VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Edmond Islamaj Kryesues
Tom Ndreca Anëtar
Artan Zeneli Anëtar
Shkëlzen Selimi Anëtar
Guxim Zenelaj Anëtar
në séancat gjyqësore të datës 09.03.2016 dhe 16.03. 2016 mori në shqyrtim çështjen penale me:
KËRKUES: PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË PËR KRIMET E RËNDA TIRANË
OBJEKTI:
Caktimin e masës së sigurimit.
PËR PERSONIN NË HETIM: MARIS LEKA, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit te narkotikeve” ne bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2 e 22 te KP, mbrojtur nga av. Kristina Marku
Gjykata e Shkalles se Pare për Krimet e Renda Tirane me vendimin nr.484, datё 20.11.2015 ka vendosur:
Caktimin ndaj shtetasit Maris Leka te masës se sigurimit “Arrest ne burg” te parashikuar nga neni 238 i KPP, duke filluar zbatimi i kësaj mase nga momenti i përfundimit me date 21.11.2015, ora 12.11 te afatit 15 ditor te masës se sigurimit “Arrest ne burg”, te caktuar ndaj këtij te dyshuari me vendimin nr.467, date 06.11.2015 te kësaj gjykate.
Gjykata e Apelit për Krimet e Renda Tirane me vendimin nr.157, datё 12.12.2015 ka vendosur:
Miratimin e vendimit nr.484, date 20.11.2015 te Gjykatës Së Shkallës së Parë për Krimet e Renda Tirane.
Kundёr kёtij vendimi ka bёrё rekurs personi nen hetim, nepermjet mbrojtesit, i cili kërkon prishjen e tij, duke parashtruar se:
-
Gjykata kane caktuar masen e sigurimit me arrest ne burg ndaj personit nen hetim, pa pasur asnje prove qe lidh dyshimin e arsyeshem me kryerjen e vepres dhe me subjektin e vepres penale.
-
Gjykata ka shkelur nenin 228/1 te KPP, pasi askush nuk mund tu nenshtrohet masave te sigurimit personal, ne qofte se, ne ngarkim te tij, nuk ekziston nje dyshim i arsyeshem, i bazuar ne prova.
-
Dyshimi i arsyeshem, sipas vendimit unifikues nr.3/2002 te Gjykates se Larte, nenkupton bindjen qe krijohet nga provat e marra te shqyrtuara, te cilat ne unitet tregojne se, vepra penale eshte kryer nga i dyshuari.
-
Gjykata ka caktuar masen me te rende te sigurimit, duke shkelur dispozitat ligjore, te parashikuara ne nenet 228, 229 e 230 te KPP.
-
Gjykatat hamendesojne se, i dyshuari eshte kthyer ne piken doganore, ne momentin qe eshte kapur i dyshuari Gjin Fusha. Nderkohe qe ai eshte kthyer per te marre dokumentat e automjetit te tij te shtetit Belg.
-
Ne pergjimin ambjental del qarte mosperfshirja ne kryerjen e vepres nga i dyshuari Maris Leka, i cili ishte kthyer per dokumentat e makines dhe nuk dinte perse ishte arrestuar Gjin Fusha.
KOLEGJI PENAL I GJYKATES SË LARTË
pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Guxim Zenelaj, prokurorin Arqilea Koca, i cili kërkoi lënien ne fuqi te vendimit te Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, mbrojtësen e personit nen hetim, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit te Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, te vendimit te Gjykatës se Shkalles se Pare për Krimet e Renda dhe revokimin e masës se arrestit me burg, dhe pasi bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N
Se, rekursi i paraqitur nga personi nen hetim, nuk përmban shkaqe ligjore qe motivojnë cenimin e vendimit te gjykatës se apelit për krimet e renda.
Rezulton se, prokuroria pranë gjykatës se krimeve te renda ka filluar procedimin penal ne ngarkim te shtetasit Maris Leka, shtetas shqiptar me vendqëndrim ne Bruksel, Belgjike, për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit te narkotikeve” ne bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2 e 22 te KP, pasi:
Me date 03.11.2015, rreth orës 0630, ne piken kufitare Muriqan, Shkodër nga kontrolli i automjetit qe drejtonte shtetasi Gjin Fusha, ne pjesën e brendshme, tek bagazhi, brenda bombolës se gazit, janë gjetur 24 pako (30 kg) me material bimor, cannabis sattiva.
Nga policia gjyqësore është kryer arrestimi ne flagrance i shtetasit Gjin Fusha dhe shoqërimi i shtetasit Maris Leka, i cili me automjetin e tij, kishte kaluar piken kufitare me pare se shtetasi Gjin Fusha dhe është rikthyer serish ne territorin shqiptar.
Shtetasi Maris Leka, ne fillim është pyetur si person qe ka dijeni për veprën penale dhe me pas si person nen hetim, ku është shprehur se, e njeh shtetasin Gjin Fusha, por nuk ka lidhje me te dhe ai është kthyer ne Shqipëri, pasi kishte harruar dokumentet e automjetit te shtetit Belg. Ndërkohë qe personi nen hetim Gjin Fusha ka deklaruar se e njeh shtetasin Maris Leka dhe kishin biseduar me pare te udhëtonin bashke, për te mos ngatërruar rrugën.
Me vendimin nr.467, date 06.11.2015 te gjykatës se shkalles se pare për krimet e renda është vleftësuar i paligjshëm arrestimi ne flagrance i shtetasit Maris Leka dhe është caktuar ndaj tij, masa e arrestit ne burg me afat 15 dite.
Pas kryerjes se aktit te ekspertimit te lendes bimore te sekuestruar, prokuroria pranë Gjykatës se shkalles se pare për krimet e renda ka kërkuar caktimin e masës se sigurimit “Arrest ne Burg” pa afat ndaj shtetasit Maris Leka.
Gjykata e Shkallës se Pare për Krimet e Renda Tirane me vendimin nr.484, datё 20.11.2015 ka caktuar ndaj shtetasit Maris Leka masën e sigurimit “Arrest ne burg”. Ky vendim është miratuar nga Gjykata e Apelit Për Krimet e Renda Tiranë me vendimin e saj nr.157, datё 12.12.2015 dhe kundёr kёtij vendimi ka bёrё rekurs personi nen hetim, nëpërmjet mbrojtësit, i cili kërkon prishjen e tij.
Kolegji Penal, pasi shqyrtoi shkaqet e parashtruara në rekursin e paraqitur dhe tërësinë e gjithë akteve të administruara në dosjen penale, vlerëson se vendimi i gjykatës se apelit, është marre ne respektim te dispozitave procedurale.
Gjykata e apelit, me miratimin e vendimit te gjykates se shkalles se pare, persa i perket caktimit te masës së sigurimit personal “Arrest ne burg”, ndaj personit nën hetim Maris Leka ka respektuar dhe ka zbatuar ligjin procedurial penal, e konkretisht kriteret e përgjithshme të parashikuara në dispozitën e nenit 229 të KPP dhe rrethanat konkrete që kanë ekzistuar, të cilat bëjnë të aplikueshëm kriteret e veçanta për caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” (neni 230 i KPP).
Masa e sigurimit personal është veprim procedural që kufizon ose heq përkohësisht lirinë e personit ndaj të cilit po zhvillohet një procedim penal. Ky kufizim është i përkohshëm dhe shkalla e tij varet nga nevojat e procesit të hetimit, duke pasur për qëllim që të parandalojë veprimtarinë e mëtejshme kriminale të personit, prishjen apo fshehjen e provave, si dhe të garantojë shlyerjen e dënimit penal që mund të jepet nga gjykata në procesin e gjykimit të akuzës në ngarkim të tij.
Në vazhdim të këtij arsyetimi, në fazën fillestare të procedimit penal është i mjaftueshëm “dyshimi” se personi ndaj të cilit kërkohet të caktohet një masë sigurimi mund të jetë autor i veprës penale, dyshim i cili duhet të mbështetet në prova të mjaftueshme, në përputhje me përcaktimet e nenit 228/1 të K.Pr.Penale, sipas të cilit “Askush nuk mund t’u nënshtrohet masave të sigurimit personal në qoftë se në ngarkim të tij nuk ekziston një dyshim i arsyeshem, i bazuar në prova”.
Prandaj me paraqitjen e kërkesës për caktim mase sigurimi personal, detyrë e gjykatës që shqyrton kërkesën është të verifikojë, nëse në gjendjen që ndodhen aktet, ekziston ndaj personit nën hetim një “dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova” në kuptim të nenit 228 të KPP, kjo duke analizuar dhe vlerësuar ato prova që ka paraqitur në gjykim organi i akuzës.
Në çështjen në shqyrtim, me te drejte gjykatat e faktit kane analizuar tërësinë e rrethanave të ngjarjes dhe provat e paraqitura bashkë me kërkesën objekt gjykimi, ne lidhje me verifikimin, praninë (ekzistencën) e kushteve për caktimin e masave të sigurimit personal (neni 228/1 i KPP).
Në nenin 229 të Kodit të Procedurës Penale parashikohet se:
1. Në caktimin e masave të sigurimit gjykata mban parasysh përshtatshmërinë e secilës prej tyre me shkallën e nevojave të sigurimit që duhen marrë në rastin konkret.
2. Çdo masë duhet të jetë në raport me rëndësinë e faktit dhe me sanksionin që parashikohet për veprën penale konkrete. Mbahen parasysh edhe vazhdimësia, përsëritja, si dhe rrethanat lehtësuese dhe rënduese të parashikuara nga Kodi Penal...
Ne nenin 230, parashikohet se:
...1. Arresti në burg mund të vendoset vetëm kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprës dhe të pandehurit...
Kolegji Penal, në vlerësim të rrethanave konkrete, çmon te drejte konkluzionin e gjykatave te faktit, se masa e sigurimit e caktuar i përgjigjet rëndësisë së faktit, nevojave të sigurimit dhe sanksionit penal.
Personi nën hetim dyshohet se ka kryer veper penale qe paraqet rrezikshmëri të theksuar shoqërore, për të cilen ligjvënësi ka parashikuar marzhe të larta dënimi me burg dhe ajo ka përhapje të gjërë dhe eshte tepër të ndjeshme për opinionin publik.
Në këto rrethana, në vlerësim dhe të kritereve të përgjithshme të parashikuara në nenin 229/1/2 të K.Pr.Penale, Kolegji, ashtu si edhe gjykata e faktit, çmon të papërshtatshme çdo masë tjetër sigurimi, duke arritur në përfundimin se ndaj personit nën hetim Maris Leka, duhet të caktohet masa e sigurimit “Arrest në burg”, si e vetmja masë sigurimi personal e përshtatshme, për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të vepres penale dhe autorit të dyshuar për kryerjen e tyre.
Ndryshe, nga sa pretendohet ne rekursin e paraqitur, dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova sipas pikës 1, të nenit 228 te KKP, nënkupton ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova, praninë e atyre elementëve të mjaftueshëm juridikë dhe të rrethanave të faktit, që i krijojnë bindje gjykatës në drejtim të mundësisë, që personi nën hetim të ketë kryer veprën penale.
Për rrjedhojë, për caktimin e masës së sigurimit është e nevojshme që provat, direkte apo indirekte, të jenë të tilla që të bëjnë të duket e mundshme përgjegjësia e eventuale e personit nën hetim, lidhur me akuzën, për të cilën procedohet.
Dyshimi i bazuar në prova nuk kërkon që ai të jetë shterues, domosdoshmërisht në drejtim të përgjegjësisë së personit që hetohet. Pavarësisht, këtij dyshimi të arsyeshëm, se i hetuari mund të ketë kryer veprën penale, në përfundim të gjykimit të themelit, do të vendoset nëse vërtetohet fajësia, apo pafajësia e personit nën hetim.
Masa e sigurimit personal nuk njehsohet me dënimin penal, pasi është një veprim procedural që kufizon përkohësisht lirinë e personit ndaj të cilit po zhvillohet procedimi penal. Ky kufizim është i përkohshëm dhe shkalla e tij varet nga nevojat konkrete të procesit të hetimit.
Në këtë fazë të procedimit penal është i mjaftueshëm “dyshimi” se, personi mund të jetë autor i mundshëm i veprës penale, dyshim, i cili mbështetet në gjendjen që janë aktet e çështjes në procesin e hetimeve paraprake dhe që dallon nga koncepti i “fajësisë”, i cili mbështetet në provat që janë objekt i debatit gjyqësor.
Në këtë fazë gjykimi, gjykata nuk mund të shprehet në themel, në lidhje me ekzistencën e elementëve të figurës së veprave penale, të cilat dyshohet se, i ka kryer shtetasi Maris Leka, siç pretendohet ne rekurs, por vetëm shqyrton dhe mjaftohet me praninë e elementëve të ekzistencës së dyshimit të arsyeshëm, bazuar në gjendjen që janë aktet, që çojnë në konkluzionin se, vepra penale, sa më sipër, mund të jetë kryer nga ky shtetas.
Sa, me sipër, vendimi Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, si marre ne zbatim te ligjit procedural, duhet te lihet ne fuqi.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 441/a të KPP
V E N D O S I
Lënien ne fuqi te vendimit nr.157, datё 12.12.2015 të Gjykatës së Apelit për Krimet e Renda Tiranë.
Tiranë, më 16.03.2016
Nr. 56260-01167-00-2014 i Regj. Themeltar
Nr. 00-2016-435 i Vendimit (43)
Do'stlaringiz bilan baham: |