Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet21/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   17   18   19   20   21   22   23   24   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej :
Ardian Nuni Kryesues

Mirela Fana Anëtare

Aleksandër Muskaj Anëtar

në datën 10.03.2016 shqyrtoi në seancë gjyqësore çështjen civile me palë:


PADITËS: R.S.A SH.P.K, përfaqësuar në gjykim nga av. Altin Ibro

I PADITUR: ALBTELEKOM SH.A TIRANË, përfaqësuar në gjykim nga Suela Zyberi dhe Valbona Greva.


OBJEKTI:

Anulimin e aktit administrativ nr.665 Prot, datë 26.10.2007

të nxjerrë nga i padituri "Albtelecom" sh.a për ndërprerjen

në mënyrë të menjëhershme të interkoneksionit

si dhe detyrimin e palës së paditur për të rilidhur interkoneksionin e ndërprerë.

Dhënien e vendimit gjyqësor "Me ekzekutim të përkohshëm"

duke u lëshuar sinjali i ndërprerë.

Baza Ligjore: Neni 324 e vijues K.Pr.C

si dhe neni 317 paragrafi i fundit K.Pr.C.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr.1068, datë 11.02.2008, ka vendosur:

“Pranimin e padisë. Anullimin e aktit administrativ nr.665 Prot, datë 26.10.2007 të nxjerrë nga i padituri “Albtelecom” sh.a për ndërprerjen nga ana e saj në mënyrë të menjëhershme e të njëanshme të interkoneksionit si dhe detyrimin e kësaj të fundit d.m.th. të të paditurit “Albtelecom” sh.a për të rilidhur interkoneksionin e ndërprerë.

Dhënien e këtij vendimi gjyqësor për sa sipër me “ekzekutim të përkohshëm”, duke u lëshuar sinjali përkatës i ndërprerë.”.
Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.1682, datë 11.12.2009, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit civil nr.1068, datë 11.02.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.”.


Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka ushtruar rekurs pala e paditur shoqëria “Albtelecom” SHA, duke kërkuar:Prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe të vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe pushimin e gjykimit të çështjes”.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATЁS SЁ LARTЁ

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Aleksandër Muskaj; si shqyrtoi në tërësi çështjen, dëgjoi përfaqësuesin e palës paditëse R.S.A sh.p.k që kërkoi lënien në fuqi të vendimeve; përfaqësuesen e palës së paditur Albtelecom sh.a që kërkoi prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe të vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe rrëzimin e padisë.


V Ё R E N

I. RRETHANAT E FAKTIT.

  1. Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, nga aktet e dosjes gjyqësore i rezultojnë të pranuara nga gjykatat e faktit rrethanat si vijon :

  2. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se pala paditëse, shoqëria “RSA” sh.p.k është regjistruar si person juridik me vendimin nr.25787, datë 14.05.2001 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me objekt veprimtarie në fushën e telekomunikacionve për të cilën është pajisur me licensën përkatëse nga Enti Rregullator i Telekomunikacioneve, regjistruar pranë organeve tatimore me Nipt K21518001M.

  3. Midis palës paditëse, shoqërisë “RSA” sh.p.k dhe palës së paditur shoqërisë “Albtelecom” sh.a është lidhur marrëveshja e interkoneksionit nr.1619 Prot., datë 23.03.2007, që ka patur për objekt sigurimin dhe rregullimin e interkoneskionit ndërmjet rrjeteve respektive të telekomunikacioneve të palëve, shërbimeve të intrekoneskionit; në të cilën janë përcaktuar të drejtat dhe detyrimet reciproke të palëve.

  4. Me aktin nr.665, datë 26.10.2007, pala e paditur ka ndërprerë interkoneksionin me argumentin se pala paditëse nuk ka shlyer detyrimet e saj kontraktore (pagesat përkatëse sipas faturave mujore).

  5. Pala paditëse, shoqëria “RSA” sh.p.k, me pretendimin se nga pala e paditur është zgjidhur në mënyrë të menjëhershme dhe të njëanshme kontrata e interkoneksionit duke ndërprerë shërbimet e interkoneksionit, me padinë e datës 26.11.2007, ka kërkuar si në objektin e saj, pasqyruar në pjesët hyrëse të vendimeve të gjykatave të faktit, pas ndryshimit të bërë gjatë gjykimit.


II. PROCEDURA GJYQËSORE.


  1. Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr.1068, datë 11.02.2008 ka vendosur: Pranimin e padisë. Anullimin e aktit administrativ nr.665 Prot, datë 26.10.2007 të nxjerrë nga i padituri “Albtelecom” sh.a për ndërprerjen nga ana e saj në mënyrë të menjëhershme e të njëanshme të interkoneksionit si dhe detyrimin e kësaj të fundit d.m.th. të të paditurit “Albtelecom” sh.a për të rilidhur interkoneksionin e ndërprerë.

Dhënien e këtij vendimi gjyqësor për sa sipër me “ekzekutim të përkohshëm”, duke u lëshuar sinjali përkatës i ndërprerë.”.

  1. Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.1682, datë 11.12.2009 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit civil nr.1068, datë 11.02.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.”.

  1. Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka ushtruar rekurs pala e paditur shoqëria “Albtelecom” sh.a, duke kërkuar: “Prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe të vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe pushimin e gjykimit të çështjes”. Në shkaqet e rekursit veçohen:

  • Vendimet e gjykatave janë dhënë në kundërshtim me ligjin dhe marrëveshjen e interkoneksionit të lidhur midis ne palëve ndërgjyqëse, si dhe janë të pabazuar në prova.

  • Me ndryshimin e objektit të padisë, duke hequr dorë nga gjykimi për të marrë masën e sigurimit të padisë dhe për dëmin e shkaktuar dhe fitimin e munguar, sikurse ka vepruar pala paditëse, padia nuk ka bazë ligjore, sepse nuk ka pasojë dhe as objekt shqyrtimi.

  • Kërkesa e paditësit për lëshim sinjali duke u dhënë vendimi me ekzekutim të përkohshëm (neni 317 i K.Pr.Civile), bie ndesh me vendimin njësues nr.10, datë 24.03.2004 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Gjykata, me hapjen e sinjalit pa klauzolë garancie ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe marrëveshjen e interkoneksionit.

  • Aktualisht me palën paditëse jemi në gjykim duke i kërkuar detyrimet kontraktuale të papërmbushura prej saj.

  • Pala paditëse nuk ka plotësuar detyrimet kontraktuale dhe sipas përcaktimeve të kreut XV, pikës 3 ne kemi të drejtë të ndërpresim marrëveshjen. Pikërisht ndërprerja është bërë pas evidentimit të detyrimeve të palikuiduara të palës paditëse, faturave dhe rakordimeve të pranuara prej vetë saj.

  • Pala paditëse ka 17 fatura pa likuiduar, nga korriku 2006 deri gusht 2007. Të gjitha këto fatura janë bërë me proces verbale trafiku të firmosura nga palët dhe me fatura të pranuara prej saj.

  • Ndërkohë për detyrimet e pashlyera të vitit 2006 me palën paditëse është nënshkruar marrëveshja e datës 15.02.2007 me të cilën pala paditëse ka marrë përsipër të paguajë detyrimet deri datë 15.06.2007 dhe në rast të mosshlyerjes së detyrimit do t’i ndërpritet interkoneksioni pa paralajmërim. Gjykata gabon kur e konsideron këtë marrëveshje jo si pjesë së marrëveshjes së interkoneksionit.


III. ARSYETIMI I GJYKATAVE



  1. Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr.1068, datë 11.02.2008, ka argumentuar se: “…(omissis) rezultoi se ndërprerjen e menjëhershme e në mënyrë të njëanshme pala e paditur e ka mbështetur në “...në kreun 15 pika 3 të kontratës dt. 23.03.2007 të lidhur midis palëve ndërgjyqëse, ku përcaktohet se: “ ……Palët mund të ndërpresin në mënyrë të njëanshme e të menjëhershme marrëveshjen vetëm kur njëra nga palët: - ndërpret pagesën, shkon drejt likujdimit ose është deklaruar në falimentim”; - “Gjykata e rrëzon si të pabazuar referimin ligjor dhe shkakun si më sipër të ndërprerjes se marrëdhënieve të interkoneksionit, për arsyet si vijojnë: 1) “...referimi ligjor si më lart ka parasysh rastet e ndërprerjes se interkoneksionit, vetëm atëhëre, kur pala kontraktore me koshiencë të plotë ndërpret e refuzon të bëjë pagesat e detyrimeve ; ndërkohë që rasti i palës paditëse nuk është i tillë - ... provohet plotësisht se...pala paditëse asnjëherë nuk ka refuzuar apo ka kërkuar të ndërpresë pagesat e detyrimeve të saj; fakt ky, që del qartë nga hartimi i faturave përkatëse nga pala e paditur si dhe pranimi i proçes-verbaleve përkatëse të hartuara gjithashtu nga pala e paditur e të pranuara herë pas herë nga pala paditëse. 2) Nga ana tjetër, gjykata konstaton e krijon bindjen e plotë juridike në këtë gjykim se konflikti midis palëve kontraktore ka qëndruar jo në refuzimin e palës paditëse për të bërë pagesat ndaj palës së paditur dhe për ti ndërprerë këto pagesa; porse ky konflikt si më sipër ka qëndruar në faktin e “mosrakordimit” të vlerave të detyrimeve midis palëve si dhe afatet kohore për shlyerjen e tyre; rakordim ky, për të cilin gjykata konstaton se në vështrim të pikës 3/2 të aneksit 3 të kontratës së interkoneksionit dt. 23.03.2007 kërkohet domosdoshmërisht hartimi i “një proçes-verbali të përbashkët të të dy palëve” nëpërmjet të cilit duhet të evidentoheshin e të bihej dakort për shërbimet e trafikut dhe detyrimet reciproke të palëve. Pikërisht, një “proçes-verbal reakordimi” si më sipër për zbatimin e kontratës së interkoneksionit dr, 23.03.2007 objekt të këtij gjykimi, rezulton, se deri më sot nuk është mbajtur midis palëve megjithë insistimin e palës paditëse; çka çmohet nga gjykata se e bën të pavlefshme zgjidhjen në mënyrë të njëanshme e të menjëhershme të këtyre marrëdhënieve të interkoneksionit; qoftë kjo ndërprerje edhe përkohësisht, sikurse kërkon rasti i parashikuar nga kreu 15, pika 6 në lidhje me aneksin 3, pika 5,6 të kontratës objekt gjykimi”. - 3) Gjykata ka rrëzuar si të pabazuar pretendim e palës së paditur, sipas së cilës me marrëveshjen e datës 15.02.2007 ka paditëse ka pranuar shlyerjen e detyrimeve të vitit 2006, “...pasi konstaton se aktmarrëveshja si më siper e dt. 15.02.2007 nuk është bërë pjesë e aktmarrëveshjes së mëpasme dmth asaj aktuale të interkoneksionit të dt. 23.03.2007 të lidhur midis palëve ndërgjyqëse (për këtë shih më konkretisht pikën 5 të kreut te 2 e vijues të kontratës në fuqi dt. 23.03.2007)”;

...gjykata vë në dukje se akti në fjalë nr.665 prot, dt.26.10.2007, përbën një akt administrative nisur nga rrethanat si vijon: 1) Organi që e ka nxjerrë atë është një ent publik që e shtrin veprimtarinë në fushën e shërbimeve publike, sikurse është telekomunikacioni, 2) Që në entin publik në fjalë dmth “ Albtelekom” sha është aksioner edhe shteti; 3) Organi drejtues që e ka nxjerrë aktin në fjalë ka funksione administrative dhe 4) Që akti nr.665 prot dt. 26.10.2007 ka sjellë pasoja juridike individuale për palën paditëse; kërkesa dhe veçori këto të aktit që rezultojnë se janë në përputhje me nenin 3, 105 e vijues të K.P.Administrive)”; - gjykata e ka çmuar të drejtë kërkimin për dhënien e vendimit me ekzekutim të përkohshëm…”.

  1. Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.1682, datë 11.12.2009 ka arsyetuar po në të njëjtën mënyrë.


IV. NË LIDHJE ME REKURSIN E USHTRUAR


  1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim e në vlerësim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, pretendimeve të palëve, si dhe pjesës arsyetuese të vendimeve gjyqësore, arrin në përfundimin se, rekursi i paraqitur nga pala e paditur përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që bëjnë të cenueshëm Vendimin nr.1682, datë 11.12.2009 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

  2. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vëren se, në marrjen e vendimit nr.1682, datë 11.12.2009, të Gjykatës së Apelit Tiranë, nuk janë respektuar dispozitat e ligjit material dhe procedural civil, duke bërë një cilësim të gabuar të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, si dhe duke e zgjidhur atë në zbatim të gabuar me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi (neni 16 i K.Pr.Civile).

  3. Nga rrethanat e faktit ka rezultuar se, mes palëve ndërgjyqëse, është lidhur një kontratë me objekt sigurimin dhe rregullimin e interkoneskionit ndërmjet rrjeteve respektive të telekomunikacioneve të palëve, shërbimeve të intrekoneskionit; në të cilën janë përcaktuar të drejtat dhe detyrimet reciproke të palëve.

  4. Me aktin nr.665, datë 26.10.2007, pala e paditur ka ndërprerë interkoneksionin me argumentin se pala paditëse, nuk ka shlyer detyrimet e saj kontraktore (pagesat përkatëse sipas faturave mujore).

  5. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, detyrë e gjykatës përpara se të zgjidhë një çështje është që, të përcaktojë qartë natyrën juridike të mosmarrëveshjes, pra nëse në rastin konkret bëhet fjalë për një detyrim që rrjedh nga një marrëdhënie juridike civile apo nga një marrëdhënie juridike administrative. Në nenin 16 të Kodit të Procedurës Civile përcaktohet se: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët. Megjithatë, gjykata nuk mund të ndryshojë bazën juridike të padisë pa kërkesën e palës.”.

  6. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, në rrethanat e çështjes konkrete kemi të bëjmë me një marrëdhënie kontraktore, në fushën e së drejtës civile dhe jo me një akt administrativ.

  7. Në lidhje me dallimin që ekziston mes së drejtës civile dhe së drejtës administrative doktrina është shprehur se: “ Në parim dallimi ndërmjet të drejtës civile dhe administrative është cilësor. Dallimi ekziston në objektin, por dallimi ekziston edhe në pozitën juridike të tyre. Në të drejtën civile kemi koordinimin ndërmjet subjekteve kurse në të drejtën administrative kemi parimin e njohur i cili flet për subordinimin. Pra kemi parimin e nënshtrimit të palëve që janë në marrëdhënie juridike të natyrës administrative”.

  8. Marrëdhënia e krijuar mes palëve është një marrëdhënie juridike e krijuar mbi bazën e vullnetit të dyanshëm të palëve dhe pala e paditur nuk ka pasur pushtetin që t’i diktojë sjelljen palës tjetër me të cilën ka hyrë në marrëdhënie. Gjykatat e faktit nuk kanë analizuar drejtë natyrën juridike të marrëdhënies që ekziston midis palëve dhe kanë cilësuar si akt administrativ një akt që nuk e ka një fuqi të tillë.

  9. Akti nr.665, datë 26.10.2007 i palës së paditur është një akt nëpërmjet të cilit ndërpriten marrëdhëniet kontraktore të krijuara midis paditësit dhe të paditurit dhe si i tillë, ai duhet të konsiderohet si një akt për "Zgjidhjen e kontratës”.

  10. Nga ana e Gjykatave të faktit, duhet të ishin hetuar ekzistenca apo jo e detyrimeve të palikuiduara nga palët, në përputhje me përcaktimet e kontratës (marrëveshjes së interkoneksionit datë 23.03.2007 (Kreu XV pika 1.3, 1.6 Aneksi 3,pika 3.1 dhe 3.2 etj si dhe të marrëveshjes datë 15.07.2007.) Ku trajtohet përfundimi, ndërprerja e njënshme e marrëveshjes, aneksi 3 ku trajtohen rakordimet për detyrimet reciproke mes palëve. Në rigjykim duhet të kryhet një hetim i plotë dhe i gjithanshëm i çështjes, duke mbajtur në konisderatë, dispozitat përkatëse të marrëveshjes së interkoneksionit, në harmoni me parimet e interpretimit të kontratës neni 681-689 të Kodit Civil, duke qenë se, në rrethanat e çështjes konkrete kemi të bëjmë me një kontratë tip, si dhe dispozitat përkatëse ligjore që rregullonin pozitën e veçantë të Albtelecom sh.a, në treg.

  11. Nga sa më sipër Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se, me qëllim kryerjen e një hetimi të plotë në lidhje me ekzistencën e apo jo të detyrimeve të palikuiduara vendimi nr.1682, datë 11.12.2009 i Gjykatës së Apelit Tiranë do të prishet dhe çështja do të kthehet për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

  12. Në rekursin e palës së paditur ngrihen edhe pretendime që lidhen zgjidhjen në themel të çështjes, për të cilat, në rigjykim, duhet të shprehet në mënyrë ezauruese gjykata e apelit, duke çmuar ajo vetë mbi nevojën dhe shkallën e përsëritjes së hetimit gjyqësor në funksion të zgjidhjes së çështjes.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485, shkronja (c) të Kodit të Procedurës Civile,
V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.1682, datë 11.12.2009 të Gjykatës së Apelit Tiranë, dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.


Tiranë më 10.03.2016
Nr. 90100-00122-00-2011 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-719 i Vendimit (74)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   17   18   19   20   21   22   23   24   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish