Republika e Kosovës Qeveria Ministria e Zhvillimit Ekonomik Strategjia e Kosovës për ti



Download 10,17 Mb.
bet33/37
Sana10.02.2017
Hajmi10,17 Mb.
#2247
1   ...   29   30   31   32   33   34   35   36   37

Mjetet


Për të mbështetur një implementim bashkëpunues të Strategjisë së TI në Kosovë, grupi punues ka identifikuar një sërë të mjeteve specifike që do të paraqiten në këtë sesion.

Mjeti më i rëndësishëm për menaxhim dhe koordinim të procesit të implantimit të strategjisë janë punëtoritë e rregullta strategjike si dhe takimet e Grupit Punues apo takimet Scrum.

Për qëllim të menaxhimit të duhur të implementimit të strategjisë, STIKK dhe Komisioni Drejtues do të organizojnë punëtori strategjike çdo tre muaj. Në këto punëtori do të marrin pjesë anëtarë të Komisionit Drejtues, nga menaxherët / anëtarë të shkathët të 9 Grupeve Punuese duke përfaqësuar ekipin e tyre si dhe nga anëtarët e bordit këshillues. Gjatë punëtorive strategjike, rezultatet e procesit të implementimit do të shqyrtohen dhe diskutohen sipas shtyllave strategjike dhe grupeve punuese. Gjithashtu, detyrat dhe resurset korresponduese do të aprovohen derisa të realizohet planifikimi shtesë. Gjithashtu do të përditësohet plani operacional.

Takimet e Grupit Punues /Scrum do të organizohet në baza mujore nga ekipet për të shqyrtuar ecurinë e detyrës / ËP implementimin (shqyrtimi i sprintit) dhe për të koordinuar aktivitetet (shih modeli i procesit të shkathët në kapitullin 5.4). Në këto takime do të marrin pjesë anëtarëve e grupeve punuese dhe do të udhëhiqen nga menaxheri i grupit punues.

Menaxhmenti dhe udhëheqja e punëtorive dhe takimeve kryesisht do të bazohet në scrum dhe metodologji tjera të përshtatshme tashmë të aplikuara gjatë procesit të zhvillimit të strategjisë siç është Metaplan, ASE dhe të menduarit për dizajn.

Një mjet i rëndësishëm për implementim dhe menaxhim të Strategjisë së TI në Kosovë brenda modelit të procesit të shkathët do të jetë Bordi i Strategjisë Scrum që do të ndihmojë planifikimit vizual dhe menaxhimin brenda grupit punues. Diagrami në vijim paraqet Bordin e Strategjisë Scrum dhe elementet kryesore të tij:

Figura : Bordi i TI Strategjisë Scrum

Burimi: Capgemini

Ky bord do të përmirësoj komunikimin e ekipit dhe do të siguroj vizibilitet të shpërndarjes së detyrës, planifikim të kapacitetit dhe progres të implementimit (“për të bërë”, “duke u bërë”, “kryer”). Është planifikuar për të krijuar një Bord Scrum për TI Strategji për çdo grup punues në lokale të STIKK.

Sa i përket solucioneve në TI për mbështetje të procesit të implementimit, grupi punues i strategjisë ka vlerësuar disa bashkëpunime dhe mjete të ndërmarrjeve të ashtuquajtura 2.0, të paraqitura në diagramin në vijim:

Figura : Mjetet TI për implementimin e strategjisë

Pas vlerësimit të kujdesshëm të funksionalitetit të mjeteve të lartpërmendura, grupet punuese të strategjisë kanë shfrytëzuar MS SharePoint si solucion qendror për TI për të ndihmuar implementimin e Strategjisë së TI në Kosovë. Siç është cekur në kapitullin 2.5, SharePoint tashmë është shfrytëzuar për të mbështetur procesin e zhvillimit të Strategjisë TI në Kosovë.

SharePoint është përzgjedhur nga grupi punues si mjet qendror pasi që ofron funksionalitet specifik që është shumë i rëndësishëm për implementim bashkëpunues të Strategjisë së TI në Kosovë duke u bazuar në modelin e procesit të shkathët. Ky funksionalitet përpos tjerash përfshin:



  • Bibliotekën e Dokumenteve

  • Kalendarin

  • Detyrat

  • Gjurmim të Çështjeve

  • Wiki

  • Bordin e Diskutimeve

  • Analizat

  • Shpalljet

  • Kontaktet

  • Listën e Zakoneve

  • Alarmet e Shfrytëzuesit

  • RSS

  • Rrjedhën e punës

Gjithashtu, përpos funksionalitetit, aplikacioni është i lehtë për tu përdorur dhe shumica e palëve të interesit janë të njoftuar me këtë funksion dhe interfejs për shkak të faktit që SharePoint tashmë është përdorur gjatë procesit të zhvillimit të strategjisë.

Fotoja në vijim ilustron strukturën e SharePoint për implementim të Strategjisë TI në Kosovë:



Figure : SharePoint për implementimin e Strategjisë së Kosovës për TI

SharePoint për Strategji të TI në Kosovë do të shfrytëzohet për organizim dhe koordinim të punëtorive strategjike dhe takime të grupit punues (funksioni i kalendarit). Aq më tepër, ai do të jetë posaçërisht i dobishëm për mbështetje të Komisionit Drejtues dhe Grupit Punues në lidhje me gjurmim të ecurisë dhe menaxhim të dokumenteve (raporte nga takimi i Grupit Punues, protokollet, rezultatet, konceptet, analizat e tregut etj.)


    1. Menaxhimi i Rrezikut


Duke marr parasysh dinamikën dhe paqëndrueshmërinë e tregut global të TI, natyra përçarëse e transformimit digjital dhe kushteve të kornizës dhe pasiguritë në tregun vendor në Kosovë, menaxhimi i rrezikut bëhet një element i rëndësishëm i Strategjisë së TI në Kosovë.

Në përgjithësi, menaxhimi i rrezikut mund të definohet si në vijim:

“Menaxhimi i rrezikut është identifikimi, vlerësimi dhe caktimi i prioriteteve të rrezikut të përcjellë nga koordinimi dhe aplikimi ekonomik i resurseve për të minimizuar, mbikëqyrë dhe kontrolluar probabilitetin dhe/ose ndikimin e ngjarjeve fatkeqe”34

Sipas ISO 31000, menaxhimi i rrezikut përfshin hapat në vijim:



  1. Caktimi i kontekstit

  2. Identifikimi i rrezikut

  3. Analiza e rrezikut

  4. Vlerësimi i rrezikut

  5. Trajtimi i rrezikut

Për të trajtuar çështjen e menaxhimit të rrezikut, grupi punues për strategji ka identifikuar rreziqet kryesore që përcjellin implementimin e Strategjisë së TI në Kosovë dhe ka definuar kundërmasat e mundshme për të zvogëluar rrezikun:

Rreziku i mundshëm

Kundërmasat për trajtim të rrezikut

Nuk ka mbështetje shteti

  • Ndërtimi i kapaciteteve për palët e interesit nga sektori publik

  • Fushata për ngritjen e vetëdijesimit, lobimi dhe MP

  • Mbështetja e donatorit

  • Plani për kontingjenca dhe “rruga kritike”

Rënia e tregut vendor

  • Rritja e promovimit të eksportit

  • Promovimi i investimeve

  • Ndërkombëtarizim i tërthortë

Rënie në tregun e synuar për eksport

  • Zhvillimi i tregjeve shtesë për eksport

  • Zhvillimi i tregut vendor

Largimi i organizatave donatore

  • Qasje me shumë palë interesi

  • Të sigurohet qëndrueshmëria e masave mbështetëse (p.sh. shërbime grupore përmes STIKK)

  • Plani për kontingjenca dhe “rruga kritike”

Largimi i aftësisë intelektuale

  • Shtimi i masave mbështetës në fushën e shkollimit në TI

  • Zgjerimi i shërbimit për punësim të studentëve

  • Fushata për ngritje të vetëdijesimit dhe organizime informuese për atraktivitetin dhe mundësitë e industrisë së TI në Kosovë

  • Implementimi i stimulimeve specifike tatimore

Rritje e madhe e shpenzimeve të punës

  • Shtimi i masave mbështetëse në fushën e shkollimit në TI

  • Promovimi i shkollimit profesional për TI

  • Përfitimi nga zhvillimi demografik në Kosovë

Rritja e konkurrencës rajonale

  • Rritja e investimit në përsosmëri dhe cilësi të kompanisë

  • Rritje e shtuar e diferencimit dhe fokusit

  • Krijimi i aleancave strategjike (p.sh. iniciative e EJL në TI)

Çështja e menaxhimit të rrezikut ka qenë drejtpërdrejtë e adresuar b renda Strategjisë së TI në Kosovë përmes disa masave duke përfshirë qasjen e shkathët, ambient me shumë palë interesi, implementimin e strategjisë kolaborative, buxheti për mbështetje të shumëllojshme dhe përqendrimi në masave mbështetëse financiarisht të qëndrueshme

Gjithashtu, monitorimi dhe vlerësimi për Strategjinë e TI në Kosovë është krijuar specifikisht për të mbështetur menaxhimin e rrezikut duke detektuar dhe analizuar rreziqet e mundshme për industrinë e TI në Kosovë sa më herët që të jetë e mundur dhe duke mbështetur zhvillimin e shpejtë dhe angazhimin e kundërmasave efektive.



    1. Download 10,17 Mb.

      Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   29   30   31   32   33   34   35   36   37




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish