Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet177/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   173   174   175   176   177   178   179   180   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:
Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Andi Çeliku Anëtar
mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit të datës 30.03.2016, çështjen administrative që i përket:
PADITËS: SHOQËRIA “ALCORA” SH.P.K

E PADITUR: DREJTORIA RAJONALE TATIMORE TIRANË

DREJTORIA E APELIMIT TATIMOR PRANË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË TATIMEVE
OBJEKTI:

-Shfuqizimi i akteve administrative:

1. Njoftim Vlerësimi për Detyrimet nr.36340/6 Prot. datë 20.06.2012

i Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë

dhe i vendimit nr.1637/1 Prot. datë 07.08.2012

i Drejtorisë së Apelimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

2. Njoftim Vlerësimi për Detyrimet Tatimore

nr.41286/1 Prot. datë 25.06.2012 i Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë,

dhe i vendimit nr.1679/1 Prot. datë 07.08.2012

të Drejtorisë së Apelimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Baza Ligjore: Nenet 324/a, 331 të K.Pr.Civile;

Kodi i Procedurave Administrative nenet 81 e 118;

Ligji nr.10279 “Për Kundërvajtjet Administrative” nenet 13 e 26;

Ligji nr.9920 datë 19.05.2005 “Për Procedurat Tatimore në R.SH”

nenet 51, 122 pika 1/b;


Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tiranë me vendimin nr.3296, datë 01.04.2013, ka vendosur:

“Pranimin e kërkesëpadisë.

- Anullimin e akteve administrative të të paditurve: Njoftim Vlerësimi për Detyrimet nr.36340/6

Prot. datë 20.06.2012 i Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë dhe vendimi nr.1637/1 Prot. datë 07.06.2012 i Drejtorisë së Apelimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

- Anullimin e akteve administrative të të paditurve: Njoftim Vlerësimi për Detyrimet nr.41286/1 Prot. datë 25.06.2012 i Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë dhe vendimi nr.1679/1 Prot. datë 07.08.2012 i Drejtorisë se Apelimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve”.
Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1846 datë 06.05.2014 ka vendosur:

“Moskompetencën e Gjykatës së Apelit Tiranë për shqyrtimin e çështjes nr.1984 rregjistri datë 20.09.2013. Dërgimin për kompetencë shqyrtimi Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë”.


Gjykata Administrative e Apelit, me vendimin nr.2989, datë 11.07.2014, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.3296 datë 01.04.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”.


Kundër vendimit nr.2989, datë 11.07.2014, të Gjykatës Administrative të Apelit, ka ushtruar rekurs pala e paditur Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, e cila kërkon ndryshimin e vendimit nr.3296 datë 01.04.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe vendimit nr.2989 datë 11.07.2014 të Gjykatës Administrative të Apelit dhe rrëzimin e kërkesë padisë të ngritur nga shoqëria “Alcora” sh.p.k, duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:

  • Vendimet e sipërcituara i konsiderojmë të pambështetura në prova e në ligj dhe i kundërshtojmë.

  • Paditësi, tatimpaguesi “Alcora” sh.p.k me procesverbalin nr.0040253, datë 16.05.2012 dhe procesverbalin nr.0155512 datë 05.06.2012, të mbajtur nga inspektorët e verifikimit në terren të Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë është gjobitur me 200 000 lekë dhe 300 000 lekë gjobë për kundravajtjen administrative “mosrespektim të detyrimit ligjor atë të lëshimit të kuponit tatimor” në zbatim të nenit 122, pika 1, të ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë" i ndryshuar.

  • Me njoftim vlerësimet e sipërcituara të Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë paditësi është njoftuar për pagimin e këtyre gjobave.

  • Kundër akteve të mësipërme të Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë tatimpaguesi ka bërë ankime administrative në Drejtorinë e Apelimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

  • Kjo e fundit me vendimet e sipërcituara ka lënë në fuqi aktet administrative njoftim vleresimeve të Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë si të mbështetur në prova dhe në ligj.

  • Gjatë kontrollit të ushtruar nga inspektorët e verifikimit në terren të Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë pranë subjektit paditës, me akt konstatimet e sipërcituara kanë konstatuar se ky subjekt kishte të instaluar kasën fiskale por për të 2-ja rastet e konstatimit në një tavolinë ishte shërbyer pa kupon tatimor.

  • Në nenin 55 të ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, përcaktohet se “tatimpaguesit që kryejnë qarkullimin e mallrave dhe të shërbimeve, për të cilat pagesat nuk kryhen nëpërmjet bankës, janë të detyruar të fusin dhe të përdorin sistemin fiskal, nëpërmjet përdorimit të pajisjeve fiskale, për rregjistrimin e pagesave me para në dorë dhe për lëshimin në mënyrë të detyrueshme të kuponit tatimor”, pra përcakton qartë detyrimin që ka paditësi të instalojë kasën fiskale dhe të lëshojë vetëm kuponin tatimor.

  • Në kërkesë padinë e tij, paditësi pretendon se organi tatimor nuk ka respektuar procedurën e kontrollit dhe atë të kundravjatjeve administrative. Në nenin 80 të ligjit të sipërcituar është përcaktuar procedura e kontrolleve tatimore që administrata tatimore kryen në një subjekt tatimpagues nëpërmjet strukturave të kontrollit tatimor dhe po kështu në Udhëzimin e MF nr.24, datë 02.09.2008 "Për procedurat tatimore" në pikën 80.3.

  • Në rastin konkret kemi të bëjmë me një verifikim në terren, gjatë të cilit paraqitet urdhëri i punës dhe jo urdhëri i kontrollit dhe është konstatuar se paditësi nuk ka lëshuar kuponin tatimor për 2 konstatime për shërbimet e realizuara dhe me të drejtë është penalizuar në bazë të ligjit me gjobë në shumën 200 000 lekë herën e parë të konstatimit dhe 300 000 lekë herën e dytë të konstatimit.

Kundër rekursit të palës se paditur ka paraqitur Kundër/rekur pala paditëse:



  • Kundërshtojmë rekursin e depozituar nga pala e paditur Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë sepse vendimi i rekursuar është nga ato të cilat nuk lejohet rekursi për arsye se aktet administrative të palës së paditur kanë vlerë më të vogël se dyzetfishi i pagës minimale, në shkallë vendi.

  • Sipas pikës b) të nenit 56 të Ligjit 49/2012, “Nuk lejohet rekurs ndaj vendimeve përfundimtare të Gjykatës Administrative të Apelit për padi me objekt: b) kundërshtimin e aktit administrativ që përmban detyrim në të holla, me vlerë më të vogël se dyzetfishi i pagës minimale, në shkallë vendi”. Me VKM nr.573, datë 3.7.2013 “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi” “Paga bazë minimale mujore për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme te zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 22 000 (njëzetë e dy mijë) lekë. Nga një veprim i thjeshtë matemikor, neni 56 i Ligjit 49/2012 mund të përkthehet se nuk lejohet rekursi ndaj vendimeve të cilat kanë për objekt të saj kundërshtimin e akteve administrative që përmban detyrime në të holla, me vlerë me të vogël se (22 000 Lekë x 40) = 880,000 Lekë.

  • Sipas nenit 58, të ligjit 49/2012 dhe nga shqyrtimi i rekursit të depozituar nga pala e paditur, vëmë re se ajo bazohet në argumentin që shoqëria “Alcora” shpk nuk ka lëshuar kupona tatimore dhe masat administrative kanë qenë të ligjshme. Mirëpo, pretendimi i lëshimit ose moslëshimit të kuponave tatimore është një çështje që i përket provueshmërisë së faktit dhe për këtë cështje nuk mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, sipas nenit 58 të Ligjit 49/2012.

  • Sipas nenit 476 të Kodit të Procedures Civile, depozitimi i rekursit duhet të bëhet brenda 30 ditëve nga dita e marrjes dijeni të vendimit të Gjykatës së Apelit. Vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit është marrë më datë 11.07.2014. Ndërsa, Rekursi ëshë depozituar më datë 08.09.2014.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani dhe diskutoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

1. Siç rezulton nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, pala paditëse Shoqëria “Alcora” shpk ka fituar personalitet juridik me rregjistrimin e saj pranë Qendrës Kombëtare të Rregjistrimit në datë 17.02.2010, dhe është pajisur nga organi tatimor me NIPT nr.L01419028O. Objekti i veprimtarisë së shoqërisë është Bar Bufe, Kafe. Kjo shoqëri ka selinë në Tiranë në adresën Rruga “Dëshmorët e Kombit” Kullat Binjake, Kulla 2, Kati II-të.

2. Nga ana e inspektorëve të Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, bazuar në Urdhërin e Punës nr.36340 Prot. datë 11.05.2012, është ushtruar një kontroll në vendin ku ushtron aktivitetin privat paditësi, konkretisht në Bar-Kafe “Alcora” në adresën: Rruga “Dëshmorët e Kombit” Kullat Binjake, Kulla 2, Kati II-të.

3. Me Aktin e Konstatimit datë 16.05.2012, grupi i kontrollit të Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë në këtë subjekt ka konstatuar se ka çertifikatë nga organet tatimore, ka të instaluar paisjen fiskale me nr.IV04003378 dhe në momentin e kontrollit në orën 20.03 të darkës, subjekti kishte një kupon tatimor me nr.112, në momentin e kontrollit në një tavolinë nuk gjendet kuponi tatimor. Penaliteti do të vendoset pas verifikimit në sistem, pasi të verifikohet nëse ka penalitete të mëparshme apo jo.

4. Me Procesverbalin e Gjobës nr.0040253 datë 16.05.2012, grupi i kontrollit të Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë ka vendosur të dënojë me gjobë në shumën 200.000 lekë palën paditëse Shoqëria “Alcora” shpk.

5. Me Njoftim Vlerësimin për Detyrimet Tatimore nr.36340/6 Prot. datë 20.06.2012, pala e paditur Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë e ka njoftuar paditësin Shoqërinë “Alcora” shpk për detyrimin për pagimin e gjobës në shumën 200.000 lekë.

6. Kundër këtij akti pala paditëse ka paraqitur ankim në rrugë administrative në Drejtorinë e Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

7. Me vendimin nr.16371/1 prot. datë 07.06.2012 Drejtoria e Apelimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ka vendosur lënien në fuqi të aktit administrativ, Njoftim Vlerësimit për Detyrimet Tatimore nr.36340/6 Prot. datë 20.06.2012 të Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë.

8. Nga ana e inspektorëve të Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, bazuar në Urdhërin e Punës nr.41286 Prot. datë 01.06.2012, është ushtruar një kontroll në vendin ku ushtron aktivitetin privat paditësi, në Bar-Kafe “Alcora” në adresën Rruga “Dëshmorët e Kombit” Kullat Binjake, Kulla 2, Kati II-të.

9. Me Aktin e Konstatimit datë 05.06.2012, grupi i kontrollit të Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë në këtë subjekt ka konstatuar se ka çertifikatë nga organet tatimore, ka të instaluar paisjen fiskale me nr.IV04003378 dhe në momentin e kontrollit në orën 15.05, në momentin e kontrollit në një tavolinë subjekti nuk kishte të lëshuar kuponin tatimor. Sipas këtij akti penaliteti do të vendoset pas verifikimit në sistem, pas verifikimit nëse ka penalitete të mëparshme apo jo.

10. Me Procesverbalin e Gjobës nr.0155512 datë 05.06.2012, grupi i kontrollit të Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë ka vendosur të dënojë me gjobë në shumën 300.000 lekë palën paditëse Shoqëria “Alcora” shpk, pasi subjekti nuk kishte lëshuar kupon tatimor në një tavolinë. Gjithashtu është konstatuar se subjekti është penalizuar më parë me procesverbal gjobe datë 16.05.2012.

11. Me Njoftim Vlerësimin për Detyrimet Tatimore nr.41286/1 Prot. datë 25.06.2012, pala e paditur Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë e ka njoftuar paditësin Shoqërinë “Alcora” shpk për detyrimin për pagimin e gjobës në shumën 300.000 lekë.

12. Pala paditëse Shoqëria “Alcora” shpk ka apeluar në rrugë administrative në Drejtorinë e Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve këtë Njoftim Vlerësimi për Detyrimet Tatimore nr.41286/1 Prot. datë 25.06.2012, të Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë.

13. Me vendimin nr.16791/1 prot. datë 07.08.2012, Drejtoria e Apelimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ka vendosur lënien në fuqi të aktit administrativ, Njoftim Vlerësimit për Detyrimet Tatimore nr.41286/1 Prot. datë 25.06.2012, të Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë.

14. Në këto kushte pala paditëse Shoqëria “Alcora” shpk i është drejtuar Gjykatës duke kërkuar sipas objektit të padisë të sipërcituar. duke pretenduar se: Procesverbali i Gjobës nr.0040253 datë 16.05.2012 nuk mbështetet në prova. Në Akt-Konstatimin ku bazohet kjo gjobë, pranohet se subjekti kishte të instaluar kasën fiskale dhe kishte në një tavolinë një kupon me nr.112. Nuk është e mundur të konstatosh që kasa fiskale është e instaluar, madje u gjet edhe kuponi nr.112 dhe të dalësh në përfundimin që subjekti nuk lëshon kupon tatimor.

15. Neni 51 i Ligjit nr.9920 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” detyron shitësin që të lëshojë faturën tatimore në kohën e realizimit të shërbimit dhe ia jep atë blerësit, klientit. Sipas paditësit në lokalet bar-restorant, sikurse është rasti i tyre, kamarieri i jep kuponin tatimor klientit në momentin e shërbimit të porosisë së kërkuar. Nga ai moment e më pas, nuk mund të mbajë përgjegjësi lokali për disponimin fizik të kuponit tatimor. Procesverbali i Gjobës nuk është bazuar në akt-konstatim sipas të cilit “subjekti nuk lëshon kupon tatimor”, prandaj ky përfundim është i pabazuar në prova. Ligji nr.9920/2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” nuk dënon subjektet kur nuk gjendet kuponi tatimor në tavolinë, por dënohen kur nuk e lëshojnë atë.

16. Shoqëria “Alcora” shpk ka pretenduar gjithashtu se është gjobitur në shumën maksimale pa pasur prova dhe pa u bërë verifikime nga organet tatimore për të konkluduar se subjekti është pjesë e skemës së TVSH. Në një kohë që në rast të kundërt shuma e gjobës do të ishte e përgjysmuar, vetëm 100.000 Lekë.

17. Pala e paditur Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë dhe Drejtoria e Apelimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ka prapsuar në gjykim se gjoba ndaj palës paditëse në të dy rastet e konstatimit, është vënë për shkak se në një tavolinë është shërbyer pa kupon tatimor, mbështetur në parashikmet e nenit 55 të Ligjit nr.9920 datë 19.05.2008, i ndryshuar.



18. Sipas palës së paditur detyrimi për të instaluar dhe përdorur pajisjen fiskale parashikohet në nenin 122, pika 1, a, e Ligjit nr.9920 datë 19.05.2008, i ndryshuar me Ligjin nr.10209 datë 23.12.2009, ndërsa dënimi në rastet e moslëshimit të kuponit tatimor parashikohet nga neni 122 pika 1, gërma b e këtij ligji.

19. Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tiranë me vendimin nr.3296, datë 01.04.2013, ka vendosur: “Pranimin e kërkesëpadisë.

- Anullimin e akteve administrative të të paditurve: Njoftim Vlerësimi për Detyrimet nr.36340/6 Prot. datë 20.06.2012 i Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë dhe Vendimi nr.1637/1 Prot. datë 07.06.2012 i Drejtorisë së Apelimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

- Anullimin e akteve administrative të të paditurve: Njoftim Vlerësimi për Detyrimet nr.41286/1 Prot. datë 25.06.2012 i Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë dhe Vendimi nr.1679/1 Prot. datë 07.08.2012 i Drejtorisë se Apelimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve”.

19.1 Arsyetimin i gjykatës: “Gjykata konstaton se të gjitha aktet administrative, si aktet e konstatimit, si procesverbalet e gjobës, si Njoftim Vlerësimet Për Detyrimet Tatimore edhe vendimet e nxjerra nga organi më i lartë administrativ Drejtoria e Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në lidhje me vendimarrjet apo me gjobat në shumën 200.000 lekë dhe 300.000 lekë ndaj palës paditëse janë vënë për shkak të moslëshimit të kuponit tatimor nga ana e palës paditëse shoqëria “Alcora” shpk në vendin e ushtrimit të aktivitetit të tij: Bar-Kafe (në momentin e kontrollit në të dy rastet në një tavolinë nuk gjendet kuponi tatimor). Këto akte administrative i janë referuar Ligjit nr.9920 datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”.

Në gjykim u provua se në datë 16.05.2012 dhe në datë 05.06.2012, që janë të dy datat e Akteve të Konstatimit nga organi tatimor, paditësi Shoqëria “Alcora” shpk, është e pajisur me kasën fiskale, duke respektuar detyrimin që rrjedh nga ligji për çdo subjekt tregtar.

Në Procesverbalin e Gjobës me datë 16.05.2012 rezulton se penaliteti është aplikuar për arsye se subjekti nuk lëshon kupon tatimor, ndërkohë që në Akt-Konstatimin ku bazohet kjo gjobë, pranohet se subjekti kishte të instaluar kasën fiskale dhe kishte nje kupon me nr.112. Konkluzioni i palës së paditur është kontradiktor, pasi rezulton se kasa fiskale është e instaluar, madje u gjet edhe kuponi me nr.112 dhe nga ana tjetër subjekti nuk lëshon kupon tatimor.

Gjykata vlerëson se neni 51 i Ligjit nr.9920 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” detyron shitësin që të lëshojë faturën tatimore në kohën e realizimit të shërbimit dhe ia jep atë blerësit, klientit. Nuk u provua në gjykim që në këtë tavolinë e cila nuk kishte kupon tatimor, në momentin e kontrollit kishte klientë, apo shërbim të ofruar, të cilët nuk e dispononin kuponin tatimor. Nisur nga ky fakt i paprovuar në gjykim nga pala e paditur, gjykata vlerëson se subjekti nuk mund të mbajë përgjegjësi për disponimin fizik të kuponit tatimor. Kuponin mund t’a ketë marrë klienti, mund t’a ketë grisur, por kjo nuk do të thotë që kuponi nuk është lëshuar. Gjykata vlereson se ka qënë detyrë e inspektorëve që të verifikonin në sistem për kopjen e kuponit tatimor, e cila ka qënë ose jo e rregjistruar në kasën fiskale. Nisur nga ky konstatim gjykata vlerëson të theksojë se Ligji nr.9920 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” nuk dënon subjektet kur nuk gjendet kuponi tatimor në tavolinë, por dënohen subjektet kur nuk e lëshojnë kuponin tatimor.

Në Procesverbalin e Gjobës me datë 05.06.2012 rezulton se penaliteti është aplikuar për arsye se subjekti nuk lëshon kupon tatimor, ndërkohë që në Akt-Konstatimin ku bazohet kjo gjobë, pranohet se subjekti kishte të instaluar kasën fiskale. Edhe në këtë rast gjykata vlerëson se nuk u provua në gjykim që në këtë tavolinë e cila nuk kishte kupon tatimor, në momentin e kontrollit kishte kliente, apo shërbim të ofruar, të cilët nuk e dispononin kuponin tatimor. Nisur nga ky fakt i paprovuar në gjykim nga pala e paditur, gjykata vlerëson se subjekti nuk mund të mbajë përgjegjësi për disponimin fizik të kuponit tatimor. Kuponin edhe në këtë rast, mund t’a ketë marrë klienti, mund t’a ketë grisur, por kjo nuk do të thotë që kuponi nuk është lëshuar. Gjykata vlerëson se ka qënë detyrë e inspektorëve që të verifikonin në sistem për kopjen e kuponit tatimor, e cila ka qënë ose jo e rregjistruar në kasën fiskale.

Për sa më lart gjykata konstaton se shkelja e treguar në Aktin e Konstatimit datë 16.05.2012 dhe në Procesverbalin e Gjobës nr.0040253 datë 16.05.2012, të mbajtur nga inspektorët tatimore të verifikimit në terren të D.R.T. Tiranë si dhe shkelja e treguar në Aktin e Konstatimit datë 05.06.2012 dhe në Procesverbalin e Gjobës nr.0155512 datë 05.06.2012, janë shkelje të paprovuara në gjykim nga pala e paditur Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë.

20. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1846 datë 06.05.2014, ka vendosur: “Moskompetencën e Gjykatës së Apelit Tiranë për shqyrtimin e çështjes nr.1984 rregjistri datë 20.09.2013. Dërgimin për kompetencë shqyrtimi Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë”.



21. Gjykata Administrative e Apelit, me vendimin nr.2989, datë 11.07.2014, ka vendosur: “Lënien në fuqi të vendimit nr.3296 datë 01.04.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”.

21.1 Arsyetimi i gjykatës: “I njëjtë me të faktit”.

22. Kundër vendimit nr.2989, datë 11.07.2014, të Gjykatës Administrative të Apelit, ka ushtruar rekurs pala e paditur Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, e cila kërkon ndryshimin e vendimit nr.3296 datë 01.04.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe vendimit nr.2989 datë 11.07.2014 të Gjykatës Administrative të Apelit dhe rrëzimin e kërkesë padisë të ngritur nga shoqëria “Alcora” sh.p.k, duke parashtruar shkaqet e pasqyruar në pjesën hyrëse të këtij vendimi.


LIGJI I ZBATUESHËM
23. Dispozitat e ligj nr.49/2012 Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”;

23.1 Neni 1/2: Dispozitat e këtij ligji plotësohen me parashikimet e Kodit të Procedurës Civile, me përjashtim të rasteve dhe për aq sa ky ligj nuk parashikon ndryshe”.

23.2 Neni 17/2: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjet në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

23.3. Neni 56: “Nuk lejohet rekurs ndaj vendimeve përfundimtare të Gjykatës Administrative të Apelit për padi me objekt:



a) kundërshtimin e dënimit për kryerjen e kundërvajtjeve administrative, me vlerë më të vogël se dyzet fishi i pagës minimale, në shkallë vendi;

b) kundërshtimin e aktit administrativ që përmban detyrim në të holla, me vlerë më të vogël se dyzet fishi i pagës minimale, në shkallë vendi;

c) kundërshtimin e aktit administrativ që ka refuzuar dhënien e detyrimit në të holla, me vlerë më të vogël se dyzet fishi i pagës minimale, në shkallë vendi;

ç) mosmarrëveshjet që lidhen me mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave kushtetuese dhe ligjore, që rrjedhin nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, ndihma ekonomike dhe pagesa e aftësisë së kufizuar, me vlerë më të vogël se dyzet fishi i pagës minimale, në shkallë vendi”.

24. Vendimi nr.3, datë 06.12.2013 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.


KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:
25. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, rekursi i paraqitur nga pala paditëse është ushtruar kundër një vendimi përfundimtar të Gjykatës Administrative të Apelit për të cilin nuk lejohet rekurs, objekt gjykimi është një padi në të cilën vlera e kërkimit apo e së drejtës është më e vogël se dyzet fishi i pagës minimale në shkallë vendi.

26. Në rastin konkret nisur nga objekti i gjykimit, akti që kundërshtohet në këtë gjykim, si dhe nga shkaku ligjor i kërkimeve të palës paditëse, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë konstaton se natyra e çështjes në gjykim është administrative.

27. Kolegji thekson se në datën 04.11.2013 kanë filluar funksionimin gjykatat administrative, veprimtaria dhe kompetenca e të cilave është përcaktuar në ligjin e posaçëm nr.49, datë 03.05.2012 "Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative". Si rrjedhojë, duke nisur nga data 04.11.2013 të gjitha mosmarrëveshjet që kanë lëndë administrative, janë në kompetencë dhe janë objekt gjykimi i gjykatave administrative sipas parashikimeve të ligjit 49/2012, pavarësisht nëse çështja gjyqësore i është paraqitur gjykatës për shqyrtim është rregjistruar ose ka qënë në gjykim përpara datës 04.11.2013.

28. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë pa i hyrë zgjidhjes në themel të çështjes konstaton se Ligji nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” në nenin 56 të tij, ka klasifikuar një grup çështjesh, për të cilat për shkak të vlerës së vogël të objektit të padisë, nuk mund të paraqitet rekurs në Gjykatën e Lartë. Nëse objekti i padisë ka një vlerë më të vogël se ato që parashikohen në nenin 56 të këtij ligji, rekursi nuk lejohet. Ky rregullim i ri ka natyrë kufizuese në krahasim me rregullimin e mëparshëm të Kodit të Procedurës Civile që lejonte të drejtën e ankimit apo rekursit, pavarësisht nga vlera e kërkimit apo së drejtës që ishte objekt shqyrtimi përpara gjykatës.

29. Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë me vendimin unifikues nr.3, datë 06.12.2013 arrijnë në interpretimin unifikues: “Kufizimet financiare që parashikojnë nenet 45 dhe 56 të Ligjit nr.49/2012, në lidhje me të drejtën për të paraqitur ankim në Gjykatën e Apelit Administrativ ose rekurs në Gjykatë të Lartë, nuk zbatohen në lidhje me ankimet apo rekurset e paraqitura përpara datës 04.11.2013”.
30. Kolegji çmon se për të gjitha rekurset e paraqitura pas datës 04.11.2013 do të zbatohen kufizimet e parashikuara në nenin 56 të të Ligjit nr.49/2012. Kufizimi i së drejtës së ankimit nisur nga vlera e padisë gjen zbatim pas datës 04.11.2013. Për rrjedhojë, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë ka detyrimin për të verifikuar, rast pas rasti, nëse vlera e padisë apo kërkesës në çështjen për të cilën është paraqitur rekurs, është apo jo nën vlerën minimale të përcaktuar sipas nenit 56 të Ligjit nr.49/2011.

31. Në nenin 56 të Ligjit 49/2013 parashikohet se nuk lejohet, rekurs ndaj vendimeve përfundimtare të Gjykatës Administrative të Apelit, për padi me objekt kundërshtim i akteve administrative a mosmarrëveshje administrative me vlerë më të vogël se dyzet fishi i pagës minimale në shkallë vendi. Paga minimale në shkallë vendi, sipas legjislacionit në fuqi, dihet se përcaktohet periodikisht çdo vit nga Këshilli i Ministrave. Vendimi i Këshillit të Ministratave në fuqi në momentin e paraqitjes së rekursit është VKM nr.537, datë 03.07.2013, i cili përcakton se paga minimale në shkallë vendi është 22.000 lekë. Rrjedhimisht, vlera minimale e padisë për efekt të zbatimit të nenit 56 të Ligjit nr.49/2012 është 880.000 lekë, për efekt të pranueshmërisë për shqyrtim të ankimit rekursit.

32. Në rastin konkret objekt mosmarrëveshje administrative është kërkimi për anullimin e akteve administrative Njoftim Vlerësimi për Detyrimet nr.36340/6 Prot. datë 20.06.2012 dhe Njoftim Vlerësimi për Detyrimet Tatimore nr.41286/1 Prot. datë 25.06.2012 të Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë për detyrimin në shumën totale 500.000 lekë. Pra vlera e padisë rezulton në masën 500.000 lekë. Kjo vlerë është më e vogël sesa kufiri i parashikuar, aktualisht prej 880.000 lekë (dyzet fishi i pagës minimale në shkallë vendi), nga neni 56 i Ligjit nr.49/2012, për efekt të pranueshmërisë për gjykim të rekursit të ushtruar kundër vendimit të gjykatës së apelit.

33. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë çmon se rekursi i paraqitur për çështje në të cilat vlera e kërkimit apo e së drejtës është më e vogël se dyzet fishi i pagës minimale në shkallë vendi nuk është objekt i shqyrtimit të këtij Kolegji.

34. Për sa më sipër vendimi nr.2989, datë 11.07.2014 i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë është i paankimueshëm në Gjykatën e Lartë, kjo në zbatim të kufizimit të ankimit nisur nga vlera më e vogël e padisë objekt i këtij gjykimi krahasuar me pagën minimale në shkallë vendi, të parashikuar nga dispozita e nenit 56 të Ligjit nr.49/2012 Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, në rastin objekt gjykimi duhet të vendoset pushimi i gjykimit të çështjes.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 13 pika 3 të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative”.


V E N D O S I

Pushimin e gjykimit të çështjes në Gjykatën e Lartë.


Tiranë, më 30.03.2016


Nr. 31003-03533-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr. 00 - 2016 - 1871 i Vendimit ( 204 )


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   173   174   175   176   177   178   179   180   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish