Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet199/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   195   196   197   198   199   200   201   202   ...   217

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:


Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Evelina Qirjako Anëtare

Andi Çeliku Anëtar

Medi Bici Anëtar
në datën 24.03.2016 mori në shqyrtim, në dhomën e këshillimit, çështjen administrative me nr.31003-00336-2016 akti që ju përket palëve :
PADITËS: FIRMA AUREL LUTAJ

E PADITUR: DREJTORIA RAJONALE TATIMORE FIER


OBJEKTI :

Anulimin pjesor të aktit administrativ

Njoftim Vlerësimi për Detyrimet Tatimore

nr. 11787/7 prot., datë 29.12.2014, për akt kontrollin e kryer

\me nr.11787/3 datë 10.11.2014.

Baza Ligjore: Ligji nr.9920 datë 19.05.2008

“Për procedurat tatimore në RSH”,

udhëzimi nr.24 datë 02.09.2008 “Për procedurat tatimore në RSH”,

ligji nr.7929 datë 27.04.1995 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”,

ligji nr.8483 datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”.



Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin nr.915, datë 23.06.2015 ka vendosur:

Pranimin e kërkesë padisë si të bazuar në prova dhe në ligj.



Shfuqizimin e aktit administrativ Njoftim Vlerësimi për Detyrimet Tatimore nr.11787/7 prot., datë 29.12.2014, për akt kontrollin e kryer nr.11787/3 datë 10.11.2014.
Kundër vendimit nr.915, datë 23.06.2015, të Gjykatës Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, pala e paditur Drejtoria Rajonale Tatimore Fier, ka paraqitur drejtpërdrejt në Gjykatën e Lartë mjetin e ankimit të cilin e ka titulluar “Rekurs”, me anë të të cilit kërkon prishjen e këtij vendimi dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor.

  • Në thelb, me anë të këtij mjeti ankimi, pala e paditur Drejtoria Rajonale Tatimore Fier pretendon se çështja objekt gjykimi nuk duhej të merrej në shqyrtim nga gjykata për shkak se nuk është ezauruar rruga administrative e ankimit, e parashikuar nga ligji. Kjo gjykatë ka zbatuar gabim ligjin dhe nuk ka respektuar interpretimin e unifikuar të tij me vendimin unifikues nr.4 datë 30.05.2011 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

  • Drejtoria e Apelimit Tatimor Tiranë, me vendimin nr.3944/ prot. datë 09.04.2015, ka refuzuar të shqyrtojë në themel ankimin administrativ të palës paditëse për shkak se nuk është parapaguar detyrimi tatimor i përcaktuar në aktin administrativ që kundërshtohej. Gjithashtu, vetë ky ankim administrativ është paraqitur jashtë afatit ligjor 30 ditor. Pala paditëse është njoftuar për aktin Njoftim Vlerësimi Tatimor nr.11787/7 prot., datë 29.12.2014 me anë të postës. Dorëzimi i aktit në postë mban datën 30.12.2014 ndaj edhe afati i marrjes dijeni quhet i kryer 7 ditë kalendarike pas datës së dërgimit, pra është data 06.01.2015. Por ankimi administrativ është bërë jashtë afatit 30 ditor, në datën 17.02.2015.


Pala paditëse Firma Aurel Lutaj ka paraqitur mjetin e titulluar “Kundër-Rekurs”, me anë të të cilit kërkon lënien në fuqi të vendimit nr.915, datë 23.06.2015, të Gjykatës Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, në thelb, duke parashtruar se sipas ligjit procedural ndaj këtij vendimi gjyqësor nuk mund të bëhet rekurs sipas nenit 45 dhe 56 të ligjit nr.49/2012, për shkak se kemi të bëjmë me një vendim gjyqësor të formës së prerë, nisur nga vlera e padisë më e vogël se dyzetfishi i pagës minimale.

  • Në lidhje me pretendimin se çështja duhet të nxirret jashtë juridiksionit, mjeti i ankimit për të venë në lëvizje Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë nuk është rekursi por ankimi i veçantë bazuar në nenin 9 të ligjit nr.49/2012.

  • Ankimi administrativ nuk është bërë jashtë afatit 30 ditor për shkak se, me shkresën e datës 29.01.2015 dhe protokolluar pranë palës së paditur Drejtoria Rajonale Tatimore Fier në datën 03.02.2015, fillimisht ankimi i është drejtuar Drejtorit të Kontrollit pranë palës së paditur. Në përgjigje të kësaj shkrese dhe sipas orientimit të saj, në datën 16.05.2015 ankimi administrativ i është drejtuar rregullisht Drejtorisë se Apelimit Tatimor Tiranë.

  • Për sa i përket pretendimit se nuk është bërë parapagesa e detyrimit tatimor , në gjykim është provuar se në datën 28.04.2015 është përmbushur pagimi i detyrimit tatimor sipas përcaktimeve të nenit 107.11 të ligjit nr.9920/2008.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani në dhomën e këshillimit dhe e diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Vendimi nr.915 datë 23.06.2015, i Gjykatës Administrative e Shkallës së Parë Vlorë është dhënë në zbatim të gabuar të ligjit procedural, prandaj ky vendim gjyqësore duhet të prishet dhe çështja të nxirret jashtë juridiksionit gjyqësor.

Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, nga vendimi i dhënë nga gjykata administrative e shkallës së parë dhe aktet procedurale që gjenden në dosjen gjyqësore, i rezulton se pala paditëse Firma Aurel Lutaj, ushtron veprimtarinë e shitjes së materialeve të ndryshme kancelarie, shtypshkrime, fotokopjime.

Pala e paditur Drejtoria Rajonale Tatimore Fier ka ushtruar kontroll pranë palës paditëse Firma Aurel Lutaj dhe, me shkresën nr.11787/3 datë 10.11.2014, i ka dërguar edhe raportin përfundimtar të kontrollit. Sipas këtij raporti rezultonte që pala paditëse Firma Aurel Lutaj kishte detyrime të pashlyera për TVSH-në dhe Tatim Fitimin, të cilat, së bashku me gjobat përkatëse, ishin në shumën e përgjithshme prej 324.828 Lekë.

Lidhur me këto detyrime tatimore të pashlyera dhe dënimet me gjobë, pala e paditur Drejtoria Rajonale Tatimore Fier ka nxjerrë aktin administrativ Njoftim Vlerësimi për Detyrimet Tatimore me nr.11787/7 prot. datë 29.12.2014, duke detyruar palën paditëse Firma Aurel Lutaj të paguajë shumën në total prej 324.828 lekë.

Pala paditëse Firma Aurel Lutaj, duke ndjekur rrugën administrative të ankimit, i është drejtuar me ankim Drejtorisë së Apelimit Tatimor, e cila, me vendimin nr.3944/1 prot. datë 09.04.2015, ka vendosur të refuzojë ankimin për shkak se nuk është paguar detyrimi tatimor i përcaktuar në aktin administrativ objekt ankimi dhe ankimi është bërë jashtë afatit.

Në rrethana të tilla, pala paditëse Firma Aurel Lutaj ka ngritur në Gjykatën Administrative e Shkallës së Parë Vlorë padinë objekt i këtij gjykimi, me shkak ligjor dhe objekt anullimin pjesor të aktit administrativ Njoftim Vlerësimi për Detyrimet Tatimore nr.11787/7 prot., datë 29.12.2014, për akt kontrollin e kryer me nr.11787/3 datë 10.11.2014 të nxjerrë nga pala e paditur Drejtoria Rajonale Tatimore Fier.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të çështjes, me vendimin nr.915 datë 23.06.2015, ka vendosur pranimin e kërkesë padisë dhe shfuqizimin e aktit administrativ Njoftim Vlerësimi për Detyrimet Tatimore nr.11787/7 prot., datë 29.12.2014. Në dispozitivin e vendimit gjykata përcakton se ky vendim gjyqësor është i formës së prerë.

Kjo gjykatë, në mënyrë të përmbledhur, arsyeton se pala e paditur Drejtoria e Apelimit Tatimor Tiranë ka zbatuar gabim ligjin nr.9920 datë 19.05.2008 “Për proçedurat tatimore në RSH”, jo vetëm që nuk ka shqyrtuar çështjen por ka rritur gabimisht detyrimin e Njoftim Vlerësimit nga 293.540 lekë në 324.859 lekë. Qëllimi i ligjëvënësit është të disiplinoj subjektet private në ushtrimin e aktiviteteve të tyre, në momentin që një subjekt është korrekt në përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga vetë ligji, atëherë akti i nxjerr nga ky organ bie ndesh dhe me vetë frymën e ligjit, ndodhemi para një akti relativisht të pavlefshëm dhe si i tillë duhet shfuqizuar.

Kundër vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, pala e paditur Drejtoria Rajonale Tatimore Fier ka paraqitur në Gjykatën e Lartë mjetin e ankimit të cilin e ka titulluar “Rekurs”, duke kërkuar prishjen e këtij vendimi dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, për shkaqet që pasqyrohen në pjesën hyrëse të këtij vendimi. Në thelb, për sa i përket pretendimit për zbatim të gabuar të ligjit nga gjykata administrative e shkallës së parë pretendohet se, çështja nuk duhej të merrej në shqyrtim nga gjykata për shkak se nuk është ezauruar rruga administrative e ankimit. Kjo gjykatë ka zbatuar gabim legjislacionin tatimor dhe nuk ka respektuar interpretimin e unifikuar të tij me vendimin unifikues nr.4 datë 30.05.2011 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Pala paditëse Firma Aurel Lutaj nuk ka parapaguar detyrimin tatimor të përcaktuar në aktin administrativ dhe vetë ky ankim administrativ është paraqitur jashtë afatit ligjor 30 ditor.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se shkaqet e ngritura në mjetin e ankimit të veçantë, ndonëse është quajtur “rekurs”, të palës së paditur Drejtoria Rajonale Tatimore Fier gjejnë mbështetje në ligj. Prandaj, vendimi i dhënë nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë duhet të prishet dhe çështja të nxirret jashtë juridiksionit gjyqësor.

Gjykata administrative e shkallës së parë, në përfundim të gjykimit të çështjes, ka vendosur pranimin e pjesshëm të padisë dhe, nisur nga vlera e padisë për kundërshtimin e aktit administrativ, në fund të pjesës urdhëruese ka disponuar se ky vendim gjyqësor është i formës së prerë.

Pavarësisht nga ky disponim i gjykatës administrative të shkallës së parë, pala e paditur Drejtoria Rajonale Tatimore Fier, brenda afatit 5 ditor, i është drejtuar Gjykatës së Lartë drejtpërdrejt, me anë të mjetit procedural të ankimit të veçantë (të titulluar prej palës si “rekurs”), ku pretendon se çështja objekt gjykimi është jashtë juridiksionit gjyqësor sepse pala paditëse Firma Aurel Lutaj nuk ka parapaguar detyrimet tatimore që i ngarkohen me aktin administrativ që kundërshton, madje edhe ankimi administrativ ishte paraqitur tej afatit ligjor 30 ditor. Gjithashtu, pala e paditur Drejtoria Rajonale Tatimore Fier pretendon edhe se gjatë gjykimit ka ngritur pretendimin për mungesën e juridiksionit gjyqësor në seancë dhe me shkrim, por gjykata administrative e shkallës së parë nuk i ka dhënë përgjigje kësaj kërkese, nuk e ka marrë në shqyrtim dhe nuk është shprehur as me vendim të ndërmjetëm edhe as në vendimin përfundimtar.

Kolegji Administrativ vëren se, pala e paditur Drejtoria Rajonale Tatimore Fier, gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes i ka argumentuar e kërkuar gjykatës të nxjerrë çështjen jashtë juridiksionit gjyqësor. Por gjykata nuk e ka marrë në shqyrtim asnjëherë këtë kërkesë duke vijuar gjykimin deri në dhënien e vendimit përfundimtar për zgjidhjen e saj në themel, me vendim të formës së prerë për shkak të vlerës së padisë.

Për zgjidhjen e drejtë të çështjes, ky Kolegj Administrativ vlerëson se duhet të interpretohen dhe zbatohen dispozitat procedurale që parashikohen në Kodin e Procedurës Civile dhe ligjin nr.49/2012.

Kështu, në nenet 9 dhe 45 të Ligjit nr.49/2012 parashikohet se:

Neni 9 Kundërshtimi i juridiksionit



1. Gjykata në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit, qoftë edhe kryesisht, kur konstaton se çështja nuk bën pjesë në juridiksionin gjyqësor, merr vendim për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit dhe dërgimin e akteve organit kompetent.

2. Kundër vendimit të gjykatës mund të bëhet ankim i veçantë në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë. Kolegji vendos në dhomë këshillimi brenda 10 ditëve nga data e marrjes së akteve, nëse çështja përfshihet ose jo në juridiksionin gjyqësor.

Gjykimi i filluar pezullohet derisa të jepet vendimi për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për juridiksionin.........

3. Kur Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë konstaton se çështja është brenda juridiksionit gjyqësor, prish vendimin dhe e dërgon çështjen për vazhdimin e gjykimit me të njëjtin trup gjykues në gjykatën që kishte vendosur nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit.
Neni 45 Vendime të paankimueshme

Nuk lejohet ankim ndaj vendimeve përfundimtare të gjykatës administrative për padi me objekt:

....b) kundërshtimin e aktit administrativ që përmban detyrim në të holla, me vlerë më të vogël se njëzetfishi i pagës minimale, në shkallë vendi;.......”.

Ndërsa në Kodin e Procedurës Civile parashikohet se:


Neni 36

Në juridiksionin e gjykatave hyjnë të gjitha mosmarrëveshjet civile dhe mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta.

Juridiksioni gjyqësor civil ushtrohet sipas dispozitave të këtij Kodi dhe ligjeve të tjera.

Asnjë institucion tjetër nuk ka të drejtë të pranojë për shqyrtim një mosmarrëveshje civile që është duke u gjykuar nga gjykata.

Është e pavlefshme çdo marrëveshje që lidhet në kundërshtim me këtë dispozitë”.
Neni 59

Gjykata në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit, qoftë edhe kryesisht, merr në shqyrtim nëse çështja që shqyrton, bën pjesë në juridiksionin gjyqësor apo atë administrativ.

Kundër vendimit të dhënë për një rast të tillë, mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë”.
Nga këto dispozita ligjore, sikurse ato edhe janë zbatuar në mënyrë të konsoliduar nga praktika gjyqësore, rezulton që verifikimi i juridiksionit gjyqësor për shqyrtimin e çështjes realizohet kryesisht ose mbi kërkesën e palëve pjesëmarrëse në gjykim. Pra gjykata ka detyrimin imperativ që të verifikojë juridiksionin gjyqësor në çdo fazë e shkallë të gjykimit. Përveçse kryesisht, gjykata është e detyruar që të shprehet me vendim në rastet kur pala në gjykim i parashtron argumente apo kërkesë për ta nxjerrë çështjen jashtë juridiksionin gjyqësor. Gjykata nuk ka asnjë diskrecion për të dhënë ose jo vendim lidhur me juridiksionin, ajo thjesht është e detyruar të shprehet me vendim për këtë aspekt të procesit gjyqësor. Ky është një detyrim thelbësor ligjor për gjykatën, i cili, nëse nuk respektohet nga gjykata përbën cenim të rëndë të procesit të rregullt ligjor dhe një shmangie e tejkalim të pushtetit gjyqësor ndaj kompetencave që Kushtetuta dhe ligji i njeh pushtetit ekzekutiv.

Në zbatim të nenit 45 të ligjit nr.49/2012 parashikohet që vendimi gjyqësor që zgjidh çështjen është i formës së prerë nëse mosmarrëveshja e parashtruar gjykatës me padi është me vlerë të njëjtë a më të vogël sesa dyzetfishi i pagës minimale në shkallë vendi në kohën e paraqitjes së padisë.

Qëllimi i dispozitës dhe vullneti i ligjvënësit është që, një kategori çështjes gjyqësore, me vlerë të njëjtë a më të vogël se ajo që parashikohet nga ligji, shqyrtohen dhe zgjidhen me vendim vetëm në një shkallë gjykimi. Vendimi i gjykatës administrative të shkallës së parë për këto çështje është i formës së prerë. Por, është thelbësore të kuptohet që ky rregullim ligjor mban parasysh se bëhet fjalë për çështje që i përkasin juridiksionit gjyqësor dhe jo për ato të juridiksionit administrativ për të cilat kompetenca e shqyrtimit i përket një organi të pushtetit ekzekutiv, përpara se të investohet gjykata. Nëse gjykata nuk respekton dispozitat mbi verifikimin e juridiksionit gjyqësor vendimi i gjykatës administrative të shkallës së parë nuk ka efektet e vendimit gjyqësor të formës së prerë dhe pala mund të paraqesë ankim të veçantë në Gjykatën e Lartë.

Megjithatë, edhe pse gjykata administrative e shkallës së parë nuk e ka verifikuar, duke e vënë në bisedim kryesisht ose mbi kërkesën e palës në gjykim, duke mos disponuar për çështjen e juridiksionit gjyqësor, vendimi i kësaj gjykate për zgjidhjen në themel të çështjes (në rastin e shkronjës “b” të nenit 45 të ligjit nr.59/2012) merr formë të prerë vetëm nëse palët në gjykim nuk kanë paraqitur ankim të veçantë brenda 5 ditëve nga e nesërmja e ditës së shpalljes së tij.

Në çështjen objekt i këtij gjykimi, Kolegji Administrativ konstaton se pala e paditur Drejtoria Rajonale Tatimore Fier, brenda afatit 5 ditor, nga e nesërmja e shpalljes së vendimit nr.915 datë 23.06.2015, të Gjykatës Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, i është drejtuar Gjykatës së Lartë drejtpërdrejt, me anë të mjetit procedural të ankimit të veçantë (të titulluar prej palës si “rekurs”), Në këtë ankim të veçantë, pretendohet që çështja objekt gjykimi është jashtë juridiksionit gjyqësor për shkak se pala paditëse Firma Aurel Lutaj nuk ka parapaguar detyrimet tatimore që i ngarkohen me aktin administrativ që kundërshton, madje edhe ankimi administrativ ishte paraqitur tej afatit ligjor 30 ditor.

Në të tilla rrethana, vendimi nr.915 datë 23.06.2015, i Gjykatës Administrative e Shkallës së Parë Vlorë nuk ka efektet e vendimit të formës së prerë dhe Gjykata e Lartë ka detyrimin të marrë në shqyrtim ankimin e veçantë vetëm për sa i përket pretendimeve për mungesën e juridiksionit gjyqësor të çështjes për shqyrtimin e mosmarrëveshjes administrative të parashtruar me anë të padisë.

Për sa i përket ekzistencës së juridiksionit gjyqësor apo administrativ, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, në gjykimin dhe vendimin e dhënë për zgjidhjen në themel të çështjes, nuk ka respektuar dhe nuk ka përmbushur detyrimet e saj sipas ligjit dhe vendimit unifikues nr.3 datë 12.02.2008 dhe atë me nr.4 datë 30.05.2011 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, Sipas këtyre vendimeve unifikuese, përpara se të vendosë për themelin e çështjes, gjykata duhet të verifikonte e të sigurohej nëse nga ana e ankuesit (palës paditëse) janë përmbushur apo jo detyrimet e parashikuara nga ligji si kushte paraprake për shqyrtimin në themel të ankimit administrativ dhe më pas atij gjyqësor.

Siç rezulton nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, pala e paditur Drejtoria Rajonale Tatimore Fier, me aktin administrativ Njoftim Vlerësimi për Detyrimet Tatimore nr.11787/7 prot., datë 29.12.2014, ka gjobitur palën paditëse Firma Aurel Lutaj, duke detyruar të paguaj shumën 324.828 lekë.

Pala paditëse Firma Aurel Lutaj, në datë 29.01.2015, i është drejtuar fillimisht me ankim Drejtorisë së Kontrollit pranë palës së paditur Drejtoria Rajonale Tatimore Fier, e protokolluar pranë kësaj pale në datën 03.02.2015.

Drejtoria e Kontrollit pranë palës së paditur Drejtoria Rajonale Tatimore Fier, me shkresën nr.11787/9 datë 11.02.2015, i ka kthyer përgjigje palës paditëse Firma Aurel Lutaj, duke i bërë me dije se duhet t’i drejtohet Drejtorisë së Apelit Tatimor Tiranë.

Në këto kushte paditësi Firma Aurel Lutaj i është drejtuar me ankim Drejtorisë se Apelimit Tatimor Tiranë në datë 16.02.2015, duke llogaritur që afatit ligjor 30 ditor për ankimin, fillon nga data 11.02.2015.

Drejtoria e Apelimit Tatimor, e cila, me vendimin nr.3944/1 prot. datë 09.04.2015, ka vendosur të refuzojë ankimin për dy motive, nuk është parapaguar detyrimi tatimor i përcaktuar në aktin administrativ objekt ankimi dhe ankimi është bërë jashtë afatit.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, nga aktet që përmban dosja gjyqësore dhe vetë rrethanat e pranuara nga gjykata administrative e shkallës së parë vlerëson se pala paditëse Firma Aurel Lutaj nuk ka respektuar kërkesat ligjore për parapagimin e detyrimit sipas ligjit nr.9028/2008 “Për procedurat tatimore në RSH”. Nga gjykimi rezulton se edhe vetë pala paditëse Firma Aurel Lutaj pretendon dhe sjell provën shkresore që ka paguar detyrimet tatimore objekt mosmarrëveshjesh në datë 28.04.2015, pra pasi ankimi administrativ ishte refuzuar për tu shqyrtuar në themel nga Drejtoria e Apelimit Tatimor pikërisht për këtë motiv.

Edhe Kolegjet e Bashkuara në Gjykatën e Lartë, me vendimin unifikues nr.3 datë 12.02.2008, kanë arritur në përfundim se:

Gjykata e nxjerr çështjen jashtë juridiksionit gjyqësor vetëm kur paditësi, për faj të tij, nuk e ka paraqitur ankimin administrativ në afat ose nuk ka kompletuar dokumentet shoqëruese sipas ligjit (megjithëse organi administrativ e ka vënë në dijeni për të metat e ankimimit” .

Edhe në vendimin unifikues nr.4 datë 30.05.2011 Kolegjet e Bashkuara janë shprehur se:

Tatimi i papaguar dhe kamatëvonesat e krijuara janë pjesë dhe përbëjnë detyrimin tatimor, i cili duhet të paguhet, përpara fillimit të procedurave të ankimit administrativ. Mospagimi i tyre përpara paraqitjes se ankimit administrativ, kundër Njoftim-Vlerësimit, passjell mos-shqyrtimin e kërkesës ankimore”.

Për sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se në kushtet kur shqyrtimi administrativ nuk rezulton të ketë përfunduar, pasi organi administrativ nuk është shprehur me vendim përfundimtar mbi themelin e saj, për shkak të mos plotësimit të detyrimit ligjor për shlyerjen paraprake të detyrimit tatimor përpara se të ushtrojë ankimin administrativ, vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, për shqyrtimin e çështjes në themel pa u shprehur për juridiksionin, duhet të prishet dhe ajo të nxirret jashtë juridiksionit gjyqësor.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 9 të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “ Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.915 datë 23.06.2015 të Gjykatës Administrative e Shkallës së Parë Vlorë dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor.


Tiranë, më 24.03.2016

Nr. 31003-00223-00-2016 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-1260 i Vendimit


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   195   196   197   198   199   200   201   202   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish