Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet77/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   73   74   75   76   77   78   79   80   ...   217

Në mbështetje të këtij pretendimi, Kolegji Penal ndër të tjera vlerëson se: Deklarimet e shtetasit Astrit Veshaj - që të pandehurit i janë mbajtur në kushte komode në Dajt; deklarimet e oficerit të forcave speciale Genc Fejzullai - në seancën e datës 13.11.2006 – të cilat dëshmojnë se arrestime janë bërë në datën 06.10.1996 për shkak të një ngjarje të ndodhur pranë Muzeut Kombëtar, por pa përmendur emrat konkret të të ndaluarve/arrestuarve. Shpjegimet OPGJ-së Besnik Daci në seancën e datës 15.11.2006– ku deklarohet se janë bërë arrestime që më datë 06.10.1996, por pa përmendur emrat e të pandehurve.

  • Në seancat datë 29.01. 07 (procesverbal faqe 3890 e vijues e fashikullit nr.14 është pyetur nëna e të gjykuarve Nikolin e Pasho Nuvruzaj, shtetësja Ajshe Novruzi; e cila deklaron se djemtë e saj janë arrestuar më datë 8 duke u gdhirë data 9 tetor; janë kërcënuar se nuk do të shihnin më familjarët e tyre.

  • Në seancën e datës 31.01.2007, është pyetur nëna e të gjykuarve Orik dhe Leart Shyti, shtetësja Besnike Shyti,(faqe 3895 e vijues e fashikullit nr.14) e cila deklaron se Leart është marrë me forcë nga policët në datë 08.10.1998, nuk ka pasur avokat e nuk ka mundur të kontaktojë për disa muaj me djalin e saj; Në vijim në deklarimet datë 07.02.2007 – babai i të gjykuarit Kreshnik Spahiu, shtetasi Dëfrim Spahiu deklaron se ai është arrestuar më datë 05.10.1996 dhe për disa ditë nuk e ka ditur vendndodhjen e tij; Babai i të ndjerit Enkeled Agaj, faqe 3996 e vijues e procesverbalit të seancës gjyqësore, fashikulli nr.14 i gjykimit, ka deklaruar se ai është ndaluar më datë 08.10.1996.

    Ndërkohë nga aktet e dosjes rezulton se procesverbalet e arrestimit në flagrancë të këtyre të pandehurve janë të datës 12 Tetor 1996, ora 23.00.

    1. Në këto rrethana, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i gjen të drejta pretendimet e të gjykuarve, se të gjykuarit janë marrë nga banesat e tyre pa vendim të organit procedues disa ditë përpara datës 12.10.1996, kur është përpiluar për një pjesë të tyre “Procesverbali i kapjes në flagrancë”, se gjatë kësaj kohe ndaj tyre është ushtruar dhunë psikike, çka i ka detyruar të pandehurit të nënshkruajnë deklarime që fajësojnë vetveten.

    2. Në vlerësimin e provave të keqtrajtimit, Gjykata në përgjithësi ka pranuar standardin e provës “përtej dyshimit të arsyeshëm.” Prova të tilla mund të rezultojnë nga bashkekzistenca e konkluzioneve mjaftueshmërisht të forta, të qarta dhe përkuese ose nga supozime të ngjashme të pakundërshtueshme të faktit (Gök dhe Güler kundër Turqisë, nr.74307/01, § 33, 28 Korrik 2009).

    3. Duke marrë në konsideratë krimet e rënda që u janë atribuuar të pandehurve dhe procesin në tërësi, Kolegji Penal vlerëson se është shumë e dyshimtë realizimi i së drejtës për mbrojtje efektive, dhe për më tepër, sipas procesverbaleve përkatëse, vetëm fakti që të nesërmen e arrestimit u është bërë e ditur e drejta e mbrojtjes, duke mos i lajmëruar atë gjatë deklarimeve e tyre si të pandehurve për rreth dy muaj e gjysëm – ku vetëm në datë 30 dhjetor – u është bërë e ditur caktimi i mbrojtësit nga familjarët.

    4. Në disa prej vendimeve për caktimin e masës së sigurimit – nuk del e qartë nëse seanca është zhvilluar në prani e domosdoshme të mbrojtësit, qoftë të caktuar kryesisht prej organit procedues. Mbrojtësit e të gjykuarve janë lejuar të njihen me aktet e dosjes hetimore vetëm në tetor të vitit 1998, kur edhe u është komunikuar akuza ndaj të gjykuarve. (Shih, procesverbal datë 12.10.1998 – akt për komunikimin e akuzës mbrojtësit të të gjykuarit Roland Shyti; (faqe 1 – vëllimi VI i dosjes hetimore); akt për njoftimin e akuzës datë 10.10.1998 mbrojtësit të të gjykuarit Leart Shyti, i cili ka marrë dijeni datë 12.10.1998 (faqe 19- Vëllimi VI); akt për njoftimin e akuzës datë 10.10.1998 – firmosur nga mbrojtësi i të gjykuarit Kreshnik Spahiu (faqe 74 Vëllimi VI); akt për njoftimin e akuzës datë 10.10.1998 –firmosur nga mbrojtësi i të gjykuarit Orik Shyti datë 12.10.1998 (faqe 1, Vëllimi V i dosjes hetimore); akt për njoftimin e akuzës datë 10.10.1998 –firmosur nga mbrojtësi i të gjykuarit Altin Arapi datë 12.10.1998 (faqe 19, Vëllimi V i dosjes hetimore); akt njoftimi i akuzës datë 10.10.1998 për të gjykuarin Gentjan Çaka faqe 38 Vëllimi V); akt njoftimi i akuzës datë 10.10.1998 për të gjykuarin Nikolin Novruzi faqe 60 Vëllimi V).

    5. Kundër këtij konteksti, organi i prokurorisë ka barrën për të vërtetuar dhe shpjeguar në mënyrë të ndryshme nga sa rezulton në këtë kontekst duke sjellë edhe argumentet përkatëse. Nga të dhënat e dosjes dhe në bazë të pretendimeve të palëve, Kolegji çmon se aktet e kryera gjatë hetimeve paraprake, në mungesë të mbrojtësit, duhet të konsiderohen si të pavlefshme. Deklarimet e të pandehurve janë marrë në kundërshtim me kërkesat e ligjit procedural penal, si të tilla këto deklarime janë të pavlefshme, prania e mbrojtësit të zgjedhur apo të caktuar nuk varet nga vullneti i të pandehurit. Prania e tij në këtë rast është e detyrueshme dhe në bazë të nenit 151/4 të K.Pr.Penale, duhet të konsiderohen si prova të marra në kundërshtim me ligjin dhe si të tilla edhe të papërdorshme.Deklarimet e bëra gjatë hetimeve paraprake nga të gjykuarit, janë dhënë pas 6 ditësh nga arrestimi, pa dhënë ndonjë shpjegim për këtë në një vend tjetër nga ai i arrestimit. Vetë dëshmitarët kanë pohuar se personat kanë qenë të ndaluar disa ditë më parë se të kryhej arrestimi.


    Në lidhje me shkeljet që kanë ndikuar në dhënien e vendimit, sa i përket lejueshmërisë së leximeve të bëra nga të pandehurit në fazën e hetimeve paraprake dhe e drejta e të pandehurit që i adresohen apo i kundërdrejtohen deklarimet për të marrë në pyetje deklaruesin.


    1. Kolegji Penal vlerëson se pretendimi i mbrojtjes së të gjykuarve, për shkelje që kanë ndikuar në dhënien e vendimit lidhur me lejimin e leximeve të të pandehurve është i bazuar në ligj dhe në prova.

    Dispozitat e Kodit të Procedurës Penale parashikojnë një ndarje të fazës së hetimeve paraprake me fazën e gjykimit të çështjes sipas parimit të ndarjes së fazës së hetimeve në raport me fazën gjyqësore. Pra, normalisht, veprimtaria e kryer gjatë fazës së hetimeve paraprake është e destinuar për këtë fazë dhe nuk shërben si veprimtari në fazë e gjykimit, përveç atyre rasteve kur veprimtaria është e papërsëritshme dhe rastet e tjera të parashikuar shprehimisht nga ligji procedural mbi përmbajtjen fashikullit të gjykimit. Kështu, instituti i marrjes në pyetje është një veprim tipik që kryhet gjatë fazës së hetimeve paraprake dhe që shërben kryesisht për mbrojtjen e të pandehurit (shih nenin 39/2 të Kodit të Procedurës Penale1) dhe jo për marrjen e provave.

    1. Normalisht, si rregull deklarimet e bëra gjatë marrjes në pyetje, sikundër të gjithë aktet e tjera të kryera gjatë hetimeve paraprake, nuk mund dhe nuk duhet të përdoren në fazën e shqyrtimit gjyqësor, përveç atyre përjashtimeve të parashikuar shprehimisht në ligj, dhe për më tepër, marrja në pyetje nuk ka ndonjë vlerë provuese për gjykimin. Ndërsa, në fazën e shqyrtimit gjyqësor, marrja në pyetje e kryer në këtë fazë, përbën një mjet prove të parashikuar nga nenet 166-167/a të Kodit të Procedurës Penale2, dhe duke qenë i tillë, ky mjet i nënshtrohet kërkimit apo dhe dhënies së pëlqimit nga ana e të pandehurit. Marrja në pyetje e të pandehurit dhe e palëve të tjera private është një mjet prove ku, përkatësisht, i pandehuri ose palët e tjera kontribuojnë në formimin e së vërtetës së faktit objekt akuze.

    2. Në fazën e shqyrtimit gjyqësor, hartimi dhe formimi i akteve dhe veçanërisht, i atyre provuese bëhet në përputhje me parimin e kontradiktorialitetit, menjëhershmërisë dhe oralitetit, përpara një gjykate të tretë dhe të paanshme, ku provat merren ose verifikohen në shqyrtimin gjyqësor. Kësisoj, në një sistem procedural të bazuar kryesisht në modelin akuzator, sistemi i leximeve të akteve të formuara jashtë shqyrtimit gjyqësor përbën një përjashtim nga parimi i përgjithshëm, sipas të cilit provat shqyrtohen para gjykatës. Kjo shpjegon faktin pse shkaqet e leximeve janë shteruese e të mbyllura dhe si të tilla, nuk mund të zbatohen me në mënyrë të zgjeruar apo me analogji. Si parim i përgjithshëm, vlen ai i ndalimit të leximeve të tjera jashtë rasteve të parashikuara me ligj. Ligji procedural parashikon dy lloje leximesh, rastet e leximeve të lejueshme të parashikuara nga neni 369 i Kodit të Procedurës Penale1, si dhe rastet e leximeve të të pandehurit dhe të të pandehurit në një procedim të lidhur të parashikuara nga neni 370 i Kodit të Procedurës Penale2.

    3. Nëpërmjet rastit të leximeve të pandehurit, në fazën e shqyrtimit gjyqësor, lejohet “marrja” e deklarimeve të bëra nga një fazë e mëparshme apo jashtë fazës së shqyrtimit gjyqësor, siç është faza e hetimeve paraprake, pra, të bëra në një fazë, e cila karakterizohet nga fshehtësia dhe njëanshmëria, si dhe mosprania e gjykatës në momentin e marrjes së tyre. Nëpërmjet leximit, deklarimet përfshihen në fashikullin e gjykimit, sipas nenit 371 të Kodit të Procedurës Penale3, e më pas, ato mund të përbëjnë bazën për dhënien e një vendimi. Kësisoj, mjeti i “leximit” të deklarimeve nuk është vetëm një formalitet, sepse ai realizon në masën dhe në mënyrën e mundshme parimin e kontradiktorialitetit dhe oralitetit të deklarimeve të marra dhe të bëra jashtë fazës së shqyrtimit gjyqësor, duke i dhënë zë dhe i bërë formalisht ato pjesë të provave të përdorshme për vendimmarrjen e gjykatës.

    4. Kolegji Penal vëren se, në bazë të nenit 370, të Kodit të Procedurës Penale është parashikuar se:1) për të kundërshtuar, tërësisht ose pjesërisht, përmbajtjen e deklarimeve të të pandehurit, palët mund të përdorin deklarimet e bëra më parë nga ai dhe që ndodhen në fashikullin e prokurorit, në qoftë se ka folur për faktet dhe rrethanat që kundërshtohen; 2) kur i pandehuri është deklaruar në mungesë ose nuk është paraqitur ose refuzon të përgjigjet për deklarimet që ka bërë në prani të mbrojtësit, gjykata vendos që të lexohen procesverbalet e deklarimeve të bëra nga ai gjatë hetimeve paraprake; 3) kur deklarimet janë bërë nga persona të marrë si të pandehur në një procedim të lidhur, gjykata vendos shoqërimin e detyrueshëm. Kur nuk mund të sigurohet prania e deklaruesit, gjykata, pasi dëgjon palët, vendos leximin e procesverbaleve që përmbajnë deklarimet.

    5. Në analizë të dispozitës së mësipërme, ky Kolegj vlerëson se në rastin e paragrafit të parë, në thelb, kemi të bëjmë me një kundërshtim-lexim, i cili zbatohet nëse i pandehuri ka folur në fazën e shqyrtimit gjyqësor dhe për të kundërshtuar apo ndikuar në besueshmërinë e tyre, palët e tjera, siç mund të jetë prokurori apo paditësi civil, mund të përdorin deklarimet e bëra më parë dhe që ndodhen në fashikullin e prokurorit. Në paragrafin e parë të nenit 370 të Kodit të Procedurës Penale, leximi-kundërshtimi bëhet me kërkesë “të palëve” dhe jo nga gjykata kryesisht, me kusht që i pandehuri të jetë i pranishëm dhe të ketë folur në gjykim për faktet dhe rrethanat që kundërshtohen dhe përmbajtja e thënë në gjykim të jetë e ndryshme nga ajo çka ai ka deklaruar më parë; pra, në rastin kur ka kërkuar apo ka dhënë pëlqimin për t’iu nënshtruar marrjes në pyetje, në bazë të nenit 166 të Kodit të Procedurës Penale4, duke bërë përmes kundërshtimit, të përdorshme deklarimet e dhëna më parë. Kundërshtimi ka të bëjë me kontrollin dhe fuqinë e asaj çka deklarohet gjatë gjykimit. Është e rëndësishme të theksohet se kemi të bëjmë me deklarime që kanë të bëjnë me të pandehurin, i cili i ka bërë vetë në faza të mëparshme nga ajo e shqyrtimit gjyqësor këto deklarime, dhe që ndodhen në fashikullin e prokurorit.

    6. Në rastin e paragrafit të dytë të nenit 370 të Kodit të Procedurës Penale, kemi të bëjmë me deklarimin e “mungesës së të pandehurit”, “mosparaqitjen e tij në seancë” apo “refuzimin për t’iu nënshtruar marrjes në pyetje”, dhe “gjykata” kryesisht vendos për leximin e procesverbaleve të deklarimeve të bëra gjatë fazës së hetimeve paraprake nga ana e të pandehurit; pra, edhe në këtë rast, kemi të bëjmë me deklarime që kanë të bëjnë me të pandehurin, i cili i ka bërë vetë në faza të mëparshme nga ajo e shqyrtimit gjyqësor këto deklarime dhe që ndodhen në fashikullin e prokurorit, por që ai, ose i) nuk është i pranishëm, pasi është deklaruar formalisht mungesa e tij, ose ii) nuk dëshiron të paraqitet, apo edhe pse ka dijeni nuk paraqitet, iii) ose kur edhe pse i pranishëm në gjykim, prapëseprapë refuzon të përgjigjet. Kjo dispozitë, ndonëse i lejon të pandehurit të qëndrojë në heshtje, nuk e mundëson atë të ndalojë shqyrtimin gjyqësor, duke e penguar shqyrtimin gjyqësor, pasi refuzimi për t’u përgjigjur mbi deklarimet e bëra që i përkasin atij nuk e ndalon gjykatën të vërtetojë faktet gjyqësisht. Në mungesë të një parashikimi të shprehur, këto deklarime mund të përdoren përkundrejt të pandehurit që ka mbajtur këtë lloj sjelljeje; pra, jo përkundrejt të pandehurve për një procedim të lidhur, pasi kjo situatë e fundit, parashikohet shprehimisht nga paragrafi i tretë i nenit 370 të Kodit të Procedurës Penale.

    7. Kolegji çmon se, në rastet e deklarimit të mungesës së të pandehurit, procedura e gjykimit në mungesë, karakterizohet nga prania e detyrueshme e mbrojtësit. Vendimi për deklarimin e mungesës sjell efektin në bazë të të cilit, i pandehuri përfaqësohet ligjërisht nga ana e mbrojtësit, edhe në rastin kur nuk është deklaruar mungesa gjatë hetimeve, vendimi i mosgjetjes sjell si efekt, faktin që i pagjeturi përfaqësohet detyrimisht nga mbrojtësi. Po ashtu, edhe në rastin e mosparaqitjes së të pandehurit në gjykim, sipas nenit 351/1 të Kodit të Procedurës Penale, kur i pandehuri i lirë ose i paraburgosur nuk paraqitet në seancë ndonëse është njoftuar dhe nuk ka patur shkaqe të ligjshme për t’u paraqitur, gjykata, pasi dëgjon palët, deklaron mungesën e tij. Pra, edhe në këtë rast, ai përfaqësohet nga mbrojtësi.

    8. Në rastin e paragrafit të tretë të nenit 370 të Kodit të Procedurës Penale, kemi të bëjmë me leximin e deklarimeve të personave të pandehur në një procedim të lidhur, vetëm pasi janë bërë përpjekje për shoqërimin e detyrueshëm të tyre dhe nuk është siguruar prania e deklaruesit, gjykata, pasi dëgjon palët, vendos për leximin e procesverbaleve që përmbajnë deklarimet e bëra. Pra, kemi të bëjmë me deklarime të dhëna që i kundrejtohen një të pandehuri tjetër, pasi ky paragraf duhet të lexohet nën dritën e paragrafit të parë dhe të dytë të nenit 370. Në paragrafin e tretë, dispozita referon tek deklarimet e personave të marrë si të pandehur në një procedim të lidhur, për fakte që nuk kanë të bëjnë kundër tyre, por për fakte që kanë të bëjnë me të pandehurin tjetër që po gjykohet (sepse për faktet ndaj tyre nuk mund të urdhërohet shoqërimi forcërisht dhe zbatohen, përkatësisht sipas rastit, paragrafi i dytë ose ai i pari i nenit 370 të Kodit të Procedurës Penale). Në nenin 167 të Kodit të Procedurës Penale1 është parashikuar procedura e marrjes në pyetje gjatë fazës së gjykimit e kësaj kategorie personash. Sipas dispozitës në fjalë, personat e marrë si të pandehur në një procedim të lidhur, ndaj të cilëve procedohet ose është proceduar veç e veç, pyeten me “kërkesën e palës” ose edhe “kryesisht”. Ata janë të detyruar të paraqiten në gjykatë, e cila, kur është e nevojshme, urdhëron shoqërimin e tyre forcërisht. Personat në fjalë, ndihmohen nga mbrojtësi i zgjedhur dhe në mungesë të tij nga një mbrojtës i caktuar kryesisht. Para se të fillojë pyetja, organi procedues i njofton këta persona se kanë të drejtë të mos përgjigjen. Kësisoj, vetëm nëse ata zgjedhin të përgjigjen dhe bëjnë deklarime në procedimet e tyre, këto deklarime mund të lexohen kundrejt një bashkëpandehuri tjetër, nëse ata nuk paraqiten apo nuk sigurohet pjesëmarrja e tyre. Në bazë të paragrafit “5” të nenit 167 të Kodit të Procedurës Penale, “dispozitat e paragrafëve të mësipërm zbatohen edhe gjatë hetimit paraprak ndaj personave të marrë si të pandehur për një vepër penale të lidhur me atë për të cilën procedohet”; pra, të njëjtat rregulla për marrjen në pyetje duhet të ndiqen edhe nga ana e organit procedues, prokurori gjatë fazës së hetimeve paraprake dhe rrjedhimisht me delegim edhe nga policia gjyqësore që përmbush këtë lloj akti. Kjo në bazë të nenit 311 të Kodit të Procedurës Penale1, që konfirmon faktin se gjatë hetimeve paraprake, personi i marrë si i pandehur në një procedim të lidhur, merret në pyetje nga prokurori në format e parashikuara nga neni 167 i Kodit të Procedurës Penale.

    9. Në bazë të kësaj dispozite rezulton se leximi mund të bëhet, kur pas përpjekjeve, (të tilla si: marrja me letërporosi, videokonferencë, kërkimet të ndryshme, etj.), nuk është siguruar prania e deklaruesit. Nëse deklaruesi paraqitet në gjykim, kjo dispozitë e paragrafit të tretë, nuk gjen zbatim, pasi do të zbatohet neni 167 i Kodit të Procedurës Penale, duke iu njohur të drejtën deklaruesit, për të ndenjur në heshtje. Në lidhje me këtë kategori subjektesh në gjykim ka rëndësi, qoftë prania e mbrojtësit të subjektit deklarues në momentin që janë dhënë këto deklarime në faza të mëparshme, qoftë edhe prania e mbrojtësit të pandehurit kundër të cilit janë bërë dhe i adresohen këto deklarime. Po ashtu, rëndësi ka fakti që gjykata duhet të dëgjojë palët dhe vetëm më pas, të vendosë për leximin e këtyre deklarimeve. Kuptohet se dëgjimi i palëve ka të bëjë me nivelin e kërkimeve dhe shkaqet e mos-sigurimit të pranisë së deklaruesit në seancë dhe arsyetimin përkatës të gjykatës rreth zbatimit të drejtë të kësaj hipoteze ligjore.

    10. Dispozita e parashikuar në nenin 370/3 të Kodit të Procedurës Penale i referohet termit ‘persona të marrë si të pandehur në një procedim të lidhur’, duke mos parashikuar shprehimisht regjimin e zbatueshëm për “të bashkëpandehurin në të njëjtën vepër penale”, nëse edhe ndaj tij duhet të gjejë zbatim ky paragraf, apo në fakt i bashkëpandehuri në të njëjtën vepër penale, duhet të konsiderohet në thelb, si një i pandehur ku ndaj tij do të gjente zbatim paragrafi i “2”, i nenit 370 të Kodit të Procedurës Penale.

    11. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, duke zbatuar parimet e mësipërme në rastin konkret, vlerëson se, në episodin lidhur me akuzën për veprën penale të datës 11.08.1994, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda e ka konsideruar bashkëpandehurin Leart Shyti përkundrejt fakteve në ngarkim të bashkëpandehurve të tjerë Kreshnik Spahiu, Altin Arapi, Orik Shyti, në pozitën e “dëshmitarit” dhe për këtë, jashtë detyrimit për t’i dhënë deklarimet domosdoshmërisht në prani të mbrojtësit.

    12. Ky konkluzion i gjykatës së apelit është në kundërshtim me ligjin procedural, pasi ajo ka gabuar në zbatimin e dispozitave mbi dëshminë. Në ligjin procedural shqiptar nuk është e parashikuar marrja, njëherazi, nga i njëjti subjekt, edhe e cilësisë së të pandehurit, apo bashkëpandehurit përkundrejt fakteve në ngarkim të tij, dhe në të njëjtën kohë, të asaj të dëshmitarit përkundrejt fakteve në ngarkim të të tjerëve. I vetmi rast i ngjashëm do të mund të ishte dispozita e parashikuar në nenin 3162 (sigurimi i provës) sipas paragrafit “1”, shkronja “c”, që ka bëjë me pyetjen e të pandehurit për ‘faktet që kanë të bëjnë me përgjegjësinë e të tjerëve’, kur ekziston një nga rrethanat e parashikuara nga shkronjat “a” dhe “b”. Pra, kur ka një shkak papërsëritshmërie dhe ai nuk mund të pyetet në fazën e shqyrtimit gjyqësor, për shkak sëmundjeje ose pengese tjetër serioze; si dhe në rastin kur ai mund të jetë objekt dhune, kanosje ose premtimi për t’i dhënë para ose përfitime të tjera me qëllim që të mos bëjë deklarime. Por, Kolegji vëren se në bazë të dispozitave mbi institutin e sigurimit të provës, prova e marrë nëpërmjet këtij instituti është e përdorshme vetëm në rastin kur ajo është marrë me praninë e domosdoshme të mbrojtësit të të pandehurit, në të kundërt ajo nuk është e përdorshme. Kolegji vlerëson se, në rastin konkret, mungon prania e mbrojtësit në marrjen e deklarimeve dhe nuk mund të gjendemi përpara rastit të parashikuar nga sigurimi i provës dhe as në praninë e mbrojtësit të personit të cilit deklarimet i kundrejtohen.

    13. Në këtë kuadër, Gjykata e apelit, konfondon dy llojet e mjeteve të provave, të parashikuara në Titullin IV të Kodit të Procedurës Penale, përkatësisht “Dëshmia”, e cila parashikohet në Seksionin I, Kreu II – nga neni 153 në nenin 165 të K.Pr.Penale, si dhe “Pyetja e të pandehurit”, e cila parashikohet në Seksionin II, nga neni 166 në nenin 168 të K.Pr.Penale.

    14. Kolegji Penal vlerëson se dëshmia në procesin penal është mjet që buron nga një subjekt i tretë, i cili është objektiv dhe nuk ka ndonjë interes për t’u përfshirë në çështjen. Figura e dëshmitarit në procesin penal karakterizohet nga detyrimi për të dëshmuar, mundësia e gjykatës për të urdhëruar shoqërimin e detyrueshëm të dëshmitarit, si edhe detyrimi i dëshmitarit për t’u përgjigjur me vërtetësi. Në nenin 156/b të Kodit të Procedurës Penale1 është e parashikuar shprehimisht, si shkak papajtueshmërie me detyrën e dëshmitarit, figura e të pandehurit në një vepër penale të përbashkët ose në një procedim të lidhur edhe kur ndaj tij është dhënë vendimi i mosfillimit të çështjes, i pafajësisë ose i dënimit, me përjashtim të rasteve kur vendimi i pafajësisë ka marrë formë të prerë. Në fakt, kategoria e subjektit të pandehur në një vepër penale të përbashkët ose kategoria e atij në një procedim të lidhur, ka vetëm detyrimin për t’u paraqitur para organit procedues dhe mund të urdhërohet shoqërimi i detyrueshëm i kësaj të fundit, por këto kategori subjektesh, as nuk mund të detyrohet të flasin dhe as nuk ka ndonjë detyrim ligjor për t’iu përgjigjur me vërtetësi marrjes në pyetje. Kjo për faktin se këto subjekte janë parashikuar të pyeten me një mjet tjetër procedural, sipas nenit 167 e vijues të Kodit të Procedurës Penale. Në bazë të nenit 167 të Kodit të Procedurës Penale, me titull “Pyetja e një personi të marrë si i pandehur në një procedim të lidhur”, parashikohet se personat në fjalë, ndihmohen nga mbrojtësi i zgjedhur dhe në mungesë të tij nga një mbrojtës i caktuar kryesisht, dhe para se të fillojë pyetja, gjykata i njofton personat e treguar në paragrafin parë se kanë të drejtë të mos përgjigjen.

    15. Në rastin objekt shqyrtimi, cilësia e bashkëpandehurit Leart Shyti si dëshmitar, qoftë edhe për fakte përkundrejt bashkëpandehurve të tjerë, jo vetëm që nuk është pyetur në praninë e mbrojtësit gjatë hetimeve, por edhe nuk është e parashikuar shprehimisht në ligjin procedural marrja njëherazi e dy cilësive, për rrjedhojë, deklarimet e këtij subjekti nuk mund të përdoren si “dëshmi” përkundrejt bashkëpandehurve të tjerë, për shkak të papajtueshmërisë së parashikuar nga neni 156/b i Kodit të Procedurës Penale. Madje, duke qenë në bashkëpunim për veprat penale të akuzuara (sipas nenit 79, paragrafi “1”, shkronja “a”) dhe bashkëpandehur me të pandehurit e tjerë, lidhja e tyre me faktin objekt të veprave penale është një lidhje më e fortë, se ajo në rastin e të pandehurit për një procedim të lidhur të gjykuar veçmas, dhe që do të binte ndesh me parimin e mos vetë-inkriminimit. Po kështu, edhe për episodin lidhur me akuzën për veprën penale të datës 12.10.1994, deklarimet e këtij subjekti nuk mund të përdoren si “dëshmi”, për të njëjtat arsye si më lart. Arsyetim i njëjtë është dhe për deklarimet si “dëshmitar” të të pandehurit Kreshnik Spahiu, si dhe rastet e tjera të ngjashme që vijojnë.

    16. Kështu, për ngjarjen e datës 11.08.1994, nga deklarimet e deklaruesit, bashkëpandehur LSh, janë bazuar të dhëna kundër bashkëpandehurve KS, AA, OSh. Ndërsa po në të njëjtën ngjarje, nga deklarimet e KS, janë bazuar të dhënat kundër të bashkëpandehurve LSh, AA, OSh.

    Për ngjarjen e datës 17.12.1996, nga deklarimet e deklaruesit, bashkëpandehur LSh, janë bazuar të dhëna kundër bashkëpandehurve OSh, RSh, AA, GÇ. Ndërsa po në të njëjtën ngjarje, nga deklarimet e KS, janë bazuar të dhënat kundër të bashkëpandehurve OSh, RSh, AA, GÇ.

    Për ngjarjen e datës 14.01.1995, nga deklarimet e deklaruesit EA, janë bazuar të dhëna kundër bashkëpandehurve OSh, AA.

    Për ngjarjen e datës 21.02.1995, nga deklarimet e deklaruesit, bashkëpandehur EA, janë bazuar të dhëna kundër bashkëpandehurve LSh, KS, RSh, AA. Po në të njëjtën ngjarje, pa specifikuar as deklaruesin dhe as se përkundrejt cilit bashkëpandehur janë drejtuar, deklarimet e deklaruesve LSh, KS, janë bazuar të dhëna kundër bashkëpandehurve LSh, KS, RSh, AA, Rsh.

    Për ngjarjen e datës 03.031995, nga deklarimet e deklaruesit, bashkëpandehur EA, janë bazuar të dhëna kundër bashkëpandehurve OSh, AA.

    Për ngjarjen e datës 15.06.1995, nga deklarimet e deklaruesit, bashkëpandehur EA, janë bazuar të dhëna kundër bashkëpandehurve OSh, AA, NN. Ndërsa po në të njëjtën ngjarje, nga deklarimet e NN, janë bazuar të dhëna kundër bashkëpandehurve OSh, AA.

    Për ngjarjen e datës 31.10.1995, nga deklarimet e deklaruesve, bashkëpandehur EA, NN, PN, janë bazuar të dhëna kundër bashkëpandehurve OSh, AA, NN, GÇ, RSh, GGj.

    Për ngjarjen e datës 12.01.1996, nga deklarimet e deklaruesve, bashkëpandehur EA, NN, PN, janë bazuar të dhëna kundër bashkëpandehurve OSh, AA, NN, RSh, PN, pa specifikuar deklaruesin dhe as se përkundrejt cilit bashkëpandehur janë drejtuar , deklarimet e deklaruesve EA, NN, PN.

    Për ngjarjen e datës 18.04.1996, nga deklarimet e deklaruesit, bashkëpandehur EA, janë bazuar të dhëna kundër bashkëpandehurve OSh, AA, NN, GÇ.

    Për ngjarjen e datës 26.07.1996, nga deklarimet e deklaruesit, bashkëpandehur EA, janë bazuar të dhëna kundër bashkëpandehurve OSh, AA.

    Për ngjarjen e datës 29.01.1993, dhe 20.01.1993, nga deklarimet e deklaruesit, bashkëpandehur KS, janë bazuar të dhëna kundër bashkëpandehurve OSh, AA.

    Për ngjarjen e datës 29.01.1993, nga deklarimet e deklaruesve, bashkëpandehur NN, LSh, KS, janë bazuar të dhëna kundër bashkëpandehurve OSh, LSh, GÇ, KS.

    Për ngjarjen e datës 20.01.1995, nga deklarimet e deklaruesve, bashkëpandehur EA, LSh, janë bazuar të dhëna kundër bashkëpandehurve OSh, AA, NN, LSh.

    Për ngjarjen e datës 26.02.1996, nga deklarimet e deklaruesit, bashkëpandehur EA dhe NN, janë bazuar të dhëna kundër bashkëpandehurve OSh, AA, GÇ.

    Për ngjarjen e datës 15.12.1993, nga deklarimet e deklaruesit, bashkëpandehur LSh dhe NN, janë bazuar të dhëna kundër bashkëpandehurve OSh, AA, GÇ.

    Për ngjarjen e datës 07.12.1994, nga deklarimet e deklaruesve, bashkëpandehur LSh, KS, janë bazuar të dhëna kundër bashkëpandehurve OSh, AA, RSh, GÇ, LSh.

    Për ngjarjen e datës 13.12.1994, nga deklarimet e deklaruesit, bashkëpandehur NN, janë bazuar të dhëna kundër bashkëpandehurve AA, DH, PN.



    Për ngjarjen e datës 12.04.1995, nga deklarimet e deklaruesit, bashkëpandehur EA, janë bazuar të dhëna kundër bashkëpandehurve OSh, AA, RSh, GGj.

    1. Download 7,22 Mb.

      Do'stlaringiz bilan baham:
  • 1   ...   73   74   75   76   77   78   79   80   ...   217




    Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
    ma'muriyatiga murojaat qiling

    kiriting | ro'yxatdan o'tish
        Bosh sahifa
    юртда тантана
    Боғда битган
    Бугун юртда
    Эшитганлар жилманглар
    Эшитмадим деманглар
    битган бодомлар
    Yangiariq tumani
    qitish marakazi
    Raqamli texnologiyalar
    ilishida muhokamadan
    tasdiqqa tavsiya
    tavsiya etilgan
    iqtisodiyot kafedrasi
    steiermarkischen landesregierung
    asarlaringizni yuboring
    o'zingizning asarlaringizni
    Iltimos faqat
    faqat o'zingizning
    steierm rkischen
    landesregierung fachabteilung
    rkischen landesregierung
    hamshira loyihasi
    loyihasi mavsum
    faolyatining oqibatlari
    asosiy adabiyotlar
    fakulteti ahborot
    ahborot havfsizligi
    havfsizligi kafedrasi
    fanidan bo’yicha
    fakulteti iqtisodiyot
    boshqaruv fakulteti
    chiqarishda boshqaruv
    ishlab chiqarishda
    iqtisodiyot fakultet
    multiservis tarmoqlari
    fanidan asosiy
    Uzbek fanidan
    mavzulari potok
    asosidagi multiservis
    'aliyyil a'ziym
    billahil 'aliyyil
    illaa billahil
    quvvata illaa
    falah' deganida
    Kompyuter savodxonligi
    bo’yicha mustaqil
    'alal falah'
    Hayya 'alal
    'alas soloh
    Hayya 'alas
    mavsum boyicha


    yuklab olish