Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet183/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   179   180   181   182   183   184   185   186   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:
Xhezair Zaganjori Kryesues

Evelina Qirjako Anëtare

Medi Bici Anëtar
Mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit të datës 31.03.2016, çështjen administrative që i përket:
PADITËS: SKËNDER AJDINI

E PADITUR : DREJTORIA E PËRGJITHSHME E DOGANAVE

OBJEKTI:

Pavlefshmëri e aktit administrativ nr.192/6 prot, datë 24.02.2014.

Detyrimin e pagimit të pagës për periudhën e qëndrimit pa punë.

Kthimin në vendin e mëparshëm të punës.

Dëmshpërblim me 12 muaj pagë për zgjidhje të menjëhershme

të pajustifikuar të marrëdhënies së punës;

3 muaj pagë për mosrespektimin e afatit të njoftimit;

2 muaj pagë për mosrespektimin e procedurës

së zgjidhjes së marrëdhënies së punës;

1 muaj për pushimet e pamarra në vitin 2013.

Baza Ligjore: Neni 32/a, 36, 41, 43, 153, 154, 156 i vijues i K.Pr.Civile,

Ligji 152/2013 “Për nëpunësin civil”,

ligji 49/2012, VKM 205/1999, K.Pr.Administrative,

nenet 143, 153 të K.Punës.



Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin nr.1152 datë 15.09.2014 ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesëpadisë si të pabazuar në prova dhe në ligj.


Gjykata Administrative e Apelit me vendimin nr.528 datë 12.03.2015 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.1152 datë 15.09.2014 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës.

Pranimin e pjesshëm të padisë. Detyrimin e palës së paditur të dëmshpërblejë paditësin me 8 paga për zgjidhjen e menjëhershme të pajustifikuar të kontratës së punës.

Detyrimin e palës së paditur të dëmshpërblejë paditësin me 3 paga për mosrespektimin e afatit të njoftimit.

Detyrimin e palës së paditur të dëmshpërblejë paditësin me 2 paga për mosrespektimin e procedurës së zgjidhjes së kontratës së punës.

Kundër vendimit nr.528 datë 12.03.2015 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, ka ushtruar rekurs pala e paditur Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, e cila ka kërkuar prishjen e vendimeve të gjykatave dhe rrëzimin e padisë, duke parashtruar këto shkaqe:


  • Komiteti Disiplinor ka mbledhur informacionin e nevojshëm për procedim ndaj paditësit. Janë zhvilluar të gjitha seancat dëgjimore, ku është marrë në shqyrtim në prani të paditësit i gjithë materiali hetimor.

  • Drejtoria e Doganave funksionon mbi bazën e realizimit të planit të të ardhurave.

  • Paditësi është i paqartë në kërkimin e tij për pagimin e pagave, pasi nuk përcakton mbi çfarë shkaqesh ligjore e kërkon këtë dëmshpërblim.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e Gjyqtarit Xhezair Zaganjori, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Paditësi ka qenë në marrëdhënie pune me palën e paditur që me datë 18.01.2006 e deri me datë 24.02.2014, datë në të cilën, pala e paditur në mënyrë të njëanshme ka ndërprerë marrëdhënien e punës me paditësin. Në këtë kohë, ai ka qenë doganier i klasifikimit, vlerësimit dhe kontrollit fizik pranë Zyrës së Porto Romano në Degën e Doganës Durrës. Me datë 07.01.2014, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka nxjerrë urdhërin për pezullimin e paditësit nga detyra, mbështetur në informacionin nr.10385 datë 30.12.2013 të Degës së Doganës Durrës dhe kalimin e çështjes Komitetit të Disiplinës. Sipas këtij informacioni, paditësi ka shkaktuar vonesa të paarsyetuara në procesin e përpunimit të deklaratës së thjeshtuar dhe të praktikave të tranziteve. Po ashtu, paditësi ka shfaqur probleme me zbatimin korrekt të orareve. Paditësi është njoftuar për takimin që do të mbahej, i cili është zhvilluar me datë 20.01.2014, ku është mbajtur dhe procesverbali përkatës. Komiteti disiplinor ka propozuar dhënien e masës disiplinore “largim nga detyra”. Me vendimin nr.192/6 dtë 24.02.2014 Drejtori i Përgjithshëm i Doganave ka vendosur ndërprerjen e marrëdhënieve të punës me paditësin.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin nr.1152 datë 15.09.2014 ka vendosur rrëzimin e kërkesëpadisë si të pabazuar në prova dhe në ligj. Në këtë vendim është argumentuar se nga provat e paraqitura në gjykim konkludohet se, paditësi nuk ka respektuar në mënyrë të përsëritur kohën dhe orarin e punës, afatet e caktuara për kryerjen e detyrave dhe nuk ka kryer detyrat e ngarkuara.

Gjykata Administrative e Apelit me vendimin nr.528 datë 12.03.2015 ka vendosur ndryshimin e vendimit nr.1152 datë 15.09.2014 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës. Pranimin e pjesshëm të padisë dhe detyrimin e palës së paditur të dëmshpërblejë paditësin me 8 paga për zgjidhjen e menjëhershme të pajustifikuar të kontratës së punës; me 3 paga për mosrespektimin e afatit të njoftimit; 2 paga për mosrespektimin e procedurës së zgjidhjes së kontratës së punës; 4 paga si shpërblim për vjetërsinë në punë; si dhe pagën për lejen vjetore të pamarrë në vitin 2013.

Në këtë vendim është argumentuar se njoftimi për zhvillimin e takimit nuk i është njoftuar paditësit të paktën 72 orë para takimit, e po kështu procesverbali i takimit nuk është nënshkruar nga paditësi. Në gjykim nuk është arritur të provohet asnjë shkak i justifikuar për zgjidhjen e marrëdhënies së punës, në bazë të cilave punëdhënësi legjitimohet të zgjidhë kontratën. Po kështu, nuk janë vërtetuar raste kur paditësi ka shkelur detyrimet kontraktore me faj të rëndë, apo me faj të lehtë në mënyrë të përsëritur.
Kundër vendimit nr.528 datë 12.03.2015 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, ka ushtruar rekurs pala e paditur Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, e cila ka kërkuar prishjen e vendimeve të gjykatave dhe rrëzimin e padisë, duke parashtruar shkaqet e përmendura në mënyrë të përmbledhur në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë pasi u njoh me aktet e dosjes gjyqësore, vendimet e gjykatave dhe shkaqet e parashtruara në rekurs, vëren se vendimet e gjykatave të faktit janë marrë në mungesë të një hetimi të plotë e të gjithanshëm gjyqësor. Gjykata Administrative e Apelit, megjithëse kishte mundësitë që të rregullonte këtë të metë të gjykimit në shkallë të parë, nuk ka zgjeruar më tej hetimin gjyqësor. Si rrjedhojë, çështja duhet kthyer për rigjykim në Gjykatën Administrative të Apelit.

Nga faktet e pranuara nga gjykatat rezulton se paditësi është larguar nga detyra për shkak të shkeljeve të pretenduara nga pala e paditur, shkelje të cilat sipas gjykatave nuk janë vërtetuar. Ndërkohë, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, është e detyruar që të përmendi disa nga provat që ndodhen në dosjen gjyqësore, pa i analizuar ato, për të treguar faktin që gjykata ka arritur në konkluzion jo të saktë për shkak të mosrespektimit të dispozitave procedurale.

Në rastin konkret, pala e paditur ka pretenduar mosrespektimin e përsëritur të orarit nga ana e paditësit, e po kështu dhe mosrespektimin e afateve të caktuara në kryerjen e detyrave. Me anë të shkresës nr.10885 datë 30.12.2013 Kryetari i Degës së Doganës Durrës, ka njoftuar Drejtoren e Përgjithshme të Doganave se paditësi në mënyrë të shpeshtë dhe pa asnjë justifikim ka shkaktuar vonesa në procesin e përpunimit të praktikave të tranziteve, duke zvarritur procedurat dhe shërbimin ndaj subjekteve. Sipas kësaj shkrese edhe në pozicionin e mëparshëm të paditësit, atë të doganierit të kontrollit në pikën hyrje dalje, janë konstatuar të njëjtat problematika. Po kështu sipas kësaj shkrese paditësi shfaq probleme në zbatimin korrekt të orareve.

Pala e paditur ka inicuar procedurën disiplinore pas kësaj shkrese dhe në përfundim të saj ka arritur në përfundimin se paditësi i kishte kryer shkeljet e pretenduara. Ndërkohë, në gjykim pala e paditur është mjaftuar duke paraqitur si provë shkresën e sipërcituar të Drejtorit të Degës së Doganës Durrës, si dhe procesverbalin e mbledhjes ku janë diskutuar shkeljet e paditësit. Gjykata e faktit kanë konsideruar të pamjaftueshme provat e përmendura më sipër për të arritur në konkluzionin se paditësi kishte kryer shkeljet që pretendonte pala e paditur. Nisur nga ky fakt, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vëren se gjykatat e faktit kanë zbatuar të mënyrë të gabuar ligjin procedural, i cili i detyron ato të kryejnë një hetim të plotë e të gjithanshëm gjyqësor. Nëse provat e paraqitura nga pala e paditur nuk ishin bindëse për gjykatën për të arritur në konkluzionin se paditësi kishte kryer shkelje, gjykatat duhet të hetonin më tej në drejtim të verifikimit të rrethanave të faktit dhe ligjit të zbatueshëm. Në këto kushte, gjykatat duhej të kishin zgjeruar hetimin gjyqësor, duke i kërkuar palës së paditur, aktet mbi bazën e të cilave është nxjerrë shkresa e Drejtorit të Degës së Doganës Durrës.

Sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se çështja duhet kthyer për rigjykim, në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë, e cila: a) duhet t`i kërkojë palës së paditur të vërtetojë shkeljet e pretenduara për paditësin, me anë të akteve shkresore, si procesverbale, ankesa apo akte të tjera të mbajtura, të cilat vërtetojnë shkeljet që pretendohen nga pala e paditur; b) të lejojnë palët të paraqesin provat në mbështetje të pretendimeve dhe prapësimeve të tyre; c) d) të kryejnë çdo veprim që ato e konsiderojnë të nevojshëm, me qëllim kryerjen e një hetimi të plotë e të gjithanshëm gjyqësor, në funksion të zgjidhjes së drejtë të çështjes.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” i ndryshuar.

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.528 datë 12.03.2015 të Gjykatës Administrative të Apelit dhe kthimin e çështjes për rigjykim në këtë gjykatë me tjetër trup gjykues.


Tiranë, më 31.03.2016


Nr. 31001-01243-00-2015 i Regj. Themeltar

Nr. 00 - 2016 - 1453 i Vendimit (210)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   179   180   181   182   183   184   185   186   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish