Çfarë do t’i thonit panelit hetimor të parlamentit që vijon formalisht hetimet, në lidhje me atë që e quan puç shteti? Sa kuptim ka ky proces tani, pas një viti?
Më duken të mjerë ata gjashtë burra të komisionit hetimor, që janë të bindur se luajtën një rol që edhe vetë e dinin që s’ua u besonte njeri. Ai proces ishte i pakuptimtë që në fillim, ai shërbeu vetëm për një gjë, për të krijuar idenë se kish ndodhur një grusht shteti e pastaj kjo të përdorej për të mos lejuar një hetim të pavarur për ngjarjet dhe, së dyti, për të goditur konkurrentët politikë përtej opozitës.
Si e shihni atë ngjarje nga distanca e një viti?
Si një ngjarje të hidhur, me katër jetë të humbura. Si një përpjekje për të mundur me gjak një protestë të dhunshme. Si një përgjigje asimetrike që iu dha një opozite më shumë se të zemëruar. Si një përgjigje tipike regjimesh, ku zemërimit i vihet përballë urrejtja, gurëve, makinat ujëhedhëse, shkopinjve, kallashnikovët dhe gërvishtjes së gardheve, vdekja!
SOKOL BALLA
Si e shihni situatën sot, kur video shkaktare e 21 janarit ra formalisht poshtë dhe kur kryeministri përsërit paralajmërimin e 23 janarit të shkuar? A dëshmon edhe kjo, se koha shqiptare ka mbetur?
Koha e krizës shqiptare, më saktë, ka mbetur në vend. Çka tregon se 21 janari ishte kulmi i mbetur përgjysëm i saj. Ajo çka pasoi ishte përpjekje hipokrite për të mos e parë problemin në sy dhe për të zgjidhur vetëm tensionin momental. Në zgjedhje lokale, palët u futën pa marrëveshje dhe pa garanci e korrigjime kodesh, çka polli superkrizën skandaloze dhe po aq të papranueshme për opinionin publik sa katër vrasjet e bulevardit, në zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Tiranës.
Për momentin më i fituari është Meta. Vetë u lirua nga ankthi i burgut, megjithëse ishte video e tij me Priftin dhe paralajmërimet e tij nga selia e LSI-së para 21 janarit, që nxitën më shumë se gjithçka, dhunën e të dyja palëve atë të premte të zezë.
Ai realizoi dy premtime të tijat të 2009: një jo publik: se do të shkatërronte e linte Edi Ramën në opozitë, dhe atë publik: se do të çonte Sali Berishën në pension. Paradoksalisht, LSI po i sjell më shumë dëm qeverisë sesa opozita e Ramës.
Pse u kap shteti me gazetarët më të njohur të vendit, kur e dinte koston e imazhit të këtij veprimi? A keni një ide?
Nuk besoj se qeveria, pas 21 janarit, kujdesej shumë për imazhin e vendit, sesa për të balancuar koston e paparashikuar që prodhoi në 21 janar, duke vrarë katër veta live nga një turmë e dhunshme, por që për fatin e mirë të saj dhe të vendit, askurrë nuk tentoi të merrte me dhunë kryeministrinë. Ne të katërt ishim kurban i kësaj situate, sepse, ndoshta për shkak të profesionit, ishim preja më e lehtë për të provuar në publik puçin në kokën e nxehtë dhe tullace fushë, të ndonjë deputeti faqekuq të mazhorancës.
Por e vetmja gje qe i prodhoi qeverisë ishin kosto të mëdha te ndërkombëtarët, pasi, kur emrat tanë u shqiptuan nga Lajcak, Fyle e Countrymen, qeveritarët mund të jenë ndjerë shumë keq. Se kanë kuptuar se ndoshta këtë vend e kanë privatizuar, por nuk mund të jenë kurrë pronarë të Lirisë, që katër emrat tanë simbolizojnë. Përtej kësaj, mendoj se ndoshta përdorimi i emrave tanë ka shpëtuar një koleg nga burgu i sigurt. Besoj se nga të katërt, Mero Baze ka qënë më i rrezikuari, pasi, megjithëse të katërt jemi gazetarë tradiconalisht kritikë me të gjitha qeveritë, Baze tashmë ka një konflikt të personalizuar me këtë mazhorancë.
Çfarë ndjeni sot, kur kujtoni se një vit më parë ishit i akuzuar si pjesë e puçit?
Keqardhje. Keqardhje për katër të vrarë dhe dhjetra të plagosur nga dy palët që u përleshën, siç po duket, vetëm për llogari të karrierave të dy komandantëve të tyre, e që në mungesë të këllqeve për t’u marrë me njëri-tjetrin, lanë ata në fushëbetejë të paguanin kostot. Paradoksalisht numri ishte i njëjtë: katër njerëz të vrarë dhe katër gazetarë të vënë po ashtu në shënjestër. Jo për t’u vrarë fiziksiht, por për t’u ekzekutuar profesionalisht.
Ndjej keqardhje për anëtarët e komisionit hetimor e veçanërisht për njërin që lexoi me aq pasion emrat tanë. Por po ju bëj një premtim: para se ky komision të mbarojë mandatin, do të publikoj librin tim të ri “Unë jetova në vitin 2011”. Aty do t’i publikoj fakte se si ne, katër gazetarët më të njohur shqiptarë, u bëmë pa dëshirën tonë, pjesë e dy puçeve. Njërin imagjinar dhe tjetrin të vërtetë. Të dy, për fat të keq, me të njëjtin autor…
MERO BAZE
Si e ndjeni sot veten në kostumin njëvjeçar të pucistit?
Kemi bërë më shumë humor se sa duhet me një shpikje, e cila nuk syonte dënimin tonë, por shpëtimin e Sali Berishës. Në ato ditë duhet të përballoja dy gjëra: banalizimin e akuzës për t’i treguar Berishës që nuk e marrim seriozisht dhe seriozitetin e perëndimorëve që, në mënyrë cinike, më shumë shqetësoheshin ose bënin sikur shqetësoheshin për tabulatet tona se për vdekjen e katër qytetarëve. E kam përjetuar i fyer mendjeshkurtësinë e të dërguarit të BE-së për krizën shqiptare, zotit Lajcak, i cili më në fund arriti të na shpëtonte ne nga “tabulatet”, dhe Berishën nga krimi i vrasjes. Isha i qartë, që në sekondën e parë, se gjithçka që shpikej ishte një mnyrë për të fituar kohë, që ai të shpëtonte veten. Dhe ia arriti.
Sa dramë dhe sa komedi ka brenda ajo që ndodhi një vit më parë?
Siç e thashë më lart, akuza për mua nuk ishte dramë personale, por makth, që ai po shpëtonte nga akzua e vrasjes duke u tallur me ne. Ai më njeh mua, njeh mirë Çakulin dhe Ballën, dhe po ashtu Bushatin. Ai e di që ne nuk e marrim seriozisht për ato që thotë, por për ato që bën. Dhe ne e shikonim ç’po bënte. Po fshihte provat e krimit që kish bërë. Kjo ishte ana dramatike e akuzës. Ana komike, në rastin tim, ishte që Guri Strazimirin të lexonte emrin tim si puçist. Aty kam qesh me lot dhe shpresoja të na thërrisnin në interpelancë, që të vazhdoja humorin me autorin e pretencës. Por u kthjellua shpejt pasi shpëtoi veten dhe kompleksoi prokrurinë dhe presidentin, nuk guxoi të përballej me ne.
FILIP ÇAKULI
Keni qenë ndër gazetarët më të akuzuar për ngjarjen e 21 janarit. Pse ka ndodhur kjo, sipas jush?
Përgjigja është e thjeshtë! Sepse emisioni që unë drejtoj ka thënë disa të vërteta të hidhura, të cilat mesa duket i kanë djegur fort qeverisë. Sa për akuzat, ose më mirë kërkesën për tabultatet tona, ajo datë më gjeti jashtë Tirane, në një fatkeqësi që më kishte ndodhur në familje. E kujtova për shaka lajmin fillimisht, por më pas, kur u sigurova, mendova: “Dreq o punë, Doktori kërkon të më marrë vendin e punës te Fiksi”. Me Doktorin, nuk nënkuptoj Sajmirin, të jemi të qartë! E gjithë historia e tabulateve tona dhe e epitetit “puçist” që na shoqëroi për pak ditë, ka qenë thelbi i absurdit që kalonte dhe kalon ky vend. U shpik një grusht shteti për të mbuluar një vrasje në bulevard. Dhe kjo s’është aspak komike, siç qe ajo puna e tabulateve tona./Revista Java/
Patozi-mazhorancës: Do thoni se vramë dhe Qemal Stafën, por morali juaj...
Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi iu përgjigj akuzave të deputetëve të Partisë Socialiste për debatin në Kuvend në 5-vjetorin e “21 Janarit”. Gjatë fjalës së tij të shkurtët siç nuk ndodh zakonisht, Patozi u shpreh se ky është një debat i mbyllur politik dhe fjala i ka mbetur drejtësisë.
Ai iu kundërpërgjigj deputetëve të mazhorancës duke i thënë se e shfrytëzojnë ngjarjen e rëndë të “21 Janarit” për të kapur drejtësinë.
“Është një debat politik i mbyllur midis nesh. Askush nuk e pengon drejtësinë të thotë fjalën e fundit. Morali juaj është mbyllur njëherë e përgjithmonë më 1 prill kur firmosët koalicionin e fundit. E përdorni “21 Janarin” për të larguar vëmendjen, a thua se kompleksoni opozitën duke na drejtuar gishtin.
Ju mund të thoni për ne që kemi vrarë dhe Qemal Stafën, por kjo nuk ju ndihmon të kërkoni të zaptoni drejtësinë. Reforma në drejtësi është ideologjia sunduese se ju doni të kapni drejtësinë”, iu drejtua Astrit Patozi mazhorancës.
“21 Janari”, nën akuzë Berisha, Rama, Meta e Basha
Të vetmit që protestuan në 5-vjetorin e tragjedisë së 21 Janarit, ishin një grup qytetarësh dhe aktivistësh politikë. Ata u mblodhën para Prokurorisë së Përgjithshme, duke kërkuar hetimin e plotë të ngjarjeve të 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë 4 persona.
Sipas protestuesve, organi qëndror i akuzës duhet të marrë si të pandehur të gjithë krerët politikë, përfshirë ish-kryeministrin Berisha, kryeministrin Rama dhe kreun e Kuvendit Meta, që konsiderohen përgjegjës për ngjarjet e dhunshme.
Tubuesit i kërkuan kryeprokurorit Llalla, hapjen e hetimeve dhe vënien para përgjegjësisë të gjithë atyre që qëlluan në drejtim të protestuesve, por edhe të ish-Ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, i cili sipas tyre dha urdhër të qëllohej.
Aktivistët protestuan dhe para dyerve të Parlamentit. Ata thanë se në të gjithë këta 21 janarë nuk ka vetëm viktima, por edhe përfitues nga vdekja, si shtetarë të korruptuar dhe bashkëpunëtorë të tyre.
Dëshmitarit kundër Aldo Bares: Shteti më hoqi mbrojtjen. Alibeaj: Rama-Tahiri pakt me krimin
Kreu i departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj denoncoi para mediave trajtimin e shtetit ndaj dëshmitarit kyç në çështjen e bandës së Lushnjes, që çoi në dënimin e Aldo Bares. Alibeaj u shpreh se dëshmitari kyç po trajtohet si armik nga shteti, pasi nuk i ofrohet asnjë shërbim nga institucionet.
“Denoncimi në media i Arben Kices që bëri të mundur dënimin e bandës së Lushjnes është tronditës dhe tregon si ai trajtohet si armik nga cdo hallkë e shtetit. Në vend se dëshmitari i drejtësisë të gëzonte privilegje, sipas ligjit, ai jo vetëm është lënë në mes të katër rrugëve, pa mbrojtje e pa mbështetje, por luftta e qeverisë ndaj tij shkon deri aty sa ai nuk regjistron dot as vajzën në shkollë”, u shpreh Alibeaj.
Kreu i departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD akuzoi për këtë fakt Kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për aleancat që bëjnë me bandat e krimit dhe i bërim thirrje institucioneve që ofrojnë shërbimet sipas ligjt.
“Ky rast skandaloz tregon fytyrën e vërtetë të qeverisë, të Edi Ramës e Tahirit të tij, që bëjnë lloj-lloj paktesh me krimin, i ofrojnë lehtësi bandave e trafikantëve, dhe nga ana tjetër i nxijnë jetën një dëshmitari drejtësie. Ky është modeli dhe ideja që Edi Rama ka për drejtësinë. Kjo është një tradhëti që i bëhet shtetit, parimeve të tij, drejtësisë dhe një favor ndaj bandës së Aldo Bares. Partia Demokratike i bën thirrje zyrave përgjegjëse të ofrojnë shërbimet që dëshmitarit i takojnë me ligj, e të mos bëhen pjesë e kësaj skeme kriminale të ndëshkimit të dëshmitarit dhe familjes së tij”, tha Alibeaj.
Rasti i dëshmitarit Arben Kicja u trajtua sot në Gazetën Shqiptare, i cili shprehej se nuk regjistron dot fëmijët në shkollë për shkak të ndryshimit të identitetit.
Mbrojtja e dëshmitarit të Aldo Bares, Alibeaj: Rama-Tahiri pakt me krimin
Kreu i departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj denoncoi para mediave trajtimin e shtetit ndaj dëshmitarit kyç në çështjen e bandës së Lushnjes, që çoi në dënimin e Aldo Bares. Alibeaj u shpreh se dëshmitari kyç po trajtohet si armik nga shteti, pasi nuk i ofrohet asnjë shërbim nga institucionet.
“Denoncimi në media i Arben Kices që bëri të mundur dënimin e bandës së Lushjnes është tronditës dhe tregon si ai trajtohet si armik nga cdo hallkë e shtetit. Në vend se dëshmitari i drejtësisë të gëzonte privilegje, sipas ligjit, ai jo vetëm është lënë në mes të katër rrugëve, pa mbrojtje e pa mbështetje, por luftta e qeverisë ndaj tij shkon deri aty sa ai nuk regjistron dot as vajzën në shkollë”,- u shpreh Alibeaj.
Kreu i departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD akuzoi për këtë fakt Kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për aleancat që bëjnë me bandat e krimit dhe i bërim thirrje institucioneve që ofrojnë shërbimet sipas ligjt.
“Ky rast skandaloz tregon fytyrën e vërtetë të qeverisë, të Edi Ramës e Tahirit të tij, që bëjnë lloj-lloj paktesh me krimin, i ofrojnë lehtësi bandave e trafikantëve, dhe nga ana tjetër i nxijnë jetën një dëshmitari drejtësie.
Ky është modeli dhe ideja që Edi Rama ka për drejtësinë. Kjo është një tradhëti që i bëhet shtetit, parimeve të tij, drejtësisë dhe një favor ndaj bandës së Aldo Bares.
Partia Demokratike i bën thirrje zyrave përgjegjëse të ofrojnë shërbimet që dëshmitarit i takojnë me ligj, e të mos bëhen pjesë e kësaj skeme kriminale të ndëshkimit të dëshmitarit dhe familjes së tij”,- tha Alibeaj.
Rasti i dëshmitarit Arben Kicja u trajtua sot në Gazetën Shqiptare, i cili shprehej se nuk regjistron dot fëmijët në shkollë për shkak të ndryshimit të identitetit.
21 Janari, Balla: Berisha i vrau dhe fshehu provat, do shkojë në burg
Deputeti Taulant Balla në fjalën e tij në Parlament e akuzoi drejtpërdrejt Sali Berishën se është përgjegjësi kryesor për vrasjen e 4 qytetarëve në protestën e 21 janarit të vitit 2011. Madje ai shkoi edhe më tej kur tha se veç vrasjeve, Berisha ka fshehur provat.
Balla tha më tej se ish-kryeministri Berisha do të paguajë me burg vrasjet e 21 janarit.
“Pasi vrau katër persona në mes të bulevardi Berisha ka fshirë serverat e kryeministrisë me pamjet e vrasjeve. Ai do të paguajë me burg për këtë, kjo është një gjë e sigurt.
Në emër të familjarëve të 4 të vrarëve mu kërkua të merrja fjalën dhe t’i kërkoja atij vrasësi që të paktën të heqë dorë nga balta e fyerjet, se jo vetëm ka përgjegjësi për vrasjen po dhe për fshehjen e provave.
Sa për amanetin e katër të vrarëve, pjesën e parë e kemi vërë më 23 qershor, se nxorrëm atë vrasës nga zyra. Pjesa e dytë e amanetit është që Sali Berisha të shkojë në burg, dhe sigurisht që do të shkojë në burg për vrasjet e 21 janarit”,- tha Balla.
Tiranë: Ja sa kushton një natë orgji...
Të tjera detaje u zbuluan pas arrestimit të 13 personave të akuzuar si pjesëtarë të një grupi të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe shfrytëzimit të prostitucionit “elitë”. Burime pranë policisë së kryeqytetit thanë se, klientët paguanin deri në 500 euro, për një natë orgji me të arrestuarat Ambra Isaku, Silvana Nexhipi dhe Xheje Dunga.
Nga të dhënat e deritanishme, ata shfrytëzoheshin nga Silvana Nexhipi, e cila në bashkëpunim me dy të arrestuarit e tjerë, Franko Ali Dervishi dhe Eglantin Kapo, dërgonin vajzat që prostituonin në Tiranë dhe Elbasan.
Mësohet se dy të arrestuarit shërbenin me automjete si Eskortë për vajzat e ndaluara.
Arrestimi i tyre u bë në Tiranë, në një nga hotelet në zonën e Saukut kur Ambra Isaku dhe Xheje Dunga, ishin në shoqërinë e dy shtetasve turq, të cilët dhe ata u arrestuan.
Gjatë operacionit “Eskorta”, policia arrestoi dhe 4 persona të tjerë, të cilëve iu sekuestroi 2 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis, 16 doza heroinë, 10 telefona celularë dhe 3 automjete.
Foto+Video: E qëllon policin, se po i vendoste gjobë...
Një i ri i “guximshëm” ka qëlluar policin me pistoletë, pasi ky i fundit, i ka vendosur një gjobë automjetit të tij i cili ishte parkuar kundravajtje.
Ngjarja ka ndodhur në Afrikën e Jugut, ku një i ri me ngjyrë ka qëlluar me armë oficerin e policisë që kishte ndaluar për të gjobitur “Mercedesin” e parkuar në krahun e kundërt të rrugës.
I rriu fillimisht i ka nxjerrë armën dhe më pas nuk ka nguruar të qëllojë policin, i cili ka shpoëtuar fatmirësisht falë mungesës së nishanit të të riut, pavarësisht nga distanca e afërt.
Më pas polici i është kundërpërgjigur zjarrit, duke e ndjekur gjithashtu të riun rrebel. Videoja po bën aktualisht xhirron e botës në rrjetet sociale.
Shikoni videon:
PD dhe PS mbajnë një minutë heshtje për të vrarët e 21 janarit
Pas akuzave të ashpra ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për 21 Janarin, Erjon Braçe i kërkoi kuvendit, të mbajë një minutë heshtje në nderim të 4 viktimave. Deputetët dhe ministrat socialistë u ngritën menjëherë në këmbë. Kërkesa e Braçes i ka zënë në befasi demokratët. Por edhe deputetët e djathtë i janë përgjigjur pozitivisht propozimit, për të nderuar viktimat e 21 Janarit. Në këmbë, u ngritën edhe deputetët e LSI-së.
21 Janari: Komentuesit e “masakrojnë” Ramën në rrjetet sociale
Pas takimit që pati me familjarët e viktimave të 21 Janarit, kryeministri Edi Rama, më pas vendosi karafila të kuq në vendin ku u vranë protestuesit. Pas kësaj, Rama nxitoi të postonte në faqen e tij në Facebook e Tëiter një foto me qirinjtë e ndezur, në një prej pllakatave përkujtimore të viktimave në bulevard.
Rama ka shkruar thjesht “In Memoriam”, por ndërkohë komentuesit i janë kundërvënë duke i kërkuar drejtësi për ngjarjen.
Qytetarët kanë vërshuar me komente negative ndaj tij: “Populli do drejtësi, jo pallavra; Z. Rama je shum sportiv, king djal, por shumë frikacak; Mjere familjet se ti e ke ne terezi”, etj…
Lexoni më poshtë disa prej komenteve:
Kryeministër Privat?
Nga Ervin Salianji
“Qeveria po jep nepermjet "partneritetetit" publik-privat apo koncesionit cdo pasuri publike apo sherbim i cili eshte ofruar deri me sot nga institucione publike.
Rasti me i fundi eshte paralajmerimi per koncesionin e mbledhjes se taksave!!!!
Leshimi i disa te drejtave sovrane ne duar te privatit nga nje qeveri e majte qe ideologjikisht eshte kunder privatizimeve tregon ose qe qeveria eshte e deshtuar ne administrim ose perfiton miliona euro nepermjet korrupsionit dhe klientelizmit.
Pse nuk reagojne "majtistet" si Braçe per devijimin nga linja ideologjike?
A ka ardhur koha qe qeveria e majte te tenderoje edhe postin e kryeministrit ose ta zgjedhe kryeministrin ne partneritet me privatin, te hape tender per kryeminister privat?
Biseda ka përfunduar”.
Numri i madh i italianëve në Shqipëri sjell hapjen e zyrës së UIM-UIL
Vitet e fundit në Shqipëri kanë njohur një rikthim në masë të italianëve, të cilët për arsye nga më të ndryshmet, janë rikthyer si në fillim të viteve ’90. Kjo gjë ka bërë që numrit të lartë të shtetasve italianë, kryesisht në qytete Tiranë dhe Durrës, t’u shtohen edhe mjaftë shërbime që vijnë nga vendi fqinj për këta shtetas.
I tillë ka qenë edhe ai i organizatës UIM–UIL, e cila ka çelur për herë të parë një seli në Shqipëri. UIM është një prej organizatave në nivel botëror që, duke vepruar në krah të sindikatës UIL, të Patronatit ITAL dhe të Konsullatave, punon aktivisht në favor të njohjes së të drejtave themelore të italianëve jashtë shtetit.
Një ndër objektivat më të reja që janë identifikuar, është edhe ndihma për të rinjtë italianë që ndodhen në Shqipëri për të kryer studimet universitare.
UIM - Bashkimi i Italianëve në Botë – është mundësuar falë këmbënguljes dhe punës së ish-konsullit të ndërit të Shqipërisë në Itali, Dr. Giovani Firrera. Kjo zyrë ka si qëllim mbrojtjen dhe asistencën e italianëve jashtë shtetit, duke favorizuar qoftë një integrim të plotë në kontekstin shoqëror, qoftë ruajtjen e një marrëdhënieje të vërtetë dhe të pranishme me komunitetin italian të prejardhjes.
Me 34 seli në 17 Shtete të ndryshme, UIM e zhvillon veprimtarinë e vet në zonat me përqendrim më të madh migrator italian dhe kohët e fundit ka hapur seli të ndryshme në vendet ku ka nisje më të konsoliduara dhe konstante të të huajve për në Itali.
UIM është dalluar gjithmonë për njohjen dhe mbrojtjen e të drejtave të italianëve jashtë shtetit, duke e përqendruar angazhimin e vet në arritjen e një fuqie përfaqësimi dhe ndërhyrjeje në jetën politike italiane dhe për realizimin e nismave të kualifikuara me karakter shoqëror e kulturor.
Objektivat që synon të arrijë UIM, në bashkëpunim me organizatat UIL dhe ITAL, si edhe me organizma të tjerë, janë: përfaqësimi, informacioni, monitorimi.
UIM –“Unione Italiani nel Mondo” (Bashkimi i Italianëve në Botë), - është një shoqatë jofitimprurëse, e themeluar në vitin 1995 nga sindikata UIL (Unioni Italian i Punës) dhe nga Patronati ITAL (Instituti i Mbrojtjes dhe i Ndihmës së Punëtorëve).
Video: Pamjet shokuese nga shpërthimi i bombarduesit rus
Një video shokuese e publikuar në rrjetet sociale tregon momentet kur një avion bombardues rus shpërthen në flakë pak përpara shkëputjes së tij nga toka ukrainase.
Avioni bombardues i tipit “Tu-95”, një mjet i përmasave gjigande, ka shpërthyer pas një problemi në njërin nga motorrët.
“Daily Mail” shkruan se, kjo ngjarje ka ndodhur në qershor të vitit të kaluar, por është hedhur vetëm këto ditë, në një kanal në “YouTube”.
Avioni “Tu- 95 Bear” është 60 vjeçar. Gjatë shpërthimit 2 nga 5 personat pilotues kanë humbur jetën.
Video: ISIS si “Call of Duty”, tregon pamje të të shtënave në kokë
ISIS vijon me propagandën e vet dhe kësaj rradhe ka zgjedhur që të “përdorë” asocimet e shumë perëndimorëve me lojën e mirënjohur “Call of duty”, duke sjellë disa pamje shqetësuese parë nga syri i snajperistëve të tyre, të cilët u marrin jetën rebelëve të sirisë dhe atyre irakenë.
Grupimi terrorist përmes makinerisë propagandistike, poston këtë video ku tregohen gjuajtjet në kokë të snajperistëve të ISIS.
Durrës: Prek kabllin e frigoriferit, humb jetën 37-vjeçari
Një 37-vjeçar në Durrës është vetëvrarë duke futur duart në korrent.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar. G.M, me vullnetin e tij ka rënë në kontakt me kabllin e korrentit që furnizonte frigoriferin.
Për momentin nuk dihen shkaqet që e shtynë 37-vjeçarin drejt këtij akti. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Çmenduria islame, Arabia ndalon lojën e shahut
Myftiu i madh i Arabisë Saudite ka marrë vendim që të ndalohet loja e shahut sepse sipas tij, ajo nxit bixhozin dhe humbjen e kohës, shkruan gazeta “Guardian”.
Sheiku Abdulah Al-Sheikh në një emision televiziv është përgjigjur në pyetjen e shikuesve për besimin. Ai ka thënë se shahu bën pjesë në lojërat e bixhozit.
“Shahu është shkaktar i urrejtjes dhe armiqësive ndërmjet lojtarëve”,- ka thënë ai.
Al-Sheikh këtë mendim e ka arsyetuar me vargun nga Kurani me të cilin ndalohen “mjetet helmuese, bixhozi, idiolatria dhe fallin”, transmeton “Koha.net”.
Abdulahu i Madh, Ali al-Sistani, zyrtari më i lartë Shiit i Irakut për çështje fetare, më herët kishte marrë vendimin për ndalimin e lojës së shahut.
Pas revolucionit të vitit 1979 shahu ishte ndaluar në Iran sepse edhe zyrtarët fetarë të atij vendi e kishin ndërlidhur me bixhozin. Por në vitin 1988 udhëheqësi suprem fetar Ajetollah Homeini e kishte suspenduar ndalimin e shahut dhe e kishte lejuar këtë lojë përderisa të mos përdorej për bixhoz.
Rrihet 12-vjeçari shqiptar nga një grup nxënësish në Zvicër
Një 12-vjeçar shqiptar është rahur barbarisht nga një grup nxënësish në Ëalenstadt të Zvicrës.
Ngjarja është regjistruar të premten e kaluar gjatë orëve të pushimit, ndërsa nxënësi i klasës së pestë ka pasur lëndime të rënda në kokë, dhe është dërguar në spitalin Chur.
“Është e pakuptueshme ajo çfarë ka ndodhur me djalin tim. Asnjëri nga nxënësit që e kanë rrahur nuk është dënuar dhe vazhdojnë të shkojnë rregullisht në shkollë.
Asnjëri nuk na është paraqitur të na kërkojë falje”,- thotë babai i nxënësit shqiptar, njofton “Suedostschëeiz.ch”
Policia e Kantonit të St. Gallen e ka konfirmuar rastin dhe po punon për zbardhjen e tërësishme të ngjarjes, ndërsa babai tregon se djali është rrahur pa arsye.
Përveç plagëve të marra në trup, 12 vjeçari ka kaluar një traumë dhe ende ka frikë kur shkon në shkollë.
Ja si ta ktheni shtëpinë tuaj në palestër...
Për të gjitha ata që nuk kanë kohë të shkojnë në palestër, mund ta ktheheni shtëpinë si palestrën tuaj. Me anë të ushtrimeve që gjenden online ju mund të ushtroheni fare mirë në shtëpinë tuaj, vetëm kini parasysh këto këshilla:
Krijoni hapësira në ambientin ku do të ushtroheni.
Vendoseni laptopin në një ambient ku të jetë lehtësisht i dukshëm për të parë ushtrimet që do të bëni.
Përgatituni përpara se filloni ushtrimet.
Objektet e shtëpisë mund të kthehen në vegla palestre (bidona uji, shkopi i fshesës, etj). Edhe punët e shtëpisë janë një palestër e paparë.
Video: Rrahu gruan, ja sa i “penduar” ndihet burri pasi la burgun
Ai është një nga 900 të dënuarit të cilët fituan lirinë ditën e sotme pasi përfituan nga amnistia të ligjit për amnistinë. Personi i cili shfaqet në videon e mëposhtme të siguruar nga “Top-Channel”, i cili ishte dënuar për dhunë në familje, është pyetur nga gazetari nëse ndihet i penduar për veprimin që ka bërë.
Dhe ja çfarë thotë për kamerat e këtij televizioni….
Këpucët e famshme Startas të periudhës jugosllave, kthehen në modë
Vlerësimi i “Vogue” për atletet “Startas” është vetëm një nga shenjat që gjiganti ekonomik i Vukovarit po e rimerr veten dhe do të fillojë të bëhet markë botërore.
Atletet Startas – tashmë rrugës për t’u bërë një markë globale – fituan njohje të mëtejshme në skenën e modës kur Vogue në dhjetor i shfaqi atletet rozë me njëbrirësh si një artikull që duhet t’i kenë të gjithë ata “që kërkojnë të llastojnë fëmijën brenda vetes”.
Atletet janë një produkt i Borovo, një kompani këpucësh nga një lagje e largët në qytetin lindor të Kroacisë, Vukovar.
Ndërsa këpucët Startas po bëhen një artikull i kërkuar i eksportit, marka e tyre ka ekzistuar për 40 vjet.
Borovo u themelua nga industrialisti cek, Jan Bata, pronar i industrisë së këpucëve Bata, ë vitin 1931, kur ai ndërtoi një lagje të tërë për punëtorët e kompanisë.
Gjatë Jugosllavisë komuniste, mes viteve 1945 dhe 1990, e gjithë kompania e shtetëzuar u bë një gjigant në prodhimin dhe shitjen e këpucëve prej gome dhe produkteve të tjera të gomës.
Duke tregtuar kudo nëpër Jugosllavinë federale me një rrjet prej 620 dyqanesh, Borovo ishte kompania e dytë më e madhe me bazë në Kroaci, pas kompanisë energjetike INA.
Në ditët e lavdishme, punësoi 23,000 njerëz dhe çdo vit prodhoi 23 milionë palë këpucë, 580,000 goma makinash dhe 12.500 ton produkte teknike prej gome. U bë një simbol i prodhimit dhe begatisë në Vukovar, që ishte atëherë qendra për prodhimin dhe punësimin.
Këpucët Borovo dhe markat e tij të famshme si Startas, janë veshur prej brezash në Jugosllavi.
Megjithatë, modeli i tyre i këpucëve për gratë punëtore, veshur kryesisht nga pastrueset dhe kamerierët, e bëri këpucën legjendare Borosana një simbol të grave që punonin dhe fitoi një vend special në fjalorin urban. Ato mbetën të përhapura në Kroaci pas ndarjes së Jugosllavisë.
Pas shkatërrimit virtual të Vukovarit në 1991, kur Ushtria Jugosllave dhe paraushtarakët serbë pushtuan qytetin, prodhimi ndaloi dhe “ditët e arta” morën fund.
Pas luftës, gjatë një periudhe prej 15, vjetësh, borxhet e kompanisë u rritën në 22 milionë euro në gusht 2013, kur hyri në procedurat e falimentit.
Kompania që atëherë e ka reduktuar borxhin në 9 milionë euro, pasi mori kredi prej 4.5 milionë eurosh që të vazhdonte funksionimin.
Në vitin 2014 regjistroi një rrjet përfitimesh prej 800,000 euro me humbje operacionale prej 3.3 milionë eurosh. Në vitin 2015 kompania pret të mos ketë humbje operacionale.
Pika e kthesës në fakt filloi në fund të viteve 2000 kur kompania filloi rimodelimin e këpucëve legjendare, kryesisht me ngjyra, ndërsa ruajti Borosanën origjinale projektuar në bashkëpunim me ortopedë për të siguruar që gratë të kenë këpucë të rehatshme në punë.
Ata kanë prodhuar që atëherë Borominan, një version më në modë i Borosanës.
Megjithëse kompania tashmë ka vetëm 787 punonjës, 500 prej tyre të punësuar në fabrikën Borovo, ditë më të ndritura shtrihen përpara.
Duke punësuar stilistë të rinj dhe duke përdorur rrjetet sociale për ta profilizuar veten si prodhues me dorë të këpucëve, Borovo ia doli të largohet nga kriza dhe të bëhet një produkt i njohur globalisht.
Pas betejës për sukses në pishinat e botës dhe fitimit të medaljeve Olimpike për ish-Jugosllavinë dhe Kroacinë, ish-lojtari 49-vjeçar vaterpolos, Dubravko Simenç, tani “luan” për Borovon.
Si menaxher marke për atletet Startas, Simenç e ndau krenarinë e suksesit të tyre me BIRN.
“Ka një trend global këto ditë që po kthen prodhimin vendas. Njerëzit janë lodhur nga “made in China: ose “made in Vietnam”,- tha ai.
“Prodhimi i këpucëve Startas kalon nëpër 23 palë duart e grave që punojnë për Borovon. Prodhimi me dorë dhe materialet natyrore janë diçka që bota i njeh,” shtoi ai.
“Ne nuk mund të kemi prodhim masiv, por e bëjmë gjithçka me dashuri dhe zemër”,- vazhdoi Simenç.
“Na pëlqen të luajmë me stilin”, vazhdoi ai, duke dhënë emrin e dy stilisteve të reja të këpucëve Startas, Iva Curkoviç Spajiç dhe Hana Ciliga.
Simenç shpjegoi se përveç dy stilisteve dhe 23 grave në Borovo, skuadra përgjegjëse për markën përbëhet nga vetëm katër veta.
Sipas menaxherit e vetmja gjë që kompania kishte nevojë nga shteti ishte pak ndihmë në modernizimin dhe furnizimin e 103 dyqaneve të sja në Kroaci, si dhe rigjallërimin e një shkolle për prodhimin e këpucëve në Borovo. Kompania shpresoi që akademia mund të sillte një brez të ri stilimesh në rajonin e Vukovarit.
Sipas Simenç, Borovo nuk ka paratë për të kryer promovim global ndaj varet nga një grup i vogël “të pasionuarish besnikë”.
“Dëshira jonë është të kthehemi sërish në treg në Slloveni, Bosnje-Hercegovinë, Serbi, Maqedoni dhe Mal të Zi. Ne dikur kishim dyqane në ato vende, por gjatë së shkuarës dyqanet u shitën, fatkeqësisht”,- shtoi ai.
“Duhet pasur parasysh se Borovo dikur shiste 23 milionë palë këpucë në vit”,- tha ai, duke shtuar se ato ditë kanë kaluar. Tani Borovo lufton të ruajë nivelin e prodhimit në një qytet që ka përjetuar shkatërrimin masiv dhe viktima në ditët e errëta të 1991.
“Ne donim t’i tregonim kroatëve dhe botës se diçka e mirë mund të vijnë nga Vukovari”,- përfundoi Simenç.
Do'stlaringiz bilan baham: |