Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet184/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   180   181   182   183   184   185   186   187   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:
Xhezair Zaganjori Kryesues

Evelina Qirjako Anëtare

Medi Bici Anëtar
Mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit të datës 31.03.2016, çështjen administrative që i përket:
PADITËS: MALIQ TARE

TË PADITUR: AGJENSIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE, PRANË MINISTRISË SË BUJQËSISË TIRANË.

OBJEKTI:

Pagim dëmshpërblimi dhe shpërblimet e tjera

që rrjedhin nga marrëdhënia e punës.

Baza Ligjore: Ligji 49/2012,

nenet 144/5, 145/2, 153/3 të K.Punës.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin nr.446 datë 08.04.2014 ka vendosur:

Pranimin pjesërisht të kërkesëpadisë.

Të detyrojë të paditurin të dëmshpërblejë paditësin me 10 paga mujore për zgjidhjen e pajustifikuar të menjëhershme të kontratës së punës.

Detyrimin e të paditurit për shpërblimin e paditësit me 2 muaj pagë për mosrespektimin e procedurës për zgjidhjen e kontratës së punës.

Detyrimin e të paditurit për shpërblimin e paditësit me 2 muaj pagë për mosrespektimin e afatit të zgjidhjes së kontratës së punës.

Detyrimin e të paditurit për shpërblimin e paditësit me 2 paga mujore, si shpërblim vjetërsie në punë.


Gjykata Administrative e Apelit me vendimin nr.504 datë 12.03.2015 ka vendosur:

Mospranimin e ankimit të paraqitur kundër vendimit nr.466 datë 08.04.2014 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë.


Kundër vendimit nr.504 datë 12.03.2015 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, ka ushtruar rekurs pala e paditur Agjensia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural dhe Administrimit të Ujërave, pranë Ministrisë së Bujqësisë Tiranë, e cila ka kërkuar prishjen e vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit dhe kthimin për vazhdimin e gjykimit pranë po kësaj gjykate, duke parashtruar këto shkaqe:

  • Gjykata ka vepruar në kundërshtim me procedurën pasi në rast se ankimi nuk plotësonte kushtet e parashikuara, pala njoftohet të ndreqë të metat brenda 5 ditëve.

  • Ankimi është paraqitur nga përgjegjësi i sektorit juridik, i cili ka pasur tagrin e plotë të përfaqësimit për firmosjen e ankimit.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e Gjyqtarit Xhezair Zaganjori, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Paditësi ka qenë në marrëdhënie pune me palën e paditur që me datë 01.04.2009 dhe me datë 22.01.2014, pala e paditur ka ndërprerë në mënyrë të menjëhershme kontratën e punës me paditësin. Paditësi ka ngritur padinë objekt gjykimi, duke kërkuar dëmshpërblim për këtë zgjidhje të marrëdhënies së punës.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin nr.446 datë 08.04.2014 ka vendosur pranimin pjesërisht të kërkesëpadisë. Të detyrojë të paditurin të dëmshpërblejë paditësin me 10 paga mujore për zgjidhjen e pajustifikuar të menjëhershme të kontratës së punës.

Detyrimin e të paditurit për shpërblimin e paditësit me 2 muaj pagë për mosrespektimin e procedurës për zgjidhjen e kontratës së punës. Detyrimin e të paditurit për shpërblimin e paditësit me 2 muaj pagë për mosrespektimin e afatit të zgjidhjes së kontratës së punës. Detyrimin e të paditurit për shpërblimin e paditësit me 2 paga mujore, si shpërblim vjetërsie në punë.

Gjykata Administrative e Apelit me vendimin nr.504 datë 12.03.2015 ka vendosur mospranimin e ankimit të paraqitur kundër vendimit nr.466 datë 08.04.2014 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë. Në këtë vendim është argumentuar se përfaqësuesi i palës së paditur, duke nënshkruar ankimin në emër të kësaj pale, ka disponuar mbi një të drejtë që ligji ia njeh vetëm palës së paditur, ose përfaqësuesit me prokurë të posaçme për këtë qëllim. Në rastin konkret një akt i tillë mungon, nuk ka një akt të përfaqësuesit të palës së paditur t`i jetë dhënë e drejta e ankimit në Gjykatë të Apelit.

Kundër vendimit nr.504 datë 12.03.2015 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, ka ushtruar rekurs pala e paditur Agjensia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural dhe Administrimit të Ujërave, pranë Ministrisë së Bujqësisë Tiranë, e cila ka kërkuar prishjen e vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit dhe kthimin për vazhdimin e gjykimit pranë po kësaj gjykate, duke parashtruar shkaqet e përmendura në mënyrë të përmbledhur në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, pasi analizoi aktet e ndodhura në dosjen gjyqësore, vendimet e gjykatave dhe shkaqet e parashtruara në rekurs, arrin në përfundimin se vendimi nr.504 datë 12.03.2015 i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, është i pabazuar në ligjin procedural dhe duhet të prishet.

Kolegji vë në dukje se nga aktet që ndodhen në dosjen gjyqësore rezulton se pala e paditur, institucion shtetëror (person juridik) është përfaqësuar në gjykimin në shkallë të parë nga juristi e këtij institucioni. Është qëndrim tashmë i konsoliduar e Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë se juristët e institucioneve, kanë të drejtë të përfaqësojnë këto të fundit, në të gjitha veprimet e nevojshme proceduriale që parashikohen nga Kodet ose aktet ligjore përkatëse, në mbrojtje të kompetencave, të drejtave dhe interesave të organit që përfaqëson. Këto të drejta i delegohen edhe në rast ankimi, rekursi dhe gjykimi në shkallët e tjera të procedimit të të gjitha niveleve, për të marrë pjesë në gjykim deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes. Në këtë rast, autorizimi për përfaqësim është i përgjithshëm dhe duhet kuptuar se përfaqësuesi ka të drejtën të përfaqësojë intitucionin në gjykim, të bëjë ankim ndaj vendimit të gjykatës administrative të shkallës së parë etj. Vetëm kështu do të realizohet përfaqësimi i palës së paditur në të gjitha shkallët e gjykimit për zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

Ligji nr.49/2012 në nenet 44-50 të Kreut të VII-të ka parashikuar kushtet që duhet të respektohen në lidhje me pranimin e ankimit. Sipas kuptimit të dispozitave të mësipërme, ankimet depozitohen në gjykatën që ka dhënë vendimin, e cila ka të drejtën që të bëjë kontrollin e ankimit, parashikuar në nenet 46 dhe 47 të ligjit nr.49/2012 duke vendosur pranimin ose jo të ankimit apo kthimin e tij. Ndërkohë neni 455 KPrC parashikon mundësinë ligjore të rregullimit të ankimit kur ai ka të meta, sipas parashikimeve të neneve 453 dhe 454 të KPrC. Kështu sipas kësaj dispozite, gjykata ku është paraqitur ankimi (pra, që ka dhënë vendimin që ankimohet) njofton palën ankimuese, e cila brenda 5 ditëve duhet të ndreqë gabimin që vihet re në ankim, në të kundërt ankimi kthehet. Ky qëndrim është konsoliduar dhe me parashikimin e njëjtë në nenin 46 të Ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”. Pra legjislacioni procedural parashikon mundësinë e riparimit të të metave të ankimit, brenda një afati të arsyeshëm, me qëllim që të mos humbasë kjo e drejtë themelore.

Në referim të sa më sipër, Kolegji thekson se ka qenë detyrë e gjykatës së shkallës së parë që ka dhënë vendimin të kontrollonte fillimisht nga pikëpamja formale nëse ankimi i paraqitur nga pala ndërgjyqëse plotëson apo jo kërkesat e parashikuara nga normat procedurale. Në mbështetje të sa më sipër dhe në interpretim të nenit 46 të Ligjit 49/2012 dhe nenit 455/b të KPrC, Kolegji vlerëson se në kushtet kur gjykata që ka dhënë vendimin, nuk kishte kryer veprimet e duhura procedurale të parashikuara shprehimisht në ligj, për të njoftuar palën e paditur që të plotësonte ankimin, ishte e domosdoshme që Gjykata Administrative e Apelit t’i jepte palës së paditur kohë për të plotësuar të metën e ankimit.

Përfundimisht, Kolegji çmon se në kushtet kur vendimi nr.504 datë 12.03.2015 i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, duhet të prishet dhe çështja duhet të dërgohet për rigjykim pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë me tjetër trup gjykues. Kjo e fundit në rigjykim ka detyrën që të shqyrtojë shkaqet e parashtruara në ankim nga pala e paditur në përputhje me ligjin 49/2012, që rregullon shqyrtimin e çështjes në Gjykatën Administrative të Apelit.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” i ndryshuar.

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.504 datë 12.03.2015 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në po këtë gjykatë me tjetër trup gjykues.


Tiranë, më 31.03.2016

KOMPETENCA CIVILE
Nr. 11243-00624-00-2016 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-579 i Vendimit


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   180   181   182   183   184   185   186   187   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish