit të policisë, droga ishte trafikuar nga Shqipëria dhe kishte në hyrë në Greqi para disa ditësh dhe më pas do të shitej në tregun vendas të Greqisë, kryesisht në Selanik.
Veç kanabisit, policia sekuestroi edhe makinën e shqiptarit, dy celularë dhe dy karta SIM. Aksioni për kapjen e 45-vjeçarit u realizua dje gjatë orëve të mbrëmjes.
“Arena Kombëtare”, PD: S’e njohim projektin klientelis “Rama”
Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësja e re e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar atë që nga selia blu e quajnë si një skemë e mirëfilltë korruptive mbi projektin e stadiumit “Arena Kombëtare”.
Përgjegjës për të, demokratët bëjnë kryeministrin e vendit, Edi Rama, që – sipas tyre, – do të pasurojë miqtë dhe klientelën e tij.
“Plani i Edi Ramës për rikonstruksionin e stadiumit ‘Qemal Stafa’ është një skemë e mirëfilltë korruptive, projekti ndoshta më fitimprurës për të, miqtë dhe klientelën e tij. Rama kërkon ta kthejë stadiumin kombëtar në një qendër të madhe tregtare dhe biznesi, e ta trajtojë atë si pronën e tij, duke shpërndarë hapësirat sipas interesave personale, në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës. Për Ramën nuk është prioritet fusha dhe sporti, por dyqanet, baret dhe njësitë tregtare që parashikon skema e tij”,- tha Ina Zhupa.
Me këtë rast, Partia Demokratike ka paralajmëruar sipërmarrësit e interesuar për pjesëmarrje në këtë projekt se, nuk e njohin atë dhe se me të ardhur në pushtet do ta anulojnë.
“Është në riskun e tyre personal dhe në përgjegjësinë e tyre, nëse hedhin parà në një projekt që Edi Rama kërkon ta trajtojë si pronën e tij, një projekt që do të hidhet poshtë nga Partia Demokratike”,- deklaroi Zhupa.
Më tej, PD bëri të ditur se mbetet në favor të një stadiumi serioz, sipas të gjitha standardeve olimpike moderne, ku prioritet të ketë loja, sporti dhe spektatori, e jo klientela – siç thonë, – e kryeministrit që kërkon të zaptojë hapësirat fitimprurëse të impiantit më të rëndësishëm në vend.
Foto: Ja “shpia” ku do të strehoen kuqezinjtë në “Francë 2016”
Është zbuluar rezidenca ku do të qëndrojë Kombëtarja Shqiptare e Futbollit për Europianin 2016.
Kuqezinjtë e drejtuar nga strategu italian, Xhani De Biazi do të akomodohet në Hotelin “Agapa de Perros Guirec”, buzë detit, që ndodhet pranë Guingampit në Veri-Perëndim të Francës.
Hoteli gjendet pranë aeroportit të Lanionit ndërsa Shqipëria do t’i zhvillojë ndeshjet në Lens, Marsejë dhe Lion.
Përfaqësuesja jonë bën pjesë në grupin A, ku bën pjesë ekipi mikëpritës, Franca. Ndërsa vijojnë dhe Zvicra me Rumaninë. Faza finale e “Francë 2016” do të startojë me 10 Qershor e do të përfundojë më 10 Korrik.
“Ground Force One”: Ja sa kushton autobusi i Obamës...
“Ground Force One” është autobusi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përveç mjeteve të tjera të transportit, nga aeroplani “Air Force One”, anija “Marine One” e deri tek makina “Cadillac One”, Presidenti amerikan ka dhe këtë mundësi për të lëvizur. Autobusi i Presidentit të SHBA-ve është i tëri i blinduar dhe kushton 1.1 milionë Dollarë.
“Ground Force One” është rreth 14 metra i gjatë dhe është projektuar nga Shërbimi Sekret Amerikan.
Njësoj si dhe makina Cadillac e Obamës, edhe autobusi ka ngjyrë të zezë. Para blerjes së tij, Shërbimi Sekret merrte me qira një autobus të ri, çdo herë që Presidenti e kishte të nevojshme.
Sigurisht, që edhe pse me qira, autobusi kishte elementet e sigurisë.
Ky autobus do të përdoret më së shumti gjatë fushatave elektorale të Presidentit apo gjatë takimeve e tubimeve të ndryshme.
“Ground Force One” është i pajisur me të gjitha parametrat e sigurisë, që nga gomat që vazhdojnë të ecin edhe nëse çahen, materiale të blinduara, sistem për fikjen e zjarrit, rezerva oksigjeni në rast të ndonjë sulmi kimik, rezerva të gjakut të Presidentit Obama nëse ai është i plagosur.
Autobusi ka gjithashtu edhe të gjitha mjetet e nevojshme të zyrës që mund t’i duhen Presidentit; telefon, televizor, radio dhe internet.
Ashtu si edhe me makinën e shefit të Shtëpisë së Bardhë, edhe në këtë autobus të blinduar shumë pak veta të përzgjedhur mund të drejtojnë ‘Ground Force One’. Shoferi i këtij autobusi është agjent i Shërbimit Sekret dhe është i stërvitur për çdo situatë të mundshme.
Xhami ballor i autobusit është material i fortë prej antiplumbi, në mënyrë që Presidenti të ulet në krah të shoferit në rast të mitingjeve dhe të përshëndesë me dorë turmën që ndodhet në rrugë duke e pritur.
25/01/2016.....................................
Njeriu që ndezi Pranverën Arabe: Më mirë të kisha vdekur...
Pesë vjet më parë, dy tunizianë i vunë flakën vetes në shenjë proteste kundër qeverisë autoritare të vendit. Njëri prej tyre, Mohamed Bouazizi, shitës frutash, vdiq. Tjetri është Hosni Kaliya, në foto. Ai mbijetoi, por tani thotë se do të donte të kishte vdekur.
Pak ditë pasi Kaliya i vuri flakën vetes, mijëra protestues dolën në rrugë, duke detyruar presidentin autoritar Zine el-Abidine Ben Ali, të linte vendin.
Ishte fillimi i asaj që u quajt “Pranvera Arabe”, por tani Kaliya është penduar që shkaktoi shkëndijën e saj. Pesë vjet më pas, bota arabe është më rrëmujë se kurrë.
Djali 4-vjeçar i Klodi Lesit shtrohet në spital: Babi s’më bëri gjë
Djali 4-vjeçar i Klodi Lesit, Foivos Lesi, është shtruar në spital sot me simptomat e dehidratimit. 18 ditë në arrati me të atin, duke fjetur në kasolle ose jashtë në fushë gjatë dimrit, ai tha kur e çuan në spital se donte të flinte dhe filloi të ndiente të ftohtë.
Njerëzit e fshatit Ormilia, që po i qendrojnë pranë familjes së të ndjerës Lela Mavromatis, thanë se Foivos kishte treguar se i ati nuk e kishte lënduar dhe kjo ishte gjë e mirë. Ai, sapo arriti në shtëpi, vrapoi të përqafonte vëllain e tij.
Më vonë ai kërkoi të vizantonte dhe në një letër ai pikturoi një Pegas për vëllanë e tij, në një tjetër një karrotë për gjyshin e tij dhe një pemë Krishtlindjesh për veten e vet. Ai donte të vazhdonte e të bënte edhe një pikturë tjetër për t’ia dhuruar gjyshes.
“Fëmija u trondit dhe u hutua”, – tregoi momentin e takimit, C. Tsamakdas, një banor i Ormylias, që ishin ndër të parët që arriti në kasolle dhe e mori në krahë fëmijën nga babai i arratisur.
Foivos u gjet të dielën në mëngjes, më 24 janar, bashkë me të atin, që u arrestua.
Ishin dy punëtorë shqiptarë që shkuan për të krasitur në një ullishtë 1-2 kilometra larg nga Ormilia, vendi ku banonte e shoqaja me fëmijët dhe panë jashtë shtëpisë që ishte në mes të fushës, tym zjarri. Kjo ishte një shenjë se dikush ishte atje.
Ata i afruan dhe brenda panë një burrë që kishte ndër këmbët e një fëmijë. Ata kuptuan se ai ishte njeriu i kërkuar nga policiame të birin e tij 4- vjeçar. Kur e panë, ata hapën një bisedë me të për ta bindur të dorëzohej.
Një prej punëtorëve i dërgoi një SMS fshehurazi, gruas së tij, për ta njoftuar për atë që po ndodhte. Gruaja ka kontaktuar drejtpërdrejt me Petros Mavromatis, vëllanë e gruas fatkeqe dhe policinë.
Pothuajse në të njëjtën kohë me anëtarët e familjes ka mbërritur dhe Policia. Gjyshi e mori në krahët e tij, fëmijën, ndërsa policia arrestoi të arratisurin që nuk rezistoi.
Nga hetimet mësohet se kjo zonë është rrahur tetë herë nga policia dhe vullnetarët, por nuk është gjetur asgjë. Lesi tha se ai nuk kishte qendruar atje, por shkoi vetëm një natë më parë për të kaluar natën dhe dnryshonte vazhdimisht vendin e qendrimit duke zgjedhur kryesisht pika ku nga lartësia mund të kontrollonte zonën.
Arratia e Klodi Lesit: Ja kasollja ku e mbane Fivon 4-vjeçar...
Klodi Lesi rrëfeu në polici si e vrau bashkëshorten dhe ditët në arrati, së bashku me djalin 4 vjeç. Për 18 ditë dhe netë ai u përpoq të gjejë një rrugëdalje nga Greqia, por kjo ishte e pamundur për shkak të kontrolleve të shumta.
“Ditën e parë fjetëm në një tendë në mal pranë një automjeti të braktisur. Djali më pyeste vazhdimisht ku po shkojmë dhe unë i thashë, u zura me mamin dhe do ikim në Shqipëri.
Të nesërmen hyra në një vilë ku nuk kishte asnjeri. Qëndruam atje. Hëngrëm mjaltë, konserva dhe çfarë gjetëm. Aty mora batanije për të mbuluar Fivon.
Disa netë të tjera fjetëm në rulotë dhe në tenda në Psahudia. Atje kam gjetur pak ushqim dhe hëngrëm. Problemi im më i madh ishte ushqimi dhe jo gjumi. Fivo grindej kur e merrte uria.
Një ditë vodha një pulë, një ditë tjetër një lepur. E thera, e poqëm në pyll dhe e hëngrëm. Gjeta edhe fruta dhe i hëngrëm bashkë me djalin”,- është shprehur ai.
Shqiptari ka treguar gjithashtu se, qëllimi i tij ishte të kalonte kufirin për në Shqipëri por nuk ja arriti dot, pasi policia kishte ngritur shumë kontrolle.
“Pasi vrava Lelën mora Fivon dhe e vendosa përpara në motor. U drejtova për në Psahudia. Qëllimi ishte që të mbërrija në Selanik dhe prej andej me ndonjë të njohur të mbërrija në Shqipëri.
Kur arrita në Psahudia telefonova një mikun tim që jetonte në Ormilia, por kishte ikur në Shqipëri. E pyeta që të më gjente një mënyrë të shkoja në Selanik, por nuk mundi të më gjente.
Pastaj mora një taksist që e njihja, por në atë momente kishte një tjetër punë dhe nuk mund të vinte të më merrte. U përpoqa të ikja me këmbë drejt Selanikut, por kishte gjithandej policë. E kam menduar shumë që të dorëzohesha, por nuk e bëra. Celularin e hodha që atë ditë për të mos më identifikuar”,- tregon ai.
Klodi Lesi u arrestua jo shumë larg banesës, ku masakroi me thikë bashkëshorten greke me të cilën ishte në proces divorci.
Video: Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës
Një aksident ka ndodhur sot në mesditë në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Vorës. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Siç shihet edhe në fotot e publikuara në Facebook, nga “Harta Dixhitale e Aksidenteve Rrugore” përplasja ka qenë e fortë.
Për momentin nuk ka të dhëna për të lënduarit nga ky aksident.
Video/Ish-kryespiuni i Francës: Thaçi, agjent i yni! U rekrutua në Rambuje
Hashim Thaçi është agjent i Francës. Kështu thotë ish –shefi i shërbimit francez Pierre Siramy, në një dokumentar special të Canal +. Sipas tij, në historinë e rekrutimit të Thaçit. është i përfshirë Arnaud Danjean, në atë kohë, Oficer Hulumtues për Çështje të Ballkanit. Po ashtu, dokumentari zbulon se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është furnizuar me armë nga Parisi. Në intervistën për këtë televizion,Thaçi ka thënë se Franca e ka ndihmuar popullin e Kosovës por jo atë personalisht.
Më poshtë mund të ndiqni të plotë dokumentarin e realizuar nga Pascal Henry, një pjesë e të cilit i dedikohet edhe Afrikës së Jugut. Gazeta Express e ka bërë një përmbledhje të pjesës ku bëhet fjalë për Kosovën dhe për rekrutimin e Thaçit.
Shërbimi sekret: Republika që vepron nën hije
Në Francë, ekzistojnë histori të cilat preferohen të mbeten sekrete, por gjithnjë në kuadër të diplomacisë. Franca ndonjëherë dëshiron të ndikojë nën hije.
Mbrapa mureve të këtij ish burgu, fshihen sekretet më të mëdha të Republikës Franceze. Emri i vërtetë i këtij objekti është Kazerma e Vdekjes.
Ky është objekti ku Shërbimi Sekret Francez (DGSE), punon dhe vepron. Aty është e ndaluar fjala ‘spiunazh ‘.
Ish drejtori gjeneral i shërbimit sekret francez, Pierre Siramy, thotë se fjala spiunazh, përdoret vetëm nga armiqtë, ai preferon ta quaj hulumtim.
Shërbimi Sekret Francez funksionon në atë mënyrë se kur duhet të ndërmerret ndonjë aksion jashtë shtetit, ata iu bëjnë thirrje agjentëve të tyre, që është mjaft e vështirë të dihet numri i saktë i tyre.
Për ndikimin e këtij shërbimi në shtetet e jashtme, Ish shefi i shërbimit sekret thotë se ‘nëse kemi influencë, atëherë arrijmë të ndikojmë’.
Për funksionimin e shërbimeve të tilla, krijohen marrëdhënie besimi por edhe presione dhe kërcënime, vetëm për ta arritur atë që dëshirojnë. Nga kjo metodë ata nuk tërhiqen asnjëherë.
‘Gjithçka çfarë duhet të dijë agjenti, është se ekziston një dosje për të, me kaq mjafton’, thotë ish shefi i shërbimit sekret francez.
Aty ku ligji mbaron, aty fillon puna e shërbimit sekret. Rekrutohen agjentë të huaj, krijohen afërsi me personalitete politike, por edhe për interes të Francës, financojnë aksione ilegale.
Oficeri i atëhershëm hulumtues për çështje të Ballkanit, njëherësh edhe mik i Hashim Thaçit gjatë luftës, Arnaud Danjean, thotë se trajtimi i shërbimit sekret më një personaliteti të fushës politike quhet para diplomaci.
Këto aksione shpesh herë kanë çuar deri te vdekja.
Nga disa hulumtime që na i bëmë për këtë çështje, na dërguan nga Brukseli në Kosovë. Dukë kaluar nga Amsterdami e deri tek Afrika e Jugut, kemi hasur në disa shitës të armëve, spiunë dhe kriminel. Ata jetojnë në një botë ku gjithçka lejohet përderisa nuk kapen.
Hulumtimi jonë fillon në Ballkan, në ish – Jugosllavi, gjegjësisht në Kosovë.
Kosova ka qenë një provincë e Serbisë, e që pavarësinë e saj e shpall në vitin 2008. Atë ditë, një grumbull njerëzish janë mbledhur në qendër të Prishtinës, për të festuar shpalljen e pavarësisë, por edhe të shpallin fitues heroin e tyre, Hashim Thaçi.
Hashim Thaçi, krijuesi i pavarësisë së Kosovës, ish student i drejtësisë dhe filozofisë, sot është bërë kryeministër.
Në fjalimin që e mbajti në fushatën e tij, pasi u zgjodh kryeministër, ai iu falënderua popullit të tij për këtë fitore. Por, në të vërtetë nuk është vetëm populli kosovar që e ndihmoji Thaçin të jetë aty ku është sot.
Në mesin e flamujve me shqiponjë, ishte edhe flamuri amerikan. SHBA-ja e ka përkrahur Kosovën financiarisht këto 10 vitet e fundit. Gjithashtu ajo ka investuar shumë në bazën ushtarake amerikane më të madhe në Europë, e cila gjendet në Kosovë.
Dihet se kryeministri është në këtë pozitë falë Uashingtonit, por ajo çka është më pak e ditur, është se meritat e kësaj janë edhe të Shërbimit Sekret Francez. Hashim Thaçi nuk ishte njeri politik i respektuar, por në fund të viteve 90-ta, ai u njoh me emrin e luftës “gjarpri”, i cili ishte në krye te UÇK-së.
UÇK-ja ishte organizatë që luftoji kundër regjimit serb. Në krye të këtij regjimi ishte Milosevic. Lufta e krijuar në Kosovë, shkaktoi dëme të mëdha dhe la mijëra të vdekur.
Këto imazhe filluan të shihen nga ndërkombëtaret, gjithashtu edhe nga Franca. Aty filluan kontaktet e fshehta mes Shërbimit Sekret Francez dhe Hashim Thaçit. Kështu thotë personi që ka punuar në DGSE, e që ishte me numër identiteti 3635, ai quhet Pierre Siramy.
Ai ka kaluar grada të larta derisa edhe u bë Shef i Lartë i Shërbimit Sekret Francez (DGSE). Sot, ai është një pensioner, I cili ka shkruar një libër ku tregoji për sekretet e gjithë karrierës së tij 25 vjeçare si shef I lartë I këtij shërbimi. Askush deri më tani nuk e ka bërë një gjë të tillë.
Por, sa i përket rolit të Francës ndaj Hashim Thaçit, ai nuk është rrëfyer asnjëherë për këtë deri më tani.
“Hashim Thaçi është kontaktuar nga reprezentuesi ynë lokal që vepronte në Kosovë. Është krijuar një miqësi vëllazërore”,- thotë Siramy.
Se a u bë Hashim Thaçi agjent sekret, Siramy thotë, “Po, ai është bërë agjent”.
Gjithçka ka filluar larg fushëbetejës, në Rambuje.
Publikisht Qeveria franceze ka përkrahur Ibrahim Rugovën, Presidentin historik dhe njeriun e paqes, por me delegacionin e kosovarëve në Rambuje, ishte i ftuar edhe Hashim Thaçi, i cili ishte i pa njohur për mediat ndërkombëtare në atë kohë. Në Rambuje, Thaçi prezantojë krahun e luftës në Kosovë.
Oficeri Hulumtues për çështje të Ballkanit në atë kohë, Arnaud Danjean, ishte ai i cili ishte mik i Hashim Thaçit në Kosovë. Gjithashtu ai ndërmjetësoi në raportet midis Shërbimit Sekret Francez me Thaçin. Pas 7 viteve në DGSE, ai sot është deputet në Parlamentin Europian. Ai gjithashtu flet gjuhën serbe dhe mund të thuhet se është specialist për Ballkanin.
Ne kemi dashur ta dimë se si është bërë rekrutimi i Hashim Thaçit, por Danjean nuk pranoi të flasë për këtë çështje.
Se a ishte Hashim Thaçi pjesëtar i shërbimit sekret, Arnaud nuk foli ashtu sikur superiori i tij i asaj kohe, Pierre Siramy.
Deri në cilën pikë ka arritur Franca të shkojë për të ndihmuar rebelët e Hashim Thaçit? Pierre Siramy thotë se DGSE ka armatosur këtë lëvizje çlirimtare në mënyrë sekrete.
“U kemi dhënë mbështetje financiare për të mundësuar vazhdimin e luftës, por gjithashtu edhe I kemi furnizuar me armë”,- thotë ai.
Kurse, Arnaud Danjean nuk e pranon se shërbimi sekret ka furnizuar me armë Hashim Thaçin. Ai për këtë çështje na tha të bisedojmë me Ministrin e Mbrojtjes të asaj kohë, Alain Richard.
Pas kësaj, ne vazhduam për te ish – ministri, Richard, por ai tha se nuk i kujtohet të ketë ndihmuar luftën e Kosovës me armatim.
Sidoqoftë, ishte një tjetër person që u kujtua shumë mirë për këtë çështje. Ai ishte trafikant i armëve në atë kohë. Ishte ai i cili bëri dërgimin e armëve si RPG7 (raketa) dhe shumë municione të tjera. Ai këtë dërgim e bëri gjatë luftës së 99-ës në Kosovë.
Ky trafikant i armëve thotë se shërbimi sekret ka qenë në dijeni për këto dërgesa.
“Shërbimi sekret më ka dhënë mua dritën e gjelbër për të bërë këto dërgesa të armëve tek Hashim Thaçi. Me Hashim Thaçin jam takuar në Gjenevë të Zvicrës”,- thotë ai.
Ai gjithashtu tregon llojin e armëve dhe sasinë e tyre. ‘Kam dërguar 200 RPG7 dhe 10 mijë raketa’. Sipas tij, shërbimi sekret ka bërë të mundur dërgimin e këtyre armëve tek Hashim Thaçi, me qëllim që të organizohet ofensiva e madhe që është bërë dy javë më pas.
Kur forcat e huaja kanë hyrë në Kosovë pas luftës, populli kosovar nuk i donte francezët. Në atë kohë Hashim Thaçi u bë i nevojshëm duke qetësuar palën kosovare të cilit ishin të revoltuar kundër francezëve. Ndërkohë, Hashim Thaçi filloi të takohej më fytyra të mëdha politike ndërkombëtare. Më pas, në vitin 2007 ai u bë kryeministër i vendit, disa muaj më vonë ai plotësoi ëndrrën e tij, shpalli pavarësinë e Kosovës.
Në vizituam edhe Kosovën, ku u takuam edhe me Hashim Thaçin dhe realizuam një intervistë me të.
Pas pyetjeve të shumta të marrëdhënieve të Kosovës më shtetet e huaja, ne e pyetëm atë se a ishte agjent I shërbimit sekret francez, por ai nuk dha asnjë përgjigje.
Sipas njeriut qe punoi për 25 vite në këtë shërbim, Thaçi ishte dhe vazhdon të jetë agjent I këtij shërbimi, edhe pse tani gëzon postin e kryeministrit.
Gjatë kohës kur Thaçi u zgjidh kryeministër, në Bruksel u akuzua për trafikim organesh nga senatori zviceran, Dick Marty.
Marty ishte mandatuar nga deputetët europian për të hulumtuar krimet e kryera të UCK-së para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Në raportin e tij qindra faqe, krimet ishin të shumta, por edhe emri i Hashim Thaçit përmendej shumë shpesh.
Në këtë raport të Dick Marty’t, ndër emrat e shumtë të përmendur, është edhe emri i Azem Sylës, ish shefi i shërbimit sekret të Kosovës.
Sipas këtij raporti, thuhet se Hashim Thaçi dhe njerëzit e tij, kanë zhdukur gjithsej 470 persona.
Por, një raport tjetër sekret i UNMIKU’t në vitin 2003, flet për trafikim të organeve të organizuar nga UCK-ja.
‘Një raport i FBI, flet për krim të organizuar nga Hashim Thaçi në vitin 1998, thotë Marty. Ai gjithashtu thotë së UCK-ja ka qenë zyrtarisht grup terrorist.
Se a ka qenë në dijeni Franca për të kaluarat kriminale të liderëve të UCK-së, posaçërisht për Hashim Thaçi, Marty thotë se Franca ka mundur t’i dijë të gjitha këto, por ndoshta nuk ka dashur t’i dijë”.
Por, a i ka mbyllur sytë realisht shërbimi sekret francez ? Araud Danjean, thotë se nuk ka dëgjuar më herët për krimet që thuhet se i ka bërë Hashim Thaçi./Gazeta Express/
Gjoba e Bashkisë ndaj PD-së, e falsifikuar: Ekspertët e provuan
Gjoba e Bashkisë së Tiranës ndaj Partisë Demokratike e firmosur nga punonjësi i policisë bashkiake Besmir Karaj është e falsifikuar. Në këtë konkluzion kanë dale ekspertet e policisë shkencore, të cilët kanë konstatuar se shkrimi që ka plotësuar gjobën nuk është i policit Karaj.
Për këtë konstatim, Laboratori i Policisë shkencore pranë ministrisë së brendshme ka njoftuar edhe prokurorin e Tiranës, e cila në ditët në vazhdim do të thërrase për të marrr në pyetje eprorët e policit Karaj.
Ata të cilët mbrëmjen e 8 dhjetorit I morën bllokun e gjobave efektivit të policisë bashkiake.
Sipas akt-ekspertimit krahasues dhe grafik, rezulton se shkrimi që shihni në këtë gjobë nuk është i punonjësit të Policisë Bashkiake Besmir Karaj, por ai është falsifikuar.
Ajo që rëndon edhe më shumë situatën e këtij skandali është fakti se kreu i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj në daljen për media mohoi pretendimin e policit Karaj se gjoba është e falsifikuar.
Versionin e Veliajt e rrëzuan ekspertët e policisë shkencore pranë Ministrisë së Brendshme, duke konstatuar falsifikimin e kësaj gjobe, Sipas ekspertëve vetëm firma në fund të këtij procesverbali është e efektivit Karaj, Ai e ka pranuar këtë fakt para hetuesve.
Duke thënë se në punën e përditshme, blloqet e gjobave firmosen për të qene të gatshme në momentin e konstatimit të shkeljes administrative dhe më pas plotësohet gjoba.
Nga ekspertimi ka dalë edhe fakti që flet gjoba orgjinale ndodhet në bllokun e Karajt së bashku me dy kopjet e tjera të tij. Kjo do të thotë se gjoba është përpiluar dhe publikuar vetëm në media, pasi nuk i është dërguar me firmën e Karajt, Partisë Demokratike.
Për hetimin e kësaj çështje ka bërë kallëzim punonjësi i policisë Besmir Karaj, i cili në dalje të Prokurorisë, e ka cilësuar absurd vendosjen e gjobës në emër të tij.
Pas këtij fakti, kryebashkiaku Veliaj duhet të rishikojë pozicionin e tij. Sëpaku të kërkojë falje publike. Ndonëse edhe kjo në një vend normal nuk do të mjaftonte./ABC Neës/
Reforma në drejtësi: Basha drekon me Ambasadorin Lu
Kreu i opozitës, Lulim Basha, po drekon me Ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu.
Mësohet se dreka është shtruar në rezidencën diplomatike. Sigurisht që është një drekë pune, me fokus të veçantë reformën në drejtësi.
Diplomati amerikan që prej fillimit të procesit ka qenë shumë aktiv publikisht, për kalimin e kësaj reforme.
Ende nuk kanë dalë detaje të tjera të kësaj dreke, por duket se nuk do të ketrë asnjë qëndrim zyrtar rreth saj.
Luftë në qendër të Korçës, plagoset me armë një person
Një i ri ka mbetur i plagosur pas disa të shtënave me armë zjarri në qendër të qytetit të Korçës. Mësohet se i plagosuri është Aleksandër Beshiri, 25 vjeç dhe është qëlluar me plumb në këmbë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 7 të rrugës “Don Gjon Buzuku”. Sipas informacioneve paraprake, i riu u dërgua në spitalin e Korçës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Motivet e ngjarjes janë të paqarta, kurse policia ka mundur të arrestojë menjëherë edhe autorin e plagosjes. Ai është shoqëruar në komisariat ku dhe do të merret në pyetje lidhur me ngjarjen. Identiteti i tij nuk dihet ende.
Video: Ja pse i keni larë dhëmbët gabimisht...?
Larja e dhëmbëve duket e thjeshtë, sepse fundja e kemi bërë çdo ditë gjithë jetën. Por ja që shkencëtarët na thonë se, e paskemi bërë gabim gjithë jetën.
Nëse i lani dhëmbët shpejt dhe me lëvizje horizontale, por njëkohësisht ushtroni dhe forcë mbi to, atëherë jo vetëm që po gaboni, por edhe po i shkaktoni atyre dëm.
Kjo mënyrë larjeje bën që dhëmbët tuaj të “plaken” më shpejt seç duhet.
Larja e shpejtë dhe me forcë jo vetëm që i dëmton, por as nuk i pastron. Kjo, sepse ju nuk arrini të pastroni hapësirat midis dhëmbëve ku gjenden mbetjet ushqimore. Pikërisht këto hapësira janë pjesa e dhëmbit që duhen patur shumë kujdes, pasi aty formohen kavitete dhe sëmundje.
Sipas dentistes, Dr. Burhenne, ju duhet thjesht të vendosni furçën sipër dhëmbëve dhe ta lëvizni atë lehtë në mënyrë që të futet midis hapësirave.
Edhe Aubrey Sheilam, profesoreshë e shëndetit dentar në “University College” në Londër, rekomandon që lëvizjet e vogla në një kënd 45 gradë, janë metoda më e mirë.
Kjo selfie i kushtoi jetën këtij zhytësi...
Në Indi ka një numër të madh vdekjesh, tek personat që bëjnë selfie në vendet dhe në pozicionet më të rrezikshme. Si në këtë foto, ku zhytesi besoi se mund të dilte në fotografi para një peshkaqeni.
Incident në Himarë, qëllohen me gurë inspektorët e Ndërtimores
Aksioni i IKMT-së për prishjen e godinës tre katëshe në Himarë është shoqëruar me përplasje mes pronarëve dhe inspektorëve.
Duke kundërshtuar prishjen e objektit, pronarët janë konfliktuar jo vetëm verbalisht, por kanë qëlluar me gurë mbi inspektorët dhe gazetarët që po ndiqnin aksionin.
Pronarët kundërshtojnë shembjen e ndërtesës së tyre, e cila preket nga projektit i ndërtimit të shëtitores kryesore të Himarës, bazuar në V.K.M e datës 09.12.2015.
Sipas saj, qeveria shqiptare merr përsipër edhe kompensimin e plotë financiar të prishjes së këtyre objekteve për qëllime publike.
Specialistët e IKMT-së kanë vlerësuar se, puna për prishjen e dy objekteve buzë detit, për shkak të madhësisë së tyre do të vijojë për të paktën dy ditë dhe IKMT-ë së bashku me struktura të tjera, kanë marrë përsipër edhe pastrimin e vendit nga mbetjet inerte.
Bekim Balaj injoron prezantuesen sexy: Nuk e njoh!
Einxhel Shkira, një prej femrave më joshëse të ekranit duket se e teproi kur tha se, futbollisti i Kombëtares i kishte kërkuar autograf sepse ishte fansi i saj. Për Bekim Balën, ky emër është i panjohur!
Pas përgjigjeve ironike që moderatorja e “InTv” dha për sulmuesin kuqezi, as ky i fundit nuk ia ka përtuar, duke e injoruar shumë thjesht: “Einxhel Shkira? Nuk e njoh kush është..?”,- u shpreh Bekim Balaj për “Panorama Sport”.
Nuk dihet nëse reagimi i Balajt ka lidhje me romancën e përfolur që ai po kalon me prezantuesen kosovare Elita Rudi, por pavarsisht kësaj, bjondi i fushës së gjelbër, duket se u tregua paksa i ashpër la të kuptohet se bukuroshja Shkira, i ka shpëtuar nga radari.
Ja çfarë dhurate do të marrë Princi Ëilliam për Shën Valentin
Të gjithë meshkujt janë duke pritur dhurata romantike për Shën Valentin, ndërsa Princ Ëilliam ka për të marrë një super dhuratë. A e gjeni dot çfarë?!
Një helikopter, kjo është dhurata që ka menduar ti dhurojë për Shën Valentin bashkëshortja e tij, dukesha, Kate Middletone.
Video: “6 ditë pa Ermalin” dhe një sherr me kryeministrin Rama
Ermal Mamaqi ka publikuar në faqen e tij në Facebook një video, ku ai shfaqet me kryeministrin Edi Rama.
Ky i fundit është në studion e Mamaqit, për të marrë pjesë në emisionin e tij humoristik “6 ditë pa Ermalin”, i cili transmetohet ditën e premte në “T” në “Digitalb”. Por mes dy protagonistëve të videos ka një sherr...
Shihni pamjet:
Krenohej me të dashurën simpatike, por i thanë që bënte porno
Një ushtar amerikan, anëtar i “Navy Seal”, mburrej me të dashurën seksi në një forum në internet, por gjithçka iu kthye kundër.
Pikërisht kur ai kishte filluar të krenohej për të dashurën e tij në një forum të famshëm, gjërat nuk shkuan siç e priste.
Disa komentues, edhe pse ia kanë vlerësuar të dashurën, i kanë treguar se ajo ishte një “profesioniste”, e cila xhironte filma porno.
Amerikani ka reaguar i nervozuar me komentuesit, deri sa i kanë treguar edhe foton që vërtetonte gjithçka, duke e vënë në siklet të paparë.
Debatet në grupin e PS: Të japin llogari ministrat. Koço ‘beu’ i Jugut
Mbledhja e sotme e grupit të PS, e drejtuar nga Gramoz Ruçi dhe ku mungonte kryetari Edi Rama, është shoqëruar me debate të shumta. Disa prej tyre kanë dalë në media edhe pse mbledhja u zhvillua me dyert të mbyllura.
Deputetja Arta Dade ka kërkuar një analizë të detajuar të punës së deritanishme nga qeveria. “Jemi në një moment kur pothuajse të gjithë ministrat janë në fokusin e akuzave të opozitës, prandaj e shikoj të udhës që ministrat të vinë përpara nesh e të na thonë se, çfarë është përmbushur nga programi ynë qeverisës”,- mësohet se është shprehur Dade.
Ndërsa Gramoz Ruçi, ka thënë se, “unë dhe ti zonja Dade jemi nga më të vjetrit në këtë parti dhe një analizë e tillë në bllok e ministrave, nuk ka ndodhur ndonjëherë. Megjithatë, jemi të hapur për çdo shqetësimin të deputetëve, të vijnë ministrat sipas problematikës dhe të japin shpjegime”.
Sipas “Top Channel”, që zbardhi disa prej debateve të zhvilluara në mbledhje, deputeti i Vlorës, Fatmir Toçi, ka folur ashpër për Koço Kokëdhimën.
“Ai është kthyer në beun e Jugut duke mos përfillur kolegët, madje nuk i fton në takime të zonës”,- ka deklaruar Toçi, duke e fajësuar Kokëdhimën për vonesat në zgjedhjet në Partinë Socialiste, për qarkun Gjirokastër-Vlorë.
Përgjigja e Gramoz Ruçit ka qenë: “Nuk është etike të flasim për çështje kur kolegu deputet nuk është mes nesh. Ju në territorin që mbuloni jeni inekzistent në zbatim të vendimit të Asamblesë Kombetare.
Ju të gjithë deputetët e qarkut Vlorë-Gjirokastër jeni jashtë linjës. Keni shmangur me apo pa dashje vendimet e Asamblesë. Përgjegjesia për mbajtjen peng të zgjedhjeve në Vlorë dhe Gjirokaster është e juaja, e të gjithë deputetëve të zonës”,- ka thënë Ruçi.
Fotolajm: Olta Gixhari ekspozon të pasmet gjatë kërcimit “hot”
Olta Gixhari është një ndër aktoret që di se si të tërheqë vëmendjen e fansave të saj. Këtë herë, një foto e Gixharit duke kërcyer është shpërndarë në rrjet, ku ekspozohen të pasmet e aktores që duket në formë mjaft të mirë.
Foto+Video: Ja si e ka pritur këtë penallti Berisha
Portieri shqiptar Etrit Berisha priti një penallti në minutën e 84′ në fitoren 4-1 të Lazios ndaj Chievos. Megjithëse ajo nuk e ndryshonte rezultatin ajo qe një pritje e shkëlqyer.
Foto: Kjo është shqiptarja më provokuese e pasarelave
Modelja Edlira Rukaj është me origjinë shqiptare, por prej vitesh jeton mes Greqisë dhe Francës. Rukaj është njohur si një prej modeleve, e cila ka preferuar të thyejë tabu duke pozuar topless apo foto të tjera provokuese.
97 persona të arrestuar vetëm gjatë fundjavës
Policia e Shtetit vijon punën për rritjen e parametrave të sigurisë në vend dhe goditjen e paligjshmërisë. Në këtë kuadër vijojnë kontrollet për persona në kërkim, persona me precedent penal dhe armëmbajtje pa leje, verifikimin dhe ndjekjen e konflikteve të dhunës në familje, monitorimin dhe ndalimin e shkelësve të Kodit Rrugor.
Gjatë fundjavës në të gjithë vendin janë arrestuar e ndaluar 97 persona për vepra të ndryshme penale, si dhe janë sekuestruar armë e municione dhe konkretisht:
– Janë kapur 22 persona që ishin të shpallur në kërkim.
– 26 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
– 9 persona për dhunë në familje.
– 5 persona për armëmbajtje pa leje.
– 10 persona për lëndë narkotike.
– 10 persona për vjedhje në flagrancë.
– 9 persona për kundërshtim të punonjësit të policisë dhe për krime ndaj jetes.
– 4 persona të arrestuar nga Krimi Ekonomik.
– 2 persona për përndjekje dhe ngacmim seksual.
Janë sekuestruar, Kokainë, Heroinë e Cannabis Sattiva. Si dhe janë sekuestruar 7 armë zjarri dhe municione. Policia Rrugore ka vendosur 1698 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor dhe janë pezulluar 43 leje drejtimi, e bllokuar 4 automjete pa dokumentacion përkatës.
Gjithashtu policia ka shoqëruar për verifikime të ndryshme, 86 persona në të gjithë vendin. Edhe në ditët në vazhdim Policia e Shtetit do vijojë punën me shërbime të përforcuara duke ngritur pika kontrolli në akset rrugore, kontrolle të lokaleve të natës dhe atyre të frekuentuara nga persona me precedentë penal, për të parandaluar paligjshmërinë në vend dhe krijuar një ambient e shoqëri më të sigurt.
Keni mall për ish-të dashurin?! Ja si të veproni...
Nuk e keni harruar ende… Por ja çfarë duhet të bini që t’i bini përsëri në sy.
1. Sigurohuni që dhëmbët tuaj janë të pastër dhe buzëqeshni.
2. Jeni pa grim? Përdorni shpejt buzëkuqin që keni në çantë.
3. Nëse flokët tuaja janë të prishura, rregullojini shpejt e shpejt me duar.
4. Hidhni parfumin që ju karakterizon, ndoshta era juaj atij do i kujtoj kohën me ty dhe mund të marr ndonjë hap drejt jush.
5. Provoni të mos i flisni shumë për të dashurin tuaj aktual, kjo do ta bënte xhelozë.
6. Nëse jeni beqare injoroni ato bisedat për dashurinë dhe tregoni arritjet që keni pasur pas ndarjes nga ai.
7. Nëse ex-i juaj është me të dashurën ose me bashkëshorten e tij, jepi komplimente asaj për këpucët ose çantën edhe nëse ju nuk e doni fare atë.
8. Harroni fjalët të dalim për kafe, sepse ju nuk duhet të dilni për kafe.
Shkarkohen 7 zyrtarë të Hipotekës në Durrës
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka shkarkuar shtatë zyrtarë të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive në Durrës.
Shkaku ishte mosofrimi i shërbimit ndaj qytetarëve.
Ata ishin 4 juristë dhe 3 hartografë, ndërkohë që 5 punonjësve të tjerë u është dhënë vërejtje.
Mësohet se ata nuk kanë respektuar urdhërin e Manjanit për afatet e shërbimit ndaj qytetarëve.
Çfarë e ka trishtuar Bertinën e “BB” në mes të Abu Dhabit...?
Ish-konkurrentja shumë e dashur për publikun në edicionin e tretë të “Big Brother Albania”, Bertina Mehmeti, mësohet se ka qenë shumë e lidhur me macen e saj Blanche, aq shumë sa që edhe në Facebook, mban emrin e saj prej kohësh.
Sot, ajo ka treguar me dhimbje të thellë, për faktin se macja e saj nuk jeton më.
E gjendur me punë në Abu Dabi prej kohësh, Bertina përmes një postimi në Facebook, ka ndarë me miqtë e saj dhimbjen e thellë për macen e saj.
Më poshtë mund të shihni postimin e plotë të Bertinës.
KE: Borxhi publik u rrit në 73.6%, problem vjelja e të ardhurave
Komisioni Europian vërejti se Shqipëria ka punuar keq në drejtim të grumbullimit te të ardhurave buxhetore. Në raportin tremujor për zhvillimet ekonomike në vendet kandidate, Komisioni Europian konstaton se nga janari deri në nëntor, të ardhurat buxhetore vijuan keq duke u reduktuar shumë poshtë objektivit.
Raporti vëren se mungesa u shkaktua kryesisht nga të ardhurat më të ulëta se sa priteshin nga TVSH-ja (3.8% nën plan) dhe akcizës (10.2% më pak).
Megjithatë, shkalla në të cilën nuk janë realizuar shpenzimet ka qenë edhe më e madhe më me 7.9%.
“Mungesa e shpenzimeve është me bazë të gjerë, duke ndikuar shpenzimet operative, shpenzimet për sigurimet shoqërore dhe shpenzimet e qeverisë lokale, por kontributi më i madh erdhi nga mosrealizimi i shpenzimeve kapitale (18.2% më poshtë objektivit), duke treguar për problemet e vazhdueshme në lidhje me menaxhimin e investimeve publike”,- thuhet në raport.
Në përgjithësi, deficiti buxhetor në njëmbëdhjetë muajt e parë ishte 40% më e ulët se sa ishte planifikuar dhe arriti në 1.7% të PBB-së. Megjithatë, borxhi publik ka vazhduar të rritet.
Pas një rritje 10.5% në terma vjetorë, borxhi publik (duke përfshirë garancitë) qëndroi në 73.6% të PBB-së në tremujorin e tretë.
Parlamenti miratoi buxhetin e 2016 në 17 dhjetor. Ai është e bazuar në supozimin se GDP nominale do të rritet me 6.2% dhe synon një deficit titull prej 2.2% të PBB-së, si dhe një suficit primar prej 0.6%, kryesisht nga kontrolli i rreptë i shpenzimeve dhe rritjen e të ardhurave nëpërmjet administrimit më të mirë. Rregullimet e taksave do të luajë vetëm një rol të vogël./Monitor/
Europol jep alarmin: Rrezik sulmesh terroriste në Europë
Organizata terroriste ISIS po planifikon sulme të tjera në Europë, por në shkallë masive. Paralajmëri erdhi sot nga drejtori i “Europol”-it, Rob Ëainëright.
Kreu i Europolit tha se, “Shteti Islamik është duke u përgatitur që të kryejë sulme në shkallë të gjerë në Europë, të ngjashme me ato të vitit të kaluar në kryeqytetin francez, Paris”. Sipas tij, Shteti Islamik në mënyrë aktive është duke e përqendruar vëmendjen e tij, në kryerjen e këtyre sulmeve në Europë, shkruan “The Guardian“.
“Analistët e Europolit shprehen se ISIS-i po përgatit sulme të mëtejshme në shtetet anëtare të BE-së, kryesisht në Francë”,- tha Ëainëright gjatë fillimit zyrtar në Amsterdam të Qendrës së re Europiane kundër terrorizmit.
Rob Ëainëright, është kreu i Europol-it, organizatës me bazë në Hagë që koordinon përpjekjet policore të BE-së mbi terrorizmin dhe krimin e organizuar.
Komentet e tij, janë bërë në një takim të ministrave të brendshëm në Amsterdam.
Aty ministri i Brendshëm i Francës tha se, terroristët islamikë kishin planifikuar për të sulmuar një tjetër koncert në Paris dhe të kryenin një vrasje masive në rrugët e kryeqytetit.
Bernard Cazeneuve ka mbrojtur vendimin e qeverisë për të ruajtur gjendjen e jashtëzakonshme të vendosur pas të shtënave dhe shpërthimeve nëpër Paris, më 13 nëntor, që lanë 130 persona të vdekur, duke përfshirë 89 në sallën e koncerteve Bataclan.
“iPhone 8”, telefoni i parë me ekran OLED
Apple prej një kohë të gjatë ka parashikuar se do të adoptojë ekranet OLED për iPhonët e rinj, dhe së fundmi raportohet se ky ndërrim i ekraneve do të ndodhë te gjiganti amerikan.
Sipas Reutersit, partneri i Apple-it, Japan Display ka konfirmuar se në vitin 2018 do të fillojë prodhimin e ekraneve OLED, pikërisht në kohën kur do të hidhet ne treg edhe “iPhone 8”.
Japan Display, korporatë e Sonyt, Thoshibas dhe Hitachit, nuk ka konfirmuar nëse ekrani do të krijohet veçanërisht për Apple-in, por analistët më parë kanë parashikuar se “iPhone 8” do të jetë pajisja e parë që do të ketë ekran OLED.
Nëse Apple pajiset me këtë teknologji, do t’ia mundësojë kompanisë që të prodhojë pajisje me ekran më të hollë dhe të lehtë, me më shumë ngjyra dhe kontraste sesa gjenerata e tanishme LCD.
Video prekëse: Vajza e Dr. Florit këndon këngën e të atit
“Në një Javë” spektakli ku vipat sfiduan veten e tyre, në prova të guximshme e të paimagjinueshme, u mbyll mbrëmja e së dielës me një finale ku fitues, u shpallën Hueyda Elsayed dhe Isli Islami. Por, pavarsisht çiftit që rezultoi javë pas jave më i fituari nga klikimet në internet, surpriza e natës ishte padyshim vajza e vogël e kantautorit të ndjerë Dr. Flori, e cila bëri për vete jo vetëm publikun në sallë e atë të mediave sociale, por me sa duket, “i vodhi” vëmendjen dhe rëndësinë e finales edhe vetë programit të prezantuar nga Arbana Osmani.
Kaltrina e vogël doli papritur në skenë krah Landit, njërit prej konkurentëve, i cili kishte ftuar në performancën e fundit Mirin, anëtarin e “Ëest Side Family”.
Vajza e Dr. Florit emocionoi të gjithë me paraqitjen e saj si repiste, kur këndoi fjalët e tekstit të babait të saj në këngën “Mesazh”.
Landi për performancën e fundit kishte zgjedhur të performojë këngët hite të grupit.
Ky moment ishte shumë i veçantë edhe për konkurentët e tjerë. Soni Malaj ishte ajo që e përjetoi këtë moment me lot, ku mund ta shihni edhe në videon më poshtë.
Aurela Gaçe sherr me vëllezërit Prifti? Ja çfarë thotë këngëtarja...
Këngëtarja Aurela Gaçe ka reaguar pas shkrimin se mes saj dhe vëllezërve Prifti ka pasur një sherr dhe mosmarrëveshje në lidhje me bashkëpunimin e tyre të prej disa kohësh.
Medeiat sociale shkruanin se, bashkëpunimi i tyre ka marrë fund, por disa orë më pas ka reaguar edhe këngëtarja Gaçe.
“Sherr, sherr… Oh çfarë qejfi e. Oh ç’u kënaqëm.
Meqë na nxjerrin lajme të tilla, falënderojmë mendjet pjellore për këto lajme që na bëjnë reklame.
I ftojmë ” thashe-e-themexhinjtë” të vijnë të kalojnë disa ore të bukura me ne, aty, pikërisht aty në Crazy Calvin.
Mbase edhe u japim ndonjë interviste, që ti marrin infot nga burimi. Stefi Prifti Prifti? A i qerasim ne? Se po na bëjnë goxha reklamë”,- shkruan Aurela Gaçe në profilin e saj në Facebook.
Suedia dhe 20 fakte që e bëjnë të veçantë nga shtetet tjera
Shpesh kemi ndëgjuar rreth të mirave socio-ekonomike nga shtetet nordike, ku edhe Suedia pothuajse në shumicën e rasteve përmendet si një shtet që sjell mundësi të ndryshme për të gjithë banorët që jetojn atje.
Prej shumë gjërave të cilat nuk mund t’i përmbledhim në një vend, ne kemi vendosur t’ju sjellim juve disa fakte interesante të cilat kanë të bëjnë me Suedinë.
1 - Qysh nga vitet 1800-ta karkaleci i detit (se: kräftskiva) ka qenë i njohur në Suedi. Peshkatarët në vitin 2013 kanë kapur 186000 kg, ku shumica prej tyre është ngrënë në festimin tradicional gjatë muajit Gusht.
2 - Në Suedi jetojn 20000 banorë të minoritetit Sami ku që nga viti 1993 ata kanë parlamentin e tyre dhe në vitin 2000 gjuha Sami, është pranuar zyrtarisht.
3 - Çdo ditë në 313 dyqanet e mobiljeve të IKEA-s në mbarë botën janë ngrënë rreth 1836000 qofte, ku më së shumti, janë ngrënë nga gjermanët pasi ata janë edhe frekuentuesit më të shpeshtë të këtij rrjeti dyqanesh.
4 - Që nga viti 1901 janë dhënë 561 çmime nobel, çmimi është si trashëgimi i shpikësit të dinamitit Alfred Nobel.
5 - Në Suedi 48% e prodhimit të energjisë vjen prej burimeve të ripërtëritëshme ku gati 95% e saj vjen nga hidrocentralet.
6 - Suedia ka fituar 625.5 medalje olimpike ku 475.5 vijn nga lojërat olimpike verore, ndërsa 150 nga ato dimërore. Një medalje e artë është ndarë me Danimarkën.
7 - Çdo muaj nga qyteti i Stockholm-it mblidhen rreth 993000 kg meturina të ushqimit dhe ky ushqim shëndrrohet në lëndë djegëse (benzinë), duke prodhuar 115000 m3 të cilën e shfrytëzojn autobusat dhe taksit e Stockholmit si karburant.
8 - Suedia ka rreth 9.7 milionë banorë ku 23% prej tyre janë nën moshën 20 vjeçare dhe 15% kanë lindur në një vend tjetër.
9 - Rreth 300 000 deri 400 000 drerë enden nëpër pyjet suedeze, pavarësisht nga fakti se 100 000 prej tyre vriten gjatë gjuetisë vjetore, ku marrin pjesë rreth 250 000 njerëz.
10 - Prindërit suedez kanë të drejtë t’i shfrytëzojnë 480 ditë pushim të paguar për kujdesjen e fëmijës ku 60 ditë janë të rezervuara për baba. Në vitin 2012 për babanë janë marrë 24% nga numri i përgjithshëm.
11 - Rripi i sigurisë nëpët automjete pretendohet të ketë shpëtuar 1 miljon jetë i cili është lëshuar në qarkullim në vitin 1959 nga kompania suedeze “Volvo”. Ky rryp i sigurisë gjendet në 1 miliard automjete të ndryshme.
12 - Vetëm 1% e mbeturinave shtepiake në Suedi përfundojn në vendet ku hedhen pleherat. 90% e kanaçeve të aluminit riciklohen.
13 - Në vitin 1944 në Suedi është legalizuar mardhënia e gjinisë së njëjtë. Një pjesë të kësaj e ka merituar një shoqatë për edukimin seksual e formuar në vitin 1933.
14 - Në Suedi janë 95 700 liqenjë më të mëdhenjë se 100m x 100m. Kjo mbulon 9% nga sipërfaqja e përgjithëshme ku disa liqenjë kanë emra qesharak si psh “lördagsträsk” që dmth përmbytjet e të shtunës.
15 - Mesatarja që një turist shpenzon për një ditë në Suedi është 800 SEK (86 €). Në vitin 2012 turistët kanë shpenzuar rreth 11 miliardë euro. Shumica e turistëve thonë se vijnë të blejnë.
16 - Suedia e ka ndaluar e para rrahjen e fëmijëve në shkollë në vitin 1979 dhe nga ajo kohë e kan bërë njëjtë edhe 35 shtete tjera.
17 - Puna mesatare e një suedezi në vit është 1644 orë duke e krahasuar me mesatarën nga organizata OECD në rank botëror që është 1776 orë. Në këtë list Suedia renditet e 6 në rank botëror.
18 - Suedia është e gjatë 1574 km e cila çon në temperatura ekstreme. Më e ulëta është regjistruar në veri gjatë muajit Shkurt -53 gradë ndërsa më e larta në jug gjatë muajit Qershorë +38 gradë.
19 - Selma Lagerlëf është një nga 7 fituesit suedez të çmimit nobel në literaturë si dhe femra e parë në botë që ka fitu çmimin në këtë lëmi. Libri i saj “Gösta Berling’s Saga” është në dispozicion në 50 gjuhë të ndryshme.
20 - Në Suedi rreth 85% e banorëve jetojnë në qytete ku Stockholmi si kryeqytet ka numrin më të madh ndërsa në vendin e dytë është Göteborg në perëndim dhe pastaj Malmö në Jug.
Fotolajm: Luanën kështu do ta kishte zili edhe... Kim Kardashian
Shikoni pak Luana Vjollcën se çfarë të pasmesh ka... Me këto forma këtë vajzë do ta ketë zili edhe Kim Kardashian.
Industria vendase e naftës, shkurtohen 500 vende pune nga shtatori
Një zhvillim i paparashikuar edhe nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë rrezikon të lërë ekonominë tonë në udhëkryq këtë vit. Industria e naftës në vend pezullon investimet, ndërsa ka shkurtuar 500 vende pune në pak muaj.
Do'stlaringiz bilan baham: |