Programi i lëndës
“Kujdesi shëndetësorë”
Lëmi: Shëndetësi
Profili: Infermier i Përgjithshëm
Klasa: 10
I. Qëllimet e lëndës
Në përfundim të lëndës së zhvilluar në klasën e 10-të nxënësi duhet të:
-
Tregojë definicionin e shëndetit sipas OBSH-së
-
Përshkruajë rëndësinë e shëndetit për jetën e njeriut
-
Përshkruajë rëndësinë e infermierisë si veprimtari profesionale
-
Dallojë shërbimet të cilat ofrojnë mbrojtjen shëndetësore
-
Dallojë organizimin e mbrojtjes shëndetësore
-
Tregojë nivelet e mbrojtjes shëndetësore
-
Dallojë llojet e enteve shëndetësore
-
Tregojë punën dhe organizimin e brendshëm të institucioneve shëndetësore
-
Përshkruajë masat dhe metodat e DD-së
-
Dallojë nevojat personale të sëmurëve të palëvizshëm
-
Zbatojë njohuritë në punën profesionale
II. Fondi i orëve të lëndës
35 javë x 2 orë/javë = 70 orë.
III. Programi i hollësishëm i lëndës
Kapitulli i 1: Njeriu i shëndoshë 8 orë
a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi duhet të:
-
Tregojë definicionin e shëndetit sipas OBSH -së
-
Shpjegojë rëndësinë e shëndetit dhe infermierisë si veprimtari profesionale
-
Përshkruajë shërbimet që ofrojnë mbrojtje shëndetësore
b) Temat e kapitullit
-
Shëndeti, kujdesi shëndetësor dhe infermieria si veprimtari profesionale
-
Mbrojtja shëndetësore dhe shërbimi shëndetësor
-
Niveli i mbrojtjes (parësorë, dytësore, tretësore shëndetësore
c) Udhëzime didaktike për kapitullin
Rekomandohet që mësuesi të:
-
Shpjegojë përmbajtjen e lëndës dhe rëndësinë e saj
-
Demonstrojë ligjëratat me shembuj konkret
-
Angazhojë nxënësit në grupe të vogla punuese
-
Zbatojë metodat bashkëkohore të luajtjes së roleve
-
Përdorë të mësuarit e bazuar në problem
d) Kushtet për realizimin e kapitullit
- Gjatë mësimit duhet shfrytëzuar mjetet mësimore ( vizatime,mullazhe,fotografi ) dhe
metodat bashkëkohore të teknologjisë informative(TI)(CD-programe,filma,ushtrime
vizuale,grafoskop etj).
Kapitulli i 2. Entet dhe institucionet për mbrojtjen shëndetësore 10 orë
a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi duhet të:
-
Përshkruajë entet për mbrojtje shëndetësore
-
Përshkruajë shërbimet të cilat ofrojnë mbrojtje shëndetësore
-
Përshkruajë organizimin e mbrojtjes shëndetësore
b) Temat e kapitullit
-
Entet për mbrojtje shëndetësore
-
Institucionet shëndetësore stacionare
-
Organizimi i brendshëm i institucioneve shëndetësorë
c) Udhëzime didaktike për kapitullin
Rekomandohet që mësuesi të:
-
Ilustrojë ligjëratat me shembuj dhe ushtrime konkrete
-
Angazhojë nxënësit në grupe të vogla punuese
-
Organizojë në luajtjen e roleve
-
Formulojë pyetësorë me zgjidhje të shumëfishta (PZSH) në fillim dhe fund të kapitullit
d) Kushtet për realizimin e kapitullit
- Gjatë mësimit duhet shfrytëzuar mjetet mësimore ( vizatime,mullazhe,fotografi ) dhe
metodat bashkëkohore të teknologjisë informative(TI)(CD-programe,filma,ushtrime
vizuale,grafoskop etj).
Kapitulli i 3: Menaxhimi me të sëmurët e hospitalizuar 15 orë
a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi duhet të:
-
Shpjegojë pranimin e të sëmurit në spital
-
Shpjegojë vendosjen e të sëmurit në dhomë dhe pozitat e tij në shtrat
-
Menaxhimin në rast të infeksioneve hospitalore
b) Temat e kapitullit
-
Pranimi, vendosja dhe lëshimi i të sëmurit
-
Dhoma e të sëmurit dhe veçoritë themelore
-
Pozita e të sëmurit në shtrat
-
Burimet dhe rrugët e përhapjes së infeksionit
-
Profilaksa dhe eliminimi i infeksioneve intrahospitalore
c) Udhëzime didaktike për kapitullin
Rekomandohet që mësuesi të:
- Gjatë mësimit duhet shfrytëzuar mjetet mësimore ( vizatime,mullazhe,fotografi ) dhe
metodat bashkëkohore të teknologjisë informative(TI)(CD-programe,filma,ushtrime
vizuale,grafoskop etj).
d) Kushtet për realizimin e kapitullit
-
Puna në grupe të vogla me prezantim të rasteve
-
Prezantimi interaktiv me sllajde
Kapitulli i 4: Masat dhe metodat e DDD - së 15 orë
a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi duhet të:
-
Përshkruajë masat e DDD-së
-
Përdorë mjete e dezinfektimit
b) Temat e kapitullit
-
Sterilizimi (metodat)
-
Zbatimi i metodës së asepsës dhe antisepsës
-
Dezinfektimi (metodat dhe mjetet)
c) Udhëzime didaktike për kapitullin
Rekomandohet që mësuesi të:
- Gjatë mësimit duhet shfrytëzuar mjetet mësimore ( vizatime,mullazhe,fotografi ) dhe
metodat bashkëkohore të teknologjisë informative(TI)(CD-programe,filma,ushtrime
vizuale,grafoskop etj).
d) Kushtet për realizimin e kapitullit
-
Puna në grupe të vogla me prezantim të rasteve
-
Prezantimi interaktiv me sllajde
Kapitulli i 5: Higjiena personale dhe llojet e kujdesit shëndetësorë 10 orë
a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi duhet të:
-
Shpjegojë higjienën personale të sëmurëve
-
Specifikojë të sëmurët e palëvizshëm
-
Dallojë llojet e kujdesit shëndetësor
b) Temat e kapitullit
-
Higjiena personale e pjesëve të trupit
-
Asistimi në mirëmbajtjen e të sëmurit të palëvizshëm
-
Kujdesi intensiv
-
Kujdesi i rëndomtë (vet kujdesi)
-
Kujdesi shtëpiak
-
Kujdesi terminal i të sëmurit
c) Udhëzime didaktike për kapitullin
Rekomandohet që mësuesi të:
-
Ilustrojë me slajde ligjëratën
-
Angazhojë nxënësit në grupe të vogla punuese
-
Organizojë luajtjen e roleve
d) Kushtet për realizimin e kapitullit
-
Puna në grupe të vogla me prezentim të rasteve
-
Prezantimi interaktiv me sllajde
Kapitulli i 6: Puna e punëtorit medicinal dhe përkujdesja për të sëmurin 12 orë
a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi duhet të:
-
Përshkruajë punën dhe detyrat e punëtorit medicinal
b) Temat e kapitullit
-
Materiali dhe mjetet për fashim
-
Përgatitja e punëtorit medicinal për vizitë
-
Përgatitja e të sëmurit për vizitë
-
Kujdesi për disponim shpirtëror të të sëmurit
-
Vizitat për të sëmurët dhe qëndrimi i punëtorit medicinal ndaj vizitorëve
c) Udhëzime didaktike për kapitullin
Rekomandohet që mësuesi të:
-
Shpjegojë përmbajtjen e kapitullit dhe rëndësinë e tij
-
Ilustrojë ligjëratat me shembuj konkret
-
Organizojë orën në grupe të vogla punuese
-
Organizojë luajtjen e roleve
d) Kushtet për realizimin e kapitullit
-
Puna në grupe të vogla me prezantim të rasteve
-
Prezantimi interaktiv me sllajde
Do'stlaringiz bilan baham: |