Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet53/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   49   50   51   52   53   54   55   56   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar
Në seancën gjyqësore të datës 30.03.2016, mori në shqyrtim çështjen civile me nr.11118-00392-00-2013 akti, që u përket palëve:
PADITËS: HASIJE TATANI, HAMIDE HOXHA (TATANI), BARDHYL TATANI, ELJAN TATANI, SILVANA TATANI, HAVA TATANI.

E PADITUR: BYROJA SHQIPTARE E SIGURIMIT.


OBJEKTI:

Pagimin e dëmshpërblimit pasuror dhe jopasuror

për vdekjen e të ndjerit Namir Tatani, si pasojë e aksidentit automobilistik.

Pagim dëmshpërblimi material për mjetin tip Volksvagen Golf

me targë KJ 262649 A, pronë e të ndjerit Namir Tatani.

Baza Ligjore: Neni 419 e vijues, 476 e vijues, 608 e vijues,

625,640 e vijues i K.Civil.

Dekreti nr.295 datë 15.09.1992 “Për sigurimin e detyrueshëm

të mbajtësve të mjeteve motorike për përgjegjësin ndaj palëve të treta”

miratuar me ndryshime nga ligji nr.7641 datë 15.12.1992.




Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.916, datë 06.02.2012, ka vendosur:

“Detyrimin e palës së paditur Byroja Shqiptare e Sigurimeve, të dëmshpërblejë paditësat për dëmin pasuror, jo-pasuror dhe material në shumën 12.595.758 lekë si dhe interesat e mbi këtë shumë nga data 30.06.2007 deri në momentin e ekzekutimit të vendimit. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur”


Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.2343, datë 09.10.2012, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit civil nr.916, datë 06.02.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”.



Kundër vendimit nr.2343, datë 09.10.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë, është ushtruar rekurs nga pala e paditur Byroja Shqiptare e Sigurimeve, me të cilin kërkon ndryshimin e vendimit nr.2343, datë 09.10.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë, Vendimit nr.916, datë 06.02.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe rrëzimin e padisë, duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:

  • Vendimet e gjykatave të faktit janë të pabazuar në prova e ligj.

  • Aksidenti ka ndodhur me datë 17.08.2002. Kërkesa për shpërblimin e dëmit është bërë me datën 30.03.2007, pas 5 vjetësh. Padia për kërkimin e shpërblimit është bërë me datë 31.03.2009, mbas 7 vjetësh.

  • Padia e paditësave është parashkruar bazuar në nenin 115/ç të Kodit Civil, e drejta e padisë duhej të ushtrohej brënda 2 vjetëve dhe ky afat për paditësat ka filluar të ecë nga data e aksidentit, 17.08.2002 dhe ka mbaruar në datë 17.08.2004.

  • Kalimi i afatit për kërkimin e detyrimit e shkarkon BSHS nga përgjegjësia për shpërblimin e dëmit në sigurime. Për arsye të parimit kushtetues të Sigurisë Juridike, BSHS si person juridik duhet të mbrohet nga ky parim dhe jo të rrijë e lidhur me faktin se në çdo kohë mund të bëhet padi ndaj saj për kërkimin e dëmshpërblimit.

  • Në themel të vendimit të Gjykatave janë lejuar shkelje të tjera në zbatim të ligjit, si me pranimin e pabazë të të ardhurave të realizuara nga i ndjeri ( që janë llogaritur në shumën 70. 000 lekë në muaj në fshat), në një kohë kur sipas vërtetimit datë 07.11.2008 të Komunës Synej thuhet që kjo familje është trajtuar me ndihmë ekonomike.

  • Është mohuar kontributi i personave të tjerë në familje dhe është pranuar fakti se të gjithë këto të ardhura i ka realizuar një person i vetëm, i cili veç punës 8 orë si roje (10.000 lekë në muaj) ka realizuar edhe 60.000 lekë të ardhuar nga puna në bujqësi.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Artan Broci, dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

Se vendimi nr.2343, datë 09.10.2012, i Gjykatës së Apelit Tiranë është marrë në zbatim të drejtë të ligjit e si tillë duhet të lihet në fuqi.




  1. RRETHANAT E ÇËSHTJES

Në rrugën nacionale Kavajë - Durrës, në afërsi të fshatit Qerret, ka ndodhur një aksident automobilistik. Mjeti tip Volksvagen Golf me targë KJ 2649 A me drejtues shtetasin Namir Tatani është pëplasur nga mjeti tip Opel me targë 108 KS 904 me drejtues shtetasin Nesret Toplana. Si pasojë, ka gjetur vdekjen shtetasi Namir Tatani, si dhe është dëmtuar mjeti pronë e tij. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë me vendimin e saj nr.47, datë 03.07.2006, ka deklaruar fajtor të pandehurin Nesret Toplana, për veprën penale të: “Shkeljes së rregullave të Qarkullimit Rrugor”, vendim i cili ka marrë formë të prerë në datë 13.07.2006. Nga materialet e mara nga fashikulli gjyqësor penal është provuar që shtetasi i ndjerë Namir Tatani ka humbur jetën pikërisht nga dëmtimet e mara si pasojë e aksidentir rrugor.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Kavajë, me vendimin e saj nr.215 datë 05.03.2007,“Për lëshimin e dëshmisë së trashëgimisë” ka konstatuar që trashëgimtarë ligjorë të të ndjerit Namir Tatani, janë bashkëshortja dhe 5 fëmijët e tyre, paditësat në gjykim.

Mjeti shkaktar dëmi, me targë rregjistrimi të huaj 108 KS 904 me drejtues shtetasin Nesret Toplana, nuk ka qënë i siguruar me karton jeshil apo policë kufitare. Në këto kushte, pasjat e ardhura nga ky aksident, dëmshpërblehen nga Fondi i Kompensimit i administruar nga i padituri B.Sh.Sigurimit, sipas nenit 33 të dekretit 295/1992 “Për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve mtorrike për përgjegjësinë ndaj palëve të treta”.



Sa më sipër paditësat në gjykim i janë drejtuar të paditurit Byroja Shqiptare e Sigurimit (B.SH.S) me kërkesën për shpërblimin e dëmit për shkak të vdekjes së kryefamiljarit të tyre të ndjerit Namir Tatani si dhe për shpërblimin e dëmit material për shkak të dëmtimit të mjetit pronë e të ndjerit tip Volksvagen Golf me targë KJ 2649 A. Kërkesa mban datën 30.03.2007. I padituri, nuk i ka dëmshpërblyer paditësit dhe as nuk i ka kthyer asnjë përgjigje atyre. Në këto kushte paditësat kanë drejtuar kërkesë padine e mesiperme ne gjykate.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.916, datë 06.02.2012, ka vendosur: “Detyrimin e palës së paditur Byroja Shqiptare e Sigurimeve, të dëmshpërblejë paditësat për dëmin pasuror, jo-pasuror dhe material në shumën 12.595.758 lekë si dhe interesat e mbi këtë shumë nga data 30.06.2007 deri në momentin e ekzekutimit të vendimit. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur”.

Kjo gjykatë ka arsyetuar ndër të tjera se,” …Gjatë hetimit gjyqësor rezultoi e provuar se i ndjeri Namir Tatani ka humbur jetën nga aksidenti i datës 17.08.2002, të ndodhur në rrugën nacionale Kavajë-Durrës, në afërsi të fshatit Qerret. Në mbështetje të nenit 625, 640 të Kodit Civil, si dhe të nenit 17, 24/1 dhe 33, të dekretit 295 datë 15.09.1992, paditësat me cilësinë e palës së dëmtuar, kanë legjitimitetin aktiv për të qënë paditës në këtë proçes gjyqësor civil. Paditësat janë cënuar në të drejtat pasurore dhe jopasurore, cënime këto që passjellin shkelje të së drejtës lidhur me personalitetin, pasurinë duke shkaktuar dëm pasuror dhe jopasuror. Konkretisht, për shkak të veprimeve të paligjshme të personit të tretë (mbajtësi i mjetit motorrik të pasiguruar shtetasit Nesret Toplana) ka ardhur vdekja e të ndjerit Namir Tatani (veprimi direkt i faktit të paligjshëm) duke sjellë pasoja pasurore dhe jopasurore për paditësat në gjykim. 2- Meqënëse shkaktari i dëmit nuk e ka patur të siguruar mjetin me të cilin i shkaktoi vdekjen të ndjerit Namir Tatani, atëherë pasojat e ardhura nga ky aksident dëmshpërblehen nga i padituri Byroja Shqiptare e Sigurimeve B.SH.S. Kjo parashikohet në nenin 24/1 dhe 33 të dekretit 295 datë 15.12.1992 "Për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorrike për përgjegjësinë ndaj palëve të treta", nen i cili ka parashikuar që: “Personit të dëmtuar nga përdorimi i një mjeti motorik me targë regjistrimi të huaj, mbajtësi i të cilit nuk është i siguruar, i dëmshpërblehen dëmet e shkaktuara sipas dispozitave të këtij dekreti mbi fondin e kompensimit”, ndërsa në nenin 24 paragrafi i parë parashikohet që: Byroja Shqiptare e Sigurimit, kryen administrimin e fondeve të kompensimit Në këtë kuptim siç e parashikon dhe dispozitat e mësipërme, pala e paditur legjitimohet pasivisht në këtë proçes gjyqësor. 3-Në lidhje me parashkrimin e të drejtës së padisë, të kërkuar nga i padituri, ajo nuk gjen mbështetje dhe arsyetim ligjor pasi: vendimi penal i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, nr.47, datë 03.07.2006, i cili ka deklaruar fajtor të pandehurin Nesret Toplana, për veprën penale të: “Shkeljes së rregullave të Qarkullimit Rrugor”, ka marrë formë të prerë nga në 13.07.2006. Paditësat, fillimisht i janë drejtuar të paditurit me kërkesë për dëmshpërblim, duke zbatuar nenin 33 të sipërcituar, nen i cili i ka mundësuar palëve të dëmtuara të kërkojnë nga i padituri të përmbushë detyrimin ligjor jashtë gjyqësisht. I padituri arsyeton në mënyrë të gabuar për afatin e parashkrimit të padisë sepse, e vendos zgjidhjen në referim jo të drejtë në lidhje me kuptimin, natyrën dhe burimin specifik të lindjes së detyrimit për të cilin ka lindur dhe është ngritur padia me objekt shpërblimin e dëmit. Vendimi Unifikues nr.12, datë 14.09.2007, ka bërë kategorizimin e figurave të dëmit në atë pasuror të parashikuar në nenin 640 e vijues të Kodit Civil dhe në dëmin jopasuror të parashikuar në nenin 625 të Kodit Civil. Pikërisht për dëmin jopasuror Vendimi Unifikues i Gjykatës së Lartë ka evidentuar 3 figurat përbërëse të tij: 1- dëmin biologjik, 2- dëmin moral dhe 3-dëmin ekzistencial, në frymën e këtij vendimi ka arsyetuar gjykata. Ndërprerja në mënyrë tragjike e jetës të të ndjerit Namir Tatani, nga fakti i paligjshëm, ka shuar marrëdhëniet prindërore mes 5 prej paditësave dhe të ndjerit si dhe marrëdhëniet bashkëshortore mes paditëses Hasije dhe të ndjerit Namir. Si rrjedhojë e aksidentit automobilistik janë cënuar interesat e ligjshme jopasurore, që lidhen me personalitetin e pasjetuesve. Atyre u është dëmtuar cilësia e jetës personale familjare.

Gjithashtu i padituri bazuar në rregulloren 622/1, datë 15.12.1992; ka patur detyrimin që të dëmshpërblejë paditësat brenda 90 ditëve në madhësinë reale të dëmit. Ky detyrim buron nga neni 26 i cili ka parashikuar se: ‘…siguruesi brenda 90 ditëve nga marrja e kërkesës për dëmshpërblim i njofton të dëmtuarit vleftën e shumës së ofruar për dëmshpërblim e cila në çdo rast duhet të përputhet më madhësinë e dëmit, ose i njofton shkaqet e refuzimit të pagesës” 4- Në lidhje me përcaktimin e masës së dëmit të shkaktuar dhe me kërkesë të paditësve e për shkak të nevojës së njohurive të posaçme në fushën e vlerësimit të dëmit pasuror dhe jopasuror moral, në mbështetje të nenin 224/a të K.Pr.Civile, Gjykata caktoi një ekspert vlerësues dëmesh shëndetësore të liçensuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, AMF, duke caktuar me këtë cilësi ekspertin Njazi Muçi, i pajisur me liçensën nr.42. Sipas përllogaritjeve të bëra në aktin e ekspertimit datë 11.05.2011 si dhe në përgjigjet e pyetjeve datë 05.07.2011, ka rezultuar që:

- dëmi pasuror është në masën 7.283.028 lekë, vlerë në të cilën përfshihen dhe ajo pjesë e shpenzimeve të varrimit që u provuan me fatura, në masën 100.000 lekë.

- dëmi jopasuror moral që u takon paditësave është në kufijtë minimale nga 854.789 lekë secili paditës, dhe në kufijtë maksimalë, në vlerën prej 1.709.578 lekë secili paditës.

- dëmi material për mjetin tip Volksvagen Golf me targë KJ 2649 A, është në masën 184.000 lekë.

Bazuar në këto përllogaritje dëmi pasuror dhe ai jopasuror moral dhe material për secilin paditës është në kufirin minimal prej 2.099.393 lekë dhe në kufirin maksimal prej 2.954.082 lekë. Për të gjithë paditësat dëmi pasuror dhe jopasuror minimal dhe ai material është në masën 12.596.358 lekë dhe dëmi pasuror dhe jopasuror minimal dhe ai material është në masën 17.724.492 lekë.

Gjithashtu ekspertja kontabël i thirrur në këtë gjykim z.Adriana Kalaja llogariti dhe kamatëvonesat mbi dëmi minimal prej 2.099.393 lekë dhe dëmin maksimal prej 2.954.082 lekë, që pas ditës së 90 të paraqitjes së kërkesës për dëmshpërblim pra që nga data 30.06.2007 deri në datën e përpilimit të aktit datë 06.12.2011, e pas kësaj date ka përllogaritur interesin ditor mbi shumat përkatëse. Sipas këtyre përllogaritjeve ka rezultuar se: - për dëmin minimal sipas objektit që i takon secilit paditës kamatëvonesat nga data 30.06.2007 deri në datë 06.12.2011 janë në masën 896.517 lekë kamatëvonesa mbi vlerën e dëmshpërblimit të secilit paditës. Pas datës 06.12.2011 interesi ditor është në masën 551,36 lekë/ditë secili paditës; ndërsa - për dëmin maksimal sipas objektit që i takon secilit paditës kamatëvonesat nga data 30.06.2007 deri në datë 06.12.2011 janë në masën 1.261.501 lekë kamatëvonesa të arrira mbi vlerën e dëmshpërblimit të secilit paditës. Pas datës 06.12.2011 interesi ditor është në masën 775,83 lekë/ditë secili paditës.

Gjykata çmoi se vlera e drejtë e dëmshpërblimit që u takon paditësave është në masën prej 2.099.393 lekë për secilin paditës, që i korrespondon kufirit minimal të dëmit moral prej ¼ e dëmit biologjik, duke u bazuar në Vendimin Unifikues.



Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.2343, datë 09.10.2012, ka vendosur: “Lënien në fuqi të vendimit civil nr.916, datë 06.02.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, (me të njëjtin arsyetim).

Kundër vendimit nr.2343, datë 09.10.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë, është ushtruar rekurs nga pala e paditur Byroja Shqiptare e Sigurimeve, me të cilin kërkon ndryshimin e vendimit nr.2343, datë 09.10.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë, Vendimit nr.916, datë 06.02.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe rrëzimin e padisë, për shkaqet e përmendura në pjesën hyrëse të këtij vendimi.



  1. LIGJI I ZBATUESHËM

Neni 31, 153 e vijues i K.Pr.Civile.

Nenet 608, 625, 640 e vijues të K.Civil.

Nenet 13, 17 dhe 24 të Dekretit 295, datë 15.09.1992 të Presidentit të Republikës “Për Sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorike për përgjegjësinë ndaj personave të tretë”, i miratuar me ndryshime me ligjin nr.7641, datë 01.12.1992, i ndryshuar me ligjin 8729, datë 19.01.2001 Urdhri i Ministrit të Financave nr.1, datë 16.07.2001, pika 1 dhe 3.


III. KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON
Se rekursi i paraqitur nga pala e paditur, Byroja Shqiptare e Sigurimeve nuk përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që të motivojnë cenimin e vendimit nr.2343, datë 09.10.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë, me të cilin është lënë në fuqi vendimi nr.916, datë 05.02.2010, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në shqyrtim të tërësisë së gjykimit të kësaj çështje, të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimit, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve e prapësimeve të palëve, të vendimeve të gjykatave të faktit, shkaqeve të rekursit, si dhe parashtrimeve në seancë gjyqësore në Gjykatën e Lartë, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, ndonëse me arsyetim jo të drejtë lidhur me mos parashkrimin e padisë, përfundimi i arritur nga gjykata e apelit është rrjedhojë e respektimit dhe zbatimit të kërkesave të ligjit material dhe atij procedural.

Nga aktet procedurale të gjykimit të çështjes evidentohet se gjykata e apelit ka zhvilluar një proces të rregullt ligjor, duke garantuar zhvillimin e një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm të çështjes (neni 14 i K.Pr.Civile). Ajo ka sqaruar plotësisht rrethanat dhe faktet që lidhen me mosmarrëveshjen objekt gjykimi, duke bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me të. Konkluzioni i gjykatës së apelit është rrjedhojë e një analize tërësore dhe objektive të provave (neni 126 i K.Pr.Civile).

Neni 608 i Kodit Civil përcakton se “Personi që në mënyrë të paligjshme dhe me faj, i shkakton tjetrit një dëm në personin dhe pasurinë e tij, detyrohet të shpërblejë dëmin e shkaktuar”. Kështu, dëmi në pasuri apo në person i shkaktuar në mënyrë të paligjshme nga një person përbën faktin juridik të kategorisë së veprimeve njerëzore që vijnë ndesh me ndalesat ligjore, vërtetimi i së cilës pas sjell disa pasojave ligjore kundrejt pasurisë së dëmtuesit, duke u krijuar detyrime sikurse përcaktohet edhe në nenin 420 të Kodit Civil.

Kështu, neni 608 i Kodit Civil parashikon faktin juridik njerëzor të sjelljes së paligjshme dhe me faj të një personi që i shkakton dëm një personi tjetër. Nga ana e gjykatave, sipas parimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm është vërtetuar fakti i paligjshëm dhe lidhja shkakësore e tij me dëmin, duke lindur në këtë mënyrë marrëdhënia e detyrimit (e drejta subjektive e personit të dëmtuar për të kërkuar dëmshpërblim dhe detyrimi i personit përgjegjës për ta shlyer atë).

Në thelb, me nenin 608 të Kodit Civil, Ligjvënësi parashikon mbrojtjen nga fakti i paligjshëm i të tretit të të drejtave të njeriut, posaçërisht të së drejtave subjektive (absolute a relative) të personalitetit dhe të pronësisë (reale), sikurse janë e drejta e jetës, shëndetit, personalitetit, dinjitetit, familjes, jetës private, pronës, etj. Në çështjen konkrete, gjykatat e faktit kanë vërtetuar se u janë cenuar paditëseve të drejtat nga fakti i paligjshëm, duke gëzuar në këtë mënyrë të drejtën subjektive, të kërkimit të dëmshpërblimit.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se nga ana e gjykatave të faktit është vërtetuar në mënyrë kumulative se ekzistojnë: së pari, fakti i paligjshëm i shfaqur dhe i vërtetuar në botën objektive, dhe i vërtetuar me vendimin penal të formës së prerë; së dyti ekzistencën e dëmit; së treti, që shkelja e kryer ka ndodhur me faj dhe me konceptin juridik të fajit kuptojmë tërësinë e qëndrimit psikik të dëmtuesit kundrejt veprimeve apo mosveprimeve të paligjshme të ndërmarra nga ai dhe pasojës së ardhur. së katërti, në nenin 609 të Kodit Civil parashikohet se “Dëmi duhet të jetë rrjedhim i drejtpërdrejtë dhe i menjëhershëm i veprimit ose mosveprimit të personit”. Kështu, Gjykata vlerëson se, në zbatim të nenit 609 të Kodit Civil për pranimin e përgjegjësisë civile jashtëkontraktore, vërtetohet lidhja shkakësore materiale ndërmjet sjelljes (veprimit a mosveprimit) së paligjshme e me faj dhe dëmit të shkaktuar.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson të theksojë se në juridiksionin rishikues të Gjykatës së Lartë përfshihen vetëm rastet rigorozisht të përcaktuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, që lidhen me mosrespektimin ose zbatimin e gabuar të ligjit, si dhe me shkeljet e rënda të normave procedurale apo shkelje procedurale që kanë ndikuar në dhënien e vendimit.

Në rekursin e paraqitur nga ana e palës së paditur nuk argumentohet një gjë e tillë. Pretendimet se, sikurse gjykata e shkallës së parë dhe ajo e apelit: (i) kanë zbatuar gabim nenet 115 (germa “dh”), 118, 120, 608 e vijues të Kodit Civil; si dhe cenimin e parimit të sigurisë juridike, nuk rezulton të gjejnë mbështetje në vetë këto dispozita në raport me të drejtën e pretenduar dhe gjendjen e faktit të vërtetuar gjatë gjykimit.

Pala e paditur pretendon se, padia objekt gjykimi është një padi që rrjedh nga paditë për pagimin e shpërblimit sipas kontratës së sigurimit dhe risigurimit, si edhe të shumës përkatëse të rrjedhur nga sigurimi i detyrueshëm dhe si e tillë parashkruhet brenda dy vjetëve nga lindja e saj, duke evokuar sakaq nenin 115/ç të Kodit Civil, i cili shprehet se “Parashkruhen brenda afateve prej: ç) dy vjetëve paditë për pagimin e shpërblimit sipas kontratës së sigurimit dhe risigurimit, si edhe të shumës përkatëse të rrjedhur nga sigurimi i detyrueshëm;

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se gjykatat e faktit kanë bërë cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që propozuan palët (shiko nenin 16 të Kodit të Procedurës Civile), dhe kanë arritur në konkluzionin se, duke qënë se konflikti ka gjeneruar nga një fakt i paligjshëm dhe pala ndërgjyqëse është dëmtuar dhe kemi përgjegjësin e shkaktarit të dëmit, atëhere legjislacioni i zbatueshëm do të jetë tërësia e normave civile që rregullojnë këtë përgjegjësi jashtëkontraktore e jo norma të tjera. Padia objekt gjykimi si më sipër rrjedh nga familja e padive për shpërblimin e dëmeve jashtëkontraktore dhe si e tillë çështja e parashkrueshmërisë disiplinohet nga neni 115 shkronja “dh” e Kodit Civil, i cili shprehet se “Parashkruhen brenda afateve prej: dh) tre vjetëve paditë për shpërblimin e dëmit jo kontraktor dhe paditë për kthimin e përfitimit pasuror pa të drejtë.

Ndryshe nga sa pretendohet në rekurs, ky Kolegj e vlerëson të drejtë konkluzionin e gjykatave të faktit se për rastin konkret e drejta e padisë së palës paditëse të këtij gjykimi nuk është parashkruar, por me një arsyetim tjetër.

Të dyja gjykata kanë arsyetuar se moment i fillimit të afatit të parashkrimit është data 30.03.2007 kur paditësat i kanë drejtuar kërkesë palës së paditur Byrosë Shqiptare të Sigurimeve, duke interpretuar nenet 117 dhe 118 të K.Civil i cili parashikon se “…detyrimet që ekzekutohen me kërkesën e kreditorit, afati i parashkrimit fillon nga dita kur ka lindur detyrimi.”, dhe ka të bëjë me detyrime kontraktore dhe jo me shpërblimin e dëmit jashtëkontraktor. Për të analizuar parashkrimin e padisë, gjykatat duhet të ishin bazuar tek nenet 117 dhe 120 të K.Civil. Gjithashtu ky Kolegj vlerëson se “vënia në vonesë e debitorit”, është një koncept i cili ka të bëjë me detyrimet apo dëmin kontraktor dhe jo me dëmshpërblimet jashtëkontraktore, që rrjedhin nga fakte të paligjshme dhe të shkaktuara me faj.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se “Padia” ka dy kuptime: padia në kuptimin material, që nënkupton- fakultetin ose pushtetin juridik që ka një person për të kërkuar realizimin e një të drejte civile kundrejt një personi tjetër, pavarësisht ose kundër vullnetit të tij dhe padia në kuptimin procedurial që nënkupton- fakulteti ose pushteti për të kërkuar nga gjykata njohjen dhe rivendosjen e një të drejte të mohuar ose të shkelur nga një person tjetër, të cilin e thërret rregullisht para gjykatës, (pra mjeti mbrojtës i një të drejte me anë të gjykatës).

Që të justifikohet ligjërisht kërkimi për njohjen ose rivendosjen e një të drejte të shkelur ose të mohuar, duhet që të bëhet vetëm prej atij që i përket sipas ligjës e drejta e mohuar ose e shkelur prej një të treti (legjitimimi aktiv) dhe vetëm kundër atij që me faktin ose me veprën e tij mohon ose shkel të drejtën e kërkuesit (legjitimim pasiv).

Paditësi është i legjitimuar (aktivisht), në qoftë se në raportin material-juridik e ka rolin e kreditorit, kurse i padituri është i legjitimuar (pasivisht) në raportin e krijuar proceduralo – juridik, në rast se në raportin materialo – juridik e ka rolin e debitorit.

Sipas nenit 112 i Kodit Civil, parashikohet shprehimisht se:“E drejta e padisë që nuk ushtrohet brenda afatit të caktuar në ligj, shuhet dhe nuk mund të realizohet me anë të gjykatës ose të organit tjetër kompetent”. Kjo normë materiale jep edhe përmbajtjen e një instituti të veçantë sikundër është “Parashkrimi i padisë” (që do të nënkuptojë kufizimin në kohë të ushtrimit të së drejtës së padisë). Te ky nen gjejmë të përdorur togfjalëshin “e drejta e padisë” (kuptimi material), ndërsa në nenin 131 pika “b” togfjalëshin “me paraqitjen e padisë,” (kuptimi procedurial).

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e gjen me vend të parashtrojë se sipas nenit 112 të Kodit Civil parashkrimi i padisë përmban kurdoherë dy kushte ose elemente thelbësorë: (i) kalimin e një periudhe kohe të caktuar dhe (ii) mosveprimin e titullarit për të ushtruar këtë të drejtë gjatë kësaj kohe. Kushti i parë përbën atë që quhet afat i parashkrimit të padisë dhe kushti tjetër konsiston në mosveprimin e titullarit të së drejtës në rastet kur ai mund dhe duhej të vepronte. Në këtë vështrim juridik del se elementi thelbësor i parashkrimit nuk është kalimi i kohës në vetvete, por është mos veprimi/pasiviteti i titullarit të së drejtës për të mbrojtur, brenda kohës së caktuar nga ligji, të drejtën e tij të cenuar ose të mohuar. Për të vlerësuar nëse ka kaluar apo jo afati i paraqitjes së padisë, si pasojë e mosveprimit të titullarit të saj, me rëndësi është përcaktimi i saktë i momentit të lindjes së të drejtës, moment nga i cili fillon llogaritja e afatit.

Duke qenë se parashkrimi, është një institut civil që i përket të drejtës material, ai lidhet me të drejta subjektive civile dhe drejtohet kundër padisë në kuptimin material, duke shkaktuar shuarjen e saj, dhe për këtë arsye quhet parashkrim shues. Në këtë këndvështrim, midis së drejtës së padisë në kuptimin material dhe së drejtës së padisë në kuptimin procedural, ligji vë kufizime në lidhje me ushtrimin e së drejtës së padisë në kuptimin material, kufizime që konsistojnë me ushtrimin e kësaj të drejte brenda afateve të caktuara, përndryshe shuhet si e drejtë, dhe konsiderohet si e parashkruar, rregull që nuk e gjejmë në lidhje me të drejtën e padisë në kuptimin procedural, pasi askujt nuk mund t'i hiqet e drejta për t’ju drejtuar një gjykate. Pra si konkluzion i sa më sipër u arsyetua rezulton si rregull duhet të kemi lindjen e të drejtës së padisë që të mund të flasim nëse është apo jo e parashkruar padia.

Sipas nenit 117 të po këtij Kodi afati i parashkrimit të padisë fillon nga dita kur subjektit i ka lindur e drejta e padisë, duke qenë ky është momenti nga i cili fillon të llogaritet afati i parashkrimit, llogaritje që bëhet sipas nenit 136 të Kodit Civil. Momenti i lindjes të së drejtës së padisë përcaktohet si momenti i fillimit të ecjes së afatit të parashkrimit, pasi vetëm me lindjen e kësaj të drejte mund të flitet për mosveprim të titullarit.


Duke ju rikthyer çështjes konkrete, sipas nenit 120 të Kodit Civil, parashkrimi i padisë për kërkimin e shpërblimit jashtëkontraktor, fillon nga dita kur i dëmtuari ka ditur ose duhej të dinte për dëmin e pësuar dhe për personin që e ka shkaktuar, kushte këto që legjislatori i ka parashikuar që duhet të ekzistojnë në mënyrë kumulative. Vetëm pasi paditësave ju ka lindur kjo e drejtë sipas nenit 120 të Kodit Civil (në kuptimin material), ata kanë të drejtën që të paraqesin padi para gjykatës (në kuptimin procedurial) dhe sipas nenit 12 të K.Pr.Civile, ku parashikohet se “Pala që pretendon një të drejtë, ka detyrimin që, në përputhje me ligjin, të provojë faktet mbi të cilët bazon pretendimin e saj”, ju lind detyra për ta provuar atë para gjykatës.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se në nenin 120 të Kodit Civil, është parashikuar se parashkrimi i padisë fillon nga dita kur i dëmtuari ka ditur ose duhej të dinte për dëmin e pësuar dhe për personin që e ka shkaktuar, kushte duhet të ekzistojnë në mënyrë kumulative, dhe që nënkupton nga interpretimi acontrario se e drejta e padisë lind me plotësimin e këtyre dy kushteve. Në këtë vështrim, parashkrimi i padisë për paditësat ka filluar të ecë nga momenti kur ata janë vënë në dijeni të ngjarjes që ka sjellë dëmin dhe personi përgjegjës të ngjarjes/aksidentit. Nga ky moment juridikisht është mënjanuar çdo shkak tjetër i mundshëm i ngjarjes, aksidentit dhe i vdekjes së të afërmit të paditësave prej të cilit vjen dëmi që iu është shkaktuar dhe sipas ligjit duhet dëmshpërblyer nga siguruesi, që për rastin është pala e paditur, Byroja Shqiptare e Sigurimit.

Kjo do të thotë se, Legjislatori vë dy kushte që duhet të takohen në mënyrë kumulative e të domosdoshme (sine qua non) që afati i parashkrimit të padisë të quhet i nisur ligjërisht, së pari, i dëmtuari të marrë vesh ose sipas rrethanave duhej të merrte vesh për dëmin që i është shkaktuar dhe, së dyti, i dëmtuari të marrë dijeni ose duhej të merrte dijeni për personin që e ka shkaktuar atë, në mënyrë që t’i ketë të gjitha mundësitë për të plotësuar detyrimet procedurale dhe për të nisur aksionin gjyqësor si paditës (shiko nenin 3 dhe 154 të Kodit të Procedurës Civile).

Në rastin konkret fakti i paligjshëm që ka ndodhur, nga ku ka humbur jetën i ndjeri z. Namir Tatani është ngritur në nivelin më të lartë të rrezikshmërisë shoqërore nga Legjislatori, duke e parashikuar atë si vepër penale e llojit krim (shiko nenin 290 të Kodit Penal). Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, palët e dëmtuara nga ky krim prezumohet të kenë marrë dijeni menjëherë pas ndodhjes së tij për sa i përket ekzistencës së faktit të paligjshëm, por nuk kanë pasur mundësi ligjore që të njohin autorësinë e atij fakti, d.m.th. pjesën e dytë të nenit 120 të Kodit Civil, pasi duke pasur të bëjnë me një procedim penal kundër autorit të dyshuar, në këtë proces kanë vepruar të gjitha parimet e këtij procedimi, ku njëri prej tyre, ndër më të rëndësishmit, është ai i “prezumimit të pafajësisë”, të parashikuar nga neni 4 i Kodit të Procedurës Penale, i cili parashikon se “1. I pandehuri prezumohet i pafajshëm gjersa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. Çdo dyshim për akuzën çmohet në favor të të pandehurit.” Në këtë mënyrë, që paditësave të dëmtuar t’u kundrejtohet dijenia e çështjes së dytë të nenit 120 të Kodit Civil do të duhet që vendimi penal i dënimit të marrë formë të prerë.

Për sa më sipër Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, moment kur të dy kushtet e nenit 120 të Kodit Civil janë përmbushur kumulativisht dhe ka lindur e drejta e padisë e të dëmtuarve ka qenë data 13.07.2006, datë e cila përkon me vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës që ka lënë në fuqi vendimin penal të dënimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë i cili ka deklaruar fajtor të pandehurin Nesret Toplana për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 /1 i Kodit Penal. Nga ana tjetër pala paditëse ka depozituar padinë në datën 19.03.2009, brenda afatit 3 vjecar të parashikuar nga neni 115 “dh” i Kodit Civil.
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, nuk është plotësuar kohëkalimi i duhur ligjor për ta quajtur padinë objekt gjykimi si të parashkruar, në bazë të nenit 115 shkronja “dh” dhe nenit 120 të Kodit Civil dhe, në këto kushte, me të drejtë gjykatat e faktit kanë rrëzuar pretendimin e palës së paditur .

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se Byroja Shqiptare e Sigurimit nuk është një institucion i administratës shtetërore e si i tillë nuk parashikohet një rrugë administrative për t’u ndjekur përpara se pala paditëse t’i drejtohet gjykatës. Në këtë rast kemi të bëjmë me një mosmarrëveshje tipike juridiko - civile, e cila bazohet në dëmin jashtëkontraktor. Pala paditëse ka ngritur një padi klasike, objekti i të cilës është kërkim shpërblim dëmi jashtëkontraktor, të parashikuar nga dispozitat përkatëse të K.Civil dhe legjislacioni i posaçëm në fushën e sigurimeve. Çështja objekt gjykimi nuk ka të bëjë me një kërkim drejtuar një organi administrativ, as me një mosmarrëveshje administrative, për rrjedhojë nuk mund të bëhet fjalë për ekzistencën apo jo të juridiksionit administrativ për trajtimin e saj. Në rrethana të tilla, gjejnë zbatim dispozitat mbi juridiksionin për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve civile të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile (Pjesa e Parë, Titulli i III-të, Kreu i II-të). Sipas nenit 36§1 të K.Pr.Civile janë në juridiksionin gjyqësor të gjitha mosmarrëveshjet civile e mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta. Për rrjedhojë, paditë që themelohen në dispozitat e Kodit Civil dhe në legjislacionin e posaçëm në fushën e sigurimeve, janë mosmarrëveshje civile që i përkasin ekskluzivisht juridiksionit gjyqësor. Mjafton vetëm shkaku i padisë i themeluar mbi këto dispozita për të detyruar gjykatën të marrë në shqyrtim çështjen dhe pas shqyrtimit gjyqësor të shprehet me vendim përfundimtar. Rruga jashtëgjyqësore e zgjidhjes së pretendimeve të subjekteve që përfitojnë nga legjislacioni i posaçëm në fushën e sigurimeve, është një formë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve që mund të lindin, por jo rrugë e detyrueshme për t’u shteruar prej tyre para se t’i drejtohen gjykatës.

Për sa më sipër, kërkesa e datës 30.03.2007, drejtuar Byrosë Shqiptare të Sigurimit (B.SH.S) për shpërblimin e dëmit për shkak të vdekjes së kryefamiljarit të tyre të ndjerit Namir Tatani si dhe për shpërblimin e dëmit material për shkak të dëmtimit të mjetit pronë e të ndjerit tip Volksvagen Golf me targë KJ 2649 A, nuk mund të konsiderohet si fillim afati parashkrimi, por vetëm rrugë jashtëgjyqësore e zgjidhjes së pretendimeve të subjekteve që përfitojnë nga legjislacioni i posaçëm në fushën e sigurimeve, është një formë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve që mund të lindin për shkak të vlerës së dëmshpërblimit.

Gjithashtu moment i lindjes së të drejtës së padisë, (neni 120 i K.Civil) shërben edhe për të provuar nëse ka ekzistuar ndonjë prej rasteve të pezullimit të parashkrimit të padisë, (neni 129 të Kodit Civil) apo janë vërtetuar rastet e ndërprerjes së parashkrimit të padisë, (neni 131 të Kodit Civil), që e kanë ndaluar atë (paditësit) për të ushtruar të drejtën e padisë në kuptimin procedural, pra paraqitjes së kërkesë padisë para gjykatës, brenda afateve që ka vendosur legjislatori për mbrojtjen e të drejte subjektive konkrete.

Pretendimet e tjera kanë të bëjnë me fakte e rrethana që i përkasin procesit të provuarit, që është në ekskluzivitetin e gjykatave të faktit. Nga aktet procedurale rezulton se këto fakte e rrethana i janë nënshtruar debatit gjyqësor dhe janë analizuar e vlerësuar nga gjykata e apelit e cila ka dhënë arsyet ligjore se përse ka lënë në fuqi, me ndryshim të pjesshëm, vendimin e gjykatës së shkallës së parë. Provat nuk mund të jenë objekt vlerësimi nga Gjykata e Lartë. Mund të përbëjnë shkak ligjor për cenimin e vendimeve të gjykatave të faktit, atëherë kur evidentohen pretendime ndaj një procesi gjyqësor për rrugët dhe mënyrat e marrjes së provave, pasqyrimit të tyre, por jo për mënyrën e vlerësimit.

Kontrolli rishikues i Gjykatës së Lartë nuk mund të zëvendësojë atributet kushtetuese e ligjore të gjykatave të faktit (gjykatës së shkallës së parë dhe apelit), dhe aq më tepër të vlerësojë bindjen e brendshme të këtyre gjykatave për çështje konkrete, sikurse kërkohet në rastin në shqyrtim nga paditësi.

Për sa më sipër Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se në përputhje me nenin 485/a të K.Pr.Civile duhet të lëniet në fuqi vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485 pika “a” të K.Pr.Civile.


V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.2343 datë 09.10.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë.


Tiranë, më 30.03.2016
Nr. 11118-03138-00-2012 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-864 i Vendimit (107)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   49   50   51   52   53   54   55   56   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish