5.1.1.Shtylla Strategjike 1: Politika për Promovimin e TI
Nr. i Detyrës
|
1.1
|
Emri i Detyrës
|
Themelimi i Ministrisë së Teknologjisë Informative dhe Komunikimit
|
Prioriteti
|
1
|
Detyrat paraprake
|
-
|
% e përfunduar
|
0%
|
Përshkrimi dhe arsyetimi
|
Misioni i Ministrisë së Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (MTIK) është promovimi i transformimit digjital në Kosovë dhe mbështetja e kthimit të Kosovës në një ekonomi të bazuar në dije. Objektivat primar të MTIK janë zhvillimi i një ekosistemi digjital në Kosovë dhe të nxisë kthimin e industrinë së TI-së në shtytësin kryesor për rritje ekonomike, punësim dhe inovacion. MTIK do të mbulojë, ndër të tjerash, funksionet dhe temat kyçe në vijim:
-
Transformimi digjital
-
Strategjia e TIK
-
Politika e TIK
-
Infrastruktura e TIK
-
Promovimi i sektorit të TIK
-
Shtetësia digjitale & e-qeverisja
-
Zhvillimi i aftësive digjitale dhe përsosmërisë së resurseve njerëzore
-
Siguria kompjuterike
-
Këshilla për qeverinë nga zyrtari kryesor për informim (ZKI) dhe TIK
-
Inovacioni në TIK
-
Bashkëpunimi ndërkombëtar (TIK)
Në bashkëpunim të ngushtë me akterë të tjerë kyç, MTIK do të jetë e përgjegjshme për implementimin e Strategjisë së Kosovës për TI dhe si e tillë do të marrë pjesë në mënyrë aktive në strukturat organizative përkatëse (p.sh. Këshilli Drejtues).
Në mënyrë që të forcohen aftësisë operacional të MTIK, kjo detyrë poashtu përfshin Prezantimin e një zyrtari kryesor për informim (ZKI) në kuadër të Ministrisë si dhe themelimi i Agjencisë Shtetërorë për Promovim të TI-së. Përderisa ZKI do të përqendrohet në tema mbi menaxhimin publik të TI-së dhe e-qeverisjen, funksioni kryesor i Agjencisë Shtetërorë për Promovim të TI-së do të jetë promovimi i zhvillimit të industrisë kosovare të TI-së nëpërmjet programeve dhe masave konkrete të mbështetjes (Promovimi i sektorit të TI-së).
|
Historia e përdoruesve & rezultatet
|
Si akter i industrisë kosovare të TI-së dua të bashkëpunoj me MTIK në mënyrë që të promovohet transformimi digjital dhe zhvillimi i industrisë kosovare të TI-së.
|
Kriteret e pranueshmërisë dhe treguesit
| -
MTIK është plotësisht operacionale
|
Organizata përgjegjëse (bartëse)
|
ZKM
|
Organizatat mbështetëse
|
STIKK, MTI, MZHE, MAP, MF, EU, USAID, NMFA, GIZ
|
Fillimi i detyrës
|
01.10.2014
|
Përfundimi i detyrës
|
20.07.2016
|
Buxheti i përgjithshëm (€)
|
1,460,000
|
Burimet financiare
|
BE
|
Aktivitetet e detyrës:
|
Nr
|
Aktiviteti
|
Rezultati:
|
Përgjegjës
|
Afati kohor
|
Buxheti
|
1.1.1
|
Zhvillimi i konceptit të implementimit për MTIK (studimi i fizibilitetit, analiza e praktikave më të mira ndërkombëtare, struktura organizative, funksionet, buxheti etj.)
|
Koncepti i implementimit
|
BE / GIZ
|
1.10.2014-20.01.2015
|
80,000
|
1.1.2
|
Shtjellimi i propozimit legjislativ për themelimit e MTIK
|
Propozimi legjislativ
|
BE
|
21.01.-3.02.2015
|
-
|
1.1.3
|
Adoptimi i dekretit/ligjit mbi themelimin e MTIK
|
Dekreti / ligji
|
ZKM
|
4.02.2015
|
-
|
1.1.4
|
Themelimi i MTIK
|
Tabela organizative
|
ZKM
|
5.02.-30.12.2015
|
1,000,000
|
1.1.5
|
Prezantimi i pozitës së ZKI në kuadër të MTIK
|
Përshkrimi i punës
|
ZKM
|
5.02.-27.05.2015
|
80,000
|
1.1.6
|
Themelimi i Agjencisë Shtetërorë për Promovimin e TI-së
|
Tabela organizative
|
ZKM
|
28.05.2015-20.07.2016
|
300,000
|
Komentet
|
Për shkaqe buxhetore është i këshillueshëm themelimi i Agjencisë Shtetërorë për Promovimin e TI-së në një fazë më të vonë kur MTIK të jetë plotësisht operacionale. Në mënyrë që të rritet efikasiteti operacional dhe orientimi i klientëve të Agjencisë Shtetërore për Promovimin e TI-së rekomandohet që të organizohet në formë të një ndërmarrjeje publike apo partneriteti publiko-privat (PPP).
Shembujt më të mirë praktikë:
Ministria Kolumbiane e Teknologjisë Informative dhe Komunikimit: http://www .mintic.gov.co/portal/604/w3-channel.html
Ministria Egjiptiane e Teknologjisë Informative dhe Komunikimit: http://www .mcit.gov.eg
Gjermani: Zyrtari Kryesor për Informim: http://www .cio.bund.de
SHBA: Zyrtari Kryesor për Informim: https://cio.gov/
Agjencia Inovative për Teknologji Informative, Komunikim dhe Media e Baden-Uerttembergut: http://innovation.mfg.de/en
ITIDA Egjipt: http://www .itida.gov.eg
Agjencia Shtetërore e Promovimit të Industrisë: https://www .nipa.kr/eng/main.it
Infocomm Autoriteti Zhvillues i Singaporit: http://www .ida.gov.sg
|
Ekipi
|
/
|
Përmirësimi i vazhdueshëm
|
/
|
Do'stlaringiz bilan baham: |