Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet204/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   200   201   202   203   204   205   206   207   ...   217

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:


Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Evelina Qirjako Anëtar

Andi Çeliku Anëtare

Medi Bici Anëtar


Sot me datë 10.03.2016 mori në shqyrtim në Dhomën e Këshillimit çështjen administrative që iu përket palëve të mëposhtme:
PADITËS: SHOQËRIA “SKËNDERI G” SH.P.K

I PADITUR: DREJTORIA E PËRGJITHSHME E DOGANAVE TIRANË

DEGA DOGANORE SHKODËR
OBJEKTI:

Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ,

vendimit nr.52, datë 11.02.2015 të Degës së Doganës Shkodër

“vendimin shpalljen debitor” dhe procesverbalit

të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, nr.751, datë 18.12.2014

“Procesverbali i kontrollit fizik”.

Shfuqizimin tërësisht të aktit administrativ,

procesverbal i kontrollit fizik të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave,

nr.751, datë 18.12.2014, dhe vendimit nr.52, datë 11.02.2015

të Degës Doganore Shkodër “Vendim shpallje debitor”.

Marrjen e masës së sigurimit:

Pezullimin e ekzekutimit të aktit administrativ

vendimit nr.52, datë 11.02.2015 të Degës Doganore Shkodër

“Vendim shpallje debitor”, deri në përfundim të procesit gjyqësor

dhe marrjen e vendimit të formës së prerë.

Baza Ligjore: Nenet 115, 116 dhe 117 të Kodit të Procedurave Administrative,

nenet 1, 2, 31, 32, 154-156 të Kodit Procedurës Civile,

nenet 7, 11, 14-18 e 28 të ligjit 49/2012

“Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative

dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”,

neni 92 e vijues i Kodit Civil,

ligji nr.61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar,

VKM-ja, datë 05.09.2012 “Për dispozitat zbatuese të ligjit për akcizat”, i ndryshuar,

ligji nr.8450, datë 24.02.1999 “Për përpunimin transportimin

dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”,

Urdhri nr.06, datë 09.01.2015 i Ministrit të Industrisë dhe Energjitikës

dhe ligji nr.10279, datë 20.05.2010 “Për kundërvajtjet administrative”.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin nr.ska, datë 22.09.2015 ka vendosur:

Nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të pikës së dytë të objektit të kërkesëpadisë: Shfuqizimin tërësisht të aktit administrativ, procesverbali i kontrollit fizik të Drejtorisë Përgjithshme të Doganave, nr.751, datë 18.12.2014, dhe vendimit nr.52, datë 11.02.2015 të Degës Doganore Shkodër “vendim shpallje debitor” (pjesë e objektit të çështjes nr.Regj. Them. 1446 (00271), datë 01.09.2015 me palë paditëse Shoqëria “Skënderi” Sh.p.k).

Vazhdimin e gjykimit në lidhje me dy kërkimet:

Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ, vendimit nr.52, datë 11.02.2015 të Degës së Doganës Shkodër “vendim shpallje debitor” dhe procesverbalit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, nr.751, datë 18.12.2014 procesverbal i kontrollit fizik.

Marrjen e masës së sigurimit: Pezullimin e ekzekutimit të aktit administrativ vendimit nr.52, datë 11.02.2015 të Degës Doganore Shkodër “vendim shpallje debitor”, deri në përfundim të procesit gjyqësor dhe marrjen e vendimit të formës së prerë.
Kundër vendimit të sipërcituar, ka paraqitur ankim të veçantë pala paditëse Shoqëria “Skënderi-G” Sh.p.k, e cila kërkon:

Prishjen e vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër dhe kthimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë.


Pala paditëse Shoqëria “Skënderi-G” Sh.p.k në ankimin e veçantë parashtron këto shkaqe:

  • Duke qenë se seanca përgatitore nga ana e gjyqtares është zhvilluar pa praninë e përfaqësuesit të palës paditëse, si dhe para faktit që verbalisht nga ana e gjyqtares në seancën gjyqësore të datës 26.11.2015, na është thënë se prej saj është marrë vendimi për mospranimin e pjesës së dytë të kërkesëpadisë, ndërsa në datën 17.12.2015 nëpërmjet postës Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër na njofton në lidhje me vendimin e saj “Për nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të pikës së dytë të objektit të gjykimit” të çështjes nr.Rregj. Them. 1469, datë 01.09.2015 e kundërshtojmë këtë vendim nëpërmjet këtij ankimi të veçantë.

  • Shoqëria “Skënderi G” Sh.p.k, pasi është vënë në dijeni në lidhje me shkresën nr.137/2 prot, datë 11.02.2015, shkresë e cila është administruar në Shoqërinë “Skënderi G” Sh.p.k në nr.09/2 prot, datë 16.03.2015, në lidhje me vendimin nr.52, datë 11.02.2015 të Degës Doganore Shkodër, me shkresë nr.9/3 prot, datë 06.04.2015 ka bërë ankim në Drejtorinë e Përgjithshme e Doganave Tiranë “Ankim në lidhje me procesverbalin e administratës Doganore, datë 24.12.2014 “Procesverbali i kontrollit fizik” dhe vendimin nr.52, datë 11.02.2015 të Degës Doganore Shkodër dhe në përgjigje të shkresës tonë administruar, pranë DPD-së me nr.8695 prot, datë 08.04.2015, dhe në përgjigjen tonë, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave Tiranë me shkresë, e cila i drejtohet Degës Doganore Shkodër dhe për dijeni Shoqërisë “Skënderi G” Sh.p.k, ka vendosur pezullimin e ekzekutimit dhe ankesën tonë ia ka dërguar për shqyrtim Degës Doganore Shkodër.

  • Nga ana e saj, Dega e Doganore Shkodër i ka kërkuar Shoqërisë “Skënderi G” Sh.p.k dokumentacion të cilën ia kemi përcjellë.

  • Në përgjigje të ankesës tonë, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave Tiranë, me shkresën nr.8695/1 prot, datë 03.08.2015, (Pas gati katër muajve) i ka kthyer përgjigje Shoqërisë “Skënderi G” Sh.p.k dhe për dijeni Degës Doganore Shkodër, Departamentit të Akcizës, Drejtorisë së Antikontrabandës dhe Rikuperimit me Forcë të Borxhit, Drejtorisë së Buxhetit dhe Financave, duke u shprehur se: Për shkak të problematikave të ndeshura me disa shoqëri sigurimesh (dorëzanësh), të cilat nuk kanë mundësuar pagesën e shumës së garantuar prej tyre sipas policave përkatëse të sigurimit, duke sjellë pamundësi të vjeljes së penaliteteve. Përsa më lart, duke konstatuar se kërkesa juaj ankimore nuk përmban pagesat për shumën e plotë të detyrimit të akcizës, si dhe garancinë bankare në formën e kërkuar nga ligji ankesa po iu kthehet pa veprim.

  • Pra jemi përpara faktit që pala e paditur e ka marrë në shqyrtim kërkesën tonë dhe pas gati katër muajve është kujtuar se kërkesa jonë ankimore nuk përmban pagesat për shumën e plotë të detyrimit të akcizës si dhe garancinë bankare në formën e kërkuar nga ligji dhe ankesa e kthen pa veprim, veprim i cili është haptazi në kundërshtim me ligjin.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici dhe bisedoi në tërësi çështjen në Dhomën e Këshillimit, në përfundim;


V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë me datë 24.02.2016 është regjistruar çështja administrative nr.31003-00266-00-2016 regj. them, që iu përket palëve: paditëse Shoqëria “Skënderi-G” Sh.p.k dhe të paditur Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Dega e Doganës Shkodër, me objekt: Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ, etj....

2. Vendimi nr.s’ka, datë 22.09.2015 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër është rrjedhojë i zbatimit të drejtë të ligjit, prandaj si i tillë ai duhet të lihet në fuqi nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë.
I.Rrethanat e çështjes:
3. Pala paditëse, Shoqëria “Skënderi-G” Sh.p.k, është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me seli në Krujë dhe ushtron aktivitet tregtar në fushën e shitjes me pakicë karburantit.

4. Pranë këtij subjekti, është ushtruar kontroll në pikën e shitjes me pakicë karburanteve me vendndodhje Rruga “Agron” Pazari i Vjetër, Shkodër dhe është mbajtur procesverbali i testimit të karburantit/naftë bruto nr.1170932L812Ë, datë 18.12.2014 ku ka rezultuar se nga ana e subjektit është ndryshuar përqindja e markuesit, duke bërë përzierje të paautorizuar me qëllim shmangien e detyrimeve të akcizës në kundërshtim me nenin 54 pika 2 të ligjit nr.61/2012, datë 24.05.2012 “Për Akcizat Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

5. Me vendimin nr.52, datë 11.02.2015 të Degës së Doganës Shkodër subjekti është penalizuar në shumën 149.850 lekë, nga e cila 49.950 lekë detyrim doganor (akcizë) dhe gjobë në shumën 99.900 lekë.

6. Subjekti ka ushtruar ankimin administrativ me shkresën e protokolluar nga sekretaria e D.P.D-së nr.8695, datë 08.04.2015 ndaj vendimit nr.52, datë 11.02.2015 të Degës së Doganës Shkodër.

7. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave me shkresën nr.8695/1, datë 03.08.2015, ka kthyer ankesën pa veprim, me arsyetimin se: Në zbatim të nenit 105, pika 2/3 të ligjit nr.61/2012 thuhet se: Për të paraqitur ankesë, apeluesi duhet të paguaj shumën e përgjithshme të detyrimit të akcizës, si dhe të garantojë për DPD-në shumën e përgjithshme të sanksioneve të aplikuara për shkeljen, objekt konflikti, etj....

II.Vendimi dhe arsyetimi i gjykatës së shkallës parë:
8. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin nr.ska, datë 22.09.2015 ka vendosur:

Nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të pikës së dytë të objektit të kërkesëpadisë: Shfuqizimin tërësisht të aktit administrativ, procesverbalin i kontrollit fizik të Drejtorisë Përgjithshme të Doganave, nr.751, datë 18.12.2014, dhe vendimit nr.52, datë 11.02.2015 të Degës Doganore Shkodër “vendim shpallje debitor” (pjesë e objektit të çështjes nr.Regj. Them. 1446 (00271), datë 01.09.2015 me palë paditëse Shoqëria “Skënderi” Sh.p.k).

Vazhdimin e gjykimit në lidhje me dy kërkimet:

Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ, vendimit nr.52, datë 11.02.2015 të Degës së Doganës Shkodër “vendim shpallje debitor” dhe procesverbalit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, nr.751, datë 18.12.2014 procesverbal i kontrollit fizik.

Marrjen e masës së sigurimit: Pezullimin e ekzekutimit të aktit administrativ vendimit nr.52, datë 11.02.2015 të Degës Doganore Shkodër “vendim shpallje debitor”, deri në përfundim të procesit gjyqësor dhe marrjen e vendimit të formës së prerë.

9. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër ndër të tjera arsyeton:



...Në seancën e përgatitore të datës 22.09.2015, gjykata në lidhje me pikën e dytë të objektit të padisë konstaton se paditësi nuk ka ezauruar rrugën administrative të ankimit ndaj vendimit administrativ nr.52, datë 11.02.2015 të Degës së Doganës Shkodër, pasi ankimimi administrativ i bërë nga ana e tij në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave Tiranë është kthyer pa veprim për shkak të mos plotësimit të nenit 105 pika 1/2/3 të ligjit nr.61/2012.

Gjykata referuar nenit 105 pika 1/2/3 të ligjit nr.61/2012 “Për Akcizën në R.SH” ku thuhet se...e drejta e apelimit mund të ushtrohet fillimisht përpara autoritetit doganor kompetent të caktuar për këtë qëllim e më pas përpara autoritetit gjyqësor sipas dispozitave në fuqi.

Apeluesi duhet të bashkëshoqërojë ankimin me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për shqyrtimin e ankimit të tij. Gjykata në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit, qoftë edhe kryesisht, kur konstaton se çështja nuk bën pjesë në juridiksionin gjyqësor, merr vendim për nxjerrjen e saj jashtë juridiksionit dhe dërgimin e akteve organit kompetent. Neni 16 parashikon se, padia ndaj veprimit administrativ mund të ngrihet vetëm pas shterimit të ankimit administrativ.

Sa më lart, gjykata konstaton se paditësi nuk ka ezauruar ankimimin administrativ ndaj vendimit administrativ objekt gjykimi (vendimit nr.52, datë 11.02.2015 të Degës Doganore Shkodër “vendim shpallje debitor”) dhe për pasojë konform neneve 9 dhe 16 të ligjit nr.49/2012, për pikën e dytë të objektit të kërkesëpadisë: Shfuqizimin tërësisht të aktit administrativ, procesverbalin i kontrollit fizik të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave nr.751, datë 18.12.2014, dhe vendimit nr.52, datë 11.02.2015 të Degës Doganore Shkodër “vendim shpallje debitor”, vendos nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor, duke vazhduar gjykimin me dy kërkimet e tjera....
III. Ligji i zbatueshëm:
10. Në nenin 121 të K.Pr.A është parashikuar se:

Aktet administrative shfuqizohen ose revokohen me nismën e organit kompetent ose si rezultat i kërkesës për shqyrtim apo apelimit të palëve të interesuara.

Aktet administrative absolutisht të pavlefshme nuk mund të shfuqizohen apo revokohen.
11. Në nenin 105 të ligjit nr.61/2012 “Për akcizën në RSH” parashikohet se:

1. Kundër vendimit të autoriteteve doganore kompetente, shkelësi mund t’i paraqesë Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave një ankesë të arsyetuar kundër këtij vendimi brenda 30 ditëve nga data e njoftimit.

2. Për të paraqitur ankesën, apeluesi duhet të paguajë shumën e përgjithshme të detyrimit të akcizës, si dhe të garantojë për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave shumën e përgjithshme të sanksioneve të aplikuara për shkeljen, objekt konflikti.

3. Apeluesi duhet të bashkëshoqërojë ankimin me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për shqyrtimin e ankimit të tij.

4. Drejtori i Përgjithshëm i Doganave merr një vendim brenda 30 ditëve nga data e marrjes së ankesës dhe ky vendim u njoftohet menjëherë apeluesit dhe autoriteteve doganore kompetente.

5. Nëse ankesa nuk pranohet, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bën kalimin e menjëhershëm të shumës së garancisë në llogarinë e saj. Nëse kërkesa pranohet, autoritetet doganore duhet t‟i kthejnë ankuesit shumën e depozituar të detyrimit të akcizës, si dhe të lirojnë garancinë.

6. Kundër vendimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, apeluesi mund të ankohet pranë autoriteteve gjyqësore brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të mospranimit të ankesës.

7. Në rast se autoritetet gjyqësore pranojnë ankesën, autoritetet doganore duhet t‟i kthejnë apeluesit shumën e depozituar. Kthimi i kësaj shume mund të bëhet vetëm pasi vendimi i autoriteteve gjyqësore kompetente merr formë të prerë.

8. Në rast se shkelësi nuk paguan shumën e detyrimit të akcizës, si dhe të penaliteteve të vendosura dhe nuk apelon pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, autoritetet doganore marrin të gjitha masat për të proceduar me vjeljen e shumës së borxhit të akcizës dhe vendosjen e sanksioneve përkatëse, në bazë të procedurave të përcaktuara në këtë ligj për rikuperimin me forcë të borxhit të akcizës.
12. Në vendimin nr.03, datë 12.02.2008 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, ndërmjet të tjerave thuhet se:

Gjykata, e nxjerrë çështjen jashtë juridiksionit gjyqësor vetëm kur paditësi, për faj të tij, nuk e ka paraqitur ankimin administrativ në afat ose nuk ka kompletuar dokumentet shoqëruese sipas ligjit (megjithëse organi administrativ e ka vënë në dijeni për të metat e ankimimit). Nëse gjykatës i rezulton se jo për faj të paditësit (ankuesit) çështja nuk është shqyrtuar në themel nga organi administrativ, atëhere në zbatim të nenit 42 të Kushtetutës, nenit 6 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, që garantojnë një proces të rregullt ligjor, është e detyruar të shqyrtojë çështjen në themel, duke qenë ajo që ka juridiksionin për shqyrtimin e çështjes.
13. Në vendimin unifikues nr.04, datë 30.05.2011 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë ndër të tjera thuhet se:

.....Dallohet qartësia në ligj që, për t’u marrë në shqyrtim ankimi, detyrimisht duhet që të parapaguhen, sipas aktit administrativ Njoftim-Vlerësimit, detyrimi tatimor, i cili duhet të ketë të përfshirë tatimin dhe kamatëvonesat.

Tatimi i papaguar dhe kamatëvonesat e krijuara janë pjesë dhe përbëjnë detyrimin tatimor, i cili duhet të paguhet, përpara fillimit të procedurave të ankimit administrativ. Mospagimi i tyre përpara paraqitjes se ankimit administrativ, kundër Njoftim-Vlerësimit, passjellë mos-shqyrtimin e kërkesës ankimore”.....



IV. Arsyetimi i Kolegjit Administrativ dhe zgjidhja e çështjes:
14. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se shkaqet që ngrihen në ankimin e veçantë nga pala paditëse Shoqëria “Skënderi-G” Sh.p.k nuk janë të bazuara në ligj, prandaj vendimi i dhënë nga gjykata administrative e shkallës së parë nuk bëhet i cënueshëm.

15. Në rastin në gjykim gjykata administrative e shkallës së parë e ka zbatuar drejtë ligjin, sepse në mënyrë që të vazhdonte shqyrtimi i kësaj çështje nga gjykata, duhej që paraprakisht pala paditëse të kishte ezauruar rrugën administrative të ankimit.

16. Në zbërthim të nenit 105 pikat 1, 2 dhe 3 të ligjit nr.61/2012 “Për Akcizën”, me të cilin rregullohet procedura e ankimit administrativ lehtësisht kuptohet se, në momentin që paraqet ankimin në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, subjekti për të cilin ka dalë vendimi duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme, të cilat janë të detyrueshme:


  • Kundër vendimit të autoriteteve doganore kompetente, shkelësi mund t’i paraqesë Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave një ankesë të arsyetuar kundër këtij vendimi brenda 30 ditëve nga data e njoftimit.

  • Për të paraqitur ankesën, apeluesi duhet të paguaj shumën e përgjithshme të detyrimit të akcizës, si dhe të garantojë për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave shumën e përgjithshme të sanksioneve të aplikuara për shkeljen, objekt konflikti.

  • Apeluesi duhet të bashkëshoqërojë ankimin me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për shqyrtimin e ankimit të tij.

17. Gjatë shqyrtimit të çështjes është provuar se, pala paditëse në momentin e dorëzimit të ankimit administrativ ndaj vendimit nr.52, datë 11.02.2015 të Degës Doganore Shkodër, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, nuk ka paguar shumën e përgjithshme të detyrimit të akcizës, prandaj në këtë rast nuk përmbushen në mënyrë kumulative tre kërkesat e parashikuara në 105 të ligjit nr.61/2012 dhe kjo për neglizhencë të palës paditëse, prandaj rruga administrative e ankimit në këtë rast nuk është e ezauruar.

18. Në vendimin unifikues nr.03, datë 12.02.2008 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë ndërmjet të tjerave thuhet: Nëse gjykatës i rezulton se ankimi administrativ është paraqitur jashtë afatit dhe ose/mungojnë dokumentet shoqëruese sipas nenit 55 të ligjit dhe ky është shkaku i mosshqyrtimit në themel të ankimit nga organi administrativ, gjykata vendos konform neneve 36 e 59 të K.Pr.Civile nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor.

19. Përderisa pala paditëse nuk ka ezauruar rrugën administrative të ankimit, pasi ajo në momentin kur i është drejtuar organit më të lartë administrativ nuk kishte përmbushur detyrimin e përcaktuar në pikën 2 të nenit 105 të ligjit 61/2012, dhe në rastin në gjykim në lidhje me këtë kërkim të objektit të padisë nuk ndodhemi përpara një rasti të kërkimit për pavlefshmërinë absolute të aktit administrativ, çështja në gjykim nuk i përket juridiksionit gjyqësor.

20. Për këto që u thanë më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se, ankimi i veçantë i paraqitur nga pala paditëse Shoqëria “Skënderi G” Shpk nuk është i bazuar në ligj dhe për rrjedhojë ai nuk duhet të pranohet, duke u lënë në fuqi vendimi i gjykatës së shkallës së parë.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenet 63 e 9 të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”.....

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.s’ka, datë 22.09.2015 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër.


Tiranë, më 10.03.2016

Nr. 31003-00351-00-2016 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-1487 i Vendimit


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   200   201   202   203   204   205   206   207   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish