Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet185/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   181   182   183   184   185   186   187   188   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Majlinda Andrea Kryesuese

Arjana Fullani Anëtare

Artan Broci Anëtar
Në dhomën e këshillimit të datës 03.03.2016, mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket palëve:
PADITËS: MRIKA DODA.

E PADITUR: DRSSH-SHKODËR


OBJEKTI:

Detyrimin e palës së paditur të më paguajë

28 muaj pagesë pensioni (27.5.2008 - 11.09.2010).

Baza Ligjore: K.Civil neni 655.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin nr.98, datë 26.01.2016, ka vendosur:

“Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për gjykimin e çështjes civile nr.123/2172 Regj.Themeltar me datë regjistrimi 04.11.2015 që i përket palës paditëse Mrika Doda.

Dërgimin e akteve për kompetencë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër”.
Kundër vendimit nr.98, datë 26.01.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka bërë ankim të veçantë pala paditëse AKKPronave Mrika Doda, e cila ka parashtruar këto shkaqe:


  • Kam paraqitur kërkesë për pension në datë 27.5.2008 kërkesë e cila më është refuzuar dhe pasi kam konsumuar të gjithë kalvarin administrativ jam drejtuar në gjykatë ku kam fituar të drejtën e pensionit të plotë e drejtë që fillon të paguhet tashmë nga data e aplikimit tim datë 27.5.2008.

  • Ndërsa pala e paditur në mënyrë të njëanshme ka filluar pagesën e pensionit vetëm pas 28 muajve duke kursyer në dëmin të interesave të mia pasurore. Për këtë unë kam ngritur padi sipas përcaktimeve të Kodit Civil neni 655 duke kërkuar që të shpërblehem për humbjen pasurore.

  • Gjykata e rrethit e arsyeton se ky konflikt është i natyrës administrative ndërsa në fakt nuk ka asnjë element të tillë. Nuk kam kërkuar anullim të ndonjë akti të dalë nga administrata dhe as ndonjë të drejtë që vjen nga akte administrative. Fakti që një organ administrativ vepron duke dëmtuar interesat pasurore të një subjekti privat nuk e sjell zgjidhjen e mosmarrëveshjes me gjykim administrativ. Pra është e lejuar që një organ administrativ të gjykohet edhe për konflikte civile në gjykatën civile. Duke qenë se mosmarrëveshja është në përcaktimet e Kodit Civil nuk ka asnjë arsye që çështja të gjykohet nga një gjykatë që rregullon vetëm mosmarrëveshje të natyrës administrative.

  • Përfundimisht kërkoj prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit në po atë gjykatë.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Artan Broci, dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

Në seancën gjyqësore të datës 26.01.2016, gjykata shqyrtoi kryesisht nëse konflikti objekt shqyrtimi gjyqësor është një konflikt administrativ referuar ligjit nr.49/2012 2012.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin nr.98, datë 26.01.2016, ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për gjykimin e çështjes civile nr.123/2172 Regj.Themeltar me datë regjistrimi 04.11.2015 që i përket palës paditëse Mrika Doda.



Dërgimin e akteve për kompetencë Gjykates Administrative të Shkallës së Parë Shkodër”.

Me arsyetimin se, Gjykata referuar nenit 7 të ligjit nr.49/2012 2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” si dhe kërkesave të neneve 41 ,61 të K.Pr.C. dhe Vendimit Uniflkues nr.3 datë 06.12.2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë i cili përcakton se Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë arrijnë në interpretimin unifikues se:

Gjykatat administrative të shkallës së parë, Gjykata e Apelit Administrativ dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, të krijuara me ligjin nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, janë kompetente për shqyrtimin e të gjitha çështjeve, të cilat sipas nenit 7 të këtij ligji përbëjnë mosmarrëveshje administrative, pavarësisht gjendjes, fazës apo shkallës së gjykimit. Këto gjykata janë kompetente për çështjet administrative për të cilat, padia, ankimi ose rekursi është depozituar përpara datës 04.11.2013, respektivisht në gjykatat e shkallës së parë, të apelit apo në Gjykatë të Lartë dhe deri në këtë datë, shqyrtimi në këto gjykata nuk ka përfunduar akoma.

Vendimit Unifikues nr.4 datë 10.12.2013 2013 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë përcakton se:

A. Kur në objektin e gjykimit ka disa kërkime si të natyrës civile dhe administrative dhe këto kërkime konstatohen nga gjykata se janë një bashkim i thjeshtë i tyre, atëherë referuar nenit 61 dhe 159 të K.Pr.Civile dhe 13 dhe 23 të Ligjit 49/2012, gjykata duhet të veçojë objektet që nuk janë në kompetencën e saj lëndore duke ja kaluar ato gjykatës kompetente.

B. Kur në objektin e gjykimit ka disa kërkime si të natyrës civile dhe administrative dhe këto kërkime konstatohet nga gjykata se janë një bashkim i ndërvarur mes tyre, atëherë referuar nenit 55 të K.Pr.Civile dhe nenit 24 të Ligjit 49/2012 dhe zbatimit të parimit “lex specialis derogat generali”, gjykata kompetente është si më poshtë:

• kur në objektin e gjykimit pala paditëse, ndër të tjera, ka për objekt kundërshtimin e një akti administrativ dhe nga pasojat e aktit prodhohen pasoja civile, në çdo rast kompetente është gjykata administrative.

• kur një ndër objektet e gjykimit është një kërkim me natyrë civile, por që është i lidhur ngushtë me aktin administrativ dhe pasojat e këtij akti kanë ardhur nga vullneti shtetëror, atëherë përsëri gjykatë kompetente është gjykata administrative.

• kur objektet e tjera të padisë jo të natyrës së mosmarrëveshjes administrative janë të ndërvarur nga pasojat e aktit administrativ edhe në këtë rast kjo të çon tek kompetenca e gjykatës administrative.

C. Kur nga objekti dhe shkaku ligjor i padisë mosmarrëveshja objekt gjykimi rezulton të jetë e natyrës civile dhe si rezultat i zgjidhjes së pasojave të çështjes me natyrë civile mund të urdhërohet kryera e disa veprimeve administrative, si p.sh. urdhërimi i Z.V.R.P.P.-së për kryer fshirjen apo regjistrimin e një prone të caktuar, atëherë shqyrtimi i këtyre çështjeve do të jetë në kompetencë të gjykatës që shqyrton mosmarrëveshjet civile.

Kundër vendimit nr.98, datë 26.01.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka bërë ankim të veçantë pala paditëse Mrika Doda, e cila ka parashtruar shkaqet e lartpërmendura.
II. Ligji i zbatueshëm.
Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat është parashikuar:

1. Neni 16§1 i K.Pr.Civile që parashikon se:

Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj....”.



1.2.Neni 61 i K.Pr.Civile që parashikon se:

Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente”.



1.3. Dispozitat e ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”;

1.4. Në nenin 13/5 të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative” është parashikuar se:

Gjykata me kërkesë të palëve ose kryesisht, ngre çështjen e mosmarrëveshjes me vendim të arsyetuar, me të cilin i paraqet Gjykatës së Lartë kopjen e akteve të nevojshme për zgjidhjen e saj. Gjykata, që ka dhënë vendimin, njofton menjëherë gjykatën në mosmarrëveshje. Vendimi për ngritjen e mosmarrëveshjes, së bashku me aktet, i dërgohet Gjykatës së Lartë brenda 5 ditëve.
III. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se:
Se vendimi nr.98 datë 26.01.2016 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, që ka shpallur moskompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, është rrjedhojë e zbatimit të drejtë të ligjit dhe për këtë shkak ai duhet të lihet në fuqi.

Kolegji Civil e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e gjykatës për gjykimin e një çështje, nga pikëpamja lëndore, është shumë e rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.

Kolegji Civil në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e vlerëson të drejtë arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Kjo gjykatë ka përcaktuar drejt natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të këtij gjykimi duke bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.

Kolegji çmon se duke vlerësuar shkakun ligjor të kërkimit ndodhemi përpara një gjykimi me anën e së cilit kërkohet detyrimi i palës së paditur ti paguajë 28 muaj pagesë pensioni paditëses Mrika Doda.

Në analizë të kërkimit të palës paditëse Mrika Doda dhe shkakut ligjor ku mbështetet kërkimi, rezulton se çështja objekt gjykimi përbën një mosmarrëveshje administrative dhe hyn në rrethin e atyre çështjeve që janë në kompetencë lëndore të gjykatave administrative.

Në referim të nenit 7 të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, në kompetencën lëndore të gjykatave administrative, përfshihen “mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale si dhe për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit publik”. Pikërisht, përcaktimi nga pikëpamje formale i natyrës së mosmarrëveshjes (kundërshtimi i një akti individual dhe mosveprimi i organit publik dhe detyrimi i tij për të kryer një veprim të caktuar), dikton dhe gjykatën që duhet të ushtrojë kontrollin gjyqësor së saj, e cila në rastin në shqyrtim është Gjykata Administrative.

Kolegji vlerëson se ky përfundim është në përputhje të plotë dhe me përcaktimet e nenit 2 të Ligjit nr.49/2012 lidhur me kuptimin që iu jep veprimeve/mosveprime administrative si shprehje e një forme të njëanshme të veprimtarisë së organit publik/ apo mosveprimit të tij, të cilat krijojnë pasoja juridike mbi të drejtat subjektive apo interesat e ligjshme të shtetasve.

Në përfundim, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.98, datë 26.01.2016 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes civile nr.regj. them. 123 (02282), datë regj. 04.11.2015, duhet të lihet në fuqi dhe çështja t’i dërgohet Gjykatës së Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, për të vazhduar gjykimin si gjykatë kompetente.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 62 të K.Pr.Civile.


V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.98, datë 26.01.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.


Tiranë, më 03.03.2016
Nr. 31001-00189-00-2016 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-591 i Vendimit

Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   181   182   183   184   185   186   187   188   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish