Nr I vendimit Data palët faqe


Kualifikimi i gjykatës së shkallës së parë është lënë në fuqi nga gjykata e apelit



Download 7,22 Mb.
bet73/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   69   70   71   72   73   74   75   76   ...   217

Kualifikimi i gjykatës së shkallës së parë është lënë në fuqi nga gjykata e apelit.



11. PËR VJEDHJEN ME PASOJË VDEKJEN E SHTETASIT PIRRO KONINI, MË DATË 12.04.1995, NË SHUMËN, RRETH 18 (TETËMBËDHJETË) MILION LEKË.


    1. Për këtë episod Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka sjellë për gjykim të gjykuarit Orik Shyti, Altin Arapi, Roland Shyti dhe Gëzim Gjoni, duke i akuzuar për veprën penale të “Vjedhjes me pasojë vdekjen” të kryer në bashkëpunim, në formën e organizatës kriminale, të parashikuar si krim nga nenet 141, 28 të Kodit Penal. I gjykuari Gëzim Gjoni është sjellë për akuzën e “Vjedhjes me dhunë” sipas nenit 139 të Kodit Penal, pa ndryshuar formën e bashkëpunimit.

    2. Nga gjykatat e faktit është pranuar se në vitin 1995 i ndjeri Pirro Konini ka qenë i punësuar në firmën “Vefa” dhe merrej kryesisht me transportin e parave nga firma “Vefa” për në bankë; ai banonte në Rrugën “Myslym Shyri”, Tiranë. Veprimet e tij studioheshin nga i gjykuari Orik i cili kishte ardhur në dijeni se shtetasi Konini lëvizte me shuma të mëdha parash. Për këtë i gjykuari Orik, njofton shtetasin Enkeledi dhe të gjykuarit, Altin e Roland, dhe sipas planit të tyre, kishin vendosur për ta vjedhur në kohën kur shtetasi Pirro Konini do të kthehej në banesën e tij.

    3. Më datë 11.04.1995, në realizim të planit të tyre të gjykuarit Orik Shyti, Altin Arapi, Roland Shyti dhe shtetasi Enkeledi Agaj, pasi kanë marrë makinën tip “Ford Sierra” pa targa, janë afruar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Me vete kanë marrë dhe tre pistoleta dhe një automatik skorpion.

    4. Pasi kanë verifikuar të gjitha lëvizjet e shtetasit Pirro, kanë konstatuar se ky i fundit po afrohej për tek banesa e tij me një makinë tip “Mazda” 626, ngjyrë kafe e hapur. Në këtë moment, sikurse e kishin planifikuar më parë, i gjykuari Altin dhe shtetasi Enkeledi, janë larguar për t’u afruar përsëri pasi të dëgjonin krismat. Ndërsa të gjykuarit Orik dhe Roland kanë hyrë në pallatin e të ndjerit Pirro për ta pritur atë në katin e dytë. Duke qenë se janë vënë re nga nëna e viktimës, dëshmitarja Thomaicë (Thomaidha) Konini, të gjykuarit Orik dhe Roland kanë zbritur nga kati i dytë dhe janë bashkuar me dy të tjerët. Të katër së bashku e kanë lënë për të realizuar planin e tyre të nesërmen, dhe vendosën që nuk do ta prisnin Pirron në katin e dytë, por tek bordura e shkallëve që ndodhet sapo ngjitesh në katin e dytë.

    5. Të nesërmen, më datë 12.04.1995, rreth orës 15.30 pasi kanë vëzhguar përsëri lëvizjet e Pirros, janë vendosur si një ditë më parë. Shtetasi Pirro Konini pasi ka parkuar makinën ka marrë dy çantat dhe është drejtuar për në shtëpi. Në këtë moment i del përpara i gjykuari Orik me pistoletë në dorë dhe pa komunikuar me të e qëllon tre herë, dy prej të cilave e kanë kapur në trup viktimën duke i shkaktuar atij dy plagë tejshpuese. Pasi i gjykuari Orik ka qëlluar, i gjykuari Roland sikurse e kishin vendosur më parë, merr dy çantat që i kishte viktima me vete. Në këtë kohë, dëshmitarja Thomaicë Konini duke qenë se djali i saj Pirro i kish lënë nën kujdes një motor poshtë shtëpisë, sapo dëgjon krismat del jashtë dhe shikon Pirron të plagosur dhe ka vënë re dy persona të cilët ishin të veshur me xhupa lëkure të zeza (të gjykuarit Orik dhe Roland). Më pas erdhën dhe dy të tjerët (shtetasi Enkeledi dhe i gjykuari Altin) të cilët sapo kanë dëgjuar krismat janë afruar me makinë ngjyrë blu të errët, policie, e cila në pjesën e prapme ishte e prerë, me sirena të fuqishme dhe ka ndaluar përbri makinës së viktimës. I gjykuari Altin ka qëlluar me pistoletë në drejtim të kësaj makinë duke i shkaktuar dy dëmtime me armë zjarri, njëri në xhamin e parmë dhe tjetri dëmtim në derën e parë të djathtë.

    6. I gjykuari Roland pasi ka marrë dy çantat, ka shkuar drejt makinës që drejtohej nga shtetasi Enkeledi dhe janë larguar të katërt. Largimi i të gjykuarve është vënë re dhe nga dëshmitari Eduart Gjini, banor i katit të katërt të pallatit ku banonte viktima Pirro Konini. Pasi kanë hipur në makinë ata janë drejtuar për në qendër nga “Myslym Shyri” dhe në afërsi të Samsungut kanë zbritur nga makina të gjykuarit Roland dhe Orik. Dy të tjerët, i gjykuari Altin dhe shtetasi Enkeledi pasi kanë ecur përreth asaj zone kanë parkuar makinën përfundimisht në afërsi të shkollës “Partizani” dhe kanë vazhduar të ecin në këmbë në pritje për të ardhur dhe për t’i marrë i gjykuari Gëzim Gjoni. Ky i fundit i dërguar nga i gjykuari Orik ka ardhur me një makinë tip “BMW”, dhe janë larguar.

    7. Pasdite, rreth orës 18.00, Enkeledi dhe të gjykuarit Orik dhe Altin kanë shkuar tek parkingu i makinës dhe pasi kanë marrë çantat dhe armët, janë larguar pa i vënë re askush dhe kanë shkuar tek shtëpia që kishin marrë me qira, e cila ndodhej tek kryqëzimi, pa vajtur tek gjimnazi “Petro Nini Luarasi”. Pasi janë ngjitur lart ata kanë numëruar paratë dhe kanë konstatuar se ishin rreth 120 (nëqind e njëzet) milion lekë të vjetra. Më pas është bërë ndarja e parave; i gjykuari Orik dhe Enkeledi ka marrë 300 mijë lekë, të gjykuarit Gëzim dhe Roland kanë marrë nga një milion lekë. Është konstatuar gjithashtu se në çanta kishte jo vetëm lekë shqiptare, por dhe dhrahmi greke. Pas kësaj Enkeledi pasi ka marrë paratë është larguar për në shtëpi.

    8. Në lidhje me këtë episod, gjykatat kanë disponuar në mënyra të ndryshme, duke marrë në konsideratë këto prova: Procesverbal i kqyrjes së vendit të ngjarjes, datë 12.4.1995, tabela fotografike dhe skica e vendit të ngjarjes; akti i ekspertimit tekniko-balistik nr.257 datë 13.4.1995 sipas të cilit, janë sekuestruar në vendngjarje me cilësinë e provës materiale tre gëzhoja të cilat janë gjetur disa metra larg viktimës në anën tjetër të trotuarit të kalibrit 7.62 mm dhe që kanë vlera identifikuese. Ato janë qitur nga e njëjta armë, pistoletë e tipit TT, kalibër 7.62 mm. Këto gëzhoja gjithashtu rezultojnë të jenë qitur nga e njëjta armë që ka qitur dhe gëzhojën e fiksuar në vendin e ngjarjes të vjedhjes së firmës Gjallica Vlorë datë 13.12.1994; procesverbal i “kqyrjes së kufomës së viktimës Pirro Konini” datë 12.4.1994 dhe akti ekspertimit mjeko-ligjor nr.40 datë 12.4.1994 sipas të cilit ka dëmtime, njëra në kokë me vrimë hyrje sipër-djathtas dhe vrimë dalje djathtas prapa veshit e shoqëruar me copëtim të lëndës trunore dhe tjetra në bark me vrimë hyrje në anën e majtë të barkut. Drejtimi i kalimit të predhës në trup ka qenë, në kokë nga sipër poshtë dhe pak nga e majta në të djathtë, ndërsa në bark ka qenë para-prapa dhe lehtësisht nga poshtë-lart. Shkaku i vdekjes së shtetasit Pirro Konini kanë qenë dëmtimet e rënda të trurit; procesverbal i “kqyrjes së mjetit tip Mazda me targë TR 7298 A, datë 12.4.1995 që i përket viktimës Pirro Koninit; procesverbali i kqyrjes së autovetures tip Ford Sierra datë 13.10.1996 me nr.shasie 83BG18B462AA; dëshmia e dëshmitares Thomaicë (Thomaidha) Konini, nëna e të ndjerit Pirro Konini; dëshmia e dëshmitarit Eduart Gjini; dëshmia e dëshmitares Arda Hoxha;

    9. Procesverbali i pyetjes së të pandehurit Enkeledi Agaj, në hetim paraprak i cili u përdor, me kërkesë të prokurorit, në formë të “Leximeve të deklarimeve të bëra nga i pandehuri”.

    10. Në lidhje me këtë episod, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ka arritur në konkluzionin se: “...të pandehurit Orik Shyti, Altin Arapi, Roland Shyti, në bashkëpunim me njeri-tjëtrin dhe me shtetasin Enkeledi Agaj, me veprime të drejtpërdrejta dhe të kundraligjshme kanë kryer veprën penale të “Vjedhjes me pasojë vdekjen” në dëm të shtetasit Pirro Konini, të parashikuar nga neni 141 të Kodit Penal. Për të pandehurin Gëzim Gjoni, gjykata bazuar ne nenin 375 të K.Pr.Penale, i ka dhënë faktit një përcaktim ligjor të ndryshëm nga çka i ka dhënë prokurori, nga “Vjedhje me dhunë” sipas nenit 139 të Kodit Penal, në “Vjedhje me armë” sipas nenit 140 të këtij kodi...”

    11. Ndërsa Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, ka arritur në konkluzionin se: “...veprimet e kundraligjshme dhe shoqërisht të rrezikshme për të pandehurit Orik Shyti, Altin Arapi dhe Roland Shyti duhet të kualifikohen sipas nenit 102 të Kodit Penal që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së krimit, të miratuar me ligjin nr.5591, datë 15.06 1977, “Grabitja e pasurisë së personit”, që ka sjellë si pasojë vdekjen e shtetasit Pirro Konini, të kryer në kuadrin e organizatës kriminale, parashikuar nga nenet 102, 13 e 15 të Kodit Penal të vitit 1977.

    12. Përsa i përket të gjykuarit Gëzim Gjoni, gjykata e apelit ka arritur në përfundimin se: “kualifikimi që i ka bërë organi i akuzës veprimeve shoqërisht të rrezikshme dhe të kundërligjshme të kryera prej tij, si “Vjedhje me dhunë”, në bazë të nenit 139 të Kodit Penal aktual nuk është rrjedhojë e zbatimit të drejtë të ligjit penal material, në fuqi në kohën e kryerjes së këtij krimi. Nga ana tjetër, gjykata e apelit konstaton se krimi i “Vjedhjes me armë”, që e ka cilësuar gjykata e shkallës së parë nuk parashikohej në mënyrë të shprehur në Kodin Penal të vitit 1977, për pasojë të tilla veprimeve contra legem duhet të cilësoheshin sipas nenit 102 të atij kodi, që parashikonte “Grabitjen”. Po kështu, në vlerësim të kësaj gjykate, krimi i “Vjedhjes me dhunë”, sipas kodit në fuqi, është më i favorshëm se ai i “Grabitjes”, pasi ata, edhe pse kanë minimume të barabarta, në maksimum i pari dënohet me pesëmbëdhjetë vjet burgim, ndërsa i dyti me burgim të përjetshëm apo me vdekje...”


12. PËR VJEDHJEN ME DHUNË, TË SHUMËS PREJ 941.000 (NËNTËQIND E DYZET E NJË MIJË) LEKË MË DATË 15.06.1995, NË DËM TË FIRMËS “ALBFOAM” NË TIRANË.


    1. Prokuroria për Krime të Rënda ka sjellë për gjykim të gjykuarit pandehurit Orik Shyti, Altin Arapi, Nikolin Novruzaj, në bashkëpunim dhe me shtetasin tashmë të vdekur Enkeledi Agaj, duke i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhje me dhunë”në bashkëpunim, në formën e organizatës kriminale, sipas N.139 e 28 të K.Penal.

    2. Nga gjykatat e faktit është pranuar se: Më datë 15.06.1995, të gjykuarit Altin Arapi dhe Nikolin Novruzaj së bashku me shtetasin Enkeledi Agaj kanë rënë dakord për të vjedhur ndërmarrjen e prodhimit të sfungjerëve “Albfoam” e cila ndodhej pranë ish-Kombinatit “Misto Mame” Tiranë. Ata e kishin vendosur këtë pas marrjes së informacioneve nga i gjykuari Kreshnik, sipas të cilit në firmë nuk kishte roje dhe kishte para. Kështu, në mesditë, pasi kanë marrë makinën Ford Sierra ngjyrë blu, tre pistoleta, paruke, dhe janë nisur në drejtim të firmës. Në afërsi të ndërtesës pranë një pikë shitjeje karburanti ata janë ndaluar për të verifikuar gjendjen nëse ishte e përshtatshme apo jo, për të realizuar planin e tyre.

    3. Për këtë ka zbritur nga makina i gjykuari Nikolin dhe është afruar tek ndërtesa e firmës së prodhimit të sfungjerëve, ndërsa i gjykuari Altin së bashku me Enkeledin kanë qëndruar në makinë. Pas disa momentesh i gjykuari Nikolin është kthyer duke lajmëruar se situata ishte sikurse ata e dinin dhe se duhej të vepronin. Kështu pasi kanë hequr targat e makinës, rreth orës 12.00-12.40 janë afruar tek dera e magazinës. Makinën së bashku me tre personat brenda e ka parë dëshmitari Alfred Mehmeti.

    4. Pasi kanë vënë parukat dhe marrë pistoletat, të gjykuarit Altin dhe Nikolin kanë zbritur nga makina, ndërsa Enkeledi ka qëndruar në makinë. Dy të gjykuarit kanë hyrë në ambientet e firmës duke u vënë re nga dëshmitaret Renata Qatipi, Jeta Shashaje dhe Marjanthi Raveli punonjëse të firmës. Njëri prej të gjykuarve i është drejtuar një klienti me të cilin dëshmitarja Renata po punonte, me pistoletë në dorë dhe me dorën tjetër e ka kapur atë për flokësh. Duke e vënë re personin që sapo hyri, dëshmitarja Renata po e shikonte mirë atë; ai i është drejtuar duke i thënë që: “... të mos ta shikonte dhe t’i jepte paratë që kishte në sirtar” duke i detyruar ndërkohë personat e tjerë të pranishëm që të ulnin kokat. Dëshmitarja i ka thënë se nuk kishte para, por vetëm dokumentacion. Personi i ka bërtitur duke e kërcënuar, me një dialekt jugu, se “cilin të vrasim nga këto”, ndërkohë tjetri ishte futur në arkë duke marrë paratë, por nuk është parë prej dëshmitares. Nga dëshmitarja është parë dhe i gjykuari Enkeledi i cili po qëndronte brenda në makinën Ford Sierra ngjyrë blu, afër derës së magazinës.

    5. Gjatë kohës që të gjykuarit Altin e Nikolin ishin brenda, shtetasit Enkeledi i cili po qëndronte në makinë i është afruar dëshmitari Myftar Domi për të ndezur një cigare, pa patur ndonjë dyshim për të. Pasi kanë marrë paratë të tre personat janë larguar me makinën pa targa. Hyrjen qetësisht të makinës Ford Siera ngjyrë blu metalizato dhe largimin e saj me shpejtësi e ka parë dëshmitari Alfred Mehmeti.

    6. Në lidhje me këtë episod, provat e administruara dhe vlerësuara nga gjykatat janë: “Procesverbal i kqyrjes së vendit të ngjarjes” datë 15.6.1995; akti i verifikimit datë 15.6.1995, nga ku rezulton se në këtë magazinë janë marrë një shumë parash në vlerën prej 941.041 lekë; dëshmitë e dëshmitarëve Marjanthi Raveli, Jeta Shashaj, Renata Qatipi, dhe Alfred Mehmeti (punonjës të ndërmarrjes Albfoam);

    7. Deklarimet e të pandehurit Enkeled Agaj, sipas procesverbalit datë 13.10.1996, i cili u përdor me kërkesë të prokurorit në formë të leximeve të deklarimeve të të pandehurit sipas nenit 370/3 të K.Pr.Penale; deklarimet e të pandehurit Nikolin Novruzaj, në hetim paraprak sipas procesverbalit, pa datë, tetor 1996;

    8. Nga gjykatat e faktit është arritur në përfundimin se veprimet e kundraligjshme e shoqërisht të rrezikshme të të pandehurve Orik Shyti, Altin Arapi e Nikolin Novruzaj përbëjnë elementët e veprës penale të “Vjedhje me dhunë” sipas nenit 139 të K.Penal, në bashkëpunim në formën më të lartë të tij, atë të organizatës kriminale sipas nenit 28 të ligjit aktual.

    9. Disponimi i gjykatës së shkallës së parë është lënë në fuqi nga gjykata e apelit për këtë pikë.



13. PËR RRËMBIMIN E MBAJTJEN PENG NË RRETHANA LEHTËSUESE NË DËM TË FËMIJËS ERION NUSHI, TË NDODHUR NË TIRANË, MË DATË 31.10.1995, PËR TË FITUAR SHUMËN 200.000 (DYQIND MIJË) USD.


    1. Nga ana e prokurorisë për krime të rënda janë sjellë për gjykim të gjykuarit Orik Shyti, Altin Arapi, Leart Shyti, Nikolin Novruzaj, Gentian Çaka, Roland Shyti, Gëzim Gjoni, në bashkëpunim dhe me shtetasin Enkeledi Agaj, tashmë i vdekur, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Rrëmbimit ose mbajtjes peng të personit në rrethana lehtësuese” në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, parashikuar nga neni 109/a, 28 të Kodit Penal.

    2. Nga gjykatat e faktit është pranuar se familja e dëshmitarit Drini Nushi në vitin 1995 përbëhej nga bashkëshortët Nushi dhe dy fëmijët e tyre të mitur, njëri prej të cilëve me emrin Erion i datëlindjes 15.04.1984. Ata kishin një gjendje të mirë ekonomike fakt për të cilin ishte në dijeni i gjykuari Orik Shyti, pasi familja e këtij të fundit kishte marrëdhënie me familjen Nushi.

    3. Lidhur me gjendjen ekonomike të familjes Nushi i gjykuari Orik nga fundi i tetorit të vitit 1995 vë në dijeni dhe të gjykuarit Nikolin, Altin, Roland dhe Gentian. Gjithashtu u propozon edhe mënyrën për të arritur tek paratë, nëpërmjet djalit Erionit. Ai kishte studiuar lëvizjet e Erionit, dhe u ra dakord që në veprimin e parë të rrëmbimit të mos merrnin pjesë Oriku dhe Altini, pasi ata njiheshin nga dëshmitari Erion. Fillimisht janë bërë përpjekje për rrëmbimin e dëshmitarit Erion më datë 30.10.1995, por nuk është bërë e mundur, pasi ky i fundit nuk ka reaguar dhe ka hyrë menjëherë në oborrin e shkollës. Dëshmitari Erion për këtë fakt ka vënë në dijeni dhe babain e tij, dëshmitarin Drini.

    4. Një ditë më pas, më datë 31.10.1995 rreth orës 07.00, shtetasi Enkeledi Agaj dhe të gjykuarit Nikolin dhe Roland, në zbatim të planit të tyre kriminal, kanë marrë makinën tip “Fiat Tipo”, e cila ishte e lyer në ngjyrën e tipove të policisë dhe janë nisur drejt shkollës “Dora Distria” ku studionte dëshmitari Erion. Në këtë moment ata janë parë nga dëshmitari Enrik Alia, i cili ishte banor i Lagjes “Myslym Shyri”. Në makinë ka qëndruar shtetasi Enkeledi, ndërsa të gjykuarit Roland dhe Nikolin ishin pozicionuar, ku mendohej se do të kalonte dëshmitari Erion. Rreth orës 7.30 vjen dëshmitari Erion dhe ndërkohë i gjykuari Roland i fishkëllen atij për të ndaluar, por dëshmitari Erion nuk ka reaguar duke qëndruar indiferent. Pasi është larguar dhe dy hapa të tjera atëherë janë afruar të dy të gjykuarit e sipërcituar dhe pasi e kanë kapur e kanë hipur në makinë dhe janë nisur. Në kohën që kanë arritur tek Gjykata e Kasacionit, shtetasi Enkeledi i cili po drejtonte makinën, i ka bërë me shenjë, të gjykuarit Gentian i cili priste në rrugë, sipas planit të bërë më parë, që të dërgonte letrën anonime të shkruar prej të gjykuarit Orik, tek shtëpia e dëshmitarit Drini Nushi. Pas këtij veprimi shtetasi Enkeledi, sipas porosisë së të gjykuarit Orik, ka marrë drejtimin për nga Rruga “Hoxha Tahsim” tek një shtëpi private të marrë me qera e cila i përkiste dëshmitarit Mit’hat Keta, ku i priste i gjykuari Altin. Dëshmitarin Erion e kanë sistemuar në këtë shtëpi.

    5. Të gjykuarit Nikolin dhe Roland kanë qëndruar në shtëpi, i gjykuari Altin së bashku me shtetasin Enkeledi, kanë dalë jashtë dhe tek dera kanë takuar të gjykuarin Orik, me të cilin kanë komunikuar për detajet e rrëmbimit. Gjatë kohës që dëshmitari Erion ka qëndruar në banesën e marrë me qira nga të gjykuarit, ka qenë shtetasi Enkeledi, i cili komunikonte me të duke pasur kujdes që të mos shquheshin tipare të fytyrës, me qëllim që të mos njiheshin prej tij.

    6. Ndërkohë që të gjykuarit kishin futur në shtëpi dëshmitarin Erion, nga ana e të gjykuarit Gentian ishte dërguar tek shtëpia e shtetasit Drini Nushit, letra, të cilët e kanë konstatuar dhe kanë ardhur në dijeni të saj rreth orës 08.00. Me anë të kësaj letre të shkruar me makinë shkrimi, ata kishin bërë të qartë arsyen e rrëmbimit të fëmijës dhe kushtet në këmbim të tij. Të gjykuarit me anë të kësaj letre i kërkonin familjes së dëshmitarit Drini Nushi që në këmbim të lirimit të djalit të tij, të paguanin shumën prej 200.000 dollarë, në të kundërt, ata kërcënonin se do të vrisnin fëmijën.

    7. Po atë ditë, rreth orës 08.30-09.00 nga ana e të gjykuarve janë marrë masa për të telefonuar familjen Nushi, numrin e të cilës e dinte i gjykuari Orik. Më datë 31.10.1995 të gjykuarit kanë shkuar tek posta qendrore dhe në telefon ka komunikuar i gjykuari Nikolin. Në telefon i është përgjigjur shtetësja Vilma Nushi, më pas i gjykuari Nikolin ka komunikuar dhe me dëshmitarin Drini Nushi, duke e pyetur për letrën dhe kushtet e përcaktuara në të. Po atë ditë (datë 31.10.1995) në orën 13.40 të gjykuarit Nikolin dhe Orik kanë telefonuar përsëri në familjen Nushi (telefonues ka qenë përsëri i gjykuari Nikolin) duke i bërë të qartë dëshmitarit Drini Nushi, se duhej të plotësonin kushte e kërkuara pasi djali ishte në kushte të vështira.

    8. Rreth orës 19.30 të po asaj dite, i gjykuari Nikolin ka telefonuar përsëri familjen Nushi duke e rikujtuar se në këmbim të lirimit të djalit të tyre, Erionit, duhej të paguhej vlera e caktuar. Në këtë telefonatë dëshmitarit Drini Nushi, i është bërë i ditur fakti se duhej të shkonte të merrte një letër në një taksi, e cila drejtohej nga dëshmitari H. H e ndaluar pranë pallatit ku banonte. Me detajet e dorëzimit të kësaj letre është marrë i gjykuari Gëzim, sipas porosisë së të gjykuarit Orik. Pas marrjes së kësaj letre dëshmitari Drin ka shkuar në shtëpi dhe ka lexuar letrën e cila ndodhej në zarfin e marrë në automjetin taksi. Sipas kësaj letre, dëshmitari Drin, duhej të caktonte një person të besuar, i cili do të merrej me dorëzimin e parave. Dëshmitari Drini, pas kësaj i ka kërkuar dëshmitarit Ylli Kokushta (i afërm i tij) që të merrej me dorëzimin e parave.

    9. Më datë 01.11.1995 rreth orës 11.45 në telefonatën e zhvilluar të gjykuarit Nikolin i është bërë e ditur fakti se ndërmjetës pas këtij momenti do të ishte dëshmitari Ylli dhe se mund të paguante 10 (dhjetë) mijë dollarë, pasi nuk kishte të tjera. Në orën 19.15 i gjykuari Nikolin ka telefonuar përsëri ku ka kërkuar dorëzimin sa më parë të parave të kërkuara. Ndërmjet palëve ka pasur disa telefona në vijim, në shtëpinë e dëshmitarit Ylli Kokushta, ku është bërë e ditur që shuma e kërkuar ishte ulur në vlerën e 20 (njëzet) mijë dollarëve. Nga ana e dëshmitarit Drini është kërkuar përsëri që në pamundësi të një shume të tillë, të paguhej 12 (dymbëdhjetë) mijë dollarë.

    10. Pas këtyre bisedave telefonike të zhvilluara, nga ana e të gjykuarit Orik është vendosur që fëmija i rrëmbyer, Erioni, të lirohej edhe pse nuk po paguhej shuma e kërkuar. Për këtë ka njoftuar dhe të gjykuarit e tjerë dhe kështu është vendosur. Pasi kanë marrë dëshmitarin Erion i gjykuari Altin së bashku me shtetasin Enlekedi, e kanë futur në makinë dhe e kanë lënë në afërsi të lagjes “Ali Demi”, i kanë mbyllur sytë e kanë lënë të lirë për tu larguar, duke e urdhëruar që të mos kthente kokën pas. Ndërkohë është realizuar një telefonatë nga i gjykuari Roland me dëshmitarin Drini ku e kanë njoftuar për lirimin e djalit të tij.

    11. Përsa i përket këtij episodi, nga gjykatat janë vlerësuar: Procesverbal “për sekuestrimin e provave materiale” me anë të të cilit është sekuestruar me cilësinë e provës materiale një letër format e bardhë e shkruar me makinë shkrimi që i drejtohet shtetasit me emrin “Drin”, së bashku me vetë letrën; Procesverbal “Për sekuestrimin e provave materiale” datë 31.10.1995, ku është sekuestruar si provë materiale një fletë formati e shtypur me makinë shkrimi, e cila fillon me fjalët “…Ne e morëm vesh që policia u vu në dijeni.…”; Procesverbal “Për sekuestrimin e provës materiale” datë 4.11.1995. Me anë të këtij procesverbali është sekuestruar me cilësinë e provës materiale një zarf i bardhë letre, dhe një zinxhir floriri me yje, e cila është hedhur poshtë derës së shtëpisë së Drini Nushit; Procesverbal i “Paraqitjes për njohje” datë 14.11.1995 i makinës me anë të të cilës mendohet se është rrëmbyer shtetasi Erion Nushi.- Deklarimi i tyre nuk është kategorik; Procesverbal “Për kqyrjen e një shiriti manjetik” datë 02.11.1995. Me anë të këtij procesverbali rezulton se shtetësja Fatbardha Mema ka dëgjuar një bisedë midis dy personave dhe ajo ka deklaruar se njëri prej tyre ka qenë personi i cili ka bërë një telefonatë nga banaku i hotel “Ballkan” pasi ka folur me të; Kontratë qeraje datë 14.10.1995 e lidhur midis shtetasit Mit’hat Keta si qiradhënës dhe shtetasit Gëzim Sina si qiramarrës; Procesverbal i “Kqyrjes së vendit të ngjarjes” datë 14.10.1995. Është bërë kqyrja e banesës së shtetasit Mit’hat Keta, e cila ndodhet në Rrugën “Ali Pashë Gucia” nr.10 Tiranë; Sipas procesverbalit “Për kontrollin e banesës së shtetasit Luan Pobrati” (i afërm i të gjykuarve Leart dhe Orik) datë 17.12.1996, rezulton se nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi është gjendur një makinë shkrimi e tipit jugosllav, pa shirit, ngjyrë e bardhë, me shirita anash. Ajo është sekuestruar me cilësinë e provës materiale; Sipas aktit të ekspertimit teknik makinë shkrimi nr.1518, datë 26.12.1996 rezulton se të dy letrat e dërguara shtetasit Drini Nushi janë shtypur nga kjo makinë; dëshmia e shtetasit Drini Nushi, babai i të dëmtuarit Erion Nushi; dëshmia e shtetasit Ylli Kokushta, i afërm i shtetasit Drini Nushi; Dëshmitari Halil Hyseni - shofer në shërbimin “taksi”; Dëshmitari Erion Nushi; Dëshmitari Mit’hat Keta, ku pohohet se banesën ia ka dhënë me qira shtetasit Gëzim Sina;

    12. Deklarimet e shtetasit Enkeledi Agaj, në hetim paraprak, sipas procesverbalit datë 13.10.1996, me cilësinë e të pandehurit; deklarimet e të pandehurit Nikolin Novruzi, në hetim paraprak, sipas proceseverbalit pa datë, të muajit tetor 1996; procesverbali datë 20.2.1997; deklarimet e të pandehurit Pasho Novruzaj sipas procesverbalit pa datë tetor 1996;

    13. Nga ana e gjykatës së shkallës së parë është konkluduar se: “...të pandehurit Orik Shyti, Altin Arapi, Nikolin Novruzaj, Gentian Çaka, Roland Shyti dhe Gëzim Gjoni, në bashkëpunim me njeri-tjetrin në formë të organizatës kriminale kanë kryer veprën penale të “Rrëmbimit ose mbajtjes peng të personit në rrethana lehtësuese” parashikuar nga neni 109/a, 28 të Kodit Penal. Me veprimet e tyre aktive e konkrete, të pandehurit nëpërmjet rrëmbimit të fëmijës së mitur Erjon Drini Nushi kanë patur për qëllim fitimin e shumës prej 200(dyqind) mijë dollarë. Për rastin konkret ndaj të pandehurve duhet të aplikohet ligji penal që është aktualisht në fuqi pasi gjykata e çmon si me favorizues. Me provat e marra gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor gjykata konkludon se ndryshe nga sa pretendoi organi i prokurorisë, akuza ndaj te pandehurit Leart Shyti nuk provohet. I pandehuri Leart Shyti, për veprën penale të sipërcituar në bazë të nenit 388/d të K.Pr.Penale duhet të deklarohet i pafajshëm sepse nuk rezultoi që i pandehuri Leart Shyti të ketë kryer veprime konkrete, të ketë qenë i pranishëm në planin e bërë prej të pandehurve apo të jetë shpërblyer për ndonjë veprim të tijin lidhur me këtë ngjarje.”

    14. Ky disponim i gjykatës së shkallës së parë është gjetur i drejtë edhe nga gjykata e apelit.



Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   69   70   71   72   73   74   75   76   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish