Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Kjo është radhitja e 50 vendeve më të dhunshme në botë



Download 6,39 Mb.
bet39/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   35   36   37   38   39   40   41   42   ...   352

Kjo është radhitja e 50 vendeve më të dhunshme në botë:

50 – Obregon, Meksikë – 28.29 vrasje për 100 mijë banorë

49 – Marakaibo, Venezuelë – 28.85 vrasje për 100 mijë banorë

48 – Makapa, Brazil – 30.25 vrasje për 100 mijë banorë

47 – Johanesburg, Afrikë e Jugut – 30.31 vrasje për 100 mijë banorë

46 – Viktoria, Meksikë – 30.50 vrasje për 100 mijë banorë

45 – Pereira, Kolumbi – 32.58 vrasje për 100 mijë banorë

44 – Kuritiba, Brazil – 34.71 vrasje për 100 mijë banorë

43 – Porto Alegre, Brazil – 34.73 vrasje për 100 mijë banorë

42 – Porti i Nelson Mandelas, Afrikë Jugu – 35.85 vrasje për 100 mijë banorë

41 – Durban, Afrikë e Jugut – 35.94 vrasje për 100 mijë banorë

40 – Kampina Grande, Brazil – 36.04 vrasje për 100 mijë banorë

39 – Kampos dos Gotacazes, Brazil – 36.16 vrasje për 100 mijë banorë

38 – Arakaju, Brazil – 37.17 vrasje për 100 mijë banorë

37 – Recife, Brazil – 38.12 vrasje për 100 mijë banorë

36 – Viktoria da Conquista, Brazil – 38..46 vrasje për 100 mijë banorë

35 – Tijuana, Meksikë – 39.09 vrasje për 100 mijë banorë

34 – Gran Barcelona, Venezuelë – 40.08 vrasje për 100 mijë banorë

33 – Kingston, Xhamajka – 41.14 vrasje për 100 mijë banorë

32 – Nju Orlins – 41.44 vrasje për 100 mijë banorë

31 – Viktoria, Brazil – 41.99 vrasje për 100 mijë banorë

30 – Teresina, Brazil – 42.64 vrasje për 100 mijë banorë

29 –Aparesia de Goiania, Brazil – 43.38 vrasje për 100 mijë banorë

28 – Detroit, SHBA – – 43.89 vrasje për 100 mijë banorë

27 – Feira de Santana, Brazil – 45.5 vrasje për 100 mijë banorë

26 – Belem, Brazil – 45.83 vrasje për 100 mijë banorë

25 – Guatemala Siti, Guatemala – 47.17 vrasje për 100 mijë banorë

24 – Cumana, Venezuelë – 47.77 vrasje për 100 mijë banorë

23 – Manaus, Brazil – 47.87 vrasje për 100 mijë banorë

22 – Cuiaba, Brazil – 48.52 vrasje për 100 mijë banorë

21 – Sao Luis, Brazil – 53.05 vrasje për 100 mijë banorë

20 – Barquisimento, Venezuelë – 54.96 vrasje për 100 mijë banorë

19 – Baltimore, SHBA – 54.98 vrasje për 100 mijë banorë

18 – Maceio, Brazil – 55.63 vrasje për 100 mijë banorë

17 – Culiacan, Meksikë – 56.09 vrasje për 100 mijë banorë

16 – Joao Pessoa, Brazil – 58.40 vrasje për 100 mijë banorë

15 – Saint Louis, SHBA – 59.23 vrasje për 100 mijë banorë

14 – Salvador, Brazil – 60.63 vrasje për 100 mijë banorë

13 – Natal, Brazil – 60.66 vrasje për 100 mijë banorë

12 – Fortaleza, Brazil – 60.77 vrasje për 100 mijë banorë

11 – Gujana, Venezuelë – 62.33 vrasje për 100 mijë banorë

10 – Cali, Kolumbi – 64.27 vrasje për 100 mijë banorë

9 – Kejptaun, Afrikë e Jugut – 65.53 vrasje për 100 mijë banorë

8 – Palmira, Kolumbi – 70.88 vrasje për 100 mijë banorë

7 – Valencia, Venezuelë – 72.31 vrasje për 100 mijë banorë

6 – Qarku Qendror, Honduras – 73.51 vrasje për 100 mijë banorë

5 – Maturin, Venezuelë – 86.45 vrasje për 100 mijë banorë

4 – Akapulko, Meksikë – 104.73 vrasje për 100 mijë banorë

3 – San Salvador, El Salvador – 108.54 vrasje për 100 mijë banorë

2 – San Pedro Sula, Honduras – 111.03 vrasje për 100 mijë banorë

1 – Karakas, Venezuelë – 119.87 vrasje për 100 mijë banorë


Video: Nxënësja shqiptare godet shokun e klasës...

Jemi mësuar të shohim meshkuj që dhunojnë femra, por në një shkollë në Prishtinë ka ndodhur e kundërta. Një vajzë ka goditur një djalë në mes të klasës dhe djali u tregua xhentellmen i vërtetë, duke e injoruar ngjarjen./jetaoshqef.al/



28/01/2016................................

Makinat e policisë monitorim me GPS, hapet tenderin 137 mln lekë

Të gjitha makinat dhe automjetet e policisë shqiptare do të jenë të mbikëqyrura përmes GPS-it, pajisje që monitoron të gjitha lëvizjet.

Gazeta ‘Shqiptarja.com’ shkruan sot se tenderi është hapur para disa ditësh, më 22 Janar 2016 nga Ministria e Brendshme, dhe projekti do të jetë 4-vjeçar e do të ketë një vlerë 137 milionë Lekë të vjetra.

Përmes pajisjes GPS, zyrat qëndrore të policisë do të kenë dijeni për vendndodhjen e çdo patrulle që është në shërbim.

Po kështu, edhe efektivët do të jenë nën mbikqyrje nëse janë në krye të detyrës apo janë larguar nga vendi ku duhet të jenë dhe kanë shkuar në ndonjë kafe, arsyeton Ministria e Brendshme për këtë projekt.
Linda Halimi ngre në këmbë gjithë sallën e “American Idol”

Këngëtarja kosovare Linda Halimi, e cila po merr pjesë në American Idol, e ka kaluar me sukses fazën e parë të kompeticionit, duke e ngritur në këmbë gjithë sallën.

Mbrëmë (e mërkurë) në Hollyëood është mbajtur faza e grupeve. Nga 260 pjesëmarrës të kualifikuar deri në këtë fazë, vetëm disa kalojnë në fazën e ardhshme.

Linda ka treguar se ajo e ka kënduar këngën “Ëho’s loving you” të “The Jackson 5” dhe se pas performansës së saj e gjithë salla është ngritur në këmbë.

Linda Halimi është në mesin e atyre që ka kaluar në fazën e grupeve.

Performanca e Lindës pritet të transmetohet sonte./lajmi.net/



Ja cilat janë anët pozitive të rritjes së mjekrrës

Të mbajturit mjekrrën nuk ofron vetëm një dukje të bukur dhe mashkullore në sytë e femrës.

Tani është zbuluar shkencërisht se të mbajturit mjekrrën ka disa të mira tjera.

Një hulumtim i bërë nga “BBC” rezulton se, mbajtja e mjekrrës ka shërim antibakterial, pasi që përmban disa mikrobe të cilat vrasin bakteret.

Ka pasur hulumtime të shumta rreth asaj nëse mbajtja e mjekrres është e dëmshme, mirëpo hulumtimi i bërë nga mikrobiologjisti, John Golobic, rezulton se disa mikrobe në mjekërr kanë të njëjtin efekt sikurse gazrat.

Që nënkupton se mikrobet mund të vrasin disa baktere.


Videolajm: Kur gatuan Luana Vjollca...
Jemi mësuar që ta shikojmë gjithmonë në ekrane të prezantojë në shoë të ndryshme, ose edhe në foto hot, por asnjëherë nuk e kemi parë Luanën në “kushtet e shtëpisë”. Në këtë video ajo mundohet që të na tregojë në një miniprovë, se sa e zonja është në gatim.

Shikoni videon:




Foto: “Vajza fantazëm e Siberisë”: Misteri 100-vjeçar që ende vijon

Një mister i çuditshëm që zgjat prej një shekulli ende nuk ka marrë zgjidhje në Rusi. Në dhjetëra fotografi të vjetra gati një shekull, shihet një vajzë e vogël. Ajo gjendet thuajse në çdo foto. Sipas analistëve fotografikë ajo mund të ketë qenë vajza e fotografit. Ata kanë nisur kërkimet për ta identifikuar atë, por pa rezultat. Imazhi i saj është përdoru edhe në disa modele kartolinash apo pullash poste.


Video: Donald Trump e godasin me domate, por shihni si reagon
Ai është padiskutim kandidati më i diskutuar dhe kontrovers në fushatën presidenciale në Amerikë. Gati gjysma e votuesve republikanë kanë shprehur simpati për miliarderin njujorkez dhe është favoriti absolut në partinë e tij.

Por natyrisht ka edhe njerëz që janë kundër mednimeve të Donald Trump. Një ndodhi e sikletshme i ka ndodhur atij në Universitetin e Ioëas ditën e djeshme.

Trump është goditur me një domate nga një person në sallë. Por në vend të trembej apo reagonte i nxehur, ai i ka dërguar një përshëndetje personit që e goditi.

Pse njerëzit nuk kanë buzëqeshur në fotografitë e shekujve të kaluar

Në shumicën e fotografive të vjetra - ato të realizuara në shekullin e 19 dhe në fillim të shekullit të 20 - njerëzit nuk janë duke buzëqeshur. Kjo dukuri çoi në një besim popullor se, njerëzit thjesht nuk kanë buzëqeshur në fotografitë e vjetra.



1 - Kjo është fotografi e realizuar në një dasmë në vitin 1900.

Pra, pse njerëzit në fotografi të vjetra duken sikur kanë dëgjuar lajmin më të keq të jetës së tyre? Megjithatë, fotografitë në atë kohë kanë qenë në bardh e zi, kjo i bën personat në këto fotografi të duken edhe me serioz.


2 - Teknologjia e vjetër e ka bërë më të vështire të shihet në foto buzëqeshja e dikujt.
Një shpjegim tjetër për mungesën e buzëqeshjeve në fotografitë e vjetra, është se gjatë ekspozimit, njerëzit mendonin se do të dalë fotografia me mjegull andaj nuk lëviznin e as nuk buzëqeshnin. Këto kamera ishin më të ngadalshme nga standardet e sotme, por jo aq të ngadalshme saqë ishte e pamundur të buzëqeshni.
3 - Siç duket kjo fotografi është mjaft e rëndë.
Me siguri kjo vajzë e vogël, nuk ka qenë kështu edhe në jetën e përditshme, por sidoqoftë, ajo pozoi shumë serioze.
4 - Fotografi e hershme që duket si pasazh në pavdekësi.
Ky person siç duket ka pozuar si Jezu Krishti. Në vitin 1896 në fotografitë e realizuara nuk shiheshin as sytë, fytyra e tij shfaq një pasazh të vdekjes. Sidoqoftë, edhe ky person nuk ka qeshur në këtë fotografi.
5 - Ja si ka pozuar Mark Tëain, një humorist profesional.
Kjo fotografi u realizua në fund të shekullit 19. Në atë kohë kultura ishte më e hapur, njerëzit filluan të tregojnë sado pak dashuri për njëri tjetrin, por, fotografitë ende nuk u dekoruan me buzëqeshje.
6 - Por, atëherë pse ka dalë duke qeshur ky njeri?
Kjo fotografi është realizuar në vitin 1904. Kjo është nga koleksioni i imazheve të fotografit Berthold Laufer, nga një ekspeditë e tij në Kinë./GazetaExpress/


Ballkanit i duhet ndihmë për të përballuar krizën e emigrantëve të BE-së

Nga Ariel Cohen

Dështimi i Greqisë për të përmbushur detyrimet e saj për të siguruar kufijtë e zonës Shengen pa pasaporta qëndron në kontrast të dukshëm me rolin që po luan Maqedonia për të përballuar fluksin e qindra-mijëra emigratëve që largohen nga zonat e luftës.

Më shumë se 750.000 emigrantë kanë lëvizur përmes Maqedonisë gjatë vitit të shkuar. Maqedonia, edhe me ndihmën modeste nga Shqipëria, Sllovenia dhe fqinjët e tjerë, ka pritur, ushqyer, ofruar ndihmë mjekësore dhe i ka trajtuar këta emigrantë. Brukseli, Berlini dhe Ëashingtoni duhet që të bëjnë gjithcka mundet për të ndihmuar vendet si Maqedonia për të përballuar këtë sfidë.

Komisioni Evropian ka publikuar më 27 Janar një draft-raport, i cili ishte tepër kritik për trajtimin e krizës së refugjatëve nga Greqia. Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian, Vladis Dombrovskis deklaroi se raporti ka konstatuar se Greqia ka “neglizhuar në mënyrë serioze” detyrimet e saj që rrjedhin nga marrëveshja e Shengenit. Sipas raportit, Athina ka dështuar të regjistrojë, marrë shenja e gishtave dhe te trajtojë emigrantët. Komisioni i ka dhënë Greqisë tre muaj kohë të zgjidhë këto probleme. Nuk ka të ngjarë që Greqia të zgjidhë problemet.

Kriza e emigrantëve ka rrezikuar të ardhmen e marrëveshjes së Shengenit, sepse disa shtete të Bashkimit Evropian kanë ndërmarrë kontrolle kufitare të përkohshme. Dështimi i Greqisë të përmbushë detyrimet e saj vetëm sa do të përshpejtojë situatën.

Siguria e kufirit Greko-Maqedonas është kyc për manaxhimin e krizës së emigrantëve, sipas ekspertëve amerikanë të sigurisë që kanë vizituar kohët e fundit rajonin. Nëse kjo nuk kryhet, regjimi i Shengenit, një aritje e madhe e Bashkimit Evropian, mund të pezullohet. Kjo do të ketë pasoja serioze për të ardhmen e BE-së.

Ballkani është një rajon unik i bashkëjetesës mes muslimanëve dhe të krishterëve. Megjithatë, janë zhvilluar luftëra midis muslimanëve dhe të krishterve ortodoks në Bosnjë dhe Kosovë në vitet 1990’ dhe fillimvitet 2000. Kohët e fundit, Shteti Islamik i Irakut dhe al-Sham (ISIS) dhe al-Kaeda kanë rekrutuar disa qindra luftëtarë nga Ballkani për të luftuar në Siri dhe Irak. Dhjetëra nga këta luftëtarë janë kthyer mbrapsht dhe kanë përhapur nëpër rajon xhepa të vegjël të mbështetësve të ISIS, vecanërisht në zonat e largëta malore. Kjo është arsyeja përse procesi i identifikimit biometrik është i domosdoshëm për të pastruar terroristët dhe kriminelët, të cilët janë duke u përpjekur për të kaluar në Perëndim me emigrantët.

Kjo është gjithashtu e arsyeja përse bashkëpunimi në fushën e sigurisë mes vendeve të Ballkanit, Shteteve të Bashkuara dhe BE-së është kaq i rëndësishëm. Megjithatë, lidershipi i Brukselit në luftën kundër terrorizmit është i mangët.

Ilir Meta, Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë deklaroi për Neë Atlanticis se :“Ne na duhen kapacitete të përmirësuara të inteligjencës dhe ndihmës humanitare për Shqipërinë për të siguruar që njerëzit e gabuar nuk do të mund të hyjnë në Ballkan dhe Evropë dhe ata që largohen në mënyrë legjitime nga zonat e konfliktit të kontrollohen dhe asistohen në mënyrën e duhur”.

Ideale do të ishte që të gjithë emigrantët të ishin subjekt i verifikimit biometrik dhe të kontrolloheshin të dhënat kundër terrorizmit. Autoritetet e emigracionit duhet të verifikojnë emrat dhe historinë e të gjithë azil-kërkuesve, duke përfshirë analizimin e dialekteve të tyre dhe qytetet e fshatrat e supozuar të origjinës së tyre. Cdokush që do të kapej duke gënjyer duhet identifikohen me pullë të kuqe, ose të ktheheshin mbrapsht. Me mbështetjen e duhur, Maqedonia, Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit janë në gjendje të luajnë nj rol kyc në manaxhimin e emigracionit drejt BE-së.

Kriza e emigrantëve përfaqëson një sfidë për të gjithë Evropën, por vecanërisht vendeve më të vogla të kontinentit ku ekonomitë janë në vështirësi dhe kapacitetet në shtrëngesë. Ka një rrezik real që një presion i tillë mund të cojë në një përplasje të dhunshme kundër emigrantëve dhe të testonte lidhjet mes muslimanëve vendas dhe popullsive të krishtera të rajonit.

Gjithashtu, niveli i dhunës nga bandat e kontrabandistëve – kundër zyrtarëve lokalë të agjincive të zbatimit të ligjit, organizatave të tjera të trafikantëve, fshatarëve dhe refugjatëve- është duke eskaluar; dhe korrupsioni mes patrullave të kufirit dhe autoriteteve të emigracionit është duke u përhapur, prandaj këto zhvillime kanë nevojë të trajtohen me kujdes.

Gjatë dhjetë viteve të shkuara, ish Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski ka ndërmarrë reforma impresionuese ekonomike dhe progres social. Indeksi Doing Business i Bankës Botërore e renditi Maqedonisë në vendin e 6 në Evropë dhe të 12 në botë. Edukimi dhe kujdesi social kanë pësuar përmirësim të dukshëm. Megjithatë, kriza e refugjatëve tashmë kërcenon kthimin mbrapa të progresit dhe komplikon rrugen e Maqedonisë drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.

Qeveria e Maqedonisë ndjen që ajo duhet të përmbushë parashikimet e politikave të Brukselit edhe pse BE refuzon të ofrojë mjetet e nevojshme për të adresuar krizën e emigrantëve. Nëse kjo vazhdon, opnioni publik mund të zhvendoset nga integrimi evropian.


Maqedonia gjithashtu është mbërthyer nga mungesa e stabilitetit politik. Administrata Gruevski dhe opozita e liderit të partisë Social Demokrate, Zoran Zaev, janë akuzuar për skandalin e përgjimeve. Gruevski dha dorëheqjen në fillim të Janarit duke i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme në 24 Prill, sipas marrëveshjes që u negociua nga BE-ja në një përpjekje për t’i dhënë fund krizës politike. Zaev ka kërcenuar të bojkotojë zgjedhjet, të cilat mbështeten nga BE dhe SHBA.

NATO dhe BE neglizhojnë Ballkanin me një kosto në rritje për ta. Siguria e Evropës kërkon institucione funksionuese, patrullim dhe monitorim të kufijve, shërbime emigracioni me kapacitete biometrike dhe kapacitete të zgjeruara kundër terrorizmit. Shtete e Ballkanit nuk kanë kapacitetet dhe burime e nevojshme.

Në periudhën afatshkurtër, SHBA duhet të punojnë me BE-në dhe Kombet e Bashkuara për të ofruar asistencë teknike për Ballkanin. Në periudhën afatgjatë, Ëashingtoni dhe Brukseli duhet të punojnë për të afruar sa më shpejt Maqedoninë dhe vendet e tjera aspirante me BE-në dheNATO-n.
Ariel Cohen është Bashkëpunëtor i Lartë i Qendrës Dinu Patriciu për Euroazinë në Këshillin e Atlantikut dhe Qendrës Globale të Energjisë.
Dita Kadare në UET”

Me rastin e 80-vjetorit të shkrimtarit të madh, Ismail Kadare, Universiteti Europian i Tiranës organizoi sot “Ditën e Kadaresë në UET” që shënoi prezantimin e Qendrës së Studimeve të Letërsisë Shqipe “Kadare” dhe promovimin e librit të studiueses Viola Isufaj “Kadare në letrat e sotme franceze”.

Surpriza e datëlindjes së shkrimtarit ishte ftesa për grupin e njohur të këngës polifonike, “Piluri”, të cilët kënduan këngën kushtuar shkrimtarit Kadare.

Drejtuesi i Qendrës së Studimeve “Kadare” që do të funksionojë pranë UET-it, si pikë takimi e kritikëve dhe studiuesve të Letërsisë Shqipe, eksperti i komunikimit, Gilman Bakalli, tha se ishte koha për një qendër të tillë.

“Duket se ka filluar çuditshëm kjo qendër jetën e saj. Kemi hyrë në Gines në një farë mënyre sepse është një qendër e cila paralelisht me lindjen ka dhe një produkt të sajin, librin e studiueses Isufaj”, tha ai gjatë fjalës së tij.

Arsyet që çuan UET drejt hapjes së një qendre të tillë e së shpejti Bakalli i lidh me fokusin e UET-it tek vlerat dhe jo nënshtrimi ndaj presionit të asaj çfarë kërkon tregu.

“Po hapim një qendër studimi të letërsisë shqipe në një kohë kur kritika letrare thuajse ka vdekur në Shqipëri. Hapim një qendër të studimeve letrare në një kohë kur pritet apo është e natyrshme të ketë një qendër interneti. Kemi ndërmend të hapim edhe Departamentin e Letërsisë në UET, në një kohë kur universitetet përgjithësisht priren t’i nënshtrohen diktatit të tregut, i cili nuk është fort miqësor me letërsinë. Po hapim disa fronte të angazhimit me librin në një kohë kur libri rrezikon të transformohet në atë horizontin e pafund të realiteti virtual.

Por siç thotë Hegeli, zogu i Minervës i hap krahët plotësisht dhe fillon fluturimin kur bie nata. Gjërat filllojnë të kuptohen më mirë kur u vjen fundi. Prandaj është më se e natyrshme që në kohën kur kritika letrare ka një nam aq të keq ne të vendosim një theks korrektues për të treguar si mund të bësh një kritikë letrare, e cila nuk kërkon ta shkatërrojë dhe anatemojë autorin, por të merret me veprën e tij e të ndriçojë ato pjesë të errëta të librit që mund ta nxisin lexuesin për ta lexuar më tej veprën e tij.

Pikërisht kur universitetet nxiten vazhdimisht të bëjnë atë çfarë duhet bërë sepse kështu e dikton tregu, është mirë që UET tregon se ka luksin dhe forcën t’i rezistojë këtij rreziku të madh që vjen nga realiteti virtual. Mendoj se e parë në këtë perspektivë qendra është më se e mirëpritur dhe ftoj të gjithë dashamirësit e letërsisë, ata që kanë dëshirë ta përcjellin letërsinë në këndvështrimin e duhur, të bashkëpunojnë me qendrën ‘Kadare’”,- u shpreh Bakalli.

Ndëra studiuesja e veprës së Kadaresë dhe rrezatimit të kësaj vepre në letërsisë franceze, Viola Isufaj, tha se ishte veçanërisht e emocionuar që libri dilte në shtyp pikërisht në datën e lindjes së shkrimtarit.

Ajo thotë se është një fakt dhe një nder tashmë për letërsisë shqipe që një shkrimtar shqiptar për herë të parë arrin ta krijojë këtë rrezatim në letërsi të tjera, madje dhe të bëhet pjesë e kurrikulave të shkollave franceze.

Ky studim sjell shembujt se si letërsia e Kadaresë ka frymëzuar shkrimtarë modernë francezë dhe përfshirjen e romanit “Kush e solli Doruntinën” në tekstet shkollore franceze, fakt që dëshmon praninë e letërsisë shqipe në Europë.



Eksportet më të ulëta në tre vjet, rritet edhe deficiti tregtar

Volumi i tregtisë së jashtme të Shqipërisë pësoi rënien e parë në shtatë vjet si pasojë e reduktimit paralel të eksporteve dhe importeve ndërsa deficiti tregtar u rrit.

Nga Gjergj Erebara

Volumi i tregtisë së jashtme të Shqipërisë ra me 2.5% në vitin 2015 në 787.5 miliardë lekë (5.6 miliardë euro) e shkaktuar nga rënia e eksporteve me 5% dhe rënia e importeve me 1.4%, bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave.

Kjo është hera e parë që nga viti 2010 që volumi i tregtisë së jashtme të vendit është reduktuar, duke reflektuar njëkohësisht konjukturën e çmimeve të ulëta të mallrave të tregtisë ndërkombëtare dhe dobësisë së konsumit, investimeve dhe aktivitetit prodhues të Shqipërisë.

Eksportet në vitin 2015 qenë 243.2 miliardë lekë, (1.7 miliardë euro), ose 12.5 miliardë lekë më pak se sa në vitin 2014. Hera e fundit që eksportet e Shqipërisë kanë pësuar rënie, ka qenë rasti i krizës ekonomike dhe financiare botërore të vitit 2009.



Fundi i industrisë së lëndëve të para?

Eksportet e Shqipërisë janë rritur me ritme të larta përgjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit për shkak të bazës shumë të vogël të nisjes si dhe për shkak të rigjallërimit të industrisë së lëndëve të para, kryesisht minerale dhe naftë që nga viti 2000. Seria e të dhënave të INSTAT tregon se eksportet shqiptare u rritën me mesatarisht 13% në vit nga viti 2000 deri në vitin 2015, ku rënie është shënuar vetëm në vitin 2009 dhe në vitin 2015.

Importet gjatë të njëjtës periudhë janë rritur me mesatarisht 8.3% në vit ku rënia e vetme është shënuar në vitin 2008 dhe në vitin 2015.

Rritja e eksporteve është ushqyer para së gjithash nga rritja e eksporteve të grupit Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike, të cilat gjatë viteve të fundit zinin një të tretën e të gjithë eksporteve. Por gjatë vitit 2015, eksportet e këtij grupi mallrash ranë me 25%, pjesërisht si pasojë e çmimeve shumë të ulëta të naftës dhe mineraleve bazë dhe pjesërisht si pasojë e rënies së prodhimit fizik në minierat e bakrit apo në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës.

Grupi tjetër që pësoi rënie dhe që lidhet gjithashtu me shfrytëzimin e burimeve natyrore të vendit është ai i Materialeve të Ndërtimit dhe Metaleve, eksportet e të cilave ranë me 4.9%.

Në anën e lajmeve të mira, grupi i mallrave Tekstile dhe Këpucë vijoi të rritet edhe gjatë vitit 2015 me 4.8% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Grupi Ushqim, Pije dhe Duhan vijoi rritjen e viteve të shkuara. Gjatë vitit 2015, eksportet e këtij grupi u rritën me 26% duke arritur në 21 miliardë lekë.

Pjesa dërrmuese e volumit tregtar të Shqipërisë vijoi të kryhet me vendet e Bashkimit Europian, nga të cilat gjatë vitit 2015 erdhën 61% e importeve dhe shkuan 75% e eksporteve. Italia është partneri më i madh tregtar i Shqipërisë ku shkuan 51% e eksporteve shqiptare dhe nga ku erdhën 30% e të gjitha importeve./BIRN/



Foto: Sot është një seks bombë, por ja si ishte dikur Aurela...

Aktorja dhe modelja e njohur, Aurela Hoxha, thuajse cdo ditë në llogaritë e saj në rrjetet sociale shpërndanë foto nga më të ndryshmet.

Ndonjëherë buzët, ndonjëherë të pasmet seksi, duke mos lënë anash as gjoksin e saj.

Sot ajo radhitet si njëra ndër femrat më seksi shqiptare, por kjo fal ndërhyrjeve të shumta që ka bërë, shkruan Indeksonline.

Më poshtë mund të vëreni ndryshimin e saj ndër vite.


Tom Doshi nuk dorëzohet, padit Adriatik Llallën për LSI-në

Deputeti Tom Doshi është rikthyer sërish në skenë me paditë e tij ndaj zyrtarëve të shtetit. Kësaj radhe, ai ka paditur Prokurorinë e Përgjithshme lidhur me letrën e destabilitetit të deputetit të LSI-së, Spartak Braho.

Ky i fundit, në shtator 2015 u dërgoi një letër krerëve më të lartë të shtetit me pretendimin se, Doshi po thurrte një plan për destabilitetin e vendit.

Por, pas verifikimeve rezultoi se nuk kishte elementë të veprës penale dhe Prokuroria pushoi dosjen.

Kurse tani, Tom Doshi ka bërë një padi në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar hapje të hetimeve që u pushuan nga Prokuroria dhe të nisen hetimet gjithashtu edhe për Spartak Brahon, për shpifje, për faktin se, deputeti i LSI-së pretendoi që destabiliteti i vendit po organizohej nga Doshi.

Tiranë: Bie zjarr tek barakat e romëve, nuk ka të lënduar

Një zjarr i madh ra në barakat e romëve në zonën e Shkozës në Tiranë mesditën e sotme. Fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar nga zjarri, ndërkohë që shkaqet nuk dihen ende.

Në vendin e ngjarjes mbërritën dy zjarrfikëse, të cilët neutralizuan zjarrin.

Nga flakët u dogjën 7 baraka, duke lënë në qiell të hapur familjet rome që jetojnë aty.

Në Shkozë mbërriti edhe policia, e cila ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes. Ndërkohë që familjet rome të cilave iu shkatërruan barakat, kërkojnë nga autoritetet që t’u sigurojë një vendstrehim.
Ja si duket e bukura e “Miss Universe” pa grim…
Ndodh rrallë (ose asnjëherë) që në sete fotografike modelet të shfaqen pa grim. Por në setin e ri fotografik Adrola Dushi, ka vendosur të shfaqet “bio”, pa make-up.

Adrola duket përsëri shumë e bukur, jo më kot është shpallur “Miss Universe Albania”.



Video: Romët në Shkozë përleshen me policinë, pasi i’u dogjën barakat

Pas djegies së barakave në zonën e Shkozës në Tiranë, disa banorë romë janë përplasur me policinë. Situata u tensionua, pasi disa banorë të komunitetit rom tentuan të hyjnë me forcë në godinën e banesave sociale që ndodhen fare pranë barakave të tyre.

Në këtë moment, ka ndërhyrë edhe policia, e cila pengoi banorët romë të hynin në banesat sociale duke u përplasur me ta. Gjatë acarimit të situatës, banorët qëlluan me gurë dhe sende të tjera xhamat e katit të parë të godinës së banesave sociale, duke thyer dritaret e duke shkaktuar dëme të tjera.

Fatmirësisht, nuk ka mbetur i plagosur asnjë efektiv nga gurët që u lëshuan nga banorët romë.

Pak orë më parë, barakat e romëve në Shkozë u përfshinë nga flakët, duke djegur 7-8 baraka. Banorët kërkojnë një vend që të strehohen, tani që mbetën në qiell të hapur.

Julian Sinanaj mohon disa krime, vrasësi me pagesë “dorëhiqet” nga disa atentate
Dy vjet më parë ai rrëfeu me detaje planet se si kishte kryer vrasje me pagesë duke vendosur në pozita të lehta prokurorinë për të deklaruar se kishte zbuluar një grup kriminal që kishte kryer të paktën 15 vepra penale.

Por nuk ka kaluar shumë kohë dhe në procesin me dyer të mbyllura i mborjturi i drejtësisë Julian Sinanaj po i mohon ngjarjet njëra pas tjetrës.

Megjithëse është i ulur në bankën e të akuzuarit dhe me statusin e të penduarit, Sinanaj i tha Gjykatës së Krimeve të Rënda se nuk është i implikuar në shpërthimin e kryer në banesën e deputetit Ardian Kollozi, as në vrasjen e biznesmenit Agron Çela dhe as në ngjarjen e dyshuar të jetë porositur nga shtetasi Marion Mitro, për të kryer një shpërthim në automjetin e ish-prefektit Besnik Dervishaj.

“I pranova këto tre ngjarje për shkak se policia më detyroi, por nuk kam fare dijeni se kush është autori i tyre”,- ka deklaruar Sinanaj, i cili u denoncua nga bashkëpunëtori i tij Ndriçim Gjokona teksa po përgatiste një tjetër atentat me lëndë plasëse.

Prokuroria thotë se 33-vjeçari, përpos veprave me qëllime terroriste dhe vrasjes me paramendim, kishte siguruar mjetet për të vrarë biznesmenin Pirro Bare pasi ishte paguar nga shtetasi Ilir Karçini, i cili ndodhet nën gjykim së bashku me pesë të tjerë.

Deri më tani, i dyshuari si vrasës me pagesë, Julian Sinanaj, ka pranuar vrasjen e shtetasit Sokol Veizaj, një atentat i paguar sipas tij nga kushërinjtë Denis dhe Andon Mëhillaj, të cilët besohet të kishin patur me viktimën një konflikt pronësie.

Por prokuroria këmbëngul se Sinanaj, sipas deklaratës së tij të dhënë në polici, është paguar 20 mijë euro nga Marjon Mitro për të instaluar bombën me telekomandë në automjetin e ish-prefektit të Vlorës, Dervishaj; 35 mijë euro për vrasjen e Agron Çelës nga kushërinjtë Mëhillaj dhe 150 mijë euro për vrasjen e Bares.

Ky proces, që numëron 47 seanca, ka mbi një vit që i ka mbyllur dyert me urdhër të gjykatës, menjëherë sapo Julian Sinanaj filloi të flasë edhe për ngjarje të tjera për të cilat ai është shfaqur kontradiktor nga njëri proces në tjetrin./Top Channel/


Foto/ Vlorë: Makina përplas rëndë një këmbësor

Një aksident rrugor ka ndodhur rreth orës 11:30 minuta në fillim të Lungomares së Vlorës pranë shkollës “Aulona”.

Një automjet tip “Audi” me targa “AA211MZ”, me drejtues shtetasin, Erald Limaj, banues në Vlorë, është përplasur me një automjet tjetër tip “Ford” me targë “VL2216C”, me drejtues, shtetasin: Bujar Elmazi, banues në Vlorë, ku për pasojë ka marrë dëmtime të lehta njëri nga drejtuesit e mjeteve dhe dëmtime të rënda një këmbësor:

Bujar Elmazi (drejtuesi i mjetit “Ford”, ka marrë dëmtime të lehta),

Nasip Myrtaj, banues në Vlorë këmbësor, i cili ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në spital.

Drejtuesi i mjetit “Audi”, Erald Limaj, bashkë me drejtuesin e mjetit “Ford”, Bujar Elmazi, u shoqëruan në Drejtorinë e Policisë Vlorë.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Video: Tiranë, përplaset këmbësori përballë Katedrales Katolike

Një automjet tip “Benz” ka aksidentuar një kalimtar në një nga rrugët me qarkullim më të lartë të Tiranës. Aksidenti ka ndodhur pikërisht në bulevardin “Bajram Curri”, përballë Katedrales Katolike.

Nga aksidenti këmbësori rreth të 50-ave ka pësuar dëmtime të rënda në trup dhe fraktuara në kokë, por fatmirësisht pa pasoja për jetën.

Policia e gjendur pranë vendit të aksidentit ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe i ka ardhur në nduhmë të aksidentuarit deri në transportimin e tij për në spital.


Kush po e mban peng ndërtimin e aeroporteve të reja?

Qeveria shqiptare nuk ka arritur ende të bindë koncesionarin e aeroporit të Rinasit për t’i hequr ekskluzivitetin e fluturimeve ndërkombëtare.

Dy ministrat e ngarkuar me bisedimet, kanë deklaruar disa herë se, janë pranë firmosjes së marrëveshjes. Arben Ahmetaj dhe Edmond Haxhinasto vazhdojnë ta përsërisin këtë, ashtu si 8 muaj më parë kur në muajin maj, deklaruan se marreveshja do të arrihej brenda 2 javësh.

Marrëveshja e re, nëse do të arrihet, do t’i hapë rrugën ndërtimit dhe vënies në funksion edhe aeroporteve të tjera në Shqipëri, përfshirë atë të Kukësit.

Ekskluziviteti i fluturimeve ndërkombëtare koncesionarit të Rinasit është konsideruar si shkaku kryesor i faktit që shqiptarët udhëtojnë me biletat me të shtrenjta në rajon dhe Europë.

Po për këtë arsye, Shqipëria ka mbetur i vetmi vend në rajon që nuk ofron shërbimin e fluturimeve “loë cost”, që u mundëson qytetarëve të udhëtojne me çmime shumë të lira.



Edhe meshkujt kanë “klitor”… ky studim e zbulon se ku

Për shumicën e meshkujve thuhet se janë të preokupuar me seksin, si edhe që i dinë të gjitha informacionet që kanë të bëjnë me trupin e tyre. Mirëpo, kur t’ju jepet rasti që të tregoheni si mashkull i vërtetë ju propozojmë të zbuloni sekretet seksuale të cilat kanë mbetur si një e panjohur për një pjesë të mirë të meshkujve.



Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   35   36   37   38   39   40   41   42   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish