Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet54/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   50   51   52   53   54   55   56   57   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar
Në seancën gjyqësore të datës 30.03.2016, mori në shqyrtim çështjen civile me nr.11118-03138-00-2012 akti, që u përket palëve:
PADITËS E K/PADITUR: SHOQËRIA “ALBADITA” SH.P.K.

E PADITUR K/PADITËSE: SHOQËRIA “IVNO-110” SH.P.K.

PERSON I TRETË: MINISTRIA E EKONOMISË TRANSPORTIT DHE ENERGJETIKËS.

OBJEKTI I PADISË:

Të detyrohet Shoqëria”IVNO-1100” të shpërbleje dëmin e shkaktuar

në vlerën 6 milion e 580 mije lekë shoqërisë Albadita sh.p.k,

pasi me dashje dhe paramendim ka bllokuar aktivitetin mineral te shoqërisë.
OBJEKT I K/PADISË:

Të detyrohet Shoqëria “Albadita” sh.p.k. të shpërblejë dëmin shkaktuar

Shoqërisë “IVNO-110” sh.p.k. me vlerën 7.100.000 lekë pasi është shkaktar

i ndërprerjes së punës në karrierën e galerisë 3 si dhe prishjen e sipërfaqes së tokës

sipas hartës topografike 1:25000 të “IVNO-110” duke e mbuluar me 3000 m3 sterile në karrierën nr.2 ku punon“Albadita” sh.p.k.

Gjithashtu ka marrë në këtë karrierë poshtë kuotës = 1162

të “IVNO-110” sh.p.k. dhe 400 ton krom.

Baza Ligjore e Padisë: Nenet 608, 640, 644 i K.Civil,

si dhe nenet 45, 49, 50, 59 dhe 80 te Ligjit Mineral.

Baza Ligjore e K/Padisë: Neni 160 i K.Pr.Civile

si dhe nenet 608, 640, 644 te K.Civil,

neni 34 (pika 30dhe 80 të ligjit Mineral Shqiptar.



Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, me vendimin nr.456, datë 11.07.2011, ka vendosur:

1-Pranimin e pjesshëm të kërkesë padisë së palës paditëse të kundrapaditur Shoqëria Albadita sh.p.k.

2-Detyrimin e palës së paditur kundërpaditëse Shoqëria IVNO-1100 sh.p.k,të shpërblejë palën paditëse të kundërpaditur Shoqëria Albadita sh.p.k, për dëmin e shkaktuar në shumën 5.406.069 (pesë milion e katërqind e gjashtë mijë e gjashtëdhjetë e nëntë) lekë.

3-Rrëzimin e kundërpadisë së palës së paditur kundërpaditëses Shoqëria IVNO-1100 sh.p.k, si e pa bazuar në ligj e prova.

4-Shpenzimet gjyqësore në shumën 422.400 (katërqind e njëzet e dy mijë e katërqind) lekë, ku përfishihen taksë mbi aktet dhe pagesë eksperti dhe 4.300 (katërmijë e treqind) lekë taksë njoftimi i lihen në ngarkim palës së paditur kundërpaditëse Shoqëria IVNO-1100 sh.p.k.
Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1006, datë 24.04.2012, ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit civil nr.456, datë 11.07.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër në këtë mënyrë :

Rrëzimin e kërkesë padisë së paditësit të kundërpaditur Shoqëria"Albadita" shpk.

Pranimin e kundër padisë të të paditurit kundër paditës Shoqëria "IVNO-1100" shpk Bulqizë.



Detyrimi i të paditurit kundërpaditës të mos kryej veprime apo mosveprime që pengojnë dhe ndërpresin punimet apo shfrytëzimin e karrierës në galerinë nr.3 nga i padituri kundërpaditës Shoqëria"IVNO-1100" sh.p.k. Bulqizë sipas objektit të kundërpadisë, si dhe t'i paguaj këtij të fundit një shumë të hollash në masën 7.100.000 lekë si dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar.
Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tirane, kanë ushtruar rekurs pala paditëse Shoqëria “Albadita” sh.p.k. dhe person i tretë Ministria e Ekonomisë Transportit dhe Energjetikës, kundër-rekurs pala e paditur k/paditëse, të cilat parashtrojnë këto shkaqe:
Rekurs i palës paditëse Shoqëria “Albadita” sh.p.k.

  • Vetë subjekti IVNO -1100 në seancën gjyqësorë të datës 03 Dhjetor 2010, gjatë diskutimit në seancë ka pohuar se: "Pavarësisht nga dëmi që i kemi shkaktuar njëri-tjetrit, unë kam qenë për marrëveshje, por meqenëse nuk u bë marrëveshja unë jam futur dhe kam punuar në sipërfaqen e dubluar të shoqërisë “Albadita shpk” (kjo ndodhet në procesverbalin e seancës gjyqësore datë 03 dhjetor 2010 dhe që është në dosje).

  • Në faqen nr.3 të akt-ekspertimit, ekspertët theksojnë se: “Subjekti IVNO -1100 nuk ka të drejtë të punojë në sipërfaqen e dubluar pasi ajo është pjesë e lejes minerare të shoqërisë Albadita, gjithashtu edhe nën këtë sipërfaqe nuk mund të punojë pasi rrezikohet sipërfaqja e shoqërisë Albadita". Ekspertët nga verifikimi në vend shprehen se: "Subjekti IVNO -1100 kishte depozituar një pjesë të konsiderueshme një pjesë të sterileve brenda sipërfaqes së subjektit Albadita, të nxjerra nga shfrytëzimi i paligjshëm në sipërfaqen e subjektit Albadita duke i shkaktuar dëm kësaj shoqërie". Gjithashtu ekspertët theksojnë se: "Subjekti IVNO -1100 shpk duhet të punojë nën zonën e dubluar pasi të përfundojë shfrytëzimin subjekti Albadita shpk".

  • Së pari: Gjykata e Shkalles së parë, në vendimin e saj nr.456, datë 11.07.2012 është bazuar në të gjitha provat e paraqitura si nga pala e paditëse e kundërpaditur, ashtu edhe nga pala e paditur kundërpaditëse, ku ndër provat kryesore kanë qenë Akti i ekspertimit paraqitur nga tre inxhinierët ekspertë të fushës, konkretisht: ing.Gjeolog Sefedin Shabani, ing. Marshajder Shaban Leti dhe ing. Miniere Remzi Pupli.

  • Mendoni se subjekti “INVO-1100” Sh.P.K. i ka kryer operacionet e punës në kundërshtim me ato të parashikuara në projektin e tij minerar? Lidhur me këtë pyetje veçojmë një paragraf të aktit të ekspertimit ku thuhet që: “Konkretisht subjekti "INVO-1100” jo vetëm ka punuar në kundërshtim me projektin për licencim nr.2769, datë dhjetor 2000 hartuar nga specialistët e Institutit Minerar, por ka punuar edhe jashtë kushteve teknike të shfrytëzimit, si dhe jashtë kufirit të lejes së tij minerare, në pjesën e sipërme të karrierës, duke shkelur kështu ligjin Minerar

  • A shkruhet në lejen minerare të subjektit “INVO-1100” sh.p.k. se ka të drejtë të punojë në sipërfaqen minerare të subjektit “Albadita” sh.p.k. me punonjës, me mekanizma, me lëndë eksplozive, etj.? Edhe këtu shkëpusim një fragment nga mendimi i ekspertëve sipas të cilëve: Në lejen minerare të subjektit “INVO-1100” nuk shkruhet që ky subjekt të punojë në sipërfaqen e subjektit “Albadita ” etj. ”

  • A shkruhet në lejen minerare të subjektit “INVO-1100” se ka të drejtë të depozitojë sterile të shumta brenda sipërfaqes minerare të subjektit “Albadita”? Dhe në aktin e ekspertimit, përveç të tjerave përcaktohet që: “Kjo gjë nuk shkruhet në asnjë leje minerare. Megjithatë ne pamë që në një pjesë të sipërfaqes së subjektit “Albadita”, subjekti “INVO-1100” kishte depozituar pjesë lë konsiderueshme të sterileve të nxjerra nga shfrytëzimi në karrierë... ”.

  • A shkruhet në lejen minerare dhe në ligjin minerar që asetet e subjektit “Albadita” që janë brenda zonës së tij minerare t’i kalojnë subjektit “INVO-1100” siç janë galeria 14 dhe lugu i shkarkimit të mineralit? Ku shkëpusim nga akti i ekspertimi paragrafin i cili shprehet se: “Albkromi nëpërmjet kontratave me subjektet përkatëse i jep këto asete me qira për aq kohë sa subjekti ka lejen minerare. Asetet e një objekti të caktuar i jepen me qira atij subjekti që ka leje minerare shfrytëzimi në atë objekt. Aq më tepër në rastin konkret subjekti "Albadita" i ka përfshirë brenda sipërfaqes së tij, si galerinë e transportit ashtu edhe lugun e shkarkimit të mineralit. Si ka mundësi që Gjykata e Apelit nuk e merr fare parasysh këtë akt ekspertimi ??

  • Së dyti Gjykata e Apelit Tiranë duke shkelur hapur ligjin ka vendosë edhe mbi një provë që është determinonte në qëndrimin që ka mbajt subjekti licencues dhe kompetente (METE me strukturat e specializuara të saj), që me të drejtë ka zgjidhte në rrugë administrative këtë konflikt duke dhënë të drejtë me grup specialistësh palës paditëse.

  • Kjo del mjaft qarte nga administrimi i një prove që është përcaktuese veç aktit të ekspertimit marre nga gjykata e faktit në shkallë të parë, provë të cilën gjykata e apelit e anashkalon duke mos i dhënë përgjigje se ku e bazon zgjidhjen e kundërt dhe kjo provë nuk mund të anashkalohet pasi është e mjaft e rëndësishme qe i ka dhënë përgjigje mosmarrëveshjes që në hetimin administrativ dhe që është pikërisht shkresa me nr.Prot. 1244, datë 19.05.2010 lëshuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore/Drejtoria Minerare.

  • Nisur nga sa më sipër, është evident fakti se Gjykata e Apelit Tiranë ka shkelur normat procedurale sa i takon paanshmërisë dhe objektivitetit të gjykimit të çështjes, elementë thelbësorë të procesit të rregullt gjyqësor, duke e mbështetur vendimin subjektivisht vetëm mbi pretendimet dhe provat e paraqitura nga ana e palës së paditur kundërpaditëse.

  • Parimi i paanshmërisë dhe objektivitetit të Gjykatës është parim i rëndësishëm procedurial i sanksionuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Neni 42/2 i saj.

  • Së treti, Gjykata ka paragjykuar procesin duke favorizuar hapur palën e paditur kundrapaditëse pasi mbi të njëjtat prova madje pa një riçelje apo hetimi në shkallë të dytë, madje duke mos arsyetuar përse rrëzon një provë shkencore që ka ndikuar për zgjidhje përfundimtare të mosmarrëveshjes në shkallë të parë, i cili është një akt ekspertimi me grup specialistësh që kanë dhënë përgjigje përfundimtare mosmarrëveshjes bazuar në dispozita procedurale-civile përkatëse.




  • Nga ky akt shkencor që ka ndikuar si mendim i kualifikuar dhe shkencor në zgjidhje e mosmarrëveshjes mbi interpretimin dhe bazimin në këtë provë të domosdoshme dhe ligjore të marrë gjatë gjykimit në shkallë të parë, gjykata ka arrit në përfundimin të pranoj padinë dhe të rrëzoj kundërpadinë.

  • Gjykata Apelit duke ndryshuar vendimin e faktit mbi të njëjtat prova dhe duke mos i dhënë kuptim të kundërt këtyre provave, fakton se ka mbajtur hapur anën e të paditurit dhe duke u bërë shkasë për pabarazi dhe shkelje të ligjit....

  • Përfundimisht i kërkojmë gjykatës prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë.


Rekursi i Personi i tretë Ministria e Ekonomisë Transportit dhe Energjetikës.

  • Gjykata e Apelit Tiranë ka shkelur hapur ligjin kur ka vendosur edhe mbi një provë që është determinante në qëndrimin që ka mbajtur subjekti i licencuar dhe kompetente (METE me strukturën e specializuar të saj) që me të drejtë ka zgjidhje në rrugë administrative këtë konflikt duke i dhënë të drejtë me grup specialistësh palës paditëse.

  • Kjo del mjaft qartë nga administrimi i një prove që është përcaktuese veç aktit të ekspertimit marrë nga gjykata e faktit në shkallë të parë, provë të cilën Gjykata e Apelit e anashkalon duke mos i dhënë përgjigje se ku i bazon zgjidhjen e kundërt. Kjo provë nuk mund të anashkalohet pasi është mjaft e rëndësishme dhe i ka dhënë përgjigje mosmarrëveshjes që në hetimin administrativ dhe që është pikërisht shkresa me nr.prot. 1244, datë 19.05.2010 lëshuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore/Drejtoria Minerale.

  • Gjykata ka paragjykuar procesin duke favorizuar hapur palën e paditur kundërpaditëse, pasi mbi të njëjtat prova madje pra një riçelje apo hetimi në shkallë të dytë, madje duke mos arsyetuar përse rrëzon një provë shkresore që ka ndikuar për zgjidhjen përfundimtare të mosmarrëveshjes në shkallë të parë i cili është një akt ekspertimi me grup specialistë që kanë dhënë përgjigje përfundimtare mosmarrëveshjes bazuar në dispozitat procedural-civile përkatëse.

  • Gjykata e Apelit ka qenë e njëanshme në vendimin e saj kjo del nga fakti se ajo nuk përsërit dhe riçel hetimin gjyqësor duke rivlerësuar me një akt tjetër që do të çonte në një zgjidhje të kundërt nga shkalla e parë, të paktën duke zhvlerësuar një provë që ishte determinante për zgjidhjen e mosmarrëveshjes kur apeli vendimin e tij e bazon mbi bazën e kësaj prove.

  • Gjykata nuk mund të vlerësoj ndryshe tek karakteri teknik që do njohuri të posaçme pasi akti i ekspertimit nuk ka qenë në kundërshtim midis eksperteve ( pasi ka qenë unik në zgjidhjen e detyrave për të tre inxhinieret e thirrur në këtë cilësi dhe janë të liçensuar ).


Kundërrekursi i palës së paditur k/paditëse Shoqëria “IVNO-110” sh.p.k.

  • Rekursi i paraqitur në të gjithë përmbajtjen e tij prej 9 faqesh, përmend këtë dispozite në fillim, ku ka të shënuar bazën ligjore të rekursit, në asnjë paragraf të tij nuk përcakton dhe analizon se çfarë dispozite e ligjit nuk është respektuar ose është zbatuar keq nga gjykata e apelit në dhënien e vendimit nr.1006, datë 24.04.2012.

  • Në rekursin e bërë nga “Albadita”sh.p.k., janë të renditura tre shkaqe që ajo i konsideron si shkelje ligjore dhe që i citojmë tekstualisht si në përmbajtjen e rekursit:



  • Së pari, Gjykata e shkallës së parë në vendimin e saj 456, dt. 11.07.2011 është bazuar në të gjitha provat e paraqitura si nga pala paditëse e kundërpaditur, ashtu dhe nga pala e paditur kundërpaditëse, ku ndër provat kryesore kanë qenë akti i ekspertimit paraqitur nga 3 inxhinierët ekspertë të fushës.

  • Së dyti, Gjykata e Apelit Tiranë ka shkelur hapur ligjin dhe mbi një provë që është determinante në qëndrimin që ka mbajt subjekti licencues dhe kompetente (METE me strukturat përgjegjëse të saj), që me të drejtë ka zgjidhë në rrugë administrative këtë konflikt duke i dhënë të drejtë me grup specialistësh palës paditëse.

  • Së treti, Gjykata ka paragjykuar procesin duke favorizuar hapur palën palën e paditur kundërpaditëse, pasi mbi të njëjtat prova madje pa ndonjë riçelje apo hetimi në shkallë të dytë, madje duke mos arsyetuar përse rrëzon një provë shkencore që ka ndikuar për zgjidhje përfundimtare të mosmarrëveshjes në shkallë të parë, i cili është një akt ekspertimi me grup specialistësh që ka dhënë përgjigje përfundimtare mosmarrëveshjes bazuar në dispozita procedurale përkatëse.

  • Pra këto janë shkaqet dhe arsyet e paraqitura në rekurs, dhe siç rezulton nga përmbajtja e tyre dhe nga vetë shtjellimi që bën në rekurs ato nuk kane kanë të bëjnë me mos respektim të ligjit ose zbatim të gabuar të ligjit material e procedural.

  • Në të gjithë përmbajtjen e rekursit, rekursuesi, “Albadita” sh.p.k., bën rivlerësim të provave duke cituar e vlerësuar ato që i interesojnë asaj, dhe kryesisht duke mbështetur arsyetimin e gjykatës se rrethit gjyqësor Dibër. Duke studiuar e analizuar përmbajtjen e rekursit, në thelb aty bëhet një rivlerësim provash të cilat janë vlerësuar si në gjykimin e shkallës së parë dhe në gjykimin në apel, duke i mëshuar problemeve teknike e duke anashkaluar ato ligjore.

  • Në vijim të këtij arsyetimi për pabazueshmërinë e rekursit të bërë nga “Albadita”sh.p.k., argumentet tona i mbështesim dhe në dy vendimet e Gjykatës Kushtetuese nr.17 datë 30.04.2007 dhe nr.8 të vitit 2008 ku kjo gjykatë është shprehur se: "Sipas nenit 472 të K.Pr.Civile, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë ka në kompetencë të shqyrtoje problemet që kanë të bëjnë me mos respektimin e ligjit ose zbatim të gabuar të ligjit material e procedural, por nuk mund të bëjë një rivlerësim të provave në të kundërt me ato që kanë bërë gjykatat e hallkave me të ulëta.

  • Veç sa sipër kërkojmë mospranimin e rekursit si dhe të kërkesës për marrjen e masës së pezullimit të vendimit nr.1006, datë 24.04.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë, jo vetëm se rekursuesit nuk i shkakton ndonjë pasojë të rëndë por dhe për arsye se rekursit nuk i është bashkëlidhur asnjë provë që të vërtetojë ardhjen e pasojës së rëndë e të pariparueshme si pasojë e ekzekutimit të vendimit të formës së prerë.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Artan Broci, dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

Se vendimi nr.1006, datë 24.04.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë është marrë në zbatim të ligjit e si tillë duhet të lihet në fuqi.


I. RRETHANAT E ÇËSHTJES
Nga shqyrtimi gjyqësor i çështjes ka rezultuar e provuar se pala paditëse e kundër-paditur Shoqëria“Albadita” sh.p.k ushtron aktivitetin e saj privat në fushën minerare të nxjerrjes së mineralit të kromit mbi bazën e lejes minerare të shfrytëzimit me nr.496, datë 04.08.1999 e lëshuar nga Ministria e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit sot Ministria e Ekonomisë Transportit dhe Energjetikës, në të cilën janë përcaktuar të drejtat dhe detyrimet që lindin nga kjo leje si për subjektin dhe për shtetin, ku përfshihen zona e shfrytëzimit të mineralit, koordinata përkatëse, sipërfaqja e shfrytëzimit të mineralit, afati i saj, e konkretisht sipërfaqja e shfrytëzimit është në vendburimin Kraste, mbi Galeria nr 4 me "Z" nga kuota +1162 deri në sipërfaqe. Ndërkohë nga Albkrom sha ka marrë me qira si "asset" linjën e shkarkimit të mineralit e cila përfshin Galerinë në kuotën +1150 si dhe "Lugun e shkarkimit" nga kjo galeri deri në sheshin e depozitimit të mineralit në kuotën +1135.

Gjithashtu pala e paditur kundër-paditëse Shoqëria"IVNO-1100" sh.p.k ushtron aktivitetin e saj në fushën minerare privat në fushën minerare të nxjerrjes së mineralit të kromit mbi bazën e lejes minerare të shfrytëzimit me nr 611 të datës 16.03.2001 e lëshuar nga Ministria e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit sot Ministria e Ekonomisë Transportit dhe Energjetikës, në të cilën janë përcaktuar të drejtat dhe detyrimet që lindin nga kjo leje si për subjektin dhe për shtetin, ku përfshihen zona e shfrytëzimit të mineralit, koordinata përkatëse, sipërfaqja e shfrytëzimit të mineralit, afati i saj, e konkretisht sipërfaqja e shfrytëzimit është në vendburimin Kraste, nga dishenteria e Galerisë nr 1, kuota +1073 deri në Galerinë nr 4, +1162.

Të dy palët ndërgjyqëse, shoqëritë minerare "Albadita" dhe "IVNO1100" sipas akteve të depozituara në gjykim deri në mesin e vitit 2009 kanë punuar normalisht duke respektuar radhën e shfrytëzimit të mineralit në një pjesë të dubluar të sipërfaqeve të licencuara sipas lejeve minerare përkatëse, por më pas nga ana e palës së paditur kundërpaditëse është penguar paditësi i kundërpaditur që të shfrytëzojë skemën e transportit e marrë si aset nga Albkrom sha (në likuidim), për të cilën sipas vërtetimit të datës 04.01.2011 vlerën e qerasë sipas ligjit. Për këtë fakt nga ana e përfaqësuesit ligjor të palës paditëse të kundërpaditur, i është drejtuar me shkresa Ministrisë së Ekonomisë Transportit dhe Energjetikës, Drejtorisë së Mbikëqyrjes së shfrytëzimit dhe projekteve, pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, si institucioni i parashikuar në ligjin minerar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të lindura gjatë zbatimit të lejeve minerare të shfrytëzimit me shkresat e datës 07.04.2009, 30.07.2009, 08.09.2009, 29.10.2009.

Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, me vendimin nr.456, datë 11.07.2011, ka vendosur:

1-Pranimin e pjesshëm të kërkesë padisë së palës paditëse të kundrapaditur Shoqëria Albadita sh.p.k.

2-Detyrimin e palës së paditur kundërpaditëse Shoqëria IVNO-1100 sh.p.k,të shpërblejë palën paditëse të kundërpaditur Shoqëria Albadita sh.p.k, për dëmin e shkaktuar në shumën 5.406.069 (pesë milion e katërqind e gjashtë mijë e gjashtëdhjetë e nëntë) lekë.

3-Rrëzimin e kundërpadisë së palës së paditur kundërpaditëses Shoqëria IVNO-1100 sh.p.k, si e pa bazuar në ligj e prova.

4-Shpenzimet gjyqësore në shumën 422.400 (katërqind e njëzet e dy mijë e katërqind) lekë, ku përfshihen taksë mbi aktet dhe pagesë eksperti dhe 4.300 (katërmijë e treqind) lekë taksë njoftimi i lihen në ngarkim palës së paditur kundërpaditëse Shoqëria IVNO-1100 sh.p.k.

Gjykata ndër të tjera ka arsyetuar se:”... Gjykata e shkalles se pare ... ka arritur ne konkluzionin se duhet pranuar pjesërisht kërkesëpadia e paraqitur nga Shoqëria "ALBADITA"shpk me ... dhe rrezuar kundërpadinë e paraqitur nga pala e paditur kundërpaditëse Shoqëria "IVNO1100" ...Së pari: Ne referim te nenit 419 të Kodit Civil ku parashikohet "Detyrimet lindin nga kontratat ose nga ligji." ka rezultuar se në rastin konkret detyrimi nuk është detyrim kontraktor ndaj, për të ekzistuar dëmi jashtë kontraktor duhet të ekzistoje njëkohësisht disa kushte si; ekzistenca e demit, i vërtetë dhe real, ekzistenca e paligjshmërisë se veprimit ose mosveprimit, ekzistenca e fajit dhe ekzistenca e lidhjes shkakësore midis veprimit dhe dëmit te ardhur.



Është provuar gjatë gjykimit që palët ndërgjyqëse janë të licencuara për ushtrimin e veprimtarisë ekonomike të shfrytëzimit të mineralit të kromit në Vendburimin Krastë sipas lejeve përkatëse të dhëna nga institucioni i parashikuar në ligj siç është Ministria e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit ku sot kompetencat e saj i ushtron pala e tretë në gjykim Ministria e Ekonomisë Transportit dhe Energjetikes. Në këto leje përfshihen zona e shfrytëzimit të mineralit, koordinatat përkatëse, sipërfaqja e shfrytëzimit të mineralit, afati i saj, skema e transportit si dhe të gjitha kondicionet në funksion të ushtrimit të këtyre lejeve në përputhje me ligjin. Nga verifikimi i këtyre lejeve për sa i përket sipërfaqeve të tyre nga grupi i eksperteve është arritur në konkluzionin se këto leje pavarësisht nga alternimi i projeksionit horizontal të kësaj sipërfaqe me projeksion horizontal të sipërfaqes tjetër të dy këto leje janë dhëne në përputhje me Ligjin. Këto dy leje nuk kanë mbivendosje në aspektin gjeometrik, dhe nga institucioni përkatës janë përcaktuar qartë zonat e shfrytëzimit për secilin subjekt. Lidhur me mënyrën dhe procedurën për realizimit e veprimtarisë së tyre është shprehur Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore me shkresën e datës 19.05.2010. Janë specialistet e këtij institucioni të cilët nga verifikimi në vend i situatës se krijuar, të cilët kanë konstatuar se është pala e paditur e kundërpaditese, e cila ka punuar duke penguar palën paditëse në skemën e transportit, ku ajo ka qenë e pamundur në realizimin e programit vjetor për nxjerrjen e mineralit të kromit. Në shkresën e sipërcituar është theksuar se skema e transportit është pjesë përbërëse e lejes së palës paditëse për të cilën siç është provuar me vërtetimin e datës 04.01.2011 nga ana e kësaj pale paguhet detyrimi pranë Albkromit. Nga ana e I AKBN-se është kërkuar ndërprerja e veprimtarisë se kundërligjshme e palës se paditur kundërpaditëse dhe ndërkohë të lidhet dhe një aktmarrëveshje mes palëve duke respektuar ligjin dhe Rregulloren e Sigurimit Teknik për Punë në Miniera. Përfaqësuesi i palës së paditur ka pohuar në seancë gjyqësore se ai ka vazhduar punë në sipërfaqen e licencuar ku është lugu i shkarkimit megjithëse ka paraqitur vendimin e ortakeve te datës 20.05.2011 (ku data është e Korrigjuar nga 2011 ne 2010). Nga akti i ekspertimit te inxhiniereve gjeolog maksheder dhe minerar, gjykata e faktit ka tërhequr përfundimin se pala e paditur kundërpaditëse në kryerjen e veprimtarisë së saj në sipërfaqen objekt konflikti ka vepruar në kundërshtim me lejet e miratuara nga pala e tretë në gjykim.

I padituri ka pretenduar se në kryerjen e veprimtarisë së tij mbështetet në shkresën nr 2643/1 të datës 10.11.2010 e cila ka përcaktuar së lejet mbivendosen dhe skema e transportit është pjesë e lejës së të paditurit IVNO-llOO shpk. Gjykata e shkallës së parë ka konstatuar se ky akt është nxjerrë në kundërshtim me nenin 36 të K.Pr.Civile ku parashikohet se "Në juridiksionin e gjykatave hyjnë të gjitha mosmarrëveshjet civile dhe mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në lidhje të veçanta. Juridiksioni gjyqësor civil ushtrohet sipas dispozitave të këtij Kodi dhe ligjeve të tjera. Asnjë institucion tjetër nuk ka të drejtë të pranojë për shqyrtim një mosmarrëveshje civile që është duke u gjykuar nga gjykata. Është e pavlefshme çdo marrëveshje që lidhet në kundërshtim ", ndaj duke e konsideruar këtë akt si akt administrativ i nxjerrë nga një organ i administratës shtetërore në kuptim të nenit 116/b dhe 117 të Kodit të Procedurave Administrative është absolutisht i pavlefshëm dhe nuk sjell pasoja ligjore...”

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1006, datë 24.04.2012 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit civil nr.456, datë 11.07.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër në këtë mënyrë :

Rrëzimin e kërkesë padisë së paditësit të kundërpaditur Shoqëria"Albadita" shpk.

Pranimin e kundër padisë të të paditurit kundër paditës Shoqëria"IVNO-1100" shpk Bulqizë.

Detyrimi i të paditurit kundërpaditës të mos kryej veprime apo mosveprime që pengojnë dhe ndërpresin punimet apo shfrytëzimin e karrierës në galerinë nr.3 nga i padituri kundërpaditës Shoqëria "IVNO-1100" sh.p.k. Bulqizë sipas objektit të kundërpadisë, si dhe t'i paguaj këtij të fundit një shumë të hollash në masën 7.100.000 lekë si dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar.

Gjykata e Apelit Tirane, ndryshe nga çka ka konkluduar për aq sa ka konstatuar gjykata e shkalles se pare, ka arsyetuar se “..."Albadita" ka filluar aktivitetin e liçensuar përpara palës së paditur kundërpaditëse, veprimtari të cilën (konditje si ne kua no), nuk mund ta ushtroje pa u pajisur me liçensën përkatëse nga organi kompetent i cili prezumohet se kur ka pajisur anën e paditur kundërpaditëse me liçensë ka qenë në dijeni të plotë të liçensës së dhënë paraprakisht palës paditëse të kundërpaditur. Kështu ka nisur konflikti midis të paditurit dhe paditësit nën pretendimin e paditësit se vertikalisht sipërfaqja e liçensuar palës së paditur i nënvendoset pjesërisht me sipërfaqen e liçensuar palës së paditur kundërpaditëse. Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri organik të dyja palët me mirëkuptim duhet të gjenin mënyrat, modalitetet se si të shfrytëzonin sipërfaqet e tyre të liçensuara pa dëmtuar vetveten dhe njeri-tjetrin si dhe të kryenin transportet përkatëse të veprimtarisë së tyre.



Nga gjykata e shkallës së parë është përcaktuar se sa është dëmi përsa i përket kërkimeve në padi dhe kundërpadi dhe gjykata e Apelit e sheh me vend që të konstatojë kush ka qenë nga palët i pari që me veprimet dhe mosveprimet e veta ka penguar palën tjetër të ushtrojë veprimtarinë e liçensuar duke i sjelle kështu realisht me veprimet me dashje palës tjetër dëm.

Përsa provohet nga gjykimi në shkallë të parë provat dhe pretendimet e palëve, rezulton se është pala paditëse ajo që me pa të drejtë ka penguar veprimtarinë e ligjshme dhe të liçensuar të palës së paditur kundërpaditëse, fakt ky që bën Gjykatën e Apelit të çmojë dhe të vendos rrëzimin e padisë dhe pranimin e kundërpadisë, duke detyruar palën paditëse te kundërpaditur të dëmshpërbleje të paditurin kundërpaditës për demin e shkaktuar në masën 7.100.000 leke siç është përcaktuar në aktin e ekspertimit.

Nisur nga sa me siper Gjykata e Apelit çmon dhe krijon bindjen e brendshme juridike se ky vendim duhet të ndryshohet dhe palës paditëse të kundërpaditur duhet t'i rrezohet padia dhe palës se paditur kundërpaditese duhet t'i pranohet kundërpadia...”

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tirane, kanë ushtruar rekurs pala paditëse Shoqëria “Albadita” sh. p. k. dhe person i tretë Ministria e Ekonomisë Transportit dhe Energjetikës, kundër-rekurs pala e paditur k/paditëse, me shkaqet e sipërpërmendura në pjesën hyrëse të këtij gjykimi.


II. LIGJI I ZBATUESHËM
Nenet 608,640,644 i K. Civil,

Nenet 45,49,50,59 dhe 80 te Ligjit Mineral.


III. KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON
Se pretendimet e parashtruara në rekursin e paraqitur nga pala paditëse, nuk përbëjnë shkaqe ligjore në kuptim të Nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile që të motivojnë cenimin e vendimit nr.1006, datë 24.04.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Nga shqyrtimi në tërësi i kësaj çështje, të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve nga gjykatat e faktit, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve të palëve, të vendimeve të gjykatave të faktit, si dhe shkaqeve të rekursit, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se arsyetimi dhe përfundimi i arritur nga Gjykata e Apelit është rrjedhojë e zbatimit të drejtë të ligjit, prandaj vendimi i kësaj gjykate duhet të lihet në fuqi.

Neni 608 i Kodit Civil përcakton se “Personi që në mënyrë të paligjshme dhe me faj, i shkakton tjetrit një dëm në personin dhe pasurinë e tij, detyrohet të shpërblejë dëmin e shkaktuar”. Kështu, dëmi në pasuri apo në person i shkaktuar në mënyrë të paligjshme nga një person përbën faktin juridik të kategorisë së veprimeve njerëzore që vijnë ndesh me ndalesat ligjore, vërtetimi i së cilës pas sjell disa pasojave ligjore kundrejt pasurisë së dëmtuesit, duke u krijuar detyrime sikurse përcaktohet edhe në nenin 420 të Kodit Civil.

Kështu, neni 608 i Kodit Civil parashikon faktin juridik njerëzor të sjelljes së paligjshme dhe me faj të një personi që i shkakton dëm një personi tjetër. Nga ana e gjykatave, sipas parimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm është vërtetuar fakti i paligjshëm dhe lidhja shkakësore e tij me dëmin, duke lindur në këtë mënyrë marrëdhënia e detyrimit (e drejta subjektive e personit të dëmtuar për të kërkuar dëmshpërblim dhe detyrimi i personit përgjegjës për ta shlyer atë).

Në thelb, me nenin 608 të Kodit Civil, Ligjvënësi parashikon mbrojtjen nga fakti i paligjshëm i të tretit të të drejtave të njeriut, posaçërisht të të drejtave subjektive (absolute a relative) të personalitetit dhe të pronësisë (reale), sikurse janë e drejta e jetës, shëndetit, personalitetit, dinjitetit, familjes, jetës private, pronës, etj.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se nga ana e gjykatës së Apelit Tiranë është vërtetuar në mënyrë kumulative se ekzistojnë:



së pari, fakti i paligjshëm i shfaqur dhe i vërtetuar në botën objektive, ndërprerja e punës në karierën e galerisë 3 si dhe prishjen e sipërfaqes së tokës sipas hartës topografike 1:25000 të “IVNO-110”, duke e mbuluar me 3000 m3 sterile në karrierën nr.2 ku punon“Albadita” sh.p.k., dhe gjithashtu marrja në këtë karrierë poshtë kuotës = 1162 të “IVNO-110” sh.p.k., 400 ton krom, vërtetuar ky fakt i paligjshëm me shkresën nr 2643/1 të datës 10.11.2010 e cila ka përcaktuar së lejet mbivendosen dhe skema e transportit është pjesë e lejes së të paditurit IVNO-llOO sh.p.k;

së dyti ekzistencën e dëmit, i cili ka rrjedhur nga veprimi i paligjshëm i përshkruar më sipër;

së treti, që shkelja e kryer ka ndodhur me faj dhe me konceptin juridik të fajit kuptojmë tërësinë e qëndrimit psikik të dëmtuesit kundrejt veprimeve apo mosveprimeve të paligjshme të ndërmarra nga ai dhe pasojës së ardhur;

së katërti, në nenin 609 të Kodit Civil parashikohet se “Dëmi duhet të jetë rrjedhim i drejtpërdrejtë dhe i menjëhershëm i veprimit ose mosveprimit të personit”. Kështu, Gjykata vlerëson se, në zbatim të nenit 609 të Kodit Civil për pranimin e përgjegjësisë civile jashtëkontraktore, vërtetohet lidhja shkakësore materiale ndërmjet sjelljes (veprimit a mosveprimit) së paligjshme e me faj dhe dëmit të shkaktuar.

Pretendimet e paraqitura në rekurs kanë të bëjnë me analizën dhe vlerësimin e provave, proces ky që është objekt i shqyrtimit nga gjykatat e faktit dhe jo i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë.

Në juridiksionin rishikues të Gjykatës së Lartë përfshihen vetëm rastet rigorozisht të përcaktuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, që lidhen me mosrespektimin ose zbatimin e gabuar të ligjit, si dhe me shkeljet e rënda të normave procedurale apo shkelje procedurale që kanë ndikuar në dhënien e vendimit.

Në shqyrtim të tërësisë së gjykimit të kësaj çështje, të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve e prapësimeve të palëve, të vendimeve të gjykatave të faktit, shkaqeve të rekursit, si dhe parashtrimeve në seancë gjyqësore, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se arsyetimi dhe përfundimi i arritur nga gjykata e apelit është rrjedhojë e respektimit dhe zbatimit të kërkesave të ligjit material dhe atij procedural.

Ky kolegj evidenton se gjykata e apelit ka zhvilluar një proces të rregullt ligjor, duke garantuar zhvillimin e një hetimi të plotë e të gjithanshëm të mosmarrëveshjes objekt gjykimi, si dhe iu ka dhënë përgjigje të gjitha kërkimeve dhe pretendimeve të palëve të ngritura në gjykim dhe në ankim.

Gjykata e apelit ka bërë një analizë tërësore dhe objektive të provave (neni 126 i K.Pr.Civile); i ka çmuar ato, në bazë të bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi në tërësinë e rrethanave të çështjes duke zgjidhur mosmarrëveshjen konkrete në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi (neni 16 i K.Pr.Civile). Gjykata e apelit ka analizuar provat e paraqitura nga paditësja të administruara në gjykimin në shkallë të parë.

Sipas gërmës “a” të nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile, kërkohet që nga ana e gjykatave të faktit të mos jetë respektuar ose të jetë zbatuar keq ligji. Në rekursin e paraqitur nga ana e palës paditëse nuk argumentohet një gjë e tillë. Pretendimi se gjykata e apelit ka zbatuar gabim nenin 608 të K. Civil, nuk rezulton të gjejë mbështetje në vetë këtë ligj e në raport me të drejtën e pretenduar dhe gjendjen e faktit të vërtetuar gjatë gjykimit.

Rezulton se këto fakte e rrethana janë vënë në diskutim gjatë gjykimit dhe janë vlerësuar nga gjykata e apelit në tërësinë e provave të administruara.

Sipas gërmës “b” të nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile kërkohet që nga ana e gjykatës së shkallës së parë dhe ajo e apelit të ketë shkelje të rënda të normave procedurale (neni 467 i K.Pr.Civile). Në rastin konkret nuk ngrihen në rekurs dhe nuk rezulton që, si gjykata e shkallës së parë dhe ajo e apelit, të kenë shkelur dispozitat mbi juridiksionin dhe kompetencën, që përbërja e trupit gjykues të ketë qenë e parregullt apo vendimi të mos jetë nënshkruar nga anëtarët e tij, që çështja të jetë gjykuar në mungesë të palëve, që të mos jetë formuar drejt ndërgjyqësia apo të mungojnë ose të jenë të pavlefshme aktet procedurale që kanë ndikuar në dhënien e vendimit.

Edhe në lidhje me këtë rast, sikurse rezulton nga gjykimi i çështjes në shkallë të parë, nga ankimi, nga gjykimi në apel dhe nga rekursi, pala paditëse jo vetëm që nuk ka ngritur pretendime të tilla, por edhe nga shqyrtimi e akteve procedurale nuk konstatohen shkelje të normave procedurale.

Për sa më sipër Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se në përputhje me nenin 485/a të K.Pr.Civile duhet të vendoset lënia në fuqi e vendimit nr.1006, datë 24.04.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë, si një vendim i drejtë dhe në përputhje me ligjin.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485 pika “a” të K.Pr.Civile.


V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.1006, datë 24.04.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë.



Tiranë, më 30.03.2016
MENDIM PAKICE

  1. Unë, gjyqtari në pakicë Admir Thanza, lidhur me çështjen 11118-03138-00-2012 i Regj. Themeltar, kam mendimin se rekursi i paraqitur nga pala paditëse e k/paditur Shoqëria “Albadita” shpk., dhe personi i tretë Ministria e Ekonomisë Transportit dhe Energjitikës përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që motivojnë cenimin vendimit nr.1006, datë 24.04.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë, që ka vendosur: “Ndryshimin e vendimit civil nr.456, datë 11.07.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër....”

  2. Vendimi i shumicës që ka vendosur: lënien në fuqi të vendimit nr.1006, datë 24.04.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë, vlerësoj se është në marrë në zbatim të gabuar të ligjit procedural.

  3. Referuar materialeve të çështjes ka rezultuar e provuar se pala paditëse e kundër-paditur Shoqëria “Albadita” sh.p.k ushtron aktivitetin e saj privat në fushën minerare të nxjerrjes së mineralit të kromit, mbi bazën e lejes minerare të shfrytëzimit me nr.496, datë 04.08.1999 e lëshuar nga Ministria e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit sot Ministria e Ekonomisë Transportit dhe Energjetikës, në të cilën janë përcaktuar të drejtat dhe detyrimet që lindin nga kjo leje si për subjektin dhe për shtetin, ku përfshihen zona e shfrytëzimit të mineralit, koordinata përkatëse, sipërfaqja e shfrytëzimit të mineralit, afati i saj, e konkretisht sipërfaqja e shfrytëzimit është në vendburimin Kraste, mbi Galeria nr 4 me "Z" nga kuota +1162 deri në sipërfaqe. Ndërkohë Albkrom sha ka marrë me qira si "asset" linjën e shkarkimit të mineralit e cila përfshin Galerinë në kuotën +1150 si dhe "Lugun e shkarkimit" nga kjo galeri deri në sheshin e depozitimit të mineralit në kuotën +1135.

  4. Gjithashtu pala e paditur kundër-paditëse Shoqëria"IVNO-1100" sh.p.k ushtron aktivitetin e saj në fushën minerare privat në fushën minerare të nxjerrjes së mineralit të kromit mbi bazën e lejes minerare të shfrytëzimit me nr 611 të datës 16.03.2001 e lëshuar nga Ministria e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit sot Ministria e Ekonomisë Transportit dhe Energjetikës, në të cilën janë përcaktuar të drejtat dhe detyrimet që lindin nga kjo leje si për subjektin dhe për shtetin, ku përfshihen zona e shfrytëzimit të mineralit, koordinata përkatëse, sipërfaqja e shfrytëzimit të mineralit, afati i saj, e konkretisht sipërfaqja e shfrytëzimit është në vendburimin Kraste, nga dishenteria e Galerisë nr 1, kuota +1073 deri në Galerinë nr 4, +1162.

  5. Të dy palët ndërgjyqëse, shoqëritë minerare "Albadita" dhe "IVNO1100" sipas akteve të depozituara në gjykim deri në mesin e vitit 2009 kanë punuar normalisht duke respektuar radhën e shfrytëzimit të mineralit në një pjesë të dubluar të sipërfaqeve të licencuara sipas lejeve minerare përkatëse, por më pas nga ana e palës së paditur kundërpaditëse është penguar paditësi i kundërpaditur që të shfrytëzojë skemën e transportit e marrë si aset nga Albkrom sha (në likuidim), për të cilën sipas vërtetimit të datës 04.01.2011 vlerën e qerasë sipas ligjit. Për këtë fakt nga ana e përfaqësuesit ligjor të palës paditëse të kundërpaditur, i është drejtuar me shkresa Ministrisë së Ekonomisë Transportit dhe Energjetikës, Drejtorisë së Mbikëqyrjes së shfrytëzimit dhe projekteve, pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, si institucioni i parashikuar në ligjin minerar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të lindura gjatë zbatimit të lejeve minerare të shfrytëzimit me shkresat e datës 07.04.2009, 30.07.2009, 08.09.2009, 29.10.2009.

  6. Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, me vendimin nr.456, datë 11.07.2011, ka vendosur:

1-Pranimin e pjesshëm të kërkesë padisë së palës paditëse të kundrapaditur Shoqëria Albadita sh.p.k.

2-Detyrimin e palës së paditur kundërpaditëse Shoqëria IVNO-1100 sh.p.k,të shpërblejë palën paditëse të kundërpaditur Shoqëria Albadita sh.p.k, për dëmin e shkaktuar në shumën 5.406.069 (pesë milion e katërqind e gjashtë mijë e gjashtëdhjetë e nëntë) lekë.

3-Rrëzimin e kundërpadisë së palës së paditur kundërpaditëses Shoqëria IVNO-1100 sh.p.k, si e pa bazuar në ligj e prova.

4-Shpenzimet gjyqësore në shumën 422.400 (katërqind e njëzet e dy mijë e katërqind) lekë, ku përfshihen taksë mbi aktet dhe pagesë eksperti dhe 4.300 (katërmijë e treqind) lekë taksë njoftimi i lihen në ngarkim palës së paditur kundërpaditëse Shoqëria IVNO-1100 sh.p.k.

  1. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1006, datë 24.04.2012, ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit civil nr.456, datë 11.07.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër në këtë mënyrë:

Rrëzimin e kërkesë padisë së paditësit të kundërpaditur Shoqëria"Albadita" sh.p.k.

Pranimin e kundër padisë të të paditurit kundër paditës Shoqëria"IVNO-1100" shpk Bulqizë.

Detyrimi i të paditurit kundërpaditës të mos kryejë veprime apo mosveprime që pengojnë dhe ndërpresin punimet apo shfrytëzimin e karrierës në galerinë nr.3 nga i padituri kundërpaditës Shoqëria"IVNO-1100" sh.p.k. Bulqizë sipas objektit të kundërpadisë, si dhe t'i paguajë këtij të fundit një shumë të hollash në masën 7.100.000 lekë si dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar.

  1. Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tirane, kanë ushtruar rekurs pala paditëse Shoqëria “Albadita” sh.p.k. dhe person i tretë Ministria e Ekonomisë Transportit dhe Energjetikës, kundër-rekurs pala e paditur k/paditëse, me shkaqet e sipërpërmendura në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

  2. Shumica në vendimin e saj ka vlerësuar se shkaqet e paraqitura në rekursin e paraqitur nga pala paditëse, nuk përbëjnë shkaqe ligjore në kuptim të nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile që të motivojnë cenimin e vendimit nr.1006, datë 24.04.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë.

  3. Shumica në vendimin e saj nuk përmend fare tek vlerësimi i Gjykatës së Lartë rekursin e bërë nga personi i tretë Ministria e Ekonomisë Transportit dhe Energjitikës. Në këto kushte shumica nuk i jep asnjë përgjigje pretendimeve të ngritura në rekurs nga kjo palë.

  4. Nga ana e shumicës nuk është dhënë asnjë argument për vlerësimin e saj lidhur me natyrën e marrëdhënies juridike në gjykim, por në vija të përgjithshme ka çmuar ”... se gjykata e apelit ka zhvilluar një proces të rregullt ligjor, duke garantuar zhvillimin e një hetimi të plotë e të gjithanshëm të mosmarrëveshjes objekt gjykimi, si dhe i’u ka dhënë përgjigje të gjitha kërkimeve dhe pretendimeve të palëve të ngritura në gjykim dhe në ankim... Sipas gërmës “a” të nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile, kërkohet që nga ana e gjykatave të faktit të mos jetë respektuar ose të jetë zbatuar keq ligji. Në rekursin e paraqitur nga ana e palës paditëse nuk argumentohet një gjë e tillë.(...).”

  5. Si pakicë vlerësoj se shumica ka arsyetuar gabim, pasi duke ju referuar shkaqeve të ngritura në rekurs, si pala paditëse ashtu dhe personi i tretë ngrejnë pretendime për hetimin jo të plotë që ka zhvilluar gjykata e apelit. Shkak ky që konsiderohet keqzbatimin i ligjit nga ana e gjykatës së apelit dhe që merret në analizë në gjykimin në Gjykatë të Lartë.

  6. Referuar materialeve të çështjes kam mendimin se nga ana e gjykatës së apelit nuk është bërë një analizë tërësore dhe objektive të provave (neni 126 i K.Pr.Civile).

  7. Gjykata e apelit nuk ka hetuar plotësisht dhe mjaftueshëm lidhur:

- me lejet e shfrytëzimit të palëve ndërgjyqëse;

- lidhur me përcaktimin e saktë të të drejtave dhe detyrimeve të palëve që

rrjedhin nga këto leje;

- me përcaktimet në lejet përkatëse të shfrytëzimit;

- me evidentimin e saktë zonave respektive të shfrytëzimit të mineralit,

koordinatave, sipërfaqeve dhe kuotave të shfrytëzimit;

- me skemën e transportit sipas parashikimeve në lejet respektive.


  1. Gjykata e apelit nuk ka hetuar dhe nuk ka marrë fare në konsideratë shkresën nr.prot.1244, datë 19.05.2010, të Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Drejtoria Minerale si përgjigje lidhur me mosmarrëveshjen nga hetimi administrativ.

  2. Si pakicë çmoj të theksoj se një ndër kërkesat themelore që duhet të plotësojë vendimi gjyqësor janë ligjshmëria dhe argumentimi i tij; elemente ligjore këto që i mungojnë vendimit të gjykatës së apelit rezultat i zbatimit të gabuar të ligjit procedural. Këto kërkesa çmoj se mungojnë të vendimi i gjykatës së apelit. Ky vendim është rrjedhojë e një analize jo të plotë dhe objektive të provave sipas nenit 126 të K.Pr.Civile.

  3. Në këto rrethana si pakicë kam mendimin se nga gjykata e apelit nuk është kryer një hetim i plotë dhe i gjithanshëm i çështjes, në përputhje me ligjin i parashikuar nga neni 14 i K.Pr.Civile dhe se vendimi nuk është rezultat i një analize të plotë të provave (neni 126 i K.Pr.Civile). Si rezultat i kësaj nuk është përcaktuar drejt marrëdhënia juridike mes palëve ndërgjyqëse dhe rrjedhimisht dhe objekti i mosmarrëveshjes në gjykim.

  4. Si pakicë, në këto kushte vlerësoj se çështja duhet të kthehet për rigjykim në gjykatën e apelit, e cila ka të gjithë hapësirën procedurale që nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14) dhe, duke bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen ta zgjidhë atë në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi (neni 16), duke riçelur hetimin gjyqësor dhe orientuar atë në zbatimin e detyrave të mësipërme.

  5. Përfundimisht, si pakicë çmoj se vendimi nr.1006, datë 24.04.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë është rrjedhojë e zbatimit të keq të ligjit procedural dhe rrjedhojë e një hetimi jo të plotë e të gjithanshëm dhe për këtë shkak duhej të prishej dhe çështja të kthehej për rigjykim asaj gjykate me tjetër trup gjykues.

Admir Thanza



Nr. 31003-01975-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-865 i Vendimit (108)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   50   51   52   53   54   55   56   57   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish