1.2.Qëllimi dhe objektivat e dokumentit
Qëllimi i këtij dokumenti është që të shtjellojë një strategji specifike për promovimin e zhvillimit të industrisë së TI-së në Kosovë në mënyrë që të arrihet vizioni dhe synimi i përgjithshëm në vijim:
Vizioni:
|
Promovimi i transformimit digjital dhe mbështetja e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt shndërrimit në ekonomi të bazuar në njohuri.
|
Synimi i përgjithshëm:
|
Që të bëhet shtytës kryesor për rritje ekonomike, punësim dhe inovacion deri në vitin 2020 përmes rritjes së konkurrueshmërisë ndërkombëtare të industrisë së TI-së në Kosovë të bazuar në ekselencë digjitale.
|
Përfituesi kryesor dhe grupi i synuar i strategjisë është industria e TI-së në Kosovë. Temat e ndërlidhura si infrastruktura e TI-së dhe e-qeverisja janë mbuluar nga strategji tjera.
Ideja kryesore e strategjisë së Kosovës për TI është që forcimi i sektorit të TI-së në Kosovë është detyre mjaftë e ndërlikuar andaj, kërkon qasje të përbashkët që i përfshinë të gjithë akterët relevant, si kompanitë e TI-së, shoqatat, ministritë, universitetet dhe donatorët. Prandaj, strategjia e Kosovës për TI është zhvilluar nga grupi i përbashkët punues i cili ka përfshirë përfaqësues nga të gjithë akterët relevant, të cilët punën e vet e kanë bazuar në këtë arsyetim dhe motivim:
-
Të shtjellojnë së bashku një dokument strategjik i cili definon politika, masa dhe veprime konkrete për të rritur konkurrueshmërinë ndërkombëtare të industrisë Kosovare të TI-së në mënyrë sistemike dhe të qëndrueshme.
-
Të zhvillojë strategjinë e Kosovës për TI në mënyrë që të ofrojë udhëzime praktike dhe të orientuara kah qëllimi dhe një hartë të rrugës për bashkëpunimin e orientuar kah rezultatet për industrinë e TI-së në Kosovë.
-
Të përdorë procesin e zhvillimit të strategjisë dhe dokumentin që buron nga ai si mjet bashkërendues i cili i bashkon akterët relevant dhe e ushqen të mësuarit e përbashkët dhe bashkëpunimin në kuadër të industrisë së TI-së në Kosovë.
-
Të planifikohen dhe zbatohen së bashku detyra dhe aktivitete të cilat bizneset individuale asnjëherë nuk do të mund t’i trajtonin vetëm.
-
Të përmirësohet bashkimi i akterëve, ndarja e burimeve dhe efikasiteti në promovimin e sektorit të TI-së në Kosovë.
Si përmbledhje mund të thuhet që ky dokument është zhvilluar nga industria e TI-së në Kosovë, për industrinë e TI-së në Kosovë, me një qasje bashkëpunuese ku janë përfshirë shumë akterë.
Strategjia dhe plani korrespondues operativ janë përgatitur në pajtim me dokumentet dhe strategjitë në vijim të Republikës së Kosovës:
-
Udhëzimi Administrativ nr. 02/2012 për procedurat, kriteret dhe metodologjinë e përgatitjes dhe miratimit të dokumenteve strategjike dhe planeve për zbatimin e tyre.
-
Strategjia Nacionale për Zhvillimin e Shoqërisë Informative të Kosovës, për periudhën 2006–2012.
-
Politika të Sektorit të Komunikimeve Elektronike – Agjenda Digjitale për Kosovën 2013-2020.
-
Strategjia për Qeveri Elektronike 2009-2015.
-
Strategjia e të mësuarit ne internet për Kosovë 2010 – 2015.
Pasi që industria e TI-së është sektor shumë dinamik, qëllimi i kësaj strategjie nuk është që ta definojë një sistem statik në mbështetje të masave të cilat janë gdhendur në gurë, por që të shërbejë si udhëzim strategjik dhe hartë e rrugës që mund t’i përshtatet në mënyrë fleksibile tregjeve që ndryshojnë vazhdimisht dhe trendëve teknologjik. Rrjedhimisht, ky dokument e përkufizon një sistem të integruar të politikave strategjike dhe masave që duhet të vlerësohen dhe ndryshohen rregullisht e të përmirësohen për të siguruar efektshmërinë e saj.
1.3.Përqendrimi i industrisë & klasifikimi
Ekzistojnë shumë klasifikime dhe përkufizime të ndryshme për industrinë e TI-së (p.sh. ISIC REV. 4 UNSPSC, etj.). Një që përdoret dhe pranohet në masë të gjerë është sistemi i klasifikimit i Observatorit Evropian të Teknologjisë Informative (EITO), që do të përdoret për qëllim të kësaj strategjie. Tabela në vijim paraqet një pasqyrim të klasifikimeve të industrisë së TI-së sipas OETI-së:3
Segmentet e tregut të TI-së
|
Nën-segmentet
|
Softueri
|
Infrastruktura e sistemit
Zhvillimi dhe shpërndarja e aplikacionit softuerik
Aplikacionet
|
Shërbimet e TI-së
|
Projektet
Kontraktimi (excl.BPO)
Mbështetja dhe shpërndarja
Shërbimet BPO (përfshirë konsulencën për biznese)
|
Pajisjet e TI-së
|
Serverët, Hapësira e ruajtjes së të dhënave, Stacionet e punës, Kompjuterët , Kompjuterët Portativë, Netbukat, Kompjuterët portativë të konsumatorëve, Kompjuterët portativë të bizneseve, Kompjuterët Desktop, Kompjuterët Desktop të Konsumatorëve, Kompjuterët Desktop të Bizneseve, Tabletët e Mediave, Printerët me shumë funksione, Pajisjet tjera të TI-së
|
Strategjia e Kosovës për TI është përqendruar në softuerë dhe shërbime të TI-së për shkak të konsideratave në vijim:
-
Shumica e Kompanive Kosovare të TI-së janë aktive në fushën e softuerit dhe shërbimeve të TI-së.
-
Aktualisht, nuk ka asnjë kompani Kosovare që prodhon pajisje/harduer të TI-së.
-
Zhvillimi i softuerëve dhe shërbimeve të TI-së kërkon punë dhe njohuri intensive. Investimi i kërkuar kapital, përfshirë mjetet për zhvillimin e harduerit dhe softuerit janë krahasimisht të ulëta dhe nuk përbëjnë barrierë për fillim të procesit si në fushat tjera të teknologjive informative (në fushën e harduerit dhe telekomunikimeve). Prandaj, shërbimet e softuerit dhe TI-së gjenerojnë vlerë të shtuar të lartë ekonomike dhe mundësojnë rritje ekonomike, gjenerim të të hyrave dhe promovim të punësimit prandaj, janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e industrisë së TI-së dhe ekonomisë së Kosovës në përgjithësi.
Për sa i përket Strategjisë së Kosovës për TI, duhet të theksohet vështirësia gjithnjë e më e madhe e ruajtjes së dallimit ndërmjet segmenteve specifike të TI-së dhe nën-segmenteve, pasi që produktet softuerike janë shpesh afërsisht të integruara me shërbimet e TI-së. Në fakt, shumë komani kosovare të TI-së ofrojnë produkte softuerike dhe shërbime të TI-së. Përveç kësaj, teknologjitë dhe segmentet e tregut janë duke u bashkuar, veçanërisht në fushat e kompjuterëve bartës, programeve të cloud-it dhe softuerëve të ngjitura për produkte. Andaj, kufiri ndërmjet segmenteve të ndryshëm të tregut dhe nën-segmenteve është duke u bërë gjithnjë e më i padukshëm dhe është në dyndje të vazhdueshme. Kjo konvergjencë e teknologjive të ndryshme informative dhe të komunikimit si dhe segmentet e tregut gjithashtu reflektohet edhe në termin “digjital” i cili do të përdoret mjaftë shumë në këtë dokument.
Për hir të qartësisë, përdorimi i termit “industri e TI-së” në këtë dokument do t’i referohet si shërbimeve të softuerit ashtu edhe atyre të TI-së.
Do'stlaringiz bilan baham: |