Republika e Kosovës Qeveria Ministria e Zhvillimit Ekonomik Strategjia e Kosovës për ti


Modeli i Procesit & Menaxhimi i Projektit



Download 10,17 Mb.
bet32/37
Sana10.02.2017
Hajmi10,17 Mb.
#2247
1   ...   29   30   31   32   33   34   35   36   37

Modeli i Procesit & Menaxhimi i Projektit


Organizimi i shkathët i theksuar në kapitullin paraprak është një strukturë e orientuar në proces. Duke pas parasysh faktin që ka shumë palë interesi të përfshirë ne implementim të Strategjisë së TI në Kosovë, një model efektiv i procesit është thelbësor.

Për të krijuar strukturë të duhur organizative dhe implementuar Strategjinë e TI në Kosovë, grupi punues ka definuar proceset në vijim:



Step

Aktiviteti

1

Krijimi i Komisionit Drejtues

2

Komisioni Drejtues krijon Grupet Punuese (1-9) dhe cakton Menaxherët e Grupeve Punuese

3

Komisioni Drejtues aprovon detyrat dhe buxhetin korrespondues (duke u bazuar në Planin Operacional)

4

Grupi Punues fillon implementimin e detyrës duke u bazuar në prioritete (1-3) dhe planprogram (diagrami Gantt)

5

Grupi Punues mban takimet mujore me ekipe (ekipe vet-menaxhuese)

6

Komisioni Drejtues mban takimin koordinues me menaxher të grupeve punuese çdo 3 muaj (raportimi dhe shqyrtimi i implementimit të detyrës bazuar në rezultate dhe indikatorë)

7

Komisioni Drejtues dhe Grupi Punues shqyrtojnë dhe përditësojnë PO (çdo 6 muaj)

8

Komisioni Drejtues aprovon përmbushjen e detyrave dhe aktiviteteve duke u bazuar në rezultate dhe indikator (“kryer”)

9

Përfundimi i implementimit

10

Monitorimi dhe Vlerësimi (M&V)

11

Rinisja e ciklit zhvillimor të strategjisë TI (shih metodologjinë për zhvillim të Strategjisë së TI në Kosovë)

Në kombinim më modelin e përgjithshëm dhe të përshtatshëm për implementim të strategjisë, një strukturë organizative e orientuar në proces do të ofronte shumë përparësi duke përfshirë më pak interfejs, më shumë fleksibilitet, më shumë bashkëpunim efektiv ndërmjet palëve të interesit si dhe efiqiencë dhe transparencë të shtuar. Përputhshmërisht, grupet punuese kanë elaboruar një model të procesit për implementim të Strategjisë së TI në Kosovë duke marr parasysh karakteristikat strukturore në industrisë TI në Kosovë si dhe qëllimet specifike dhe metodologjinë e strategjisë.

Diagrami në vijim pasqyron tërë modelin e procesit duke përfshirë procesin e implementimit, procesin mbështetës, procesin e komunikimit dhe procesin për kërkesë të ndryshimeve:



Figura 44: Modeli i përgjithshëm i proceseve për implementimin e Strategjisë së Kosovës për TI

Në përputhje me qasjen e shkathët të strategjisë (shih kapitullin 2), implementimi i planit operacional për Strategjinë e TI në Kosovë do të realizohet sipas modelit të procesit të shkathët duke u bazuar në Scrum.

Figura : Modeli i procesit Agil për implementimin e Strategjisë së Kosovës për TI

Në përputhje me planin operacional, ekipi i shkathët cakton detyrat dhe aktivitetet sipas shtyllave strategjike (p.sh. shkollimi në TI) për sprintit aktual (përsëritja). Të koordinuar dhe mbështetur nga menaxheri i shkathët / menaxheri i grupit punues, ekipi implementon detyrat e përzgjedhura dhe aktivitetet brenda një sprinti prej 4-8 javë duke përfshirë takimet e rregullta të scrum për shqyrtim të ecurisë dhe për të orkestruar aktivitetet. Procesi përsëritës apo sprinti përfundon me shqyrtim të sprintit dhe retrospektivë. Rezultatet e shqyrtimit janë përshkrim i dokumentuar i detyrave / ËP përshkrimet për të siguruar përmirësim të vazhdueshëm. Pas kësaj rifillon cikli.

Është e qartë puna efektive ekipore dhe menaxhimi i projekteve përbëjnë një parakusht të rëndësishëm për implementim të suksesshëm të Strategjisë së TI në Kosovë. Prandaj, grupi punues ka identifikuar elementet kryesore të punës efektive grupore si dhe mjetet e duhura për të mbështetur atë:



Figura : Elementet kyçe dhe mjetet e punës ekipore efektive

Burimi: Capgemini

Sa i përket menaxhimi të projektit, grupi punues ka identifikuar faktorët kryesor të suksesit si në vijim:



    • Objektiva të qartë

    • Ekipe / grupe punuese stabile

    • Angazhimi dhe besueshmëria

    • Komunikim i hapur

    • Gjuha e përbashkët (anglisht) për të përfshirë donatorët dhe ekspertët e jashtëm

    • Ambient bashkëpunues

    • Qëndrim proaktiv

    • Ekipe vet-organizuese dhe vet-menaxhuese

    • Fushështrirje e gjerë e kapaciteteve, aftësive dhe njohurive (ndërdisiplinor)

    • Metodologji efektive dhe mjete për mbështetje të bashkëpunimit

    • Mendje ekipore

Grupi punues ka vendosur të zhvilloj një manual konciz për implementim të Strategjisë së TI në Kosovë (“manuali për implementim”) duke përshkruar strukturën organizative, funksionet, proceset, mjetet, dokumentet dhe shabllonet që do të shfrytëzohen nga palët e interesit dhe anëtarët e ekipeve të përfshirë në implementimin e strategjisë.

    1. Download 10,17 Mb.

      Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   29   30   31   32   33   34   35   36   37




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish