Metodologjia specifike për zhvillim dhe implementim të Strategjisë së TI në Kosovë (shih kapitullin 2), bazuar në parimet e bashkëpunimit dhe shkathtësisë, ka për qëllim krijimin e “sistemit të integruar të mësimnxënies” i cili do të ndihmon përmirësimin e vazhdueshëm dhe përshtatje fleksibile të strategjisë kushteve të ndryshueshme të tregut dhe trendeve teknologjike.
Baza për një sistem të tillë bashkëpunues të mësimnxënies është menaxhimi i njohurve duke mundësuar integrim dhe aplikim të njohurive nga anëtarët e grupit punues, Komisionit Drejtues, bordit këshillues dhe partnerëve të jashtëm. Gjithashtu, informatat nga monitorimi dhe vlerësimi do të inkorporohen në kapitullin vijues (shih kapitullin 6).
Sipas Grantit, menaxhimi i njohurive mund të definohet si në vijim:
“Menaxhimi i njohurive i referohet proceseve dhe praktikave përmes cilave organizatat krijojnë vlera nga njohuritë.”35
Ekzistojnë lloje të ndryshme të njohurive duke përfshirë njohuritë implicite, eksplicite dhe njohuritë organizative. Derisa njohuritë implicite të cilat mund të përshkruhen si njohuri bazike janë parimisht të nënkuptuara dhe të vështira për tu transferuar ndërmjet njerëzve, njohuritë eksplicite përbëhen prej fakteve, teorive dhe procedurave të cilat lehtë mund të kodifikohen dhe transferohen përmes individëve dhe hapësirës. Njohuritë organizative krijohen përmes bashkëveprimit dhe grumbullimit të informatave ndërmjet anëtarëve të një organizate apo grupi.
Në industri ku njohuritë janë intensive dhe dinamike siç është TI, menaxhimi i njohurive është një faktor i rëndësishëm konkurrues posaçërisht në lidhje me njohuritë teknike dhe të ashtuquajturat kapacitetet dinamike.
Për shkak të kompleksitetit dhe fushështrirjes, menaxhim efektiv i informatave dhe njohurive është tejet i rëndësishëm për implementim të suksesshëm të Strategjisë së TI në Kosovë brenda një ambienti bashkëpunues me shumë palë interesi. Duke pas këtë parasysh, grupi punues ka zhvilluar sistem specifik për menaxhim të njohurive për Strategjinë e TI në Kosovë që përbëhet prej gjashtë hapave apo elementeve të ndryshme:
Figure : Sistemi i menaxhimit të njohurive
Secili nga këta gjashtë elemente të sistemit për menaxhimin e njohurive përfshin masa specifike dhe mjete të cilat do të përshkruhen në tabelën në vijim:
Elementet e MNj
|
Masat dhe Mjetet
| -
Qëllimet e njohurisë
| -
Krijimi i njohurive organizative për Strategjinë e TI në Kosovë duke transformuar njohuri individuale të palëve të interesit në njohuri kolektive.
-
Internalizimi i njohurive të palëve të interesit të përfshirë në zhvillim dhe implementim të Strategjisë së TI në Kosovë
-
Krijimi dhe shpërndarja e njohurive relevante për implementim bashkëpunues të Strategjisë së TI në Kosovë dhe masa korresponduese mbështetëse (shtyllat 1-9)
-
Shfrytëzimi i efekteve të rrjetit dhe sinergjive
-
Krijimi i bazës për zhvillim të masave të reja, dhe mbështetje inovative
-
Fushat e njohurive: politika për promovim të TI, përsosmëria e kompanisë dhe kualiteti, promovimi i eksportit, zhvillimi i tregut vendor, shkollimi në TI, TI grupet dhe bashkëpunimi, ndërmarrësia, inovacioni dhe H&ZH të aplikuar, promovimi i investimeve, trendet teknologjike
| -
Identifikimi i njohurive
| -
Identifikimi i fushave të njohurive ekzistuese në mesin e palëve të interesit dhe krijimi i hartës së njohurive dhe MindMaps
-
Identifikimi i personave për resurse dhe ekspertëve
-
Identifikimi i zbrazëtirave të njohurive
| -
Krijimi dhe zhvillimi i njohurive
| -
Identifikimi i partnerëve shtesë për njohuri (universitete, institute kërkimore, TI grupe jashtë vendit etj)
-
Krijimi i njohurive shtesë brenda fushave të identifikuara të njohurive përmes punëtorive, konferencave, vizitave studimore, trajnimeve, bashkëpunimit me partnerë të jashtëm etj
-
Zhvillimi i Barometrit të TI industrisë në Kosovë në baza vjetore
| -
Ruajtja dhe organizimi i njohurive
| -
Definicioni i proceseve të njohurive (“kush çfarë bënë”)
-
Ruajtja e njohurive (bartësi / mediumi i njohurive): SharePoint i Strategjisë së TI në Kosovë, menaxherë të njohurive dhe persona të resurseve në secilin grup punues
-
Organizimi i shpërndarjes së njohurive
-
Krijimi i kulturës për këmbim të njohurive në mes të palëve të interesit dhe anëtarëve të Grupeve Punuese / ekipet e shkathëta
| -
Aplikacioni i njohurive
| -
Aplikacioni i njohurive për implementim të Strategjisë së TI në Kosovë
-
Promovimi i këmbimit të drejtpërdrejtë të njohurive ndërmjet grupeve punuese përmes takimeve të përbashkëta, trajnimeve etj.
-
Integrimi i STIKK anëtarëve në sistemin për menaxhim të njohurive
-
Përgatitja e shembujve të praktikave të mira
| -
Vlerësimi dhe komentet
| -
Definicioni i indikatorëve
-
Vlerësimi i arritjeve të qëllimeve të njohurive
-
Vlerësimi i sistemit për menaxhim të njohurive
-
Komentet e grupit punues për sistemin e menaxhimit të njohurive
-
Përmirësim i vazhdueshëm i sistemit për menaxhim të njohurive të Strategjisë së TI në Kosovë
|
Sistemi për menaxhim të njohurive i përshkruar më lart do të mundësoj krijimin e sistemit bashkëpunues për mësimnxënie për implementim të Strategjisë së TI në Kosovë duke mbështetur komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet palëve të interesit dhe grupeve punuese. Gjithashtu do të ndihmoj për komente dhe mësime të mësuara nga monitorimi dhe vlerësimi (shih kapitullin 6) në ciklin për zhvillim dhe implementim të shkathët të strategjisë.
SharePoint i Strategjisë TI në Kosovë do të shërbej si mjet kryesor dhe platformë për ruajtje të njohurive dhe organizim. Kjo pasqyron funksionalitetin specifik të SharePoint të përshkruar në kapitullin 5.5 që duhet të ndihmojë komunikim efektiv, informim dhe bashkëpunim ndërmjet anëtarëve të grupeve punuese – një faktor i rëndësishëm jo vetëm për menaxhim të njohurive por edhe për implementim të strategjisë. Pamjet në vijim paraqesin strukturën specifike të SharePoint të krijuar për të mbështetur menaxhimin e njohurive dhe informatave për implementim të Strategjisë së TI në Kosovë:
Dokumentet dhe menaxhimi i informacionit në bazë të shtyllave strategjike dhe fushave të menaxhimit të njohurive.
Figure : Menaxhimi i informacionit dhe njohurive me SharePoint
Veçoritë funksionale të SharePoint që janë më relevante për menaxhim të njohurive janë bibliotekat e dokumenteve dhe kërkimi (ruajtja dhe organizimi i njohurive) si dhe Wiki dhe bordet për diskutim (krijimi dhe zhvillimi i njohurive).
Në këtë kontekst, vlen të përmendet që komunikimi sy-me-sy dhe bashkëveprimi i drejtpërdrejtë ndërmjet palëve të ndryshme të interesit të përfshirë në implementim të Strategjisë së TI në Kosovë janë veçanërisht të rëndësishëm për menaxhim efektiv të njohurive. Bashkëveprimi personal ndërmjet anëtarëve të grupeve punuese, komisionit drejtues dhe bordit këshillues është gjithashtu i rëndësishëm për të eksternalizuar njohuritë implicite në njohuri eksplicite përmes diskutime dhe bashkëpunimit të ngushtë. Për këtë qëllim, menaxherët e njohurive do të caktohen për secilin grup punues dhe grupe speciale të shkathtësive për lëndë strategjike të TI (shih detyrën 6.10 në planin operacional).
Do'stlaringiz bilan baham: |