(KUJDES PAMJE TË RËNDA) Një aksident i tmerrshëm në Tiranë, në rrugën "Ferit Xhajko". Një vajzë e re shtypet nga një makinë me shpejtësi, dhe mendohet se ka ndërruar jetë. Shoferi nuk ka ndaluar dhe akoma nuk është identifikuar... Pamjet i takojnë muajit Nëntor 2015./jetaoshqef.al/
Këta dy vogëlushë janë sot futbollistë të famshëm
Ata do të përfaqësojnë dy shtete të ndryshme edhe pse janë vëllezër. Bëhet fjalë për Granit dhe Taulant Xhakën.
Të dy nisën karrierën në Zvicër, dhe tani përmes rrjeteve sociale kanë kujtuar kohën kur ishin fëmijë.
Mesfushori i Monchengladbachut, Granit Xhaka, ka postuar një fotografi në të cilën shfaqen të dy vëllezërit të përqafuar.
“Përshëndetje Tauli – shiko pak çfarë kam gjetur?! Kalo sa më mirë në Ditën e Përqafimeve”, ka shkruar Graniti në Instagram
Maikëll Kein do ta nxjerrë Britaninë jashtë BE-së?
Aktori britanik dhe dy herë fituesi i çmimit Oskar, Maikëll Kein, deklaroi se Britania duhet të largohet prej Bashkimit Evropian (BE), nëse vendet e BE-së dështojnë për të zbatuar reformat brenda bashkimit, ashtu siç kërkohet nga autoritetet në Londër.
“Ne duhet të largohemi nga BE-ja nëse nuk ndodhin ndryshime të rëndësishme”,- tha Kane, që kështu përbën personin e parë nga bota e kulturës, që shprehet për anëtarësimin e Britanisë së Madhe në BE.
Kein (82 vjeç) vlerësoi se Breksit (karakterizimi anglez për ta larguar Britaninë e Madhe nga BE-ja) ishte e frikshme, por “asgjë më pak e frikshme sesa fytyrat e frikshme të mijëra personave pa shprehje nga Brukseli”.
Aktori britanik tha se Britania sigurisht do të vuajë pasojat e largimit nga BE, por do t’ia dalë.
“Puna e vështirë është për t’u përpjekur për të çuar më tej suksesin vetë atje”,- tha Kein, cituar nga BETA. Pas deklaratës së Kein-it menjëherë reagoi udhëheqësi i partisë anti-BE Nigel Faraz.
“Unë e mirëpres mbështetjen e Maikëll Kein për Breksit. Duhet ta shkelmojmë derën e mallkuar të BE-së”,- ka thënë Faraz.
24/01/2016......................................
Sarandë: I moshuari i vë flakën vetes, lufton me vdekjen në spital
Doli në oborrin e pallatit ku banonte prej disa vitesh me qira dhe leu trupin me benzinë për t’i vënë flakën vetes. Me këtë veprim të rëndë, një 65 vjeçar nga qyteti i Sarandës, ka tentuar t’i japë fund jetës së tij pasditen e së shtunës.
Adem Brahaj, që jetonte vetëm me të shoqen, u pa teksa i vinte flakën vetes nga fqinjët, që lajmëruan ambulancën.
Ai u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Gjendje e jashtëzakonshme në SHBA: 18 të vdekur nga stuhia e dëbor
Superstuhia e dëborës që ka goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej të premtes, ka shkaktuar të paktën 18 viktima. Nga stuhia është goditur pjesa lindore e SHBA-ve, duke prekur rreth 85 milionë njerëz.
Situata është shumë e rëndë, pasi trashësia e dëborës ka arritur në 120 cm në disa zona dhe 11 shtete kanë shpallur gjendjen e emergjencës, nga 20 shtete që kanë deklaruar se janë prekur nga superstuhia e borës. Të gjitha fluturimet në Nju Jork janë ndaluar për shkak të stuhisë, si dhe është paralizuar trafiku në këtë qytet.
Në disa vende, ka patur edhe kufizim të energjisë elektrike, kurse supermarketet janë boshatisur për shkak se qytetarët ishin paralajmëruar para se të niste stuhia, që të merrnin masat dhe të mos dilnin nga shtëpitë.
Agjenti i SHISH, pranon njohjen me Ilir Memushajn, por jo akuzat
Prokuroria e Krimeve të Rënda duket se ka siguruar prova të forta për agjentin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Florian Bushi, i cili u arrestua me akuzën e shitjes së përgjimeve sekrete te bandat kriminale. Katër ditë pas arrestimit të punonjësit të SHISHit, i cili përgjigjej për zonën e Fierit dhe Vlorës, në sektorin e luftës kundër drogës, Florian Bushi, mësohet se ka pranuar njohjen me shtetasin Ilir Memushaj.
Pikërisht këto të dhëna, si përgjime, raporte vëzhgimi, markat dhe targat e mjeteve të viktimës, dyshohet se i dyshuari si autor i vrasjes, Ilir Memushaj, i ka marrë nga punonjësi i SHISH-it.
Memushaj pritet të merret në pyetje në lidhje me materialet e gjetura në telefonin e tij. Punonjësi i SHISHit, Florian Bushi, tashmë i arrestuar dhe avokati i tij, Eno Bushi, jurist i Partisë Socialiste, i kanë mohuar akuzat në gjykatë.
Por prokurori i çështjes, Besnik Muçi, ka arritur ta bindë gjykatën me provat e gjetura në telefonin e Ilir Memushajt, pas arrestimit të tij në lidhje me vrasjen e Denis Kasajt.
Po kështu, prokuroria bëri me dije para gjykatës se dokumentet e nisura me “Viber” nga Florian Bushi në telefonin e Ilir Memushajt, ishin fshirë nga kompjuteri i punonjësit të SHISH, por me ekspertizë janë rikuperuar.
Ato janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale që tregojnë se raportet e përgjimit e të vëzhgimit të Denis Kasës, janë krijuar e printuar në kompjuterin e punës së Florian Bushit.
Pas arrestimit të Ilir Memushajt nga Vlora, me akuzën e pjesëmarrjes në vrasjen e ndodhur në Mbrostar të Fierit, punonjësi i SHISHit kishte fshirë nga kompjuteri gjithçka, përfshi edhe dokumentet sekrete që kishte shitur.
Por materialet në fjalë u gjetën e u rikuperuan, pasi në telefonin e Ilir Memushajt u gjetën fotografitë e raporteve sekrete të SHISHit që ishin nisur nga inspektori.
Florian Bushi mësohet se ka pranuar njohjen me Memushajn, por ka hedhur poshtë akuzën se i ka dërguar ai dokumentet sekrete në telefonin e të arrestuarit për vrasje. Nga ana tjetër, prokuroria ka dyshime se për shkak të njohjes dhe kundrejt pagesës,
Florian Bushi i ka shitur Ilir Memushajt të dhënat në lidhje me përgjimin e Denis Kasajt. Natën e vrasjes, më 7 janar 2015, ka rezultuar se Ilir Memushaj ka ndjekur makinën ku ndodhej Denis Kasaj me dy miqtë e tij dhe më pas i ka zënë rrugën asaj, duke i krijuar kështu mundësi atentatorëve ta qëllonin mjetin pasi kishte ndaluar.
Besohet se Memushaj ka qenë pjesë e një grupi rival me Denis Kasajn, i cili përgjohej që pas hyrjes në Shqipëri, në dhjetor 2015, në lidhje me veprimtari të paligjshme në fushën e narkotikëve./Panorama/
Bomba e Frederik Ndocit: Parashqevia e preferuara e drejtorit...
Ku është Frederiku, është lajmi. Artisti me zë unik gjithnjë ka diçka interesante për të thënë, edhe nëse shfaqet njëkohësisht në shumë media, siç ka ndodhur këto ditë. Historia personale e jetës së tij u ngjan telenovelave që nuk ua mban mend serinë, ndërsa karrierën e ka të mbushur plot me suksese, por edhe me incidente.
Aventura artistike që i kanë nisur në rininë e hershme të diktaturës, të cilat Frederik Ndoci i tregon gjerë e gjatë për gazetën “Panorama”.
Nga starti në Festivalin e RTSH-së, prapaskenat e ndarjes së çmimeve të para, përplasjet e artistëve me njëri-tjetrin etj., një rrëfim për të mos u humbur nga kantautori me zërin e veçantë, refrenet e të cilit ende këndohen sikur të ishin hite të reja…
Por ashtu si kantaautori Gjergj Leka disa kohë më parë, edhe Frederik Ndoci duket se ka gërvishur cipën e “plagës artistike” të viteve ’80 në Shqipërinë komuniste.
Pa hezituar ai shprehet për disa nga artistët më VIP të asj kohe duke rrefyer se disa nga koleget e tij ishin jo vetëm të “preferuarat” e pushtetit, por edhe të shefave...
Një gjë të tillë mësohet ta ketë thënë për këngëtaren të shumëpërfolur kohët e fundit, Parashqevi Simakun, për të cilën Ndoci e ka konsideruar si “’miken’ e ish-drejtorit të RTSH-së, Marash Hajatit”.
“Parashqevia ishte femër simpatike, sex appeal, bukuroshe dhe tashmë është marrë vesh nga media se çfarë përflitej për të, për jetën e saj private. Marash Hajati e kishte më afër Parashqevinë sesa këngëtaret e tjera, e donte më shumë atë dhe e privilegjonte më tepër. Arsyes se përse ishte kështu, nuk e di”,- ka deklaruar Frederik Ndoci.
Ai ka vijuar më tej me këto rrëfime duke thënë: “Po, ishte më e preivilegjuar se të tjerët. Nuk i di arsyet e privilegjeve të saj, por po marr shembuj konkretë. Irma Libohova ka qenë shumë e mirë. Myfarete Laze ka qenë shumë e mirë. Parashqevi Simaku nuk ka qenë më e mirë se këto të dyja. Tani, duke ju rikthyer bisedës te çmimi i parë, në bazë të letrave e kisha fituar unë. Në bazë të preferencave të drejtorit e kishte fituar Parashqevia, edhe pse ajo kishte sërish shumë letra, por ishin nja 70 letra më pak se unë. Ndërsa Anita Bitri ishte shumë, shumë larg me latra se sa ne të dy. Ishte një mijë zarfe më pak sesa ne”.
Ndoci ka vijuar më tej të flasë në këtë intervistë dhënë për “Panorama” edhe për këngëtare dhe artistë të tjerë. Ai ka thënë edhe në lidhje me këngëtaren e madhe, Artisten e Popullit, Vaçe Zela, se ajo “ishte e preferuara e oborrit” (byrosë politike). Po ashtu këngëtari ndoci ka rrëfyer se në videoklipin e këngës “Sytë e tu” është përdorur si imazh bashkëshortja e ish-kryeministrit Fatos Nano, Xhoana Nano, që atëherë ishte vetëm një maturante.
Presidenti Nishani dërgon në Gjykatë Kushtetuese Ligjin e Pronave
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, vendosi të dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese ligjin “Për Trajtimin e Pronës dhe Përfundimin e Procesit të Kompensimit të Pronave”, ndërsa parlamenti e votoi për herë të dytë atë pasi ai e ktheu për rishqyrtim.
Presidenca njoftoi se zoti Nishani e ktheu ligjin në parlament me shpresën për një debat më serioz, profesional dhe të kujdesshëm rreth tij.
Sipas presidentit Nishani, ky ligj cenon parimet bazë kushtetuese të sigurisë juridike, barazisë para ligjit, zhbën konceptin e ekonomisë së tregut si dhe bie ndesh me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe standardin e vendosur nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut.
Ai theksoi se çështja e pronës është e një rëndësie madhore për qytetarët shqiptarë dhe ndikon drejtpërdrejt në përparimin e vendit ndaj është përcaktuar si një nga pesë prioritetet kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Qeveria shqiptare u angazhua për të trajtuar çështjen e pronarëve, me synimin për ta eliminuar me ligj dhe në praktikë zvarritjet burokratike, dhe për të sjellë barazi të të gjithë pronarëve, të cilëve u është njohur prona për kompensim, me qëllim realizimin e një shpërblimi të drejtë.
Ligji i ri ndeshi në kundërshtimet e menjëhershme të shoqatave të pronarëve, sepse sipas tyre, formula e re zhvlerëson nga dhjetë deri në njëqind fish pronat dhe kompensimet e tyre.
Pronarët vazhdojnë ta hedhin në gjyq qeverinë shqiptare në Gjykatën Europiane për të Drejta Njerëzore për të fituar pronat e tyre.
Shumica dërrmuese e tyre po i fitojnë këto gjyqe, ndërsa gjykata po e ngarkon qeverinë përherë e më të madhe për t'u kthyer dhe kompensuar pronat, të cilat pronarët nuk i marrin dot me ligjet ekzistuese të Shqipërisë.
Adolf Hitleri jetoi 95 vjet? Ja një foto që e provon...
Një fotografi thuhet se vërteton se Adolf Hitler nuk ka vdekur në bunkerin e tij, por ka ikur në Brazil, ku ka jetuar deri në moshën 95-vjeçare.
Hitleri thuhet se fillimisht ka ikur në Paraguaj dhe në Argjentinë, përpara se të jetonte në shtetin e vogël të Brazilit, Mato Grosse, thuhet në një libër të publikuar së fundmi, shkruan “Daily Express”.
Hitleri pretendohet se ka përdorur emrin Adolf Leipzing dhe kështu ishte njohur nga banorët e Nossa Senohra do Livramento. 12 mijë banorët e këtij qyteti thuhet se e kanë quajtur këtë person si “gjermani i vjetër”./Express/
Upsss... për pak Albëries sa nuk i del gjoksi
Gjatë një fotoje të bërë me këngëtaren Bleona Qereti gjatë një eventi, Albërie Hatërgjonaj pa dashur na tregon edhe më shumë...
Asaj i është hapur paksa xhaketa dhe diçka i duket në sfond... dekolteja?
Fotoja e postuar në profilin e Facebook-ut të Bleonës, është shoqëruar me këtë koment: “This is hoë ëe do it !!! #keepingupëiththealbanians”.
Foto: Australi: Familja shqiptare vodhi 600 mijë Dollarë me vizë turistike
Tre shqiptarë dhe një bashkëpunëtor i tyre kanë dalë para Gjykatës në Australi për grabitjen e kasafortave dhe të bankomateve, të cilët kanë mundur të marrin në total një shumë prej gati 600 mijë Dollarësh.
Ata janë Simon Shehu 40 vjeç, Gjergji Nika 43 vjeç, Marsel Boka 33 vjeç dhe bashkëpunëtori i tyre italian, Aniello Vinciguerra, 35 vjeç, ndaj të cilëve janë bërë 82 padi penale.
Sipas dëshmive në gjyq, shqiptarët shkuan në Australi me vizë turistike së bashku me familjet e tyre në vitin 2012 dhe qëndruan në Victoria.
Sipas Gjykatës, të gjithë shqiptarët janë një familje pasi kanë lidhje gjaku mes tyre. Deri në kohën kur ata u arrestuan në 8 Dhjetor 2014, ata thonë se kishin vjedhur më shumë se 580 mijë Dollarë.
Tre shqiptarët dhe shoku i tyre italian, përdornin objekte metalike për të vjedhur kasafortat dhe bankomatet, duke nxjerrë prej tyre shuma të ndryshme parash.
Bazuar në hetimet e policisë, pjesa më e madhe e plaçkitjeve është kryer gjatë vitit 2014. Seanca e radhës gjyqësore ndaj tre shqiptarëve do të jetë më 28 Shkurt 2016.
Pensioni i viteve të punës në kooperativë: Ja skema e llogaritjes
Një person që del sot në pension, ka minimumi 20 vite punë në ish-kooperativat bujqësore ose ka punuar në administratë para 1994. Por pagat që kanë qënë para këtij vitit, shumëzohen me një koeficient, në mënyrë që të merret një pension më i lartë.
Konkretisht pagat e atyre që kanë punuar në ish-kooperativat buqësore, shumëzohen me koeficientin 8.59. Pra nëse keni punuar në fabrikë me pagë 3200 lekë, atëherë kjo pagë shumëzohet me koeficientin 8.59, kur bëhet llogaritja e pensionit.
Në këtë rast paga që merret parasysh për llogaritjen e pensionit për një person që ka punuar në fabrika është 27 400 lekë. E njëjta mënyrë vlen për të gjitha profesionet e tjera dhe për punëtorët e thjeshtë.
Pagat para 1994s bashkohen me pagën ose kontributin që ka derdhur secili. Për të llogaritur pensionin, të dyja periudhat(para dhe pas 1994) bashkohen dhe merret parasysh 1% e kontributit që është derdhur.
“Baza e vlerësuar për llogaritjen e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontributet, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi.
Për efekt të llogaritjes së pensioneve, baza e vlerësuar mesatare do të llogaritet bazuar në pagat referuese, sipas llojit të punës ose funksionit përpara datës 1.1.1994, si edhe mbi pagat individuale, mbi të cilat janë paguar kontributet sipas viteve, nga 1.1.1994 deri në 31.12.2014, të indeksuara me indeksin që del nga pjesëtimi i pagës minimale në shkallë vendi të vitit 2014 me pagën minimale të vitit 1994 ose me pagën minimale të vitit përkatës”, përcakton ligji për sigurimet shoqërore.
Duke marrë një shembull konkret nëse paga mesatare e një të punësuari në ishkooperativë dhe një të punësuari pas vitit 1994 mund të llogaritet pensioni. Formula aktuale e llogaritjes së pensionit thotë se përfitimi bëhet në këtë mënyrë: 1% të pagës mesatare, shumëzuar me vitet e kontributeve, plus pensionin social.
Paga mesatare para 1994s dhe pas këtij vitit nëse merret 28 mijë lekë, atëherë pensioni që përfitohet është 16 750 lekë. Pra 1% e pagës 28 mijë lekë është 280 lekë, shumëzuar me 36 vite punë, shkon rreth 10 mijë lekë, duke shtuar dhe pensionin social në masën 6750 lekë, në total përfitohet 16 750 lekë pensioni i plotë.
Sipas listës që ka miratuar Insitutit i Sigurimeve Shoqërore, paga më e ulët në ish-koperativat buqësore ka qenë 2685 lekë, për një punëtor të thjeshtë. Pavarësisht se paga ka qenë në këtë nivel, për llogaritjen e pensionit do merret parasysh paga 23 mijë lekë. Pra më e lartë se paga minimale që është sot në Shqipëri.
Kjo për shkak se shumëzohet me koeficientin 8.59, në mënyrë që pensioni që përfitohet të jetë minimum 14 500 lekë. Nëse një punëtor i thjeshtë ka punuar gjatë gjithë kohës me pagën minimale në ishkooperativat bujqësore dhe pas vitit 1994 ka paguar kontribute vullnetare, atëherë do të marrë një pension prej 15 mijë lekë për 36 vite punë. Ndërkohë sot për të marrë pension të plotë pleqërie si për burrat dhe për gratë duhen 35 vite e 8 muaj kontribute të paguara.
Gjuha shqipe tani mësohet edhe në Pragë...
Me nismën e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Republikën Çeke sot më 23 janar 2016, filloi mësimi i gjuhës dhe kulturës amtare për fëmijët shqiptarë në Pragë, ku morën pjesë nxënës të moshave nga 7 deri në 14 vjeç, thuajse të gjithë të lindur në Republikën Çeke.
Nxënësit dhe prindërit që i shoqëronin ata i përshëndeti Ambasadori i Shqipërisë në Pragë, z. Riza Poda.
Një pjesë e nxënësve që ndoqën orën e parë të mësimit, janë me një prind shqiptar, tjetri - çek ose i një kombësie tjetër dhe flasin shqip, pjesa tjetër flet me vështirësi.
Mësimi zhvillohet nga mësuesja e gjuhës dhe letërsisë shqipe, znj. Drita Çota, me një përvojë 33 vjeçare në fushën e mësimdhënies. Mësimi zhvillohet mbi bazën e teksteve me titull: “Të mësojmë gjuhën amtare dhe kulturën shqiptare” të dërguara nga Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Pragë fton të gjithë të interesuarit të dërgojnë fëmijët e tyre për të mësuar gjuhën shqipe, gjuhën e prindërve të tyre.
Mësimi do të zhvillohet çdo të shtunë nga ora 11 deri në 12:35, ndarë në dy grupe, në varësi të moshës dhe njohjes së gjuhës shqipe nga nxënësit.
Fotolajm: Edhe Blendi Fevziu e kalon një “fundjavë ndryshe”...
"Fundjavës Ndryshe" i’u bashkua edhe Gazetari Blendi Fevziu dhe familja e tij. Familja e gazetarit Fevziu vizitoi dhe kaloi pak çaste me 4 familje të varfëra në zonën e Paskuqanit.
Në këmontin e kësaj faqeje shkruhej: “Bashkë më pak dhimbje, më shumë dashuri, sepse ne besojmë që, ‘Bamirësia nuk të varfëron’”.
Terrorizoi Kombinatin: Ja Dani pas plagosjes dhe simpatia për Ramën
Altin Dani, i këkuari nga policia për sherrin e mbrëmshëm me armë në kombinat, mbeti i plagosur në atentatin e 5 janarit të vitit 2015 në rrugën e Kavajës, së bashku me Pajtim Serjanin dhe efektivin e policisë, Roland Meta.
Ai ishte në një lokal në rrugën “Islam Alla” që lidh rrugën e “Kavajës” me “Myslim Shyrin”, së bashku me Serjanin dhe Metën kur Aranit Sterio u fut dhe qëlloi drejt tyre me pistoletë.
Sterio u vra më pas nga punonjësi i policisë. Thuajse në të njëjtën kohë, në “Qafë Kashar”, u plagos lehtë në një atentat Emiliano Shullazi, mik i Serjanit dhe i Altin Danit.
Mbrëmë, Altin Dani qëlloi me breshëri automatiku ndaj një pike bastesh, pas një sherri që kishte patur me pronarin. Policia gjeti makinën me të cilën ai u largua dhe kallashnikovin që përdori për sulmin.
Vlorë: Pranga për armë e drogë djalit të viktimës Hiqmet Nexhipi
Policia e Vlorës ka arrestuar Olsi Nexhipin 24 vjeç, djalin e viktimës Hiqmet Nexhipi që u vra një ditë më parë në Vlorë. Olsi Nexhipi u arrestua nga policia pasi iu gjet një pistoletë pa leje dhe disa doza kanabisi.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit në banesë në lagjen ‘Kushtrimi’, atij iu gjetën të fshehura në dhomë pistoleta me 11 fishekë dhe 115 gram kanabis sativa. Ai akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje të narkotikëve.
Kontrollet në banesë u kryen në kuadër të hetimeve që kanë të bëjnë me vrasjen e babait të tij.
Olsi Nexhipi është djali i 52-vjeçarit Hiqmet Nexhipi, që u ekzekutua me armë një ditë më parë në rrugën Transballkanike në orën 05:00.
Nexhipi ishte pronari i anijes së peshkimit “Drita”, në qytetin e Vlorës. Ai u gjet i vdekur brenda makinës së tij, ndërsa ka qenë i dënuar më parë për prostitucion. Për këtë ngjarje, dyshohet se ka lidhje edhe vrasja e tij. Kjo është një nga pistat e policisë, por po hetohet edhe për konflikte personale.
Lubonja: Beso i Tajvanit korruptoi edhe kryebashkiakun e ri
Fatos Lubonja ka akuzuar fort kryetarin e bashkisë Erion Veliaj se, po punon në favor të të klientelës së Edi Ramës, në dën të qytetarëve të vet. Këto akuza, Lubonja i ka shprehur gjatë një proteste të organizuar kundër ndërtimit të parkingut nëntokësor, tek parku Rinia që bashkia e Tiranës ja ka dhënë me koncesion Besnik Sulajt, ose siç njihet me emrin “Beso i Tajvanit”.
Më poshtë, reagimi i plotë i gazetarit Fatos Lubonja:
“Kjo që po ndodh ka tre fjalë që e përmbledh: Injorancë, arrogancë dhe korrupsion. Këto janë 3 fjalët që përmbledhin gjithë këto projekte që shiten sikur janë gjoja në të mirë të qytetit. Nuk ka fjalë tjetër. Janë bashkuar të treja. Kur bashkohet injoranca, arroganca dhe korrupsioni bëhet më e keqja.
Është injorancë sepse është një vizion krejtësisht i gabuar i qyteteve, dhe ky kryetari i bashkisë flet gjoja për biçikleta, normalisht sot duhej të fillonin politika, si psh: makinat të ndalonin te Shqiponja (hyrje të qytetit) dhe njerëzit të futeshin në Tiranë me transportin urban dhe jo të sjellësh të gjithë makinat në qendër siç duan këta.
Po pse duan këta këtë. Këtë nuk e duan për qytetarët, por për Beson e Tajvanit dhe shokët e tij”,- tha Fatos Lubonja.
Greqi: Arrestohet Klodi Lesi, policia gjen edhe djalin e tij 4 vjeç
Policia greke ka arrestuar shqiptarin Klodi Lesi, 34 vjeç, i cili vrau ish-bashkëshorten e tij greke para më shumë se dy javësh. Policia greke gjithashtu ka njoftuar se, ka gjetur edhe djalin e tij 4 vjeç, i cili ishte marrë nga Klodi që ditën e ngjarjes.
Vogëlushi ndodhet i sigurt në duart e policisë. Sipas informacioneve paraprake nga mediat greke, Klodi Lesi, u gjet në fshatin Ormylia në Halkidiki, ku dhe çifti banonte.
Zagani - Tahirit: S’ka më budallenj që t’i hanë gjërat e tua...
Saimir Tahiri e shoqëroi me një status në Facebook lajmin se prokuroria ka pezulluar hetimet për akuzat e bëra kundër tij nga Dritan Zagani, duke thënë se, ato ishin gënjeshtra të ish-shefit të antidrogës së Fierit dhe të PD-së.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Zananit, i cili në një koment të bërë në këtë status thotë se, do të përballet me të përpara drejtësisë.
Sipas Zaganit, këto janë gjëra të trasha dhe s’ka më budallenj që t’i hanë ato.
Sipas prokurorisë së Fierit, hetimet kanë provuar se akuzat e Zaganit nuk qëndrojnë. /Lapsi.al/
AK protestë kundra Beqajt. Spahiu: Check up dhe Rama, 120 mln rrush e kumbulla
Qindra protestues të Aleancës KuqeZi rrëthuan dyert e Ministrisë së Shëndetësisë duke e bllokuar me shirita “zonë krimi”. Me pranga në duar, Aleanca KuqeZi ka kërkuar largimin dhe arrestimin e ministrit Ilir Beqja.
Në fjalën e tij kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu deklaroi: Deri në ç’pikë fjalët e bukura mund të mbulojnë realitetin? Menaxhimi i shëndetësisë nuk është lojë basketbolli. Beqaj-Kallashnikov në duart e Ramës ndaj të sëmurëve e mjekëve. Brezi-brezit duhet t’i trashëgojë pasuritë e jo hallet e kreditë…”.
Ndërkaq, ai theksoi se Rama duhet flasë më pak e të punojë më shumë.
Intervistë e rrallë e Ismail Qemalit dhënë gazetarit italian më 1913-n
Kjo është intervista që ISMAIL QEMALI (Ismail bej Vlora) i dha një gazetari italian në Romë më 1 prill 1913, katër muaj pas shpalljes së pavarësisë. Më në fund, Ismail beu kishte arritur të dilte nga Vlora e bllokuar prej anijeve greke dhe të vizitonte kryeqytetet e Evropës.
Siç e thotë edhe vetë, atij i ishte dukur sikur kishte dalë nga një burg i vërtetë, i tillë ishte ankthi që kishte shkaktuar bllokada. Kishte mundur të largohej me jahtin e një duke francez, i cili donte të bëhej princ i Shqipërisë.
Kjo fotografi tregon ndoshta çastin e largimit nga bregu i Vlorës për të hipur në jaht. Periudha për të cilën flasim ka qenë ndër më të vështirat në historinë e Shqipërisë: Kosova ishte pushtuar, serbët kishin ardhur deri në Durrës, Shkodra ishte e rrethuar nga Mali i Zi, ndërsa grekët, përveçse kishin bllokuar bregdetin jugor, kishin përparuar deri në Tepelenë. Në këtë situatë tragjike, ambasadorët e Fuqive të Mëdha debatonin në Londër për të përcaktuar kufijtë e Shqipërisë së re.
Intervista ishte realizuar nga Achille De Benedétti dhe ishte botuar në gazetën ‘Il Giornale d’Italia’ të datës 2 prill 1913.
ISMAIL QEMALI arriti të largohej pardje nga Vlora me jahtin e Dukës Montpensier. E takova sot në mëngjes në stacionin e trenit tek arrinte nga Bari, ku kishte lënë Isa Boletinin, që ishte pak i sëmurë, bashkë me djaloshin Luigj Gurakuqi, ministër i arsimit. Qemal beu kishte ardhur me dy nga djemtë, që e kanë shoqëruar në të gjitha këto peripeci. Plaku i shquar dukej mjaft mirë. Ishte i gëzuar që kishte mbërritur në Romë pas ikjes nga Vlora.
Do'stlaringiz bilan baham: |