Prioriteti
|
1
|
Detyrat e paraardhësit
|
-
|
% Kompletuar
|
0%
|
Përshkrimi & arsyetimi
|
Përsosmëria në shkollim dhe burime njerëzore janë përcaktorë kryesor të konkurrueshmërisë së TI industrisë kosovare. Prandaj kjo detyrë drejtohet kah promovimi i edukimit dhe përsosmëri në burime njerizove përmes monitorimit të vazhdueshëm, vlerësimit dhe përmirësimit të TI shkollimit në Kosovë (në veçanti në nivel universitar) bazuar në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet STIKK (sektori privat), universitet, shkollat dhe ministritë relevante. Kjo detyrë përfshin krijimin e metodologjive korresponduese, proceseve dhe strukturave organizative si dhe implementimin e masave operacionale siç janë integrimin në planprogram të kurseve të aplikuara dhe ligjëratave nga TI profesionistë.
|
Tregimi i shfrytëzuesit & rezultatet
|
Si palë interesi në TI industri në Kosovë, dua të shfrytëzojë sistemin për përmirësim të vazhdueshëm të TI shkollimit për të promovuar përsosmëri në burime njerëzore në Kosovë.
|
Kriteret e pranimit & treguesit
| -
Është krijuar sistemi për përmirësim të vazhdueshëm të TI shkollimit në Kosovë.
-
Janë duke u elaboruar rekomandimet për TI planprogramin e shkollimit në Kosovë dhe janë duke u publikuar në baza vjetore.
-
Deri në fund të vitit 2016 do të jenë implementuar së paku 3 rekomandime të grupit kompetent për TI shkollimin në Kosovë
|
Organizata përgjegjëse (udhëheqës)
|
STIKK
|
Organizatat partnere
|
UNIV, MASHT, Agjencioni Shtetëror për Kualifikim, SDC, NMFA, EU, USAID, GIZ
|
Fillimi i detyrës:
|
01.04.2015
|
Përfundimi i detyrës
|
30.12.2016
|
Buxheti i përgjithshëm (€)
|
140,000
|
Burimet financiare
|
SDC, NMFA, EU, USAID, GIZ
|
Aktivitetet e detyrës:
|
No
|
Aktiviteti
|
Rezultatet:
|
Përgjegjës
|
Kohëzgjatja
|
Buxheti
|
5.1.1
|
Krijimi i grupit të përbashkët kompetent për TI shkollim në Kosovë (shih Detyrën 6.10 Grupet kompetente për lëndë strategjike në TI) duke përfshirë palët e interesit dhe definimin e udhëzuesve për bashkëpunim
|
Udhëzuesit; lista e anëtarëve
|
STIKK
|
1.04.-9.04.2015
|
1,000
|
5.1.2
|
Vlerësimi dhe caktimi i pikave referuese të planprogramit të TI shkollimit në Kosovë (universitetet dhe shkollat)
|
Raporti
|
STIKK
|
10.04.-8.05.2015
|
7,000
|
5.1.3
|
Elaborimi i rekomandimeve për TI shkollim në Kosovë për:
|
Rekomandimet
|
STIKK
|
11.05.-29.05.2015
|
10,000
|
5.1.4
|
Elaborimi i rekomandimeve për profilet e kërkuara të kualifikimit për TI / profile të aftësisë (p.sh. inxhinieringu softuerik, zhvillimi i softuerit, sigurimi i kualitetit, testimi, integrimi i sistemit dhe administrimi etj)
|
TI profilet e kualifikimit / profilet e aftësisë
|
STIKK
|
1.06.-22.06.2015
|
10,000
|
5.1.5
|
Organizime informuese dhe konferencë për shtyp për prezantim të rekomandimeve për planprogram të TI shkollimit në Kosovë (në baza vjetore)
|
Programi; prezantime; lista e pjesëmarrësve
|
STIKK
|
30.06.2015 / 30.06.2016
|
3,000
|
5.1.6
|
Integrimi i menaxhimit të cilësisë dhe testimi softuerik (duke përfshirë certifikimin ISTQB) si lëndë të obliguara në planprogramin e universitetit për shkenca kompjuterike
|
Planprogrami i rishikuar; student të certifikuar
|
UNIV
|
13.04.-30.12.2015
|
4,000
|
5.1.7
|
Futja e programeve certifikuese në planprogram (p.sh. ITIL, Scrum Master, BPMN, PMP, PRINCE2, etj.)
|
Përshkimi i kursit; studentë të certifikuar
|
UNIV
|
13.04.-30.12.2015
|
90,000
|
5.1.8
|
Zhvillimi dhe integrimi i kurseve të aplikuara dhe ligjëratave nga TI profesionistë në planprogram
|
Përshkrimi i kursit dhe materiali
|
STIKK
|
13.04.-30.12.2016
|
15,000
|
Komentet
|
Sipas arsyetimit të kësaj detyre, vlerësimi i planprogramit ekzistues TI dhe elaborim i rekomandimeve korresponduese duhet të implementohen rregullisht (në baza vjetore).
Rekomandohet të caktohen pika referuese në planprogram për TI në Kosovë kundrejt planprogramit korrespondues në vende tjera në veçanti tregje strategjike për eksport.
Përpos shkathtësive teknike / inxhinierike, duhet konsideruar edhe aftësitë në fushë të menaxhimit të cilësisë, menaxhim të projektit si dhe njohuri të proceseve për biznese vertikale (“shkathtësi hibride”) (shih rezultatet e analizave të jashtme).
Sa i përket inkorporimit të programeve certifikuese dhe kurseve të aplikuara dhe ligjëratave nga TI profesionistë, universitetet duhet të bashkëpunojnë ngushtë me STIKK Akademinë (shih Detyrën 2.1) për të shfrytëzuar sinergjinë.
Kurset e aplikuara dhe ligjëratat e ofruara nga TI profesionistë duhet të mbulojnë lëndët praktike dhe teknologjinë e fundit duke përfshirë informatikën celulare, cloud computing, metodat e shpejta, zhvillimin e softuerit të ngulitur, shënimet e mëdha & analitika etj.
Shembuj të praktikave më të mira:
Kërkesat e industrisë softuerike për sistemin shkollor në Bullgari: http://www.basscom.org/activities?mi=4
Rekomandimet për TI shkollim nga Shoqata Informatike në Gjermani: http://www.gi.de/service/publikationen/empfehlungen.html
|
Ekipi
|
n.a.
|
Përmirësim i vazhdueshëm
|
n.a.
|