Ja postimi i plotë i ish-kryeministrit Berisha në Facebook:
“Edi Rama pranon vjedhjet e prones publike me vella Olsin dhe klientelen e vet!
Te dashur miq, diten e enjte ne Parlament, denoncova vjedhjet e buxhetit te shtetit nepermjet koncesioneve nga Edi Rama. Ne fjalen time theksova:
Ato që janë koncesione publiko-private të tyre janë hajdutëri publiko-private, më të neveritshmet më të tmerrshmet. Po TVSH-ja! Në botë nuk di një shtet që lëshon tatimet, absolutisht. Po pse i lëshojnë tatimet? Kompania e huaj, që është një kompani serioze bastesh, i lutet Olsi Rama dhe Gaz Demi, të dy, a na e merr ti këtë punën e mbledhjes së TVSH? Ndërsa kompania i thotë se nuk është tek punët e mia kjo, nuk është fushë e imja. Ajo thotë se unë jam kompani serioze bastesh, në Honk Kong. Jo i thonë këta. Marrin dhe fusin edhe Mjerot e stër Mjerot, langonjtë…. Të gjitha këto i kanë botuar mediat tuaja. Unë i kam informacionet e sakta.
Tani do ti japin 100 milion shpërblim. Zotëri ti po i bën shqiptarët të harrojnë vjedhjen e floririt që u bë në Krrabë. Ky është një akt i shëmtuar, anti kushtetues. Unë i them Edi Ramës, tërhiqu nga këto, se në mënyrë absolute do të bëhesh përgjegjës për çdo qindarkë që po vjedh bashkë me klanin tënd.
Nuk të thash unë se ishte Olsi, e thanë gjithë mediat, të nxorën gjithë të dhënat se Olsi ishte me kompaninë. Në çdo rast ti duhet ta mbyllje kete afere dhe do tu tregoje shqiptarëve se kjo nuk do të ndodhë kurrë”.
Kurse dje PD akuzoi Edi Ramen se po i jep klienteles se tij, ndertuesit te sarajeve te Surrelit dhe Gaz Demit, kompanine publike te sigurimeve INSIG.
Duke mos mohuar dot asnjeren prej ketyre akuzave te renda e konkrete, Edi Rama i pashprese mbrohet me gojen e Gaz Demit, i cili si mburoje nxjerr gjoja miqesine e tij me Shkelzen Berishen. Me kete rast dua ti them Edi Rames:
Se pari, miqesia me Sali Berishen apo cilindo familjare te tij, e cilitdo qofte nuk eshte dhe nuk do jete kurre liçense per te vjedhur ti dhe anturazhi yt pasurite publike te ketij vendi
Se dyti, meqenese per te justifikuar vjedhjet e medha te tua me Olsin, Gaz Demin, Carapulin etj, i ke kerkuar Gaz Demit te nxjerre si mbrojtje per ty njohjen e tij me Shkelzen Berishen, mos harro se ti ne opozite nuk ke ngritur asnje akuze qe Gaz Demi ka perfituar ne menyre te paligjshme fonde nga PD.
Nese ke ndryshuar mendim sot qe ke pushtetin mund ta hetosht sot dhe t’ja konfiskosh te gjitha, por nuk ka “miqesi” apo “kercenim” qe mund te mbuloje apo justifikoje akuzat qe behen sot per perfshirje te tij dhe vellait tend ne vjedhjen e fondeve publike me koncesionin e TVSH. Sb.”.
Foto: Laureta, një tjetër shqiptare që pozon ‘topless’...
Ajo ka një karrierë të suksesshme në Luksemburg si modele. Ka përfaqësuar vendin atje në shumë evente të mëdha bukurie në botë, ndërsa tani vazhdon punën si fotomodele. Laureta Bardoniqi “Miss Benelux Luxembourg” në vitin 2009 është nga Kosova, por e dashuruar dhe e lidhur me një spanjoll.
Ajo ka treguar mbi planet dhe jetën e saj private.
Çfarë ke realizuar që nga spektakli “Miss Earth”?
Pikë së pari u zgjodha “Miss Benelux Luxembourg” në 2009. Ky titull ma lejoi pjesëmarrjen në konkurse internacionale. “Miss Earth 2010” u mbajt në Vietnam. Pastaj m’u dha mundësia të marr pjesë dhe të përfaqësoj Luksemburgun në “Miss Tourism International” 2011/2012 në Malajzi. Pas këtij spektakli, nuk mora më pjesë në konkurse bukurie, sepse fillova studimet në Bruksel dhe koha nuk ma lejonte dot. Tashmë jam aktive vetëm në photoshootings dhe bëj editoriale për revista të ndryshme internacionale.
Ti je rritur jashtë, si e sheh jetën atje dhe te ne?
Që nga mosha 7-vjeçare jetoj me familjen në Luksemburg. Jam rritur këtu, pa i harruar kostumet shqiptare. Stili dhe organizimi i jetës është ndryshe. Duhet të punosh shumë për të realizuar ëndrrat e tua. Kur vij në vendlindje, vij me shumë qejf, sepse shoh të dashurit e mi. Mundohem t’i vizitoj së paku dy herë në vit. Më pëlqen fakti qe jeta është më e gjallë dhe që njerëzit dalin dhe mbas punës me shoqëri.
Ke pasur gjë kundër shqiptarëve, që je lidhur me një të huaj?
Aspak, kam shumë respekt për gjithë shqiptarët. Nuk kam asgjë kundër mentalitetit të tyre, por mbase kam kaluar jetën këtu, jam rritur me një frymë dhe stil të jetës pak më ndryshe.
Të pengon i dashuri në realizimin e punës si modele?
Më kupton më shumë se çdokush, sepse edhe ai është model dhe e di se si shkojnë këto punë. Ai më shtyn që të merrem më shumë me modelizëm dhe të jem më aktive.
Është xheloz si shqiptarët?
Aspak, është shumë i kuptueshëm, por dhe unë nuk i jap shkas të bëhet xheloz. Mendoj që njerëzit që janë në paqe me vetveten, kanë shumë mirëkuptim, janë të butë dhe kanë besim në vetvete.
Si ka filluar lidhja juaj e dashurisë?
Ishim shokë për një kohë të gjatë. Më ka pëlqyar fakti që është njeri shumë i qetë dhe i kujdesshëm. Karakteret na përputhen shumë dhe jam e lumtur që ai një ditë e theu akullin.
Çfarë mendimi ka ai për shqiptarët?
Ai ishte me mua vitin e kaluar në Kosovë dhe i pelqeu jashtë mase. Në përgjithësi, i pëlqen shumë ushqimi shqiptar. I kërkon shpesh nënës sime të bëjë pite. I pëlqen shumë atmosfera në Kosovë, thotë se do të rikthehet.
Ju keni realizuar edhe fotosesion bashkë, ku shfaqesh në krahët e tij topless?
E vërtetë, ishte hera e parë që realizuam foto së bashku që ishin pak më të guximshme. Shpejt u ndjeva shumë rehat nga fotografi i mrekullueshëm, Jorge Freire.
Ku e sheh veten pas 10 vitesh?
Nuk mendoj shumë për të ardhmen, shijoj momentin në maksimum./panorama/
Ja si do të dukej Ermal Mamaqi në versionin tullac... si Fevziu?
Aktori i humorit Ermal Mamaqi është tashmë i njohur për shakatë e tij, me të cilat bën për të qeshur të mëdhenj e të vegjël.
Dhe pasi mori gjithë vëmendjen e mediave me intervistën e Ramës mbrëmë, sot ka publikuar në rrjetet e tij sociale një foto të moderatorit Blendi Fevziu, në të cilën ka montuar portretin e tij.
Siç duket, pas intervistës së djeshme me kryeministrin e vendit, Ermalit po i duket vetja si Blendi.
Foto: Mini-kabina romantike... ja sa kushton qëndrimi në të?
Është një mini kabinë romantike, prej druri ku sëbashku me partnerin tuaj mund të kaloni një fundjavë të lezetshme. Mos prisni të gjeni në të gjëra vanitoze, aty ka thjesht një krevat dopio, një minifrigorifer, dush, Ëi-Fi dhe ju do të ndiheni shumë komodë me njeriun tuaj të zemrës.
Qëndrimi në të kushton 90 paund nata.
Holanda do të kthejë mbrapsht 1000 shqiptarë që kërkuan azil
Mbi 750 shqiptarë kanë aplikuar për azil vetëm në katër muajt e fundit në Holandë, ku janë pritur mbi një mijë kërkesa të tilla për gjithë vitin 2015.
Por asnjë prej kërkesave nuk është pranuar, ndaj Holanda njofton se do të rikthejë në Tiranë të gjithë azilkërkuesit shqiptarët të cilëve iu është refuzuar kërkesa për azil.
Ministria e Sigurisë dhe Drejtësisë së Holandës pohon se ka arritur një marrëveshje me palën shqiptare që këta shqiptarë të rikthehen sa më shpejtë.
Hillary Clinton, 22 mesazhe “top sekret” nga e-maili i saj privat
Qeveria amerikane ka konfirmuar se së paku 22 mesazhe elektronike që janë dërguar nga një e-maili privat që ishte në shtëpinë e Hillary Clintonit, gjatë kohës sa ajo ka qenë sekretare e shtetit, kanë përmbajtur informacione “top sekrete”.
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, tha se “22 dokumente me gjithsej 37 faqe” ishin shumë të ndjeshme dhe si të tilla nuk do të bëheshin publike qoftë edhe në formë të redaktuar.
Tetëmbëdhjetë mesazhe te tjera të bisedës private në mes të Clintonit dhe presidentit Barak Obama, nuk janë dërguar nga ai kompjuter, ndonëse sipas zëdhënësit, ato nuk përmbanin informacione të klasifikuara.
Çështja e serverit në shtëpinë e Clintonit, e ka ndjekur këtë të fundit që nga fillimi i fushatës për presidente të Shteteve të Bashkuara. Informacioni i fundit vjen pak ditë para se votuesit të fillojnë t’i shprehin preferencat e tyre, më 1 shkurt, në shtetin Ioëa.
Zyrtarët përgjegjës për fushatën e zonjës Clinton, thonë se në kohën kur janë dërguar mesazhet, ato nuk kanë qenë të klasifikuara.
Reince Priebus, kryetar i Komitetit kombëtar të partisë republikane, ka thënë se përdorimi i serverit privat nga Clinton, “e ka vënë në rrezik sigurinë tonë kombëtare dhe përpjekjet diplomatike”.
Thyen xhamat me gurë, policia çon për ndjekje penale 10 romë
Dhjetë anëtarë të komunitetit rom që gjuajtën me gurë xhamat e një pallati social, janë dërguar për ndjekje penale nga Policia e Tiranës.
Dyshohet se, ata kanë goditur me mjete të forta dhe thyer xhamat e pallatit social në Shkozë.
Policia referoi materialet në Prokurorinë e Tiranës, për shtetasit me inicialet H.S., Y.V., N.A., R.S., L.A., K.S., H.R., N.S., R.S. dhe S.S.
Putin urdhër shkencëtarëve: Gjeni vaksinën për virusin “ZIKA”
Presidenti Rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar shkencëtarët që të prodhojnë paraprakisht një vaksinë për virusin Zika.
Megjithëse vendi nuk është i rrezikuar aktualisht nga virusi Zika, Presidenti i Rusisë, Putin, u ka kërkuar rusëve që të anulojnë planet për udhëtime në vendet e prekura.
Shkencëtarët rusë shpresojnë që të kenë gati patentën për testim në muajin mars dhe planifikojnë ta eksportojnë vaksinën në vendet e prekura nga Zika.
Trondit Merkel: Pjesa dërrmuese e refugjatëve do të riatdhesohen!
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi sot se, është rënë dakort për pjesën më të madhe të kontigjentit të refugjatëve që kanë mbërritur në Gjermani, se do të kthehen në vendet e tyre të origjinës, respektivisht për një periudhë afatmesme, sapo të mbizotërojë paqja në vendin e të ardhurve nga Siria.
“Ne shpresojmë që me vendosjen e rendit dhe paqes refugjatët do të kthehen në Siri, kur organizata e Shtetit Islamik do të rezultojë e humbur në Irak, ata do të kthehen në vendin e lindjes, plot shpresë të përftuar nga vendi ynë”,- u shpreh kancelarja gjatë një kongresi në degën rajonale të partisë konservatore CDU-së, deklaratat e së cilës u publikuan nga agjencia e lajmeve “DPA”.
Kancelarja, e cila u hapi dyert vitin e kaluar një kontigjenti të paprecedentë azilkërkuesish, është bërë shpeshherë shënjestër e kritikave për këtë vijë të ndjekur prej saj, duke iu referuar refugjatëve të ardhur nga ish-Jugosllavia në vitet ‘90, shumica e cilëve rreth 70% u kthyen në vendin e origjinës pas përfundimit të akteve të dhunës në vendet e tyre.
Foto: A jeni gati? Po vjen “Golf 8”…
Vitin tjetër “Volksëagen” do të hedhë në treg makinën e re, “Golf 8”.
Sipas ‘sekreteve’ që janë zbuluar online nga “AutoExpress”, “Golf 8” do të jetë shumë i ngjashëm me konceptin “VË GTI Vision”.
Video: Një vizitë brenda shtëpisë përrallore të Behgjet Pacollit...
“Në çdo hapësirë të kësaj shtëpie duket sikur thith ajër mbretëror...”
Me këtë përshkrim, emisioni “Jo vetëm modë” në “Tv Klan”, nis vizitën në shtëpinë e ish-Presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli. Vetë Behgjet Pacolli rrefën jetesën në këtë shtëpi që e ka skicuar vetë.
Ai tregon përballë moderatores Floriana Garo se, shtëpia “mbretërore” e tij, ka një ndërthurje midis elementëve klasikë dhe modernë të arkitekturës, aredimit, dizajnit.
Kanada: Orteku i dëborës u merr jetën 5 personave
Një ortek i përmasave të mëdha në perëndim të Kanadasë u ka marrë jetën të paktën 5 personave që po lëviznin me motorë dëbore.
Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave orteku ra në afërsi të lokalitetit MekBriajd, në veri-lindje të Vankuverit, në provincën e Kolumbisë Britanike.
Një zëdhënës i qendrës që monitoron orteqet ka deklaruar se, vërshimi i masivit të dëborës është shkaktuar nga një aktivitet njerëzor dhe ka goditur tre grupe udhëtarësh.
Disa prej tyre janë ndihmuar nga skuadrat e shpëtimit që në momentin e incidentit ndodheshin në vendngjarje, ka raportuar një gazetë lokale.
Karl Klaasen, nga instituti Orteqet e Kanadasë, deklaroi se në zonë ekziston rreziku për incidente të tjera, për shkak se në ditët e fundit ka patur reshje të dendura dëbore dhe shiu./Top Channel/
Foto: Dalin imazhe provokuese të aktores amerikane
Zbulohen më në fund disa fotografi provokuese dhe shumë të nxehta të aktorja amerikane, Phoebe Price. Ato kanë filluar të qarkullojnë tashmë në rrjetet sociale.
Duket se Price, kishte nevojë për vëmendje dhe ka gjetur një mënyrë të suksesshme.
Fotot deri diku të tepruara e kanë vënë atë në qendër te diskutimit, e për disa komentues ato kanë qenë fare të pavend.
Edhe pse nuk është shumë e çuditshme tendenca e saj për foto provokuese, pasi shpesh ajo ka realizuar të tilla duke marrë edhe kritika.
Ja pse duhet të pini ujë me sodë...
Sipas një studimi të bërë nga dr. Thomas P. Kennedy, u konstatua se uji me sodë kishte veti shumë të mira në trajtimin e sëmundjeve të veshkave.
Në studim u përfshinë 134 pjesëmarrës që vuanin nga sëmundjet e avancuara të veshkave. Soda e bukës rezultoi shumë pozitive në trajtimin e sëmundjeve të veshkave, por natyrisht që duhej të përdorej në sasi të vogla të konsiderueshme.
Ja katër gabimet që bëjnë çiftet... para se të fejohen
Entuziazmi i fejesës, është një nga momentet më të bukura të jetës, por ndonjëherë të gjithë e harrojmë nga pak veten dhe marrëdhënien, duke e bërë edhe më të vështirë të ardhmen.
Kjo ndodh edhe për shkak të disa gabimeve që bëjmë në fillim, të cilat koston e kanë më vonë, aq sa ndonjëherë mund të bëhen aq serioze sa të rrezikojnë vërtet lidhjen.
Nuk duam që ju të… Shikoni cilat janë gabimet më të shpeshta që bëjnë çiftet para se të fejohen. Ju mund të jeni një prej tyre!
Nuk ruani identitetin tuaj
Nëse interesat tuaja (dhe të partnerit mbi të gjitha), nuk kanë qëllime të qarta, atëherë hapi i radhës do të jetë i nxituar. Gjëja më e rëndësishme që duhet të kesh në marrëdhënie është fillimisht ajo që do të bësh për veten. A ndihesh mirë dhe rehat me të gjithë kohën që po kalon me partnerin dhe përveç kësaj, edhe kur je me të duhet të ruash identitetin tënd. Nëse nuk ke mundësi të merresh me veten, cilësitë, interesat dhe qëllimet e tua, si mund të kontribuosh në një marrëdhënie?
Po fejoheni për disa arsye të gabuara
1. Ora biologjike po troket…
2. Të gjitha shoqet janë fejuar, martuar dhe ti ke mbetur e vetme.
3. Ke një marrëdhënie më të gjatë se të gjithë ato që njeh rreth e rrotull…(është arsye kohe).
4. Partneri ka një stabilitet financiar, ndërsa ti jo (…edhe pse nuk jeni në një fazë për të hedhur një hap të tillë).
5. Nuk je e lumtur me këtë marrëdhënie, por je shumë e lodhur për t’u rikthyer nga fillimi për të kërkuar partner të tjerë.
Nuk keni biseduar asnjëherë për qëllimet e përbashkëta
Nëse nuk keni menduar, as diskutuar për një të ardhme së bashku, atëherë është më mirë që të mendohesh dy herë. Si individ, por edhe në çift, ju duhet të keni qëllime dhe t’i shihni ato së bashku, shkruan revista class. Të kesh objektiva për të ardhmen do të thotë të mbash gjallë edhe pasionin për t’i arritur ato, por do të thotë njëkohësisht edhe një shkallë më lart në marrëdhënien tuaj. Ju duhet ta shikoni bashkë të ardhmen.
Ëndërroni të jeni burrë e grua
Çfarë mund të ishte më bukur se sa planifikimi i martesës dhe ëndrra për të qenë së bashku? Por përfshirja e të gjithëve në këto plane, familjes dhe miqve, si dhe ëndrra e vazhdueshme për të qenë burrë e grua ju largojnë nga momenti dhe nga fokusi tek njëri-tjetri. Koha më e bukur është tani, ndaj sigurohuni të jeni më afër njëri-tjetrit për të shijuar çdo hap dhe për të qenë më të përgatitur për hapin final. /Telegrafi
31/01/2016.........................
Sollaku: Reforma? Ikin ca prokurorë e gjyqtarë, vijnë ca të tjerë...
Për ishProkurorin e Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, reforma në drejtësi është jetike për vendin, por ajo nuk duhet të niset në pikën zero, duke ribërë gjithçka.
Sollaku shpreh rezerva mbi modelet e marra si referencë për ndryshimet kushtetuese, duke thënë se asnjëra nuk është model i ndonjë vendi anëtar në BE, çka është dhe synimi i vetë reformës.
Sipas Sollakut, lënia e vulës në dorë të Komisionit të Venecias nuk është ndonjë garanci e madhe, për dy arsye: së pari sepse niveli i tyre profesional nuk ka ndonjë diferencë nga ajo e ekspertëve tanë, dhe së dyti, sepse edhe sistemi ekzistues është i certifikuar më parë nga Venecia, por rezultoi i dështuar.
I pyetur sesa rrezikojnë prokurorët dhe gjyqtarët nga kjo reformë, në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com”, ai u shpreh: “Mesa duket, synimi i kësaj reforme në drejtësi është largimi i disa prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe prurja e një kontigjenti tjetër, që do të vlerësohen se përmbushin kriteret më mirë se aktualët që do të largohen.
Edhi Komisioni i Venecia e miratoi në parim këtë zgjidhje, megjithëse konstatoi se është një zgjidhje jashtë standarteve të BE-së, justifikuar kjo me situatën problematike ku ndodhet drejtësia shqiptare.
Në këto kushte, me të drejtë ekziston frika se bashkë me të thatin do të digjet edhe i njomi, siç thotë shprehja popullore. Ky moment mesa duket është synimi i gjithë reformës”./Shqiptarja.com/
KESH – OST: Shkarkim kolektiv rojeve shtetërore, siguria i kalon privatit
“KESH Security” dhe “OST security” kanë vendosur të shkrijnë dy kompanitë përkatëse shtetërore, që aktualisht ruajnë objektet e tyre, për t’ua kaluar këtë shërbim shoqërive private.
Vendimi është shoqëruar me njoftimin e punonjësve të kompanive përkatëse, për pushim kolektiv nga puna.
Burimet zyrtare pranë Ministrisë së Energjetikës thanë se, vendimi për kalimin e shërbimit të sigurisë fizike të dy shoqërive shtetërore te subjektet private, vjen si rezultat i reformës në këtë sektor, i asistuar nga Banka Botërore./Shqiptarja.com/
Përsëri fajin e ka Saliu!
Nga Sali Berisha
“Edvin Kristaq Rama eshte i ftohur ne …Ai pasi luajti rol antishqiptar dhe ndihmoi serbet me rezoluten ne KE, perpiqet sot te laje duar si Ponc Pilati.
Te dashur miq, Edi Rama, ne nje akt te mirefillte antishqiptar, i rakorduar me Beogradin nuk dergoi me dt 8 dhjetor 2015 ne Bruksel perfaqesuesen e Shqiperise, Valentina Leskaj, ne mbledhjen e Komitetit Politik te Asamblese Parlamentare te Keshllit te Europes. Mungesa e perfaqesuesit te Shqiperise beri te mundur qe perfaqesuesi serb te paraqese dhe miratoje tre amendamente ne dem te qarte te Kosoves.
Pas ketij akti te papergjegjshem, qe ndihmoi serbet te demtojne nderkombetarisht Kosoven, Edi Rama, per te lare duart si Pilati me aktin e tij antishqiptar, po bertet serish se fajin e ka Saliu! Nje qendrim te tille mban vetem njeriu primitiv qe nuk di çfare eshte pergjegjesia ose njeriu i semure psiqik qe nuk ka pergjegjesi kurre per aktet e tij. Sipas Rames dhe zerave te tij, fajin e ka Saliu se mungonte ne Strasburg. Lidhur me keto pretendime te Edvin Kristaq Rames sqaroj sa vijon:
Une me daten 26 qershor 2013 kam dhene doreheqjen nga cdo funksion tjeter ne PD, pra dhe perfaqesim te saj, pervecse deputet ne parlamentin shqiptar. Nisur nga ky vendim, cakimin tim si anetar i delegacionit te parlamentit te Shqiperise ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes une e kam zgjidhur duke zevendesuar veten qe ne fillim me deputetin Oerd Bylykbashi, i cili ka qene ne cdo sesion te asamblese parlamentare te KE si anetar me te drejte vote, pra me te drejta te plota. Ai ka marre pjese dhe ne seancen e fundit dhe ka votuar kunder amendamenteve serbe dhe pas miratimit te tyre, ka votuar per shkak te tyre kunder rezolutes dhe ka vepruar drejte.
Per dijeni, PD nga parlamenti ka te caktuar vetem nje anetar me te drejta te plota ne delegacionin e Shqiperise ne Asamblene Parlamentare te KE. Une nga dita qe jam ulur ne parlament, shtator 2013, nuk kam shkuar asnjehere ne asnje sesion dhe nuk do shkoje si perfaqesues i opozites, pra PD, ne Strasburg dhe nuk jam akredituar asnjehere si anetar delegacioni, dhe pa u akredituar prane ketij institucioni nuk je dhe nuk mund te jesh anetar delegacioni me te drejta te plota as dhe anetar rezerve, çka do te thote se nuk kam asnje lidhje me perfaqesimin e PD ne kete Asamble.
Perveç kesaj, ne kuader te ketij qendrimi une nuk kam marre pjese ne asnje takim apo aktivitet te zhvilluar ne Tirane me reporteret e Asamblese Parlamentare te KE ku kane marre pjese te gjithe anetaret e tjere te delegacioni te Shqiperise.
Lidhur me konsideratat e mia per rezoluten dhe procesin e miratimit te saj, une diten e enjte ne parlament dhe dje me nje status te veçante ne FB tim kam shprehur mendimet e mia per pergjegjesit e vertet te nje demtimi te pamerituar te Kosoves. Sb.”.
Targat me çip, Haxhinasto: Ofertë e pakërkuar
Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, konfirmon kërkesën që është bërë për realizimin e një koncesioni për targat e automjeteve me çip, të cilat do të jenë të gjurmueshme.
Megjithate, Haxhinasto thotë se nuk është marrë asnjë vendim sepse më parë do të bëjnë verifikimet e tyre institucione të tjera për të parë ligjshmërinë e këtij shërbimi.
“Ne kemi marrë një kërkesë, një ofertë të pakërkuar nga ana e një kompanie. Ne jemi duke vlerësuar këtë propozim. Do të shohim nëse është në interes të publikut, ndërkohë që presim edhe vlerësimet nga institucionet e tjera që angazhohen në këtë çështje, nga Komisioneri për të Dhënat Personale, nga Autoriteti i Konkurrencës”,- tha Haxhinasto.
Këtë deklaratë, ministri Haxhinasto e bëri ndërsa ndodhej në Sarandë në një inspektim në portin e qytetit.
Targat e automjeteve me çip janë një shërbim që i japin mundësinë autoriteteve të gjurmojnë çdo mjet, por edhe të kenë sigurinë e targave të cilat nuk mund të falsifikohen dhe vidhen.
Gjurmimi i çdo mjeti me anë të targës, sipas ofertuesit, ka një kosto që shkon deri në 46 euro./Top Channel/
Për një votë... Pse nuk e votoi Kosovën në KE deputetja shqiptare?
Deputetja shqiptare nga Maqedonia, Ermira Mehmeti, ende nuk është prononcuar për mediat për mungesën e saj në mbledhjen e Asamblesë së Këshillit të Europës, ku u votua rezoluta për Kosovën, së bashku me katër amendime të propozuara nga Serbia.
Amendamenti 10 për kalimin e disa kompetencave tek UNMIK-u që rikthen disa nga standardet e para pavarësisë, u rrëzua për vetëm një votë.
Në momentin e votimit mungoi zonja Mehmeti, ndërsa emri i saj u përmend disa herë në sallë nga drejtuesi i seancës së asamblesë në Strasburg, sepse kishte regjistruar emrin për fjalim.
Pas reagimeve të shumta, deputetja shqiptare nga Shkupi në profilin e saj në Facebook, ka postuar disa fotografi, për të dëshmuar angazhimin e saj pro Kosovës në Këshillin e Evropës.
Në njërën nga fotografitë, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, falënderon atë për kontributin e dhënë për sa i përket amendamenteve te propozuara dhe te mbrojtura nga delegacioni i Shqipërisë dhe Suedisë.
Duke iu përgjigjur interesit të komentuesve në Facebook për mungesën e saj, deputetja shkruan se në momentin e votimit ishte rrugës për në Shkup.
“Rendi i ditës për debatin, për fat të keq, ndryshoi në mëngjes dhe unë e kisha fluturimin pasdite”, shkruan mes të tjerash zonja Mehmeti. Por ky arsyetim nuk e ka bindur njërin nga komentuesit, i cili shkruan se fluturimet duhet të anulohen kur janë në pyetje interesat kombëtare./Top Channel/
Amvisa, ja 12 këshilla për një pastrim të shpejtë të përditshëm
1. Bëni “multitasking”
Është e mrekullueshme kur bëni shumë detyra në të njejtën kohë, nëse jeni duke folur në cellular, bëjeni me zë që të mund të palosni rrobet nga makina larëse, të pastroni pluhurin nga raftet, të zbrazni larësen e enëve etj.
Do'stlaringiz bilan baham: |