VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Edmond Islamaj Kryesues
Tom Ndreca Anëtar
Artan Zeneli Anëtar
Shkëlzen Selimi Anëtar
Guxim Zenelaj Anëtar
në séancat gjyqësore të datës 23.03.2016 dhe 30.03. 2016 morri në shqyrtim çështjen penale me:
I PANDEHUR: ZAIM BASHA, në mungesë
A K U Z U A R:
Për kryerjen e veprës penale të
“Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”,
të parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendimin nr.202 datë 27. 11. 2013, ka vendosur:
Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Zaim Basha për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290/ 2 i K.Penal.
Bazuar në nenin 389 të K.Pr.Penale, deklaron heqjen e masës së sigurimit personal "Arrest në burg” të caktuar ndaj Zaim Basha me vendimin nr.245 datë 03.09.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër duke urdhëruar lirimin e tij nga ambientet e paraburgimit nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër.
Bazuar në nenin 190 të K.Pr.Penale motoçikleta tip Kavasaki me targë YY0326 ti kthehet familjarëve të të ndjerit Dritan Katiraj.
Bazuar në nenin 190 të K.Pr.Penale automjeti Mercedes-Benz me targë GJ5835 A dhe dokumentacioni i sekuestruar dt 30.08.2012 të lihet në ruajtje deri në paraqitjen e dokumentacionit të plotë të pronësisë së tij.
Bazuar në nenin 190 të K.Pr.Penale Leja e Drejtimit GJ 08772 -205006418 datë 01.06.2009 ti kthehet të pandehurit Zaim Basha.
Gjykata e Apelit Gjirokastër me vendimin nr.205, datë 09.10.2014, ka vendosur:
Ndryshimin e vendimit nr.21-2013-1749 (202) datë 27.11.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër si më poshtë:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Zaim Basha për kryerjen e veprës penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor ” parashikuar nga neni 290/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5(pesë) vjet burgim .
Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të vendimit, e do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Ndalimin e të pandehurit Zaim Basha për të drejtuar automjete për 2 (dy) vjet kohe pas vuajtjes së dënimit.
Lënien në fuqi të vendimit për sa i takon provave materiale motoçiklete dhe Mercedes-Benz dhe shpenzimeve gjyqësore e procedurale.
Kundër këtij vendimi ka ushtruar rekurs i pandehuri Zaim Basha nëpërmjet mbrojtësit të tij, i cili kërkon ndryshimin e tij, duke parashtruar se:
-
Grupi i ekspertëve, pasi u betuan, kryen detyrën duke paraqitur aktin e ekspertimit, ne konkluzionet e të cilit thuhet se:”Shpejtësia e mjetit Kavasaki”, në momentin e aksidentit ka qenë rreth 160 km/orë. Siç del qartë vendi i ngjarjes, kryqëzimi i vendit Sofratikë, në sensin e lëvizjes së motorit ka një karburant dhe një kthesë, dhe një tabelë 50 km/orë. Gjatësia e rrugës nga kthesa, pika ku është shikimi i plotë i drejtuesit të kamionçinës, është 80 m.
-
Duke ditur shpejtësinë 160 km/orë të motomjetit dhe duke ditur se koha që shënohet në fizik me “t”, shpejtësia v=160km/orë, “s -rruga = 80 m, del qartazi që t=v/s” që do të thotë 160/80=2’. Pra, koha është dy sekonda, që do të thotë se motomjeti nga pika e shfaqjes së tij deri në momentin e përplasjes e ka përshkruar për 2 sekonda. Kjo kohë është e pamjaftueshme që drejtuesi i mjetit, i pandehuri, të ketë kohë për të reaguar dhe për të shmangur aksidentin.
-
Nga ana tjetër, në se motori do të ecte me shpejtësinë maksimale të lejuar, prej 50 km/orë, aksidenti nuk do të ndodhte sepse frenimi i motorit, do të ndodhte ose do të kryhej, shumë metra përpara vendit të aksidentit. Pra, si konkluzion ekspertët për shkakun determinant që ka sjellë drejtpërdrejt pasojën është drejtuesi i motomotorrit Kavasaki, kështu që i pandehuri Zaim Basha, me veprimet dhe mosveprimet e tij si drejtues i mjetit nuk ka pasur asnjë mundësi as teorike për të shmangur aksidentin, duke mos u bërë ai shkaku i këtij aksidenti që do të thotë shkaku i ardhjes së pasojës së rëndë në këtë ngjarje.
-
Pra, duke qenë se midis veprimeve dhe mosveprimeve të tij dhe pasojës nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë, ai nuk mund të deklarohet fajtor për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor të parashikuar nga neni 290 paragrafi 2 i KP.
-
Edhe pse kronologjia e ngjarjes ishte e përshkruar saktë nga 4 ekspertë të thirrur në gjykimin e shkallës së parë, (1+3, dy akte ekspertimi), të cilët arritën në konkluzionin se shkaku determinant i ndodhjes së aksidentit ishte shpejtësia shumë e lartë e ciklomotorit (150-160 km/h), dhe koha që kishte në dispozicion i pandehuri për të reaguar ishte shumë e vogël , prej 2 sekondash, gjykata e Apelit vendosi caktimin e një grupi të ri ekspertësh. Duhet theksuar se kjo gjë nuk ishte kërkuar as në ankimin e prokurorit. Po kështu, gjykata e apelit Gjirokastër, bëri edhe këqyrjen në vend. Përsëri edhe konkluzioni i ekspertëve pranë kësaj gjykate, ishte në përputhje me ekspertët e mëparshëm, por interpretimi që i ka bërë gjykata e apelit në vendimin e saj, është i gabuar. Sipas gjykatës së apelit, distanca nga kryqëzimi i hyrjes për në fshatin Sofratikë, deri tek pika që mjetet që lëvizin bëhen të dukshme është 255 m.
-
Ky konkluzion vjen në kundërshtim të hapur me këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe me ekspertët e mëparshëm të cilët citojnë se distanca e dukshme është 80 m dhe është deri tek tabela e pikës së karburantit e ndodhur në anë të rrugës. Por edhe sikur të jetë i vërtetë ky fakt, i pandehuri, nuk kishte më shumë se 2 sekonda kohë për të reaguar, kohë e cila nuk është e mjaftueshme për të shmangur aksidentin.
-
Të gjithë ekspertët e thirrur në gjykim kanë arritur në konkluzionin se shkaku determinant i aksidentit është shpejtësia shumë e madhe e ciklomotorit. Gjykata e apelit në vendimin e saj, nuk ka bërë asnjë lloj argumentimi se përse ajo është kundër mendimit të ekspertëve të caktuar më parë, mendimi i të cilëve ishte kategorik dhe i qartë.
KOLEGJI PENAL I GJYKATES SË LARTË
pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Guxim Zenelaj, prokurorin Artur Selmani, i cili kërkoi lenien nen fuqi te vendimit te gjykatës se apelit Gjirokastër dhe pasi bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N
Se, rekursi i paraqitur nga i pandehuri, përmban shkaqe ligjore qe motivojnë cenimin e vendimit te Gjykatës së Apelit Gjirokastër.
Nga gjykimi ka rezultuar se, me date 30.08.2012, rreth orës 1215 në rrugën kombëtare Gjirokastër -Kakavijë, pranë kryqëzimit të fshatit Sofratike, i pandehuri Zaim Basha i cili ka qenë në drejtimin e një automjeti kamionçinë është përplasur me motoçikletën, e cila ka qene në drejtim të lëvizjes Gjirokastër - Kakavijë, me drejtues Dritan Katiraj dhe pasagjere në sediljen e pasme shtetasen Ersena Demiri. Te dy shtetasit kanë qenë në gjendje shumë të rëndë për jetën dhe për këtë shkak janë dërguar në repartin e Traumatologjisë Tiranë për mjekim të specializuar.
Për shkak të dëmtimeve të rënda, me date 31.08.2012 në ambientet e spitalit ushtarak në Tiranë ka gjetur vdekjen shtetasi Dritan Katiraj.
Sipas aktit mjekoligjor nr.316, date 31.08.2012 shkaku i vdekjes se shtetasit Dritan Katiraj ka qene shoku traumatiko hemorragjik. Ndërsa, ne trupin e shtetases Ersena Demiri janë konstatuar dëmtime, te cilat janë klasifikuar si dëmtime te rrezikshme për jetën.
Gjatë hetimeve paraprake është kryer akti i ekspertimit teknik, sipas te cilit shkaku determinant i aksidentit ka qene dalja e mjetit kamionçine nga një rruge dytësore ne rruge kryesore pa respektuar sinjalistikën “Stop”, vazhdimi i lëvizjes duke i ndërprere rrugën mjetit motoçiklete qe lëvizte ne rruge kryesore.
Ne këto kushte, prokuroria pranë gjykatës se rrethit gjyqësor Gjirokastër ka kërkuar gjykimin e çështjes për te pandehurin Zaim Basha, për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, të parashikuar nga neni 290/2 i KP.
Gjate gjykimit, mbi kërkesën e te pandehurit, gjykata e shkalles se pare ka urdhëruar kryerjen e një ekspertimi nga një ekspert tjetër, pasi eksperti i thirrur nga prokuroria nuk ishte ne gjendje tu përgjigjej te gjitha pyetjeve dhe nuk ishte ne gjendje te përcaktonte shpejtësinë e mjeteve.
Eksperti i caktuar nga gjykata ka konkluduar se shpejtësia e motoçikletës ishte 145 km/ore dhe shkaku determinant për ndodhjen e ngjarjes kane qene shkeljet e drejtuesit te motoçikletës.
Gjykata e shkalles se pare duke qene se, përfundimet e eksperteve kane qene te ndryshme ka urdhëruar kryerjen e një akti te ri ekspertimi me grup ekspertesh, te cilët kane arritur ne përfundimin se, motoçikleta ka qene me shpejtësi 160 km/ore dhe drejtuesi i kamionçinës, ne varësi te kushteve te rrugës e ka pasur te pamundur te shmange rrezikun e evidentuar.
Ne përfundim te shqyrtimit gjyqësor, gjykata e rrethit gjyqësor Gjirokastër me vendimin nr.202, datë 27.11.2013 ka deklaruar te pafajshëm të pandehurin Zaim Basha, për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290/ 2 i KP.
Do'stlaringiz bilan baham: |