Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Deklarata e plotë e kreut të PD-së, Lulzim Basha



Download 6,39 Mb.
bet41/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   37   38   39   40   41   42   43   44   ...   352

Deklarata e plotë e kreut të PD-së, Lulzim Basha

“Nuk ka horrllëk me te madh se sa te mbulosh vendin me droge e te qeverisesh me trafikante. Horrllek eshte kur ministri yt i jep makinen private trafikanteve, kur deputeti yt qe e ke bere pasha te jugut propagandon kanabisin, kur drejtuesit e policise emerohen nga klanet kriminale.

Ti dhe droga e trafiku i saj jeni ne simbioze perfekte, ndaj refuzove testin e saj. Kete horrllek ia sherben ti si model te rinjve dhe te rejave te FRESSH.

Askush nuk gezon nga kjo ngjarje, deshmi tronditese ku eshte katandisur vendi, me drogen biznes te miqve te tu me trafikantet qe i ke sjelle deri ne parlament.

Ti je pergjegjes e askush tjeter per kete drame te vendit. Pergjegjes qe ngrefesh si kokosh me fatkeqesite e qytetareve. Por dita e gjykimit po afron”.

Droga në autobus, reagon Rama: Horrllëku e balta shkojnë më tutje

Kryeministri Rama ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të FRPD Belind Këlliçi për drogën që u gjet në autobusin e FRESSH gjatë udhëtimit në Turqi. Në një reagim në Tëitter, Kryeministri shkruan se “sulmi i baltës ndaj PS shkon më tutje nga sa mendon”.

“Kur mendon se horrlleku i baltes s’ka ku shkon me tutje, ka prape edhe me tutje!… Sulmi i baltes sot ndaj Fresshit shembulli me i fresket”,- shkruan Kryeministri Rama.

Kreu i PS-së, ka etiketuar kështu selinë blu për akuzat që ka bërë lidhur me drogën që u gjet në autobusin ku udhëtonin 40 studentë të Forumit Rinor të Partisë Socialiste.

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi, akuzoi nënkryetarin e FRESSH-it, Artur Micko, si trafikant droge, pasi ishte së bashku në autobus me 40 të rinjtë e FRESSH. Ai tha se, dekriminalizimi duhet shtrirë edhe tek të rinjtë e PS-së.

Policia turke sekuestroi 100 kilogramë hashash në autobusin me të cilin udhëtonin 40 studentë të Forumit Rinor të Partisë Socialiste.

Droga u kap dje në kufirin Turqi-Greqi në doganën e Ipsalës, ku pas kontrollit të disa çantave u zbulua sasi e drogës. Për këtë ngjarje, u arrestua shoferi dhe një punonjës i agjencisë turistike, kurse të rinjtë e FRESSH vazhduan udhëtimin me autobus tjetër.
Avokati Gjokutaj takon Kserën: Ish-ministri s'ka lidhje me akuzat

Pas mbërritjes në Drejtorinë e Policisë Tiranë ish-ministri Spiro Ksera ka marrë takim me avokatin e tij mbrojtës, Genc Gjokutaj.

Duke folur për mediat avokati tha se Ksera do të dalë nesër para gjykatës për t’u njohur me masën e sigursë.

Sipas Gjokutajt ish-ministri nuk ka lidhje me procedurat e tenderimit për të cilat po akuzohet, pasi me to është marrë stafi teknik.

Po kështu Gjokutaj tha se Ksera nuk është marrë asnjëherë në pyetje nga prokuroria që pas kallëzimit të KLSH-së.

Ish-ministri i Punës akuzohet për vjedhen e 300 milionë lekëve të vjetra, të cilat ishin planifikuar për tendera për komunitetin rom. Arrestimi i tij u krye mbrëmë në fshatin Dervician në Gjirokastër.


KLSH, 51 kallëzime në prokurori për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë
Damian Gjiknuri, ministri aktual i Energjitikës është i vetmi anëtar i kabinetit qeveritar kallëzuar në prokurori nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Ministri i Energjitikës dhe Avokatja e Shtetit jane gjetur përgjegjës sipas KLSH, për procedurën e ndjekur dhe negociatat që sollën përgatitjet e marrëveshjes me CEZ, me një dëm sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit prej 479 milionë euro.

Raporti i auditimeve për 2015 i KLSH-së ka rezultuar me 51 kallëzime penale në prokurori, por auditi i ministrive të tjera ka rezultuar me kallëzime penale për nivele më të ulëta të administratës, kryesisht drejtora apo kryetar të komisioneve të zhvillimit të tenderave.

Raporti i KLSH-së për vitin 2015 tregon se institucionet shtetërore i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej miliona euro.

Dëmet më të mëdha janë në fushën e tatim­taksave, prokurimeve publike dhe doganave. Sipas raportit në total shtetit i është shkaktuar një dëm prej 919 milionë euro nga shpenzimet e kryera, parregullsitë dhe shkeljet financiare.

Ndërkohë nga shkeljet e disiplinës financiare duke sjellë performancë të dobët, dëmi llogaritet në vlerën 257 milionë euro.

KLSH thotë se këto shkelje financiare i përkasin veprimtarisë ekonomiko­financiare për periudhën kohore 2013-­2015, e njeta periudhe kur qeveria Rama ka qenë në pushtet.

Vetëm në sektorin e tatim taksave për vitin 2015 është shkaktuar një dëm prej 92 milionë euro, në dogana 31 milionë euro, ndërsa në fushën e prokurimeve 19 milionë euro dëm.

Gjithashtu KLSH thotë se probleme paraqiten edhe në kthimin e pronave. Ndërkohë sipas raportit, për qytetarët janë 2 sektorët që shqetësojnë më shumë qytetarët, Administrimi financiar në masën 37% dhe Privatizimi e kthimi i pronës në masën 29%.

Për periudhën janar ­ dhjetor 2015, Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka kryer në total 174 auditime, nga të cilat 158 janë të përfunduara.

Janë disa ish-drejtorë të institicioneve që janë kallëzuar nga KLSH gjatë 2015 me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ish drejtori i përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor, ish-Drejtori i Postës Shqiptare, ish-Administratorin i OSHEE, Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Zhvillimit të Turizmit.

Në atë që konsiderohet rangu i zyrtarëve të Lartë, KLSH për vitin që shkoi ka kallëzuar gjithashtu edhe tre kryetar bashkie, atë të Kavajës, Memaliaj dhe Patozit.

Për shumicën e këtyre kallëzime, raporti i KLSH-së për një pjesë të tyre sqaron se vetëm një pjesë e tyre janë çështje nën hetim. Prokuroria ende nuk ka bërë publike në ç’pikë janë këto hetime dhe nëse ndonjë prej këtyre zyrtarëve apo ish zyrtarëve të lartë është tashme drejt burgut, ku u nis të shtunën në mëngjes ish ministri Spiro Ksera.

Flet nga arratia ish-polici i dyshuar për vrasjen e Çollakut: Akuzat, të sajuara
Ndërsa policia është vënë në kërkim të tij, si një ndër personat e përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut, ish-shefi i krimit Ekonomik në Tiranë, Ervin Dalipaj hedh poshtë të gjitha akuzat që janë ngritur ndaj tij, duke theksuar se ka prova që vërtetojnë se nuk ka qenë në Durrës, në momentin e rrëmbimit të Çollakut.

Në një intervistë për “Neës24”, Ervin Dalipaj thekson se nuk kishte asnjë njohje me Gazmend Çollakun dhe vrasjen e tij e kishte mësuar nga mediat.

“Kam mësuar nga mediat rrëmbimin dhe vrasjen isha në një lokal i ish-oficerit, ish- koleg. Gjatë gjithë ditës kam qenë në Tiranë me të afërmit e mi, me familjen, është e verifikueshme me telefonin tim. E vërtetoj me pamjet filmike të lokalit ku kam pirë kafe dhe me qelizat e telefonit.”- shprehet Dalipaj.

Sipas Dalipajt, akuzat janë fabrikuar nga oficerë të caktuar të policisë. Ish-funksionari i policisë sqaron se me Denis Shtrazën, i cili u arrestua si i dyshuar për vrasjen, ka marrëdhënie shoqërore.

Ervin Dalipaj konfirmon se, nuk është larguar nga Shqipëria, por thotë se nuk do të dorëzohet në polici, pasi nuk ka besim.

“Shpallja ime në kërkim është tendencioze. Po kërkohem sikur jam terrorist i Parisit. Nuk dorëzohem se nuk kam besim te policia. Kam besim vetëm te prokuroria dhe gjykata”,- u shpreh Dalipaj./BË/


Arrestimi i Kserës, Vasili: Kush abuzon me ligjin, ndëshkohet

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste të Shqipërisë, Petrit Vasili ka dhënë një prononcim për televizionin “Top Channel”, ku ka folur për çështje që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë dhe për reformën në këtë sistem.


Fillimisht, Vasili është pyetur se cili është qëndrimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim sa i takon çështjes së arrestimit të ish-ministrit, Spiro Ksera.

“Abuzuesi me ligjin nuk e ka më emrin, as ministër, as drejtor, as specialist, as shef sektor, është njeri që ka shkelur ligjin. Dhe vetëm ky koncept duhet të na prijë. Sa herë që themi u dënua një figurë e lartë apo e ulët, shkelësi i ligjit mund të jetë në një pozicion të lartë apo të ulët, por është shkelës ligji,dhe ndaj tij qëndrimi është i prerë, duhet të shkojë atje ku e ka vendin”,- thotë Petrit Vasili.

Ndërkaq, Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, i pyetur për çështjen e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm, është shprehur se kjo është një çështje teknike dhe juridike dhe aspak politike.

“Janë shumë mandate për të cilat flitet. Këtu çështja është zgjidhja në parim lidhur me këtë problem, në frymë dhe të Komisionit të Venecias, do të kemi një ndërprerje të menjëhershme të mandateve apo në përfundim të mandatave të zgjedhurit rishtar do të jenë sipas procedurave të reja? Kjo është një çështje edhe e interpretimit juridik, jo të politikës”,- shtoi Vasili.

Sa i takon ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit,Vasili deklaroi se LSI-ja e mbështet krijimin e këtij institucioni të ri për luftën kundër korrupsionit dhe se duhet bashkëpunuar me komisionin e posaçëm të reformës në drejtësi për të parë mënyrën sesi do të pozicionohet ky institucion.

“Tashmë duhet të bashkëpunojnë edhe me komisionin e posaçëm të reformës në drejtësi për të parë mënyrën sesi do të pozicionohet, sesi do të qëndrojë, sepse jemi në një dritë të re.

Nuk besoj se mund të neglizhojmë faktin që edhe ky është një institucion i caktuar, kemi tërësi të elementëve të reformës në drejtësi, të cilët kanë të bëjnë edhe me hetimin, hetimi penal është një problem shumë delikat”,- vijon Vasili.

Sipas Zv.Kryetarit të LSI-së, debatet politike nuk do të vonojnë reformën në drejtësi, që duhet të realizohet nëpërmjet konsensusit me të gjitha palët.

“Do të ishte shumë e çuditshme që ne do të kishim një konsensualitet të menjëhershëm për një dokument të vetëm, pa asnjë koment, e pa asnjë opinion në mënyrë të menjëhershëm, sepse do të ishte një konsensus artificial dhe nuk do t’i rezistonte kohës. Ky është konsensus mëse i vërtetë sepse po ndërtohet nëpërmjet debatit”,- u shpreh Petrit Vasili.

Arrestimi i Kserës, PD: Mbështesim hetimet, lufta ndaj korrupsionit jetike

Pas lajmit për arrestimin e ish-ministrit Spiro Ksera, ka reagur Partia Demokratike. Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, ka thënë se, PD mbështet çdo hetim dhe se lufta ndaj korrupsionit është jetike për vendin.

“Partia Demokratike mbështet dhe inkurajon çdo hetim dhe akt të drejtësisë në luftën kundër korrupsionit. Partia Demokratike nuk bëhet pengesë e asnjë hetimi ndaj zyrtarëve apo ish-zyrtarëve të saj në asnjë rast dhe e vlerëson luftën ndaj korrupsionit si jetike për vendin.

Në lidhje me ndalimin e z. Ksera, PD i kërkon Prokurorisë të zbardhë akuzat dhe të veprojë me profesionalizëm duke zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin.

Ne inkurajojmë hetime të drejta dhe objektive, të pandikuara nga politika dhe veçanërisht nga nevoja që ka qeveria dhe kryeministri më i korruptuar në Ballkan, për të larguar vëmendjen nga hajdutëria masive që po bëjnë çdo ditë, në dogana, tatime, tendera, koncesione dhe privatizime”,- deklaroi Ristani.
Rrëfimi i Soni Malaj: Ju tregoj dashurinë e jetës time...

Prej pak muajsh i ka dhënë fund martesës disa vjeçare me italianin Mirko Luccarelli dhe Soni Malaj tashmë është një nga beqaret më të bukura shqiptare. Këngëtarja e njohur gjatë javëve të fundit ka qenë pjesë e spektaklit “Në një javë”, ku na ka treguar disa nga aftësitë e tjera të saj veç muzikës.

Pjesë e spektaklit ishte edhe një tjetër artist po aq i njohur sa Soni, ish-anëtari i grupit “Ëest Side Family”, Landi Hysi.

Afrimiteti mes tyre dhe sjelljet në dukje intime, u bënë shkak i një sërë thashethemesh dhe aludimesh se, mes tyre kishte nisur një shkëndijë. Por, sipas Sonit, ende nuk është gati për një romancë të re dhe me Landin janë thjesht miq.

“Me Landin jemi të martuar”,- thotë Soni me shaka, ndërsa sqaron se, në lidhje me këtë histori e kanë pyetur shumë persona, përfshirë edhe miqtë e saj.

“Më kanë pyetur, madje edhe miqtë tanë, por jo! Dukeshim të afërt sepse ishim të vetmit që njiheshim prej shumë vitesh dhe krijuam menjëherë miniskuadrën tonë. Por jo, jemi miq shumë të mirë”,- ka treguar Soni për “Bluetooth”.

E pyetur nëse në jetën e saj gjendet aktualisht një dashuri e re, Soni shprehet, “Dashuria ime është Anna”, teksa vijon se, “Për gjëra të tilla ka kohë, pas klipit të 100”. Pak përpara ndarjes nga Mirko, Soni Malaj u transferua në Shqipëri, për t’iu përkushtuar karrierës së saj në muzikë./Bluetooth/

Foto +16: Rita superseksi. Ja i gjithë seti hot i këngëtares shqiptare
Në gjithë mediat qarkulloi dje fotoja e Rita Orës topless për revistën “Lui”. Por fotografi Terry Richardson, i cili i ka realizuar setin e “nxehtë” yllit të popit, ka publikuar disa foto të tjera në llogarinë e tij në Instagram.

Kësaj radhe, Rita shihet komplet e zhveshur duke luajtur në një piano, ose thjesht duke qëndruar pranë saj. Në një fotot tjetër ajo është e shtrirë në krevat, por kësaj radhe e mbuluar.




Dalipaj në kërkim për vrasje, më 2013 çoi në pranga babanë e Tahirit
Ervin Dalip, ish-shef i krimit ekonomik, sot në kërkim nga policia e shtetit për vrasjen e Gazmend Çollakut, është personi që çoi në pranga babain e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në vitin 2013.

Sipas “Panorama Online”, në kohën kur Ervin Dalipaj ishte shef i Sektorit Kundër Krimit të organizuar, në Drejtorinë e Policisë Tiranë, babai i Ministrit Tahiri u arrestua, bashkë më dy persona të tjerë, nën akuzën e kontrabandës së medikamenteve.

Dalipaj drejtonte këtë hetim që çoi në prana babain e Ministrit.

Më herët, ish-shefi i Krimit Ekonomik, Dalipaj, e cilëson si tendencioze shpalljen e tij në kërkim nga policia e shtetit për vrasjen e Gazmend Çollakut.

Ai deklaroi gjatë një interviste për “Neës 24” se, shkak i përjashtimit të tij nga policia janë ish-kolegët e tij.

“Akuza ndaj meje është e fabrikuar nga disa oficerë në polici. Më përjashtuan ata që sot drejtojnë policinë”,- ka thënë Dalipaj.

I shpallur në kërkim për vrasjen e Gazmend Çollakut, Dalipaj deklaroi se, nuk dorëzohet në polici sepse nuk ka besim te Policia e Shtetit.

“Më kërkojnë sikur jam terrorist. Nuk dorëzohem sepse nuk kam besim te policia. Kam vetëm besim te Prokuroria dhe Gjykata”,- ka thënë Dalipaj. Ai ka pohuar se kur të njihet me provat do të vlerësojë pozicionin e tij.


Liderja gjermane: Refugjatët që s’i binden policisë, qëllojini me armë!
Një deklaratë shokuese e lideres së partisë populiste gjermane ka ngacmuar opinionin publik në Gjermani dhe më tej.

Liderja e “AFD”-së, Frauke Petry, ka deklaruar se, “kur refugjatët nuk i binden policisë, këta të fundit mund të përdorin edhe armët e zjarrit”.

“Duhet të kontrollojmë imtësisht kufirin tonë me Austrinë nga refugjatët ilegalë dhe të paregjistruar”,- tha ajo për “Mannheimer Morgen”.

“Në rastin më ekstrem, kur refugjatët nuk i binden policisë, këta të fundit mund të përdorin edhe armët e zjarrit. Kështu është edhe me ligj”,- ka vijuar më tej ajo.

Partia e saj renditet e treta pas “SPD”-së dhe “CDU”-së në Gjermani.


Rrëfimi shokues i aktorit Francesco Nutit: Ja çfarë i ka ndodhr...

Ndonëse ndohet në një karrige me rrota pas një aksidenti, aktorin dhe regjisorin Italian Francesco Nuti, vijon ta ndjekë fati i keq. Së fundi u zbulua se, ai keqtrajtohej që prej një viti nga kujdestari i tij.

Denoncimin e bëri vëllai i tij, Giovanni, pas dëshmisë së një djali afrikan që do zëvendësonte kujdestarin e aktorit për disa kohë.

Kujdestari e gjuante aktorin me shpulla dhe e fyente vazhdimisht.


Kandidimi për kreun e PS-së: “Kaubojsi” Ndocaj kërcënon Metën
Deputeti Eduart Ndocaj, pas shpalljes së kandidaturës për kreun e PS-së tashmë ka bërë gati dhe platformën me të cilën do të kandidojë.

Pika e parë në platformën e deputetit socialist Eduart Ndocaj për kryetar partie është prishja e kolaicionit me LSI-në. Ndocaj e cilëson LSI-në parti pazaresh.



Ja platforma e Eduart Ndocajt për drejtimin e PS-së:

1 - Prishja e koalicionit me LSI.

LSI është krijuar si një parti për pazare dhe ego personale. Elektorati i LSI është i majtë. Nuk ka kuptim aleancë me elektoratin tonë. Ne duhet të hapim partinë që ata të rikthehen tek Partia e tyre. Kjo ftesë përjashton drejtuesit e LSI, të cilët e kanë thyer filozofinë e PS duke qeverisur me Berishën. Të gjithë të tjerët janë të mirëpritur të rikthehen tek PS, tek Partia më e madhe në vend.
2 - Rikthimi dhe respektimi i figurave të rëndësishme të PS në këto 20 vite, që u dëbuan nga PS. Kontributi i tyre dhe eksperiencat e tyre janë të rëndësishme për të vazhduar rrugëtimin politikë të partisë më të madhe në vend.

3 - Hapja e partisë

Partia duhet të jetë e hapur për çdo shqiptarë e sidomos për të rinjtë që duan të kontribuojnë tek PS. Hapja e partisë nuk duhet të jetë me kushte ideologjike apo me bërje biografish. Çdo i ri, pavarësisht bindjeve politike që ka pasur në të kaluarën është i mirëpritur të vij tek PS, të konkurrojë edhe për strukturat e larta drejtuese.

4 - Futja e konceptit të meritokracisë. Rritja politike e çdo anëtari të PS do të jetë mbi meritën. Pra, nuk do të katapultohet.

5 - PS, partia e te gjithëve. PS duhet të kthehet një kantiere i madh si për pranimet e burimeve njerëzore, po ashtu edhe për ide, propozime e vizione. Askush nuk ka të drejtë dhe nuk do të ketë të drejtë të monopolizoje vizionet politike të PS dhe idetë për zhvillimin e PS.

6 - Demokratizimi i Partisë do të jetë i shenjtë. Askush nuk do të ketë të drejtë te censurojë askënd e të përjashtojë askënd. Disa pika të rëndësishme për demokratizimin:

a) Respektimi i zgjedhjeve periodike brenda strukturave të PS. Pas çdo katër vjet do të ketë zgjedhje për kryetarin e PS. Fitorja apo jo e zgjedhje për Pushtet Lokal apo Qendror nuk lidhjet me mandatin e Kryetarit e PS dhe nuk përbën asnjë kusht për të shmangur zgjedhjet.

b) Kufizimesh mandatesh. Nuk do të ketë më shumë se dy mandate rresht. Pra, askush nuk ka të drejtë pas konsumimit të dy mandateve rresht si kryetar i PS, të kërkojë për marrjen e një mandati të tretë.

c) Nuk do të ketë zgjedhje në Kongres për Kryetar me më ka me pak se dy kandidatë. Gara për PS duhet të jetë një garë e hapur për çdo anëtarë të PS.

7 - Dekriminalizim rrënjësor të strukturave apo forumeve drejtuese të PS.

8 - Transparenca e burimeve financiare dhe arkës së PS.

9 - Një pjesë e Kryesisë së PS do të jetë e rezervuar për drejtuesit e degëve të PS në Diasporë.

10 - Nuk mund e nuk duhet të konkurrojë për kryetar të PS çdo person anëtarë ka mbi 60 vjeç. Kriter i rëndësishëm për të ndarë të kaluarën me të tashmen.

Këto janë dhjetë shtyllat, ku do të bazohet manifesti politik i PS i propozuar nga kandidati z. Ndocaj,



Disa qëndrime në lidhje me Kongresin:

1 - Të gjithë Kongreset janë kongres zgjedhorë. Pra, ky kongres edhe pse 3 vjet me vonesë është dhe duhet të jetë kongres zgjedhor. Kandidatët për kryetar të PS duhet të prezantojnë kandidatura e tyre dhe platformat e tyre.

Ftoj edhe ikonat si Sërvet Pëllumbi të japin interpretimin e tyre në lidhje me Kongresin e 19 Marsit. Askush nuk mund ta personalizojë apo ta marr peng partinë më të madhe në vend.

2 - Mos politizimi i strukturave zgjedhore të Kongresit. Askush nuk do të ketë të drejtë politike të ndikojë në procesin zgjedhor të PS. Ndikuesit e vetëm janë socialistët me votën e tyre. Rezultati varet vetëm nga zgjedhësit dhe nga askush tjetër.

3 - Strukturat aktuale duhet të respektojnë e të presin çdo kandidat si kryetar potencial të PS deri në përfundimin dhe shpalljen e rezultatit final të dalë nga Kongresi.

4 - Duhet të jetë një Kongres edhe për ndryshime statusore.

Shënimë: Kandidimi i z. Ndocaj është çështje serioze, sepse bëhet fjale për një ndër angazhimet më serioze, atë konkurimit dhe drejtimit të partisë më të madhe në vend. Z. Ndocaj nuk është e nuk do të jete pjesë e asnjë loje, por do të jete zëri i socialistëve të thjeshtë dhe bazës së Partisë”.
Shkodër: Qëllohet me armë zjarri 70-vjeçari, humb jetën në spital

Një 70-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në qytetin e Shkodrës. Sipas policisë i moshuari Martin Stregu, ka humbur jetën rrugës për në spital.

70-vjeçari Stregu banonte në Grudë të Shkodrës.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Një nga pistat kryesore të vrasjes së tij dyshohet të jetë ajo për hakmarrje.
Ja pse Adelina nuk shkon në shtrat me askënd as për 6 mln euro
E ftuar mbrëmë në emisionin “Oktapod” te Turjan Hyskes, Adelina Berisha ka thënë se, nuk është paraja dhe fama gjithçka për të.

Në rubriken “Dislike” të “Oktapod“, Adelina i është pergjigjur komentit të një fansi, i cili jepte 10 mijë euro për të qenë një natë me të.

Moderatori i emisionit, Turjan Hyska e ka “ngacmuar” Adelinën deri në fund të intervistës, duke e shtuar shumën deri në 6 milionë euro dhe ajo sërish ka thënë se, me askënd nuk shkon për sado që të jetë shuma.

Rikthehen tensionet: Avioni luftarak rus shkel hapësirën turke

Një aeroplan ushtarak rus “SU-34” ka shkelur hapësirën ajrore turke të premten edhe përkundër paralajmërimeve nga radari, ka thënë Ministri i Jashtëm turk të shtunën, ndërsa për këtë incident është thirrur në bisedë informative edhe ambasadori rus në Ankara.

Ministria, përmes një deklarate dërguar mediave, siç raporton “Reuters”, ka thënë se, shkelja ka qenë shenjë e pastër se, Rusia dëshiron që çështjet mes dy vendeve të përshkallëzohet.

Turqia nëntorin e kaluar rrëzoi një aeroplan luftarak rus, incident ky që prishi raportet mes dy vendeve.



Indi: Shifrat e larta të përdhunimeve, kthejnë dënimet me vdekje
Tre burra janë dënuar me vdekje dhe tre të tjerë me dënim “burgim të përjetshëm”, pasi përdhunuan dhe vranë një grua 21-vjeçare në vitin 2013.

Policia indiane vetëm gjatë vitit 2014 ka regjistruar 36 mijë e 735 raste të përdhunimit.

Aktivistët thonë se, shumë krime të tilla nuk raportohen në Indi.
Greqi: Sulmohet me molotov banesa e ministrit Flamburaris

Anarkistët grekë kanë sulmuar me bomba molotovi banesën e ministrit të Shtetit në qeverinë Tsipras, Alekos Flamburaris. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të natës në lagjien Eksarqia të Athinës, në kohën kur ministri ndodhej në banesë.

Për fat, dëmet në banesë ishin vetëm jashtë mureve dhe banorët e saj nuk u rrezikuan.

Autoritetet greke thanë se grupi i anarkistëve hodhi më tepër se 10 bomba molotov kundër banesës dhe në vazhdim dëmtoi disa makina dhe iu drejtua qendrës së lagjes, ku dhe u shpërndanë të ndjekur nga forca të shumta të policisë, e cila megjithatë nuk mundi të kryente arrestime.

Prej sulmit u dëmtuan rëndë dy automjete dhe njëri prej policëve që ruanin banesën mori plagë të lehta dhe u dërgua në spitalin ushtarak të Athinës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndonëse sulmi ende nuk është marrë përsipër prej organizatave anarkiste, burime qeveritare thanë se banesa e ministrit Flamburari u krye prej anarkistëve që kundërshtojnë politikat e qeverisë Tsipras, kryesisht reformën e skemës së sigurimeve.

Sulmi ndaj banesës së Flamburaris u dënua nga gjithë klasa politike vendase. Zëdhënësja e qeverisë, Olga Gjerovasiliu tha se qeveria nuk trembet, as shantazhohet dhe reformat do të vazhdojnë me çdo kusht./Top Channel/
Vrasja e Çollakut, flet vëllai i Denis Shtrazës: Policia, shoë pa fakte
Një ditë më parë, Denis Shtraza, 33 vjeç, u arrestua në Rinas si i akuzuar për vrasjen e Gazmend Çollakut 3 javë më parë, në bashkëpunim me tre persona të tjerë.

Por sipas vëllait të tij, Ilia Shtraza, Denisi është i pafajshëm dhe akuza ndaj tij nuk bazohet në fakte.

Shtraza deklaron për “Neës 24” se policia po bën shoë me arrestimin e të vëllait.

“Në 6 Janar Denisi ka qënë në Tiranë me Ervin Dalipaj. Kur po ktheheshin në Tiranë i ndaloi policia. Pas dëshmisë policia e ka lënë të lirë vëllain tim. Po keqpërdoren precedentë të mëparshëm të vëllait tim. Akuzat ndaj vëllait ishhin të pabazuara në fakte”.

Shtraza ka pranuar se, Denisi ka patur njohje me Çollakun, por nuk ka patur ndonjë konflikt me të./BË/

I presin gabimisht penisin foshnjes, prindërit nuk kuptojnë gjë
Disa studentë të mjeksisë bën gabimin tronditës në qytetin e Saltillo-së, në Meksikën Veri-lindore, dhe më pas provuan ta fshehin vogëlushin nga prindërit e tij, raporton “The Sun”.

Babai i foshnjës, Diego Rangel Izaguirre filloi të kishte dyshime kur nuk iu lejua që ta shihte djalin e tij, për më shumë se dy orë pas lindjes së tij. Atij i thanë se, vogëlushi kishte pësuar një lëndim të vogël dhe se ka nevojë për operacion, transmeton “Gazeta Express”.

“Kur lindi ai, ata ia prenë penisin në vend të kërthizës, kështu që kirurgët bënë edhe dy ndërhyrje të tjera, pothuajse dy centimetra të thella”,- shtoi babai.

Nëna e foshnjës, Zulem Contreras tha: “Kjo nuk do të duhej të ndodhte nga ata, është dashur të angazhonin një gjinekolog për t’u kujdesur për të, jo studentët”.



Video: Kujdes ku parkoni... ja si tërhiqet zvarrë vetura nga kamioni

Një kamion është filmuar teksa tërhiqte zvarrë një veturë në Scarborough të Anglisë. Mjeti ishte parkuar nga Angela Thompson në troturain pranë punës së saj, por një kamion, në përpjekje për të marrë kthesën, i kalon aq pranë sa prek mjetin dhe e tërheq zvarrë për disa metra.

Ndiqeni videon:
PPE mesazh për Ramën: Rruga drejt BE-së kalon nga drejtësia!
Partia Popullore Europiane i bëri thirrje socialistëve shqiptarë, që të pranojnë konsensusin për reformën në drejtësi. Në një intervistë për “ABC Neës”, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Popullore Europiane, Antonio Lopez-Isturiz, tha se, rruga e integrimit europian dhe anëtarësimit të vendit në BE, kalon përmes konsensusit.

“Ne kemi përçuar gjithnjë të njëjtin mesazh për forcat politike shqiptare: bashkëpunim dhe konsensus. Ky ka qenë mesazhi gjatë udhëheqjes së ish-kryeministrit Berisha, ky është mesazhi tani për qeverisjen e kryeministrit aktual socialist Rama.

Duhet kuptuar qartë që rruga e integrimin europian dhe anëtarësimit të vendit në BE kalon përmes konsensusit. Kjo nuk është diçka e re.

Ne nuk po i kërkojmë asgjë më tepër Shqipërisë, sesa i kemi kërkuar vendeve të tjera në rrugën e tyre të anëtarësimit nê BE. Të njëjtat gjëra i janë kërkuar edhe vendit tim, Spanjës.

Në Spanjë, partisë socialiste dhe partisë popullore u janë dashur vazhdimisht të gjejnë marrëveshje për integrimin europian. Dhe kjo solli rezultate fantastike për vendin. Lidhur me reformën e drejtësisë në Shqipëri, kjo është një reformë shumë e rëndësishme.

Përfshirja e Komisionit të Venecias dhe gjithë proçesi legjislativ mund të sjellë hapa shumë pozitivë. Edhe një herë e përsêris. Ne nuk po i kërkojmë asgjë të jashtëzakonshme Shqipërisë.

Po i kërkojmë të njëjtat reforma që kanë kryer dhe vendet e tjera. E theksoj këtë, që të jetë sa më e qartë për shqiptarët. Ndaj, duhet që të dyja palët, qeveria dhe opozita të gjejnë marrëveshje mbi reformën në drejtësi. Pse duhet të bllokohet lufta kundër korrupsionit dhe reforma e drejtësië?”,- ka thënë Lopez./AbcNeës/

Çiljeta, shikoni sa gabim po e mëson djalin e saj!

Këngëtarja e famshme shqiptare, Çiljeta Xhilaga, e cila është edhe një ndër personazhet më të preferuara të mediave rozë, duket se po e beson gabim djalin e saj të vogël Fernando.

Bukuroshja shqiptare ka publikuar në profilin e saj në rrjetet sociale një bashkëbisedim me të birin, i cili, sipas saj, e ka pyetur rreth femrave. Më saktë e ka pyetur se çfarë është një e dashur…?

Këngëtarja ia ka shpjeguar në një mënyrë krejt të gabuar, por shresojmë që kjo është një shaka e Çilit, thjeshtë sa për t’u argëtuar…

Gjithsesi bashkëbisedimin e plotë të Çiljetës me të Birin do ta gjeni më poshtë:

Don Fernando: “Mami, çfarë është një e dashur?”.

Mami Çili: “Nëse bëhesh djalë i mirë, atëherë do ta kesh një kur të rritesh’”.

Don Fernando: “E çfarë nëse jam një djalë i keq?’.

Mami Çili: ‘Atëherë do të kesh shumë të dashura’”,- ka shkruar këngëtarja.

Berisha: Vëllezërit rama po i ‘falin’ INSIG-un Gaz Demit
Pasi Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama se, po favorizon për blerjen e INSIG-ut biznesmenin Gaz Demi, ky i fundit ka reaguar teksa ka deklaruar se, PD nuk duhej ta sulmonte pasi ai ka miqësi me Shkëlzen Berishën.
Por, pas kësaj deklarate ka ardhur edhe reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai ka deklaruar se Rama po mundon të mbrohet me gojën e Gaz Demit, i cili si mburojë nxjerr miqësinë gjoja me Shkëlzenin.



Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   37   38   39   40   41   42   43   44   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish