Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet80/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   76   77   78   79   80   81   82   83   ...   217

... Në çështjen , si prova relevante dhe të drejtpërdrejta, sipas prokurorit janë dëshmitë e personave të pranishëm në ngjarje që përshkruajnë gjithë mekanizmin e ngjarjes, si dhe japin të dhëna mbi karakteristikat dhe tiparet identifikuese të autorëve të saj. Si të tilla, prokurori evidenton dëshminë e vëllait të viktimës, shtetasit Eduart Fejzullahu dhe të shtetasit Neritan Shpata, të cilët udhëtonin sëbashku me viktimën, si dhe dëshmitë e personave që rastësisht janë ndodhur në vendin e ngjarjes...nuk mund të lihet pa evidentuar fakti se identifikimi i autorit të goditjes me armë zjarri të viktimës dhe të njërit prej personave që udhëtonin me të, është bazuar në dëshminë e shtetasit Eduart Fejzullahu dhe njohjen e realizuar prej po prej tij, të këtyre personave. Në këtë rast, nuk mund të flitet për dy prova të ndryshme në kushte në kushtet që ato kanë të njëjtin burim-perceptimin dhe njohjen që shtetasi Eduart Fejzullahu ka mbi ngjarjen ku ka qenë i pranishëm.... Por, siç me të drejtë arsyetohet në vendimin e gjykatës së shkallës së parë, dëshmia e këtij shtetasi dhe identifikimi që ky shtetas i ka bërë dy të pandehurve gjatë paraqitjes së tyre për njohje, janë të pamjaftueshme për të provuar akuzën në ngarkim të tyre, për faktin se qëndrimet që ky shtetas ka mbajtur në lidhje me rrethanat e ngjarjes janë kontradiktore mes tyre, por edhe në kontradiktë me dëshmitë e personave të tjerë në ngjarje dhe provat e rezultuara nga mekanizmi i ngjarjes të fiksuara në procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe të automjetit me të cilin udhëtonte dëshmitari dhe viktima.... Vetëm duke analizuar deklarimet e dhëna nga ky shtetas në fazën e hetimeve paraprake mes tyre, por edhe me dëshminë e dhënë në gjykim, konstatohen dukshëm kontradikta thelbësore në lidhje me pozicionin e tij gjatë ngjarjes, që ka kushtëzuar edhe perceptimin e tij të mekanizmit të ngjarjes dhe tipareve dalluese të autorëve të saj.....shtetasi Eduart ka hapur derën dhe është hedhur nga automjeti,duke minimizuar mundësinë e tij për të evidentuar qartë gjithë veprimet e kryera nga autorët e kësaj ngjarje dhe për më tepër, për të fiksuar tipare të tilla që do të shërbenin për identifikimin e saktë të tyre....Pra, edhe nga këto dëshmi, rezulton e qartë kontradikta e përshkrimeve të bëra nga dëshmitari Eduart Fejzullau në deklarimet e dt. 12.02.2011 dhe dëshminë në gjykim, ku nuk evidentohet fare ky fakt, që përveç personit që ka qëlluar me armë zjarri rezultojnë edhe veprimet e kryera nga një nga dy personat e tjerë, që është afruar tek mjeti me send të fortë ka qëlluar xhamin anësor nga krahu i shoferit dhe më pas, është qëlluar nga personi tjetër që mbante armën e zjarrit...Tërësia e këtyre kontradiktave shumë të rëndësishme, të evidentuara më lart me hollësi mes deklarimit të dt. 30.12.2010 dhe deklarimit të datës 12.02.2011 si dhe dëshmisë në gjykim, të dhëna nga vëllai i viktimës, shtetasi Eduart Fejzullau në lidhje me mekanizmin e ngjarjes, konstatimi i faktit se reagimi momental i këtij dëshmitari, duke u hedhur nga makina, sapo kanë nisur të shtënat e ka vënë atë në pamundësi për të parë dhe fiksuar drejtë tiparet dalluese të autorëve të kësaj ngjarje dhe së fundmi, pohimi i vetë dëshmitarit mbi mungesën e konfliktit të mëparshëm (konflikt i sqaruar disa muaj përpara ngjarjes) me personin që kishte mësuar nga të afërmit se ishte autor i ngjarjes si dhe mosidentifikimi i burimit të këtij informacioni, e bëjnë tërësisht të pabesueshme dëshminë dhe të pavërtetë njohjen që ai ka realizuar duke identifikuar dy të pandehurit si personat autorë të ngjarjes...”.





  1. Qëndrimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Në lidhje me rekursin e paraqitur Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vëren se:



Vendimi nr.103, datë 26.02.2014 i Gjykatës së Apelit Vlorë është rezultat i zbatimit të drejtë të ligjit penal e procedural penal, e si i tillë duhet të lihet në fuqi.

Ky Kolegj vëren se, nga Gjykata e Apelit Vlorë janë respektuar parimet bazë të gjykimit penal dhe nuk konstatohen shkelje që kanë të bëjnë me pavlefshmëri të procesit penal apo të akteve të rrjedhura prej tij. Gjithashtu, rezulton se Gjykata e Apelit ka marrë në analizë dhe i ka dhënë përgjigje të gjitha pretendimeve të ngritura, gjatë gjykimeve dhe në ankim, nga palët.

Në lidhje më rekursin e paraqitur nga organi i akuzës, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë arrin në konkluzionin se pretendimet e ngritura janë analizuar hollësisht dhe u është dhënë përgjigja e duhur ligjore nga Gjykata e Apelit Vlorë.

Në çështjen objekt gjykimi, provat kryesore, ku akuza ka bazuar pretendimet e saj, janë dëshmia e vëllait të viktimës, shtetasit Eduart Fejzullau, njohja e bërë prej këtij të fundit si dhe dëshmia e shtetasit Neritan Shpata, të cilët udhëtonin sëbashku me viktimën, prova të cilat janë analizuar me hollësi nga të dyja gjykatat në përputhje me nenin 152 të K.Pr.Penale.

Në lidhje me këtë çështje, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë thekson se, në një proces penal organi i prokurorisë ka barrën e provës dhe detyrimin ligjor për të provuar akuzën, ndërsa i pandehuri gëzon garancinë kushtetuese të prezumimit të pafajësisë. Kjo është arsyeja pse të provuarit e akuzës kërkon një analizë të hollësishme, të plotë dhe të gjithanshme të provave të paraqitura nga palët ndërgjyqëse, duke siguruar që të mos mbivlerësohet asnjëra prej tyre. Provat e paraqitura nga organi i akuzës, duhet t’i nënshtrohet, në kuptim të nenit 152 të K.Pr.Penale, shqyrtimit gjyqësor, duke mos i dhënë vlerë të paracaktuar, detyrim ky i cili rrjedh nga parimi-garanci i prezumimit të pafajësisë.

Neni 6, paragrafi 2, i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut parashikon se çdokush që akuzohet për një vepër penale do të prezumohet i pafajshëm deri sa të provohet fajësia e tij sipas ligjit. Në çështjen Barbera, Messegue dhe Jabaro kundër Spanjës, 6 dhjetor 1988, Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut është shprehur: “...parimi i prezumimit të pafajësisë....kërkon, ndërmjet të tjerave, që anëtarët e gjyqit kur bëjnë detyrën nuk duhet të fillojnë me idenë paragjykuese se i akuzuari e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet, barra e provës i takon akuzës dhe për cilindo dyshim do të përfitojë i akuzuari.”.

Ky parim sanksionohet dhe në nenin 30 të Kushtetutës sonë dhe nenin 4 të K.Pr.Penale. Gjykata Kushtetuese në një sërë vendimesh të saj, si vendimi nr.4, dt. 07.02.2004, vendimi nr.9, dt. 08.04.2004, vendimi nr.19, dt 18.09.2008, nr.23 datë 23.07.2009 etj., është shprehur se çdo dyshim duhet të shkojë në favor të të pandehurit dhe ky parim (parimi i prezumimit të pafajësisë) do të konsiderohej i cënuar nëse barra e provës do të kalonte nga akuza tek i pandehuri.

Gjithashtu ky parim nënkupton ndër të tjera se barra e provës i takon palës akuzuese, çdo dyshim duhet të çmohet në favor të të pandehurit dhe se gjykata duhet ta mbështesë vendimin në prova direkte dhe indirekte që duhet të provohen nga akuza.

Dyshimi në favor të të pandehurit nënkupton se kur faktet dhe rrethanat e çështjes lejojnë vlerësime e interpretime të ndryshme, duhet pranuar ai interpretim që është më i favorshëm për të pandehurin. Nga ana tjetër nënkupton se, në mënyrë që të konkludohet në një vendim fajësie, gjykata, në përfundim të gjykimit nuk duhet të jetë e dyzuar për mundësinë e kryerjes së veprës nga i pandehuri, në të kundërt, çdo dyshim çmohet në favor të tij.

Kështu, në vendimin nr.19 datë 02.04.2012 Gjykata Kushtetuese është shprehur: “...prezumimi i pafajësisë është një nga elementet përbërëse të procesit të rregullt ligjor. Sipas nenit 30 të Kushtetutës, kushdo quhet i pafajshëm, përderisa nuk i është provuar fajësia me vendim gjyqësor të formës së prerë. Prezumimi i pafajësisë përbëhet nga disa aspekte, njëri prej të cilëve është in dubio pro reo, pra çdo dyshim shkon në favor të të pandehurit dhe barra e provës bie kryesisht mbi organin e akuzës. Gjykata e ka interpretuar prezumimin e pafajësisë në kuptimin që gjykatat e zakonshme nuk duhet ta fillojnë procesin me bindjen se i pandehuri ka kryer krimin për të cilin akuzohet, se barra e provës i takon palës akuzuese, se çdo dyshim duhet të shkojë në favor të të pandehurit, se gjykata duhet ta mbështesë vendimin në prova të drejtpërdrejta dhe të tërthorta që duhet të provohen nga akuza...”.

Prezumimi i pafajësisë është trajtuar gjerësisht edhe nga GJEDNJ-ja (Shih vendimet e GJEDNJ-së Minelli kundër Zvicrës; John Murray kundër Mbretërisë së Bashkuar, 8 shkurt 1996; Telfner kundër Austrisë 20 qershor 2001), e cila ka theksuar se “prezumimi i pafajësisë” është një nga elementet e procesit të rregullt ligjor që parashikohet në nenin 6, paragrafi 2, të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Është pikërisht ky parim, i cili nënkupton se gjykata duhet ta mbështesë vendimin në prova direkte dhe indirekte të administruara në gjykim.

Një nga institutet më të rëndësishme të së drejtës proçedurale penale është ai i “provave penale dhe procesit të të provuarit”, i cili me të drejtë është konsideruar si institut bosht i kësaj të drejte. Instituti i provave penale dhe proçesit i të provuarit, lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me përmbajtjen dhe detyrën e kësaj shkence, me atë që quhet proçesi i zbulimit dhe i të provuarit të së vërtetës në proçesin penal. Rëndësia e shqyrtimit dhe e verifikimit të provave gjatë gjykimit të çështjes është përcaktuese për formimin e bindjes së brendshme të gjykatës, mbi bazën e së cilës do të përcaktohet vërtetësia dhe fuqia e tyre provuese, siç është shprehur edhe më parë ky Kolegj (shih Vendimi Nr 291, datë 15.03.2007 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë).

Ligjvënësi, në nenin 152/1 të K.Pr.Penale, ka parashikuar se “Gjykata i çmon provat sipas bindjes së formuar pas shqyrtimit të tyre në tërësi”. Nga interpretimi literal e gramatikor i kësaj dispozite, kuptohet një rregull i rëndësishëm i procesit të të provuarit, që çmuarja e provave bëhet vetëm mbi bazën e bindjes së brendshme, bindje kjo, e cila krijohet shkallë shkallë nga shqyrtimi dhe verifikimi i të gjitha provave. Në interpretim të nenit 152 të K.Pr.Penale, çmuarja e provave është procesi i përcaktimit të vërtetësisë dhe fuqisë provuese të tyre, gjë që e bën gjykata. Bindja e brendshme, si e drejtë ekskluzive e atij që gjykon çështjen, formohet mbi bazë të provave të administruara në gjykim.

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut e çmon mënyrën në të cilën trajtohen provat si një çështje të rëndësishme në marrjen e vendimit nëse një gjyq ka qenë i drejtë apo jo. (Çështja Van Mechelen dhe të tjerë kundër Vendeve të Ulëta, 18 mars 1977).

Edhe më parë ky Kolegj (shih vendimin nr.25, datë 15.01.2003 i Kolegjit Penal i Gjykatës së Lartë) është shprehur: “Përcaktimi i vërtetësisë së provës që është vënë si kusht nga ligjvënësi për të patur një proces ligjor çmuarje të saj, nënkupton...verifikimi se ku konsiston lidhja e rrethanës apo objektit material konkret me objektin e të provuarit në çdo gjykim konkret, të cilin e përbëjnë përgjigjet që duhet t’u japë gjykata pyetjeve të tilla si: çfarë ka ndodhur, ku dhe kur ka ndodhur, me ç’mjet është kryer, si ka ndodhur, kush dhe pse e ka kryer veprën, përgjigje, të cilat duhet të përbëjnë shtratin mbi të cilin duhet ndërtuar pjesa arsyetuese e çdo vendimi gjyqësor në procesin penal”. Po kështu është shprehur se: “Procesi i të provuarit...është vërtetimi i fakteve nëpërmjet grumbullimit të provave të mjaftueshme për të bindur gjykatën lidhur me fajësinë e tij (të pandehurit)....”. (Vendimi nr.205, datë 06.04.2005 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë).

Duke i parë këto parime dhe kritere të të provuarit të përcaktuara në K.Pr.Penale në lidhje me faktet dhe rrethanat e çështjes objekt gjykimi, ku provat kryesore në lidhje me fajësinë ose jo të të gjykuarve Julsi Tushi dhe Luis Rosi, është dëshmia e të vëllait të viktimës dhe njohja që ai i ka bërë dy të gjykuarve, ky Kolegj vëren se, arsyetimi i Gjykatës së Apelit Vlorë se: “.... Në këtë rast, nuk mund të flitet për dy prova të ndryshme në kushte në kushtet që ato kanë të njejtin burim-perceptimin dhe njohjen që shtetasi Eduart Fejzullahu ka mbi ngjarjen ku ka qenë i pranishëm.... Por, siç me të drejtë arsyetohet në vendimin e gjykatës së shkallës së parë, dëshmia e këtij shtetasi dhe identifikimi që ky shtetas i ka bërë dy të pandehurve gjatë paraqitjes së tyre për njohje, janë të pamjaftueshme për të provuar akuzën në ngarkim të tyre, për faktin se qëndrimet që ky shtetas ka mbajtur në lidhje me rrethanat e ngjarjes janë kontradiktore mes tyre, por edhe në kontradiktë me dëshmitë e personave të tjerë në ngjarje dhe provat e rezultuara nga mekanizmi i ngjarjes të fiksuara në procesverbalin e kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe të automjetit me të cilin udhëtonte dëshmitari dhe viktima.... Vetëm duke analizuar deklarimet e dhëna nga ky shtetas në fazën e hetimeve paraprake mes tyre, por edhe me dëshminë e dhënë në gjykim, konstatohen dukshëm kontradikta thelbësore në lidhje me pozicionin e tij gjatë ngjarjes, që ka kushtëzuar edhe perceptimin e tij të mekanizmit të ngjarjes dhe tipareve dalluese të autorëve të saj... Pra, edhe nga këto dëshmi, rezulton e qartë kontradikta e përshkrimeve të bëra nga dëshmitari Eduart Fejzullau në deklarimet e dt. 12.02.2011 dhe dëshminë në gjykim, ku nuk evidentohet fare ky fakt, që përveç personit që ka qëlluar me armë zjarri rezultojnë edhe veprimet e kryera nga një nga dy personat e tjerë, që është afruar tek mjeti me send të fortë ka qëlluar xhamin anësor nga krahu i shoferit dhe më pas, është qëlluar nga personi tjetër që mbante armën e zjarrit....



Tërësia e këtyre kontradiktave shumë të rëndësishme, të evidentuara më lart me hollësi mes deklarimit të dt. 30.12.2010 dhe deklarimit të datës 12.02.2011 si dhe dëshmisë në gjykim, të dhëna nga vëllai i viktimës, shtetasi Eduart Fejzullau në lidhje me mekanizmin e ngjarjes, konstatimi i faktit se reagimi momental i këtij dëshmitari, duke u hedhur nga makina, sapo kanë nisur të shtënat e ka vënë atë në pamundësi për të parë dhe fiksuar drejtë tiparet dalluese të autorëve të kësaj ngjarje dhe së fundmi, pohimi i vetë dëshmitarit mbi mungesën e konfliktit të mëparshëm (konflikt i sqaruar disa muaj përpara ngjarjes) me personin që kishte mësuar nga të afërmit se ishte autor i ngjarjes si dhe mosidentifikimi i burimit të këtij informacioni, e bëjnë tërësisht të pabesueshme dëshminë dhe të pavërtetë njohjen që ai ka realizuar duke identifikuar dy të pandehurit si personat autorë të ngjarjes...”, është i drejtë e i bazuar në prova e në ligj.

Për sa u arsyetua më sipër, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi nr.103, datë 26.02.2014 i Gjykatës së Apelit Vlorë duhet lënë në fuqi.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 441/1/a të Kodit të Procedurës Penale,


V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.103, datë 26.02.2014 i Gjykatës së Apelit Vlorë.


Tiranë, më 09.03.2015

Nr. 56200-01481-00-2015 i Regj.Themeltar

Nr. 00-2016-355 i Vendimit (38)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   76   77   78   79   80   81   82   83   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish