Republika e Kosovës Qeveria Ministria e Zhvillimit Ekonomik Strategjia e Kosovës për ti



Download 10,17 Mb.
bet8/37
Sana10.02.2017
Hajmi10,17 Mb.
#2247
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   ...   37

2.5.Mjetet


Për ta mbështetur zhvillimin bashkëpunues të Strategjisë së Kosovës për TI, është zbatuar një gamë e mjeteve dhe instrumenteve të ndryshme. Nga pikëpamja e qasjes së shkathët për zhvillimin e strategjisë, punëtoritë e strategjisë kanë paraqitur mjetin më të rëndësishëm. Këto kanë përfshirë teknikat e moderimit si meta-plani, diskutimet grupore, sesionet e marrjes së ideve, mjetet vizuale, punët në grupe, Metodat , metodat ASE, etj. Tabela e mëposhtme paraqet një pasqyrim të mjeteve dhe instrumenteve të ndryshme të përdorura për zhvillimin e strategjisë së Kosovës për TI:

Teknikat e moderimit

Mjetet dhe instrumentet tjera

  • Punëtoritë e strategjisë

  • Mjetet vizuale

  • Metaplani

  • Diskutimet në grup

  • Marrja e ideve

  • Metodat ASE

  • Analiza SËOT

  • Modeli i aftësisë së industrisë së TI-së

  • Hartat e transformimit

  • Analiza e skenarëve

  • Rastet e Studimit

  • Pema logjike

  • Korniza e strukturimit

  • Barometri i industrisë së TI-së

  • Matrica Ansoff

Nga pikëpamja teknike, mjeti i bashkëpunimit apo që quhet ndryshe aplikacioni grupor është paraqitur me qëllim që të mbështetet procesi i zhvillimit dhe zbatimit të strategjisë.

Mjetet e bashkëpunimit janë zgjidhje të veçanta softuerike (të bazuar kryesisht në internet), që e mbështesin bashkëpunimin në një grup në kohë dhe hapësirë. Këto mjete janë të përshtatshme për menaxhimin e proceseve të ndërlikuara të bashkëpunimit dhe projektet e përbashkëta. Ndonëse ekzistojnë zgjidhje të ndryshme, përfshirë zgjidhjet me softuer me burim të hapur (open source), është vendosur që të përdoret MS SharePoint, pasi që ky është sistem i dëshmuar që i ofron të gjitha funksionet për të mbështetur strategjinë bashkëpunuese. Përkundër asaj që shumë anëtarë të grupit punues janë të njohur me aplikacionin SharePoint dhe funksionalitetin e tij.

Është krijuar një SharePoint i veçantë për strategjinë e TI-së për Kosovë duke i ofruar funksionet kyçe si në vijim:

Figure : SharePoint për Strategjinë e Kosovës për TI

Përveç funksioneve të cekura më lartë, SharePoint i strategjisë së TI-së në Kosovë ofron shumë tipare shtesë, si bordet e diskutimit, kalendari, Wiki, rrjedha e punës, gjurmimi i detyrave, anketat, linqet etj. Siç është ilustruar në figurën 13:

Figura : Funksionaliteti i SharePoint të Strategjisë së Kosovës për TI

Me ofrimin e funksioneve të përmendura më lartë, SharePoint ka qenë platformë shumë e dobishme e bazuar në internet për komunikim dhe bashkëpunim, si dhe shpërndarje dhe menaxhim të informatave dhe njohurive relevante. Për shembull, SharePoint është përdorur për të shpërndarë informata për anëtarët e grupit punues në kuadër të aktiviteteve para modulit, si dhe për të mundësuar punën e përbashkët për dokumentin e strategjisë. Si rrjedhojë, Sistemi i SharePoint-it e ka lehtësuar bashkëpunimin në kuadër të grupit punues dhe e ka rritur produktivitetin e ekipit.

Aplikacioni ka ndihmuar edhe në krijimin e modeleve të parashikueshme të përsëritshme dhe transparente të bashkëpunimit në kuadër të procesit të zhvillimit të strategjisë, duke e përforcuar kështu efektshmërinë e metodologjisë së përdorur.

Përkundër faktit që është mjet i vlefshëm i bashkëpunimit, që e lejon shkëmbimin dhe komunikimit efikas të informatave, SharePoint nuk është zëvendësim për komunikim dhe ndërveprim të drejtpërdrejtë ballë për ballë.

3.Analiza Strategjike


Sipas metodologjisë për zhvillimin e strategjisë së Kosovës për TI që është përshkruar më parë, ky kapitull i mbulon analizat strategjike (moduli 1).

Analiza e përfshinë analizën e brendshme të industrisë së TI-së në Kosovë, me qëllim të identifikimit të aftësive, anëve të forta, problemeve dhe sfidave për këtë industri, si dhe analizën e jashtme të tregjeve të potenciale të synuara për të identifikuar kriteret e konsumatorëve dhe faktorët kyç të suksesit.



Avantazhet konkurruese gjenerohen kur një organizatë është e aftë të përshtatë burimet dhe mundësitë e saj me faktorët kyq të suksesit të industrisë(“përshtatja strategjike”).

  • Vlerësimi i tregjeve kyqe të eksportit

  • Identifikimi i trendeve kyqe të tregut & mundësitë

  • Definimi i shërbimeve portfolio (ofertat)

  • Identifikimi i nivelit të klientëve (customer segments) / grupet e planifikuara

  • Identifikimi i konkurruesve themelor

  • Identifikimi i kërkesave të klientëve & faktorëve kyq të suksesit

  • Analiza e mundësive të industries së TI-së ( Modeli i Mundësive të Industrisë së TI-së)

  • Identifikimi dhe analiza e pikave të forta dhe mundësive ekzistuese

  • Identifikimi dhe analiza e problemeve kyqe & sfidat

Analiza e brendshme

Analiza e jashtme

Analiza strategjike

Sintetizimi & Pështatja e Strategjike




1

Figura : Analiza Strategjike

Siç është ilustruar në figurën 14, qëllimi i këtij kapitulli është që të ofrojë bazën analitike për zhvillimin e strategjisë që i bashkon aftësitë e industrisë së TI-së në Kosovë me kriteret dhe faktorët e suksesit të tregjeve të synuara (parimi i përshtatjes strategjike). Kjo bëhet me qëllim të gjenerimit të përparësive të qëndrueshme konkurruese dhe bërja e industrisë së TI-së shtytës kryesor të rritjes ekonomike, punësimit dhe inovacionit.


Download 10,17 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   ...   37




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish