Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet187/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   183   184   185   186   187   188   189   190   ...   217

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:


Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Evelina Qirjako Anëtare

Andi Çeliku Anëtar

Medi Bici Anëtar
Në datën 10.03.2016 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen Administrative me nr.31003-00303-2016 akti që ju përket palëve :
PADITËS: SHKËLQIM FRAKULLI

E PADITUR: BASHKIA CËRRIK


OBJEKTI:

Konstatimin e zgjidhjes së kontratës së punës në mënyrë

të menjëhershme dhe të pajustifikuar, si dhe për pasoje detyrimin e punëdhënësit

për dhënie dëmshpërblimi në favor të paditësit 12 muaj pagë

për zgjidhjen e menjëhershme dhe të pajustifikuar,

2 muaj pagë për mosrespektim të procedurës së zgjidhjes së kontratës,

2 muaj pagë për mosrespektim të afatit të njoftimit,

2 muaj pagë për shpërblim për vjetërsi në punë.

Dhënien në ekzekutim të përkohshëm.

Detyrimin e të paditurit për të paguar shpenzimet gjyqësore.

Baza Ligjore: Nenet 42,44 e 49 të Kushtetutës,

nenet 7/ç, 10/1,11/2,15/c e 17/g të ligjit nr.49, datë 03.05.2012

“Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative

dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”,

ligji nr.8652 datë 31.07.2000

“Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” i ndryshuar

me ligjin nr.30/2015, ligji nr.115/2014 “Për ndarjen administrative territoriale

të njësive të qeverisjes vendore”,

VKM nr.510 datë 10.06.2015,

nenet 7, 12, 21, 141, 143, 144, 149, 153, 155 të K.Punës,

vendimi unifikues nr.19 datë 15.11.2007 i Gjykatës së Lartë,

neni 317 i K.Pr.Civile.



Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin nr.11, datë 12.02.2016 ka vendosur:

Mospranimin e kërkesës së palës së paditur për nxjerrjen jashtë juridiksionit të çështjes administrative nr.1702/239 Regjistri datë 02.11.2015.


Kundër vendimit nr.11, datë 12.02.2016, të Gjykatës Administrative e Shkallës së Parë Durrës, ka paraqitur ankim të veçantë pala e paditur Bashkia Cërrik, me anë të të cilit kërkon prishjen e vendimit dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor.
Pala e paditur e argumenton pretendimin e saj, për këto shkaqe:

  • Paditësi ka filluar punë në datë 01.07.2011 pranë ish Komunës Mollas tashmë Njësia Administrative Mollas nën administrimin e Bashkisë Cërrik.

  • Bashkia Cërrik në gjykimi e kërkesës së paraqitur mbështetet në faktin se nuk jemi në rastin e gjykimit të marrëdhënieve të punës në zbatim të K.Punës por në zbatim të marrëdhënieve të përcaktuara nga ligji për nënpunësi civil nr.152/2013.

  • Pra paditësi ka vazhduar marrëdhënien e punës për një periudhë 4 vjeçare dhe për këtë fakt ai duhej të deklarohej Nëpunës Civil nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore të ish Komunës Mollas.

  • Këtë status duhet të gëzonte në zbatim të nenit 67 pika 3 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Siç rezulton nga aktet e dosjes gjyqësore rezulton se paditësi Shkëlqim Frakulli, ka qenë në marrëdhënie pune me kontratë me afat të pacaktuar, me palën e paditur Komuna Mollas, në pozicionin e punonjësit tatim taksa dhe magazinier nga data 01.07.2011 deri në datë 01.07.2015.

Pala e paditur me urdhrin nr.15 datë 30.06.2015 ka vendosur largimin nga puna të palës paditëse me motivacionin “për arsye paaftësisë së pagesës për shkak të shkrirjes së komunave”.

Në këto kushte pala paditëse i është drejtuar gjykatës me kërkesë padi, duke kërkuar pranimin e padisë sipas objektit të saj.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës me vendimin nr.11, datë 12.02.2016, për kërkesën e palës së paditur, për nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes, ka vendosur mospranimin e kërkesës së palës së paditur për nxjerrjen jashtë juridiksionit të çështjes administrative nr.1702/239 Regjistri datë 02.11.2015.

Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se duke u nisur nga objekti i padisë por edhe nga përmbajtja e padisë të përcaktuar në pohimet e paditësit në seancë gjyqësore, objekti i saj është kërkesa për konstatimin e pavlefshmërisë të aktit administrativ dhe zgjidhja e pasojave si rezultat i ndërprerjes së marrëdhënies së punës midis paditësit dhe të paditurit.

Kundër vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, ka ushtruar ankim të veçantë në Gjykatën e Lartë pala e paditur Bashkia Cërrik, me të cilën kërkon prishjen e këtij vendimi për shkaqet që pasqyrohen në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

Në rastin konkret rezulton se pala paditëse Shkëlqim Frakulli nuk gëzon statusin e nëpunësit civil dhe për rrjedhojë marrëdhëniet e punës midis tij dhe palës së paditur Bashkia Cërrik, rregullohen sipas dispozitave të Kodit të Punës.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në dhomë këshillimi, vlerëson se ankimi i veçantë i paraqitur nga pala e paditur Bashkia Cërrik është i pambështetur në ligj dhe se vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, që ka vendosur rrëzimin e kërkesës për nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes është marrë në zbatim të drejtë të ligjit dhe për këtë shkak ai duhet të lihet në fuqi.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 9 të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “ Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”


V E N D O S I

Lënien në fuqi të Vendimit nr.11, datë 12.02.2016, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës.


Tiranë, më 10.03.2016
Nr. 11118-02526-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-643 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:


Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Andi Çeliku Anëtar
datën 10.03.2016 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen Administrative me nr.11118-02526-00-2013 akti që ju përket palëve :
PADITËS: SHOQËRIA “ARSENI” SH.P.K

SHOQËRIA “GAMM” SH.P.K

E PADITUR: DEGA E DOGANËS SHKODËR

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E DOGANAVE

SHOQËRIA “BAVARIA N.V”
OBJEKTI:

Shpërblim dëmi jashtë kontraktor të ardhur si pasojë e cënimit

të markës tregtare B-52 nga të paditurit në shumën 2.000.000 lekë.

Marrjen e masës së sigurimit të padisë si vijon:

Vendosjen në qarkullim të lirë dhe çlirimin e mallrave

në deklaratat doganore R7526, R7527, R7528, R7529, datë 07.11.2012.

Lejimin e kryerjes së çdo procedure import-eksport për mallin

pije joalkoolike energjitiken B-52 sipas markës tregtare të regjistruar

me nr.11992 deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes.

Pezullimin e nxjerrjes dhe ekzekutimit të akteve me kërkues të paditurin

Shoqëria “Bavaria N.V”, që bllokojnë veprimtarinë tregtare

për artikullin pije joalkoolike energjike B-52 sipas markës tregtare

të regjistruar me nr.11992 deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes.

Pezullimin e cënimit dhe shkeljes së të drejtave të markës tregtare B-52

të regjistruar me nr.11992 deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes.

Baza Ligjore: Neni 31, 90, 202 e vijues të K.Pr.Civile,

neni 608, 625,640 e vijues të K.Civil,

nenet 115, 116/b,118 e vijues të K.Pr.Administrative,

neni 118 të VKM nr.205 datë 13.04.1999,

Ligji 8449 datë 27.01.1999 “Kodi Doganor”,

Ligji 9947 datë 07.07.2008 “Për pronësinë industriale”,

VKM nr.1706 datë 29.12.2008

“Për miratimin e rregullores për regjistrimin e markave tregtare të shërbimi”.


Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin nr.Regj 3543 (21234-06849-51-2012), datë 16.11.2012 ka vendosur:

Marrjen e masës së sigurimit të padisë duke detyruar palën e paditur Dega e Doganës Shkodër dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave që të vendosin menjëherë në qarkullim të lirë dhe të çliroj mallrat e pasqyruara në deklaratat doganore R7526,R7527, R7528, R7529, datë 07.11.2012, si dhe të lejoj kryerjen e çdo procedure import-eksportit për mallin pije joalkoolike energjike B-52 sipas markës tregtar të regjistruar me nr.11992 deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes.


Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr.22, datë 28.02.2013 ka vendosur:

Moskompetencën e Gjykatës së Apelit Shkodër, për gjykimin e çështjes dhe dërgimin e akteve Gjykatës së Apelit Tiranë.



Kundër vendimit nr.22, datë 28.02.2013, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka paraqitur ankim të veçantë pala paditëse shoqëria “Arseni” sh.p.k, me anë të të cilit kërkon prishjen e vendimit dhe lënien në fuqi të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Pala paditëse e argumenton pretendimin e saj, për këto shkaqe:

  • Së pari: Sipas kërkesave të nenit 60 të K.Pr.Civile, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka marrë një vendim duke u nisur nga momentet e ngutshme që nuk mund të presin duke vendosur sigurimin e padisë të kërkuar nga paditësi.

  • Gjykata e Apelit në shqyrtimin e ankimit nuk merr në konsideratë absolutisht kërkesat e nenit 60 të K.Pr.Civile, por për më tepër në diskutimin e çështjes i lejon vetes të dëgjoj palët dhe në fund vendos moskompetencën e saj për shqyrtimin e çështjes.

  • Dej qartë se kemi të bëjmë me një boshllëk në arsyetim, pasi në fakt sigurimi i padisë është marrë duke patur parasysh një sërë elementësh të theksuar shumë qartë në vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, duke u nisur nga kërkesat e nenit 202 e vijues të K.Pr.Civile.


Gjithashtu kundër vendimit nr.22, datë 28.02.2013, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka paraqitur ankim të veçantë pala e paditur Dega e Doganës Shkodër, me anë të të cilit kërkon prishjen e vendimeve dhe pushimin e gjykimit të çështjes.

Pala e paditur e argumenton pretendimin e saj, për këto shkaqe:



  • Gjykata e Apelit Shkodër nuk e gjene veten kompetente për shqyrtimin e çështjes dhe ky vendim nuk gjene mbështetje në asnjë dispozitë ligjore të K.Pr.Civile dhe si i tillë nuk i shërben zgjidhjes së çështjes.

  • Gjykata bazuar në nenin 468 të K.Pr.Civile duhet të prishte vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe të vendoste pushimin e gjykimit, pasi nuk kishte pse të vazhdonte gjykimin sepse kemi mungesë objekti për faktin se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër nuk është kompetente për shqyrtimin e kësaj çështjeje.

  • Gjykata e Apelit nuk mori në shqyrtim pikat e tjera të ankimit që kanë të bëjnë me gabimet proçeduriale të bëra nga shkalla e parë.

  • Gjykata në argumentimin e saj për marrjen e masës së sigurimit të padisë nuk ka marrë në konsideratë Kodin Doganor dhe dispozitat zbatues të tij.



Gjithashtu kundër vendimit nr.22, datë 28.02.2013, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka paraqitur ankim të veçantë pala e paditur Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, me anë të të cilit kërkon ndryshimin e vendimit dhe dërgimin e çështjes për gjykim asaj gjykate.

Pala e paditur e argumenton pretendimin e saj, për këto shkaqe:



  • Gjykata e Apelit Shkodër në mënyrë të pambështetur në ligj vendosi të mos marrë në shqyrtim ankimin e ushtruar nga administrata e doganore ndaj vendimit të ndërmjetëm për masën e sigurimit të padisë, duke argumentuar se meqenëse çështja e themelit ishte dërguar për gjykim Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kompetente për shqyrtimin e ankimit ndaj masës së sigurimit të padisë është Gjykata e Apelit Tiranë.

  • Ky vendim nuk gjene mbështetje ligjore pasi në asnjë dispozitë të K.Pr.Civile nuk është parashikuar ndonjë kushtëzim në përcaktimin e gjykatës së apelit e cila do të shqyrtoj ankimin ndaj vendimit të masës së sigurimit të padisë, në varësi kjo të gjykatës së rrethit e cila po shqyrton çështjen e themelit.

  • Në rastin objekt gjykimi vendimi i masës së sigurimit të padisë është marrë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe rrjedhimisht kompetente për të shqyrtuar në shkallë të dytë këtë vendim është Gjykata e Apelit Shkodër, pavarësisht faktit nëse është një vendim i ndërmjetëm apo vendim përfundimtar.



KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Vendimi nr.22, datë 28.02.2013 i Gjykatës së Apelit Shkodër është i bazuar në ligj, prandaj duhet të lihet në fuqi.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin nr.Regj 3543 (21234-06849-51-2012), datë 16.11.2012 ka vendosur:

Marrjen e masës së sigurimit të padisë duke detyruar palën e paditur Dega e Doganës Shkodër dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave që të vendosin menjëherë në qarkullim të lirë dhe të çliroj mallrat e pasqyruara në deklaratat doganore R7526,R7527, R7528, R7529, datë 07.11.2012, si dhe të lejoj kryerjen e çdo procedure import-eksportit për mallin pije joalkoolike energjike B-52 sipas markës tregtar të regjistruar me nr.11992 deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes.



Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr.22, datë 28.02.2013 ka vendosur:

Moskompetencën e Gjykatës së Apelit Shkodër, për gjykimin e çështjes dhe dërgimin e akteve Gjykatës së Apelit Tiranë.

Në arsyetimin e saj Gjykata e Apelit Shkodër arsyeton se”

Për padinë e themelit është deklaruar moskompetenca dhe çështja i është dërguar për gjykim Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndërsa masën e sigurimit të kësaj padie e ka vendosur gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër.



Pra rezulton se në këtë gjykatë dhe as në atë të Rrethit Shkodër nuk ka padi për gjykim.

Në këto kushte vendimi i masës së sigurimit të padisë, për një padi që gjykohet në Gjykatën e Tiranës duhej të merrej në atë gjykatë dhe jo në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër”.

Kundër vendimit nr.22, datë 28.02.2013, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka paraqitur ankim të veçantë pala paditëse shoqëria “Arseni” sh.p.k, pala e paditur Dega e Doganës Shkodër dhe pala e paditur Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, të cilët kërkojnë të vendoset sipas arsyetimit në pjesën hyrëse.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vëren se palët të cilët kanë bërë ankim rezulton se i janë drejtuar Gjykatës së Lartë me Rekurs dhe nuk kanë bërë ankim të veçantë sipas rregullave të përcaktuar në nenin 62 dhe 443 të K.Pr.Civile.

Në këto kushte dosja është regjistruar në Gjykatën e Lartë si padi për shqyrtim themeli dhe nuk është kaluar për gjykim sipas procedurës së përcaktuar në ligj.

Në rastin konkret rezulton se kompetente për shqyrtimin e çështjes është Gjykata e Apelit Tiranë, në kushte kur pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësore Tiranë po shqyrtohet padia e themelit, si Gjykatë që ka kompetencën lëndore.

Për sa më sipër, Kolegji Administrative i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.22, datë 28.02.2013 i Gjykatës së Apelit Shkodër, i cili ka shpallur moskompetencën për gjykimin e kësaj çështje, duke e dërguar në Gjykatën e Apelit Tiranë, duhet të lihet në fuqi.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 7-13 të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”


V E N D O S I

Lënien në fuqi të Vendimit nr.22, datë 28.02.2013 të Gjykatës së Apelit Shkodër.


Tiranë, më 10.03.2016

Nr. 11243-00034-00-2016 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-663 i Vendimit


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   183   184   185   186   187   188   189   190   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish