Transaksioni
Marrëveshja e koncesionit u nënshkrua më datën 10 prill 2013, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe shoqërive “S2 Albania”, sh.p.k., dhe “Rapiscan Systems”, INC.
Kompania amerikane u regjistrua në QKR në 24 qershor 2013 me emrin “Rapiscan Systems Albania”. Në objektin e shoqërisë ishte kërkimi, projektimi, prodhimi, prokurimi, importi dhe eksporti, tregtimi dhe shitja nëpërmjet shpërndarjes ose ndryshe, të veprojë si agjent ose distributor, të japë dhe të marrë me hua, qira, testimi, instalimi dhe marrja e komisioneve, mirëmbajtja dhe shërbimi me pajisjet X-Ray, detektorë metali, skanimi i njerëzve, automjeteve, kontejnerëve dhe produkteve të tjera, si dhe softëare-ve dhe pjesëve të këmbimit për këtë qëllim.
Po ashtu, në objekt ishin bashkimet me përthithje ose ndryshe të hynte në sipërmarrje të përbashkëta dhe partneriteti të çdo lloji. Vetëm tre muaj më pas, më 19 shtator 2013, vjen transaksioni i rrallë: me 490 lekë u shitën 49 për qind e aksioneve të koncesionit që kushtonte të paktën 316 milionë euro. Në këtë datë është futur në kontratën e koncesionit ortaku i ri “ICMS”. Më 12 qershor 2014, shoqëria “Rapiscan Systems Albania” emëroi një likuidator i cili ndoqi procedurat për eliminimin juridik të firmës dhe në 19 qershor 2016, kompania u çregjistrua nga QKR.
Kontrata e re
Megjithëse situata juridike e koncesionit kishte ndryshuar, qeveria e re socialiste vazhdoi t’i referohej me emrin “Rapiscan”. Kjo vihet re, jo vetëm në deklarata, por edhe në kontratën e ndryshuar më 28 prill 2015, ku “Rapiscan Systems”, INC citohet si palë kryesore.
Deri në shtator 2013 ky shërbim nuk ofrohej. Ishin filluar punimet vetëm në dy pika kontrolli. Kundërshtimi dhe rezistenca e biznesit ishte e konsiderueshme, sidomos në lidhje me tarifën shumë të lartë të shërbimit. Nga ana tjetër, Autoriteti i Konkurrencës rekomandoi rishikimin e kontratës koncesionare. Në periudhën maj – shtator 2014 filluan negociatat nga Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për rishikim të kontratës.
Bisedimet vështirësoheshin nga fakti që marrëveshja ishte miratuar nga qeveria e mëparshme dhe ishte ratifikuar nga Kuvendi.
Çështja përfundoi në gjyq, ku u kërkua zhdëmtimi në arbitrazhin e Parisit për prishjen e koncesionit të kontejnerëve në shumën rreth 350 milionë dollarë. Qeveria pajtoi për gjyqin firmën avokatore “Omnia Strategy LLP”, studio e zonjës Blair. Studioja këshilloi zgjidhjen e çështjes me mirëkuptim.
Pas kësaj u arrit marrëveshja. Qeveria pretendon se me këtë kontratë të re, koncesionari kufizohet në 210 milionë euro fitim për 15 vjet. Me këtë mënyrë u arrit që të vendoset një kufi i sipërm për të gjithë kontratën, pra u arrit të kursehen minimalisht 106 milionë euro. Pagesa për deklaratë me vlerë mbi 1 000 euro është 22 euro.
Kjo pagesë është 17 euro më pak se tarifa e vendosur më parë, prej 39 euro. Për deklaratën doganore me vlerë të barabartë ose më të vogël se 1 000 euro, pagesa është 5 euro. Diferencat e pambuluara të kostove me të ardhurat, në vitet e para të kontratës, i mbulon buxheti. Pas largimit të “Rapiscan”, projekti vazhdon normalisht, por mbetet pas shija e hidhur e koncesionit që kalon nga një dorë në tjetrën si në numrat e shpejtësisë në cirk./Shqip/
Foto: Chloe zbulon gjoksin shpërthyes
Chloe Khan e tepron sërish. Këtë herë bukuroshja ka sjellë për klikuesit e internetit disa foto topless. Modelja e njohur prej disa muajsh e bombardon rrjetin social me foto ku ekspozon me gjoksin jashtë.
“Venecia”: 3/5 apo 2/3 çështje e partive. Mandati i Llallës, në fund
Gjyqtarët e kanë humbur besimin te publiku. Kështu kanë deklaruar sot përfaqësuesit e Komisionit të Venecias gjatë një deklarate për shtyp, ndërsa bënë të ditur detajet e para sa i përket opinionit të tyre mbi draftin e ekspertëve të lartë.
Sa i përket shumicës që duhet përdorur në Kuvend për zgjedhjen e figurave kryesore të drejtësisë, përfaqësuesi i Komisionit të Venecias tha se të dyja propozimet me 3/5 (nga mazhoranca) dhe 2/3 (porpozim i opozitës) janë një shumicë në përputhje me standardet evropiane, por kjo nuk është çështja më e rëndësishme.
“Kjo është një reformë e vështirë dhe e cila duhet të sigurojë pavarësinë e gjyqësorit dhe konceptin e llogaridhënies. Edhe raporti i ndërmjtëm që kemi vënë në dispozicion ka shumë faqe jo për faktin se kishte shumë probleme, por sepse tërësia e çështjeve të trajtuara nga ekspertët ishin të larmishme”,- tha përfaqësuesi i delegacionit, Tomas Markert.
Sipas tij, Komisioni do të ketë edhe disa komente në raportin përfundimtar që do të lëhojë.
“Ajo çfarë duhet të theksoja është fakti se reforma është në rrugën e duhur dhe më pas për t’u miratuar në Kuvend. Sipas mendimit tonë, miratimi i reformës është në interesin e shqiptarëve dhe nuk duhet parë vetëm si detyrim për integrimi në BE. Ne jemi këtu për t;u siguruar se zgjedhjet që janë bërë nga ekspertët, janë në përputhje me standadet evropiane”,- u shpreh ‘Venecia’.
Të pyetur nëse duhet ndërprerë mandati i Prokurorit të Përgjithshëm, juristi i Venecias tha se kjo çështje që do të diskutohet në raportin tonë përfundimtar dhe nuk mund të hapim detaje për momentin
Pas darkës me Metën, nga Belgjika Rama flet për koalicionin dhe reformen
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Top Channel” nga Belgjika ka deklaruar se, qeveria e tij është e vendosur për realizimin e reformës në drejtësi dhe ka nënvizuar se, koalicioni qeverisës nuk ka asnjë mëdyshje për këtë.
TCH: Z. Kryeministër, kur mendoni se Shqipëria do të çel negociatat e anëtarësimit me BE?
Edi Rama: Çelja e negociatave nuk është vendim-marrja apo opinioni ynë. Është vendim-marrje e paparashikueshme e vetë Bashkimit Europian për të gjitha ato arsye që dihen, pasi nuk është më si dikur që Komisioni jep opinionin dhe pastaj negociatat çelen, por varet se si do të jenë konjukturat e brendshme dhe se çfarë do të thonë egoizmat kombëtare të gjithësecilit, kur do të duhet të shqyrtojnë këtë. Megjithatë, ajo që ka rëndësi parësore është që ne të bëjmëdetyrat tona dhe është e qartë se reforma në drejtësi është detyrë kyçe dhe kalimi i reformës në drejtësi është një hap vendimtar për të modernizuar dhe europianizuar, më tej, Shqipërinë dhe për të vazhduar procesin e reformave dhe të shtet-ndërtimit në Shqipëri, sepse në fund të fundit, ne nuk i bëjmë këto reforma se na i kërkon Brukseli, por sepse janë shumë të rëndësishme për vendin dhe fëmijët tanë.
TCH: Për ju, kur mbyllet reforma në drejtësi dhe në ç'mënyrë?
E.R.: Unë nuk jam fallxhor dhe nuk shoh filxhan, por di të them se jemi në një proces që ka qenë shembullor, për nga mënyra se si është përgatitur, si është çuar përpara, se si ka garantuar mbledhjen e të gjithë burimeve të mundshme të ekspertizës së brendshme dhe ndërkombëtare, dhe se si po materializohet duke përfshirë Komisionin e Venecias.Kështu që me të marrë raportin final të Komisionit të Venecias, do të kemi një bazë më të qartë për të kuptuar se çfarë duhet të bëjmë dhe se si do të shkojnë gjërat më tutje. Por, reforma në drejtësi është e pashmangshme dhe është e qartë për të gjithë se kush i shmanget refomës në drejtësi, hyn në telashe të mëdha me popullin shqipëtar.
TCH: Z. Kryeministër, a ka një qëndrim të përafruar të koalicionit përsa i takon kësaj reforme? Në darkën tuaj të fundit me zotin Meta, a u pajtuat për çështjen e numrit të deputetëve?
E.R.: Tani, është puna juaj të merreni me mbledhjet, drekat, darkat, takimet.. Nuk është çështje drekash e darkash. Është çështje e një vizioni të qartë të koalicionit për domosdoshmërinë e reformës nê drejtësi, e një përgjegjshmërie të madhe për detyrën tonë si koalicion që t¨ekryejmë këtë reformë dhe natyrisht, e roleve të ndara midis meje, si kryeministër, dhe bashkë-kryetarit të koalicionit, si kryetar i kuvendit. Nëse për mua, gjërat janë qartësisht bardhë e zi, në këtë aspekt dhe nuk ka shumë për të hedhur vallen e konsensusit, në kurriz të reformës, për kryetarin e kuvendit është, jo vetëm e drejtë, por dhe detyrim që të predikojë konsensus, konsensus, konsensus, sepse nuk është vetëm kryetar kuvendi i shumicës, por dhe i pakicës. Kështu që gjërat janë në normalitet. Rëndësi ka që palët kanë thënë se Venecia është garant i konsensusit dhe të dëgjojmë Venecian deri në fund.
TCH: Ndërkohë, më 8 shkurt, çifti i eurodeputetëve Kukan-Fleckenstein vjen në Tiranë për të biseduar me 3 palët kryesore politike mbi këtë reformë. Nëse deri atëherë, nuk do të arrihej një marrëveshje mes palëve, ju a do të ishit i gatshëm për t'u ulur me kreun e opozitës, Basha, ose çfarë lëshimesh, jeni i gatshëm të bëni?
E.R.: Së pari, ju e dini mirë se unë nuk^përgjigjem ndaj pyetjeve me 'në rast se', sepse ka një shprehje populli ynë me 'në rast se-në'. Së dyti, unë jam i gatshëm për çdo rast e në çdo çështje që të bisedojë me këdoqoftë dhe sigurisht, edhe me kryetarin e partisë demokratike, edhe me liderin e PDsë, me këdoqoftë, por kushti është shumë i thjeshtë. Të bisedojmë jo për të biseduar, por të bisedojmë për të zgjidhur probleme dhe nuk kemi pse bëjmë farsa konsensuale, për sa kohë jemi qartazi të ndarë në interpretimin e asaj ç'ka thotë Komisioni i Venecias. Pasi komisioni i Venecias të japë raportin final, atëhere duhet të shikojmë çdo rrugë për të siguruar mbështetje sa më të plotë për reformën. Por, kurrë, asnjëherë, unë dhe partia socialiste nuk do ta tradhëtojmê reformën dhe aspiratën e drejtë të popullit shqipëtar për t'i dhënë fund sistemit të korruptuar të drejtësisë për hir të një pazari, që gabimisht, shpesh herë në Shqipëri është quajtur konsensus./Top Channel/
Prokuroria rrëzon akuzat e Zaganit, reagon Tahiri: Shqupit i’u nxi faqja
Pas lajmit se Prokuroria pushoi hetimet ndaj akuzave të ish-shefit të Antidrogës në Fier, Dritan Zagani, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Sipas tij, ky vendim është një nga ato rastet, kur gënjeshtra të përplaset në fytyrë.
“Tani qe prokuroria vertetoi genjeshtrat e policit ne arrati, shqup-it i humbi edhe llumi i rrenave. Ky eshte nga ato rastet kur genjeshtra te perplaset ne fytyre, e shqupistave u eshte nxire faqja tashme. Politika qe ndertohet mbi te verteta, ka vlere gjithmone. Genjeshtra eshte grykse, nuk ngop kurre. Kjo vlen dhe per shqupistat”,- shprehet Tahiri.
Alarm për bombë: Avioni Londër-Stokholm bëri ulje të detyruar
Një kërcënim për bombë e ka detyruar një avion të kompanisë ”Scandinavian Airlines” (SAS), që lidh Londrën me Stokholmin, për të devijuar udhëtimin dhe për të kryer një ndalesë të detyruar në Goteborg, ku 72 pasagjerët që ndodheshin në bord u evakuan më pas, njoftoi policia suedeze.
“Rreth 72 pasagjerë që ndodheshin në bordin e avionit, ku përfshihej edhe ekuipazhi u evakuan. Ky proces tashmë ka përfunduar”,- deklaroi për median zëdhënësi i policisë, Stefan Gustafsson.
Avioni u orientua drejt një zone të largët nga aeroporti ”Landvetter” drejt Goteborgut, në pjesën perëndimore të Suedisë, ku janë thirrur një grup ekspertësh për të inspektuar avionin.
“Ekspertët kanë mbërritur në zonë dhe po përgatiten për të hetuar çdo pjesë të avionit”,- shtoi zëdhënësi.
Lindi në burg: Foshnja 4 muajshe përfitoi nga amnistia
Për herë të parë kjo foshnjë, do të mund të jetojë jashtë burgut. Nëna e saj, një 33-vjeçare e dënuar për vjedhje përfitoi nga amnistia. Bashkë me të doli nga burgu edhe fëmija, që ishte ngjizur në burg, shkruan “Shqip”.
Alketa Shahini, 33 vjeçe, tha për gazetën se, foshnja u ngjiz brenda burgut, gjatë takimeve speciale me të shoqin. Alketa ishte arrestuar 2 vjet më parë për vjedhje dyqanesh në Tiranë, pasi u kap bashkë me dy gra të tjera në ish-Bllok.
Në total ato kishin vjedhur 40 palë fustane dhe 40 palë xhinse. Atë dje e priste bashkëshorti dhe pjesa tjetër e familjes.
“Nuk vjedh më jo, tani do bëj jetë normale, do punoj si të tjerët. Falënderoj të gjithë stafin e burgut se ia kemi kaluar shumë mirë”,- tha ajo./Shqip/
KLSH kallëzon penalisht 14 zyrtarë të Hipotekës në Shkodër
Kontrolli i Lartë i Shetit ka kallëzuar në Prokurori 14 zyrtarë të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Shkodër, të cilët sipas KLSH-së kanë dhënë certifikata pronësie për prona të sekuestruara.
4 persona janë ish drejtues të ZVRPP Shkodër, 5 hartografë dhe 5 juristë.
Ndaj tyre rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 5.8 milionë lekësh.
“Nga auditimi, u konstatuan një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore e nënligjore mbi bazën e të cilave KLSH, me shkresën nr. 702/22 datë 11.01.2016, ka depozituar pranë Prokurorisë së Rrethit Shkodër, kallëzim penal për 14 persona nëpunës të këtij institucioni (4 ish-Drejtues të ZVRPP Shkodër N.K, O.V, P.Z, I.N, 5 jurist B.L, R.H, V.P, E.Sh, A.N. dhe 5 hartograf B.Sh, S.H, G.T, A.T, R.G), me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, të cilët nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të tyre të kundërligjshme i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 5.8 milion lekë, si dhe kanë regjistruar pasuri me AMTP në të cilat nuk përcaktoheshin kufizimet si dhe AMTP të fotokopjuara dhe të panoterizuara; kanë regjistruar pasuri me Sekuestro Konservative duke lëshuar çertifikata pronësie, çka ka rezultuar më pas dhe në shitjen e këtyre pasurive; kanë bërë regjistrimin e pasurive në mungesë të urdhrit të Regjistruesit; kanë bërë regjistrimin e pasurive me leje ndërtimi me mospërputhje ndërmjet sipërfaqes sheshit të ndërtimit dhe certifikatës pronësisë; kanë bërë regjistrimin e pasurive llojit “Pyll” duke ndryshuar zërin kadastral nga Kullotë në Pemëtore”, thuhet në njoftimin e KLSH-së.
Soros: Europa po shpërbëhet, kriza e refugjatëve dëmtoi Merkelin
Miliarderi George Soros thotë se, Europa po shpërbëhet dhe se kriza me refugjatët e ka dëmtuar kancelaren Angela Merkel. Deklaratat ai i bëri në forumin ekonomik botëror që mbahet në Davos të Zvicrës.
“Ka dashur që ta ndaloj krizën e refugjatëve, por me këtë e rrezikoi dhe e humbi kapitalin e vet politik, pasi që veprimi i saj për hapjen e Gjermanisë nuk ishte përgatitur në formën e përshtatshëm”,- ka thënë Soros.
Sipas tij ekonominë e Kinës e pret një “ulje e rëndë” që do të ndikojë në një deflacion global.
“Kjo krizë do të jetë e pashmangshme, por Kina do të ketë sukses që ta përballojë atë, në saje të rezervave të mëdha valutore”,- ka thënë miliarderi me prejardhje hungareze, transmeton “lajmi.net”.
Soros ka folur edhe për situatën në Rusi, duke thënë se, ky shtet është në një “pozitë të dobët” dhe beson se, mund të ketë rezerva të mjaftueshme për vetëm edhe “disa vite”.
Arrest me burg për tre vrasësit në Durrës, njëri kërcënon gazatarët
Nën masa të rrepta sigurie tre të arrestuarit në Durrës si vrases me pagesë kanë dalë para trupit gjykues për t’u njohur me masën e sigurisë. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.
Në përfundim gjykata vendosi “arrest me burg” për të tre të arrestuarit; Dritan Nikolli, Bruno Shehu dhe Gazmend Dervishi.
Ky i fundit kërcënoi edhe gazetarët në sallë, që të mos e filmonin. Në sallë nuk është lejuar asnjë prej familjarëve të tyre. Asnjë prej tre të akuzuarve nuk kishin pajtuar një avokat. Ata u mbrojtën me avokat kryesisht të përcaktuar nga gjykata.
Ndaj tyre rëndon akuza “vrasje në tentativë”, “vrasje në bashkëpunim” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Të tre këta persona po planifikonin vrasjen e një personi në Manzë të Durrësit.
Ata ishin paguar me një shumë prej 10 mijë eurosh. Policia arriti në kohë të parandalonte atentatin.
Fotolajm: Ja si po “funksionon” aksi Elbasan-Librazhd...
Fotot që shihni tregojnë një pjesë të rrugës në aksin Elbasan-Librazhd, ku si pasojë e prurjeve të shumta të lumit Shkumbin, u dëmtuan rreth 70 metra rrugë.
Konkretisht bëhet fjalë për pjesën pranë fshatit Xibrakë. Asfalti thuajse është përmbysur, duke bërë që lëvizja e mjeteve të kryehet vetëm në një drejtim.
Deri tani nuk është marrë asnjë masë për rregullimin e këtij segmenti.
Njihuni me zëdhënësen e re të PD-së
Pas largimit të Oriela Nebiajt, e cila kandidoi për kreun e FRPD-së, Ina Zhupa, është zëdhënësja e re Partisë Demokratike.
Ajo u emërua në këtë detyrë nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Pas ardhjes së Bashës në krye të PD-së, Ina Zhupa, ishte pjesë e ekipit të ri të koordinatorëve të Partisë Demokratike.
Ajo është gjithashtu edhe anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së. Prej kohësh, ajo është pedagoge për shkencat politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
Fotolajm: Ankommen, aplikacioni për integrimin e refugjatëve
Është e ndaluar të rrahësh fëmijët. E ndaluar t’u fusësh duart grave. E ndaluar të godasësh të tjerët. Këto janë disa nga mësimet e përfshira në aplikacionin e ri për smartphone Ankommen (Mbërritja), i cili ka për qëllim të ndihmojë refugjatët të integrohen në jetën gjermane.
Aplikacioni është në pesë gjuhë, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, arabisht e persisht, falas dhe i krijuar nga Zyra Federale për Emigracionin, Instituti Goethe dhe radiotelevizioni bavarez Bayerischer Rundfunk.
Përgjegjëska për përmbajtjen e aplikacionit, Susanne Poelchau, shpjegon për Der Tagesspiegel: “Duhet të përmirësojmë integrimin. Po provojmë ta bëjmë edhe në këtë mënyrë”.
Ankommen ka pasur sukses që nga dalja, më 13 janar, por nuk kanë munguar as mesazhet kundër, të cilat vënë në dukje se një guidë për zakonet lokale u duhet më tepër perëndimorëve që gjenden në Lindjen e Mesme.
Kërcënohet me vdekje Beyonce, FBI nis hetimin
Njëra nga këngëtaret më të famshme në botë, Beyonce Knoëles, është kërcënuar me vdekje. E ëma e saj, Tina Loson, ka bërë të ditur se në adresë të saj kanë arritur porosi kërcënuese, në të cilat një person i panjohur, ka kërcënuar se do ta vrasë vajzën e saj të madhe, transmeton “Zeri.info”.
“Do ta vrasë vajzën tënde, kam plan të shkëlqyeshëm. Tashmë e imagjinoj si kundërmon gjaku i saj”,- ka shkruar një person i panjohur në rrjetin social Instagram, ndërsa Loson menjëherë këtë profil e ka paraqitur tek organet policore.
Mediet amerikane raportojnë se, në këtë rast janë përfshirë edhe pjesëtarët e Byrosë Federale të Hetimeve “FBI” dhe se, këto kërcënime janë marrë mjaft seriozisht.
Beyonce, për të cilën thuhet se është sërish shtatzënë, ende nuk është deklaruar në lidhje me këto kërcënime.
Video: Pse Berluskoni ngre gishtin e mesit...
“Napoli-Inter? Janë gjëra që ndodhin në fushë. Është e gabuar që ndodhin, por edhe Mancini ka gabuar”. Janë fjalët e Presidentit të Milan, Silvio Berlusconi, për atë që ndodhi në përfundim të takimit Napoli-Inter.
Dhe gjatë këtij takimi, Berluskoni ka treguar edhe një barsoletë me nënën e tij.
“Ajo më thoshte gjithmonë se isha më i miri dhe të gjithë më donin. I thoja se jo të gjithë, pasi ka edhe nga ata që nuk më duan. Kur po hyja këtu, kaloi një makinë dhe dikush ma bëri kështu (duke ngritur gishtin e mesit). Mamaja më tha: ‘Përse mërzitesh? Do të thotë se je njësh!’”.
Video: Kjo është videoja që po çmend rrjetin. Shikojeni!!!
I dashuri shumë xheloz i një femre të bukur dyshon se mos ajo e tradhton me një tjetër. Por mendon se ka gjetur një zgjidhje edhe për këtë, pasi ai ka vendosur që t’i veshë vajzës brekë hekuri…!
Po, po, të brendshme hekuri, të cilat ia mbyll me dryn dhe vetëm atëherë e le të dalë jashtë.
Por nuk thonë kot “femra nëse do, të tradhton edhe nga vrima e çelësit”. Dhe pikërisht këtë ka bërë kjo vajzë.
Ajo menjëherë më pas ka shkuar dhe ka takuar të dashurin pasanik, në moshë shumë më të madhe se sa vetja dhe së bashku, kanë shkruar te mjeshtri i çelësave, të cilit i kërkojnë që të hapë drynin
Se çfarë ndodh aty, e shikoni më mirë në këtë video, e cila në të vërtetë është një kamera e fshehtë…
Foto+16: Ja pornostaret më të kërkuara...
Pornhub ka publikuar listën e femrave më të kërkuara në faqen e saj për vitin që lamë pas. Çuditërisht në vendin e parë nuk është një pornostare e mirëfilltë, por Kim Kardashian.
Videoja e saj ku bën seks me Ray J e publikuar vite më parë, ka qenë më e klikuara në 2015.
Pas saj vjen pornostarja me origjinë libaneze, Mia Khalifa.
Në vend të tretë është Lisa Ann, e famshme për parodinë me Sarah Palin.
“2Pac është gjallë dhe jeton në Kubë”
“2Pac Shakur jo vetëm që është gjallë, por prej vitesh shijon natyrën dhe plazhet e Kubës, ku është fshehur që prej 1996-s”.
Ky është lajmi që vjen nga “Reporterz”. Revista online ushqen edhe më tej teoritë e fansave që refuzojnë të besojnë që idhulli i tyre i muzikës u vra më 7 shtator të 1996-s në Las Vegas.
Në fakt, për të ilustruar lajmin e bujshëm, revista publikon edhe një foto të 2Pac me Rihanna-n. Kaq ka mjaftuar që fotoja të qarkullojë me shpejtësi nëpër rrjetet sociale.
Reporterz shkruan në artikull se të gjitha këto, por edhe autopsia e shpejtë dhe mungesa e një funerali për këngëtarin e famshëm të muzikës rap, shtojnë edhe më shumë bindjen se ai është gjallë dhe plot 44 vjeç.
Ky raportim i radhës mbërrin pas atij të një viti më parë, ku po përmes një fotoje u përhap me shpejtësi se Shakur është fotografuar në plazhet e Zelandës së Re.
Zyrtarisht, 2Pac Shakur u vra në moshën 25-vjeçare pasi ndoqi më parë një ndeshje boksi mes Mike Tyson dhe Beson, por shprehja thotë që “legjendat nuk vdesin kurrë”,- e ndoshta kjo ka ndodhur edhe me të…
Myslimanët urdhërojnë Zvicrën ta heqin kryqin nga flamuri
Myslimanët në Zvicër po kërkojnë që të hiqet kryqi i bardh në flamurin zviceran, sepse simbol i krishterë “nuk përkon në Zvicrën e sotme multikulturore”, shkruan “poqarineës”, transmeton “zeri.info”.
Grupi mysliman i cili qëndron prapa kësaj ideje quhen “të dytët”, dhe kanë filluar një fushatë në tetor të vitit të kaluar, për të urdhëruar qytetarët e Zvicrës që të ndryshojnë flamurin në diçka që është më pak ofensive ndaj myslimanëve.
Ky propozim nuk është pritur mirë në Zvicër. Sylvia Fluckiger, këshilltare në partinë konservative të popullit, ka thënë se, kërkesat janë të papranueshme.
“Nuk ka asgjë që mund të ndryshohet në flamurin tonë. Kërkesat janë tërësisht të papranueshme. Herën tjetër ata do të na kërkojnë ta ndryshojmë edhe kushtetutën”,- transmeton “zeri.info”.
Ndërkohë Mraianne Binder, zëdhënëse e partisë së qendrës së djathtë krstian-demokrate ka thënë.
“Edhe kjo na ka munguar, ta ndryshojmë flamurin tonë. Flamuri i Zvicrës është pjesë e identitetit zviceran, pasi na thërret të gjithëve të angazhohemi…madje edhe emigrantët”.
Ndërkohë Stefan Brupbacher, sekretar gjeneral nga partia liberale, ka shtuar. “Kjo është e palogjikshme. Kryqi zviceran është një vlerë shumë e suksesshme në botë. Është një simbol i suksesit dhe i cilësisë. Ne do të mbështetemi në të, nga dashuria që kemi për Zvicrën”,- ka përfunduar ai.
Basha: Nuk ka “gjethe fiku” që mbulon mëkatet e Tahirit
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka komentuar mbylljen e hetimeve nga ana e Prokurorisë së Fierit, për akuzat e ish-shefit të antidrogës Dritan Zagani, ndaj ministrit Saimir Tahiri.
“Nuk ka gjethe fiku, as prokuror mercenar, as gjykates nen presion qe mbulon mekatet-krime te Tahirit. Çdo shqiptar e di sot se Audi i tij me imunitete ministrore ishte taksia me e famshme e droges ne aksin Fier-Vlore, nje implikim skandaloz ne narkotrafik qe ne fund u detyrua ta pranoje dhe vete ministri i Rames ne Top Story.
Ky eshte vetem nje episod i serialit te gjate e te pandalshem te paktit Tahiri-krimi, ku nje nga kulmet ishte dhe zhdukja e provave permes zjarrvenies ne laboratorin e policise.
Ajo qe valevit pa turp sot si certifikate integriteti, eshte vecse deshmi se ku eshte katandisur vendi me kete qeveri mafioze qe sundon me krimin, dhe qe ka sherbetoret e vet ne drejtesi, gjyqtare dhe prokurore te korruptuar e te perulur para baroneve e kumbareve ne qeveri nga njera ane, e gjakpires te qytetareve nga ana tjeter.
Ky soj mercenaresh ne drejtesi eshte drejtesia e kapur qe kerkon Edi Rama”,- shkruan Basha .
Skandali: Del në internet zarfi i pagës i një lojtari “big” të Bayern
Është diçka që nuk është parë më herët në publik. Zarfi i pagës së një lojtari “big” të futbollit. Ai që u bë i pari të hedhë këtë hap është Mehdi Benatia, mbrojtësi i Bayern Munich që nga viti 2014.
Gjatë fazës përgatitore në Katar aik ka harruar zarfin e pagës në makinë. Dikush e ka fotografuar dhe më pas ua ka dërguar miqve të tij në ËhatsApp. Rezultati?
Në pak minuta ajo përfundoi në internet dhe të gjithë panë pagën e tij të zezë në të bardhë. Shifrat? Impresionuese.
Disa prej numrave janë të njohur por t’i shohësh në një zarf page 333.400 euro në muaj ka një lloj efekti. Ai merr në vit 4 milion euro. Policia gjermane ka hapur një hetim për të zbuluar përgjegjësit e këtij dhunimi të privatësisë./Lapsi.al/
Video: Elefanti i cirkut ngre makinën me dhëmbë
Të gjithë argëtohen nga elefantët në cirk, por pak e dinë se këto kafshë gjigante edhe zemërimin e kanë shumë të madh. Ky elefant e ka inatin me një makinë, nuk dihet pse, të cilën e ngre në ajër me dhëmbët e fuqishëm.
Foto: Tifozja seksi, e çmendur për Juventusin
Tifozja e flaktë e skuadrës së Juventusit, Emanuela Iaquinta, e ka festuar fitoren e Juves ndaj Lazios në Kupën e Italisë. Ajo ka bërë disa fotografi pranë aparatit të Gregory John Matteucc, ndërsa ka pozuar me të brendshme bardhezi (ngjyrat e Juventusit). Ajo ka postuar disa fotografi në rrjetet sociale./Olle/
Vjen “ilaçi”, ju mundëson që të bëni seks shumë gjatë
“Chemsex” është emri më i ri i drogës e cila ju lejon që të bëni seks për disa orë me radhë, pa ndaluar.
Në Britaninë e Madhe ka dalë në treg droga më e re, e quajtur “Chemsex”, e cila është stimulant shumë i fortë dhe që bën të mundur që të bëni seks për shumë orë, edhe me partnerë të ndryshëm.
“Noa.al” shkruan se, megjithatë edhe kjo drogë e re ashtu si çdo drogë tjetër, ka efektet e saj anësore.
Përdorimi i tepërt i kësaj droge do ju shkakton çrregullime në tru. Megjithatë nëse e përdorni vetëm një herë, me siguri do e mbani mend gjatë.
Video: “Nxehet” Çani: Na çatë t**in! Ndërroni kanal po s’ju pëlqeu tulla ime
Arjan Çani si gjithmonë bën lajm edhe atëherë kur mesazhet që i vijnë në postën e tij telefonike, e ngacmojnë për lesht e kokës që kanë filluar ta lejnë. Në Zonën e Lirë këtë mbrëmje ai është ndjerë shumë “i bezdisur” nga mesazhet që merreshin me mungesën e flokëve në kokën e tij, aq sa në një moment Çani u ka dhënë një përgjigje siç ai i jep në të tilla raste mesazhe-shkruesve. Edhe pse në fund gjithçka e kaloi me të qeshur. Ndiqni videon…
Video+18: Aksident i tmerrshëm në Tiranë...
Do'stlaringiz bilan baham: |