Republika e Kosovës Qeveria Ministria e Zhvillimit Ekonomik Strategjia e Kosovës për ti



Download 10,17 Mb.
bet16/37
Sana10.02.2017
Hajmi10,17 Mb.
#2247
1   ...   12   13   14   15   16   17   18   19   ...   37

5.Implementimi i Strategjisë


Sipas metodologjisë për zhvillimin e përbashkët të Strategjisë së Kosovës për TI, do të kalojmë në modulin e ardhshëm për ciklin e strategjisë zhvillimore, që është implementimi i strategjisë.

Implementimi i strategjisë paraqet një numër të sfidave të rëndësishme dhe kjo është në veçanti e dukshme në rastin e strategjive të TI-së. Promovimi i strategjive të sektorit në transformimin e shteteve sikurse Kosova, shpeshherë pengohet në fazën e implementimit nga kufizime në resurse financiare dhe aftësi organizative. Në shumicën e rasteve, strategji të tilla ekzistojnë vetëm në letër, por jo në praktikë.

Sa i përket implementimit të Strategjisë së Kosovës për TI, grupi punues ka identifikuar sfidat kyçe si vijon:


  • Resurse të kufizuara financiare

  • Staf i kufizuar

  • Mjedisi për shumë-akterë

  • Mungesa e institucioneve mbështetëse sektoriale (p.sh. Ministria e Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (MTIK) ose Agjencia për Promovim të TI-së)

  • Mungesa e njësitit qendror ose hierarkisë

  • Mungesa e shembujve praktikë dhe përvojave më të mira

  • Ndërlikueshmëria dhe dinamikat e industrisë së TI-së

  • Gjetja e një strukture organizative të përshtatshme për implementimin e strategjisë bashkëpunuese të IT-së në Kosovë.

Në mënyrë që të trajtohen këto sfida dhe të sigurohet implementimi efektiv i Strategjisë së Kosovës për TI, në kapitullin vijues do të definojmë instrumentet e përshtatshme menaxhuese (p.sh. plani operacional), strukturat organizative dhe proceset. Për më tepër, do të adresojmë problemet e menaxhimit të riskut, menaxhimin e ndryshimeve dhe menaxhimin e njohurive.

5.1.Plani Operacional


Menaxhimi efektiv i implementimit të Strategjisë së Kosovës për TI kërkon një instrument i cili merr parasysh sfidat specifike të implementimit të strategjisë bashkëpunuese (shih më lart). Për shkak të shtrirjes së gjerë të akterëve me përvojë dhe kapacitete të kufizuara në implementimin e strategjisë, një instrument menaxherial i kapshëm, i qëndrueshëm dhe i thjeshtë duhet të aplikohet. Në të njëjtën kohë, ky mjet duhet të reflektojë shkathtësinë e qasjes së strategjisë dhe të lejojë për adaptim fleksibil të procesit të implementimit të strategjisë ndaj kushteve të ndryshueshme të tregut, buxheteve dhe trendëve teknologjik.

Planet operacionale kanë rezultuar të jenë një mjet efektiv për menaxhimin e implementimit të strategjive komplekse. Rrjedhimisht, grupi punues ka vendosur të shtjellojë një plan operacional të hollësishëm, i cili do të shërbejë si instrumenti kyç për menaxhimin e implementimit të Strategjisë së Kosovës për TI.

Plani operacional luan një rol kyç në implementimin e strategjisë për arsyet vijuese:


  • Përcaktimi i detyrave, aktiviteteve, përgjegjësive, resurseve dhe kohës

  • Ofrimi i një instrumenti kyç për koordinimin dhe bashkëpunimin e akterëve

  • Lehtësimi i implementimit të strategjisë bashkëpunuese në mënyrë që të arrihen qëllime të përbashkëta

  • Lehtësimi i menaxhimit dhe kontrollit të projektit

  • Lejimi për menaxhim efikas të buxhetit dhe resurseve

  • Ofrimi i bazës për monitorim dhe vlerësim

Në këtë kuptim, vlen të përmendet se plani operacional për Strategjinë e Kosovës për TI është përpiluar si një ‘dokument i gjallë’, i cili duhet të rishikohet, përditësohet dhe adaptohet rregullisht, në mënyrë që të lehtësohet të mësuarit organizativ dhe përmirësimi i vazhdueshëm.

Plani operacional për Strategjinë e Kosovës për TI është strukturuar sipas 9 shtyllave strategjike dhe detyrave përkatëse të caktuara në kapitullin 4. Sipas tabelës vijuese, secila detyrë është operacionalizuar në pako individuale të punës, të përbëra nga disa aktivitete që duhet të implementohen.



Figura : Struktura e planit operacional

Për secilën nga detyrat apo pakot e punës, rezultatet, kriteret e pranueshmërisë, përgjegjësitë, buxhetet dhe aktivitetet janë definuar në formë të të ashtuquajturës Pako e Wordit (WP). Marrë parasysh qasjen e shkathët të Strategjisë së Kosovës për TI, grupi punues poashtu ka përcaktuar histori të përdoruesve për secilën detyrë, ashtu që të sigurohet orientimi i klientit/grupit të synuar dhe të specifikohen ndikimet e dëshiruara. Ngjashëm me zhvillim të shkathët softuerik, historia e përdoruesve ngërthen “kush”, “çka” dhe “pse” për secilën detyrë në një mënyrë të thjeshtë dhe precize.

Diagrami vijues paraqet një shembull të një përshkrimi të pakos së punës dhe elementeve strukturore:



Figura : Përshkrimi dhe struktura e pakove të punës

Plani operacional dhe struktura e tij e integruar e portofolit, përbërë nga shtyllat strategjike dhe detyra përkatëse ose pakot punuese, ofrojnë përparësitë vijuese:


  • Thyerjen e fushëveprimit të implementimit të strategjisë së TI-së në pako punuese dhe aktivitete të menaxhueshme

  • Kthimin e të gjithë implementimit të strategjisë në proces të menaxhueshëm dhe të matshëm

  • Përdorimin e detyrave/ËP si njësi planifikuese, menaxhuese dhe kontrolluese

  • Lejimin e planifikimit dhe implementimit të strukturuar përmes një baze bashkëpunuese

  • Mundësimin e adaptimit fleksibil të masave/detyrave mbështetëse ndaj kushteve dhe prioriteteve të ndryshueshme të tregut pa pasur nevojë të ndryshimit të të gjithë strategjisë

  • Mundësimin e implementimit paralel të detyrave

  • Promovimin e vazhdueshëm të përmirësimit të procesit të implementimit të strategjisë (planifikim, veprim, kontrollim)

  • Lehtësimin e komunikimit dhe koordinimit efektiv

Plani operacional më tutje është plotësuar me një tabelë dhe orar të detajuar në MS Project (shih kapitullin 5.2). Tabela vijuese ilustron këto dy elemente kyçe të planit operacional për Strategjinë e Kosovës për TI:

Figura : Elementet kyçe të planit operacional të strategjisë së TI-së në Kosovë

Për më tepër, struktura e planit operacional është integruar në SharePoint të Strategjisë së Kosovës për TI (shih kapitullin 5.8) në mënyrë që të mbështetet një implementim efektiv.

Si përfundim, mund të thuhet se plani operacional është instrumenti thelbësor dhe udhërrëfyesi i implementimit të Strategjisë së Kosovës për TI.

Në pjesën vijuese do të prezantojmë planin operacional për implementimin e Strategjisë se Kosovës për TI në pajtueshmëri me shtyllat strategjike dhe strukturën e lartpërmendur.


Download 10,17 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   12   13   14   15   16   17   18   19   ...   37




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish