Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet82/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   78   79   80   81   82   83   84   85   ...   217

VENDIM


NЁ EMЁR TЁ REPUBLIKЁS
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë prej:

Edmond Islamaj Kryesues

Shkëlzen Selimi Anëtar

Guxim Zenelaj Anëtar

Artan Zeneli Anëtar

Tom Ndreca Anëtar

më datë 09.03.2016 mori në shqyrtim, çështjen penale, që i përket:

KËRKUES: PROKURORIA E RRETHIT GJYQËSOR SARANDË.

I GJYKUARI: ROLAND MAHILAJ
A K U Z U A R:

Për veprën penale

“Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë,

parashikuar nga neni 76-22 të Kodit Penal.




Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin nr.164, datë 25.11.2013, ka vendosur:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Roland Hair Mahilaj, akuzuar kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga nenet 76 e 22 të K.Penal e dënimin e tij me 10 vjet burgim.

Ekzekutimi i këtij vendimi të fillojë nga data e arrestimit 03.01.2013, dhe të vuhet në një burg të sigurisë së mesme ...”
Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.57, datë 27.03.2014, ka vendosur:

Lënien ne fuqi te vendimit nr.23-2013-2357 (164), datë 25.11.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë duke ndryshuar masën e dënimit të dhënë ndaj të pandehurit Roland Hair Mahilaj nga 10 (dhjetë) vjet burgim në 6 (gjashtë) vjet burgim.”


Kundër vendimit të mësipërm, ka ushtruar rekurs prokurori i apelit Gjirokastër, me anën e të cilit ka kërkuar: Prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.
Shkaqet që parashtrohen në rekurs janë:

  • Vendimit i Gjykatës së Apelit Gjirokastër është dhënë në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me nenin 47 të K.Penal duke dhënë një dënim nën minimumin që parashikon dispozita përkatëse.

  • Gjykata e Apelit Gjirokastër ka bërë një interpretim të gabuar të nenit 23 të K.Penal, vepra penale e kryer nga i pandehuri Roland Mahilaj, vërtet ka ngelur në fazën e tentativës, por kjo ka ndodhur për shkaqe dhe rrethana të pavarura nga i pandehuri. I pandehuri e ka goditur me thikë të dëmtuarën aq herë sa ka kujtuar se e kishte realizuar qëllimin e tij, ka menduar se ajo kishte vdekur dhe pasi i ka hedhur një batanije, ka njoftuar policinë dhe të afërmit e të dëmtuarës, duke u thënë se e kishte vrarë dhe se trupi saj ishte në banesën e tij.

  • Gjykatat e Apelit Gjirokastër në analizë të gabuar të rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale, të autorit të saj, shkallës së fajit ka arritur në përfundim jo të ligjshëm duke ulur masën e dënimit ndaj të pandehurit Roland Mahilaj nën minimumin që parashikon dispozita, neni 76 i K.Penal.

  • Kryerja e veprës penale nga i pandehuri është shtyrë nga motive të dobëta (xhelozi), është kryer me egërsi, pasi e ka qëlluar të dëmtuarën gjashtë herë me thikë, fakte këto që shërbejnë si rrethana rënduese, nenin 50/ “a”,“c” të K.Penal.

  • I pandehuri Roland Mahilaj me veprimet e tij aktive të kryera me dashje direkte, ka menduar se e ka arritur qëllimin, dhe duke ditur se ajo kishte vdekur, ka njoftuar policinë dhe të afërmit e të dëmtuarës. Nga ana subjektive i pandehuri, i ka kryer të gjitha veprimet e mundshme për ardhjen e pasojës, vrasjen e të dashurës.


Kundër vendimit të mësipërm, ka ushtruar rekurs i gjykuari Roland Mahilaj, me anën e të cilit ka kërkuar: Ndryshimin e vendimeve, duke ndryshuar cilësimin juridik te veprës penale nga “Vrasje me dashje te mbetur ne tentative” parashikuar nga neni 76 e 22 të K.Penal, në “Plagosje e lehte me dashje”, parashikuar nga neni 89 e 18 të K.Penal dhe bazuar në nenin 59 pezullimin e dënimit.
Shkaqet që parashtrohen në rekurs janë:

  • Vendimet, janë dhënë ne kundërshtim me kriteret ligjore.

  • Organi i akuzës nuk ka kryer veprimet e nevojshme hetimore nisur nga personalitetit i te akuzuarit dhe rrethanave te kryerjes se krimit.

  • Sipas akt - ekspertizës ne trupin e te dëmtuarës ndodhen vetëm disa goditje ne shpatullën e djathte ne gishtin e dorës, çka tregon se autori s’ka patur si qellim ta godiste te dëmtuarën ne vende jetike edhe pse e kishte këtë mundësi.

  • Vepra penale e “Vrasjes me dashje” për te cilën është akuzuar shtetasi Roland Mahilaj nuk qëndron.

  • Plagosja të dëmtuarës Kasiani Boci, është kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike të çastit, shkaktuar nga fyerja e rënde, pasi edhe ne efektin e pijes alkoolike dhe te lendes narkotike, nuk i kontrolli dot veprimet, por gjithsesi nuk kishte ne plan veprimin kriminal te vrasjes.

  • Gjykatat duhej te analizonin me kujdes objektin, anën objektive, subjektin anën subjektive te kësaj vepre penale mbështetur ne provat e grumbulluara nga prokurori dhe provat qe u morën ne hetimin gjyqësor dhe te dilej ne konkluzion se nuk kemi te bëjmë me veprën penale te parashikuar nga nenet 82, 88, 88/a, 89 e 18 te K.Penal.

  • Ekspertim Mjeko ligjor është i njëanshëm, pasi nuk është njoftuar pala e dyshuar si dhe mbrojtësi ligjor, në kundërshtim me nenet 179/2,18 të K.Pr.Penale, pasi e dëmtuara nuk ka qene asnjë moment në koma.

  • Gjykatat pranuan ekspertimin Mjeko-Ligjor të bërë me dokumente në gjuhë të huaj gjë që bien në kundërshtim me nenin 8 te K.Pr.Penale.

  • Kasiani Boci deklaroi vete në seancë dhe me deklaratën noteriale se nuk ka qene e plagosur ne kraharor ose ne pjesën e përparme te gjoksit te djathte.

  • Gjykatat, mbështetur në provat e marra drejtpërsëdrejti ne gjykim, dhe sipas nenit 375 e të K.Pr.Penale dhe te nenit 89/18 ose te neneve 82, 88, 88/a të K.Penal duhej të bënte “Ndryshimin e cilësimit juridik të veprës” penale.

  • Gjykatat duhej te urdhëronin që të ribëhej edhe një herë ekspertimi mjeko ligjor me grup mjekesh ashtu si e kemi kërkuar edhe ne si palë.

  • Nuk u pranua kërkesa për të ripyetur të dëmtuarën Kasiani Boci në një seance me dyer të mbyllura pasi e ka shprehur këtë dëshirë për të dëshmuar.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË



pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Edmond Islamaj; Prokurorin S. Stojani, i cili kërkoi prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor; avokatin I. Beqiri, i cili kërkoi prishjen e vendimit; e si e analizoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

  • Se vendimi i Gjykatës së Apelit Gjirokastër, më të cilin është vendosur ndryshimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në lidhje me masën e dënimit të aplikuar ndaj të gjykuarit Roland Mihali, është marrë në kundërshtim me ligjin penal, dhe për rrjedhojë ai është i cenueshëm për shkaqet dhe arsyet që vijojnë.




  1. Rrethanat e çështjes.




  1. Në datë 03.01.2013 rreth orës 16.20 nga i pandehuri Roland Mahilaj është njoftuar salla operative e Komisariatit te Policisë Sarande, se ai kishte goditur me thike te dashurën e tij në fshatin Berdenesh.

  2. I pandehuri me të dëmtuarën kane pasur lidhje mes tyre për një periudhë prej katër vjet e gjysme deri në ditën e ngjarjes datë 03.01.2013. Në datë 03.01.2013 e dëmtuara ka vajtur vetë në shtëpinë e te pandehurit. Në bisedë me njëri tjetrin i pandehuri i ka kërkuar sqarim ne se e kishte tradhtuar e dëmtuara me ndonjë person tjetër në datën 01.01.2013.

  3. Fillimisht e dëmtuara i është betuar duke i thënë se nuk është e vërtetë dhe se nuk kishte se çfarë përgjigje t’i jepte. I pandehuri ka vazhduar me insistim te kërkonte përgjigje duke e shoqëruar edhe me përdorimin e dhunës, duke e goditur me grushte, deri sa asaj i ka dale edhe gjak nga hunda.

  4. Si ka vazhduar goditjet ne koke dhe duke e kapur me duar në fyt, e dëmtuara i ka thënë një emër te sajuar, e ne këto momente i pandehuri është acaruar, e ka hedhur në dysheme dhe si ka marrë një thikë qe ishte ne divan e ka goditur atë në pjesë të ndryshme të trupit si ne shpatull dhe kraharor, si dhe ne gishtat e duarve.

  5. E dëmtuara ka qëndruar ne spitalin e Sarandës nga dt.03.01.2013 - dt.04.01.2013, nga data 04.01.2013 - 11.01.2013 ne Spitalin e Janinës. Sipas aktit mjeko-ligjor e dëmtuara kishte plage ne kraharor ne krah te djathte, se ka qene ne gjendje te rende, se mushkëria nuk funksiononte nga mbushja e kraharorit me gjak e për këtë i është dhënë ndihma duke futur tub gome për të nxjerre ajrin, i janë dhënë tre qese gjak, se ka patur një gjendje te rende me humbje gjaku e për këtë shkak e kane dërguar në spitalin e Janinës. E dëmtuara kishte gjashte plage shpuese, por vetëm ajo në kraharor ishte e rrezikshme për jetën, sepse ka dëmtuar mushkërinë dhe ka pasur hemorragji, e se plagët e tjera nuk kane qene te rrezikshme për jetën



  1. Procedura gjyqësore.




  1. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin nr.164, datë 25.11.2013, ka vendosur:

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Roland Hair Mahilaj, akuzuar kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga nenet 76 e 22 të K.Penal e dënimin e tij me 10 vjet burgim.

  • Ekzekutimi i këtij vendimi të fillojë nga data e arrestimit 03.01.2013, dhe të vuhet në një burg të sigurisë së mesme ...”

  1. Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.57, datë 27.03.2014, ka vendosur: Lënien ne fuqi te vendimit nr.23-2013-2357 (164), datë 25.11.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë duke ndryshuar masën e dënimit të dhënë ndaj të pandehurit Roland Hair Mahilaj nga 10 (dhjetë) vjet burgim në 6 (gjashtë) vjet burgim.”

  2. Kundër vendimit të mësipërm, ka ushtruar rekurs prokurori i apelit Gjirokastër, me anën e të cilit ka kërkuar: Prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, si edhe i gjykuari Roland Mahilaj, me anën e të cilit ka kërkuar: Ndryshimin e vendimeve, duke ndryshuar cilësimin juridik të veprës penale nga “Vrasje me dashje te mbetur ne tentative” parashikuar nga neni 76 e 22 të K.Penal, në “Plagosje e lehtë me dashje” parashikuar nga neni 89 e 18 të K.Penal dhe bazuar në nenin 59 pezullimin e dënimi, duke parashtruar dhe shkaqet ligjore të cituara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.




  1. Arsyetimi ligjor i vendimit të ankimuar.


Gjykata e Apelit Gjirokastër vlerëson se:

“.. masën e dënimit ... ne zbatim edhe te kërkesave te parashikuara nga neni 23 i K.Penal, Gjykata Apelit duke vlerësuar rrethanat e kryerjes se veprës penale për te çilen është deklaruar fajtor i pandehuri Roland Mahilaj gjykon se ai duhet te përgjigj penalisht për ketë vepër penale, por për shkak se ajo ka mbetur ne tentative dhe ne varësi te shkalles se afërsisë se pasojës ku e dëmtuara u reabilitua ne një kohe te shkurtër, te shkaqeve për te cilat vepra penale mbeti ne tentative, te veprime te pandehurit pas realizimit te goditjeve me thike e te marrëdhënieve specifike te pandehurit me te dëmtuarën, çmon se është vendi për te zbutur dënimin e te pandehurit duke e ulur atë nen minimumin e parashikuar....

... Apeli, vlerëson edhe faktin se e dëmtuara ka dale e shëruar nga spitali ne dt.11.01.2013, për njekohe relativisht te shkurtër, edhe sipas deklarimeve te saj, por ekspertit mjeko- ligjor është vërtetuar shërimi i saj, gjë e cila tregon edhe për shkallen e afërsisë se pasojës nga veprimet e kryera prej te pandehurit. Gjithashtu edhe veprimet e te pandehurit, menjëherë pas realizimit te goditjeve me thike ndaj te dëmtuarës, i cili ka njoftuar për ngjarjen organet e policisë dhe te afërmit e saj, mbi te cilat u be e mundur edhe shërbimi i shpejt i saj nga ndërhyrja mjekësore.

... Apeli çmon se jemi para një rasti te tille kur janë kushtet për te aplikuar kërkesat e nenit 23 te K.P për te zbutur dënimin e te pandehurit, duke e ulur nen minimumin e parashikuar nga ligji... ”




  1. Në lidhje me rekursin e paraqitur.




  1. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, vlerëson se vendimi nr.57, datë 27.03.2014 i Gjykatës së Apelit Gjirokastër ёshtё marrё nё zbatim tё gabuar tё ligjit penal dhe si i tillë duhet të prishet duke u vendosur lënia në fuqi e vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor Sarandë. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë arrin në konkluzionin se rekursi i prokurorisë është i bazuar në ligj dhe si i tillë duhet të pranohet1.

  2. Shkaqet e parashtruara në rekurs janë të mbështetura në ligj dhe për këtë arsye ato gjenden të bazuara dhe vendimi i gjykatës së apelit është i cenueshëm, pasi është marrë në shkelje të nenit 383/ç dhe 384 të K.Pr.Penale si dhe të ligjit penal material, nenit 47 dhe 76 të Kodit Penal.

  3. Kolegji Penal çmon se në përputhje me parimin e procesit të rregullt e të drejtë ligjor, është e rëndësishme dhe e detyrueshme që vendimi i gjykatës të jetë i arsyetuar. Nëpërmjet arsyetimit të vendimit, gjykata tregon me qartësi vërtetimin e fakteve dhe ligjin e zbatueshëm, arsyet të cilat e kanë çuar në formimin e bindjes dhe qëndrimin e gjykatës që ka dhënë vendimin, veçanërisht me kriteret ligjore që gjykata ka zbatuar në caktimin e dënimit, në mënyrë që palët të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e ankimit duke parashtruar pretendimet dhe shkaqet për të cilat nuk pajtohen me vendimin.

  4. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vëren se, legjislacioni penal ka parashikuar kritere konkrete për sa i përket caktimit të masës së dënimit nga gjykata. Vetëm nëpërmjet provave dhe zbatimit korrekt të ligjit dhe arsyetimit të mjaftueshëm të formimit të bindjes së saj gjykata bën vërtetimin dhe sqarimin fakteve objekt akuze, caktimin e dënimit, duke realizuar kështu dhënien e drejtësisë.

  5. Duke iu kthyer çështjes objekt shqyrtimi, Kolegji Penal vlerëson se në bazë të nenit 47 të Kodit Penal, gjykata duhet të caktojë dënimin duke respektuar dispozitat e pjesës së përgjithshme dhe kufijtë e dënimeve të parashikuar në ligj për veprën penale. Në caktimin e dënimit gjykata duhet të marrë parasysh rrezikshmërinë e veprës penale, të autorit të saj, shkallën e fajit, si dhe rrethanat lehtësuese dhe rënduese. Gjithashtu, në bazë të nenit 76 të Kodit Penal, për veprën penale të “Vrasjes me dashje” parashikohet një marzh dënimi, duke filluar nga minimumi në dhjetë vjet dhe maksimumi deri në njëzet vjet.

  6. Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar të gjykuarin Mahilaj me 6 (gjashtë) vjet burgim, por, ajo (gjykata e apelit), nuk ka arritur të arsyetoj në mënyrë të mjaftueshme e të detajuar sa i përket pjesës së vendimit që lidhet me arsyetimin e masës së dënimit, shkelje kjo që ka ndikuar në dhënien e vendimit. Gjykata e Apelit Gjirokastër është mjaftuar vetëm në ato shkaqe që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e normalizuara midis të dëmtuarës dhe të gjykuarit, rikuperimin e shpejtë të gjendjes shëndetësore të të dëmtuarës Kasiani Boçi, apo të deklarimeve të eksperti mjekoligjor.

  7. Gjykata e apelit nuk ka përmendur të gjitha ato rrethana dhe kriteret ligjore, që sipas saj kanë përligjur dhënien e një dënimi për të gjykuarin, që ka rezultuar nën minimumin e masës së të dënimit që parashikon dispozita penale, për veprën e vrasjes me dashje. Në arritjen e këtij konkluzioni, Kolegji ka pasur parasysh kërkesën dhe pretendimet e përfaqësuesit të organit të akuzës lidhur me caktimin e masës së dënimit, mënyrën e kryerjes së veprës penale, praninë e rrethanave lehtësuese apo rënduese, identifikimin e qartë të tyre.

  8. Identifikimi i rrethanave lehtësuese si një situatë ligjore nga ato të parashikuara nga norma penale dhe provueshmëria e tyre në lidhje me caktimin e llojit dhe masës së dënimit në arsyetimin e vendimit janë të detyrueshme për gjykatat që të evidentohen me qëllim që gjatë kontrollit gjyqësor të vendimit në shkallët e tjera të gjykimit të vlerësohet ligjshmëria e vendimit në lidhje me këtë aspekt esencial të vendimmarrjes së gjykatës. Në rastin objekt shqyrtimi rrethana lehtësuese si pendimi, bashkëpunimi me organet e drejtësisë janë pranuar apriori nga gjykatat e faktit.

  9. Në këto kushte, gjykata e apelit duhej të kryente një hetim dhe një arsyetim më të detajuar, duke arritur në një konkluzion sa të drejtë dhe logjik në lidhje me caktimin e masës së dënimit, e vlerësuar drejt dhe arsyetuar në mënyrë të mjaftueshme rrezikshmërinë e veprës penale, të autorit të saj, shkallën e fajit, si dhe rrethanat lehtësuese dhe rënduese, në përputhje me nenin 47 të Kodit Penal.

  10. Në përfundim, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, pasi shqyrtoi rrethanat dhe faktet sikundër janë pranuar dhe nga vetë gjykata e apelit, në vështrim të parimeve kushtetuese dhe atyre të procedurës penale, vlerëson se vendimi i gjykatës së apelit nuk është në përputhje me ligjin procedural dhe atë material sa i takon arsyetimit lidhur me caktimin e masës së dënimit, në përputhje me nenin 47 të Kodit Penal dhe vërtetimit të elementëve të veprës penale të “Vrasjes me dashje”, dhe për rrjedhojë ky vendim duhet të të prishet dhe në fuqi të mbetet vendimi i gjykatës së rrethit gjyqësor Sarandë.

  11. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë arrin në konkluzionin se rekursi i të gjykuarit Roland Mahilaj për sa i përket ndryshimit të vendimeve të gjykatës në lidhje me kualifikimin e veprës penale e për rrjedhojë edhe të masës së dënimit është i pabazuar në ligj dhe si i tillë nuk duhet të pranohet.

  12. Me të drejtë gjykatat më të ulëta, ajo e rrethit gjyqësor Sarandë dhe e apelit Gjirokastër i kanë gjetur të pabazuar pretendimet e paraqitura nga i gjykuari Roland Mahilaj, duke argumentuar drejtë rrethanat mbi të cilat është zhvilluar dhe kryer vepra penale dhe duke i dhënë faktit cilësimin e saktë ligjor.

  13. I gjykuari Roland Mahilaj pasi ka qëlluar gjashtë herë me thikë të dëmtuarën ka menduar se e kishte arritur qëllimin e tij kriminal dhe më pas ka njoftuar policinë, si dhe vëllain e të dëmtuarës, duke i transmetuar që të vij dhe të marrë trupin e saj. Fakt ky që është vërtetuar në gjykim nga mesazhet (sms-të) e dërguara nga i gjykuari Mahilaj, vëllait të të dëmtuarës.




  1. Në lidhje me zgjidhjen e çështjes.




  1. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se vendimi i gjykatës së apelit Gjirokastër, më të cilin është ndryshuar vendimi i gjykatës së rrethit gjyqësor Sarandë për pjesën që i përket masës së dënimit të dhënë ndaj të gjykuarit Roland Mahilaj, duke e dënuar përfundimisht të gjykuarin me 6 (gjashtë) vjet burgim është marrë në kundërshtim me 383/ç dhe 384 të K.Pr.Penale si dhe të ligjit penal material, nenit 47 dhe 76-22 të Kodit Penal, dhe për rrjedhojë ky vendim duhet të prishet dhe në fuqi të mbetet vendimi i gjykatës së rrethit gjyqësor Sarandë.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441, paragrafi i parë, germa (d) të Kodit të Procedurës Penale,
V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.57, datë 27.03.2014, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe lënien në fuqi të vendimit nr.164, datë 25.11.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.


Tiranë, më 09.03.2016
Nr. 55321-01119-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-350 i Vendimit (40)



Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   78   79   80   81   82   83   84   85   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish