Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet193/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   189   190   191   192   193   194   195   196   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar
Në dhomën e këshillimit të datës 24.03.2016, mori në shqyrtim çështjen civile nr.11243-00594-00-2016 akti, që i përket:

PADITËS: SHOQËRIA “NEW ALBAJRAK”

I PADITUR: FESTIM BUZAKAJ

PERSON I TRETË: PËRMBARUESI GJYQËSOR PRIVAT NERITAN ÇUKO

OBJEKTI:

1. Deklarimi se detyrimi i paditësit sipas titullit ekzekutiv,

faturë tatimore shitje nr.145, datë 14.09.2014 nuk ekziston;

2. Deklarimi se detyrimi i paditësit sipas titullit ekzekutiv,

faturë tatimore shitje nr.132, datë 29.08.2014 ekziston në një masë më të vogël;

3. Pezullimi i titujve ekzekutivë, faturë tatimore shitje

nr.145, datë 14.09.2014 dhe nr.132, datë 29.08.2014, në masën e pashlyer të këtij të fundit, deri në përfundim të gjykimit të kësaj çështjeje;

4. Shpenzimet gjyqësore, avokatore në ngarkim të palës së paditur;

Baza Ligjore: Nenet 3, 31, 32, 153, 153 të Kodit të Procedurës Civile

dhe nenet 850 e vijues të Kodit Civil.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr.62-2016-62 (10), datë 12.01.2016, ka vendosur:

Të shpallë moskompetencën lëndore për gjykimin e kësaj çështje.

Të dërgojë kërkesëpadinë dhe aktet që ndodhen në fashikullin gjyqësor pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vazhdimin e gjykimit.
Kundër vendimit të mësipërm ka ushtruar ankim të veçantë, pala e paditur Festim Buzakaj, e cila kërkon ndryshimin e vendimit nr.62-2016-62 (10), datë 12.01.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit pranë kësaj gjykate, Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me shkaqet si më poshtë:


  • Pala e paditur subjekti “ Festim Buzaka” është me qendër në Fier dhe në përputhje me nenet 42, 49 të K.Pr.Civile padia e ngritur prej subjektit “New Albajrak”duhet të ngrihet dhe gjykimi duhet të zhvillohet pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, ku ka qendrën i padituri.

  • Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vepruar në kundërshtim me nenin 50 të K.Pr.Civile, duke qenë se kemi të bëjmë me një padi me objekt “ kundërshtim të veprimeve përmbarimore” dhe si e tillë ajo duhet të ngrihet në gjykatën e vendit të ekzekutimit, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

  • Vendi i ekzekutimit është Fieri, pasi marrëdhënia tregtare është zhvilluar në Fier, objekti tregtarë ku subjekti “New Albajrak” ka blerë mallin (materiale ndërtimi), materialet e blera janë përdorur dhe faturat tatimore të shitjes janë lëshuar në Fier.

  • Në gjykatën e Shkallës së Parë Fier mosmarrëveshja mund të zgjidhet më shpejt dhe më lehtë se në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Për kategori të caktuara mosmarrëveshjesh procesi duhet të zhvillohet përpara një gjykate, vendndodhja e së cilës të ndihmojë që ai të zhvillohet në mënyrë sa më efektive dhe brenda një afati të arsyeshëm ( Neni 6 i Konventës Europiane të së Drejtave të Njeriut, Neni 42 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Neni 4 i K.Pr.Civile).

  • Gjykata e Shkallës së Parë Fier nuk ka përcaktuar drejt natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe shkakun e lindjes së saj, nuk ka bërë një identifikim të elementëve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për caktimin e gjykatës kompetente nga pikëpamja tokësore.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË



pasi dëgjoi relacionin përkatës dhe diskutoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

  1. Paditësi, Shoqëria “New Albajrak” sh.p.k., është një shoqëri tregtare, e cila referuar ekstraktit të regjistrit tregtar, ka si objekt të veprimtarisë së saj import, eksport, montim dhe tregtim tenda dielli, çadra dielli, shezlone, pajisje të ndryshme plazhi si dhe ndërtim të fushave të futbollit dhe komplekseve sportive. Ajo e ka selinë e ushtrimit të aktivitetit të saj në qytetin e Vorës.

  2. Paditësi ka hyrë në marrëdhënie kontraktuale me të paditurin, subjekti tregtar, person fizik Festim Buzakaj, duke blerë nga ky i fundit sasi të caktuara hekuri dhe çimento. Për këtë qëllim nga i padituri janë lëshuar faturat tatimore nr.145, datë 14.09.2014, për vlerën 577.410 (pesëqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë e katërqind e dhjetë) lekë dhe nr.32, datë 29.08.2014, për vlerën 450.000 (katërqind e pesëdhjetëmijë) lekë.

  3. Nga ana e paditësit, në datën 14.04.2015, është paguar shuma tërësore e detyrimit prej 577.410 (pesëqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë e katërqind e dhjetë) lekë që rridhte nga fatura tatimore nr.145, datë 14.09.2014, ndërsa në datën 15.09.2014 është paguar shuma prej 250.000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë, nga shuma prej 450.000 (katërqind e pesëdhjetëmijë) lekë e faturës tatimore nr.32, datë 29.08.2014.

  4. I padituri, në cilësinë e kreditorit, i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, duke kërkuar lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për titujt ekzekutivë, faturën tatimore nr.145, datë 14.09.2014 dhe faturën tatimore nr.32, datë 29.08.2014. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr.1079, datë 27.11.2015, ka vendosur lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për titujt ekzekutivë, faturat tatimore nr.145, datë 14.09.2014 dhe nr.32, datë 29.08.2014.

  5. Kreditori Festim Buzakaj i është drejtuar shërbimit përmbarimor gjyqësor për të vënë në ekzekutim titujt ekzekutivë të sipërcituar. Nga ana e përmbaruesit gjyqësor privat Neritan Çuko, në datën 10.12.2015 është lajmëruar debitori, Shoqëria “New Albajrak” sh.p.k., për të ekzekutuar në mënyrë vullnetare detyrimin që rridhte nga titujt ekzekutivë, faturat tatimore nr.145, datë 14.09.2014 dhe nr.32, datë 29.08.2014, ndërsa në datën 21.12.2015, ka kaluar në ekzekutim të detyrueshëm.

  6. Nga ana e paditësit, me cilësinë e debitorit, është paraqitur një padi, përmes së cilës ai kërkon deklarimin se detyrimi në njërin prej titujve ekzekutivë nuk ekziston dhe ekziston në një masë më të vogël, për sa i përket titullit tjetër ekzekutiv.

  7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr.62-2016-62 (10), datë 12.01.2016, ka vendosur:

  • Të shpallë moskompetencën lëndore për gjykimin e kësaj çështje.

  • Të dërgojë kërkesëpadinë dhe aktet që ndodhen në fashikullin gjyqësor pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vazhdimin e gjykimit.

Duke arsyetuar: “... omissis... Referuar përmbajtjes së kërkesëpadisë, paditësi ka ngritur padinë e pavlefshmërisë së titullit ekzekutiv, e parashikuar në nenin 609 të Kodit të Procedurës Civile. …Në rastin në shqyrtim ekzekutimi, i cili ka të bëjë me pagimin e një shume parash, nuk shtrihet mbi ndonjë send të luajtshëm ose të paluajtshëm apo kredi ndaj të tretëve, të debitorit. Sa më sipër, si vend ekzekutimi mbetet selia e debitorit, duke qenë se ai është person juridik. … Referuar ekstraktit të regjistrit tregtar të palës paditëse, e cila është me cilësinë e debitorit në procesin e ekzekutimit të titujve ekzekutivë, faturat tatimore nr.145, datë 14.09.2014 dhe nr.32, datë 29.08.2014, ajo e ka selinë e saj në qytetin e Vorës. Qyteti i Vorës përfshihet brenda territorit ku ushtron juridiksionin e saj Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë..(...).”.

  1. Kundër këtij vendimi pala e paditur Festim Buzakaj, ka paraqitur ankim të veçantë, me shkaqet sa më lart.

  2. Kolegj Civil vlerëson të drejtë e të bazuar në ligj, vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për moskompetencën tokësore te kësaj gjykate, duke vendosur dërgimin e akteve Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe çështja të dërgohet për vazhdim gjykimi pranë kësaj gjykate.

  3. Ky Kolegj çmon se ankimi i veçantë i paraqitur pala e paditur Festim Buzakaj, nuk përmban shkaqe ligjore nga ato të parashikuara në nenin 472 të K.Pr.Civile, të cilat e bëjnë të cenueshëm vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

  4. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson të sqarojë fillimisht se kompetenca nuk është gjë tjetër veçse sasia e juridiksionit ose masa e juridiksionit që i është dhënë në ushtrimin e funksioneve të saj çdo gjykate. Kompetenca është një kusht procedural i vlefshmërisë së procesit gjyqësor dhe i akteve të realizuara gjatë tij në kuptimin që “Një gjykatë jokompetente nuk mund të kryejë asnjë veprimtari procedurale”. Për këtë arsye shqyrtimi i çështjes së kompetencës përfshihet që në veprimet përgatitore të procesit gjyqësor që duhet të kryejë gjykata (neni 158 /a i K.Pr.Civile).

  5. Ligjvënësi, në rregullimin e kompetencën territoriale dhe tokësore të gjykatave për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve civile të parashikuara në K.Pr.Civile dhe në ligje të tjera të veçanta, ka pasur parasysh midis të tjerave dhe lehtësimin dhe komoditetin që duhet t’u krijohet palëve në proces. Veç kësaj, për kategori të caktuara mosmarrëveshjesh procesi duhet të zhvillohet përpara një gjykate, vendndodhja e së cilës të ndihmojë që procesi të zhvillohet në mënyrë sa më efektiv dhe brenda një afati të arsyeshëm në respektim edhe të nenit 6 të KEDNJ, nenit 42 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 4 të K.Pr.Civile.

  6. Ky Kolegj vlerëson se nga gjykata e rrethit gjyqësor është marrë në konsideratë dhe zbatuar neni 609 të K.Pr.Civile, në të cilin është parashikuar se: “Debitori mund të kërkojë në gjykatën kompetente të vendit të ekzekutimit që të deklarohet se titulli ekzekutiv është i pavlefshëm ose se detyrimi nuk ekziston, ose ekziston në një masë më të vogël ose është shuar më pas.”; si dhe nenin 516 në të cilin është parashikuar, se: “Kërkesa për zbatimin e urdhrave të ekzekutimit i drejtohet përmbaruesit gjyqësor të vendit ku ndodhen: a) sendet e luajtshme ose të paluajtshme ose paratë, ndaj të cilave drejtohet ekzekutimi; b) banimi i personit të tretë të detyruar kur ekzekutimi drejtohet kundër kredisë që ka për të marrë debitori nga ky person; c) vendi i ekzekutimit të detyrimit për kryerjen ose moskryerjen e një veprimi të caktuar.”

  7. Ky Kolegj arsyeton se në çështjen objekt gjykimi duhet pasur në konsideratë edhe parashikimet e nenit 50 i K.Pr.Civile, në të cilin parashikohet shprehimisht se: “Paditë që kanë për objekt kundërshtimin e veprimeve të kryera nga përmbaruesi për ekzekutimin e detyruar, ngrihen në gjykatën e vendit të ekzekutimit”. Në vijim të kësaj dispozite në lidhje me vendin e ekzekutimit, Gjykata e Lartë ka mbajtur qëndrimin tashmë të konsoliduar se: “vend i ekzekutimit” të detyrueshëm kuptohet vendi ku përmbushet diçka apo zbatohet një urdhërim ose një vendim, pra një titull ekzekutiv. Ky vend i përgjigjet vendit të banimit të debitorit kur ky është person fizik ose selisë së debitorit kur ky është person juridik ose vendit ku kryhen veprimtarinë e tij dhe ka pasuri të luajtshme apo të paluajtshme mbi të cilat do të shtrihen veprimet përmbarimore gjatë procesit të ekzekutimit.”

  8. Në interpretim të dispozitave të sipërcituara, Kolegji Civil çmon se në kushtet kur ligji procedural ka përcaktuar në mënyrë të posaçme gjykatën kompetente për të shqyrtuar paditë me objekt ekzekutimin e detyrueshëm dhe ky përcaktim nuk mund të ndryshohet me marrëveshje midis palëve, pasi nuk jemi përpara rastit të kompetencës konkurruese ku paditësi ka të drejtën e zgjedhjes midis disa gjykatave kompetente, gjykata kompetente për shqyrtimin e çështjes është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

  9. Kështu, kërkesë padia për deklarimin se detyrimi i paditësit sipas titullit ekzekutiv, faturë tatimore shitje nr.145, datë 14.09.2014 nuk ekziston; deklarimin se detyrimi i paditësit sipas titullit ekzekutiv, faturë tatimore shitje nr.132, datë 29.08.2014 ekziston në një masë më të vogël; dhe pezullimi i titujve ekzekutivë, faturë tatimore shitje nr.145, datë 14.09.2014 dhe nr.132, datë 29.08.2014, në masën e pashlyer të këtij të fundit, deri në përfundim të gjykimit të kësaj çështjeje; do të gjykohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, sepse referuar ekstraktit të regjistrit tregtar të palës paditëse, e cila është me cilësinë e debitorit në procesin e ekzekutimit të titujve ekzekutivë, të faturave tatimore të mësipërme, ajo e ka selinë e saj në qytetin e Vorës, vend në të cilin është vendi i ekzekutimit të detyrueshëm. Qyteti i Vorës përfshihet brenda territorit ku ushtron juridiksionin e saj Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

  10. Për pasojë vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, që ka shpallur moskompetencën tokësore, duhet të lihet në fuqi, duke vendosur dërgimin e akteve për kompetencë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si gjykata e vendit ku ndodhet sendi i paluajtshëm.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatёs sё Lartё, mbёshtetur nё nenin 63 dhe 64 tё K.Pr.Civile

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.62-2016-62 (10), datë 12.01.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Tiranë, më 24.03.2016



Nr. 11243-00814-00-2016 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-759 i Vendimit


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   189   190   191   192   193   194   195   196   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish