Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet178/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   174   175   176   177   178   179   180   181   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:
Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Andi Çeliku Anëtar
mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit të datës 30.03.2016, çështjen administrative që i përket:
PADITËSE: HATEME ILIAZI

E PADITUR: BASHKIA BALLSH, NËNPREFEKTURA MALLAKASTËR


OBJEKTI:

Detyrimin e palës së paditur Bashkia Ballsh të dëmshpërblejë

në masën e 1 viti page për shkak të zgjidhjes së menjëhershme

të pajustifikuar të kontratës së punës nga punëdhënësi.

Detyrimin e palës së paditur të paguajë dëmshpërblimin

me pagën e dy muajve për shkelje të procedurave të pushimit nga puna.

Detyrimin e palës së paditur të paguajë dëmshpërblimin

me pagën e tre muajve për mosrespektim të afateve të njoftimit.

Detyrimin e palës së paditur për pagimin e dëmshpërblimit

të një page mujore për vjetërsi në punë.

Pagimin e lejes së zakonshme për vitin 2011.

Baza Ligjore: Nenet 93,143, 144, 145 dhe 155 të Kodit të Punës.




Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr.1713 (62-2012-5293) datë 18.09.2012, ka vendosur:

“Pranimin e pjesshëm të padisë. Detyrimin e palës së paditur Bashkia Ballsh, të dëmshpërblejë paditësen Hateme Iliazi, me 12 muaj page për zgjidhje të menjëhershme, pa shkaqe të justifikuara të kontratës së punës të punëmarrësit nga ana e punëdhënësit. Detyrimin e palës së paditur Bashkia Ballsh, të dëmshpërblejë paditësen Hateme Iliazi, me 2(dy) muaj pagë për mosrespektim të afatit të njoftimit. Rrëzimin e pjesës tjetër të kërkimit. Detyrimin e palës së paditur Bashkia Ballsh, të dëmshpërblejë paditësen Hateme Iliazi, me 2 muaj page për mosrespektim të procedurës së zgjidhjes së kontratës së punës nga punëdhënësi. Rrëzimin e kërkimit të paditëses Hateme Iliazi në lidhje me kërkimin për shpërblim për vjetërsinë në punë. Rrëzimin e kërkimit të paditëses Hateme Iliazi në lidhje me kërkimin për pagimin e lejes së zakonshme për vitin 2011. Llogaritja e pagës së paditëses të bëhet në bazë të pagës mujore që merrte ajo në përfundim të marrëdhënieve të punës, në masën 47.000 lekë”.



Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.126 datë 04.02.2014, ka vendosur:

“Shpalljen e moskompetencës lëndore për gjykimin e kësaj çështjeje civile dhe dërgimin për kompetencë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë”.


Gjykata Administrative e Apelit me vendimin nr.2517, datë 25.06.2014, ka vendosur:

“Ndryshimin pjesërisht të vendimit nr.562-2012-5293(1713), datë 18.09.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Detyrimin e palës së paditur Bashkia Ballsh që shpërblimet dhe dëmshpërblimet sipas dispozitivit të bëhen mbi bazën e pagës neto të paditëses Hateme Iliazi në momentin e ndërprerjes së marrëdhënies së punës. Lënien në fuqi për pjesën tjetër të tij”.


Kundër vendimit nr.2517, datë 25.06.2014 të Gjykatës Administrative të Apelit, ka ushtruar rekurs, brenda afatit ligjor, paditësja Hateme Iliazi, e cila kërkon ndryshimin e vendimit nr.2517 datë 25.06.2014 të Gjykatës së Apelit Administrativ Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.1713, datë 18.09.2012 të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe përsa i përket pjesës së llogaritjes së shpërblimeve dhe dëmshpërblimeve mbi masën e pagës neto, duke vendosur që kjo llogaritje të bëhet mbi bazën e pagës bruto, në masën e 47.000 lekë, duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:

  • Vendimi i Gjykatës së Apelit Administrativ Tirane, përsa i përket pjesës së: "Detyrimit të palës së paditur Bashkia Ballsh që shpërblimet dhe dëmshpërblimet sipas dispozitivit të bëhen mbi bazën e pagës neto, të paditëses Hateme Iliazi në momentin e ndërprerjes së marrëdhënies së punës", është në kundërshtim me ligjin procedural dhe material të R.SH-së, si dhe në kundërshtim me të gjitha praktikat gjyqësore me objekt marrëdhënie pune, i pa bazuara në prova dhe në ligj dhe si i tillë duhet të ndryshohet.

  • Referuar vendimit nr.31 datë 14.04.2003 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë: Kur kontrata e punës zgjidhet nga punëdhënësi për shkaqe të pajustifikuara apo të paarsyeshme, punëdhënësi duhet të paguajë një shumë të hollash që të përfaqësojë dëmin e pësuar. Shpërblimi i dëmit ka për qëllim të zëvendësojë dëmin e pësuar nga zgjidhja e padrejtë e kontratës së punës, prandaj ky zhdëmtim duhet të jetë i plotë. Dëmshpërblimi në vend të rikthimit në punë do të thotë se, "shkaktuesi i dëmit" do të paguajë një shumë të hollash që do ta vendosë të larguarin nga puna në atë gjendje pasurore që do të ishte po të mos ishte larguar nga puna. Parimi i shpërblimit të plotë të dëmit është një parim themelor. Shpërblimi i plotë i dëmit do të thotë që sasia e shpërblimit të jetë në pajtim me masën e dëmit të shkaktuar.

  • Largimi nga puna është i lidhur me ndërprerjen e pagës. Mosmarrja e pagës ndikon në kushtet materiale të jetës së punonjësit dhe familjes së tij. Pagat e humbura ose të pakësuara duhet të shpërblehen. Në këto raste dëmshpërblimi duhet për të përballuar kushtet materiale të jetës për aq kohë, brenda së cilës çmohet se punëmarrësi mund të gjejë një punë tjetër.

  • Po ashtu referuar dispozitave të Kodit të Punës në Republikën e Shqipërisë, në lidhje me përkufizimin e pagës, me pagë kuptohet paga bazë si dhe shtesat me karakter të përhershëm. Në pagën e punëmarrësit përfshihen: paga bazë e punëmarrësit, tatimi mbi të ardhurat dhe kontributin e sigurimeve shoqërore shëndetësore të parashikuara me ligj, me akte nënligjore, me kontrata kolektive ose me kontrata individuale.

  • Pra në rastet e largimeve nga puna, në kushtet kur i larguari nga puna duhet të kthehet në atë gjendje pasurore që do të ishte po të mos ishte larguar nga puna, duhet të shpërblehet në pajtim me masën e dëmit të shkaktuar, si rrjedhim dhe pagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore duhet të përfshihen në pagën që do të merret si reference për llogaritjen e shpërblimeve dhe dëmshpërblimeve. Për kohën e mbetur pa punë, unë duhet të paguaj edhe këto kontribute, që të me llogaritet vjetërsia në punë për këtë periudhë për efekt të daljes në pension, në kushtet kur paditësja është në prag të mbushjes së moshës për të dal në pension.

  • Për pjesën tjetër të vendimit jam plotësisht dakord.

  • Pala e paditur pa pyetur dhe pa marrë pëlqimin e paditëses e ka komanduar në detyrën e Përgjegjëses provizore, krahas detyrës së agronomes, pra do të realizonte dy detyra në të njëjtën kohë. Me urdhrin nr.141, datë 03.11.2011, Kryetari i Bashkisë ka urdhëruar përsëri lirimin tim nga detyra e përgjegjëses së sektorit dhe kalimin në detyrën e punonjëses së thjeshtë, ky urdhër hynte në fuqi në datën 07.11.2011. Nga data 07.11.2011 deri me datë 13.12.2011, paditësja është caktuar prej palës së paditur në detyrën e punëtores dhe me pagesë sipas vendit përkatës. Në datën 7.11.2011 paditësja ka qenë sëmurë dhe ka marrë raport mjekësor, i cili zgjati deri në datën 05.12.2011. Vetëm në datën 6.12.2011 paditësja është njohur me vendimin e Kryetarit të Bashkisë për caktimin si punëtore të thjeshtë pastrimi. Pra gjatë kohës që ka qenë me raport mjekësor, u bë ndryshimi i kontratës së punës.

  • Me urdhrin nr.182, datë 12.12.2011, në mënyrë të menjëhershme, pala e paditur ka ndërprerë marrëdhëniet juridiko-financiare, por marrëdhënia e punës me Bashkinë ishte ndërprerë "De facto", me urdhrin nr.141, datë 03.11.2011, i cili ka urdhëruar ndryshimet e kushteve të kontratës sime të punës, duke me ndryshuar pozicionin e punës dhe pagën, duke e kaluar nga përgjegjëse në punëtore të thjeshtë.

  • Brenda një afati të shkurtër kohor, pala e paditur ka ndryshuar dy herë kushtet e kontratës së punës, (kontratë me afat të pacaktuar), duke e kaluar nga detyra e agronomes në atë të përgjegjëses dhe së fundmi nga detyra e përgjegjëses në atë të punëtores së thjeshtë. Këto ndryshime të kushteve të kontratës së punës janë bërë në shkelje të nenit 12 të Kodit të Punës, pasi nuk rezulton që për këto ndryshime të kushteve të kontratës, të ketë ndonjë marrëveshje me shkrim midis punëmarrëses dhe punëdhënësit. Këto ndryshime janë në dëm të interesave të punëmarrëses pasi ato janë shoqëruar me zbritje të pagës.

  • Pala e paditur pretendon se ndaj paditëses janë marrë disa masa të njëpasnjëshme disiplinore për thyerje të disiplinës në punë, por gjatë gjykimit dhe provave shkresore nuk rezultoi që pala e paditur t’i ketë depozituar këto masa disiplinore dhe për më tepër ato të kenë nënshkrimin e paditëses, që do të vërtetonte se ato ishin komunikuar, në respektim të nenit 114/1 të Kodit të Punës dhe ligjit nr.8485, datë 12.05.1999, neni 20, 47 pika 1, 56 pika b dhe c, 58, 60.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Arjana Fullani, si dhe pasi bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

1. Siç rezulton nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, paditësja Hateme Iliazi ka filluar pune pranë njësisë së qeverisjes vendore, Bashkia Ballsh, me 16.10.2009, me detyrën agronome në sektorin e pastrim – gjelbërimit. Marrëdhëniet e punës kanë zgjatur për periudhën kohore prej datës 16.10.2009 deri më datë 03.08.2011.

2. Me urdhrin nr.82, datë 03.08.2011 Kryetari i Bashkisë ka urdhëruar lirimin nga detyra e agronomes në sektorin e pastrim gjelbërimit duke e kaluar në detyrën e përgjegjëses në sektorin e pastrim gjelbërimit pranë këtij institucioni dhe pagesa t’i bëhej sipas vendit të punës.

3. Më pas me urdhrin e brendshëm nr.141, datë 03.11.2011 paditësja është transferuar në detyrën punëtore pranë sektorit të pastrim gjelbërimit të Bashkisë Ballsh.

4. Me urdhrin nr.182, datë 12.12.2011, pala e paditur ka bërë ndërprerjen e marrëdhënieve financiare të paditëses për shkak të thyerjes së disiplinës në punë në përputhje me ligjin nr.8652, datë 31.07.2000 “Për organizmin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, neni 44, germa “f” dhe nenit 153 të Kodit të Punës.

5. Paditësja duke e konsideruar zgjidhjen e marrëdhënieve të punës të njëanshme, me efekte të menjëhershme dhe pa shkaqe të justifikuara, ka paraqitur padinë, duke kërkuar dëmshpërblim siç përshkruhet në pjesën hyrëse të vendimit.

6. Pala paditëse pretendoi se marrëdhënia e saj e punës ishte zgjidhur që me urdhrin nr.141, datë 03.11.2011, ku kryetari i njësisë vendore kishte urdhëruar për lirimin nga detyra e saj nga përgjegjëse duke e kaluar në detyrën e punëtores së thjeshtë si dhe me kushtin që dhe pagesa t’i bëhej sipas vendit të punës. Ky “transferim” nuk ishte bërë me pëlqimin e saj në kuptim të nenit 21 të Kodit të Punës dhe kishte zbritje të dukshme në pagën e saj, pra që në këtë moment ishte bërë “de facto” edhe zgjidhja e kontratës së punës së tij të mëparshme. Në momentin që ishte bërë zgjidhja e kontratës së punës së saj të mëparshme nga përgjegjëse në punëtore me pagesë mujore 20.000 lekë nuk kishte se çfarë disipline në punë të zbatonte punëmarrësja.

7. Pala e paditur ka pretenduar se paditësja gjate ushtrimit e detyrave kishte marrë masa të njëpasnjëshme disiplinore të cilat i ishin njoftuar asaj verbalisht. Kryetari i njësisë vendore e kishte lëvizur palën paditëse në një detyrë të përshtatshme me urdhrat administrative nr.82, datë 03.08.2011 dhe nr.141, datë 03.11.2011, ku ishte urdhëruar transferimi në detyrë i paditëses nga ajo e agronomes në atë të përgjegjëses së sektorit të gjelbërimit e së fundmi në atë të punëtores. Pala paditëse kishte rënë dakord me këto kushte kontraktore të reja duke mos patur asnjë pretendim dhe ky argument sipas të paditurës bazohej edhe në vazhdimësinë e marrëdhënieve të punës prej vetë punëmarrëses.



8. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr.1713(62-2012-5293), datë 18.09.2012, ka vendosur: “Pranimin e pjesshëm të padisë. Detyrimin e palës së paditur Bashkia Ballsh, të dëmshpërblejë paditësen Hateme Iliazi, me 12 muaj page për zgjidhje të menjëhershme, pa shkaqe të justifikuara të kontratës së punës të punëmarrësit nga ana e punëdhënësit. Detyrimin e palës së paditur Bashkia Ballsh, të dëmshpërblejë paditësen Hateme Iliazi, me 2(dy) muaj pagë për mosrespektim të afatit të njoftimit. Rrëzimin e pjesës tjetër të kërkimit. Detyrimin e palës së paditur Bashkia Ballsh, të dëmshpërblejë paditësen Hateme Iliazi, me 2 muaj page për mosrespektim të procedurës së zgjidhjes së kontratës së punës nga punëdhënësi. Rrëzimin e kërkimit të paditëses Hateme Iliazi në lidhje me kërkimin për shpërblim për vjetërsinë në punë. Rrëzimin e kërkimit të paditëses Hateme Iliazi në lidhje me kërkimin për pagimin e lejes së zakonshme për vitin 2011. Llogaritja e pagës së paditëses të bëhet në bazë të pagës mujore që merrte ajo në përfundim të marrëdhënieve të punës, në masën 47.000 lekë”.

8.1 Arsyetimi i gjykatës: “Ndodhemi përpara rastit të zgjidhjes së menjëhershme pa shkaqe të justifikuara të kontratës së punës nga pala e paditur sipas nenit 155/3 të Kodit të Punës. Gjykata në vlerësim të provave arrin në konkluzionin se transferimi në detyrë i paditëses është bërë në mënyrë të nxituar dhe pa ju nënshtruar asnjë lloj njoftimi apo dhënie pëlqimi. Rezulton se punëdhënësi nuk i ka njoftuar në formë shkresore punëmarrëses këto përfundime në lidhje me punën e saj dhe për më tepër nuk del e provuar që deri në këtë kohë pala e paditur të kishte ndonjë pretendim në lidhje me punën e paditësit apo të kishte marrë ndaj saj ndonjë masë disiplinore. Gjykata duke u ndalur në këtë veprim çmon se dhe sikur të ndodhemi përpara një transferimi në detyrë tek një punëdhënësi i ri në kuptim të kreut XIII, nenit 137 i titulluar “Vënia në dispozicion e punëmarrësve” rezulton se në transferimin e marrëdhënieve të punës duhet marrë pëlqimi i punëmarrësit, përndryshe mbetet në fuqi kontrata fillestare midis punëdhënësit dhe punëmarrësit. Nocion tjetër të transferimit të marrëdhënieve të punës kodi ynë i punës nuk njeh, prandaj gjykata krijon bindjen se edhe pse pala e paditur mundohet të argumentojë transferimin e marrëdhënieve të punës së paditëses si normalitet, në thelb ajo ka ndërprerë marrëdhëniet e punës së saj së mëparshme...në kuptim të nenit 21 të Kodit të Punës kontrata e punës mund të lidhet dhe ndryshohet me gojë ose me shkrim. Ajo mund të ndryshohet vetëm në marrëveshje midis palëve. Çdo ndryshim i kontratës së shkruar, në dëm të punëmarrësit, duhet të përfundohet me shkrim. Kontrata e punës tashmë e “pretenduar’’ e ndryshuar nga detyra agronome në përgjegjëse dhe së fundmi në punëtore, është haptazi në dëm të interesave të punëmarrëses pasi ka zbritje të dukshme të pagës dhe për më tepër nuk rezulton i miratuar në formë shkresore me vullnet të të dy palëve kontraktuese një ndryshim i tillë i kësaj kontrate. Gjithashtu nuk qëndron edhe prapësimi i palës së paditur se paditësja është pushuar me motivacionin marrjen e masave disiplinore të njëpasnjëshme për shkak të thyerjes së disiplinës në punë. Gjykatës i rezulton në kuptim të nenit 12 të K.Pr.Civile që paditësja nuk është njoftuar me shkrim në lidhje me dhënien e masave disiplinore të dhëna prej palës së paditur. Sipas nenit 114/1 të Kodit të Punës dhe ligjit nr.8485, datë 12.05.1999, neni 20, 47, pika 1, 56 pika b dhe c, 58, 60 organi i administratës publike duhet të informonte dhe të njoftonte personalisht palën paditëse në një nga mënyrat e parashikuara ligjore në lidhje aktet administrative shkresa: nr.733 regj, datë 14.09.2010, nr.733/3 Regj, datë 07.10.2011, nr.921 regj.,datë 25.10.2011 për dhënien e masave disiplinore “vërejtje’’ për moszbatim të detyrave të ngarkuara. c) Palës paditëse nuk i takon shpërblimi për vjetërsi në punë si kërkim i pabazuar në ligj sipas nenit 145 të Kodit të Punës pasi në rastin konkret meqenëse marrëdhëniet e punës nuk kanë zgjatur 3 vjet. Nga verifikimi i librezës së punës së paditëses nr.36/2 regj, datë 10.02.1994 rezulton se paditësja Hateme Iliazi ka një vjetërsi në punë pranë palës së paditur prej 2 vjet e 1 muaj e 27 ditë, kështu që nuk mund të përfitojë shpërblim për vjetërsi në punë. Në bazë të nenit 144, pika 5 të Kodit të Punës paditëses, Hateme Iliazi, i takon të dëmshpërblehet për mosrespektim të procedurës së zgjidhjes së kontratës të punës nga punëdhënësi me dy muaj rrogë si dëmshpërblim. c) Nuk është respektuar afati i njoftimit në zgjidhjen e kontratës së punës së paditëses, Hateme Iliazi. Sipas nenit 143, pika 4 e Kodit të Punës kur njëra nga palët zgjidh kontratën pa respektuar afatet e njoftimit, kjo konsiderohet si zgjidhje e kontratës me efekt të menjëhershëm. d. Në lidhje me dhënien e lejes së zakonshme për vitin 2011 gjykata e gjen të pabazuar këtë kërkim pasi u provua në gjykim se me urdhrin e brendshëm nr.09, datë 02.06.2011, u provua në gjykim që paditësja ka përfituar leje të zakonshme për periudhën 12.07.2011 deri më datë 15.08.2011 nga pala e paditur”.

9. Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.126 datë 04.02.2014, ka vendosur: “Shpalljen e moskompetencës lëndore për gjykimin e kësaj çështjeje civile dhe dërgimin për kompetencë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë”.

10. Gjykata Administrative e Apelit me vendimin nr.2517, datë 25.06.2014, ka vendosur:Ndryshimin pjesërisht të vendimit nr.562-2012-5293(1713), datë 18.09.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Detyrimin e palës së paditur Bashkia Ballsh që shpërblimet dhe dëmshpërblimet sipas dispozitivit të bëhen mbi bazën e pagës neto të paditëses Hateme Iliazi në momentin e ndërprerjes së marrëdhënies së punës. Lënien në fuqi për pjesën tjetër të tij”.

10.1 Arsyetimi i gjykatës: “I njëjtë me të faktit por Kolegji administrativ i apelit konstaton se Gjykata si në arsyetim dhe në dispozitiv është shprehur se shpërblimet dhe dëmshpërblimet do të llogariten me pagën mujore të paditëses prei 47.000 lekë, pagë kjo që i korrespondon pagës bruto. Kolegji i Gjykatës Administrative të Apelit çmon se paga mujore mbi të cilën do të llogariten shpërblimet dhe dëmshpërblimet sipas dispozitivit të gjykatës të bëhet mbi bazën e pagës neto të paditëses Hateme Iliazi, pra paga mujore neto, për faktin se Gjykata Administrative e Apelit, duke pranuar nga njëra anë se mospërfitimi i pagës ndikon në kushtet materiale të jetës së punëmarrësit, çmon se e drejta për dëmshpërblim në rast zgjidhje të menjëhershme e të pajustifikuar të kontratës së punës, shkon pikërisht në funksion të krijimit, pas ndërprerjes së marrëdhënieve të punës, të kushteve të punëmarrësit për të përballuar situatën e re materiale të krijuar, deri në momentin kur ky i fundit çmohet se mund të gjejë një punë tjetër. Përfshirja në masën e dëmshpërblimit edhe të pjesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore, i kapërcen kufijtë e qëllimit të dëmshpërblimit të punëmarrësit në situatë të tillë e që konsiston vetëm në vendosjen e tij në të njëjtën situatë financiare që ndodhej para ndërprerjes së marrëdhënieve të punës, situatë e krijuar nga të ardhurat e përfitura realisht, pra nga paga neto e paditësit”.

11. Kundër vendimit nr.2517, datë 25.06.2014 të Gjykatës Administrative të Apelit, ka ushtruar rekurs, brenda afatit ligjor, paditësja Hateme Iliazi, e cila kërkon ndryshimin e vendimit nr.2517 datë 25.06.2014 të Gjykatës së Apelit Administrativ Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.1713, datë 18.09.2012 të Gjykatës së Shkalles së Parë, Fier dhe përsa i përket pjesës së llogaritjes së shpërblimeve dhe dëmshpërblimeve mbi masën e pagës neto, duke vendosur që kjo llogaritje të bëhet mbi bazën e pagës bruto, në masën e 47.000 lekë, duke parashtruar shkaqet e pasqyruar në pjesën hyrëse të këtij vendimi.


LIGJI I ZBATUESHËM
12. Ligji nr.49/2012Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”;

12.1 Neni 1/2: “Dispozitat e këtij ligji plotësohen me parashikimet e Kodit të Procedurës Civile, me përjashtim të rasteve dhe për aq sa ky ligj nuk parashikon ndryshe”.

12.2 Neni 17/2: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjet në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

13. Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë:

13.1. Neni 109: Me pagë kuptohet paga bazë, si dhe shtesat me karakter të përhershëm.

Nuk konsiderohen si pjesë përbërëse të pagës shpërblimet që merr punëmarrësi për shpenzimet e kryera për shkak të veprimtarisë të tij profesionale”.

13.2. Neni 110: Punëdhënësi i paguan punëmarrësit pagën sipas dispozitave të kontratës kolektive ose kontratës individuale, dhe në mungesë të tyre, punëdhënësi detyrohet të paguajë pagën e zakonshme për atë lloj pune të caktuar...”

13.3. Neni 117: Punëdhënësi zbret nga paga e punëmarrësit tatimin mbi të ardhurat dhe kontributin e sigurimeve shoqërore shëndetësore të parashikuara me ligj, me akte nënligjore, me kontrata kolektive ose me kontrata individuale...”

13.4. Neni 144: Punëdhënësi, që nuk respekton procedurën e përcaktuar në këtë nen, detyrohet t’i japë punëmarrësit një dëmshpërblim prej dy muajsh pagë, që i shtohet dëmshpërblimeve të tjera të mundshme. Zgjidhja e kontratës në kundërshtim me këtë dispozitë mbetet e vlefshme.

13.5. Neni 155: Punëmarrësi ka të drejtën e pagës që do të kish fituar, nëse marrëdhëniet e punës do të kishin përfunduar në fund të afatit të njoftimit të parashikuar në ligj ose me kontratë ose në përfundim të kontratës me afat të caktuar.

Punëdhënësi mund të zbresë nga paga të ardhurat që punëmarrësi ka kursyer si rezultat i ndërprerjes së punës, të ardhurat nga një punë tjetër ose të ardhurat prej të cilave ai ka hequr dorë qëllimisht.

Në rastet e zgjidhjes së menjëhershme të pajustifikuar të kontratës së punës nga punëdhënësi, gjykata, duke vlerësuar të gjitha rrethanat, vendos detyrimin e punëdhënësit ndaj punëmarrësit me një dëmshpërblim jo më shumë se paga e një viti pune”.


KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:
14. Se rekursi i paraqitur nga paditësja Hateme Iliazi, përmban shkaqe ligjore që motivojnë cenimin e vendimit nr.2517 datë 25.06.2014 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

15. Në shqyrtim të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve të palëve të parashtruara në këto akte, vendimit të gjykatës dhe parashtrimeve të rekursit, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në interpretim të dispozitave ligjore të zbatueshme për rastin konkret, arrin në konkluzionin se vendimi nr.2517, datë 25.06.2014, i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë që ka ndryshuar vendimin nr.1713 (62-2012-5293), datë 18.09.2012, të Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Fier duke përcaktuar detyrimin e palës së paditur Bashkia Ballsh që shpërblimet dhe dëmshpërblimet sipas dispozitivit të bëhen mbi bazën e pagës neto të paditëses Hateme Iliazi në momentin e ndërprerjes së marrëdhënies së punës është marrë në zbatim të gabuar të ligjit material dhe si pasojë duhet të prishet dhe të lihet në fuqi vendimi nr.1713 (62-2012-5293), datë 18.09.2012, të Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Fier.

16. Gjykata e Lartë, pa i hyrë analizës së provave, nga shqyrtimi i akteve të dosjes gjyqësore dhe pretendimeve të parashtruara në rekurs evidenton nëse nga gjykatat e faktit janë lejuar ose jo shkelje të normave procedurale dhe nëse ligji material është respektuar drejtë ose jo. Në varësi të zgjidhjes së këtyre çështjeve nga gjykatat e faktit, Gjykata e Lartë, në realizim të funksionit të saj rishikues, shprehet për bazueshmërinë ose jo në ligj të vendimeve të gjykatave të faktit.

17. Kolegji Administrativ evidenton se nga gjykatat e faktit pasi janë administruar e vlerësuar provat e paraqitura nga palët, është vendosur t’i njihet paditëses dëmshpërblim me 12(dymbëdhjetë) muaj page për zgjidhje të menjëhershme, pa shkaqe të justifikuara të kontratës së punës, me 2(dy) muaj pagë për mosrespektim të afatit të njoftimit, me 2(dy) muaj page për mosrespektim të procedurës së zgjidhjes së kontratës së punës duke u rrëzuar padia për kërkimet e tjera. Në dispozitivin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë është përcaktuar se llogaritja e pagës së paditëses të bëhet në bazë të pagës mujore që merrte ajo në përfundim të marrëdhënieve të punës, në masën 47. 000 lekë(paga bruto).

18. Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur të ndryshojë vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier duke përcaktuar se shpërblimet dhe dëmshpërblimet sipas dispozitivit të bëhen mbi bazën e pagës neto të paditëses Hateme Iliazi në momentin e ndërprerjes së marrëdhënies së punës.
19. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë konstaton se ka paraqitur rekurs vetëm paditësja Hateme Iliazi e cila kërkon ndryshimin e vendimit nr.2517 datë 25.06.2014 të Gjykatës së Apelit Administrativ Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.1713, datë 18.09.2012 të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier që i njeh të drejtën paditëses për t’iu llogaritur shpërblimet dhe dëmshpërblimet sipas pagës bruto. Për rrjedhim Kolegji do të vlerësojë vetëm shkaqet e parashtruara në rekurs nga paditësja pa u cenuar vendimet në lidhje me llojet e dëmshpërblimeve që i kanë njohur paditëses.

20. Kolegji Administrativ vlerëson të theksojë se qëndrimi i Gjykatës Administrative të Apelit në lidhje me ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier duke llogaritur dëmshpërblimet mbi pagën neto dhe jo bruto, pra pa përfshirë kontributet shoqërore dhe shëndetësore është një interpretim i gabuar i ligjit.

21. Në rastet e zgjidhjes së marrëdhënieve të punës në mënyrë të menjëhershme e të pajustifikuar sikurse dhe në rastin e paditëses, ligji parashikon se dëmshpërblimi përkatës që përfiton punëmarrësi përllogaritet me pagën që ka pasur përpara përfundimit të marrëdhënieve të punës. Dëmshpërblimi për mosrespektimin e procedurës së largimit nga puna referuar nenit 144 të K.Punës do të jetë përkatësisht dy muajsh pagë. Gjithashtu në nenin 155/3 të K.Punës përcaktohet se në rastet e zgjidhjes së menjëhershme të pajustifikuar të kontratës së punës nga punëdhënësi, gjykata, duke vlerësuar të gjitha rrethanat, vendos detyrimin e punëdhënësit ndaj punëmarrësit me një dëmshpërblim jo më shumë se paga e një viti pune.

22. Ky kolegj, në interpretim të harmonishëm të parimeve të përgjithshme që rregullojnë marrëdhëniet e punës e të sanksionuara në Kodin e Punës me dispozitat e Kreut XI të po këtij Kodi, ku janë përcaktuar rregullimet ligjore për pagën, mënyrën e përcaktimit, llogaritjes e pagesës përcakton se me pagë kuptohet paga bazë, si dhe shtesat me karakter të përhershëm. Në momentin kur paditësit i paguhet paga punëdhënësi zbret nga paga e punëmarrësit tatimin mbi të ardhurat dhe kontributin e sigurimeve shoqërore shëndetësore të parashikuara me ligj, me akte nënligjore, me kontrata kolektive ose me kontrata individuale.

23. Kodi i Punës referon në llogaritjen e dëmshpërblimit në pagën mujore dhe në të përfshihet të gjithë elementet e saj që çojnë në përfitimin prej punëmarrësit të asaj page që do të merrte nëse marrëdhënia e punës do të vazhdonte. Pra, edhe shumën që i përket dhe kalojnë për efekt të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të cilat madje mund të paguhen nga çdo individ në situatën që është apo jo në marrëdhënie pune sipas ligjit për sigurimet shoqërore.

24. Gjithashtu Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, në çështjen Memishaj kundër Shqipërisë ka konfirmuar se me pagë, nuk do të kuptohet vetëm paga neto që merr punëmarrësi, por paga neto së bashku me të gjithë komponentët e tjerë siç janë sigurimet shoqërore e shëndetësore etj.

25. Për sa më sipër u arsyetua, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.2517 datë 25.06.2014 i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë duhet të prishet dhe të lihet në fuqi të vendimit nr.1713 (62-2012-5293), datë 18.09.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në mbështetje të shkronjës “dh” të nenit 63 të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”,


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.2517 datë 25.06.2014 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.1713 (62-2012-5293), datë 18.09.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.


Tiranë, më 30.03.2016
Nr. 31003-04611-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr. 00 - 2016 -2066 i Vendimit (205)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   174   175   176   177   178   179   180   181   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish