Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet197/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   193   194   195   196   197   198   199   200   ...   217

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:


Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Evelina Qirjako Anëtare

Andi Çeliku Anëtar

Medi Bici Anëtar
datën 24.03.2016 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen Administrative me nr.31003-00353-2016 akti që ju përket palëve :
KËRKUESE: DENADA DASHI
OBJEKTI:

Lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për vendimin

nr.67 datë 09.07.2009 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Baza Ligjore: Neni 513 i K.Pr.Civile.



Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.298, datë 13.07.2015, ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës së shqyrtimit të çështjes me palë kërkuese Denada Dashi, me objekt “Lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për vendimin nr.67 datë 09.07.2009 të Gjykatës së Apelit Tiranë”.

Dërgimin e akteve për shqyrtim Gjykatës së Apelit Administrativ Tiranë.
Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, me vendimin nr.79/41 (31100-05446-86-2015), datë 03.03.2016 ka vendosur:

T’i parashtrojë Gjykatës së Lartë qëndrimin e saj në lidhje me gjykatën administrative kompetente për shqyrtimin e kësaj çështje.


KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Vendimi nr.298, datë 13.07.2015 i Gjykatës së Apelit Tiranë është i pabazuar në ligj, prandaj duhet të prishet.

Nga aktet e çështjes rezulton se kërkuesja Denada Dashi me vendimin nr.1818 datë 05.01.2006 të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë Ekonomike, Tregtare dhe Energjetike, është liruar nga detyra dhe ka kaluar në listë pritje.

Paditësja është ankuar pranë Komisionit të Shërbimit Civil i cili me vendimin nr.130 datë 02.03.2006, ka vendosur:

-Shfuqizimin e aktit nr.1818 datë 05.01.2006

-Shfuqizimin e aktit nr.1250/1 datë 04.01.2006 të DAP-it pika 73 për miratimin e kalimit të ankueses në listë pritje.

-Shfuqizimin e aktit nr.1250/1 datë 04.01.2006 të DAP-it pika 45 për miratimin e kalimit të Altin Zeqo në pozicionin e Specialistit në sektorin e Vlerësimit Financiar në Drejtorinë e Ndihmës Shtetërore në Ministrinë Ekonomike,Tregtare dhe Energjetike.

Kundër vendimit të KSHC ka bërë ankim Ministria Ekonomike,Tregtare dhe Energjetikës në Gjykatën e Apelit Tiranë,e cila me vendimin nr.67 datë 09.07.2009, ka vendosur:

-Mospranimin e ankimit të Ministrisë Ekonomike,Tregtare dhe Energjetikës

Në këto kushte kur vendimi ka marrë formë të prerë, kërkuesja i është drejtuar Gjykatës së Apelit Tiranë, me padinë objekt gjykimi, për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për vendimin nr.67 datë 09.07.2009.

Gjykata e Apelit Tiranë ka arsyetuar në vendimin e saj se,nuk ka kompetencë lëndore për shqyrtimin e kësaj çështje, pasi hyn në kategorinë e çështjeve që për kompetencë lëndore për gjykimin e të cilave është Gjykata Administrative, kjo bazuar në nenit 7 të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, pavarësisht gjendjes, fazës apo shkallës së gjykimit.

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, bazuar në nenin 13 pika 4 & 5 të Ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative” ka vendosur:

T’i parashtrojë Gjykatës së Lartë qëndrimin e saj në lidhje me gjykatën administrative kompetente për shqyrtimin e kësaj çështje.

Në arsyetimin e saj Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, konkludon se referuar nenit 7 të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, konstatohet se mosmarrëveshja hynë në juridiksionin e gjykatave administrative, por çmohet e gabuar vendimmarrja e Gjykatës së Apelit Tiranë për dërgimin e saj në Gjykatën Administrative të Apelit.

Kolegji vlerëson se vendimet e KSHC ku nuk ankimohen apo marrin formë të prerë pas shqyrtimit nga Gjykata e Apelit, janë tituj Ekzekutivë.

Ky qëndrim është mbajtur edhe nga Gjykata e Lartë në vendimin unifikues nr.1/2011, ku kolegjet arrijnë në përfundimin se çdo subjekt në favor të të cilit është dhënë një vendim nga KSHC dhe ky vendim nuk ekzekutohet në mënyrë vullnetare nga institucionet e administratës qendrore dhe lokale, ka të drejtë të kërkojë ekzekutimin e detyrueshëm të tij duke kërkuar pranë gjykatës që ka dhënë vendimin për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit në respektim të nenit 511 të K.Pr.Civile.

Në këto kushte, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vëren se Gjykata e Apelit Tiranë në qëndrimin e saj ka interpretuar dhe zbatuar jo drejtë ligjin, pasi bazuar në nenin 7 të Ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, parashikon se kompetente për shqyrtimi e çështjes është Gjykata Administrative, por nuk është kompetencë e Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

Siç rezulton nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, kërkuesja, kërkon lëshimin e urdhrit të ekzekutimit të vendimit nr.130 datë 02.03.2006 të Komisionit të Shërbimit Civil, lënë në fuqi me vendimin nr.67 datë 09.07.2009 të Gjykatës së Apelit Tiranë, me të cilin ka fituar të drejtën për tu regjistruar në listë pritje, në kushtet kur ky vendim nuk është zbatuar vullnetarisht.

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë në Vendimin Unifikues nr.1 datë 17.01.2011, ka konkluduar se:

vendimet e KSHC të cilat ngjasojnë me vendimet e shkallës së parë, si për nga tiparet e tyre ashtu dhe nga fuqia detyruese, kur ato nuk ankimohen ose kanë marrë formë të prerë, janë tituj ekzekutivë”

Në vazhdim të arsyetimit Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë me Vendimin Unifikues nr.1 datë 17.01.2011, arrijnë në përfundimin se:

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, arrijnë në konkluzionin se çdo subjekt, në favor të të cilit është dhënë një vendim nga KSHC (vendim i cili nuk është ankimuar ose ka mbetur në fuqi nga gjykatat më të larta, pra ka marrë formë të prerë), dhe ky vendim nuk ekzekutohet në mënyrë vullnetare nga institucionet e administratës qendrore dhe lokale, ka të drejtë të kërkojë ekzekutimin e detyrueshëm të tij duke kërkuar pranë gjykatës që ka dhënë vendimin lëshimin e urdhrit të ekzekutimit në respektim të nenit 511 të K.Pr.Civile.



Duke qenë se qendra e KSHC është në Tiranë, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë çmojnë se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë është gjykata kompetente e cila do të gjykojë kërkimin në lidhje me lëshimin e urdhrit ekzekutiv për vendimet e KSHC të cilat kanë marrë formë të prerë”

Me hyrjen në fuqi të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, i cili ka filluar ti shtrijë efektet juridike në datë 04.11.2013, është përcaktuar qartë juridiksioni dhe kompetenca lëndore e tokësore e Gjykatave Administrative.

Në çështjen konkrete objekt gjykimi, rezulton se kemi të bëjmë me një mosmarrëveshje administrative dhe në kuptim të ligjit nr.49/2012 do të gjykohet nga Gjykata Administrative.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë në analizë të ligjit nr.49/2012 dhe të Vendimit Unifikues nr.1 datë 17.01.2011, çmon se nga pikëpamja e kompetencës lëndore dhe tokësore, çështja duhet të gjykohet nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë.

Kolegjet e Bashkuara në vendimin unifikues nr.1/2011, ka përcaktuar se kompetente për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit të vendimit të formës së prerë është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, por me hyrjen në fuqi të ligjit nr.49/2012, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk ka më kompetencë lëndore për shqyrtimin e kësaj çështje.

Për sa më sipër Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.298, datë 13.07.2015 i Gjykatës së Apelit Tiranë, i cili ka shpallur moskompetencë për gjykimin e kësaj çështje, duhet të prishet dhe çështja duhet të dërgohet për gjykim pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, si Gjykatë kompetente.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 7-17 të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “ Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.298, datë 13.07.2015 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.


Tiranë, më 24.03.2016

Nr. 31003-00229-00-2016 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-1154 i Vendimit


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   193   194   195   196   197   198   199   200   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish