Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet89/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   85   86   87   88   89   90   91   92   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Edmond Islamaj Kryesues

Guxim Zenelaj Anëtar

Shkëlzen Selimi Anëtar

Artan Zeneli Anëtar

Tom Ndreca Anëtar
Në seancën gjyqësore të datës 16/03/2016, mori në shqyrtim çështjen penale me nr.55321-01571-00-2015 Regj.Them., që i përket:
I GJYKUAR: EQEREM KARRIQI,
A K U Z A:

Shpërdorimi i detyrës

Baza Ligjore: Neni 248 i K.Penal.


Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr.1144, datë 12.11.2014 ka vendosur:

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Eqerem Karriqi, për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.


Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.494, datë 16.06.2015 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.1144 (13-2014-6779), datë 12.11.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Eqerem Karriqi për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) muaj burgim.

Të pandehurit Eqerem Karriqi i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë l (një) vjeçare.
Kundër vendimit më dt. 14.07.2015, ka paraqitur rekurs mbrojtja e të gjykuarit Eqerem Karriqi, me anën e të cilit ka kërkuar:

Pranimin e rekursit, prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë.


Duke pretenduar si shkaqe:

- Vendimi i gjykatës së apelit është në kundërshtim me ligjin sepse:

- Sipas aktit të ekspertimit të ekspertit ing. Shpëtim Pashollari, por dhe të shpjegimeve të dhëna prej tij në seancë gjyqësore, rezultoi plotësisht e provuar se Leja e Ndërtimit «Për ndërtimin e murit rrethues», në favor të subjektit Eduard Kokonozi, është miratuar nga K.Rr.T-ja e Bashkisë Përrenjas, sipas kondicioneve të përcaktuara në Certifikatën e Pronësisë dhe hartën treguese të pronës së shtetasit Eduart Kokonozi.

- Difekti, sipas këtij eksperti, apo me sakte konflikti midis pronarëve Kokonozi, ka lindur si pasojë e gabimit të bërë nga Z.R.P.P- Librazhd, e cila në fazën e regjistrimit të pronave respektive të familjeve Kokonozi, ka gabuar duke mos iu referuar gjendjes fizike të pronave respektive, shtrirjes jo të saktë te tyre në terren duke shkaktuar pjesërisht mbivendosje të pronave e për pasojë reflektuar ky gabim në Certifikatën e Pronësisë dhe Hartën treguese të tyre.

- Ky gabim i Z.R.P.P-së Librazhd nuk mund të bëjë me faj as K.Rr.T-në Bashkia Prrenjas e as të dënuarin Eqerem Karriqi i cili sa më sipër ka përmbushur me përpikmëri detyrën e tij sipas ligjës, jo vetëm në vendosjen e piketave por dhe në marrjen përsipër të përcaktimit të tyre sipas ligjit të kohës.

- Asnjë nga veprimet apo mos veprimet e të pandehurit Eqerem Karriqi, në ushtrimin e detyrës së tij si Shef i Urbanistikës Bashkia Librazhd, për vitet 2006-2011 për rastin konkret, nuk përbën vepër penale, duke u provuar pafajësia e tij për akuzën që i bëhet.

- Lidhur me aktin e piketimit të objektit« Mur rrethues i pronës », nga ana e tij, është bërë konform Certifikatës së Pasurisë të pronës, hartës treguese të saj duke iu përmbajtur me përpikmëri lejes së ndërtimit e duke ruajtur distancat, referuar objektit fiks në terren, konkretisht të banesës së vet Eduart Kokonozit me sip. Ndërtimi 169 m2 e cila është hedhur në hartën treguese të pasurisë.

- Nuk është detyrim ligjor i urbanistikes për të bërë azhornimin e pasurive të paluajtshme të pronave private apo edhe korrigjimeve të gabimeve që mund të jenë bërë gjatë procesit të regjistrimit të pasurive, pasi ky proces është kompetencë e Z.V.R.P.P-Librazhd në bazë të ligjit « Për regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme», iniciuar kjo me kërkesën e pronarëve të ligjshëm sipas kërkesave që parashikon ky ligj dhe jo i Urbanistikës.

- Mungojnë elementet e veprës penale të shpërdorimit të detyrës, ndaj i dënuari Eqerem Karriqi duhet deklaruar i pafajshëm nga Gjykata Lartë.


KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Tom Ndreca, prokurorin Arqilea Koça i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr.494, datë 16.06.2015 të Gjykatës së Apelit Durrës; në mungesë të të gjykuarit Eqerem Karriqi dhe pasi bisedoi çështjen në tërësi,


V Ë R E N:

Vendimi nr.494, datë 16.06.2015 i Gjykatës së Apelit Durrës, është rezultat i zbatimit të gabuar të ligjit material penal e procedural e si i tillë duhet të prishet duke u lënë në fuqi vendimi nr.1144, dt. 12.11.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.




  1. Rrethanat e çështjes.

Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, nga ana e organit të akuzës është paraqitur kërkesa për gjykim kundër të pandehurit Eqerem Karriqi, akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka regjistruar procedimin penal nr.1653, datë 27.11.2012 mbi bazën e kallëzimit penal të shtetasit Roland Kokonozi. Nga aktet e këtij procedimi rezulton se më datë 21.11.2012 kallëzuesi Roland Kokonozi ka parashtruar kallëzim penal ndaj personit nën hetim Eqerem Karriqi, me detyrë ish përgjegjës i zyrës së urbanistikës në Bashkinë Përrenjas. Sipas kallëzuesit me anë të “Akt Piketimit” datë 26.04.2011 personi nën hetim ka cënuar pronën e tij pasi në kundërshtim me lejen e ndërtimit, planvendosjen dhe projektin si dhe aktet pronësisë ka piketuar ndërtimin e një muri rrethues në favor të shtetasit Eduart Kokonozi, duke hyrë 8 metra në gjërësi dhe 62.5 metra gjatësi në brendësi të pronës së kallëzuesit. Sipas kallëzuesit vendimi nr.316 datë 25.10.2002 i ish Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Librazhd ka saktësuar kufijtë e pronës së tij në raport me pronën e shtetasit Eduart Kokonozi. Kallëzuesi Roland ka parashtruar se shtetasi Eduart Kokonozi ka një leje ndërtimi për një mur rrethues në pronën e tij dhe se ai ka shfrytëzuar pikërisht aktin e piketimit të kryer nga personi nën hetim për të cënuar pronën e tij duke i sjellë pasoja materiale pronësore.

Me shkresen nr.585/1 prot., datë 17.12.2012, nga Bashkia Përrenjas janë marrë aktet e nevojshme ligjore, pronësore dhe teknike të cilat i përkasin praktikës së administruar nga ky institucion në lidhje me lejen e ndërtimit datë 21.04.2011, që i përket vendimit nr.2 datë 12.02.2010 të KRRT së Bashkisë Përrenjas. Nga kjo leje rezulton se në favor të shtetasit Eduart Kokonozi, me subjekt ndërtues “Kromollari sh.p.k është miratuar leja e ndërtimit sipas ligjit nr.10119 datë 23.04.2009 “Për planifikimin e territorit”. Objekti i lejes së ndërtimit është “rrethim prone” dhe kondicionet urbane janë specifikuar në vendimin nr.2 datë 12.02.2010 të KRRT-së. Ky vendim ka të përcaktuar përsa i përket faktit objekt hetimi këtë frazë : “Z. Eduart Kokonozi ti miratohet leja për rrethimin e pronës së vet me nr.659/3 pronësie ZK fshati Përrenjas”. Leja e ndërtimit është nënshkruar nga Kryetari i KRRT Artur Topi dhe Sekretari Eqerem Karriqi. Në plavendosjen e miratuar nga KRRT për këtë leje ndërtimit rezulton se në anën perëndimore të pronës së kërkuesit Eduart Kokonozi ndodhet pasuria kufitare e llojit tokë bujqësore në pronësi të shtetasit Roland Kokonozi. Praktika e marrë nga Bashkia Përrenjas në lidhje me këtë leje ndërtimi ka të përfshirë edhe çertifikatën e pronësisë së aplikuesit Eduart Kokonozi lëshuar më datë 05.06.2002 nga ZVRPP Librazhd që vërteton se prona për të cilën është kërkuar leja e ndërtimit për murin rrethues ndodhet në fshatin Përrenjas, ZK 2925, me nr.pasurie 659/3, vol5, faqe 68, e llojit “arë+truall, me sipërfaqe 1280 m2, nga të cilat 169 m2 ndërtesë dhe 300 m2 truall. Sipas këtij akti kufitarët e kësaj pasurie janë V-PR, L- 659/6, J-897 dhe P-659/2. Çertifikata e pronësisë ka qënë e shoqëruar me HTR për vendosjen në terren të pronës. Rezulton se subjekti ndërtues “Kromollari” shpk ka përgatitur dokumentacionin teknik të objektit të lejes së ndërtimit si projektin, preventivin e punimeve etj. Mbi këtë bazë më datë 26.04.2011 Zyra e Urbanistikës së Bashkisë Përrenjas ka mbajtur aktin e piketimit për murin rrethues sipas lejes së ndërtimit dhe planvendosjes së miratuar nga KRRT. Akti i piketimit është nënshkruar nga personi nën hetim Eqerem Karriqi në cilësinë e përgjegjësit të zyrës së urbanistikës dhe shtetasi Eduart Kokonozi si pronar i objektit. Në akt piketimi rezulton se është përcaktuar se muri rrethues është piketuar me gjatësi 62.5 metër në drejtim veri-jug dhe gjërësi 21.3 metër me drejtim në lindje. Në akt piketimi përcaktohet si kufitar perëndimor i pronës së Eduart Kokonozit pasuria e shtetasit Roland Kokonozi.

Nga shkresa nr.821/1 prot., datë 05.12.2012 e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan (arkiva) është marrë një kopje e vendimit gjyqësor civil nr.316 datë 25.10.2002, i formës së prerë më datë 11.11.2002, i ish Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Librazhd. Në këtë vendim rezulton se gjykata ka vendosur të rrëzojë kërkesën e paditësit Eduart Kokonozi ndaj të paditurit Roland Kokonozi me objekt “kthim sendi” si të pabazuar në ligj dhe prova. Gjykata ndër të tjera në këtë vendim ka arsyetuar : “nga ekspertimi rezultoi se midis dy pronave të palëve ndërgjyqëse që janë në kufl me njëra-tjetrën nuk ka mbivendosje. Kufiri midis pronës së paditësit me nr.659/3 dhe pronës së të paditurit me nr.659/2 në terren përputhet plotësisht me kufirin midis këtyre dy pronave në HTR respektive që shoqërojnë çertifikatat e pronësisë së tyre”. Nga shkresa nr.334/6 prot., datë 19.12.2012 e ZVRPP Librazhd janë marrë praktikat e plota të pronësisë së pasurive së shtetasve Eduart Kokonozi dhe Roland Kokonozi, konkretisht për pasuritë nr.659/3 të Eduartit dhe 659/2 të Rolandit. Rezulton se këto pasuri kanë buruar nga AMTP nr.156 dhe nr.183. Praktikat pronësore janë marrë së bashku me HTR respektive dhe ato ndodhen në ZK 2925.

Nga shkresa nr.584/1 datë 17.12.2012 e Bashkisë Përrenjas ka rezultuar se rrethimi i objektit avlli nga shtetasi Eduart Kokonozi është bërë konform projektit të subjektit ndërtues, planvendosjes së këtij subjekti, HTR të çertifikatës së pronësisë, si dhe konform aktit të piketimit të bërë nga zyra e urbanistikës dhe nuk ka prekur në pasurinë e shtetasit Roland Kokonozi.

Në fakt informacioni është kërkuar prej INUV së kësaj Bashkie dhe ka patur të bëjë me praktikat e ndjekur prej tyre në lidhje me çështjen në fjalë. Subjekti që ka kthyer përgjigjen ka specifikuar se INUV pranë Bashkisë Përrenjas ka kryer kontroll në objektin në fjalë por nuk ka dërguar asnjë praktikë apo akt administrativ me anë të së cilit të dokumentonte kontrollet e kryera. Në praktikën e sjellë rezultojnë vetëm aktet që i përkasin lejes së ndërtimit të murit ‘ rrethues, të cituara edhe më sipër, si dhe vetëm një shkresë kthim përgjigje që Bashkia Përrenjas i ka dërguar IUNK Tiranë si dhe shtetasit Roland Kokonozi në të cilën pasqyrohen aktet mbi bazën e të cilave është kryer ndërtimi i murit rrethues (leja e ndërtimit, akti i piketimit etj), por vërehet se në këtë shkresë mungon mendimi i kryetarit të Bashkisë Përrenjas se në rastin konkret ndërtimi i Eduart Kokonozit “nuk ka prekur në pasurinë e shtetasit Roland Kokonozi” të sipërcituar në shkresën nr.584 /1.

I pyetur në lidhje me këtë shkresë shtetasi Bajazit Karriqi, me detyrë Kryetar i Bashkisë Përrenjas, ka sqaruar se ky informacion është kthyer mbi bazën e dokumentacionit që disponon ky institucion si dhe ka informuar se dokumentacioni përkatës do të dërgohet me anë të një shkrese tjetër të bashkisë.

Nga shkresa nr.412 datë 03.09.2013 e Bashkisë Përrenjas rezulton një sqarim në lidhje me veprimet e kryera, kompetencat e parashikuara nga ligji për INUV në lidhje me kontrollin e një ndërtimi si dhe arshivimin e praktikës së kontrollit por përsëri nuk rezulton të jetë bashkangjitur asnjë akt apo procesverbal në lidhje me kontrollin e ushtruar dhe konkluzionet e arritura. Me shkresën nr.2572/4 prot., datë 17.12.2012 institucioni i Prefektit të Qarkut Elbasan ka informuar se është në dijeni të çështjes në fjalë për ndërtimin e murit rrethues dhe se problematikën përkatëse ia ka përcjellë Bashkisë Përrenjas për zgjidhje. Prefekti ka përcjellë aktet përkatëse të ankesave të palëve në konflikt.

Me procesverbalin e datës 04.02.2013 “Për këqyrjen dhe marrjen e provës” është marrë nga procedimi penal nr.675, viti 2011 i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan procesverbali i datës 18.04.2011, për këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe tabela fotografike për veprën e shkatërrimit të pronës së shtetasit Roland Kokonozi në fshatin Përrenjas.

Në këtë procesverbal është fiksuar ndërtimi i murit rrethues prej guri pt dhe betoni, përmasat e tij si dhe pozicioni i tij në terren.

Me procesverbalin e datës 21.06.2013 “Për këqyrjen dhe marrjen e provës” është marrë nga procedimi penal nr.1164, viti 2011 i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan disa akte të Bashkisë Përrenjas i me anë të së cilave rezulton se shtetasi Eqerem Karriqi ka kryer detyrën e përgjegjësit të zyrës së urbanistikës së Bashkisë Përrenjas.

Me procesverbalin e datës 20.05.2013 “Për këqyrjen dhe marrjen e provës” është marrë nga procedimi penal nr.675, viti 2011 i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan vendimi datë 27.03.2012 për pushimin e procedimit penal nr.675, viti 2011 për veprën penale të ndërtimit të paligjshëm dhe pushtimit të tokës si dhe akti i ekspertimit i ekspertit topo-gjeodet Hysni Bahiti i janarit 2012 i kryer në funksion të këtij procedimi penal. Nga këto akte rezulton se nga hetimi është arritur konkluzioni se muri rrethues i shtetasit Eduart Kokonozi është ndërtuar i spostuar në pasurinë e shtetasit Roland Kokonozi duke zënë një sipërfaqe prej 500 m2, duke u spostuar në mënyrë të gabuar në perëndim të pronës së tij. Eksperti ka arritur në konkluzionin e prerë se muri rrethues nuk është ndërtuar brenda pronës me nr.659/3 në pronësi të Eduart Kokonozit dhe nuk është në përputhje me lejen e ndërtimit.

Në lidhje me faktet objekt hetimi personi nën hetim Eqerem Karriqi ka shpjeguar se në periudhën prill 2006-qershor 2011 ka ushtruar detyrën e përgjegjësit të zyrës së Urbanistikës së Bashkisë Përrenjas. Ky shtetas ka sqaruar se akti i piketimit në favor të shtetasit Eduart Kokonozi është realizuar sipas lejes së ndërtimit të miratuar nga KRRT dhe se aty ai ka shënuar përmasat e objektit fizikisht sipas matjeve dhe kufijve ekzistues.

Për nevoja të hetimeve është proceduar me kryerjen e një ekspertimi gjeodet-topograf. Nga ky akt ekspertimi rezulton se akti i piketimit te murit rrethues është kryer në mënyrë të pasaktë pasi muri rrethues është ndërtuar me një spostim prej 6 metra në perëndim të kufirit të pronës. Kjo mospërputhje e pasurisë nr.659/3 në HTR dhe mosidentifikimi i saktë i kufirit perëndimor të kësaj pasurie në vend, lidhur me mosidentifikimin e kufirit lindor të pasurisë truall në veri me faqen lindore të objektit kanë sjellë piketimin e murit rrethues të pasurisë nr.659/3 jashtë kufirit të kësaj prone me spostim në perëndim në drejtim të pronës së shtetasit Roland Kokonozi. Kjo zënie e pasurisë së shtetasit Roland Kokonozi konsiston në një gjatësi prej 62.5 metra dhe një gjerësi prej 6 metra, të cilat sjellin një sipërfaqe të zënë prej 375 m2.

Ne keto kushte sipas pretendimeve te prokurorit, është e qartë që ndodhemi përpara elementëve të plotë të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal, e kryer nga i pandehuri.

Sipas prokurorit, ky i pandehur me veprimet e tij të kundërligjshme ka kryer piketimin e një muri rrethues në zbatim të një leje ndërtimi të miratuar nga KRRT e Bashkisë Përrenjas, piketim i cili është kryer në mënyrë jo vetëm të pasaktë por edhe në kushtet e mosrespektimit të rregullave teknike që disiplinojnë veprimet e personit përgjegjës të urbanistikës në një veprim të tillë.

Pikërisht sipas akuzës, me këto akte, rezulton se i pandehuri Eqerem Karriqi në veprimin e piketimit në terren të objektit të miratuar nga leja e ndërtimit duhet që përveç zbatimit dhe marrjes në konsideratë të kondicioneve teknike të pasqyruara në lejen e ndërtimit dhe planvendosjen e miratuar nga KRRT duhet të kishte kryer veprimet e matjes fizike në terren të objektit të ndërtimit dhe objekteve të tjera me qëllim piketimin e saktë të objektit (mur rrethues). Po ashtu ky person nën hetim duhet të kishte marrë në konsideratë objektet fikse të cilat ndodhen në veri të pronës me qëllim identifikimin e kufirit perëndimor të pronës së shtetasit Eduart Kokonozi.




  1. Procedurat gjyqësore dhe arsyetimi i gjykatave.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin nr.1144, datë 12.11.2014 ka vendosur deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Eqerem Karriqi, për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.



Në vendimin e saj kjo gjykatë ka arsyetuar: “... Sipas mendimit të dhënë nga dy akte ekspertimi topografi, i pandehuri duke marrë si pikë referimi faqen lindore të objektit në veri të pronës dhe jo kufirin lindor të kësaj prone ka kryer piketimin e murit rrethues në mënyrë të pasaktë. Të gjitha këto pasaktësi do të ishin evituar nëse i pandehuri do të kishte kryer matjet në terren të objektit të ndërtimit dhe të objekteve të tjera referuese. Referuar ligjit nr.10119 datë 23.04.2009 “Për planifikimin e territorit”, neni 92/2, rezulton se deri në miratimin e rregulloreve të veçanta, do të zbatohen ligji dhe aktet nënligjore në fuqi. Referuar ligjit nr.8405 datë 17.09.1998 “Për urbanistikën” (i ndryshuar), neni 22/1, pika 10 dhe 13 rezulton se njësia e urbanistikës, ndër të tjera, mban aktet e kontrollit për këto faza të realizimit të punimeve: për piketimin e objektit, përfundimin e themeleve dhe të karabinasë, si dhe arkivon dokumentacionin teknik të objektit dhe dokumentet e tjera si dhe njofton brenda 5 ditëve inspektoratin ndërtimor e urbanistik të bashkisë/komunës/qarkut për marrjen e masave përkatëse, kur vëren shkelje të ligjshmërisë në fushën e ndërtimit, që kanë të bëjnë me KTP-në, KTZ-në dhe shkelje të rregullave të sigurimit teknik. Për rastet kur gjatë akteve të kontrollit vëren shkelje të kushteve të lejes së ndërtimit, njofton në mbledhjen më të afërt KRRT- në, e cila merr menjëherë në shqyrtim këto shkelje. KRRT-ja vendos miratimin ose jo të ndryshimeve në projekt dhe njofton inspektoratin ndërtimor e urbanistik të bashkisë/komunës/qarkut për marrjen e vendimit përkatës....". Gjithashtu referuar VKM nr.722, datë 19.11.1998 “Për miratimin e rregullores së urbanistikës” neni 48/b rezulton se zyra e urbanistikës së njësisë së qeverisjes vendore ka për kompetencë hartimin e projektit të zbatimit të studimit urbanistik pjesore për një objekt, i cili duhet të përmbajë ndër të tjera edhe planin e piketimit dhe të kuotimit te objekteve në shkallën 1 : 1 000 ose 1 : 500 dhe për zona me reliev të aksidentuar në shkallën 1 : 200....Sipas deklarimeve te ekspertit ing. Shpëtim Pashollari, rezulton qe i pandehuri ne funksion te detyrës se tij si përgjegjës i Zyrës së Urbanistikës së Bashkisë Përrenjas, ka zbatuar me përpikmëri, lejen e ndërtimit të miratuar nga KRRT Bashkisë Prrenjas ne lidhje me murin rrethues te subjektit Eduart Kokonozi dhe se aty ai ka shënuar përmasat e objektit fizikisht sipas matjeve dhe kufijve ekzistues duke vendosur piketat e murit sipas kondicioneve te miratuara nga organi kompetent, si fizikisht e sipas matjeve dhe kufijve ekzistues duke vepruar kështu ne funksion te detyrës së tij si ish shef i K.Rr.T.-se Bashkisë. Gjykata pasi shqyrtoi e administroi provat e sjella nga palët ne gjykim, pretendimet e tyre e si dëgjoi ekspertin ing. Shpëtim Pashollari ne shpjegimet e tij rreth aktit te disponuar, çmon se akuza ne ngarkim te te pandehurit Eqerem Karriqi rezulton e pa mbështetur ne prova e ligj....K.Rr.T-ja Bashkia Prrenjas ka miratuar lejen e mësipërme për ndërtimin e murit rrethues, bazuar ne Certifikaten e Pronësisë se pronës se shtetasit Eduart Kokonozi se bashku me hartën treguese lëshuar nga Z.R.P.P-Librazhd duke përcaktuar dhe kondicionet kufitare te përcaktuara sipas origjinës se pronës. Pas miratimit te lejes për ndërtimin e murit rrethues, i pandehuri Eqerem Karriqi, ne cilësinë e detyrës se tij si shef i Urbanistikes se Bashkime Prrenjas, bazuar ne ligjin dhe rregulloren e urbanistikes se kohës (vitet 2006-2011, ka marre pjese ( ne zbatimin e lejes se ndërtimit te murit rrethues te shtetasit Eduart Karriqi duke vendosur piketat për fillimin e ndërtimit te murit, gjithmonë bazuar ne kondicionet e përcaktuara ne lejen përkatëse te ndërtimit te murit. Sipas katit te ekspertimit te ekspertit ing Shpëtim Pashollari por dhe te shpjegimeve te dhëna prej tij ne seance gjyqësore, rezultoi plotësisht e provuar se Leja e Ndërtimit« Për ndërtimin e murit rrethues », ne favor te subjektit Eduart Kokonozi, është miratuar nga K.Rr.T-ja e Bashkisë Prrenjas, sipas kondicioneve te përcaktuara ne Certifikaten e Pronësisë dhe hartën treguese te pronës se shtetasit Eduart Kokonozi.Ne ushtrim te detyrës se tij si anëtar i K.Rr.T-se, i pandehuri Eqerem Karriqi, nisur nga ligji i kohës(njeri nga anëtaret e K.Rr.T-se merr përsipër piketimin e fillimit te ndërtimit te objektit te miratuar), ka vendosur piketat e fillimit te ndërtimit te murit rrethues, mbështetur pikërisht ne kondicionet e përcaktuara ne Lejen e Ndërtimit të miratuar, duke i respektuar ato me korrektësi, çka s,ka bere gjë tjetër veçse ka ushtruar detyrën e tij sipas ligjit ne përmbushje te plote te saj....Difekti sipas këtij eksperti, apo me sakte konflikti midis pronareve Kokonozi, ka lindur si pasoje e gabimit te bere nga Z.R.P.P-Librazhd, e cila ne fazën e regjistrimit te pronave respektive te familjeve Kokonozi, ka gabuar duke mos iu referuar gjendjes fizike te pronave respektive, shtrirjes jo te sakte ne terren duke shkaktuar pjesërisht mbivendosje te pronave e për pasoje reflektuar ky gabim ne Certifikaten e Pronësisë dhe Hartën treguese te tyre. Sipas gjykatës ky gabim i Z.R.P.P-se Librazhd nuk mund te beje me faj as K.Rr.T-ne Bashkia Prrenjas e as te pandehurin Eqerem Karriqi i cili sa me sipër ka përmbushur me perpikmeri detyrën e tij sipas ligjes, jo vetëm ne vendosjen e piketave por dhe ne marrjen përsipër te përcaktimit te tyre sipas ligjit te kohës. Ne këto kushte, gjykata duke konstatuar se asnjë nga veprimet apo mos veprimet e te pandehurit Eqerem Karriqi, ne ushtrimin e detyrës se tij si Shef i Urbanistikes Bashkia Librazhd, për vitet 2006- 2011 për rastin konkret, nuk përben vepër penale, do ta shpalle te pafajshëm atë për sa akuzohet. Vepra penale e “Shpërdorimit te detyrës e parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal, për te çilen akuzohet i pandehuri, kërkon domosdoshmerisht qe i pandehuri me veprimet e tij te ketë cenuar në mënyrë të drejtpërdrejt marrëdhënien juridike të vendosur me ligj dhe me akte nënligjore për te siguruar mirëfunksionimin dhe prestigjin e enteve publike nga subjekti i posaçëm i veshur me cilësi te veçanta qe ushtron funksionin e tij(subjekt i posacem). Nga ana e prokurorisë nuk u përcaktua se cilin akt nënligjor apo ligj ka cenuar i pandehuri me veprimet apo mos veprimet e tij.U cituan ne mënyre te përgjithshme dispozitat ligjore qe rregullojnë veprimtarinë e K.Rr.T-se dhe Ligji i Urbanistikes me ndryshimet përkatëse. Edhe nga ana objektive, i pandehuri nuk rezulton qe te ketë kryer veprime aktive duke shfrytëzuar postin qe ai mbante, atë te Shefit te Urbanistikes, qofte ne miratimin e kondicioneve te ndërtimit te murit rrethues, te cilat rezultuan te jene miratuar sipas aktit te pronësisë( pamvarsisht se miratimi i lejes se ndërtimit është bere ne mënyre kolegjiale nga K.Rr.T-ja), qofte ne marrjen përsipër për përcaktimin e piketave te ndërtimit te murit, pasi ligji i kohës ia lejonte ketë gjë, qofte ne përcaktimin e sakte te këtyre piketave, çka rezulton nga akti ekspertimit. Përkundrazi këto veprime te pandehurit, janë bere me vetëdije te plote, nga një funksionar publik siç qe ai dhe ne përmbushje te rregullt te detyrës se tij. ...Ne lidhjen shkak - pasoje, gjykata nuk gjen asnjë lidhje midis veprimeve apo mos veprimeve te pandehurit ne rastin konkret dhe pasojës se ardhur cenimi i interesave pasurore te shtetasit Roland Kokonozi. Shkak i kësaj pasoje siç rezultoi ne gjykim nuk ishin veprimet apo mos veprimet e te pandehurit ne ushtrimin e detyrës se tij, por gabimet ne procesin e regjistrimit te pronave te subjekteve Eduart e Roland Kokonozi nga Z.V.R.P.P-Librazhd, gabime qe nuk kane lidhje me te pandehurin ne ushtrimin e detyrës se tij.....”

Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr.494, datë 16.06.2015 ka vendosur:



Ndryshimin e vendimit nr.1144(13-2014-6779), datë 12.11.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Eqerem Karriqi për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) muaj burgim.

Të pandehurit Eqerem Karriqi i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë l(një) vjeçare.

Duke arsyetuar: “...Në analizë të akteve dhe provave të sipërpërmendura arrijmë në përfundimin se i pandehuri Eqerem Karriqi ka konsumuar plotësisht elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës’' parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Vera penale që akuzohet i pandehuri Eqerem Karriqi është provuar edhe nga akti i ekspertimit datë 31.01.2012; akti i ekspertimit topografik datë 10.04.2013; vendimi nr.316 datë 25.10.2002 i Gjykatës së Shkallës së Parë Librazhd; deklarimet e shtetasve Roland Kokonozi, Bajazit Karriqi etj. Gjykata e shkallës së parë ka vlerësuar se i pandehuri në zbatim të detyrave të tij ka i bërë piketimin e objektit të shtetasit Eduart Kokonozi kur në asnjë akt ligjor apo nënligjor nuk është parashikuar se piketimi i objektit është detyrë funksionale e përgjegjësit të zyrës së urbanistikës e konkretisht të pandehurit Eqerem Karriqi. Në referim të këtyre dispozitave ligjore i pandehuri ka për detyrë në rastin konkret vetëm kontrollin e ndërtimeve dhe mbajtjen e dokumentacionit përkatës të tyre dhe jo të marrë përsipër e të kryejë vetë piketimin e objektit dhe vendit se ku do të bëhet ndërtimi. Marrja përsipër e kryerjes së këtij veprimi nga ana e të pandehurit nuk është bërë në përputhje jo vetëm me aktet hipotekore por nuk i përgjigjet edhe realitetit. Akti i ekspertimit teknik dalë 31.01.2012 i krycr nga eksperti topogjeodet Hysni Bahiti përcakton se : « muri rrethues nuk është ndërtuar brenda pronës me nr.659/3 në pronësi të Eduart Kokonozi. Muri rrethues nuk është bërë në përputhje me lejen e ndërtimit nr.2 datë 12.02.2010 të KRRT Prrenjas«, ndërsa akti i ekspertimit topografik datë 10.04.2013 i kryer nga eksperti Shpëtim Pashollari rezulton se:« Muri rrethues nuk është bërë në përputhje me lejen e ndërtimit nr.2 datë 12.02.2010 të KRRT Prrenjas dhe ka zënë pasurinë e shtetasit Roland Kokonozi në një gjatësi 62.5 m dhe në gjerësi 6 m që në total kapin sipërfaqen prej 375 m2 ». Gjykata e shkallës së parë në kundërshtim me konkluzionet e akteve të ekspertimit dhe vendimit gjyqësor të sipërcituar vlerëson se konflikti midis pronarëve Kokonozi ka lindur si pasojë e gabimit të bërë nga Z.R.P.P-Librazhd që është reflektuar edhe në Çertifikatën e Pronësisë dhe Hartën treguese të tyre. Është e vërtetë se eksperti Shpëtim Pashollari i pyetur në gjykatë ka deklaruar se piketimi i gabuar ka ardhur nga vendosja e gabuar e objektit në HTR por sqaron se kryerja e veprimit të matjes në terren të murit rrethues dhe të vendosjes së tij do të ishte evituar realisht spostimi i gabuar i murit nga ana e të pandehurit Eqerem Karriqi. Gjykata e apelit vlerëson se jo vetëm që i pandehuri Eqerem Karriqi nuk ka bërë piketimin e objektit në fakt dhe terren për ndërtimi e murit rrethues por ka dëmtuar interesat e ligjshme dhe pronën shtetasit Roland Kokonozi duke e cënuar në një sipërfaqe trualli prej 375 m2. Pra, i pandehuri në rast se do të bazohej në HTR, Çertifikatën e Pronësisë të Z.R.P.P Librazhd, lejen e ndërtimit si dhe të bënte matjet e piketimin në terren nuk kishte realisht asnjë mundësi që t’i hiqte në mënyrë të padrejtë e të kundraligjshme nga pronësia shtetasit Roland Kokonozi një sipërfaqe të konsiderueshme trualli prej 375 m2. Gjykata e apelit konstaton se i pandehuri ka vepruar më dashje duke dëmtuar interesat e ligjshme pasurore të shtetasve mbasi edhe kur është vënë në dijeni të faktit se piketimi i murit rrethues dhe spostimi i tij është bërë në disfavor të pronës të dëshmitarit Roland Kokonozi nuk ka kryer asnjë veprim dhe ka vepruar në kundërshtim me nenin 75 të Ligjit nr.8405, datë 17.9.1998. Pra, i pandehuri Eqerem Karriqi në kundërshtim me këtë dispozitë ligjore nuk ka nxjerrë asnjë vendim si dhe nuk ka kryer asnjë veprim tjetër me qëllim që të ligjërojë kundraligjshmërinë e veprimeve të tij të kryera në dëm të pronës së shtetasit Roland Kokonozi.”.


  1. Qëndrimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Në lidhje me rekursin e paraqitur Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vëren se:



Vendimi nr.494, datë 16.06.2015 i Gjykatës së Apelit Durrës, është rezultat i zbatimit të gabuar të ligjit material penal e si i tillë duhet të prishet duke u lënë në fuqi vendimi nr.1144, dt. 12.11.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Siç ka rezultuar nga rrethanat e faktit të pranuara nga të dyja gjykatat, i gjykuari me detyrë shef urbanistike në Bashkinë Prrenjas ka hartuar “Akt Piketimin” datë 26.04.2011, për ndërtimin e një muri rrethues. Matjen për piketimin i gjykuari e ka bërë konform vendimit të KRT-së për miratimin e lejes së ndërtimit, duke u bazuar në hartën treguese të disponuar nga ZRRP. Të dyja gjykatat kanë konstatuar faktet se shtetasi Eduart Kokonozi ka qenë pajisur me lejen e ndërtimit datë 21.04.2011, që i përket vendimit nr.2 datë 12.02.2010 të KRRT së Bashkisë Përrenjas. Nga kjo leje rezulton se në favor të shtetasit Eduart Kokonozi, me subjekt ndërtues “Kromollari” sh.p.k, është miratuar leja e ndërtimit sipas ligjit nr.10119 datë 23.04.2009 “Për planifikimin e territorit”. Objekti i lejes së ndërtimit ka qenë “rrethim prone” dhe kondicionet urbane janë specifikuar në vendimin nr.2 datë 12.02.2010 të KRRT-së. Ky vendim ka të përcaktuar përsa i përket faktit objekt hetimi këtë frazë: “Z.Eduart Kokonozi ti miratohet leja për rrethimin e pronës së vet me nr.659/3 pronësie ZK fshati Përrenjas”. Në plavendosjen e miratuar nga KRRT për këtë leje ndërtimit rezulton se në anën perëndimore të pronës së kërkuesit Eduart Kokonozi ndodhet pasuria kufitare e llojit tokë bujqësore në pronësi të shtetasit Roland Kokonozi. Praktika e marrë nga Bashkia Përrenjas në lidhje me këtë leje ndërtimi ka të përfshirë edhe çertifikatën e pronësisë së aplikuesit Eduart Kokonozi lëshuar më datë 05.06.2002 nga ZVRPP Librazhd, që vërteton se prona për të cilën është kërkuar leja e ndërtimit për murin rrethues ndodhet në fshatin Përrenjas, ZK 2925, me nr.pasurie 659/3, vol. 5, faqe 68, e llojit “arë+truall”, me sipërfaqe 1280 m2, nga të cilat 169 m2 ndërtesë dhe 300 m2 truall. Sipas këtij akti kufitarët e kësaj pasurie janë V-PR, L- 659/6, J-897 dhe P-659/2. Çertifikata e pronësisë ka qënë e shoqëruar me HTR për vendosjen në terren të pronës. Rezulton se subjekti ndërtues “Kromollari” sh.p.k ka përgatitur dokumentacionin teknik të objektit të lejes së ndërtimit si projektin, preventivin e punimeve, etj. Mbi këtë bazë më datë 26.04.2011 Zyra e Urbanistikës së Bashkisë Përrenjas ka mbajtur aktin e piketimit për murin rrethues sipas lejes së ndërtimit dhe planvendosjes së miratuar nga KRRT. Akti i piketimit është nënshkruar nga i gjykuari Eqerem Karriqi në cilësinë e përgjegjësit të zyrës së urbanistikës dhe shtetasi Eduart Kokonozi si pronar i objektit. Në akt piketimi rezulton se është përcaktuar se muri rrethues është piketuar me gjatësi 62.5 metër në drejtim veri-jug dhe gjërësi 21.3 metër me drejtim në lindje. Në akt piketimi përcaktohet si kufitar perëndimor i pronës së Eduart Kokonozit pasuria e shtetasit Roland Kokonozi.

Nga shkresa nr.584/1 datë 17.12.2012 e Bashkisë Përrenjas ka rezultuar se rrethimi i objektit avlli nga shtetasi Eduart Kokonozi është bërë konform projektit të subjektit ndërtues, planvendosjes së këtij subjekti, HTR të çertifikatës së pronësisë, si dhe konform aktit të piketimit të bërë nga zyra e urbanistikës dhe nuk ka prekur në pasurinë e shtetasit Roland Kokonozi. Për nevoja të hetimeve është proceduar me kryerjen e një ekspertimi gjeodet-topograf. Nga ky akt ekspertimi rezulton se akti i piketimit të murit rrethues është kryer në mënyrë të pasaktë pasi muri rrethues është ndërtuar me një spostim prej 6 metra në perëndim të kufirit të pronës. Kjo mospërputhje e pasurisë nr.659/3 në HTR dhe mosidentifikimi i saktë i kufirit perëndimor të kësaj pasurie në vend, lidhur me mosidentifikimin e kufirit lindor të pasurisë truall në veri me faqen lindore të objektit kanë sjellë piketimin e murit rrethues të pasurisë nr.659/3 jashtë kufirit të kësaj prone me spostim në perëndim në drejtim të pronës së shtetasit Roland Kokonozi. Kjo zënie e pasurisë së shtetasit Roland Kokonozi konsiston në një gjatësi prej 62.5 metra dhe një gjerësi prej 6 metra, të cilat sjellin një sipërfaqe të zënë prej 375 m2.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në ndryshim nga Gjykata e Apelit Durrës, e cila ka arsyetuar se: “...Gjykata e shkallës së parë në kundërshtim me konkluzionet e akteve të ekspertimit dhe vendimit gjyqësor të sipërcituar vlerëson se konflikti midis pronarëve Kokonozi ka lindur si pasojë e gabimit të bërë nga Z.R.P.P-Librazhd që është reflektuar edhe në Çertifikatën e Pronësisë dhe Hartën treguese të tyre. Është e vërtetë se eksperti Shpëtim Pashollari i pyetur në gjykatë ka deklaruar se piketimi i gabuar ka ardhur nga vendosja e gabuar e objektit në HTR por sqaron se kryerja e veprimit të matjes në terren të murit rrethues dhe të vendosjes së tij do të ishte evituar realisht spostimi i gabuar i murit nga ana e të pandehurit Eqerem Karriqi. Gjykata e apelit vlerëson se jo vetëm që i pandehuri Eqerem Karriqi nuk ka bërë piketimin e objektit në fakt dhe terren për ndërtimi e murit rrethues por ka dëmtuar interesat e ligjshme dhe pronën shtetasit Roland Kokonozi duke e cënuar në një sipërfaqe trualli prej 375 m2....”, vëren se:

Në mënyrë që të konkludohet se i pandehuri ka konsumuar veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” duhet që të evidentohet pikë së pari ekzistenca e të gjithë elementëve të kësaj figure vepre penale, në veprimet e të pandehurit. Kështu, ashtu siç trajtohen në teorinë e së drejtës penale materiale, elementët e veprës penale janë katër, objekti, ana objektive, subjekti dhe ana subjektive, të cilët duhet të bashkëekzistojnë njëkohësisht në mënyrë që një person të meret në përgjegjësi penale. Në çështjen objekt gjykimi, ky Kolegj çmon t’i analizojë ato nën dritën e fakteve dhe rrethanave të çështjes objekt gjykimi.

Në përmbajtjen e nenit 248 të K.Penal, të ndryshuar me ligjin nr.9686, dt. 26.02.2007 “Për disa ndryshime në K.Penal të RSH”, sanksionohet se:



Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në shtatë vjet.”

Objekt i kësaj vepre penale, janë ato marrëdhënie juridike të vendosura me ligj ose me akte nënligjore të cilat sigurojnë veprimtarinë e rregullt e normale të aparatit shtetëror, institucioneve, të shërbimeve publike, si dhe mbrojnë të drejtat dhe interesat e ligjshme të shtetasve dhe të shtetit. Nga kjo dispozitë rezulton se ligjvënësi i ka cilësuar si marrëdhënie juridike të rëndësishme, të cilat mbrohen posaçërisht nga legjislacioni penal, marrëdhëniet që kanë të bëjnë me përmbushjen e rregullt të detyrës, zbatimin e ligjeve, rregulloreve dhe urdhërave të dala në bazë e për zbatim të ligjit. Në këtë kuptim, neni 248 i K.Penal, i sipërcituar është një dispozitë “blanket” e cila i referohet akteve të tjera ligjore e nënligjore, që normojnë punën e personit që ushtron funksione publike, në rastin konkret, Ligji nr.10119 datë 23.04.2009 “Për planifikimin e territorit”, Ligji nr.8405 datë 17.09.1998 “Për urbanistikën” (i ndryshuar), VKM nr.722, datë 19.11.1998 “Për miratimin e rregullores së urbanistikës”, etj. Sa më sipër, për ligjvënësin, cënimi i këtyre marrëdhënieve konsiderohet vepër penale.

Nga ana objektive vepra penale e shpërdorimit të detyrës kryhet me veprime aktive të kundraligjshme ose duke mos kryer veprime të caktuara (mosveprim), që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës. Pra elementi i parë i anës objektive të kësaj vepre penale janë veprimet ose mosveprimet e kryera nga personi i ngarkuar me një funksion publik, të cilat duhet domosdoshmërisht të jenë kryer:

  1. Në kundërshtim me ligjin ose aktet nënligjore që normojnë veprimtarinë përkatëse të personit që ushtron funksion publik konkret;

  2. Të përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës.

Nisur nga sa më sipër, Ky Kolegj vëren se, me të drejtë Gjykata e Shkallës së Parë ka arsyetuar se: “...rezulton qe i pandehuri ne funksion te detyrës se tij si përgjegjës i Zyrës së Urbanistikës së Bashkisë Përrenjas, ka zbatuar me perpikmeri, lejen e ndërtimit të miratuar nga KRRT Bashkise Prrenjas ne lidhje me murin rrethues te subjektit Eduart Kokonozi dhe se aty ai ka shënuar përmasat e objektit fizikisht sipas matjeve dhe kufijve ekzistues duke vendosur piketat e murit sipas kondicioneve te miratuara nga organi kompetent, si fizikisht e sipas matjeve dhe kufijve ekzistues duke vepruar kështu ne funksion te detyrës se tij si ish shef i K.Rr.T.-se Bashkisë. ... Ne ushtrim te detyrës se tij si anëtar i K.Rr.T-se, i pandehuri Eqerem Karriqi, nisur nga ligji i kohës (njeri nga anëtaret e K.Rr.T-se merr përsipër piketimin e fillimit te ndërtimit te objektit te miratuar), ka vendosur piketat e fillimit te ndërtimit te murit rrethues, mbështetur pikërisht ne kondicionet e përcaktuara ne Lejen e Ndërtimit të miratuar, duke i respektuar ato me korrektësi, çka s,ka bere gjë tjetër veçse ka ushtruar detyrën e tij sipas ligjit ne përmbushje te plote te saj....Difekti sipas këtij eksperti, apo me sakte konflikti midis pronareve Kokonozi, ka lindur si pasoje e gabimit te bere nga Z.R.P.P-Librazhd, e cila ne fazën e regjistrimit te pronave respektive te familjeve Kokonozi, ka gabuar duke mos iu referuar gjendjes fizike te pronave respektive, shtrirjes jo te sakte ne terren duke shkaktuar pjesërisht mbivendosje te pronave e për pasoje reflektuar ky gabim ne Certifikaten e Pronësisë dhe Hartën treguese te tyre. Sipas gjykatës ky gabim i Z.R.P.P-se Librazhd nuk mund te beje me faj as K.Rr.T-ne Bashkia Prrenjas e as te pandehurin Eqerem Karriqi i cili sa me sipër ka përmbushur me perpikmeri detyrën e tij sipas ligjes, jo vetëm ne vendosjen e piketave por dhe ne marrjen përsipër te përcaktimit te tyre sipas ligjit te kohës. Ne këto kushte, gjykata duke konstatuar se asnjë nga veprimet apo mos veprimet e te pandehurit Eqerem Karriqi, ne ushtrimin e detyrës se tij si Shef i Urbanistikes Bashkia Librazhd, për vitet 2006- 2011 për rastin konkret, nuk përben vepër penale, do ta shpalle te pafajshëm atë për sa akuzohet. ). Nga ana e prokurorisë nuk u përcaktua se cilin akt nënligjor apo ligj ka cenuar i pandehuri me veprimet apo mos veprimet e tij. U cituan ne mënyre te përgjithshme dispozitat ligjore qe rregullojnë veprimtarinë e K.Rr.T-se dhe Ligji i Urbanistikes me ndryshimet përkatëse. Edhe nga ana objektive, i pandehuri nuk rezulton qe te ketë kryer veprime aktive duke shfrytëzuar postin qe ai mbante, atë te Shefit te Urbanistikes, qofte ne miratimin e kondicioneve te ndërtimit te murit rrethues, te cilat rezultuan te jene miratuar sipas aktit te pronësisë (pavarësisht se miratimi i lejes se ndërtimit është bere ne mënyre kolegjiale nga K.Rr.T-ja), qofte ne marrjen përsipër për përcaktimin e piketave te ndërtimit te murit, pasi ligji i kohës ia lejonte ketë gjë, qofte ne përcaktimin e sakte te këtyre piketave, çka rezulton nga akti ekspertimit. Përkundrazi këto veprime te pandehurit, janë bere me vetëdije te plote, nga një funksionar publik siç qe ai dhe ne përmbushje te rregullt te detyrës se tij. ...Ne lidhjen shkak - pasoje, gjykata nuk gjen asnjë lidhje midis veprimeve apo mos veprimeve te pandehurit ne rastin konkret dhe pasojës se ardhur cenimi i interesave pasurore te shtetasit Roland Kokonozi. Shkak i kësaj pasoje siç rezultoi ne gjykim nuk ishin veprimet apo mos veprimet e te pandehurit ne ushtrimin e detyrës se tij, por gabimet ne procesin e regjistrimit te pronave te subjekteve Eduart e Roland Kokonozi nga Z.V.R.P.P-Librazhd, gabime qe nuk kane lidhje me te pandehurin ne ushtrimin e detyrës se tij.....”, pasi nga organi i akuzës nuk është evidentuar se cili është veprimi konkret i kryer nga i gjykuari dhe me cilën dispozitë ligjore apo nënligjore që normon detyrën e tij, vjen në kundërshtim ai.

Në ndryshim me çka pretenduar organi i akuzës dhe çka arsyetuar Gjykata e Apelit, të dyja gjykatat kanë konstatuar në rrethanat e faktit, siç ka konkluduar edhe eksperti i pyetur në gjykim, gabimi ka qenë në lejen e ndërtimit të lëshuar nga KRRT Bashkia Prrenjas dhe nuk është shkaktuar prej veprimeve të të gjykuarit, pasi ato janë kryer në përputhje me kondicionet e përcaktuara në lejen e ndërtimit, ashtu siç edhe e parashikon ligji.

Bazuar në të njëjtat prova, pa riçelur shqyrtimin gjyqësor dhe pa marrë asnjë provë të re, Gjykata e Apelit ka arritur në një konkluzion të ndryshëm në lidhje me fajësinë e të gjykuarit.

Ky Kolegj vëren se me të drejtë gjykata e shkallës së parë ka arritur në konkluzionin se nga ana e prokurorisë nuk është përcaktuar se cilin akt nënligjor apo ligj ka cënuar i gjykuari me veprimet apo mos veprimet e tij dhe se edhe nga ana objektive, i gjykuari nuk rezulton që të ketë kryer veprime aktive duke shfrytëzuar postin që ai mbante, atë të Shefit të Urbanistikës, qoftë në miratimin e kondicioneve të ndërtimit të murit rrethues, të cilat rezultuan të jenë miratuar sipas aktit të pronësisë (pavarësisht se miratimi i lejes së ndërtimit është bërë në mënyrë kolegjiale nga K.Rr.T-ja), qoftë në marrjen përsipër për përcaktimin e piketave të ndërtimit të murit, pasi ligji i kohës ia lejonte këtë gjë, qoftë në përcaktimin e saktë të këtyre piketave, çka rezulton nga akti ekspertimit.

Nisur nga sa më sipër, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vëren se në veprimet e të gjykuarit Eqerem Karriqi nuk evidentohen elementët e figurës së veprës penale për të cilën ai është akuzuar, ndaj me të drejtë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka vendosur deklarimin e pafajshëm të tij.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441/1/d të Kodit të Procedurës Penale,


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.494, datë 16.06.2015 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe lënien në fuqi të vendimit nr.1144, datë 12.11.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.


Tiranë, më 16.03.2016
Nr. 56190-01871-00-2014 i Regj.Themeltar

Nr. 00-2016-447 i Vendimit (51)

Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   85   86   87   88   89   90   91   92   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish