2. Dezinfektoni dorëzat e dyerve
Dorashkat e dyerve janë një nga vendet ku jetojnë baktere dhe mikroorganizma të dëmshëm, andaj dezinfektimi i tyre është një mënyrë për të ruajtur shëndetin tuaj dhe të familjes.
3. Pastroni enët e ndyta përderisa gatuani
Përderisa e prisni ushqimin të zihet, keni mjaftueshëm kohë që të lani enët e papastra. Mbusheni lavamanin me ujë të ngrohtë me detergjent dhe vendosini enët e ndyra që të zbuten derisa hani.
4. Shmangeni hekurosjen
Për të shmangur hekurosjen, rrobat që i nxirrni nga maqina menjëherë i palosni apo i varim që të parandalojmë thyerjet dhe rrudhosjen e tyre.
5. Pastrojeni dush-kabinën çdo ditë
Pas dushit, pastroni muret e dush-kabinës dhe përshkoni me leckë për tharje që të largoni njollat nga uji dhe sapuni.
6. Boshatisni shportën e mbeturinave
Shporta e mbeturinave mund të kundërmojë pas një kohe, andaj është mirë që të copëtoni një limon dhe të vendosni në një mbajtëse të akujve, duke i shtuar uthull dhe duke e ngrirë atë. Herë pas here, vendosni disa kocka akulli në shportën e mbeturinave që të shmangeni nga kundërmimi.
7. Çbllokoni kokën e dushit
Mënyra më e lehtë për çbllokimin e kokës së dushit është duke përdorur uthull të distiluar në një qese plastiku të mbështjellë rreth kokës së dushit. Lereni për një orë që të lejoni uthullën të ketë efekt, largojeni qesen dhe shpërlajeni kokën.
8. Pastrojeni lehtësisht mikrovalën
Që të largoni papastërtinë nga mikrovala, merreni një enë të mbushur gjysmë për gjysmë me ujë dhe uthull dhe vlojeni në mirkovalë për 10 minuta. Avulli do të zbusë papastërtinë e cila më pas do të pastrohet shumë lehtë.
9. Lërësja e enëve nuk është vetëm për enë
Larësja e enëve mund të përdoret edhe për pastrim të lodrave nga plastiku, mbajtëset e brushave për dhëmbë, filterëve të fshesave eletrike, këto janë vetëm disa nga elementet që mund ti pastroni në larësen e enëve.
10. Përdoreni ajrin e kompresuar për pastrimin e kapakëve të ventilimit
Shumë njerëz e përdorin ajrin e kompresuar për pastrimin e pajisjeve elektronike mirëpo kjo gjë mund të shërbejë edhe për pastrimin e kapakëve të ventilimit në banjo.
11.Mbajeni kanalin të pastër nga bllokimi
Kanalet e tubacionit mund të bllokohen nëse nuk i kushtoni rëndësi, që të parandaloni një gjë të tillë është mirë të derdhni në të ujë që vlon një herë në disa javë. Për bllokime më serioze ju duhet të kapni dorëzat dhe ta pastroni kanalin me dorë.
12.Topthat e pluhurit
Është e çuditshme se si këta toptha mund të rriten dhe të fshihen në qoshe të shtëpisë. Të pengoni këtë gjë ju duhet që të pastroni këto pjesë më shpesh.
Fatlumët: Ja kujt ia la pas vdekjes pasurinë këngëtari David Boëie
Pasuria e David Boëie është ndarë për pjesëtarët e testamentit të tij, i cili është dorëzuar të premten në Gjykatën e Neë York-ut.
Ylli i rokut, David Boëie, i ka lënë trashëgimi familjes së tij rreth 100 milionë dollarë, shkruan BBC.
Gjysma e parave dhe shtëpia në Neë York do t’i takojë gruas së tij, Imanit, kurse pjesa tjetër dy fëmijëve të tij. Ndërsa asistentit të tij, Corinne Schëab ia la 2 milionë euro, kurse ish-dados, Marion Skene 1 milion euro.
Këngëtari ka vdekur më 19 janar në moshën 69-vjeçare. Boëie kishte kërkuar që hiri të shpërndahet në Bali, përmes një rituali budist./Express/
Fotolajm: Kantieri, atëherë kur ndërtohej Bulevardi i Tiranës…
Kjo foto e rrallë i takon vitit 1940 dhe tregon momentet kur në Tiranë po ndërtohej Bulevardi i Madh i Tiranës. Ai ishte projektuar fillimisht nga Armando Brasini, por plani i tij shumë i shtrenjtë u la përgjysëm. Prej tij u ruajt vetëm koncepti.
Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia, Musolini dërgoi në Tiranë Gerardo Bosion, i cili projektoi mbi konceptin e Brasinit, bulevardin e madh të Tiranës.
Punimet vijuan pak muaj. Në foto duket bulevardi gjatë shtrimit të tij, me godinat qeveritare ne krahë, si dhe godina e Korpusit të Universitetit në sfond e cila ishte në ndërtim. Gjithçka ishte një kantier i madh...
Bankat tregtare rrisin interesin për kreditimin e bujqësisë
Pas miratimit në Kuvend të marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Qeverisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për lehtësimin e mbështetjes së agrobiznesit, bankat tregtare në vend po rrisin interesin për të kredituar bujqësinë në vend.
Ekspertë të bankave shprehen se marrëveshja garanton krijimin e fondit të garancisë për kreditimin e bujqësisë. Ky është një mekanizëm i ri financiar për zhvillimin e bujqësisë, që do i japë bujqësisë atë që ka pritur prej kohësh.
Sipas tyre, edhe më parë ndihma ndaj bujqësisë ka qenë përmes fondeve nga buxheti i shtetit, grante, donacione dhe subvencione, por kreditimi është zgjidhje më e mirë, shprehen eskspertët, duke evidentuar se kreditimi do të jetë i favorshëm, jo me interesa tregtare, por në nivele të ulëta. Në këtë kuadër, bankat tregtare në vend po shohin mundësinë e ofrimit të paketave të plota për fermerët dhe mjaft tërheqëse për tregun.
Në këtë paketë janë marrë në konsideratë kushtet e fermerëve në Shqipëri dhe potenciali për të mbështetur ata në rritjen e aktivitetit të tyre.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, disa prej bankave tregtare që operojnë në sektorin agro, kanë rritur shërbimet financiare ndaj fermerëve por edhe orientimin e tyre drejt formalizimit të aktivitetit. Viti 2015 ka rezultuar një vit suksesi për zhvillimin e portofolit të kredisë për sektorin e agrobiznesit dhe rritjen e klientelës në këtë segment.
Segmenti i kredisë agro ka rezultuar i përmirësuar për nga volumi dhe numri i klientëve, duke iu shërbyer nevojave reale të biznesit përmes një rrjeti degësh të bankave, të cilat me hyrjen në fuqi të marrëveshjes me BERZH do të vazhdojnë të zgjerohen.
Ekspertët e bankave shprehen se përparësi kanë pasur dhe do të kenë fermerët, të cilët kanë qenë përfitues të subvencioneve dhe granteve nga institucione të ndryshme, si AZHBR, IPARD Like, “SARED”, por edhe ata që përmes projekteve të reja mbështesin dhe nxisin zhvillimin e sektorit të agrobiznesit në vend./ATA/
Fotogaleri: Mëngjes me dëborë në Shtëpinë e Bardhë
Këto janë fotot e dëborës që ka mbuluar Shtëpinë e Bardhë këto ditë në Ëashington D.C. dhe konkretisht, më 24 janar.
Kjo pjesë e parkut quhet “Kopshti i Trëndafilave”.
Fotografitë janë bërë nga fotografi zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, Pete Souza.
Video e rrallë: Itali 1932, malësorët shqiptarë zbresin nga treni...
Një video e cila mund të cilësohet autentike për nga vlerat që sjell edhe pse nuk dihet se në cilat rrethana është xhiruar, ku i vetmi informacion që na vjen në kohët tona është: “Viti 1932. Malësorët shqiptarë zbresin nga treni në Itali. Dhe një operator italian i kuriozuar pamasë nga kostumet e tyre popullore, i ka kaluar në rivistë për të na sjellë edhe njëherë pamjet e shqiptarëve të pothuaj fillim shekullit të kaluar”.
Ndiqni videon:
Slloveni: 4 të vdekur nga përplasja e 55 makinave një natë më parë
Të paktën katër persona kanë vdekur dhe 25 të tjerë janë plagosur pas një përplasjeje në seri të 55 makinave pranë Senozeces, në perëndim të Sllovenisë, njoftuan sot burime të ndryshme.
Në këtë përplasje janë përfshirë autovetura, autobusë dhe kamiona.
“Janë regjistruar deri tani katër të vdekur dhe 25 të plagosur”,- njoftoi policia e vendit ballkanik.
Incidenti po hetohet, ndërkohë që shkak kryesor për të mendohet se ishte mjegulla e dendur në autostradë.
Hetimet: Ja kush e futi drogën në autobusin e të rinjve socialistë
Zbulohen detaje nga sekuestrimi i drogës në autobusin me të cilën studentë të FRESSH ishin nisur për një udhëtim turistik drejt Turqisë.
Burime për “Panorama” bëjnë me dije se, nga hetimet e para ka rezultuar se sasia e hashashit të fshehur në autobus ka qenë e guidës që bënte shoqërimin e studentëve, duke përjashtuar kështu si studentët ashtu edhe shoferin.
Ka qenë një sasi 100 kilogramë hashash e paketuar në një çantë.
Punonjësi i agjencisë, ka tentuar të përfitojë nga fakti që grupi ka qenë politik dhe besonte se pikërisht për këtë nuk do kishte pengesa gjatë rrugës.
Policia turke ka pasur sinjalizim për këtë veprim dhe pas sekuestrimit ka bërë arrestimin e përfaqësuesit të agjencisë që ka përgatitur udhëtimin.
Pas kontrollit dhe hetimeve të para freshistët kanë vazhduar rrugën.
Ambasada shqiptare ka mbajtur në kontakt Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe mësohet se janë shkëmbyer të dhena mes dy policive.
“Kuzei” ose “Behluli” martohet Ditën e Shën Valentinit
I njohur si “Kuzei” ose “Behluli” (emrat e personazheve të interpretuar), aktori i mirënjohur turk Kivans Tatlitug do të martohet.
Vajza me fat që do të ketë në krah djalin simpatik që ka miliona adhuruese është Basak Dizer – stilistja e disa telenovelave ku ka interpretuar edhe ai, si psh. e serive “Dashuri e ndaluar”.
34-vjeçarja ka qënë e martuar më parë. Pas divorcit, ajo është lidhur ngushtë me Kivans dhe marrëdhënia e tyre avancoi shumë.
Sipas medias vendase “Hurriyet”, Tatlitug e ka organizuar ceremoninë e dasmës në Paris. Mësohet se 50 vende në avion janë prenotuar për familjen dhe miqtë e tij.
Basak Dizer është lidhur me Tatlitug që nga dhjetori i vitit 2014. Në atë kohë, aktori ishte duke punuar për telenovelën e tij “Kurt Seit”.
Tiranë: Nga nesër, bileta e urbanit 40 lekë! Kontrolloni monedhat
Nga dita e nesërme, 1 shkurt, banorët e Tiranës do ta paguajnë më shtrenjtë biletën e autobusit. Sipas vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, të marrë më 31 dhjetor me kërkesë të kryebashkiakut Erion Veliaj, bileta nuk do të jetë më 30 lekë, por 40 lekë.
Aboneja mujore do të rritet nga 1200 në 1600 lekë. Aboneja për një linjë do të rritet me 300 lekë, pra nga 900 në 1200 lekë.
Studentët do të vijojnë të paguajnë si më parë për abonetë, 600 lekë në muaj.
Shoqata e Transportit Qytetas kërkoi rritjen me 70 lekë të biletës dhe kërcënoi me grevë.
Bashkia reagoi menjëherë duke thënë se, nuk do ta pranonte pa u përmirësuar shërbimi, por pak ditë më vonë u tërhoq edhe pse shërbimi mbetet edhe sot i njëjtë; autobusa të tejmbushur, mosrespektim oraresh, mospërdorim të kondicionerëve, mjete të amortizuar etj.
Seks 40-vjeçaresh: Shkatërrohet “biznesi” i Bajames nga Shtërmeni
Në Elbasan është shkatërruar një rrjet prostitucioni i drejtuar dhe i zhvilluar nga femra 40-vjeçare. Tutorja e rrjetit ishte një 47-vjeçare nga fshati Shtërmen i Elbasanit, Bajame Monçi.
Policia e Elbasanit njoftoi sot se në sajë të një hetimi me metoda speciale të hetimit, goditën një rrjet prostitucioni, ku si rezultat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases Bajame Monçi, 47 vjeçe, banuese në fshatin Shtërmen.
Kjo shtetase, u arrestua nga efektivët e policisë, pasi gjatë muajve tetor-dhjetor 2015, në qytetin e Cërrikut dhe të Elbasanit ka shfrytëzuar për prostitucion me klientë të ndryshëm shtetaset:
A.O, 48 vjeç, banuese në fshatin Shtërmen Elbasan.
A.M, 37 vjeç, banuese në Cërrik.
M.B, 43 vjeç, banuese në Cërrik.
Ndaj këtyre shtetaseve, ka nisur proçedimi penal në gjëndje të lirë.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme për veprën penale: “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Prostitucion i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 114, 113 dhe 25 të Kodit Penal.
KOPERTINA: Për të vërtetat e tmerrshme që tregon Izet Haxhia
Rrëfimi që tregon thelbin e çudisë së tranzicionit shqiptar, pjesën e pistë dhe kriminale të tij. Demokracia shqiptare, si një nga më të çuditshmet, në Ballkan dhe Europë dhe e ashtuquajtura “epoka Berisha” gjatë së cilës Shqipëria humbi dy herë sovranitetin. Një libër dhe një parathënie për të vërtetat e tmerrshme që tregon Izet Haxhia
Kur gazetari i mirënjohur dhe miku im i vjetër, Xhevdet Shehu, më tha se materialin e intervistave të Izet Haxhisë, të botuara në gazetën ‘DITA’ dhe që tërhoqën si rrallëherë vëmendjen e opinionit publik shqiptar gjatë dy viteve të fundit, do t’i përfshinte në një libër dhe më kërkoi të bëja parathënien e tij, të them të drejtën, nuk e mora seriozisht.
Duke ditur marrëdheniet e dikurshme të Izetit me mua, mendova se Xhevdeti donte të më bente një sfidë, ndaj pa e menduar gjatë iu përgjigja se do ta bëja parathënien, pa qenë i bindur nëse do ta kryeja apo jo.
Më pas, duke gjykuar ftohtë dhe gjatë, vendosa.
***
Izetin e njoh qysh në vitet e rinisë së tij studentore. Kurbat e ecurisë së jetës e bënin atëherë Izetin një person interesant. Ai përfaqësonte një grup të rinjsh protagonistë, aktivë e njëkohësisht dëshmitarë të një periudhe të ndryshimeve të medha.
Për mua, Izeti ishte një djal i zgjuar që në rininë e e tij nuk diti të përdorte dobishëm aftësitë që ishin të plota për një jetë të sukseshme. Ai ishte edhe i dhunshëm, ku së pari i referohej muskujve e jo mendjes; e njëkohësisht ishte edhe njerëzor, i besës tradicionale, edhe trim i çartur, edhe naiv në tradicionalitetin, në besnikërinë e tij ndaj “të parit të fisit”, në rastin konkret ndaj atij që, siç thotë, e kishte idhull, të përfaqësuar nga njeriu i krahinës së tij e të cilin vendosi ta mbështeste me çdo çmim. Tashmë, me të drejtë ai ndihet i fyer, i zemëruar dhe i revoltuar për përdorimin që i ka bërë ky njeri.
Duke medituar atje në syrgjynin e detyruar nga ish-idhulli i tij larg familjes dhe miqve, pas kaq vitesh, i ftohtë në logjikën e tij ai është vetë kritik, artikulon përgjegjësinë e tij veçanërisht duke u përqendruar në gabimet e bëra me pasoja jo vetëm për jetën dhe familjen e tij, por edhe për popullin dhe për gjithë vendin. Njeriu në një gjendje shpirtërore sikurse është Izet Haxhia aktualisht, flet vetëm me ndërgjegjen e tij. Kjo e bën atë të vërtetë e të besushëm në rrëfimin e tij, në faktet dhe argumentet që paraqet.
Shumëkush mundë të pyesë: Pse e bëri këtë Izeti? Ç’e shtyu në këtë rrëfim? E vërteta duket fare e thjeshtë. Erdhi nje moment që spekulluesit, mashtruesit kalemxhinj e mercenarë, që janë rracë jo e pakët te ne, u larguan aq shumë prej të vërtetave sa që Izeti nuk duroi më. Dhe shpërtheu. Unë do të shtoja se është edhe aftësia e gazetarit për të nxjerrë këto fakte, deri edhe brerjen e ndergjegjes të rrëfimtarit.
Në këtë libër na shpaloset portreti mjaft interesant dhe simpatik i Izet Haxhisë. Djalë i një familjeje patriotike, ku thuajse të gjithë ishin të shkolluar dhe me emër të mirë në krahinën e tij, me energjinë e të riut, me vrull ndonjëherë të pa kontrolluar mirë, por i pastër e i ndershëm në marrëdhëniet me atë që e beson, ai në procesin e jetës përdoret, zhgënjehet. Por ja, vjen momenti e përfundimisht ai në faqet e këtyij libri gjykon si një burrë i pjekur dhe me mençuri për veten, për vendin, për të djeshmen, të sotmen e të ardhmen.
***
Rrëfimi i sinqertë i Izetit intrigon cilindo që kërkon të njohë ato situata që u bënë përcaktuese dhe ndikuese të rëndësishme edhe në zhvillimet e mëvonshme në vend.
Por unë kam edhe një arsye të fortë për të shkruar këtë parathënie të librit të Izetit. Kisha një detyrim personal ndaj familjes Haxhia. Dihet fakti që vëllezerit Haxhia u paguan për të më vrarë mua nisur nga e kaluara, që unë dikur kisha përjashtuar nga fakulteti Izetin. Ata nuk u bënë vrasës dhe e refuzuan kategorikisht Azem Hajdarin në këtë nismë ogurzezë.
Ky mendoj se është një nga faktet kokëfortë dhe tepër bindës që Izetin dhe njerëzit e tij nuk i etiketon dot si vrasës askush.
Në këto intervista unë lexoj jetën e një djaloshi, pjesë e një grupi djemsh e vajzash të ndershëm e idealistë që në dhjetorin e vitit 1990 u ngritën me guxim kundër diktaturës. Mirëpo, sikurse del fare qartë në këtë rrëfim të Izetit, krahas tyre, brenda kësaj bashkësie njerëzish idealistë, kishte edhe individë e grupe të nisur nga motive të ndryshme, të këshilluar, të komanduar, intrigantë, interesaxhinj, spiunë, batakçinj, që u futën në levizje për qëllime të ndryshme dhe që në fund të fundit e dëmtuan në mënyrë ta pandreqshme atë lëvizje. Këto kontigjente janë të zakonshme në kohë turbullirash e revolucionesh. Kam parasysh këtu Revolucionin francez të vitit 1789, revolucionin e 1917-s në Rusi, por edhe Luftën tonë Antifashiste nacionalçlirimtare.
Një situatë e ngjashme u përjetua në vendin tonë në vitet ’90. Në këto situata dramatike është vërtetuar se janë të pasura me dëshmitarë e pseudo dëshmitarë, me analistë e opinionistë sharlatanë e servilë të paguar që për karrierë, bastardët i shndërrojnë në patriotë, ndërsa spiunët na dalin heronj.
Të vërtetat e dëshmuara nga Izeti në këtë libër kanë vlerë të veçantë edhe në këtë aspekt, pra për të pastruar historinë e këtyre periudhave nga mashtruesit dhe shtrembëruesit e tyre.
Është tashmë i pakontestueshëm fakti se zhvillimet komplekse e kontradiktore në nivelet drejtuese e organizuese të politikës pas përmbysjes së diktaturës, jo rrallë u karakterizuan më shumë me intriga se sa me politikë, më shumë me hile se sa me ndershmëri, më shumë me kurthe e pabesi deri në krime.
Izeti i asimiloi këto realitete dhe e kuptoi me vonesë thelbin e zhvillimeve që po ndodhnin. Ai nuk arriti të njihte në kohë njerëzit të cilëve u shërbente si dhe veprës së yre të mbrapshtë, jo në shërbim të demokracisë dhe të mirës së vendit. Tashmë ai është i bindur se ata njerëz të cilëve u shërbeu kanë vepruar antikombëtarisht. Por, në vrullin e ndryshimeve që po ndodhnin dhe të pranisë së tij aktive në to, madje shpesh edhe si protagonist i tyre, i dominuar nga mentaliteti malësorit naiv, harroi se në krahinën e tij përveç malësorëve që mishërojnë njeriun e besës, trimërisë dhe karakterit, njihen edhe cubat që janë e kundërta e të parëve.
Ky libër që permbledh intervistat e Izet Haxhise ka një vlerë jo vetëm politiko-historike, por edhe juridike, të cilës do t’i jepja vlerë të veçantë. Po të flisja si profesor i Izetit, do t’i jepja notën maksimale. Sepse këto intervista tregojnë thelbin e çudisë (sekretin) e tranzicionit shqiptar, pjesën e pistë dhe kriminale të tij.
Gjithë rrëfimi i Izetit ngjan si një përsëritje e momenteve fatkeqe të historisë tonë, të daljes në krye të tradhtarëve, spiunëve, antishqiptarëve që kanë sabotuar apo dështuar përparimin e Shqipërisë. Një nga momentet padyshim më prekëse që dëshmohet në këtë libër, është ai i lindjes së Partisë Demokratike.
“Fëmija paska lindur i vdekur”, do të thoshte Kasëm Trebeshina.
Daut Gumeni, ish i burgosur politik, e pikasi ndër të parët këtë të vërtetë. Ai përcaktoi diagnozën e falsitetit të të ashtuquajturës opozitë demokratike dhe të ndryshimeve politike qysh në fjalët e para të Berishës, duke u bërë një nga kundështarët e rreptë të regjimit të ri politik, apo të farsës demokratike që nisi të luhej.
***
Shpesh thuhet se politikani më përcaktues në këto 25 vjet është Sali Berisha, madje vetë Berisha arriti në delir të thotë “Epoka Berisha”.
Por nga se karakterizohet kjo “epokë”?
Së pari nga dështimi i elementit bazë, themeltar të demokracisë, votës së lirë, zgjedhjeve përherë të pa rregullta e të karakterizuara nga parregullsëitë dhe manipulimi etj. Zgjedhjet e shantazhuara, jo të lira dhe korrekte, në historinë e pluralizmit në Shqipëri, kanë patur moment inaugurues vetëzgjedhjen e Berishës Kryetar të PD-së. “Unë dhe Azemi shkuam me pistoleta në mbledhje. Nqs nuk do të zgjidhej Berisha, do të shkatërronim PD-në me armë, do të futeshim në PD, do të vrisnim kundërshtarët”, shkruan Izet Haxhia për zgjedhjet e 19 Janarit 1991.
Kjo ka ndodhur pasi ishin anuluar zgjedhjet paraprake, të cilat u fituan nga Aleksandër Meksi. Në klimën e krijuar nga kërcënimet dhe manipulimet, të cilat, sikurse tregohet fare qartë në këtë dëshmi të Izet Haxhisë, karakterizojnë PD-në e këtyre më shumë se 20 viteve, e cila gradualisht u largua nga kontigjenti më idealist dhe i ndershëm i lëvizjes së Dhjetorit dhe themeluesve të PD.
“Pas ca ditësh askush nuk guxonte të fliste kundër Berishës” shkruan më poshtë Izeti. Kështu u shua demokracia në PD qysh në lindjen e saj.
Kjo është pikënisja e zgjedhjeve të parregullta në Shqipëri. Ky njeri që u zgjodh për vete në partinë e tij me shantazh e kobure, si mund të bënte më pas zgjedhje të rregullta kur flitej për pushtet, para dhe pasuri?
Çdo proces zgjedhjesh që nuk do të fitohej nga Berisha nuk do të pranohej asnjëherë prej tij.
Dhe kjo filloi qysh në zgjedhjet e para pluraliste që u mbajteën më 31 mars 1991, të cilat pa asnjë dyshim ishin më të rregulltat se zgjedhjet e mëpasshme, dhe që berisha nuk i njohu dhe shkaktoi tragjedinë e 2 Prillit.
Izeti shkruan me sinqeritet për një nga ngjarjet më tragjike të fillimeve të tranzicionit shqiptar dhe askush i bë pikat mbi “i”. Azemi shkoi në Shkodër më 1 Prill dhe mori me vehte një grup që i la atje.
Nuk është e vështirë të kuptosh kush e bëri masakrën e 2 Prillit dhe sa të drejtë ka oficeri trim dhe i ndershëm Gjek Çelaj, i cili dëshmon si askush me vërtetësi për 2 Prillin e’91-shit. Vetë Azemi ka kërcënuar në një moment që nuk kontrollonte veten (ishte i dehur) “ do t’jua bëj si në Shkodër” u tha të vetëve në PD, dëshmon Izeti.
Izeti jep një detaj të “vogël” mjaft domethënës kur u pyetën dy gazetarë amerikanë, pasi u mor rezultati i votimit të 31 marsit, ku njeri, Dejvid Bajnderi, po pyeste i dehur se ç’farë të bëjmë. Të nesërmen erdhi Elez Biberaj e tha “mos njihni zgjedhjet”, për të imponuar zgjedhje të parakohshme!
Me gjakosjen e 2 Prillit sikur u plotësua edhe një pikë e doktrinës Truman dhe të Alen Dallesit, të luftës me intesitet të ulët, për përmbysjen e pushteteve komuniste. Pas lojës me intelektualët, grevat e sindikatave, sabotimet etj., dhe kur populli nuk vepronte, hyri në zbatim një skenar tjetër i zi: atëhere mund të bëhen edhe vrasje.
Kjo ngjarje ku njerëzit e Berishes vranë demonstrues dhe akuzuan policinë, i shërbeu atij edhe si precedent për grushtin e shtetit në vitin 1998, duke akuzuar Nanon për vrasjen e Azemit, në mënyrë që të justifikonte marrjen e pushtetit me dhunë. Veçse, ka një ndryshim thelbësor: nëse më 1991 amerikanët miratonin, këshillonin ose mbyllnin sytë para veprimeve kriminale të Berishës, në 1998 ata e nxorrën “për leckash” nga zyrat e shtetit që kishte dhunuar e pushtuar. Për të ilustruar këtë në mënyrë logjike, jepen fakte interesante nga Izeti në intervistat e tij që përfshihen në këtë libër.
***
Historia e demokracisë shqiptare është nga më të çuditshmet jo vetëm në rajonin e Ballkanit, por edhe në Europë dhe në planet. Dhe kjo ka ndodhur për disa fakte të pakontestueshme që tashmë i njohim të gjithë.
Dhuna dhe manipulimi i votimeve vazhdoi me referendumin për Kushtetutën në 1994, masakrën e zgjdhjeve të përgjithshme të 26 majit 1996, dhe me bandat që kryen krimet më 1997… E, pikërisht kur nuk kishte asnjë rrugëdalje, pra në zgjedhjet e 29 qershorit 1997, në kohën kur Berishes iu mbyllën shtigjet e manipulimit të zgjedhjeve dhe dhunimit të zgjedhësve, ai përdori të vetëquajturin “mbret” për të sulmuar KQZ-në për ndryshuar rezultatin ose për t’i bërë zgjedhjet të pa vlefshme.
Ky është padyshim një nga momentet më groteske që përshkruhet në rrëfimin e Izet Haxhisë. Leka Zogu u përdor paturpësisht nga Sali Berisha në atë kohë. Por kjo vërteton më së miri faktin se nuk ka patur zgjedhje në të cilat të mos ketë ndërhyrë, manipuluar dhe dhunuar banda e Berishës.
Unë kam qenë dhe mbetem një socialist i palëkundur në bindjet e mija dhe mund të them se sa kishte ndikuar kjo psikozë në PS. Unë mund të dëshmoj se aq shumë ishte rrënjosur kjo psikozë në PS, edhe kur ajo ishte në pushtet dhe organizonte zgjedhjet, sa që t trembeshin se ç’farë do bënte Berisha për t’i deformuar ato.
Duke përshkruar disa nga protagonistët kryesorë të lëvizjes studentore të dhjetorit ‘90 dhe të themelimit të partisë së parë opozitare në Shqipëri pas përmbysjes së regjimit komunist, momente në të cilat spikat dukshem niveli i formimit ose karakteri i atyre që do të bëheshin protagonistë të të ashtuquajturave ndryshime demokratike në vend, Izeti na tregon një sërë detajesh të panjohura.
Nuk është e vështirë që prej ketyre hollësive të kapura me zgjuarësi prej tij të kuptosh se cila ishte klasa politike që do të merrte në dorë zhvillimet politiko-shoqërore në Shqipëri.
E pra, nga këto zhvillime të vrullshme dhe dramatike që ndodhën në atë kohë në Shqipëri, lindi një klasë politike e paaftë, e korruptuar, e privuar nga çdo princip moral dhe politik, përgjegjëse e shkatërruese për gjithçka që ndërtoi me sakrificë një popull i varfër për shumë e shumë vite me radhë.
Të korruptuar, komprometuar apo kërcënuar, disa nga e kaluara e tyre, nga babëzia për t’u pasuruar, me ndërgjegje, apo të diktuar, në fundin e shekullit XX, ata e kthyen Shqipërinë në një koloni. Ata bënë Shqipërinë një tezgë për të shitur mallrat e të tjerëve, madje dhe të atyre që punojnë kundër interesave kombëtare.
Mjafton të kujtojmë situatat destabilizuese që krijoi Berisha gjatë kësaj kohe. Gjatë asaj periudhe dy herë Shqipëria humbi sovranitetin, pasi u desh që, për të ruajtur stabilitetin në vend të ndërhynin ushtritë e huaja./DITA/
Foto: Rama e Meta në shtëpinë e Kadaresë... dhe një letër për të
Shkrimtari i njohur Ismail Kadare ka dërguar dje në shtëpinë e tij në Gjirokastër, Kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Ilir Meta, si dhe drejtueset e Ministrisë së Kulturës dhe bashkisë.
Vajtja e tyre në shtëpinë Kadare, e cila hapi dyert për të pritur qindra vizitorë, shqiptarë e të huaj, ishte përurimi i saj, pas restaurimit dhe kthimit në objekt muzeal me të gjitha detajet.
Rama shkroi në Fb: “U çelën dyert e shtëpisë së Kadaresë! Pas restaurimit plot shije, një arsye më shumë për të vizituar Gjirokastrën; qytetin që po rilind hap pas hapi pas tatëpjetës së rrënimit rrëqethës të njëzet e kusur viteve pa shtet…”,- dhe shkroi në librin e vizitorëve:
“Një detyrim i përmbushur ndaj dikujt, të cilit i detyroheshim edhe shumë më tepër…”.
Denis Shtraza del para gjykatës për vrasjen e Çollakut
Gjykata e Krimeve të Rënda la në burg Denis Shtrazën. Ai akuzohet për vrasjen e Gazmend Çollakut, më 6 janar të këtij viti. Sipas policisë, vrasja është kryer në bashkëpunim me ish-oficerin e policisë, Ervin Dalipaj.
Prokuroria bëri me dije se në makinën e Dalipajt, që u ndalua natën e vrasjes së Çollakut kur ish-oficeri i policisë gjendej bashkë me Denis Shtrazën, u gjetën gjurmë gjaku, të njëjta me ato që u gjetën në duart e Çollakut.
Ekspertiza ka provuar se gjaku nuk është i viktimës Çollaku, por nuk është provuar ende nëse është i njërit prej dy të akuzuarve.
Denis Shtraza u kap të premten duke tentuar të ikte nga Shqipëria, ndërsa Dalipaj është në arrati. Vëllai i Shtrazës i hodhi poshtë akuzat e ngritura për vëllain e tij, po kështu edhe Dalipaj, që foli për “Neës 24” nga arratia.
Tentoi të vriste Enverin, Gjana: Na provokonin me femra në hetuesi
Ai ishte një mësues 25-vjeçar që punonte në fshatrat e Kukësit, por me ideale aq të mëdha, sa të përmbyste një sistem diktatorial.
Dhe e vetmja mënyrë për ta arritur këtë qëllim ishte vrasja e Enver Hoxhës, ndaj të cilit u bë një atentat konkret në Kodër Kamzë. Një utopi e guximshme në fund të viteve ‘60 e një grupi me 8 intelektualë, ku bënte pjesë edhe personazhi ynë që flet për gazetën “Panorama”, Xhavit Gjana.
Në fakt, çfarë do të lexoni më poshtë, nuk është thjesht një intervistë, por një dëshmi terrori psikik, fizik dhe seksual në qelitë e diktaturës.
Është mbijetesa dinjitoze e një të burgosuri politik, të cilit dëshira për liri i kushtoi rininë dhe sërish nuk ndihet i penduar. Siç thotë Xhevati, ai apo bashkëvuajtës të tij nuk kërkojnë hakmarrjen, por të vërtetën. Sepse, vetëm e vërteta do t’i çlironte nga fantazmat e së shkuarës.
Ai rrëfen mes të tjerash edhe detaje se si i provokonin me femra në hetuesi, e flet edhe për përdhunimet e meshkujve në burgje:
“Po tregoj një detaj që më ka ndodhur, kur isha në hetuesi. Në krah të birucës sime sollën një femër, që e di me emër e mbiemër Gj. Ç. dhe lanë dyert e qelisë hapur, si asnjëherë tjetër.
Pra hetuesit tentuan të përdornin për zbulim metodën e joshjes nëpërmjet GJ. Ç. Gjithçka ishte një kurth që unë të shkoja tek ajo dhe të më kapnin në flagrancë me GJ.Ç., kështu të më shtonin akuzat, ose të më detyronin të bëhesha bashkëpunëtor i tyre apo ku i dihet çfarë tjetër.
Pavarësisht se i lanë dyert hapur dhe Gj. Ç. po më provokonte, unë nuk shkova tek ajo. Gjithsesi, Gj.Ç. erdhi te qelia ime dhe nisi të më provokonte edhe më shumë, por unë e shtyva dhe i thashë: Ik, o lavire! Ndërsa ajo më shau: Malok! Dhe iku. Kështu kjo tentativë e hetuesisë dhe Sigurimit dështoi.
Një provokim identik i bënë edhe Shefqetit, me një polake të quajtur Barbara. Pra, hetuesit i fusnit vetë femrat nëpër burgje dhe para se t’i sillnit te të dënuarit, sigurisht që i keqpërdornin vetë seksualisht. Dikë me dëshirë e dikë me përdhunim, derisa dorëzoheshin të gjorat.
Në vitet ‘50 e ’60, kjo metodë ka qenë shumë e zakonshme, përdhunimet ishin hapur, “lisho”, aq sa i doli era gjithandej. Atëherë nisën të vendosnin gardiane femra në vend të meshkujve, sepse Partia e kishte me merak “moralin”, tregon ai.
Identifikohet pronari i makinës që u qëllua me breshëri në Lezhë
Policia ka arritur të identifikojë pronarin e makinës “Golf 4” me targa serbe, që u qëllua tre ditë më parë me breshëri plumbash në autostradën Laç-Lezhë.
Ai është një shtetas i huaj që banon në Shqipëri. I pyetur mbi ngjarjen, ai tha se, makinën ia kishte dhënë një të njohurit të tij, shqiptar.
Policia nuk e ka bërë publik emrin e pronarit të mjetit dhe as të mikut të tij, i cili është shpallur në kërkim.
Foto: Ushtria kosovare, do trajtohet në nëntor. Por blen armatime...
Shndërrimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosur ta Kosovës do të trajtohet në fund të muajit nëntor. Të paktën kështu është parashikuar në Planin Legjislativ të Qeverisë për këtë vit.
Në bazë të këtij plani, më 30 nëntor, do të trajtohet Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e ligjeve që kanë të bëjnë me Forcat e Armatosura të Kosovës.
Përfaqësuesit e opozitës dhe ekspertët e çështjeve të sigurisë thonë se Kosovës tashmë është vonuar për formimin e ushtrisë. Sipas tyre, kjo çështje po shtyhet si pasojë e neglizhencës së Qeverisë.
Gazeta “Zëri” ka kërkuar sqarime rreth kësaj çështjeje nga Qeveria e Kosovës, megjithatë kjo e fundit nuk ka dhënë asnjë përgjigje për këtë çështje.
Nga Nano te Ksera: 8 politikanët që prekën burgun 25 vitet e fundit
Spiro Ksera nuk është politikani i parë i lartë që provon pranga. Në 25 vitet e fundit janë edhe shtatë zyrtarë të tjerë të lartë kanë provuar qelitë e burgut për akuza të ndryshme. Më pas një pjesë prej tyre u shpallën të pafajshëm.
Ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale është arrestuar për dyshimet se ka vjedhur duke shpërdoruar detyrën në fund të mandatit të tij në krye të ministrisë së Punës gjatë vitit 2013.
Ish-ministri, bashkë me tetë persona të tjerë, ish-punonjës në këtë dikaster, përmes procedurave fiktive dhe duke falsifikuar dokumenta, kanë vjedhur 30 milionë lekë. Aktivitetet e dyshimta janë raportuar si të organizuara nga 27 qershori deri më 11 korrik 2013.
Ndërkohë të ndaluar janë edhe ish punonjësit e kësaj ministrie Arvenis Mene, Elda Kozaj dhe Pranvera Lile. Ndërsa janë në kërkim edhe katër të tjerë. Për këtë dosje është i dyshuar edhe ish-drejtori i kabinetit të ministrit Kleves Bitraj, i cili po vuan një dënim të mëparshëm të gjykatës për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.
Do'stlaringiz bilan baham: |