Programi mësimor arsimi profesional



Download 172,1 Kb.
bet1/11
Sana17.03.2017
Hajmi172,1 Kb.
#4727
  1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Programi mësimor

ARSIMI PROFESIONAL


Infermier i

Përgjithshëm


Kosovë 2013PËRMBAJTJA




  1. Parathënie




  1. Korniza e programit mësimor profesional për profilin “Infermier I përgjithshëm” .




  1. Programet e lëndëve profesionale dhe përshkruesit e moduleve të praktikave profesionale.

a) Programet e lëndëve profesionale, kl. 10.

  1. Anatomi me fiziologji

  2. Parimet e kontrollit të infeksionit

  3. Kujdes shëndetësor

  4. Shëndeti dhe sëmurjet te njeriu


b) Përshkruesit e moduleve të praktikave profesionale, kl. 10.

  1. Struktura anatomike dhe funksionet fiziologjike të organizmit

  2. Mjetet, aparatet dhe pajisjet në kabinetin e kujdesit shëndetësor

  3. Analizat laboratorike, rëntgenologjike dhe diagnostikuese te sëmundjet emergjente


c) Programet e lëndëve profesionale, kl. 11.

  1. Parimet e kontrollit të infeksionit

  2. edukim shëndetësorë

  3. Psikologjia e njeriut

  4. Farmakologji me dozologji

  5. Kujdesi shëndetësorë

  6. Kirurgjia me përkujdesje

  7. Etika në shëndetësi

  8. Shëndeti dhe sëmurjet te fëmijët


d) Përshkruesit e moduleve të praktikave profesionale, kl. 11.

1. Analizat laboratorike, rëntgenologjike dhe diagnostikuese në kirurgji



  1. Zbatimi praktik i metodave për kontrollin e infeksionit

  2. Ekzaminimi i fëmijës gjatë fazave të zhvillimit


e) Programet e lëndëve profesionale, kl. 12.

  1. Kujdes shëndetësor

  2. Gjinekologji me obstetrikë

  3. Neuropsikiatri me kujdes


f) Përshkruesit e moduleve të praktikave profesionale, kl. 12.

  1. Përkujdesja për gruan, lehonën në gjinekologji

  2. Përkujdesja për të sëmurët me çrregullime neuropsikiatrike



  1. Literatura e rekomanduar


VI. Struktura e sistemit të arsimit në Kosovë


  1. PARATHENIE

Shoqëritë bashkëkohore arsimin e konsiderojnë ndër pasuritë më të rëndësishme të njerëzimit dhe përpiqen të gjurmojnë potencialin e tij të plotë, në mënyrë që t’u ndihmojnë njerëzve të ballafaqohen me sfidat e botës së sotme.

Pas një krize të gjatë, shoqëria kosovare sot ballafaqohet me një sfidë të re për t’iu bashkangjitur rrjedhave aktuale të zhvillimit ndërkombëtar. Në sferën e arsimit, reforma e planprogramit është një reagim ndaj zhvillimeve të reja në shoqërinë kosovare. Procesi i reformës së planprogramit synon rritjen e cilësisë së arsimit dhe barazisë në gëzimin e dobive që ofron ai për të gjithë nxënësit dhe inkuadrimin e sistemit të arsimit në rrjedhat aktuale që kanë të bëjnë me reformat e arsimit në sistemet tjera të përparuara. Nevojat e përhershme për ristrukturimin e shkollimit dhe për ripërkufizimin e qëllimeve dhe objektivave të tij, lidhen me ndryshimet që shfaqen në shoqëri, ekonomi, politikë, shkencë e teknologji.

Në planprogramet për arsimin profesional të Kosovës gjerësia dhe thellësia e formimit të nxënësve shikohen si një proces integral që përmbledhë dimensionin e përgjithshëm të njeriut, dimensionin shoqëror të qytetarit dhe dimensionin profesional të punëtorit, të pajisur me dije, shprehi dhe vlera të shumëfishta. Nxënësit do të ndjekin lëndë të përgjithshme dhe profesionale. Në këtë mënyrë, MASHT synon të zhvillojë një kulturë të përgjithshme unike për të gjithë nxënësit që përfundojnë shkollat profesionale.

Programet e reja të lëndëve të përgjithshme, së bashku me ato të lëndëve e të praktikave të ndryshme profesionale, do të sigurojnë një formim bashkëkohor, sa i përket kulturës së përgjithshme dhe profesioneve të ndryshme gjatë tri viteve të shkollimit profesional, duke synuar të përgatisin brezin e ri si qytetarë të ardhshëm të një shoqërie të lirë e demokratike, të aftë për t’u ballafaquar me sfidat e zhvillimit kulturor e ekonomik dhe me kërkesat e tregut të punës, kërkesave universitare në shkallë vendi, rajoni e më gjerë.

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe Teknologjisë i fton të gjithë mësimdhënësit dhe drejtuesit e shkollave profesionale, specialistët, prindërit, nxënësit dhe të gjithë të interesuarit për zhvillimin e sistemit të Arsimit të Mesëm të Lartë Profesional të Kosovës të japin ndihmesën e tyre për ngritjen e nivelit të këtyre shkollave në nivel të shkollave përkatëse evropiane e më gjerë, sa u përket parametrave e standardeve.

Shfrytëzojmë rastin ti falënderojmë të gjithë ata ekspertë që me përkushtim të madh punuan në rishikimin e planprogrameve ekzistuese.




Korniza e programit mësimor profesional

ARSIMI PROFESIONAL


Infermier i

Përgjithshëm

Klasa e X-të



Korniza e programit mësimor profesional
Lëmi: Shëndetësi

Profili: Infermier i përgjithshëm


  1. Njoftime të përgjithshme për shkollimin


1. Struktura e shkollimit
Arsimimi në profilin mësimor “Infermier i Përgjithshëm” trajtohet në kuadrin e shkollimit të mesëm të lartë dhe ofrohet në shkollat profesionale:

  • arsimimi profesional, me kohëzgjatje tri vite mësimore (kl. 10,11 dhe 12), i përgatit nxënësit për të fituar një kualifikim profesional që u mundëson atyre integrimin në tregun e punës si dhe vazhdimin e studimeve në shkallë më të larta. Jep një certifikatë të përgatitjes profesionale të nivelit të punonjësit të kualifikuar dhe mundëson të drejtën për t’ju nënshtruar testit të maturës , e cila ju lejon nxënëseve kalimin edhe në studimet universitare.

Ky dokument përmban kurrikulin e profilit mësimor Infermier i përgjithshë  dhe është i strukturuar në lëndë mësimore (teorike) dhe module mësimore (praktike) të ndara në tri grupe kryesore:

  • grupi i lëndëve të përgjithshme, që synojnë formimin shkencor/humanitar të nxënësve për të lehtësuar integrimin e tyre në shoqëri si dhe vazhdimin e shkollimit të mëtejshëm.

  • grupi i lëndëve teorike-profesionale, që synojnë konsolidimin te nxënësit, të koncepteve shkencore, si dhe bëjnë njohjen e tyre me proceset teknike-teknologjike që lidhen me profesionin e Infermier i Përgjithshëm.

  • grupi i moduleve të praktikës profesionale, që synojnë përgatitjen e nxënësve me kompetencat praktike të nevojshme për t’u integruar me sukses në tregun e punës.


2. Qëllimet e përgjithshme të shkollimit
Qëllimi kryesor i shkollimit për Infermier i Përgjithshëm është zhvillimi i personalitetit të nxënësve për t’u inkuadruar në një shoqëri demokratike si qytetarë aktivë e kompetentë, si dhe për t’u angazhuar me sukses në tregun e punës gjithnjë në ndryshim. Sfida të rëndësishme për arritjen e këtij qëllimi janë dhe zhvillimi te nxënësit i ndjenjës së vet besimit, kultivimi i vullnetit të lirë në marrjen e vendimeve, nxitja e gatishmërisë për të nxënë gjatë gjithë jetës dhe për t’u zhvilluar individualisht në drejtimet emocionale, intelektuale dhe profesionale.

Për të realizuar këto qëllime, është e nevojshme që shkolla profesionale t’u krijojë nxënësve:




  • Mundësitë e përshtatshme për të nxënë pavarësisht nga gjinia, raca, etniteti dhe aftësitë fizike e mendore;

  • Mundësi për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë, shprehitë dhe qëndrimet/vlerat, të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit e aftësimit profesional të mëtejshëm;

  • Kushte për të njohur dhe zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë e të ruajtjes së mjedisit, në përputhje me standardet ndërkombëtare;

  • Kushte për t’u njohur me teknologjitë dhe proceset teknologjike aktuale e të perspektivës, në fushën e Ndihmës infermier i përgjithshëm;

  • Lehtësi për të kuptuarit e mjedisit shoqëror dhe ekonomik, lokal, kombëtar dhe rajonal, si dhe për të qenë të vetëdijshëm për rolin që mund të luajnë në shoqëri.

  • Mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e disiplinës, kuriozitetin intelektual dhe vlerat morale;

  • Kushte për t’u zhvilluar psiqikisht dhe fizikisht, për të përballuar vështirësitë që do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme profesionale.

  • Mbështetje për te çmuar me realizëm vlerat dhe potencialin e tyre dhe për të marrë përgjegjësi në procesin e zhvillimit të tyre të vazhdueshëm personal dhe profesional.

  • Mbështetje për të zhvilluar format e bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë nëpërmjet përvojës së punës praktike.

  • Mundësi për t’u njohur me zhvillimet perspektive të profesionit të tyre, të para këto në kontekstet e integrimit Evropian.




    1. Grupi të cilit i drejtohet shkollimi

Shkollimin për “Infermier i Përgjithshëm”, mund ta ndjekin të gjithë të rinjtë dhe të rejat të cilët kanë përfunduar me sukses arsimin e detyruar nëntëvjeçar, janë në moshë deri 24 vjeç dhe zotërojnë aftësi shëndetësore (fizike e mendore) të mjaftueshme për të kryer këto nivele shkollimi.

Në raste të veçanta, kur kërkesat për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se sa kapacitetet reale të shkollave profesionale, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) përgatit udhëzime të veçanta me kritere pranimi të posaçme për këto shkolla.


    1. Mundësitë e shkollimit të mëtejshëm

Përfundimi me sukses i shkollimit për profilin mësimor “Infermier i Përgjithshëm, i lejon nxënësve për të fituar diplomën e maturës profesionale, me të drejtë kalimi në shkollimin e lartë universitar, si dhe në at passekondar.




    1. Mundësitë e punësimit

Shkollimi në profilin “Infermier i Përgjithshëm”, i referohet punëve në sektorin e shëndetësisë që janë aktuale. Nisur nga kjo, Infermier i Përgjithshëm mund të punësohet në institucione shëndetësore publike dhe private që ofrojnë shërbime shëndetësore.



I.Kompetencat e fituara nga nxënësit në përfundim të shkollimit


      1. Kompetencat e përgjithshme

Ndjekja e shkollimit në profilin mësimor “Infermier i Përgjithshëm, do të zhvillojë te nxënësit një tërësi kompetencash të përgjithshme të cilat do t’i shërbejnë atij në përvetësimin e me efektivitet të programit mësimor, zhvillimin në nivelin e kërkuar të kompetencave profesionale dhe integrimin e mëtejshëm në shoqëri dhe në tregun e punës gjithnjë në ndryshim. Kështu, nxënësi do të jetë i aftë:

  • Të komunikojë në mënyrë korrekte, me shkrim dhe me gojë, për të shprehur mendimet e ndjenjat e tij dhe për argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.

  • Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme (përfshirë dhe ato të kompjuterizuara) të mbledhjes dhe shfrytëzimit të informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional.

  • Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në zgjidhjen e situatave të ndryshme problemore që do të ndeshë në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.

  • Të manifestojë qasje të një kritike konstruktive ndaj zhvillimeve profesionale, personale dhe shoqërore.

  • Të nxisë potencialin e tij të brendshëm për kërkim të vazhdueshëm në drejtim të zgjidhjeve të reja, më efektive.

  • Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e integrimeve lokale, rajonale dhe globale.

  • Të manifestojë guxim dhe iniciativë në marrjen e përgjegjësisë për të ardhmen e tij.

  • Në kontekstin e pavarësisë në vendim-marrje, të tregojë vet-kontroll në ushtrimin e veprimtarive të tij.

  • Të organizojë drejt procesin e të nxënit e tij dhe të shfaqë gatishmërinë e vullnetin për një të nxënë që zgjat gjithë jetën.

  • Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojë aktivisht në arritjen e objektivave të pranuara.

  • Të vlerësojë dhe vet-vlerësojë nisur nga kritere të drejta, si bazë për të përmirësuar dhe çuar më tej arritjet.



    1. Kompetencat profesionale

Me përfundimin e suksesshëm të shkollimit trevjeçar në Profilin mësimor “Infermier i Përgjithshëm”, nxënësi do të jetë i aftë të ushtrojë këto kompetenca profesionale:

- përshkruan strukturat themelore anatomike dhe funksionet fiziologjike

të organizmit të njeriut

- zbaton rregullat e dokumentimit në infermieri

- zbaton rregullat për kujdesin shëndetësor ndaj fëmijës

- dallon metodat laboratorike dhe diagnostikuese

- zbaton parimet e sepsës dhe antisepsës

- përshkruan simptomat e sëmundjeve sipas sistemeve dhe kujdeset ndaj tyre

- zbaton rregullat për kujdesin e shëndetit mental të pacientit

- përdorë drejtë aparatet, pajisjet dhe të kujdeset për to

- zbaton parimet për mbrojtjen e shëndetit dhe dhënien e ndihmës së parë

- kujdeset për ambient të sigurt pune, parasheh rreziqet në kontakt me makinat, aparatet



dhe lëndët përpunuese,

  • aplikon masat mbrojtëse në punë.



II.Plani mësimor për profilin “ Infermier i përgjithshëm”


Nr.

Lëndët dhe modulet mësimore




Niveli i parë




Klasa e X

Klasa e XI

Klasa e XII

A

Lëndët e përgjithshme të obliguara


525 (15)

525 (15)

480 (15)

1

Gjuhë shqipe dhe letërsi

105 (3)

105 (3)

96 (3)

2

Gjuhë angleze

70 (2)

70 (2)

64 (2)

3

Matematikë aplikative

70 (2)

70 (2)

64 (2)

4

Ekonomi me ndërmarrësi

-

-

32 (1)

5

Teknologjia e informimit dhe komunikimit

70 (2)

70 (2)

32 (1)

6

Edukatë fizike

70 (2)

70 (2)

64 (2)

7

Gjuhë e dytë e huaj

35 (1)

35 (1)

-

8

Fizikë

35 (1)

35 (1)

-

9

Kimi

35 (1)

35 (1)

64 (2)

10

Biologji

35 (1)

35 (1)

64 (2)

B

Lëndët profesionale


7

8

5

1

Anatomi &Fiziologji

70 (2)

-

-

2

Parimet e kontrollit të infeksionit

35 (1)

35 (1)

-

3

Edukimi shëndetësor

35 (1)

-

-

4

Psikologjia profesionale e të rriturve

-

35 (1)

-

5

Farmakologji me nozologji

-

35 (1)

-

6

Kujdesi shëndetësor

35 (1)

35 (1)

32 (1)

7

Shëndeti dhe sëmundjet te njeriu

70 (2)

-

-

8

Kirurgji me përkujdesje

-

35 (1)

-

9

Gjinekologji me Obstetrikë

-

-

64 (2)

10

Etika në shëndetësi

-

-

32 (1)

11

Shëndeti dhe sëmundjet te fëmijët

-

35 (1)

-

12

Neuropsikiatria me kujdes

-

-

32 (1)

13

Mikrobiologji

-

70 (2)

-

C

Modulet e praktikës profesionale


9

9

12

1

Struktura anatomike dhe funksionet fiziologjike të organizmit

70 (2)

-

-

2

Mjetet,aparatet dhe pajisjet në kabinetin e kujdesit shëndetësor

35 (1)

-

-

3

Përkujdesja dhe trajtimi i të sëmurëve me sëmundje të brendshme

245 (7)

-

-

4

Përkujdesja dhe trajtimi i të sëmurëve në kirurgji

-

175 (5)

-

5

Zbatimi praktik i metodave për kontrollin e infeksionit

-

105 (3)

-

6

Përkujdesja, ekzaminimi dhe trajtimi i fëmijës gjatë fazave të zhvillimit

-

35 (1)

-

7

Përkujdesja për gruan, lehonën në gjinekologji

-

-

288 (9)

8

Përkujdesja për të sëmurët neuropsikiatrik

-

-

96 (3)

9

Njohja me punën praktike në laboratorin mikrobiologjik

-

-

-

Gjithsej orë në jave (B+C)

595 (17)

595 (17)

576(17)

E

Gjithsej orë në javë

1120 (32)

1120 (32)

1024 (32)



IV. Udhëzime për zbatimin e Kornizës së programit mësimor profesional:
Programet e hollësishme të lëndëve të përgjithshme parashtrohen në një dokument të veçantë të MASHT.

Javët mësimore sipas klasave:



  • Klasa 10 – 35 javë; Klasa 11 – 35 javë (niveli I);

  • Klasa 12 – 32 javë (niveli II).

Java mësimore (5 ditë mësimore) përmban 30 – 32 orë mësimore.

Një orë mësimore ka 45 minuta.

Një orë praktike zgjatë 60 minuta.

Puna praktike në laborator duhet ti ketë 24 orë.

Puna praktike në ekonomi të shkollës, ndërmarrje, industri, firma ushtrimore etj., duhet ti ketë 20 orë pune me nga 60 minuta.

Si njësi e ngarkesës mësimore për praktikat mësimore profesionale do të përdoret krediti (K), i cili do të jetë i barasvlershëm me 10 orë mësimore (1 ditë praktikë mësimore). Rekomandohet që praktikat profesionale të realizohen ditore (6 orë në ditë), si më poshtë:

Klasa 10: Praktikë – 1 ditë në javë dhe Teori – 4 ditë në javë

Klasa 11: Praktikë – 1.5 ditë në javë dhe Teori – 3.5 ditë në javë

Klasa 12: Praktikë – 2 ditë në javë dhe Teori – 3 ditë në javë

Rekomandohet që modulet praktike për çdo vit mësimor, të realizohen në përputhje me radhën e paraqitur në planin mësimor. Shkollat profesionale, në varësi nga kushtet dhe situatat e veçanta në të cilat ndodhen, mund të bëjnë ndryshime të radhës së trajtimit të moduleve mësimore praktike, gjithnjë duke synuar të mos e dëmtojnë procesin e përvetësimit të tyre.

Shkolla duhet të mundohet që modulet praktike t’i realizojë në formë të bllok-orëve, si e vetmja mënyrë e zbatimit të suksesshëm të metodës me projekte. Kjo duhet të realizohet kah fundi i vitit mësimor.

Mbështetur në kapitujt dhe temat mësimore të paraqitura në programet e detajuara të lëndëve profesionale, mësuesit e lëndëve teorike profesionale bëjnë planifikimin e njësive mësimore përkatëse.

Mbështetur në përshkruesit e moduleve të praktikave profesionale, mësuesit e praktikave profesionale përgatisin plane më të detajuara ku parashtrohen veprimtaritë praktike konkrete. Njëkohësisht, ata përgatisin instrumentet e vlerësimit për çdo rezultat mësimor të paraqitur në përshkruesit e moduleve.

Vlerësimi përfundimtar i nxënësve, në mbarim të secilës prej të dy shkallëve të përgatitjes në Profilin “Infermier i Përgjithshëm”, do të organizohet në formë provimesh, të fokusuara në tri drejtime kryesore:


  • Provimi për lëndët e kulturës së përgjithshme.

  • Provimi i integruar për lëndët e teorisë profesionale.

  • Provimi i integruar për praktikën profesionale.

Rezultatet e provimeve do të pasqyrohen në diploma përkatëse të përfundimit të shkollimeve profesionale në të dy shkallët e përgatitjes.

Modalitetet e vlerësimit të nxënësve me nota, të provimeve përfundimtare dhe të përmbajtjes së diplomës përcaktohen me udhëzime të veçanta të MASHT.


V. Udhëzime të përgjithshme didaktike
Mësuesit e lëndëve teorike profesionale dhe të praktikave profesionale duhet të përzgjedhin dhe përdorin forma dhe metoda mësimdhënieje të tilla që të nxisin maksimalisht të nxënit aktiv të nxënësve dhe të çojnë në krijimin tek ata, të kompetencave sociale e profesionale, të plota dhe të qëndrueshme.

E rëndësishme është që planifikimi i mësimdhënies të bazohet në një proces analize fillestare, i cili të marrë parasysh faktorë të tillë të rëndësishëm si, niveli i hyrjes së nxënësve, përmbajtja e hollësishme e lëndëve të teorisë profesionale dhe e moduleve të praktikave profesionale, shkalla e integrimit të tyre, objektivat konkretë që do të arrihen, mundësitë reale që ka shkolla për realizimin e veprimtarive mësimdhënëse etj. Për këtë planifikim duhet një bashkëpunim i ngushtë i të gjithë personelit drejtues e mësimdhënës të shkollës.

Elementi kyç për arritjen e suksesit në një proces të nxëni, është motivimi i nxënësve. Njohja e vazhdueshme e nxënësve me shkallën e përmbushjes së objektivave nga ana e tyre, përbën një mekanizëm të fuqishëm motivimi, i cili duhet të shihet me përparësi nga mësuesit dhe instruktorët e praktikave.

Një element tjetër që ndihmon suksesin është integrimi i teorisë me praktikën e profesionit. Parimi i “të nxënit duke bërë” duhet të gjejë vendin e duhur në procesin e të mësuarit në shkollën profesionale që përgatit Ndihmës infermier i përgjithshëm.

Mësuesit dhe duhet të përdorin metoda të tilla të mësuarit që zhvillojnë jo vetëm njohuritë teorike, shkathtësitë dhe shprehitë praktike të nxënësve, por edhe qëndrimet e tyre ndaj jetës, punës dhe shoqërisë në përgjithësi. Puna në grup dhe Puna me projekte janë dy nga format bazë të organizimit të mësimit (teorik apo praktik) për të zhvilluar kompetencat kyçe, të nevojshme për zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me veprimtarinë profesionale në veçanti, dhe veprimtarinë sociale të qytetarit të ardhshëm, në përgjithësi.

Një parim tjetër që duhet respektuar nga mësuesit dhe instruktorët është fakti që të nxënit nuk ndodh vetëm në mjediset e shkollës, por edhe jashtë tyre. Dhënia e detyrave dhe puna kërkimore e pavarur e nxënësve ka një ndikim të dukshëm në formimin e tyre si profesionistë të ardhshëm.

Format dhe metodat e të mësuarit janë të shumta e të shumëllojshme dhe mësuesit, në konsultim të ngushtë me njëri-tjetrin duhet të përzgjedhin ato që janë më të përshtatshme për kontekstin e tyre konkret. Të tilla janë: ligjërata tradicionale, demonstrimi, zgjidhja e problemit teorik, ushtrimi praktik, projektet praktike, veprimtaritë në grupe të vogla etj. Rekomandohet që në përmbajtjet teorike të përdoren kryesisht ligjërata, zgjidhja e problemit teorik dhe demonstrimi, kurse në zbatimin e moduleve praktike të përdoren kryesisht demonstrimi nga instruktori, praktika e mbikëqyrur dhe praktika e pavarur e nxënësve (metoda katër shkallësh). Projektet praktike, sidomos ato që integrojnë kompetenca të lidhura me shumë aspekte të profesionit, janë një metodë që rekomandohet sidomos në stadet përmbyllëse të shkollimit. Në kushtet e mungesës së mjediseve reale të punës, duhet të synohet krijimi i mjediseve të simuluara të punës.

Për sa i përket vlerësimit të nxënësve, rekomandohet të përdoren metoda dhe instrumente vlerësimi që të nxisin përparimin e nxënësve, shmangin subjektivizmin në vlerësim dhe të pasqyrojnë arritjet reale të tyre. Me rëndësi është vlerësimi i vazhdueshëm dhe ai përfundimtar, ku format dhe instrumentet e vlerësimit përzgjidhen apo hartohen nga vetë mësuesit. Duhet të synohet vlerësimi i arritjeve i bazuar në kriteret, ku arritjet e nxënësit krahasohen me standardet e paracaktuara dhe të shmanget sa më shumë të jetë e mundur vlerësimi i bazuar në renditjen, ku nxënësit krahasohen me njëri-tjetrin. Format dhe instrumentet e vlerësimit që rekomandohen janë: pyetjet me gojë, pyetjet me shkrim, detyrat me shkrim, vëzhgimi i veprimtarisë së nxënësve, listat e kontrollit, projekte për vlerësim etj. Në veprimtaritë praktike, listat e kontrollit duhet të jenë instrumenti vlerësues që duhet të mbizotërojë. Mësuesi përzgjedh ato që janë më të përshtatshme, duke marrë parasysh kushtet konkrete. Edhe gjatë provimeve përfundimtare në teori profesionale dhe praktikë profesionale, në përputhje me udhëzimet përkatëse të MASHT, duhet të mbizotërojë vlerësimi i kompetencave të punës së nxënësve, të testuar në situata pune reale apo të simuluara.

Në përgjithësi, si për mësimdhënien, ashtu edhe për vlerësimin duhet të synohen forma e metoda që e vendosin nxënësin në qendër të veprimtarive mësimore dhe e shndërrojnë rolin e mësuesit nga lektor i thjeshtë, në një moderator, mbikëqyrës dhe vlerësues i veprimtarisë së nxënësve.
Programet e lëndëve profesionale dhe përshkruesit e moduleve profesional

ARSIMI PROFESIONAL

Klasa 10
Programet e lëndëve profesionale

Programi i lëndës
Anatomi me fiziologji”
Lëmi: Shëndetësi

Profili: Infermier i Përgjithshëm

Klasa: 10


I. Qëllimet e lëndës


Në përfundim të lëndës së zhvilluar në klasën e 10-të nxënësi duhet të:

  • Shpjegojë, përshkruajë dhe të dallojë pjesët e skeletit dhe topografinë e tyre të saktë.

  • Shpjegojë, përshkruajë dhe të dallojë muskujt e caktuar, funksionin e tyre në raport me skeletin dhe sistemet e organeve.

  • Shpjegojë rëndësinë e anatomisë topografike dhe raportet reciproke ndërmjet organeve dhe sistemeve të organeve të ndryshme.

  • Shpjegojë, përshkruajë përbërjen dhe funksionin e lëngjeve trupore dhe elementeve qelizore të gjakut si dhe rolin e tyre.

  • Shpjegojë, përshkruajë dhe të dallojë mekanizmat homeostatik të sistemeve funksionale.

  • Shpjegojë karakteristikat themelore të muskujve, ndërtimin histologjik, llojin dhe klasifikimin e tyre.

  • Shpjegojë llojet e kontraksioneve muskulore.

  • Shpjegojë karakteristikat themelore të muskulit të zemrës dhe sistemit konduktiv (përcjellës).

  • Shpjegojë karakteristikat themelore të qarkullimit sistemik, vëllimit të gjakut dhe shtypjen arteriale; pulsin arterial dhe kualitetin e tij.

  • Shpjegojë karakteristikat e rrugëve të frymëmarrjes; mushkëritë, pleura dhe mekanika e frymëmarrjes.

  • Shpjegojë karakteristikat e organeve të tretjes, raportet topografike, gjëndrat ndihmëse, funksionet motorike, sekretive, digjestive dhe absortive.

  • Shpjegojë metabolizmin e materieve ushqyese dhe termorregullimin.

  • Shpjegojë karakteristikat e sistemit ekskretor:nefroni, proceset e filtrimit, reabsorbimit dhe sekretimit; krijimin e urinës definitive; refleksi i mikcionit (urinimit).

  • Shpjegojë karakteristikat e gjëndrave endokrine; hormonet dhe veprimin e tyre.

  • Shpjegojë anatominë dhe fiziologjinë e SN; SNQ, SNP (autonom dhe somatik)

  • Shpjegojë karakteristikat e përgjithshme të receptorëve ndijor (lëkurës, syri, veshi, drejtpeshimi, shija dhe nuhatja).



II. Fondi i orëve të lëndës

35 javë x 2 orë /javë = 70 orë



III. Programi i hollësishëm i lëndës



Kapitulli i I: Karakteristikat morfologjike-funksionale të qelizës dhe indeve 3 orë
a) Qëllimet e kapitullit

Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi duhet të:

- Shpjegojë rolin dhe rëndësinë e transportit nëpër membranën qelizore

- Dallojë karakteristikat e llojeve të indeve të ndryshme


b) Temat e kapitullit

- Mënyra e transportit nëpër membranën qelizor

- Karakteristikat e përgjithshme morfologjike dhe funksionale të llojeve të ndryshme të

indeve
c) Udhëzime didaktike për kapitullin

Rekomandohet që mësuesi të:


  • Shpjegojë përmbajtjen e lëndës dhe rëndësinë e saj

  • Demonstrojë ligjëratat me shembuj konkret

  • Angazhojë nxënësit në grupe të vogla punuese

  • Zbatojë metodat bashkëkohore të luajtjes së roleve

  • Përdorë të mësuarit e bazuar në problem


d) Kushtet për realizimin e kapitullit

- Gjatë mësimit duhet shfrytëzuar mjetet mësimore ( vizatime, mullazhe ,fotografi ) dhe

metodat bashkëkohore të teknologjisë informative(TI)(CD-programe,filma,ushtrime

vizuale,grafoskop etj).



Kapitulli i II Osteologjia 7 orë

a) Qëllimet e kapitullit

Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi duhet të:



  • Identifikojë, përshkruajë dhe të dallojë pjesët e skeletit dhe topografinë

e tyre të saktë
b) Temat e kapitullit

  • Krijimi, zhvillimi, ndërtimi, ndarja e skeletit

  • Skeleti i kokës, trupit, anësive

  • Shkenca mbi nyjet (sinartrozis dhe diartrozis)

  • Ndërtimi i nyjës lëvizëse, llojet e lëvizjeve, nyja e krahut, bërrylit, dorës, ijëve

  • gjurit, boshtit të kurrizit


c) Udhëzime didaktike për kapitullin

Rekomandohet që mësuesi të:



  • Shpjegojë përmbajtjen e lëndës dhe rëndësinë e saj

  • Demonstrojë ligjëratat me shembuj dhe ushtrime konkrete

  • Angazhojë nxënësit në grupe të vogla punuese

  • Organizojë luajtjen e roleve

  • Përpilojë pyetësor me zgjidhje të shumëfishta (PZSH) në fillim dhe fund të kapitullit

d) Kushtet për realizimin e kapitullit:

  • Skeleti

  • CD- programet


Kapitulli i III: Miologji 7 orë
a) Qëllimet e kapitullit

Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi duhet të:



  • Numërojë muskujt e caktuar

  • Përshkruajë ngjitjen e tyre për skelet

  • Shpjegojë funksionin e tyre në raport me skeletin dhe sistemin e organeve


b) Temat e kapitullit

  • Muskujt e skeletit (ndërtimi histologjik)

  • Muskuli i zemrës

  • Muskujt e lëmuar

  • Muskujt e kokës, qafës, trupit dhe anësive

  • Llojet e muskujve dhe karakteristikat e tyre funksionale

  • Puna dhe forca muskulore( mekanizmi i kontrakcionit , llojet e kontarkcioneve,

mekanizmi energjetik dhe lodhja muskulore)
c) Udhëzime didaktike për kapitullin

Rekomandohet që mësuesi të:



  • Gjatë mësimit duhet shfrytëzuar mjetet mësimore ( vizatime, mullazhe ,fotografi ) dhe metodat bashkëkohore të teknologjisë informative(TI)(CD-programe,filma,ushtrime vizuale,grafoskop etj.


d) Kushtet për realizimin e kapitullit:

  • Prezantimi interaktiv me slajde dhe LCD- projektor


Kapitulli i IV: Fiziologjia e përgjithshme 6 orë
a) Qëllimet e kapitullit

Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi duhet të:



  • Shpjegojë përbërjen dhe funksionin dhe përbërjen e lëngjeve trupore

  • Dallojë elementet qelizore të gjakut dhe rolin e tyre

  • Shpjegojë mekanizmat homeostatik të sistemeve funksionale


b) Temat e kapitullit

  • Lëngjet e trupit (jashtqelizore, brendaqelizore dhe ndërqelizore)

  • Dinamika kapilare (këmbimi i ujit, materieve ushqyese dhe materieve tjera ndër-

  • mjet gjakut dhe lëngut qelizor)

  • Uji, origjina e tij në organizëm roli dhe ndarja

  • Homeostaza (mekanizmat homeostatik të sistemeve funksionale për mbajtjen

  • e homeostazës

  • Vetitë fizike, kimike, përbërja dhe roli i gjakut

  • Plazma e gjakut, vetitë, përbërja

  • Elementet e figuruara të gjakut (eritrocitet leukocitet dhe trombocitet)

  • Homeostaza dhe ndërprerja e gjakderdhjes

  • Sedimentimi i gjakut

  • Grupet e gjakut( ABO sistema dhe Rh-faktori) dhe transfusión

  • Imuniteti dhe alergjia



c) Udhëzime didaktike për kapitullin

Rekomandohet që mësuesi të:



  • Gjatë mësimit duhet shfrytëzuar mjetet mësimore ( vizatime,mullazhe,fotografi ) dhe metodat bashkëkohore të teknologjisë informative(TI)(CD-programe,filma,ushtrime vizuale,grafoskop etj.


d) Kushtet për realizimin e kapitullit:


Kapitulli i V Fiziologjia e indve ekscitabile 4 orë
a) Qëllimet e kapitullit

Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi duhet të:



  • Dallojë karakteristikat themelore të indit nervorë dhe muskulor

  • Përshkruajë ndërtimin histologjik të tyre

  • Shpjegojë funksionin e tyre


b) Temat e kapitullit

  • Indi nervor

  • Indi muskulor

  • Ndërtimi histologjik i indit nervor dhe muskulor

  • Mekanizmat funksional të indit nervor dhe muskulor ( llojet e kontrakcionit dhe

forca muskulore)

c) Udhëzime didaktike për kapitullin

Rekomandohet që mësuesi të:



  • Gjatë mësimit duhet shfrytëzuar mjetet mësimore ( vizatime,mullazhe,fotografi ) dhe metodat bashkëkohore të teknologjisë informative(TI)(CD-programe,filma,ushtrime vizuale,grafoskop etj.


d) Kushtet për realizimin e kapitullit:

  • Puna në grupe të vogla

  • Prezantimi interaktiv me slajde

  • Teste me shkrim


Kapitulli i VI Fiziologjia e sistemit kardio-vaskular 6 orë
a) Qëllimet e kapitullit

Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi duhet të:



  • Përshkruajë karakteristikat themelore të muskulit të zemrës dhe sitemit përcjellës

  • Shpjegojë karakteristikat themelore të qarkullimit të madh të gjakut, vëllimet

  • dhe shtypjen arteriale

  • Dallojë pulsin arterial dhe kualitetin e tij



b) Temat e kapitullit

  • Anatomia e zemrës

  • Ndërtimi i muskulit të zemrës dhe enët e gjakut të saj

  • Karakteristikat funksionale të muskulit të zemrës dhe sistemit përcjellës

  • Rregullimi i punës së zemrës (vet rregullimi, nervor dhe humoral)

  • Karakteristikat morfologjike të rrjetit të enëve të gjakut

  • Enët e gjakut

  • Trungu limfatik

  • Qarkullimi sistemik(ligjet e hemodinamikës)

  • Vëllimi i gjakut dhe shtypja arteriale e gjakut (faktorët që e përcaktojnë)

  • Pulsi arterial dhe kualitetet e tij


c) Udhëzime didaktike për kapitullin

Rekomandohet që mësuesi të:



  • Gjatë mësimit duhet shfrytëzuar mjetet mësimore ( vizatime,mullazhe,fotografi ) dhe metodat bashkëkohore të teknologjisë informative(TI)(CD-programe,filma,ushtrime vizuale,grafoskop etj.


d) Kushtet për realizimin e kapitullit:

  • Puna në grupe të vogla

  • Prezantimi interaktiv me slajde

  • Teste me shkrim


Kapitulli i VII: Fiziologjia e sistemit respirator 5 orë
a) Qëllimet e kapitullit

Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi duhet të:



  • Përshkruajë ndërtimin e rrugëve të frymëmarrjes

  • Përshkruajë funksionin e mushkërive

  • Përshkruajë rolin e pleurës

  • Përshkruajë mekanizmin e frymëmarrjes


b) Temat e kapitullit

  • Karakteristikat morfologjike të organeve të frymëmarrjes(rrugët e sipërme dhe të

  • poshtme , mushkëritë, cipa mbështjellëse)

  • Mekanika e frymëmarrjes (lëvizjet respiratore, vëllimet dhe kapacitetet mushkë-

  • rore, këmbimi i gazrave në mushkëri)

  • Transporti i gazrave me gjak

  • Rregullimi i frymëmarrjes(qendrat resipratore, kimiosenzitive dhe rregullimi refle-

ksiv)
c) Udhëzime didaktike për kapitullin

Rekomandohet që mësuesi të:



  • Gjatë mësimit duhet shfrytëzuar mjetet mësimore ( vizatime,mullazhe,fotografi ) dhe metodat bashkëkohore të teknologjisë informative(TI)(CD-programe,filma,ushtrime vizuale,grafoskop etj.


d) Kushtet për realizimin e kapitullit:

  • Puna në grupe të vogla

  • Prezantimi interaktiv me slajde

  • Teste me shkrim


Kapitulli i VIII Fiziologjia e sistemit gastro-intestinal 4 orë
a) Qëllimet e kapitullit

Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi duhet të:

- Shpjegojë karakteristikat e organeve të tretjes

- Përshkruajë raportet topografike të organeve të tretjes

- Dallojë gjëndërrat ndihmëse dhe funksionet e tyre
b) Temat e kapitullit


  • Anatomia e organeve të tretjes

  • Raportet topografike të pjesëve të organeve të tretjes

  • Gjëndërrat ndihmëse të organeve të tretjes

  • Proceset sekretuese, tretja e materieve ushqyese në pjesët e traktit digjestiv

  • dhe rregullimi i tyre


c) Udhëzime didaktike për kapitullin

Rekomandohet që mësuesi të:



  • Demonstrojë prezantimin interaktiv të lëndës

  • Organizojë punën në grupe të vogla

  • Përdorë mjete bashkëkohorë të TI (CD, grafoskop , slajde



d) Kushtet për realizimin e kapitullit:

  • Puna në grupe të vogla

  • Prezantimi interaktiv me slajde

  • Teste me shkrim


Kapitulli i IX: Qarkullimi i materies dhe energjisë 4 orë
a) Qëllimet e kapitullit

Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi duhet të:



  • Shpjegojë metabolizmin e materieve ushqyese në organizëm

  • Përshkruajë termorregullimin

  • Shpjegojë rolin dhe rëndësinë e mat. ushqy. në mbajtjen e homeostazës


b) Temat e kapitullit

  • Metabolizmi i materieve ushqyese (karbohidratet,proteinat, yndyrat)

  • Metabolizmi energjetik (metabolizmi bazal)

  • Temperatura e trupit dhe rregullimi i saj


c) Udhëzime didaktike për kapitullin

Rekomandohet që mësuesi të:



  • Shpjegojë përmbajtjen e kapitullit dhe rëndësinë e tij

  • Demonstrojë ligjëratat me shembuj konkret

  • Organizojë orën në grupe të vogla punuese

  • Organizojë luajtjen e roleve

d) Kushtet për realizimin e kapitullit:

  • Puna në grupe të vogla

  • Prezantimi interaktiv me slajde

  • Teste me shkrim


Kapitulli i X Fiziologjia e sistemit eksretor ( veshka) 6 orë
a) Qëllimet e kapitullit

Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi duhet të:



  • Shpjegojë karakteristikat e sistemit ekskretor

  • Përshkruajë funksionin e nefronit (filtrimin, reabsorbimin dhe sekretimin)

  • Dallojë formimin e urinës definitive

  • Shpjegojë refleksin e urinimit


b) Temat e kapitullit

  • Anatomia dhe morfologjia e veshkës

  • Neuroni

  • Formimi i urinës

  • Roli i veshkave për ruajtjen e homeostazës

  • Akti i urinimit (ujëqitja), fshikëza urinare, refleksi i urinimit, vetitë fizike dhe kua-

litative të urinës
c) Udhëzime didaktike për kapitullin

Rekomandohet që mësuesi të:



  • Shpjegojë përmbajtjen e kapitullit dhe rëndësinë e tij

  • Demonstrojë ligjëratat me shembuj konkret

  • Organizojë orën në grupe të vogla punuese

  • Organizojë luajtjen e roleve



d) Kushtet për realizimin e kapitullit:

  • Puna në grupe të vogla

  • Prezantimi interaktiv me slajde

  • Teste me shkrim


Kapitulli i XI Fiziologjia e sistemit endokrin (hormonal) 5 orë
a) Qëllimet e kapitullit

Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi duhet të:



  • Përshkruajë gjëndërrat endokrine dhe karakteristikat e tyre

  • Numërojë hormonet e gjëndërrave endokrine

  • Përshkruajë rëndësinë dhe veprimin e tyre



b) Temat e kapitullit

  • Karakteristikat morfologjike dhe funksionale të gjëndërravë endokrine

  • Veprimet fiziologjike të hormoneve në indet e cakut dhe efektet e veprimit të tyre

  • Rregullimi i tajimit të hormoneve të gjëndërrave endokrine


c) Udhëzime didaktike për kapitullin

Rekomandohet që mësuesi të:



  • Shpjegojë përmbajtjen e kapitullit dhe rëndësinë e tij

  • Demonstrojë ligjëratat me shembuj konkret

  • Organizojë orën në grupe të vogla punuese

  • Organizojë luajtjen e roleve



d) Kushtet për realizimin e kapitullit:

  • Puna në grupe të vogla

  • Prezantimi interaktiv me slajde

  • Teste me shkrim


Kapitulli i XII Fiziologjia e organeve gjinore 5 orë
a) Qëllimet e kapitullit

Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi duhet të:



  • Shpjegojë karakteristikat morfologjike dhe funksionale të organeve gjinore

  • Shpjegojë rolin dhe rëndësinë e spermatogjenezës dhe ovulacionit


b) Temat e kapitullit

  • Karakteristikat morfologjike të organeve gjinore femërore

  • Karakteristikat morfologjike të organeve gjinore mashkullore

  • Fiziologjia e organeve gjinore


c) Udhëzime didaktike për kapitullin

Rekomandohet që mësuesi të:



  • Shpjegojë përmbajtjen e kapitullit dhe rëndësinë e tij

  • Demonstrojë ligjëratat me shembuj konkret

  • Organizojë orën në grupe të vogla punuese

  • Organizojë luajtjen e roleve



d) Kushtet për realizimin e kapitullit:

  • Puna në grupe të vogla

  • Prezantimi interaktiv me slajde

  • Teste me shkrim


Kapitulli i XIII Fiziologjia e SNQ 8 orë
a) Qëllimet e kapitullit

Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi duhet të:



  • Shpjegojë anatominë dhe fiziologjinë e SNQ

  • Dallojë SNQ dhe SNP

  • Përshkruajë karakteristikat e përgjithshme të receptorëve ndijorë



b) Temat e kapitullit

  • Ndërtimi i SNQ

  • Palca kurrizore

  • Truri

  • Fiziologjia e SNQ

  • Ndërtimi i SNP

  • Nervat trunor dhe shpinor (senzitiv, motorik dhe senzomotorik)

  • Sistemi nervor autonom dhe vegjetativ

  • Pjesa simpatike dhe parasimpatike

  • Sistemi i organeve shqisore

  • Klasifikimi i receptorëve

  • Fiziologjia e organeve receptore- shqisave


c) Udhëzime didaktike për kapitullin

Rekomandohet që mësuesi të:



  • Shpjegojë përmbajtjen e kapitullit dhe rëndësinë e tij

  • Demonstrojë ligjëratat me shembuj konkret

  • Organizojë orën në grupe të vogla punuese

  • Organizojë luajtjen e roleve



d) Kushtet për realizimin e kapitullit:

  • Puna në grupe të vogla

  • Prezantimi interaktiv me slajde

  • Teste me shkrim



Download 172,1 Kb.

Do'stlaringiz bilan baham:
  1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish