1.4.Si ta përdorim këtë dokument (Struktura)
Ky dokument është strukturuar për të lejuar zhvillim efektiv dhe zbatim të strategjisë së Kosovës për TI në kuadër të kornizës së qasjes bashkëpunuese.
Sipas kësaj qasjeje, dokumenti është nën-ndarë në kapituj të cilët korrespondojnë me modulet dhe fazat e ndryshme të procesit bashkëpunues të zhvillimit dhe zbatimit të strategjisë. Këta kapituj apo module të strategjisë do të përshkruhen shkurtimisht në tabelën në vijim:
-
Hyrja
| | -
Metodologjia
| -
Sqarimi i parimeve themelore të strategjisë së Kosovës për TI si bashkëpunimi dhe shkathtësia e përshtatja (“Agile Light”)
-
Përshkrimi i metodologjisë, qasjes, organizimit, proceseve dhe mjeteve për zhvillimin e strategjisë
| -
Analiza
| -
Ofrimi i bazës analitike për tërë Strategjinë e Kosovës për TI
-
Analiza e brendshme e industrisë së TI-së në Kosovë (sfidat dhe mundësitë) dhe potenciali i tregut vendor
-
Analiza e jashtme e tregjeve të mundshme të synuara për eksport (kriteret e konsumatorëve dhe faktorët kyç të suksesit)
-
Baza për “përshtatje strategjike” ndërmjet aftësive të industrisë së TI-së në Kosovë dhe kërkesave të tregjeve të mundshme të synuara
| -
Zhvillimi i strategjisë
| -
Përkufizimi sistemit të vizionit dhe synimeve
-
Strategjia e përgjithshme e TI-së
-
Strategjia e rritjes
-
Përkufizimi i strategjisë së hyrjes në treg për tregjet strategjike të eksportit
-
Përkufizimi i shtyllave strategjike, detyrave dhe aktiviteteve (qasja me portofolio)
| -
Zbatimi i Strategjisë
| -
Plani operativ: detyrat janë duke u operacionalizuar në Pako të Punës (PP), përfshirë aktivitetet, rezultatet e pritshme, rezultatet e prodhuara, treguesit përgjegjësitë buxhetore etj.
-
Orari kohor që tregon kohën dhe renditjen e detyrave dhe aktiviteteve
-
Struktura organizative dhe proceset për zbatimin e përbashkët të strategjisë
-
Mjetet
-
Skenarët dhe menaxhimi i rrezikut
-
Menaxhimi i informatave dhe njohurive
| -
Monitorim i performansës dhe vlerësimi
| -
Sistemi i monitorimit dhe vlerësimit: monitorimi dhe vlerësimi i efektshmërisë dhe efikasitetit të zbatimit të strategjisë
-
Mjetet për monitorim dhe vlerësim
|
Dizajni dhe struktura specifike e strategjisë iu lejon akterëve në industrinë e TI-së në Kosovë që ta përdorin dokumentin si doracak për zhvillim dhe zbatim bashkëpunues të industrisë së TI-së në Kosovë. Kjo është duke u arritur përmes elementeve në vijim:
-
Struktura modulare: e lehtë për tu implementuar, përditësuar dhe përshtatur
-
Dokument fleksibil: i shkurtër dhe konciz
-
Elemente dhe diagrame grafike
-
Navigim i lehtë nëpër dokument
-
Menaxhimi dhe versioni i dokumentit mbështetet nga SharePoint-i i strategjisë së TI-së
-
Përqendrimi në planin operativ si instrument kryesor i menaxhimit për zbatimin e strategjisë
Në këtë kontekst, kapitulli 2 është veçanërisht relevant, pasi që ai e përshkruan metodologjinë për zhvillim bashkëpunues të strategjisë së Kosovës për TI-në. Kjo metodologji mund të përdoret si hartë e rrugës apo “libër i recetave të gatimit” për miratimin, azhurnimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të Strategjisë së Kosovës për TI-në.
2.Metodologjia
Ky kapitull e përshkruan metodologjinë që është aplikuar nga grupi punues për strategji me qëllim ta zhvillojë Strategjinë e Kosovës për TI në bazë të qasjes bashkëpunuese.
Metodologjia specifike për shtjellimin e strategjisë së TI-së ka buruar nga analiza e thukët e faktorëve kyç të suksesit dhe sfidat për zhvillim të strategjisë së TI-së në Kosovë, që janë identifikuar nga anëtarët e grupit punues të strategjisë gjatë punëtorisë së përbashkët për planifikim të projektit:
Faktorët kyç të suksesit për zhvillimin e strategjisë së TI-së në Kosovë
|
Sfidat kyçe për zhvillim të strategjisë së TI-së në Kosovë
| -
Përfshirja e sektorit privat, qeverisë dhe akademisë (trekëndëshit) në procesin e zhvillimit të strategjisë
-
Kombinimi i zhvillimit të strategjisë me zbatimin paralel në kuadër të një qasje të shkathët
-
Sigurimi i përkushtimit nga të gjithë akterët, ku sektori privat është “shtytësi” kryesor
-
Ndryshimi i menaxhmentit dhe riprojektimi i procesit për ta mbështetur zhvillimin dhe zbatimin e strategjisë
-
Sigurimi i burimeve të mjaftueshme financiare për zbatimin e Strategjisë së Kosovës për TI
-
Diversifikimi i burimeve financiare për zbatimin e strategjisë (menaxhimi i rrezikut dhe plani rezervë)
-
Metodologjia e veçantë dhe mjetet për zhvillim dhe zbatim të strategjisë së TI-së
| -
Përfshirja dhe rreshtimi i akterëve të ndryshëm të industrisë së TI-së në Kosovë
-
Niveli i ulët i bashkëpunimit përbrenda industrisë lokale të TI-së
-
Ndërlikueshmëria dhe dinamika e industrisë së TI-së
-
Paqëndrueshmëria dhe shkalla e ndryshimit në tregjet e TI-së
-
Presionet nga konkurrenca gjithnjë e në rritje për shkak të globalizimit të industrisë së TI-së
-
Mungesa e politikave dhe strategjive të njëtrajtshme të TIK-së
-
Mungesa e burimeve për promovimin e industrisë së TI-së në Kosovë
-
Mungesa e të dhënave dhe informatave të besueshme statistikore për industrinë e TI-së në Kosovë
-
Mungesa e inteligjencës së tregut lidhur me tregjet e mundshme për eksport
-
Kapacitetet institucionale dhe struktura mbështetëse joadekuate
-
Mungesa e njohurive për strategjinë e TI-së
|
Arsyet për përfshirjen e metodologjisë në dokumentin strategjik janë që të ofrojë udhëzues dhe “doracak” për përshtatjen, zhvillimin e mëtutjeshëm dhe përmirësimin e vazhdueshëm të Strategjisë së Kosovës për TI-në në të ardhmen. Kjo është edhe më e rëndësishme pasi që industria shumë konkurruese dhe dinamike e TI-së kërkon strategji inovative dhe të orientuara kah e ardhmja, që mund të përshtatet në mënyrë fleksibile ndaj trendeve të ndryshimit në treg dhe teknologji.
Në bazë të qasjes së integruar për promovimin e sektorit të TI-së të GIZ-it4 dhe faktorëve të suksesit e sfidave të përmendura më lartë, grupi punues për strategjinë e ka shtjelluar një metodologji specifike për zhvillimin (dhe zbatimin) e strategjisë së Kosovës për TI-në e cila i merr para sysh karakteristikat strukturore të industrisë së TI-së në Kosovë. Ky diagram e ilustron metodologjinë:
Figura : Pamja e pëgjithshme : Metodologjia për zhvillimin e bashkëpunimit së Strategjisë së Kosovës për TI
Metodologjia përbëhet nga disa elemente kyçe, përfshirë 8 parime strategjike, qasjen dhe fazat si dhe modulet e strategjisë, strukturën organizative, proceset dhe mjetet. Këto elemente kyçe të strategjisë së Kosovës për TI-në do të përshkruhen në më shumë detaje në pjesët në vijim të këtij kapitulli.
Do'stlaringiz bilan baham: |