Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet50/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   46   47   48   49   50   51   52   53   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar
Në seancën gjyqësore të datës 30.03.2016, mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve:
KËRKUES: ARBEN BRAMETA

PERSON I TRETË: SHOQËRIA “N.C.E.” SH.P.K


OBJEKTI:

Sigurimi i padisë duke u marrë si masë të përkohshme:

Vendosjen e sekuestros në llogaritë bankare të shoqërisë “N.C.E.” SHPK

pranë bankave të nivelit të dytë në R.SH. në masën 400.000 Euro.

Ndalimin e shoqërisë “N.C.E.” SHPK të kryejë kontrata sipërmarrje,

porosie apo çdo lloj kontrate tjetër për kalimin e të drejtave që kanë të bëjnë

me objektin që po ndërtohet nga person i tretë

sipas lejes së ndërtimit të lëshuar nga K.RR.T. Komunës Rrashbull,

nr.1, datë 23.06.2010, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar

dhe të formës së prerë nga Gjykata për përmbushjen e detyrimit

nga personi i tretë shoqëria “N.C.E.” SHPK.

Inventarizimin e të gjitha ambienteve të objektit që po ndërtohet nga personi i tretë

sipas lejes së ndërtimit të lëshuar nga K.RR.T. Komunës Rrashbull,

nr.1, datë 23.06.2010, dhe inventarizimin e të gjitha kontratave të ndryshme

(prenotimeve) të bëra deri tani.

Baza Ligjore: Nenet 202, 204 e vijues të K.Pr.Civile.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.441 Akti, datë 31.07.2012, ka vendosur:

“Pranimin e kërkesës për sigurimin e padisë.

Vendosjen e sekuestros konservative në llogaritë bankare të shoqërisë “N.C.E.” SHPK pranë bankave të nivelit të dytë të Republikës së Shqipërisë deri në masën e 400.000 Euro.

Ndalimin e shoqërisë “N.C.E.” SHPK të lidhë kontrata sipërmarrje, porosie, shitje apo të llojeve të tjera që kanë të bëjnë me kalimin e të drejtave të pronësisë për objektin në ndërtim e sipër (nga personi i tretë) sipas lejes së ndërtimit të lëshuar nga K.RR.T. e Komunës Rrashbull nr.1, datë 23.06.2010, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar dhe të formës së prerë nga gjykata lidhur me të drejtat dhe detyrimet e ndërsjellta që rrjedhin nga kontratat e sipërmarrjes datë 28.10.2009, datë 15.12.2009, dhe deklaratës Noteriale datë 05.07.2011 të lidhur midis kërkuesit dhe personit të tretë, shoqërisë “N.C.E.” SHPK.

Inventarizimin e të gjitha ambienteve të objektit që po ndërtohet nga personi i tretë sipas lejes së ndërtimit të lëshuar nga K.RR.T. e Komunës Rrashbull nr.1, datë 23.06.2010 dhe inventarizimin e të gjitha kontratave të ndryshme (prenotimeve) të realizuara deri tani.

Urdhërimin e kërkuesit të depozitojë padinë e themelit sipas objektit të pretenduar, brenda 15 ditëve, përndryshe kjo masë sigurimi e humbet fuqinë e saj pa qenë nevoja që gjykata të shprehet me vendim tjetër.


Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.76, datë 05.03.2013, ka vendosur:

“Ndryshimin e vendimit nr.441 akti, datë 31.07.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Arben Brameta.



Heqjen e masës së sigurimit të padisë, dhënë me vendimin e sipërcituar.”
Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka ushtruar rekurs kërkuesi Arben Brameta, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, për këto shkaqe:

  • Vendimi i gjykatës së shkallës së parë është marrë konform kërkesave të nenit 202, 204, 205 të Kodit të Procedurës Civile dhe akteve shkresore që kemi paraqitur për kërkimin e bërë për marrjen e masës së sigurimit të padisë, përpara ngritjes të kësaj të fundit.

  • Padia është ngritur brenda afatit të caktuar nga gjykata përpara Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, por aktualisht është në shqyrtim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, pasi i është dërguar për kompetencë kësaj gjykate.

  • Ndryshe nga sa parashtron gjykata e apelit lidhur me arsyetimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë, është vetë kjo gjykatë që në pjesën arsyetuese të vendimit shprehet për themelin e objektit të padisë, duke bërë analizë dhe interpretim të provave shkresore e cilësime juridike që lidhen me themelin e mosmarrëveshjes midis palëve. Në këtë vështrim juridik nuk ka vend që arsyetimi i gjykatës së apelit të shërbejë vetëm për gjykatën e shkallës së parë.

  • Kërkesa për masën e sigurimit të padisë është e bazuar në ligj. Për rastin janë të pranishëm elementet ligjorë të përcaktuara nga neni 202 e vijues të Kodit të procedurës Civile. Paditësi legjitimohet të kërkojë sigurimin e padisë. Sipas nenit 203 të po këtij Kodi sigurimi i padisë lejohet për të gjitha llojet e padive dhe sipas nenit 204 sigurimi i padisë kërkohet edhe para ngritjes së padisë.

  • Përsa iu përket llojit dhe masave të sigurimit të padisë ato që kërkohen nga kërkuesi janë konform nenit 206 të Kodit të Procedurës Civile dhe nuk kanë të bëjnë me themelin e padisë, mosmarrëveshjes.

  • Gjykata e shkallës së parë ka respektuar praktikën njësuese të Gjykatës së Lartë dhe nuk ka marrë në shqyrtim themelin e çështjes apo nuk ka dhënë konsiderata themeli, por ka pasqyruar në mënyrë kronologjike marrëdhëniet e palëve për të evidentuar dhe për të bërë me dije natyrën e konfliktit të palëve, pasqyrime këto që shërbejnë si argumente ligjorë për marrjen e masës së sigurimit të padisë.

  • Me të drejtë gjykata e shkallës së parë arsyeton se, duke qenë para një kontrate sipërmarrje dhe bashkëpronësie ku palët kanë të drejta dhe detyrime të ndërsjellta, mos respektimi i këtyre detyrimeve nga njëra prej palëve legjitimon palën tjetër të kërkojë me padi themeli përmbushjen e detyrimeve. Dhe, përpara se të ngrejë padinë e themelit, sipas nenit 204 të Kodit të Procedurës Civile, pala që pretendon se i janë cenuar të drejta që burojnë nga marrëdhëniet e detyrimit dhe nga ajo e bashkëpronësisë ka të drejtë të kërkojë masën e sigurimit të padisë.

  • Është gjykata e apelit ajo që, në vendimin e saj, analizon themelin e padisë dhe jo gjykata e shkallës së parë. Për më tepër, gjykata e apelit arsyetimin e saj e mbështet në pyetje retorike se sa në argumente ligjorë.

  • Edhe nga arsyetimi i gjykatës së apelit konstatohet dyshimi se ekzekutimi i vendimit për të drejtat e kërkuesit do të bëhet i pamundur apo i vështirë në të ardhmen, nëse nuk bëhet inventarizimi i ambienteve të ndërtuar dhe i kontratave të realizuar me të tretët, ndërkohë që shoqëria realizon shitje.

  • Lidhur me garancinë, përsëri gjykata e apelit gabon. Mos vënia e garancisë nga gjykata e shkallës së parë, nuk përbën shkak për prishjen apo ndryshimin e vendimit të kësaj gjykate, sepse, së pari, vënia ose jo e garancisë është në vlerësimin e gjykatës dhe, së dyti, nëse gjykata e apelit vlerësonte se për rastin duhej që kërkuesi të vendoste garanci, kjo gjykatë i ka patur të gjitha mundësitë ligjore për ta bërë këtë, por jo të ndryshonte vendimin e gjykatës së shkallës së parë mbi këtë shkak.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Majlinda Andrea; konstatoi paraqitjen e palës kërkuese, i papërfaqësuar me avokat; konstatoi mungesën e personit të tretë; dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N


  1. Rrethanat e çështjes

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se kërkuesi Arben Brameta është bashkëpronar me vëllain, Shkëlqim Brameta, mbi tre troje të ndodhura në zonën e plazhit Durrës, respektivisht: 1) truall me sipërfaqe 600 m2, nr.pasurie 58/57, regjistruar pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës në nr.181, datë 17.11.2004, zona kadastrale 8518, me kufizimet përkatëse; 2) truall me sipërfaqe 600 m2, nr.pasurie 58/56, regjistruar pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës me nr.183, datë 19.11.2004, zona kadastrale 8518, me kufizimet përkatëse; 3) truall me sipërfaqe 600 m2, nr.pasurie 58/57, regjistruar pranë Zyrës Vendore të regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës në nr.184, datë 19.11.2004, zona kadastrale 8518, me kufizimet përkatëse.

1.1. Rezulton se mbi këto troje, paditësi së bashku me të vëllanë kishin ndërtuar dy objekte me destinacion shërbimi në fushën e hotelerisë.

2. Midis paditësit Arben Brameta dhe Shkëlqim Brameta, me cilësinë bashkëpronarëve të trojeve të sipërcituar dhe shoqërisë “N.C.E.” SHPK, regjistruar si person juridik me vendimin nr.20816, datë 28.10.1998 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, përfaqësuar nga administratori Lulzim Kazani (të cilët janë në marrëdhënie të posaçme-kunetër), me cilësinë e sipërmarrësit, është lidhur kontrata e sipërmarrjes e datës 28.10.2009, në të cilën janë përcaktuar të drejtat dhe detyrimet e palëve nënshkruese.

2.1. Kontrata ka patur për objekt investimin dhe ndërtimin prej sipërmarrësit të “godinave shumëkatëshe të përbërë nga garazhe, ambiente shërbimesh dhe apartamente,...kundrejt përfitimit fizik prej pronarëve të truallit të sipërfaqes ndërtimore, siç do të specifikohen në kontratë”.

2.2. Në datën 15.12.2009, po midis këtyre palëve është lidhur “Kontrata e sipërmarrjes Për shembje objekti”, me të cilën palët kanë rënë dakord për prishjen e godinës hotel-restorant, pas marrjes së lejes së prishjes së ndërtimit.

3. Nga aktet e dosjes gjyqësore rezulton se: (i) me vendimin nr.06, datë 25.11.2009 Këshilli i Rregullimit të Territorit i Komunës Rrashbull ka miratuar në emër të subjektit ndërtues “N.C.E.” SHPK, lejen e ndërtimit për Godinë 6-8 kat (Hoteleri) +1 Kat dyqane+1 kat nën tokë, sipas kondicioneve urbane të dhëna në vendimin nr.06, datë 25.11.2009 të po këtij organi; (ii) me vendimin nr.01, datë 23.06.2010 këshilli i Rregullimit të Territorit i Komunës Rrashbull ka miratuar në emër të subjektit ndërtues “N.C.E.” SHPK, lejen e ndërtimit për Godinë 608 kat Banesë+1 Kat dyqane+1 kat nën tokë, sipas kondicioneve urbane të dhëna në vendimin nr.03, datë 28.08.2009 të po këtij organi.

4. Më pas, më datën 05.07.2011, midis shoqërisë “N.C.E.” SHPK dhe Arben e Shkëlqim Brameta është nënshkruar “Deklarata Personale”, me të cilën palët nënshkruese kanë patur “...për qëllim të rregullojë marrëdhëniet e pronësisë, të investimit dhe ndarjes së fitimit nga investimi për objektin në ndërtim sipas Lejes së Ndërtimit të lëshuar nga K.RR.T. e Bashkisë Rrashbull nr.1 datë 23.06.2010”.

4.1. Sipas kësaj deklarate “Arben Brameta deh Shkëlqim Brameta do t’ia shesë ½ (gjysmën) e pronës palës së dytë “NCE” shpk pasuritë:”, dhe më pas janë renditur tre trojet e sipërcituar, përkundrejt çmimit prej 1.000.000 Euro, duke u paguar me dy këste. Kësti i parë prej 505.000 Euro është i paguar, ndërsa kësti i dytë prej 495.000 Euro do të paguhet me shitjet e para duke e alternuar atë edhe me mbulimin e kostos së objektit deri në 15 shtator 2011. “Me pagesën e këtyre kësteve palët e mësipërme do të jenë bashkëpronare në pjesë të barabarta nga 50% në pronë truall objekt kontrate”.

5. Kërkuesi i këtij gjykimi, Arben Brameta, duke pretenduar se shoqëria “N.C.E.” SHPK nuk po respektonte detyrimet kontraktore, i ka drejtuar kësaj të fundit një “Kujtesë Noteriale” (nr.5149/2984), datë 10.07.2012, nëpërmjet së cilës shoqëria paralajmërohej se kishte shkelur kushtet e kontratave të lidhur midis tyre.

6. Gjithashtu, shoqëria “N.C.E.” SHPK, nëpërmjet shërbimit postar më datë 09.07.2012, u ka dërguar Arben e Shkëlqim Brameta “Njoftim për lidhje kontrate”, sipas të cilit kërkohet që “...që Brenda 1-jave nga dita e marrjes dijeni të këtij njoftimi të realizojmë kontratën e shitjes”, me argumentin se deklarata e datës 05.07.2011 nuk është akt ligjor për kalimin e pronësisë.

7. Kërkuesi Arben Brameta, me pretendimin se edhe më pas, shoqëria “N.C.E.” SHPK, nuk po u përmbahej detyrimeve kontraktore, nuk po jepte asnjë informacion për situatën ndërtimore dhe shitjet apo porositë (prenotimet), se ka shkelur afatet e parashikuara për dorëzimin e pjesës takuese, para ngritjes së padisë të themelit për të kërkuar përmbushjen e detyrimeve të rrjedhura nga kontratat e sipërpërmendura, ka kërkuar si në objektin e kërkesës, pasqyruar në pjesët hyrëse të vendimeve të gjykatave të faktit.

8. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.441 Akti, datë 31.07.2012, ka vendosur:



  • “Pranimin e kërkesës për sigurimin e padisë.

  • Vendosjen e sekuestros konservative në llogaritë bankare të shoqërisë “N.C.E.” SHPK pranë bankave të nivelit të dytë të Republikës së Shqipërisë deri në masën e 400.000 Euro.

  • Ndalimin e shoqërisë “N.C.E.” SHPK të lidhë kontrata sipërmarrje, porosie, shitje apo të llojeve të tjera që kanë të bëjnë me kalimin e të drejtave të pronësisë për objektin në ndërtim e sipër (nga personi i tretë) sipas lejes së ndërtimit të lëshuar nga K.RR.T. e Komunës Rrashbull nr.1, datë 23.06.2010, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar dhe të formës së prerë nga gjykata lidhur me të drejtat dhe detyrimet e ndërsjellta që rrjedhin nga kontratat e sipërmarrjes datë 28.10.2009, datë 15.12.2009, dhe deklaratës Noteriale datë 05.07.2011 të lidhur midis kërkuesit dhe personit të tretë, shoqërisë “N.C.E.” SHPK.

  • Inventarizimin e të gjitha ambienteve të objektit që po ndërtohet nga personi i tretë sipas lejes së ndërtimit të lëshuar nga K.RR.T. e Komunës Rrashbull nr.1, datë 23.06.2010 dhe inventarizimin e të gjitha kontratave të ndryshme (prenotimeve) të realizuara deri tani.

  • Urdhërimin e kërkuesit të depozitojë padinë e themelit sipas objektit të pretenduar, brenda 15 ditëve, përndryshe kjo masë sigurimi e humbet fuqinë e saj pa qenë nevoja që gjykata të shprehet me vendim tjetër.

8.1. Në pranimin e kërkesës, gjykata, referuar situatës së sipër përmendur dhe akteve shkresore të paraqitura me cilësinë e e provave, arsyeton: - “.. .se në rastin konkret jemi përpara rrethanave që parashikohen në dispozitat e neneve 202 e vijues të K.P.Civile, se nga vazhdimi i veprimeve të personit të tretë në kundërshtim me kushtet e kontratave që rregullojnë e marrëdhëniet e palëve mund të vinë pasoja të rënda të pariparueshme, ...”.

9. Mbi ankimin e veçantë të personit të tretë, shoqërisë “N.C.E.” SHPK, Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.76, datë 05.03.2013, ka vendosur:



  • “Ndryshimin e vendimit nr.441 akti, datë 31.07.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Arben Brameta.

  • Heqjen e masës së sigurimit të padisë, dhënë me vendimin e sipërcituar.”

9.1. Në ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë, gjykata e apelit, pasi evidenton rrethanat e marrëveshjeve midis kërkuesit dhe personit të tretë dhe pasi citon vendimin njësues nr.10, datë 24.03.2004 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, arsyeton: - “Gjykata në vendimin e kontestuar shprehet se mund të vijnë pasoja të pariparueshme”, por “...nuk shprehet për to”; - “Çfarë kërkon në thelb njëri nga vëllezërit Brameta kur ka hapur të këtë proces??? Kërkon pagesën e shumës së mbetur nga shitja e truallit!!! Po ai nuk e ka shitur truallin megjithëse pala e tretë ja ka kërkuar me shkresa zyrtare pikërisht këtë gjë në mënyrë që të kryhet një kontratë e rregullit”, sipas kërkesave të nenit 83 të Kodit Civil; - sipas Deklaratës personale “...vëllezërit Brameta do të investonin ndërkohë në gjysmën e objektit. Nuk ka asnjë dokument në dosje që ata të kenë investuar qoftë edhe një lek. Përse atëherë duhen bllokuar shitjet, kur vetë deklarata personale në fund të saj në pikën 5 parashikon se “...administrimi i të ardhurave do të kryhet nga NCE...”, dhe në pikën 6 më poshtë parashikohet se “...ndarja e fitimit do të kryhet pas plotësimit të vlerës së kostos për ndërtimin dhe hipotekimin e objektit në mënyrë të barabartë midis palëve. Atëherë si mund të vendosë gjykata bllokimin punimeve, sepse nuk është ndarë fitimi!!!”; - “Gjykata...vendos bllokimin e shitjeve sepse nuk është ndarë fitimi...!!! Po si mund të nxirret fitimi kur nuk lejohet shitja e apartamenteve dhe kryerja e punimeve në objekt”; - në kuptim të dispozitave të Kodit të Procedurës Civile, neni 202, “...gjykata do të duhej minimalisht të kërkonte garanci nga kërkuesi për dëmin që do ti vinte nga zbatimi i ndonjë vendimi për sigurim padie”; - nga arsyetimi i gjykatës së shkallës së parë del se ajo ka paragjykuar çështjen, “...duke u shprehur për thelbin e saj e duke dhënë verdikte që nuk i ishin kërkuar e që në thelb nuk mund të shprehej në vlerësimin e një mase të sigurisë së padisë”; - gjykata ka marrë “...përsipër të deklarojë se: “NCE nuk respektonte kushtet e kontratave...” se “Duke qënë se personi i tretë nuk i është përmbajtur detyrimeve kontraktore,...Të gjitha këto konkluzione arrihen nga gjykata e shkallës së parë pa analizuar fare llojin e marrëveshjes midis palëve, synimet e këtyre marrëveshjeve dhe pa treguar cili do të ishte rreziku i dëmit të pariparueshëm”; - “...gjykata ka kryer cilësim juridik të fakteve sikur të ishte duke zgjidhur çështjen në themel dhe ndërkohë faktikisht nëse lexojmë objektin e padisë pasuese gjykata në masën e sigurisë i ka dhënë zgjidhje pretendimit të palëve në themel si? përmban më pas vetë kërkesë padia. Del qartë se vendimi i kontestuar është i njëjtë me urdhërimin e përmbushjes së kërkimit të palës paditëse të shprehur në objektin e padisë,...”.
10. Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka ushtruar rekurs kërkuesi Arben Brameta, më datë 03.04.2013, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, për shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.



  1. Ligji i zbatueshëm

11. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile:

11.1. Neni 16§1: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët.”

11.2. Neni 202: “Me kërkesën e paditësit, gjykata lejon marrjen e masave për sigurimin e padisë, kur ka arsye të dyshohet se ekzekutimi i vendimit për të drejtat e paditësit do të bëhet i pamundur ose i vështirë...(...)”

11.3 Neni 203: “Sigurimi i padisë lejohet për të gjitha llojet e padive dhe në çdo fazë të gjykimit, derisa vendimi të marrë formë të prerë...(...)”


  1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

12. Se ndodhemi përpara kushteve ligjore kur duhet të vendoset pushimi i gjykimit të çështjes në Gjykatën e Lartë.

13. Në këtë përfundim arrihet nga interpretimi i dispozitave të Kodit të Procedurës Civile dhe nga gjendja e faktit e evidentuar.

14. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, objektit të kërkesës dhe shkakut të saj, vendimeve të gjykatave të faktit, rekursit, si dhe diskutimeve në seancë gjyqësore në Gjykatën e Lartë, konstaton se tashmë ka përfunduar gjykimi në themel i padisë, për të cilën është kërkuar masa e sigurimit, e rrjedhimisht gjykimi në Gjykatë të Lartë nuk mund të vazhdojë dhe duhet pushuar.

14.1. Konkretisht me vendimin gjyqësor nr.206, datë 05.02.2014, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës është vendosur “Rrëzimi i padisë. ...” së palës paditëse Arben Brameta dhe Shkëlqim Brameta. Ky vendim është lënë në fuqi me vendimin nr.272, datë 30.03.2015 të Gjykatës së Apelit Durrës, dhe në Gjykatë të Lartë, me vendimin nr.4357, datë 28.12.2015, është vendosur mospranimi i rekursit.

15. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon të rikujtojë se, e drejta e paditësit për të kërkuar sigurimin e padisë është parashikuar shprehimisht në nenin 203 të Kodit të Procedurës Civile. Sigurimi i padisë lejohet për të gjitha llojet e padive dhe në çdo fazë të gjykimit, derisa vendimi të marrë formë të prerë.

15.1. Ligjvënësi, duke mbajtur parasysh qëllimin për të cilin bëhet “sigurimi i padisë”, si një “masë e përkohshme” në mbrojtje të interesave të paditësit lidhur me objektin e padisë që ka paraqitur në gjykim, ose lidhur me objektin e padisë të cilën duhet ta paraqesë në gjykim brenda një afati të caktuar nga gjykata (neni 204 i Kodit të Procedurës Civile), ka parashikuar në mënyrë të qartë rastet kur lejohet, mënyrat, llojet e masave të sigurimit të padisë, si dhe efektin e kësaj mase paraprake (derisa vendimi të marrë formë të prerë).

16. Në këtë kuadër, duke i’u kthyer rastit në shqyrtim, përderisa gjykimi në themel i çështjes ka përfunduar në çdo shkallë gjykimi duke u rrëzuar padia, Kolegji Civil çmon se, kërkesës së palës kërkuese Arben Brameta për marrjen e sigurimit të padisë, i mungon objekti dhe shkaku i kërkimit.

16.1. Ashtu sikurse padia, edhe kërkesat e ndryshme që i drejtohen gjykatës, me të cilat synohet sigurimi i një vendimi gjyqësor, pavarësisht nga lloji i tij, kanë nga pikëpamja procedurale anën e vet formalo-juridike që materializohet në një akt konkret dhe nga pikëpamja materiale kanë objektin dhe shkakun e vet.

16.2. Sikurse nuk ka padi pa objekt dhe pa shkak, nuk mund të ketë as kërkim për masë sigurimi padie pa objekt dhe pa shkak. Mungesa, qoftë edhe vetëm e një prej elementëve të kërkesës, bën që gjykata të mos marrë në shqyrtim çështjen. Nëse gjykata ka marrë në shqyrtim çështjen, por evidentohet mungesa e objektit ose shkakut të kërkesës, si në rastin konkret, atëherë gjykimi nuk mund të vazhdojë dhe duhet të vendoset pushimi i gjykimit.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485 të Kodit të Procedurës Civile,


V E N D O S I

Pushimin e gjykimit të çështjes në Gjykatën e Lartë.


Tiranë, më 30.03.2016
Nr. 11241-00991-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-862 i Vendimit (104)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   46   47   48   49   50   51   52   53   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish