Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet201/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   197   198   199   200   201   202   203   204   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:
Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Andi Çeliku Anëtar

Mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit të datës 03.03.2016, çështjen administrative që i përket:


PADITËSE: BUKURIE MUÇA

E PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE SHOQËRORE ELBASAN


OBJEKTI:

Pavërtetësinë e fletës së regjistrimit nr.3/111

të ish Kooperativës Bujqësore Rrethit Bulqizë.

Njohjen e vjetërsisë në punë për periudhën 1967, 1970-1990.

Baza Ligjore: Neni 32 dhe 388 i Kodit të Procedurës Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin nr.2478 (7213) datë 16.12.2013, ka vendosur:

“Rrëzimin e padisë.

Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të paditëses”.
Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr.10-2015-1261 (556) datë 01.06.2015, ka vendosur:

“Moskompetencën lëndore të gjykimit të çështjes. Dërgimin e akteve gjykatës kompetente, Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë”.


Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, bazuar në nenin 25 pika 1/ç, neni 13 pika 1 dhe 5 , të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i është drejtuar Gjykatës së Lartë duke ngritur çështjen e mosmarrëveshjes në lidhje me kompetencën lëndore të shqyrtimit të çështjes, duke pasqyruar shkaqet e mëposhtme:

  • Gjykata Administrative e Apelit vlerëson se fletët e regjistrit nuk përbëjnë akt administratibv të mirëfilltë.

  • Ky dokument pavarësisht se është nxjerrë nga një organ i administratës publike, për shkak se është formë e shprehjes së vullnetit në kuptim të ushtrimit të verpimtarisë ekzekutive-urdhërdhënëse dhe jo asaj administrative.

  • Fletët e regjistrit themeltar janë një dokument i cili mbahet nga ana e Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe është shprehje e aktivitetit të përgjithshëm të organit, që nuk përbën akt administratriv të mirëfilltë.

  • Sa më sipër konstatohet se në kërkesë padinë objekt shqyrtimi kemi të bëjmë me kërkime civile.

  • Në vendimin unifikues nr.3/2014 Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë përcaktuar se: ”Çështjet të cilat në objektin e tyre kanë disa kërkime si të natyrës civile dhe administrative, kërkime të cilat janë paraqitur përpara datës 4.11.2013 do të vazhdojnë të gjykohen nga gjykata ku ato janë paraqitur”.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani si dhe diskutoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

1. Siç rezulton nga rrethanat e çështjes, pala paditëse Bukurie Muça i është drejtuar palës së paditur DRSSH Elbasan për përfitimin e pensionit të pleqërisë.

2. Me vendimin për caktim pensioni nr.2919 datë 03.11.2012 të DRSSH Elbasan, palës paditëse Bukurie Muça i është refuzuar caktimi i pensionit të pleqërisë me argumentin se nuk plotëson periudhën minimale të sigurimit, kjo për arsye se vjetërsia sipas fletës së regjistrit 3/11 të ardhur nga Dibra është me korrigjim emri, atësia, datëlindje dhe bordero nuk ka.

3. Ndodhur në këto kushte pala paditëse Bukurie Muça i është drejtuar gjykatës me padinë objekt gjykimi për të njohur gjyqësisht këto periudha në vjetërsinë e përgjithshme në punë, për efekt plotësimin e kushteve për të përfituar pension pleqërie.



4. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin nr.2478 (7213) datë 16.12.2013, ka vendosur: Rrëzimin e padisë. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të paditëses”.

5. Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr.10-2015-1261 (556) datë 01.06.2015, ka vendosur: “Moskompetencën lëndore të gjykimit të çështjes. Dërgimin e akteve gjykatës kompetente, Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë”.

5.1 Arsyetimi i gjykatës: Pala e paditur është organ i administratës publike dhe paditësja kërkon nga kjo palë pavëertetësinë e fletës së regjistrit, i cili është një akt zyrtar. Në rastin konkret kemi të bëjmë me një mosmarrëveshje që lind për shkak të mosverpimit të organit administrativ. Gjykata e Apelit Durrës vlerëson se në kuadër të ndryshimeve ligjore, nuk ka më kompetencën lëndore për shqyrtimin e kësaj çështjeje. Kështu, nga data 04.11.2013, kanë filluar funksionimin gjykatat administrative, përfshir Gjykata e Apelit Administrativ në kompetencë lëndore të të cilave, referuar nenit 7/a të ligjit 49/2012 "Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative", hyn dhe çështja objekt gjykimi. Kjo është në përputhje dhe me vendimin unifikues nr.3, datë 06.12.2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë”.

6. Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, bazuar në nenin 25 pika 1/ç, neni 13 pika 1 dhe 5 , të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i është drejtuar Gjykatës së Lartë duke ngritur çështjen e mosmarrëveshjes në lidhje me kompetencën lëndore të shqyrtimit të çështjes, duke pasqyruar shkaqet e parashtruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.


LIGJI I ZBATUESHËM
7. Dispozitat e Kushtetutës në të cilat është parashikuar:

7.1 Neni 42/2 i Kushtetutës: “Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të tij kushtetuese dhe ligjore ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj”.

7.2 Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile;

7.3 Dispozitat e ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” ;


KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON SE:
8. Se vendimi nr.10-2015-1261 (556) datë 01.06.2015 i Gjykatës së Apelit Durrës, që ka shpallur moskompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit dhe për këtë shkak duhet të prishet dhe çështja duhet të dërgohet në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

9. Kolegji Administrativ e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.

10. Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e vlerëson të gabuar arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Apelit Durrës. Gjykata nuk ka përcaktuar drejt natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të këtij gjykimi duke mos bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.

11. Nga kërkesë padia rezulton se kërkimi i paditëses në këtë gjykim është : (i) Pavërtetësia e fletës së regjistrimit nr.3/111 të ish Kooperativës Bujqësore Rrethit Bulqizë. (ii) Njohjen e vjetërsisë në punë për periudhën 1967, 1970-1990”, bazuar në nenin 32 dhe 388 të Kodit të procedurës Civile.

12. Kolegji çmon se duke vlerësuar shkakun ligjor të kërkimeve të padisë, ndodhemi përpara një gjykimi që përbën mosmarrëveshje e cila rregullohet nga dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, siç është vërtetimi i qenies ose mosqenies në një marrëdhënie juridike. Ky fakt rezulton nga përmbajtja e nenit 32 të KPC sipas të cilit: “Padia mund të ngrihet: (i) për të kërkuar rivendosjen e një të drejte ose interesi të ligjshëm që është shkelur; (ii) për vërtetimin e qenies ose mosqenies së një marrëdhënieje juridike ose një të drejte; (iii) për njohjen e vërtetësisë ose pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për paditësin”.

13. Sa më sipër në analizë të kërkimeve të padisë të paraqitur nga pala paditëse Bukurie Muça dhe shkakut ligjor ku mbështetet padia, rezulton se jemi përpara një padie për vërtetimin e qenies në një marrëdhënieje juridike, konkretisht qenies në marrëdhënie pune për periudhat e pretenduara prej saj për të dy kërkimet e saj. Me padinë objekt shqyrtimi paditësja kërkon të vërtetojë gjyqësisht vjetërsinë në punë e cila nuk i njihet nga pala e paditur, me qëllim marrjen e përfitimeve të tjera (pension pleqërie).

14. Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se vendimi nr.10-2015-1261 (556) datë 01.06.2015 i Gjykatës së Apelit Durrës, me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes, duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet po asaj gjykate për të vazhduar gjykimin.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.10-2015-1261 (556) datë 01.06.2015 i Gjykatës së Apelit Durrës dhe dërgimin e çështjes në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.


Tiranë, më 03.03.2016

Nr. 31003-00232-00-2016 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-1297 i Vendimit


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   197   198   199   200   201   202   203   204   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish