Nr I vendimit Data palët faqe


Provat e administruara dhe të vlerësuara në lidhje me këtë episod



Download 7,22 Mb.
bet72/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   68   69   70   71   72   73   74   75   ...   217

Provat e administruara dhe të vlerësuara në lidhje me këtë episod: Procesverbal i “kqyrjes së vendit të ngjarjes” datë 13.12.1994 e tabela bashkëngjitur; procesverbal i “kqyrjes së kufomës së shtetasit Pali Prendi” datë 13.12.1994 dhe akti mjeko-ligjor nr.53, datë 13.12.1994, sipas të cilit plagët janë shkaktuar me armë zjarri nga prapa-para. Nga këto dëmtime sidomos ajo e kokës, i ka shkaktuar kontuzion të rëndë të trurit që jep ndryshime të tilla në organizmin e njeriut të pakthyeshme, të papajtueshme me jetën gjë që e çuan personin në vdekje; akti i ekspertimit nr.7 datë 07.01.1995 të ekzaminimit të gëzhojave dhe predhave të gjetura në vendin e ngjarjes; akt ekspertimi i shtetases Mustelina Ymeri nr.371, datë 4.2.1995 ; procesverbal i “Kqyrjes së vendit të ngjarjes datë 27.10.1996 në vendin Qafë-Llogara, 200m larg nga rruga kryesore, nga ku rezulton se është gjetur një njësi metalike në formë të një makinë të shkatërruar me numër shasie JMZ 139-200263880; Shkresa nr.1517/1, datë 1.4.2004, nga ku rezulton se makina e gjetur i përket markës Mazda modeli 323, viti i prodhimit 1986; dëshmitë e dëshmitarëve Mjaftime Prendi; Elvira Risilia dhe Bektash Dalipi.

  • Deklarimet e të pandehurit Pasho Novruzaj, sipas procesverbalit pa datë, muaj, vit; Deklarimet e të pandehurit Nikolin Novruzaj, në hetim paraprak, sipas procesverbalit pa datë, tetor 1996.

  • Nga sa sipër, gjykata e shkallës ka arritur në përfundimin se: “të pandehurit Dritan Hate, Altin Arapi, Nikolin Novruzaj, Pasho Novruzaj, me veprimet e tyre të kundraligjshme, kanë kryer veprën penale të “Vjedhjes me pasojë vdekjen” e shtetasit Pali Prendi, në bashkëpunim, të parashikuar si krim nga nenet 141 i Kodit Penal .... në bashkëpunim me njëri-tjetrin në formën më të lartë të tij, atë të organizatës kriminale, sepse ata kanë kryer edhe vepra penale të tjera që kanë qenë në këtë gjykim...”

  • Në lidhje me cilësimin juridik të veprimeve shoqërisht të rrezikshme dhe të kundërligjshme të kryera nga të pandehurit Altin Arapi, Dritan Hate, Nikolin Novruzaj dhe Pasho Novruzaj, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, në të kundërt me sa ka arritur në përfundim gjykata e shkallës së parë, arrin në përfundimin se: “...ai duhet të kualifikohet sipas nenit 102 të Kodit Penal që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, të miratuar me ligjin nr.5591, datë 15.06.1977, “Grabitja” e pasurisë së personit, që ka sjellë si pasojë vdekjen e shtetasit Pali Prendi, të kryer në kuadrin e organizatës kriminale, parashikuar nga nenet 102, 13 e 15 të Kodit Penal të vitit 1977...”


    7. PËR VJEDHJEN ME DHUNË, MË DATË 14.01.1995 TË NJË SHUMË PREJ 576.377 (PESËQIND E SHTATËDHJETË E GJASHTË MIJË E TREQIND E SHTATËDHJETË E SHTATË) LEKË, NË DËM TË ARGJENDARISË “AGRON”.


      1. Nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda janë sjellë për gjykim të gjykuarit Orik Shyti, Altin Arapi në bashkëpunim dhe me shtetasin Enkeledi Agaj, tashmë të vdekur, duke i akuzuar për kryerje të veprës penale të “Vjedhjes me dhunë”, në dëm të argjendarisë Agron, sipas nenit 139 e 28 të K.Penal.

      2. Nga gjykatat e faktit është pranuar se më datë 14.01.1995 të gjykuarit Altin Arapi, Orik Shyti dhe shtetasi Enkeledi Agaj kanë vendosur për të vjedhur argjendari “Agron 2” e cila ndodhej në Tiranë, në afërsi të nëntë katësheve. Për të realizuar planin e tyre ata kanë shkuar fillimisht për të marrë armët dhe parukat të cilat ndodheshin tek furgoni volswagen, golf me ngjyrë të bardhë, me targa VL; makinë e cila ndodhej tek banesa e xhaxhait të të gjykuarit Kreshnik. Të gjykuarit kanë marrë një automatik scorpions me silenciator, një pistoletë dhe tre paruke me ngjyra të ndryshme, të cilat i kanë kaluar në makinën tip volswagen të bardhë të të gjykuarit Kreshnik. Pas këtij momenti ata janë nisur në drejtim të argjendarisë. Para se të mbërrinin tek nëntë katëshet, në afërsi të ish-kinema “17 Nëntorit” makinës i kanë vënë targa gjermane sipër targave të Vlorës.

      3. Sipas planit të bërë më parë, brenda në dyqan do të futeshin i gjykuari Altin dhe shtetasi Enkeledi, ndërsa i gjykuari Orik do të priste jashtë. Kështu pasi kanë vënë paruket dhe marrë armatimin, respektivisht i gjykuari Altin automatik scorpions dhe shtetasi Enkeled një pistoletë janë futur brenda. Dëshmitarja Sashenka Shtëpani, shitëse e argjendarisë, duke menduar se ishin klientë është ngritur nga ku po bisedonte me rojen, dëshmitarin Maringlen Muka, për t’u shërbyer. Ndërkohë i gjykuari Orik ka qëndruar jashtë. I gjykuari Altin nën kërcënimin e armës është drejtuar për nga roja duke i thënë se “Mos luani se arma është pa zhurmë dhe do të ikni kot”. Pas kësaj, i gjykuari Altin ka kërkuar në sirtarë dhe sipër banakut dhe atë çfarë ka gjetur e ka futur në një qese, ndërsa shtetasi Enkeled, me pistoletë qëndronte në drejtim të dëshmitarit Marenglen. Shtetasi Enkeledi u ka kërkuar dëshmitarëve të tregonin se ku ishte kasaforta dhe se si ajo mund të hapej. Në kohën që po mundoheshin për ta hapur atë me ndihmën e detyruar të dëshmitares Sashenka, e cila po kontrollonte për të gjetur çelësat e kasafortës, në xham troket i gjykuari Orik duke u kërkuar që të largoheshin dhe vetë ka shkuar tek makina. Pas këtij momenti, pa mundur të hapnin kasafortën, të gjykuarit Altin, Orik dhe shtetasi Enkeledi Agaj kanë hipur në makinë me shpejtësi janë drejtuar për nga librari “Flora” duke u ndjekur nga dëshmitari Marenglen. Në kohën që i gjykuari Altin dhe shtetasi Enkeledi kanë hipur në makinë ku i priste i gjykuari Orik, ata janë parë nga dëshmitarët Alfred dhe Artan Dako, të cilët u ndodhën rastësisht së bashku me dëshmitarin Shtishi, duke lëvizur me një makinë benz i bardhë me targa TR 1616 A dhe janë ndaluar rreth 15 m larg keqbërësve. Vlera e sendeve të vjedhura sipas shkresës nr.1132 datë 15.05.1995 rezulton në shumën 576377.90 lekë.

      4. U provua në gjykim, se nga ana e të gjykuarve, sende të vjedhura në këtë argjendari ua kanë falur personave të tjerë, ndër të cilët shtetasve Dëfrim Spahiu dhe Arben Mezani. Makina me të cilën është realizuar kjo vjedhje gati një vit më vonë i është shitur nga i gjykuari Kreshnik, dëshmitarit Qamil Muckalli, de fakto, pasi de jure makina ka qenë në emër të shtetasit Strati Koka. Kjo makinë është marrë dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale dëshmitarit Qamil. Gjithashtu ka rezultuar e provuar në gjykim se numri origjinal i makinës “Volswagen” Golf me targë TR 33-70 C, është ËVË ZZZ 19ZFË 368860Ë. Ngjyra origjinale e saj është e bardhë dhe mbi të janë bërë disa ngjyrime të pjesshme. Kjo makinë u provua që i është vjedhur shtetases austriake Irene Kaufman, e cila ka bërë kallëzim penal për këtë fakt.

      5. Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes datë 14.1.1995, rezulton se janë gjetur e marrë me cilësinë e provës disa gjurmë gishtat me lënie lënde djerso-yndyrore, për ekzaminime të mëtejshme të cilat sipas aktit të ekspertimit nr.28 datë 25.2.1995, rezultojnë të vlefshme për identifikim, duke përjashtuar njëkohësisht mundësinë e lënies së tyre nga personat që punojnë aty.

      6. Për këtë ngjarje gjykatat kanë administruar dhe vlerësuar si më poshtë: Akti i ekspertimit nr.28 datë 25.2.1995, nga ku rezulton se janë gjetur e marrë me cilësinë e provës disa gjurmë gishtat të vlefshme për identifikim, duke përjashtuar njëkohësisht mundësinë e lënies së tyre nga personat që punojnë aty. Një nga shtatë gjurmët e gishtave të gjetura në këtë vendngjarje, është formuar nga gishti i madh i dorës së majtë të Altin Arapit, ndërsa gjurmët e tjera nuk janë formuar nga Orik Shyti, Altin Arapi, Gentian Çaka.

      7. Deklarimet e shtetasit Enkeledi Agaj, në hetim paraprak sipas procesverbalit datë 13.10.1996; deklarimet e të pandehurit Kreshnik Spahiu në hetim paraprak sipas procesverbalit pa datë tetor 1996; Deklarimet e të pandehurit Leart Shyti në hetim paraprak; Deklarimet e të pandehurit Nikolin Novruzaj sipas procesverbalit pa datë, tetor 1996.

      8. Në lidhje me këtë epsisod, gjykata e shkallës së parë ka konkluduar se: “...vjedhja e kryer do të cilësohet si vjedhje e pasurisë me përdorimin e dhunës psikike, sipas nenit 139 të K.Penal....Të pandehurit Orik Shyti dhe Altin Arapi veprën penale të “Vjedhjes me dhunë”, gjykata çmon se e kanë kryer në bashkëpunim me njëri-tjetrin në formën më të lartë të tij, atë të organizatës kriminale. Por meqenëse në kohën e kryerjes së veprës penale prej të pandehurve, lidhur me bashkëpunimin, gjykata çmon se duke i qëndruar bindjes së saj se ka qenë në formën më të lartë të bashkëpunimit, referuar përsëri nenit 3 të ligjit penal aktual, do të aplikojë nenet 13 e 15 të ligjit që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës si më të favorshëm për pozitën e të pandehurve.

      9. Disponimi i gjykatës së shkallës së parë në lidhje me këtë ngjarje është gjetur i drejtë nga gjykata e apelit.


    8. PËR VJEDHJEN E DEGËS SË BANKËS SË KURSIMEVE, VLORË, MË DATË 20.01.1995, NË SHUMËN RRETH 2.539.500 (DY MILIONË E PESËQIND E TRIDHJETË E NËNTË MIJË E PESËQIND) LEKË.


      1. Për këtë episod, organi i prokurorisë për krime të rënda ka sjellë për gjykim të gjykuarit Orik Shyti, Altin Arapi, Nikolin Novruzaj dhe Leart Shyti të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetasin Enkeledi Agaj tashmë të vdekur në formë të organizatës kriminale kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuara nga nenet 136/1 e 28 te K.Penal.

      2. Nga gjykatat e faktit është pranuar se të gjykuarit e sipërcituar në bashkëpunim dhe me shtetasin Enkeledi Agaj, në fillim të vitit 1995 kanë vendosur që të kryenin vjedhjen e Bankës së Kursimeve Vlorë. Ata janë nisur nga Tirana me një makinë të markës “Alfa Romeo” model 33 dhe të armatosur. Në rrethinat e qytetit të Vlorës, në vendin e quajtur Pylli i Sodës, automjeti ka pësuar defekt dhe provohet se e kanë djegur atë. I gjykuari Orik në shoqërinë e shtetasit Enkeledi është kthyer në Tiranë. Ata kanë marrë një furgon të markës Volswagen në ngjyrë bojëqielli, që ishte në pronësi të të gjykuarit Kreshnik Spahiu.

      3. Me këtë automjet, të cilit i kishin vendosur targa të Vlorës, në datën 20.01.1995, rreth orës 11.00 të gjykuarit kanë shkuar në afërsi të bankës së kursimeve Vlorë. Ata krahas armëve të zjarrit kishin me vete dhe maska dhe të vendosur në distancë nga banka kanë kontrolluar lëvizjet e policit roje të bankës. Pasi janë bindur se polici nuk ndodhej në vendin e punës, me shpejtësi janë afruar me furgonin tip Volswagen pranë bankës. Rezulton se shtetasi Enkeledi Agaj ka qenë në drejtim të automjetit dhe duke e mbajtur atë të gatshëm për lëvizje ka qëndruar në hyrje të bankës. Të gjykuarit e tjerë kanë hyrë në bankë të armatosur dhe me maska. Rezulton se të gjykuarit Orik dhe Nikolin të ndihmuar nga të gjykuarit Altin dhe Leart të cilët kanë kërcënuar personat që ndodhen në mjediset e bankës, kanë shkuar tek vendi ku ndodhej valuta.

      4. Të sinjalizuar nga shtetasi Enkeledi Agaj, të gjykuarit pasi kanë marrë shumën prej 2.539.500 (dy milionë e pesëqind e tridhjetë e nëntë mijë e pesëqind) lekë kanë ndërprerë marrjen e mëtejshme të parave dhe janë larguar me shpejtësi. Ata kanë shkuar tek vendi i quajtur pylli i sodës ku i gjykuari Leart dhe shtetasi Enkeled kanë vazhduar rrugën në këmbë, sikurse të gjykuarit Orik, Altin dhe Nikolin. Gjatë rrugës, duke ecur me furgon, ata janë vënë re nga dëshmitari Përparim Devolli, i cili ka qenë në detyrën e policit të qarkullimit rrugor dhe duke dyshuar, ka filluar ti ndjekë. Nga ana e shtetasit Enkeled dhe të gjykuarit Leart janë bërë përpjekje për të humbur gjurmët, duke u larguar në distancë sa më shumë që të ishte e mundur nga dëshmitari Përparim Devolli. Pasi e kanë arritur një gjë të tillë, ata kanë zbritur të gjithë nga furgoni dhe më pas e kanë djegur me benzinë. Pas këtij momenti, të gjykuarit janë takuar më pas në banesën e shtetasit Nikolin. Fillimisht në këtë banesë kanë mbërritur të gjykuarit Nikolin, Orik dhe Altin. Sasinë e parave të vjedhura e kanë ndarë në mënyrë të barabartë midis tyre dhe më pas janë larguar.

      5. Nga gjykatat e faktit, janë administruar dhe vlerësuar provat si më poshtë: procesverbal i “kqyrjes së vendit të ngjarjes” datë 20.01.1995; procesverbal i “Kqyrjes së makinës tip furgon të markës “Volswagen” datë 20.01.1995; procesverbal datë 20.01.1995 nga ku rezulton se shuma e përvetësuar, është 2.539.500 lekë (dy milionë e pesëqind e tridhjetë e nëntë mijë e pesëqind) lekë; kontrata e shitjes nr.1960, datë 16.02.1993, nga ku rezulton se shtetasi Hajdar Mezini i ka shitur të gjykuarit Orik Shyti në shumën 335.000 lekë një makinë të tipit alfa-romeo, ngjyrë e bardhë me numër shasie nr.12176; Sipas shkresës nr.1585/1 prot., datë 07.04.2004, të Drejtorisë së përgjithshme të Shërbimeve të Transportit rrugor rezulton se numri i identifikimit ZAR905A4005312176 i përket një mjeti të tipit Alfa-Romeo, tip 33 autoveturë; procesverbal “për kqyrjen e regjistrit të automjeteve” datë 28.06.2004, rezulton se është bërë kqyerja e regjistrit të automjeteve për periudhën e vitit 1993 dhe rezulton se në fletën nr.955 është i regjistruar emri i Orik Shytit, data e regjistrimit 17.02.1993, automjeti i regjistruar është alfa romeo, dhe se ka hyrë nga dogana e Durrësit. Dëshmitë e dëshmitarëve Mirela Bimo, (ekonomiste në Bankën e Kursimeve Vlorë); Lejla Bani, (arkëtare); Etleva Cekodhima, (punonjëse e bankës); Olimbi Kocollari, (punonjëse e bankës); Alma Nazeri, (kliente e bankës); Përparim Devolli, (polic i qarkullimit rrugor);

      6. Deklarimet e të pandehurit Leart Shyti, në hetim paraprak sipas procesverbalit datë 17.12.1996; Deklarimet e të pandehurit Nikolin Novruzi, në hetim paraprak sipas procesverbalit pa datë, tetor 1996; deklarimet e të pandehurit Enkeledi Agaj, sipas procesverbalit datë 13.10.1996.

      7. Në lidhje me këtë episod, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ka konkluduar se: “...të pandehurit Orik Shyti, Altin Arapi, Leart Shyti dhe Nikolin Novruzaj me veprime të drejtpërdrejta e të kundërligjshme kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Vjedhjes së bankave dhe të arkave të kursimit në pasoja të mëdha” të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar 136/2 të K.Penal të sotëm dhe neneve 13 e 15 të K.Penal të kohës së kryerjes së veprës...”

      8. Në lidhje me këtë episod, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, arsyeton se: “...Në vështrim të masës së dënimit për të pandehurit Orik Shyti, Leart Shyti, Nikolin Novruzaj, Gentian Çaka, Kreshnik Spahiu dhe Altin Arapi të ndodhur në shkelje të së njejtës dispozitë ligjore penale, ky kolegj vlerëson se krimi është kryer me dashje direkte për të gjashtë të pandehurit, se ai është i një rrezikshmërie të lartë shoqërore siç e lartë është dhe rrezikshmëria e të gjithë të pandehurve. Asnjeri nga të pandehurit nuk paraqet ekzistencën e rrethanave lehtësuese, por që gjithashtu as dhe të rrethanave rënduese. Për çka në vështrim të shkallës dhe angazhimit të tyre në kryerjen e kësaj vepre penale si dhe të vetë marzhit të kohës së burgimit që parashikon neni 136 në paragrafin e dytë të tij, nga ky kolegj vlerësohet se të pandehurit Orik Shyti, Leart Shyti, Kreshnik Spahiu dhe Nikolin Novruzaj duhet të ndëshkohen me 15 vjet burgim secili prej tyre, ndërsa i pandehuri Gentian Çaka me masën e dënimit prej 16 vjet burgim, ndërkohë që i pandehuri Altin Arapi duhet të ndëshkohet me masën 11 vjet burgim. Pastaj në vështrim dhe në raport me atë çka ka vendosur gjykata për Krime të Rënda në shkallë të parë, rezulton se për të pandehurit Orik Shyti, Leart Shyti dhe Nikolin Novruzaj, vendimi i saj duhet të ndryshohet pasi, ai që kolegji i gjykatës së Apelit ka më sipër përcaktuar, përfshin të dy episodet e datave 29.01.1993 dhe 20.01.1995, në një të vetëm. Ndërsa për të pandehurit Kreshnik Spahiu, Gentian Çaka & Altin Arapi vendimi i gjykatës së shkallës së parë duhet të qëndrojë në fuqi...”


    9. PËR VJEDHJEN ME ARMË, TË SHUMËS PREJ 155.061 (NJËQIND E PESËDHJETË E PESË MIJË E GJASHTËDHJETË E NJË) LEKË MË DATË 21.02.1995, NË DEGËN INSIG TIRANË,


      1. Nga prokuroria për krime të rënda anë sjellë për gjykim të gjykuarit Altin Arapi, Roland Shyti, Leart Shyti, Kreshnik Spahiu, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri –tjetrin dhe me shtetasin Enkeledi Agaj, tashmë të vdekur, kanë kryer veprën penale të parashikuar nga N.140 e 28 të K.Penal.

      2. Nga gjykatat është pranuar se: në muajin shkurt 1995 gjatë kohës që kanë qenë në kioskën e të gjykuarit Kreshnik Spahiu, ky i fundit ka bërë me dije shokët e tij, të gjykuarit Altin Arapi, Orik Shyti, Leart Shyti, Roland Shyti, se kishte konstatuar se në degën e INSIG kishte para dhe roja ishte i paarmatosur. Është rënë dakord për vjedhjen e kësaj dege, por Oriku nuk do të merrte pjesë. Sipas planit të paramenduar, shtetasi Enkeledi Agaj ka shkuar për të marrë makinën dhe është kthyer përsëri tek kioska e të gjykuarit Kreshnik dhe së bashku me të gjykuarit, Altin, Leart, Roland, Kreshnik janë nisur për tek INSIG. Pasi e kanë vëzhguar nga afër kanë arritur në përfundimin se nuk ishin kushtet dhe rrethanat e përshtatshme për të ndërhyrë, dhe kanë rënë dakord që vjedhjen ta realizonin ditën e nesërmen.

      3. Më datë 21.02.1995, rreth orës 11.30 të gjithë së bashku, duke ndjekur të njëjtin itinerar të një dite më parë, kanë shkuar tek INSIG. Pasi kanë vënë parukat maskat e bëra me çorape grash, dhe kanë marrë pistoletat, ku vetëm i pandehuri Kreshnik ka patur pistoletë të tipit makarov, kanë dalë nga makina të gjithë të gjykuarit përveç shtetasit Enkeledi i cili ka qëndruar në makinë. I gjykuari Kreshnik sapo ka hyrë brenda ka goditur me qytë dëshmitarin Kozma Parangoni dhe i shoqëruar prej këtij të fundit ka shkuar deri tek zyra e pagesave ku ka bërë një qitje me armë duke i shkaktuar dëshmitarit të mësipërm dëmtime të kategorisë së lehtë. Ndërkohë të gjykuarit e tjerë kanë arritur të marrin paratë. Pasi të pranishmit në vendngjarje kanë thirrur “Policia” të gjykuarit kanë dalë jashtë dhe kanë hipur në makinën ku i priste Enkeledi dhe janë larguar duke mbajtur përsëri rrugën nga ku kishin ardhur, nga ku kishin marrë 155,061 (njëqind e pesëdhjetë e pesë mijë e gjashtëdhjetë e një) lekë.

      4. Provat e administruara dhe të çmuara nga gjykatat në lidhje me këtë ngjarje janë: procesverbali i “Kqyerjes së vendit të ngjarjes “datë 21.2.1995; akti i ekspertimit balistik predhe dhe gëzhoje nr.156 datë 24.2.1995; akt dëshmi mjeko-ligjore datë 24.2.1995 e shtetasit Kozma Parangoni; akt ekspertimi tekniko-balistik të një pistolete të bllokuar në banesën ne rrugen “Luigj Gurakuqi”, pallati 6, shk 1, ap.9 Tiranë, nr.1237 datë 24.10.1996, të kryer nga Laboratori Qendror Kriminalistik është arritur në konkluzionin se: “pistoleta objekt ekspertimi është pistoletë e markës “Makarov”, me numër të fshirë e kalibrit 9mm. Ajo është në gjendje të rregullt teknike dhe e përshtatshme për qitje si dhe gëzhoja kalibër 9 mm e fiksuar në vendin e ngjarjes datë 21.2.1995 ku është grabitur I.N.S.I.G. Tiranë është qitur nga kjo pistoletë; procesverbali datë 21.2.1995, i mbajtur nga një komision në arkën e degës INSIG Tiranë nga ku ka rezultuar se dëmi i shkaktuar si rrjedhim i ngjarjes së ndodhur është në shumën 155.061 (njëqind e pesëdhjetë e pesë mijë e gjashtëdhjetë e një) lekë.

      5. Procesverbali i pyetjes datë 13.10.1996, i shtetasit Enkeledi Agaj, i cili u përdor me kërkesë të prokurorit, në formën e leximeve të deklarimeve të të pandehurit sipas nenit 370/3 të K.Pr.Penale; procesverbali pa datë tetor 1996, i të pandehurit Nikolin Novruzi; pyetja e të pandehurit Kreshnik Spahiu, me cilësinë e të pandehurit gjatë hetimit, të dokumentuar në procesverbalin pa datë të muajit tetor 1996; procesverbalin e “pyetjes me cilesinë e të pandehurit” pa datë, të muajit tetor 1996, të të pandehurit Leart Shyti, në hetim paraprak.

      6. Gjykata e shkallës së parë, ka argumentuar se: “...të pandehurit e sipërcituar duhet të deklarohen fajtorë e të përgjigjen penalisht për veprën penale të “Vjedhjes me armë” sipas nenit 140 të K.Penal të sotëm në bashkëpunim me njëri tjetrin në formën më të lartë të tij, atë të organizatës kriminale. Në këtë përfundim arrin gjykata sepse në vendngjarje, krahas provave të tjera është gjetur, marrë e sekuestruar edhe një gëzhojë, gjë që konfirmon thëniet e dëshmitarëve për përdorim të armëve luftarake gjatë kryerjes së veprës penale...”

      7. Vendimi i gjykatës së shkallës së parë është lënë në fuqi nga gjykata e apelit në lidhje me këtë episod.



    10. PËR VJEDHJEN ME DHUNË, MË DATË 03.03.1995, NË DËM TË NDËRMARRJES SË LËNDËS DJEGËSE TIRANË, TË NJË SHUMË PREJ RRETH 430.000 (KATËRQIND E TRIDHJETË MIJË) LEKË.


      1. Nga Prokuroria për Krime të Rënda janë sjellë për gjykim të gjykuarit Orik Shyti, Altin Arapi duke u akuzuar se në bashkëpunim dhe me shtetasin Enkeledi Agaj tashmë të vdekur, kanë kryer veprën penale të “Vjedhje me dhunë” në bashkëpunim, në formën e organizatës kriminale, parashikuar nga N.139 e 28 të K.Penal.

      2. Nga gjykatat e faktit është pranuar se: I gjykuari Orik Shyti, pasi ka ardhur në dijeni të ekzistencës së një zyre ku shiteshin bonot e bombolave të gazit, u ka propozuar për të kryer vjedhjen e saj të gjykuarit Altin Arapi dhe shtetasit Enkeledi Agaj. Pasi të gjykuarit e sipërcituar kanë rënë dakord me propozimin e të gjykuarit Orik, më datë 03.03.1995, kanë marrë masat për realizimin e planit të tyre kriminal. Kështu ata kanë shkuar tek banesa e xhaxhait të të gjykuarit Kreshnik ku kanë marrë makinën tip “Ford Sierra”, dy pistoleta të tipit “Manjum” dhe “TT”, pasi kanë marrë dhe dy paruke janë drejtuar për tek zyrat e Ndërmarrjes së Lëndës Djegëse, e cila ndodhej në një godinë pas nëntëkatësheve, në qytetin e Tiranës.

      3. Me makinën “Ford Siera” ata, të tre së bashku, i janë afruar derës së jashtme të ndërmarrjes; pasi kanë vënë parukat kanë zbritur nga makina të pandehurit Orik dhe Altin dhe kanë hyrë brenda në ambientet e ndërmarrjes, ndërsa shtetasi Enkeledi ka qëndruar tek makina jashtë ambienteve të saj. Të gjykuarit Altin dhe Orik kanë shkuar brenda në zyrë ku ndodheshin paratë dhe kanë gjetur aty dëshmitarët Selvije Shkalla, Mirjana Muharremi dhe Arben Gjini. Dëshmitari Arben Gjini kishte ardhur për të bërë dorëzimin e parave të fituara si rezultat i shitjes së lëndës djegëse të disa ditëve. Të gjykuarit pasi i kanë kërcënuar duke u vënë pistoletat në kokë, kanë mundur të marrin shumën prej 430.000 (katërqind e tridhjetë mijë) lekë dhe menjëherë pas kësaj, ata janë larguar dhe kanë shkuar për tek makina ku i priste shtetasi Enkeledi. Të gjykuarit Orik dhe Altin pasi kanë ecur me makinë në Rrugën e Kavajës kanë zbritur, ndërsa Enkeledi ka shkuar dhe ka parkuar makinën Ford Sierra dhe me pas është kthyer tek i gjykuari Orik, i cili do të shkonte tek i gjykuari Kreshnik për t’i dhënë 100(njëqind) mijë lekë se ishte sëmurë dhe se i tregoi punën Enkeledit. I gjykuari Orik Shyti i ka dhënë shumën prej 19 (nëntëmbëdhjetë) mijë lekë.

      4. Provat e marra dhe të vlerësuara nga gjykatat në këtë ngjarje janë: Dëshmitë e dëshmitarëve Mirjana Muharremi, Selvije Shkalla dhe Arben Gjini - punonjës të ndërmarrjes; procesverbali i kqyrjes së vendit të ngjarjes datë 03.03.1995; procesverbal i bllokimit të automjetit datë 3.3.1995, ku është bërë bllokimi i një makinë Opel Kadet me targë TR37-31B shtetasit Edmond Gjuzi; shkresa datë 26.02.2004 e shoqërisë “Butan Gaz” rezulton se nuk ekziston dokumentacion që të vërtetojë shumën e parave të vjedhura në ngjarjen e datës 03.03.1995.

      5. Deklarimet në hetim paraprak të shtetasit Enkeledi Agaj, me cilësinë e të pandehurit, sipas procesverbalit datë 13.10.1996. Deklarimet e të pandehuri Nikolin Novruzaj sipas procesverbalit pa datë, tetor 1996.

      6. Gjykatat e faktit kanë argumentuar se: “...me provat e shqyrtuara e verifikuara në seancë gjyqësore gjen të mbështetur kualifikimin ligjor të organit të akuzës sipas të cilit të pandehurit Orik Shyti dhe Altin Arapi duhet të deklarohen fajtor dhe të përgjigjen penalisht për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë” të kryer në bashkëpunim në formë të organizatës kriminale. Pra të pandehurit e sipërcituar do të përgjigjen për veprën penale të parashikuar nga neni 139 të ligjit aktual dhe neneve 13 e 15 të ligjit të kohës së kryerjes së veprës penale.

      7. Download 7,22 Mb.

        Do'stlaringiz bilan baham:
  • 1   ...   68   69   70   71   72   73   74   75   ...   217




    Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
    ma'muriyatiga murojaat qiling

    kiriting | ro'yxatdan o'tish
        Bosh sahifa
    юртда тантана
    Боғда битган
    Бугун юртда
    Эшитганлар жилманглар
    Эшитмадим деманглар
    битган бодомлар
    Yangiariq tumani
    qitish marakazi
    Raqamli texnologiyalar
    ilishida muhokamadan
    tasdiqqa tavsiya
    tavsiya etilgan
    iqtisodiyot kafedrasi
    steiermarkischen landesregierung
    asarlaringizni yuboring
    o'zingizning asarlaringizni
    Iltimos faqat
    faqat o'zingizning
    steierm rkischen
    landesregierung fachabteilung
    rkischen landesregierung
    hamshira loyihasi
    loyihasi mavsum
    faolyatining oqibatlari
    asosiy adabiyotlar
    fakulteti ahborot
    ahborot havfsizligi
    havfsizligi kafedrasi
    fanidan bo’yicha
    fakulteti iqtisodiyot
    boshqaruv fakulteti
    chiqarishda boshqaruv
    ishlab chiqarishda
    iqtisodiyot fakultet
    multiservis tarmoqlari
    fanidan asosiy
    Uzbek fanidan
    mavzulari potok
    asosidagi multiservis
    'aliyyil a'ziym
    billahil 'aliyyil
    illaa billahil
    quvvata illaa
    falah' deganida
    Kompyuter savodxonligi
    bo’yicha mustaqil
    'alal falah'
    Hayya 'alal
    'alas soloh
    Hayya 'alas
    mavsum boyicha


    yuklab olish